Home Blog Page 4988

Ambasada gjermane uron Kosovën për 13 vjetorin e pavarësisë

0

Kosova feston sot 13 vjetorin e pavarësisë.Me këtë rast vendi po pranon shumë urime.
Edhe Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka uruar Kosovën në 13-vjetorin e bërjes shtet.

“Ne përgëzojmë Kosovën dhe të gjithë qytetarët kosovarë në 13 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Gëzuar Ditën e pavarësisë! Urime Dita e Pavarësisë”, thuhet në urimin e Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë.

Gjobiten 375 persona për mosrespektim të masave antiCovid-19 brenda 24 orëve

0

Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke shqiptuar gjoba për qytetarët të cilët nuk janë duke i respektuar masat e marra nga institucionet shëndetësore e shtetërore për parandalimin e përhapjes së Covidit-19.

Vetëm gjatë 24-orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 375 gjoba për mosrespektim të masave antiCovid-19.

Ndryshe, Ligji për pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë Covid-19.Në nenin 24 pika 5 të këtij ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.

Arrestohet kryesuesi i një vendvotimi në Pejë, i liroi komisionerët në shtëpi pa përfunduar numërimi

0

Policia e Kosovës ka berë të ditur së gjatë ditës së zgjedhjeve ka ndodhur një keqpërdorim i detyrës zyrtare në komunën e Pejës.Sipas policisë, kryesuesi në një vendvotim ka liruar të shkojnë në shtëpi pesë komisioner para se të përfundoi numërimi i votave.
“Me 16.02.2021 është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, kryesues në një vendvotim, ka kryer veprën e lartcekur duke liruar të shkojnë në shtëpi pesë komisioner para se të përfundoj numri i votave”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Sipas policisë, rasti dyshohet se ka ndodhur në orën 22 e 20 minuta në një qendër votimi.

Serbia i dhuron 2 mijë doza të vaksinës ruse Malit të Zi

0

Serbia angazhohet edhe në dhurimin e të tjera dozave, pasi i dhuroi 200 mijë doza vaksine Maqedonisë së Veriut dhe teksa po e kalon me sukses procedurën e imunizimit të qytetarëve të sajKëtë herë drejt Malit të Zi. Ndonëse me sasi shumë më të vogël, por sikurse njoftojnë autoritetet 2000 doza të vaksinës ruse Sputnik V pritet të mbërrijnë sot në Mal të Zi.
“Dy mijë doza tjera do të arrijnë në ditët në vijim. Qeveria ka kryer disa negociata dypalëshe në dy muajt e fundit për të siguruar vaksinën dhe rezultatet e para të tyre janë me Serbinë”, tha ministrja malazeze e Shëndetësisë.

Mali i Zi paraqitet me keq nga të gjithë vendet e rajonit me virusin, teksa numëron mbi 1300 të infektuar për 100 mijë banorë./Top Channel/

Osmani: Prekazi, ikonë e pavarësisë së Kosovës që i përkujton botës gjenocidin serb

0

Me rastin e 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani bashkë me kandidatin për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, bënë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.Ata vlerësuan lart jetën dhe veprën e komandantit Adem Jashari, familjes së tij dhe gjithë viktimave të gjenocidit serb në Kosovë.Osmani tha se kompleksi memorial “Adem Jashari”, ku prehet komandanti Adem Jashari dhe familja e tij, është ikonë e lirisë së Kosovës.

Ajo tha se familja Jashari është simbol i sakrificës më sublime të popullit shqiptar për liri.
“Këtu është vendi ku çdo ditë duhet t’ia kujtojmë vetes dhe botës se këtu gjenden dëshmitë e gjenocidit serb, dëshmitë e qëllimit të Serbisë për shfarosjen e popullit shqiptar. Këtu është edhe dëshmia më e mirë e atdhedashurisë, sakrificës për komb dhe për liri. Natyrisht, në këtë përvjetor të pavarësisë së shtetit tonë, përkulemi para veprës dhe heroizmit të komandantit legjendar, të gjithë UÇK-së, të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri dhe para sakrificës të gjitha viktimave civile të popullit tonë, të cilët ranë në mënyrë që ne sot të gëzojmë shtetin tonë të pavarur”, tha ajo.Ndërsa lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se Prekazi është vendi i kushtrimit për çlirim, që e dëshmon më së miri sesa i lartë është çmimi i lirisë.

“Prekazi heroik është vendi i kushtrimit për çlirim dhe vendi që na e përkujton sesa i lartë është çmimi i lirisë dhe sesa të privilegjuar jemi ne që jetojmë dhe festojmë 13 vjetorin e pavarësisë që i ka rrënjët në gjakun e dëshmorëve dhe martirëve të kombit tonë. Tre brezat e familjes Jashari luftuan dhe u sakrifikuan, gjysma e tyre burra e gjysma gra dhe fëmijë, dhe duke u rikthyer këtu ne e bëjmë më të fuqishëm shtetndërtimin demokratik, zhvillimin socio-ekonomik dhe drejtësinë institucionale sepse i tillë është edhe amaneti i dëshmorëve dhe dëshirat e popullit tonë”, tha Kurti.Gjatë ditës së sotme, Osmani dhe Kurti homazhe bënë edhe pranë varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe pranë varrit të veprimtarit Adem Demaçi.

Këta janë kandidatët më të votuar të LDK-së në Prizren

0

Komisioni Qendror i Zgjedhje ka nisur publikimin e votave që kanë marrë kandidatët për deputet nga të gjitha subjektet në të gjitha komunat e Kosovës.Nga numri i votave të kandidatëve për deputet të LDK-së në komunë e Prizrenit, Anton Quni radhitet si më i votuari në listën e kandidatëve për deputet nga qyteti i Prizrenit, ku ka marrë 2150 vota.

Pas tij i dyti me numrin më të madh të votave është Selajdin Fanaj me 1770 vota, ndërsa ish-zëvendës kryeministri Driton Selmanaj ka arritur të grumbulloi 1485 vota.Më poshtë ua sjellim votat që kanë marrë në Prizren kandidatët për deputet në listën e LDK’së:

7.Anton Quni 2150

10.Driton Selmanaj 1485
26.Hatim Baxhaku 1312.

Florent Ukaj 1753

Mybera Mustafa 665

Aferdita Morina Biffar 306

Selajdin Fanaj 1770

Valdet Hoxha 924

Sylë Hoxha 1453

Këto të dhëna mund të ndryshojnë me rastin e numrit zyrtar nga KQZ-ja.

Lajçak: Të formohet Qeveria në Kosovë në mënyrë që dialogu të vazhdojë sa më parë

0

I Dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është shprehur se BE është e bindur se një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve është absolutisht e mundur që të ndodhë.“Është në interes të tyre, në interes të mbarë rajonit dhe natyrisht në interes të Bashkimit Evropian, gjithashtu”, është shprehur Lajçak për Danas.

Ai ka shtuar se BE dhe SHBA “kanë një histori dhe gjatë dhe produktive në bashkëpunimit të ngushtë me Ballkanin Perëndimor, sikurse edhe në procesin e normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.,

Lajçak është pyetur edhe për Marrëveshjen e Washingtonit të arritur më 4 shtator në mes të Kosovës dhe Serbi.
“Është pyetje për administratën amerikane [nëse do të zbatohet marrëveshja]. Ua kujtoj se BE është ndërmjetësues në dialog.

Kjo nuk nënkupton se më imponohet diçka, por që ne ndërmjetësojmë bisedimet në mënyrë që të gjendet zgjidhja e përbashkët e pranueshme me elemente për marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim”.Ai ka folur në këtë intervistë për vazhdimin e procesit të dialogut pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, për çka ka thënë se nuk është më e duhura që të përmendet një datë, por që është shprehur se procesi duhet të vazhdojë.

“Porosia e BE-së është e qartë: Jemi gati që ta vazhdojmë dialogun që është ndërprerë në dhjetor, sa më parë që është e mundur që të ndërtohet qeveria. Jam i gatshëm për të udhëtuar në këtë rajon dhe për të takuar me negociatorët për aq së lejojnë kushtet”.“BE ka thënë qartë dhe nuk ka alternativë përveç dialogut për rrugën evropiane të Kosovës dhe Serbisë. Përndryshe, vazhdimi i dialogut pa shtyrje të mëtejshme është në interes të të gjithëve”.

Aktivitetet e Komunës së Prizrenit me rastin e 13-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës

0

Kosova shënon sot 13-vjetorin e shtetësisë së saj me një sërë aktivitetesh të organizuara nga institucionet e saj qendrore dhe ato lokale.

Edhe Komuna e Prizrenit me rastin e kësaj feste do të organizojë një sërë aktivitetesh, të cilat mund t’i gjeni në fotografinë e bashkëngjitur më poshtë, rapoton TV Prizreni

“Vjosa Osmani personi dhe gruaja më e votuar ndonjëherë në Kosovë”

0

Analisti Arton Demhasaj në Euronews Albania e klasifikoi Vjosa Osmanin si personin dhe gruan më të votuar ndonjëherë në Kosovë.Duke iu referuar zgjedhjeve të 14 shkurtit, zoti Demhasaj tha se zonja Osmani ka marrë mbi 200 mijë vota, duke ia kaluar edhe partisë Lidhja Demokratike e Kosovës.“LDK ka dëmtuar vetën me veprime të caktuara. Veprimet që e ka dëmtuar më shumë është koha kur prishi koalicion me Vetëvendosjen dhe shkarkoi qeverinë me Kurtin dhe formoi një të re”, u shpreh zoti Demhasaj.

Ai theksoi se edhe shkarkimi i Osmanit si nën-kryetare e LDK-së, pati ndikimin e vet në elektorat.Si arsye tjetër pse LDK dhe PDK morën pak vota në zgjedhje, analisti u shpreh se qytetarët janë të zhgënjyer nga qeverisjet e tyre.“Tani ka mbetur Kurti për t’u provuar në pushtet”, përfundoi analisti.

Rama uron Pavarësinë e Kosovës përmes ‘Dua Lipës’

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zgjodhi fotografinë e Dua Lipës e cila u bërë virale vitin e kaluar në rrjete sociale.

Dua me flamurin e Kosovës duke puthur Duan me flamurin e Shqipërisë, ishte imazhi që Rama e postoi në rrjete sociale mbi të cilën shkroi: “Mirëmëngjes”, njofton Klan Kosova.

Ai i bashkëngjiti postimit edhe dy flamujt mes të cilëve vendosi edhe një zemër

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort