Home Blog Page 4991

Shtëpia e Bardhë: Do ta inkurajojmë Qeverinë e re të Kosovës që sapo të formohet të vazhdojë dialogun me Serbinë

0

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit Edward Price, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta inkurajojnë Qeverinë e re të Kosovës që ta vazhdojë bisedimet me Serbinë, për normalizimin e raporteve në kuadër të Bashkimit Evropian.

Këtë e ka bërë të ditur gazetarja e pavarur Cristina Maza.

“Edward Price tha se SHBA-të e urojnë popullin e Kosovës për mbajtjen me sukses të zgjedhjeve parlamentare. Kur bëhet fjalë për dialogun me Serbinë, SHBA-ja mbështet fuqimisht bisedimet për normalizim në kuadër të BE-së”.

“Ne do të inkurajojmë qeverinë e re, sapo të formohet, të vazhdojë pikat e cekura”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, i ka dërguar një letër urimi ushtrueses së detyrës së presidentes Vjosa Osmani, me rastin e 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Biden në letër i ka kërkuar Osmanit që Kosova dhe Serbia t’i normalizojnë raportet.

Melihate Tërmkolli: Mundet të kandidoj për kryetare të LDK-së!

0

Anëtarja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Melihate Tërmkolli ka deklaruar se mundet të kandidojë për kryetare të LDK-së.

Ajo tha se mundet të jetë njëra nga kandidaturat për kryetare të LDK-së.

“Mundet, kur kanë mundur njerëz që kurrë s’kanë qenë në LDK, që kanë qenë anti LDK e anti Rugovë, pse nuk u dashka unë, pse nuk paskam mundësi me qenë unë një prej kandidatëve të mundshëm. Udhëheqja e LDK-së tash e 10 vite i ka largu të gjitha vlerat ma të fuqishme që i ka LDK-ja brenda vetes. Ne jemi aty por nuk jemi në pjesën udhëheqëse” tha Tërmkolli për Gazeta Blic.

Arrestohet kapiteni i Policisë së Kosovës për fajde

0

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar sot në orët e pasdites një zyrtar policor me gradën e kapitenit (punonjës në Drejtorinë Rajonale në Ferizaj) me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të fajdes.

Arrestimi i tij është bërë në flagrancë sot në orët e pasdites nga hetuesit e IPK-së në Ferizaj, pas një hetimi të përbashkët me zyrtarët e Drejtorisë të Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të Policisë së Kosovës.

“Hetimi i përbashkët lidhur me këtë rast kishte filluar rreth një vit më parë kurse si të dyshuar janë të përfshirë edhe disa qytetarë”, ka bërë të ditur IPK përmes një njoftimi.

Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj hetuesit e IPK-së janë duke realizuar një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit në Ferizaj ku në cilësi të provave janë konfiskuar një sasi e konsiderueshme e parave të gatshme.

Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe Kodit të Procedurës Penale.

Vetëvendosje nuk i do në bashkëqeverisje PDK-në, LDK-në e AAK-në

0

Për ta bërë Qeverinë, Lëvizja Vetëvendosje do të llogarisë vetëm në deputetët që u takojnë komuniteteve joserbe.

Kjo parti ka ndarë mendjen të mos i ftojë në koalicion asnjërën prej tri partive shqiptare, që do të përfaqësohen në Kuvend, ndërsa vazhdon ta mbajë vijën e kuqe me Listën Serbe.

“Ne presim që ta kemi numrin e mjaftueshëm të deputetëve për të vazhduar tutje me formimin e Qeverisë dhe me formimin e institucioneve. Në anën tjetër, presim të shohim kush do të jenë deputetët e subjekteve joserbe. Pra, të komuniteteve joshumicë, joserbe. E dini, në legjislaturën e kaluar kemi bashkëpunuar ngushtë, i kemi pasur pjesë të grupit parlamentar Elbert Krasniqin dhe zonjën Zikreta”, ka deklaruar Arbërie Nagavci, anëtare e Kryesisë së LVV-së.

Pas numërimit të të gjitha votave të rregullta, Vetëvendosje ka fituar 56 vende në Kuvend, PDK-ja 20, LDK-ja 14, AAK-ja 9, Lista Serbe 10 dhe komunitetet e tjera joshumicë 10 të tjera.

Akoma nuk janë numëruar edhe 27.249 vota me kusht, sikurse nuk janë hapur akoma rreth 43 mijë zarfe me fletëvotime të përcjella me postë.

Bleron Baraliu, matematikan dhe aktivist shqiptaro-amerikan, thotë se në versionin më optimist, votat e panumëruara e bëjnë Vetëvendosjen me 57 deputetë.

“Sipas gjasave të pritshme, LVV do të përfundojë me 57 deputetë. Kjo, sepse pritet të marrë rreth 60% nga votat me kusht (60%*26,432=16k vota) dhe 70% nga votat me postë (60,000*70%=42,000) që e shtyjnë LVV-në në 436,145 nga 877,720 vota në total, apo 49.7%.

Kjo nënkupton se për të marrë 60 deputetë, LVV-së i duhen rreth 458 mijë vota nga rreth 880 mijë gjithsej, apo 92% të votës së mbetur, e që është mbi 3 devijimi standard mbi normën e pritur”, ka thënë Baraliu.

Pra, LVV-ja i ka gjasat pothuajse zero të arrijë 60 deputetë.

Nëse votat e vlefshme me postë arrijnë 90-100 mijë, matematika ndryshon paksa, por gjasat mbesin të vogla.

Të dielën mbrëma kur u mësua rezultati, PDK-ja dha mesazhin se do të qëndrojë në opozitë.

Ndërkaq LDK-ja, që shënoi humbjen më të thellë në histori, dha qëndrimin se nuk është pishman për prishjen e koalicionit me Vetëvendosjen, pas zgjedhjeve të fundit.

Ndonëse Vetëvendosje nuk do ta ketë problem krijimin e Qeverisë, asaj i duhen së paku 80 deputetë në sallë për ta zgjedhur presidentin, post që i është premtuar Vjosa Osmanit.

Arbërie Nagavci nuk pret të kenë probleme as në këtë pikë.

“Unë shpresoj që partitë politike, edhe ato që nuk i kanë fituar zgjedhjet, në këtë rast sidomos PDK-ja, LDK-ja, po edhe AAK-ja, do të lexojnë qartë vullnetin e qytetarëve dhe nuk do të bllokojnë formimin e institucioneve, në këtë rast zgjedhjes së presidentes”, ka shtuar Nagavci.

AAK-ja është partia e vetme që ka shprehur gatishmëri për t’u përfshirë në koalicion, me kushtin që lideri i saj, Ramush Haradinaj, të zgjidhet president. Por Vetëvendosje nuk ka dhënë sinjale se mund t’ia përmbushë këtë kërkesë AAK-së.

Elizabeth II dhe Macron urojnë Osmanin për ditën e pavarësisë

0

U.d. Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar telegrame urimi për 13-vjetorin e pavarësisë së Kosovës nga Mbretëresha Elizabeth II e Mbretërisë së Bashkuar, presidenti gjerman Frank- Walter Steinmeier, presidenti francez Emmanuel Macron dhe ai italian Sergio Mattarella.

Në telegramin e Mbretëreshës Elizabeth II, ajo ka uruar popullin e Kosovës për ditën e pavarësisë, duke shfaqur shpresën për tejkalimin e sfidave nga pandemia.

Kurse presidenti gjerman Steinmeier, në telegram ka theksuar progresin e Kosovës në procesin e integrimit evropian.

“Reformat vendimtare dhe të qëndrueshme për forcimin dhe sundimin e ligjit, si dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, edhe më tej janë qenësore për ta vazhduar këtë rrugë. Rifillimi i dialogut vitin e kaluar me ndërmjetësimin e BE-së, ishte një hap i rëndësishëm”, thuhet në telegramin e presidentit gjerman.

Edhe homologu i tij francez, presidenti Macron, duke uruar popullin e Kosovës për ditën e pavarësisë, ka potencuar rëndësinë e rifillimit të dialogut me Serbinë.

“Unë do të doja të përshëndesja angazhimin e Kosovës në dialogun me Serbinë që nga rifillimi i tij, pas takimit të nivelit të lartë, të cilin kancelarja Merkel dhe unë e mbajtëm më 10 korrik 2020. Unë mbështes plotësisht ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesit të posaçëm për dialogun, z.Miroslav Lajçak, me synimin për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse përfundimtare dhe ligjërisht të detyrueshme”, thuhet në telegramin e presidentit Macron.

Ndërkaq presidenti italian Mattarella, gjithashtu ka përgëzuar popullin e Kosovës në 13-vjetorin e pavarësisë, duke potencuar mbështetjen për procesin e dialogut me Beogradin.

Bislimi: LDK-ja do ta votojë Osmanin për presidente nëse vlerësohet se është në interes të shtetit

0

Kandidati për deputet, Faton Bislimi në Express Intervistë të KTV-së ka thënë se LDK-ja mund ta përkrahë Vjosa Osmanin për presidente nëse vlerësohet se kandidatura e saj është në interes të shtetit.

Ai ka thënë se LDK me krenarinë më të madhe do ta votonte Osmanin për presidente sikur ajo të mos largohej nga partia.

“Nëse Osmani do të jetë kandidate për presidente. Por në kushte të tilla, LDK-ja me një marrëveshje paraprake, do të vijë në përfundim se cili do jetë interesi i shtetit dhe do ta votonim. Ne do të jemi koherent mes vete dhe si LDK do të veprojmë”, ka thënë ai.

Bislimi ka thënë se Kuvendi i partisë duhet të zgjidhet siç i përshtatet elektoratit e jo vetë njerëzve brenda partisë. Ai thekson se nëse nuk ka besim brenda partisë, mund të dëmtohet rëndë ajo.

“U është dhënë rast njerëzve të rinj që kanë ardhur në parti. Gara brenda lidershipit të partisë, ka pasur një thyerje aty. Ishte kompromis i madh në 2019 kur Isa Mustafa mori mandatin për kryetar të partisë e Vjosa Osmani për kandidate për kryeministre. Vazhdojnë njerëzit që të kenë hapësirë. Unë do të doja që lidershipi që del nga LDK-ja të jetë burimor. 14 shkurti është fakt i përfunduar në aspektin e votave, ne duhet të presim certifikimin e rezultateve dhe bërjen e parlamentit, por si parti jemi angazhuar që të ristrukturohemi që lidershipi të jetë burimor dhe ta rimëkëmb partinë”, ka thënë ai.

Bislimi ka thënë se një prej gabimeve të LDK-së ka qenë edhe koalicionet, porse shton se nuk kishin mundësi tjetër.

Ai ka thënë se druan se Qeveria Kurti do të ketë mangësi të mëdha në qeverisje.

“Vetëvendosja sa ishte opozitë ishte shumë destruktive. Kurti e ka quajtur marrëveshjen e Washingtonit të gabueshme, njohjen e Izraelit të pavërtetë, do të thotë se ai ka vepruar me standarde të dyfishta”, ka thënë ai.

Policia në Prizren arreston dy persona të dyshuar për vjedhje në vlerë 4000 euro

0

Sot rreth orës 14:00, hetuesit e policisë në Prizren kanë identifikuar dhe lokalizuar vend-qëndrimin e dy të dyshuarve për vjedhje të rëndë, D.T (1963) dhe I.G (1997).

Ata janë arrestuar në fshatin Sërbic e Ulët dhe janë shoqëruar në polici për intervistim.

Personat e dyshuar janë arrestuar për shkak se me datë 27 janar 2021 rreth orës 13:00 kanë depërtuar me përdorim force në shtëpinë e viktimës.

“Të dyshuarit kishin vjedhur vegla pune të ndryshme në vlerë rreth 4000 Euro. Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare. Policia ka njoftuar se njëri nga të dyshimtit e ka pranuar veprën e cila i ngarkohet”.

“Tek të dyshuarit janë gjetur gjësendet e vjedhura të cilat janë sekuestruar nga ana e krim teknikut në cilësinë e provës materiale.Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me aktvendim të të cilit, dy të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë dhe kundër tyre do të ngritët Kallëzim Penal për vjedhje të rëndë”, njofton Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren.

Kurti nuk ka kufizime të jetë kryeministër, opozita mund ta kontestojë në Kushtetuese

0

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk pritet të ketë kufizime të marrë pozitën e kryeministrit, pas fitores së 14 shkurtit.

Megjithatë, partitë opozitare në Kuvend mund ta kontestojnë ligjshmërinë e tij në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me aktgjykimin e së njëjtës, ku Kurti nuk u certifikua si kandidat për deputet, meqenëse kishte dënim të plotfuqishëm në tri vjetët e fundit.

Drejtori i organizatës joqeveritare “Çohu”, Arton Demhasaj ka thënë se meqenëse nuk ka ligj për qeverinë, Kurti nuk mund të kufizohet të jetë kryeministër, pasi nuk ka ndonjë kriter ligjor që duhet plotësuar për të qenë në krye të ekzekutivit.

“Nuk ka ligj për qeverinë, i cili tregon specifikat e caktuara se çka duhet dhe çka jo për të qenë kandidat për kryeministër. Rrjedhimisht prej kësaj nuk ka ndonjë lidhje logjike ndërmjet asaj se çka kërkohet me qenë kandidat për kryeministër, e çka jo. Për me qenë kandidat për deputet kemi Ligjin për Zgjedhje që i ka përcaktuar disa parime, e njëri nga ta ka qenë që nuk mundesh të jesh i dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm në tri vjetët e fundit. Kjo është shumë e paqartë si procedurë dhe mbetet të shihet, pasi Kurti të dekretohet për kryeministër nga ana e presidentes”, deklaroi Demhasaj.

Rreze Hoxha nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka thënë për KosovaPress, se Kushtetuta, legjislacioni në fuqi dhe as vendimi i fundit i Kushtetueses nuk e kufizojnë Kurtin të marrë pozitën e kryeministrit, pasi sipas saj, aty flitet vetëm për kriteret që duhen plotësuar kandidatët për deputet dhe jo kryeministri.

“Kushtetua dhe legjislacioni në fuqi, dhe as vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk paraqet asnjë kufizim për pozitën e kryeministrit. Rrjedhimisht, edhe vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese lidhur me kriteret që duhen plotësuar për të qenë kandidat për deputet i Kuvendit të Kosovës, nuk flasin për kriteret që duhen plotësuar nga ana e kryeministrit të Kosovës. Andaj në këtë aspekt ne konsiderojmë se nuk ka asnjë kufizim për zotëri Kurtin që i njëjti të marrë pozitën e kryeministrit”, u shpreh ajo.

Por, Demhasaj nga Çohu thotë se u takon partive opozitare të vendosin rreth ankimimit të mundshëm në Kushtetuese apo do ta përdorin këtë vetëm si retorikë politike në Kuvend.

“Mbetet të shihet si do të veprojnë partitë opozitare, a do të ankimojnë këtë në Gjykatën Kushtetuese, apo do t’ia përdorin në Kuvend me i thënë që t’i ke dënim dhe je kryeministër. Të dy këto alternativa janë të mundshme. Por më e mundshme mund të jetë kontestimi në Gjykatën Kushtetuese, për faktin se aktvendimi i Kushtetueses kur flet për pamundësinë e kandidaturës nëse je me aktgjykim në tre vjetët e fundit flet se nuk mund të marrësh as mandat të vlefshëm në Kuvend. Kjo mbetet të shihet nëse bëhet kërkesë në Gjykatën Kushtetuese të sqarohet se a konsiderohet se marrja e mandatit të vlefshëm është kur si kryeministër merr mandatin e vlefshëm përmes votës në Kuvend”, ka thënë Demhasaj.

Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se nëse kontestohet kryeministri Kurti në Kushtetuese, e njëjta duhet të sqaronte se a vlen aktgjykimi i saj edhe për postet tjera publike.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk flet për çështjen e kryeministrit apo pozitave të tjera qeveritare. Përderisa sa i përket kandidatëve për deputet ka një normë ligjore që ndalon kandidimin e personave që kanë probleme me ligjin, norma të kësaj natyre nuk ekzistojnë në raport me pozitën e kryeministrit dhe pozitave të tjera qeveritare. Në anën tjetër, vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese përcakton se personat e dënuar në tri vjetët e fundit nuk mund të jenë kandidat për deputet e as të fitojnë mandat të vlefshëm nga Kuvendi. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në këtë rast nuk e sqaron se në rastin konkret a kemi të bëjmë me mandat të deputetit apo ndonjë mandat tjetër që rrjedhë nga Kuvendi, siç është rasti i kryeministrit dhe pozitave të tjera qeveritare. Nëse eventualisht ky rast do të jetë objekt shqyrtimi nga Gjykata Kushtetuese, kjo e fundit do të duhej të sqaronte këtë pjesë të diapozitivit të aktgjykimit të saj”, tha Shala.

Lideri i Vetëvendosjes nuk u certifikua kandidat për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, pas vendimit të Kushtetueses e cila ndaloi të gjithë personat që kanë dënime të formës së prerë në tri vjetët e fundit të jetë kandidat për deputet. Përkundër kësaj, Lëvizja Vetëvendosje, sipas rezultateve preliminare doli e para bindshëm me 47.85 për qind.

Albin Kurti në shtator 2018 u dënua me kusht, me vendim të formës së prerë për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës./KP

Osmani: Letra e Biden ritheksoi raportet e fuqishme ndërmjet dy popujve tanë

0

Ushtruesja e detyrës së presidentes të Kosovës Vjosa Osmani, e ka bërë publike letrën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, që i ka dërguar asaj me rastin e 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Osmani tha se kjo letër rithekson raportet e fuqishme ndërmjet dy popujve.

“Sot kam pranuar letër urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ku ai rithekson raportet e forta ndërmjet dy popujve tanë, mbështetjen e vazhdueshme e të fuqishme të SHBA-ve si dhe nevojën që dialogu me Serbinë të përqëndrohet në njohjen e ndërsjellë”.

Ajo falënderon SHBA-të për mbështetjen e pazëvendësueshme.

“Përjetësisht mirënjohëse për mbështetjen e pazëvendësueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 🇽🇰 🇺🇸”.

Isa Mustafa: LDK do të rikthehet fuqishëm

0

Kryetari i dorëhequr i LDK-së, Isa Mustafa, pas takimit me kryetarët e degëve të LDK-së ka thënë se nuk janë përmendur emra të rinj për pasardhësin e tij gjatë mbledhjes.

Ai tha se po pret propozime nga ata për emrin e ri në krye të partisë, njofton Klan Kosova.

“Duhet të ketë propozime prej degëve dhe kryesisë dhe ta përmbyllim këtë proces”.

Mustafa ka thënë se e ka të vështirë të japë ndonjë përgjigje për rezultatin e dobët që ka marrë LDK-ja në zgjedhje duke thënë se këtë vlerësim nuk e kanë pasë në fushata.

“Jam i bindur që LDK ka pasë arsye dhe ka ende që ta ruajë programin e vet dhe trashëgiminë. LDK do të rikthehet edhe më fuqishëm në të ardhmen”.

Mustafa tha se beson që i ka bërë mirë Kosovës që ka prishur koalicion me Vetëvendosjen.

“Më lehtë e paguajmë çmimin e votave sesa me prishje të marrëdhënieve me partnerët tonë ndërkombëtarë”.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort