Home Blog Page 4990

Kosova feston sot 13 vjetorin e pavarësisë

0

17 shkurti 2021 shënon ditën kur shteti i Kosovës mbush 13 vjet prej kur është shpallur i pavarur.Të dielën e 17 shkurtit 2008 në orën 15:39 në Kuvendin e Kosovës u lexua Deklarata e Pavarësisë.Nga ai çast, Kosova u shpall e pavarur derisa në Ballkan u konfirmua edhe një shtet i ri.

Kosova e pavarur menjëherë nisi të njihej nga shtetet mike.Ky proces u bë i zakonshëm në ditët e para pas pavarësisë, ndërsa deri më tash Kosovën e kanë njohur 117 shtete.Vendi i fundit që e njohu Kosovën është Izraeli.

Moti sot, ftohtë në mëngjes

0

Prizreni Weather ka publikuar parashikimin e motit për sot dhe ditët e ardhshme.
Sipas njoftimit, sot në Kosovë pritet që të mbahet i ftohtë.Në mbrëmje priten edhe reshje bore apo shiu.

“17.02.2021 – Pjesërisht vranët dhe ftohtë në mëngjes. Ditën vransirat do të shtohen, e në mbrëmje shkurtimisht priten edhe reshje të dobëta bore apo edhe shiu të akullt. Temperaturat në vise të ulëta -7C deri 5C, e në vise malore -10C deri 3C. Kryesisht qetë, me erëra të lehta drejtimesh të ndryshme 1-2m/s. Indeksi UV: 3. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, kohëpaskohe edhe në jashtëzakonisht të dobëta”, thuhet në njoftim.

Fatmir Sejdiu: Dorëheqja e Isa Mustafës është me “bisht” LDK pësoi “nokaut”

0

Ish presidenti i Kosovës dhe ish kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu në emisionin “Debat” të RTK-së e ka komentuar edhe humbjen e thellë të LDK-së në zgjedhjet e së dielës.

Duke folur për dorëheqjen e Isa Mustafës nga pozita e kryetarit të partisë dhe kryesisë së partisë, Sejdiu ka thënë se nuk ka shumë shpjegim për dorëheqjen e Mustafës dhe kryesisë së LDK-së.

“Është një temë që kërkon trajtim të thellë. Çështjet që ua kam adresuar që 11 vjet, kanë qenë të rendësishme e që LDK-ja me këtë lidership nuk i ka kushtuar kujdes. Është e dhimbshme kjo që ka ndodh me LDK-në”, ka thënë Sejdiu.

Ai e ka quajtur “me bisht” dorëheqjen e Mustafës.

“Është dorëheqje me bisht, sepse i treti, i katërti nuk e çmojnë që të jetë përgjegjësia e të gjithëve. Duhet të jetë barrë e secilit në kryesi për këtë që ka ndodh në LDK. Ka qenë një kohë që personalisht kam kërkuar që njerëzit që kanë pasur humbje, të reflektojnë. Atë nuk e kemi parë të rëndësishme”, ka thënë Sejdiu.

Ai tutje tha se nuk është një reflektim i plotë për atë që ka ndodhur me rezultatin zgjedhor të LDK-së.

“Është diçka që secili që LDK-në e ka konsideruar shtëpi të vet, është një goditje që duhet të shtojë përgjegjësinë. Ka shumë çështje që duhet analizuar thellë. Aktualisht s’mund të paragjykojë se si do të reflektojnë drejtuesit e LDK-së. Është një tip nokdauni (nokaut). Këtë e sheh edhe të qytetarët”, ka thënë ish kryetari i LDK-së.

Sejdiu nuk ka dashur të flas sonte për një rikthim të mundshëm në kryer të LDK-së. /RTKLive/

Aleksandar Vuçiqi: Pas ardhjes së Bidenit do të ketë presion vetëm mbi Serbinë

0

Në një intervistë për të përditshmen gjermane Bild, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, deklaroi se është e nevojshme gjetja e një kompromisi për Kosovën.

Ai tha se janë duke punuar shumë për këtë dhe se bazuar në atë që ai sheh sot, veçanërisht pasi presidenti i ri i SHBA-së, Joe Biden, mori detyrën, do të ketë serish presion vetëm mbi Serbinë.

Vuçiq iu përgjigj deklaratës se Serbia mund të bashkohet me BE vetëm “së bashku me shtetin fqinj të Kosovës”, të cilën ai nuk e njeh, dhe pyetjes se kur do të ndryshojë kjo:

“Është çështje e vizionit dhe gjendjes së BE-së. Ne e shohim atë ndryshe. Po, dhe ne duhet të gjejmë një kompromis me Prishtinën dhe të punojmë shumë për të. Për Madridin, Athinën, Nikozinë, Bratislavën, nuk është gjithashtu e qartë, ata nuk e njohin Prishtinën”, ka thënë ai.

I pyetur se si mund të duket ai kompromis, Vuçiq tha se ai ishte i shqetësuar, pasi, sipas asaj që ai sheh sot, dhe veçanërisht pas inaugurimit të presidentit të SHBA-së Joe Biden, do të ketë presion vetëm mbi Serbinë.

“Thjesht më ra në sy atëherë. Nëse duam të ruajmë paqen, nëse duam që më shumë investitorë të vijnë nga Gjermania, atëherë kemi nevojë për zgjidhje të qëndrueshme. Unë nuk besoj në konflikte të ngrira, ndryshe nga shumica e njerëzve këtu, sepse gjithmonë ekziston rreziku që një ditë dikush të vijë dhe t’i heq ato”, tha ai.

I pyetur se me kë është më e lehtë të negociojë – presidentin rus Vladimir Putin, atë turk Recep Tayyip Erdogan, presidentin kinez Xi Jinping, presidentin francez Emmanuel Macron ose kancelaren gjermane Angela Merkel, Vuçiq nënvizoi se ai duhet të flasë me të gjithë, por edhe ata duhet të bisedojnë mes vete.

Gjatë intervistës, Vuçiq shprehu dëshirën për të thënë diçka për kancelaren Merkel, pasi ajo po largohet nga politika në fund të javës.

“Sinqerisht, mendoj për të gjitha të mirat dhe dua ta them tani. Ajo na shpëtoi në 2015, siguroi paqen këtu. Ne nuk jemi gjithmonë në të njëjtin qëndrim, për shembull rreth Kosovës. Por ajo gjithmonë ka kohë për të na dëgjuar,” tha ai.

Xhavit Haliti: Kosova nuk është e Vetëvendosjes dhe as e liderit të saj

0

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti ka thënë se pika më e vështirë e kësaj qeverie do të jetë zhvillimi ekonomik dhe bisedimet me Serbinë.

“Pika më e vështirë është zhvillimi ekonomik dhe bisedimet me Serbinë, janë pika më sensitive tash ta shohim si do të zhvillohet”, ka thënë Haliti për IndeksOnline.

Haliti ka thënë se nuk ka prirje për t’i besuar kundërshtatit politik.

“Varet qysh dhe me kënd do me bo koalicon, a po don vet nëse i siguron vototat, kështu është deklaru. Unë nuk mundem me parashiku çka bën ai. Ne nuk i kemi fitu votat dhe nuk mund të flasë për të tjerët. Nuk i interpretojë mendimet e atij dhe nuk kam prirje me i besu kundërshtarit politik, ai i ka fitu zgjedhjet dhe ne do ta shohim sa do të jetë koshient me ato që i ka premtu, çfarë qeverie do të krijojë, cilat do të jenë politikat e saj të brendshme dhe të jashtme, të zhvillimit ekonomik, shëndetësia, ekonomik”, ka theksuar tutje ai.

“Pika më e vështirë zhvillimi ekonomik dhe bisedimet me Serbinë, janë pika sensitive tash ta shohim si do të zhvillohet. Kosova nuk është e Vetëvendosjes dhe as e liderit të LVV-së, Kosova është e kosovarëve dhe Kosova ka një kushtetutë dhe ligjet e saj, dhe konform kushtetutes do të veprojë edhe ai, nëse i shkelë dihet ajo punë”, ka theksuar tutje ai.

Tutje, Haliti ka thënë se ende nuk është në dijeni se sa vota ka arritur t’i sigurojë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Vlen të përmendim faktin se në zgjedhjet që u mbajtën këtë të diel, Lëvizja e Albin Kurtit bindshëm ka fituar më së shumti vota në vend. Nga ana tjetër Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pritet t’i numërojë edhe votat nga diaspora, ato me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Një flamur gjigant i Kosovës vendoset në zemër të Tiranës

0

Bashkia kryeqytetase e Shqipërisë ka vendosur në objektin komunal një flamur gjigant të Kosovës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë një video ku shihet puna duke u vendosur flamuri i Kosovës.

Ky veprim i bashkisë erdhi për shkak se nesër, më 17 shkurt, është 13-vjetori i pavarësisë së Kosovës.

Veliaj ka shkruar “Ja kshu bohet! Dashni nga Tirana! #Kosova13”.

https://twitter.com/erionveliaj/status/1361750941406556167?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1361750941406556167%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fnje-flamur-gjigant-i-kosoves-vendoset-ne-zemer-te-tiranes%2F

Bërnabiq: Për keqardhje që dialogu nuk është përparësi e Kurtit

0

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka thënë se është për keqardhje që lideri i partisë fituese të zgjedhjeve në Kosovë, njëherësh kandidat për kryeministër, Albin Kurti ka thënë se vazhdimi i dialogut me Serbinë nuk është një përparësi e tij.

“Mendoj se ky është joseriozitet i elitave politike në Prishtinë. Dialogu është mënyra e vetme për të pasur një marrëveshje për normalizim, që do të nënkuptonte më shumë begati, përparim ekonomik dhe stabilitet. Unë nuk e di se çfarë tjetër mund të ishte prioritet më i madh”, tha Bërnabiq.

Ajo tha se arritja e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve duhet të jetë një përparësi për Prishtinën. Sipas saj Kosova nuk ka “perspektivë” pa dialog dhe marrëveshje me Beogradin. Këtë e argumentoi me faktin se më shumë se gjysma e botës nuk e njohin Kosovën. Bërnabiq shtoi se Kosova “nuk mund të negociojë anëtarësimin në BE” pasi pesë vendet anëtare të bllokut nuk e njohin si shtet.

“Ne jemi këtu për dialog”, tha ajo në një konferencë për media.

Pas daljes së rezultateve preliminare nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura të dielën në Kosovë, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, tha se formimi i një ekipi negociues për dialogun me Serbinë nuk është përparësi e tij, pasi siç tha, kjo është një përparësi e gjashtë apo e shtatë për qytetarët e Kosovës.

“Prioriteti ynë është punësimi dhe drejtësia”, tha Kurti, duke shtuar se nëse Kosova është e dobët në aspektin ekonomik, Serbia nuk do të respektojë asnjë marrëveshje.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë i lehtësuar nga Bashkimi Evropian kishte filluar para dhjetë vjetësh. Pas një ngecjeje gati dyvjeçare, procesi rifilloi verën e vitit të kaluar. Por, për shkak se Kosova shkoi në zgjedhje të parakohshme parlamentare, raunde të reja të bisedimeve në nivel të lartë nuk ka pasur që nga vjeshta e vitit të kaluar, ndërkohë që janë zhvilluar vetëm disa takime në nivel të ekspertëve.

Deri në zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës, Brukseli zyrtar ka paralajmëruar se nuk do të ketë takime në kuadër të dialogut.

Osmani: Kosovës nuk i kanë munguar kurrë miqtë e mirë

0

U.d së presidentes Vjosa Osmani ka falenderuar Mbretëreshën Elizabeth II të Mbretërisë së Bashkuar, presidentin gjerman Frank-Ëalter Steinmeir, presidentin francez Emmanuel Macron dhe atë Italian Sergio Mattarela për urimin e 13 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Ajo tha se “prezenca e afërsia e miqve tanë është po aq e dalluar e e çmueshme sa ç’ishte në momentet vendimtare të shpalljes së Kosovës një vend i pavaruar”.

“Në prag të 13 vjetorit të pavarësisë së Republikës sonë, prezenca e afërsia e miqve tanë është po aq e dalluar e e çmueshme sa ç’ishte në momentet vendimtare të shpalljes së Kosovës një vend i pavaruar.”

“Falenderoj përzemërsisht Mbretëreshën Elizabeth II të Mbretërisë së Bashkuar, presidentin gjerman Frank-Ëalter Steinmeir, presidentin francez Emmanuel Macron dhe atë Italian Sergio Mattarela si dhe aleatët e tjerë të shumtë për fjalët e sinqerta dhe konfirmimin e përkushtimit të tyre për fuqizimin e shtetit tonë brenda dhe jashtë kufinjve.”

Shteti i fortë bëhet me miq të mirë, e miqtë Kosovës nuk i kanë munguar kurrë!”, tha ajo.

Në prag të 13 vjetorit të pavarësisë së Republikës sonë, prezenca e afërsia e miqve tanë është po aq e…

Posted by Vjosa R. Osmani on E martë, 16 Shkurt 2021

 

Shtëpia e Bardhë: Do ta inkurajojmë Qeverinë e re të Kosovës që sapo të formohet të vazhdojë dialogun me Serbinë

0

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit Edward Price, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta inkurajojnë Qeverinë e re të Kosovës që ta vazhdojë bisedimet me Serbinë, për normalizimin e raporteve në kuadër të Bashkimit Evropian.

Këtë e ka bërë të ditur gazetarja e pavarur Cristina Maza.

“Edward Price tha se SHBA-të e urojnë popullin e Kosovës për mbajtjen me sukses të zgjedhjeve parlamentare. Kur bëhet fjalë për dialogun me Serbinë, SHBA-ja mbështet fuqimisht bisedimet për normalizim në kuadër të BE-së”.

“Ne do të inkurajojmë qeverinë e re, sapo të formohet, të vazhdojë pikat e cekura”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, i ka dërguar një letër urimi ushtrueses së detyrës së presidentes Vjosa Osmani, me rastin e 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Biden në letër i ka kërkuar Osmanit që Kosova dhe Serbia t’i normalizojnë raportet.

Melihate Tërmkolli: Mundet të kandidoj për kryetare të LDK-së!

0

Anëtarja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Melihate Tërmkolli ka deklaruar se mundet të kandidojë për kryetare të LDK-së.

Ajo tha se mundet të jetë njëra nga kandidaturat për kryetare të LDK-së.

“Mundet, kur kanë mundur njerëz që kurrë s’kanë qenë në LDK, që kanë qenë anti LDK e anti Rugovë, pse nuk u dashka unë, pse nuk paskam mundësi me qenë unë një prej kandidatëve të mundshëm. Udhëheqja e LDK-së tash e 10 vite i ka largu të gjitha vlerat ma të fuqishme që i ka LDK-ja brenda vetes. Ne jemi aty por nuk jemi në pjesën udhëheqëse” tha Tërmkolli për Gazeta Blic.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort