Home Blog Page 4987

KMDLNj: Opozita ta votojnë Qeverinë Kurti 2 dhe Vjosa Osmanin si presidente

0

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, ka reaguar pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, duke shpresuar se opozita e ardhshme duhet në mënyrë unanime ta votojë Qeverinë Kurti 2, Albin Kurtin, kryeministër edhe Vjosa Osmanin presidente.

Sipas një njoftimi për media, kur vota e pjesës më të madhe të votuesve ka vendosur për vendimmarrjen, KMDLNj mendon dhe kërkon që opozita e ardhshme të tregohet konstruktive dhe bashkëpunuese e plotë në procesin e formimit të institucioneve.

Lexoni më poshtë reagimin e KMDLNj – së:

Të formohen institucionet e Kosovës, pa vonesë dhe pa kundërshtime!

Pas zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, situata politike u qartësua shumë. Pozita e ardhshme ka siguruar pushtet absolut duke udhëhequr me ekzekutivin, me fuqi të madhe në Kuvendin e Kosovës dhe duke e marrë edhe postin e Presidentit. Pozita e ardhshme ka deklaruar se nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti shqiptare duke e marrë përgjegjësinë e plotë për të gjitha proceset dhe vendimmarrjen në Kosovë.Në këtë kontekst kur vota e pjesës më të madhe të votuesve ka vendosur për vendimmarrjen, KMDLNj mendon dhe kërkon që opozita e ardhshme të tregohet konstruktive dhe bashkëpunuese e plotë në procesin e formimit të institucioneve.

KMDLNj mendon dhe shpreson se opozita e ardhshme duhet në mënyrë unanime ta votojë Qeverinë Kurti 2, Albin Kurtin, kryeministër sikur edhe Vjosa Osmanin presidente. Gjithashtu, KMDLNj kërkon që çështja Kurti të mos dërgohet në Gjykatë Kushtetuese sepse, pa nevojë vonohen proceset tjera e që duket se do të jenë përgjegjësi absolute e pozitës së ardhshme. Do të ishte shumë mirë, politikisht dhe moralisht që Qeveria e ardhshme të mos pengohet, jo në 100 ditë të ardhshme por në 12 muaj të ardhshëm. Opozita e ardhshme, me deklaratën përjashtuese të kryeministrit të ardhshëm, lirohet nga çdo përgjegjësi në planin e vendimmarrjes e që i lë mundësi për konsolidim të opozitës për zgjedhjet e ardhshme lokale.Në demokraci, votuesi i përcakton rregullat e lojës politike, ndërsa të zgjedhurit dihet t’i zbatojnë ato. Në rastin konkret është përcaktuar qartë adresa e vendimmarrjes dhe përgjegjësisë, andaj çdo përpjekje për pengim të procesit është dhunim i vullnetit të shumicës.

Partitë gjobiten me mbi 121 mijë euro për thyerje të heshtjes zgjedhore

0

Me 121 mijë euro janë gjobitur gjashtë parti politike për shkak të thyerjes së heshtjes zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit. Siç ka njoftuar Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa të mërkurën, për tre ditë ka vendosur për 134 ankesa, duke i pranuar 117 prej tyre si të bazuara.

Partia e ndëshkuar më së shumti është Partia Demokratike e Kosovës me 42 mijë e 500 euro. Pas saj vjen Lëvizja Vetëvendosje me 37 mijë e 500 euro. Lidhja Demokratike e Kosovës është gjobitur me 22 mijë euro. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 16 mijë e 250 euro. Nisma me dy mijë e Lista Serbe me një mijë.

Ndaj këtyre partive kanë ekzistuar ankesat për thyerje të heshtjes zgjedhore gjatë ditës së votimit, thirrje për të votuar disa kandidatë nëpërmjet portaleve e gazetave, shpërndarja apo postimi i disa fotografive me aktivitet elektoral në rrjete sociale si Facebook, thirrje për të votuar nëpërmjet rrjetit social Facebook, bërja e fushatës me veturë 100m afër qendrës së votimit, shpërndarja e SMS për votim tek qytetarët, vendosja e banerëve me foto të kandidatëve në afërsi të shkollës, vendosja e posterëve të kandidatëve në oborrin e Qendrës së Votimit, mbajtja e fushatës gjatë ditës së votimit, etj.

Arrestohet personi i kërkuar në Rahovec

0

Një person i kërkuar është arrestuar në Rahovec.

Policia njofton se i arrestuari është dërguar në mbajtje të Prizrenit.

“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes në Prizren”, njofton Policia e Kosovës.

Fillon vaksinimi kundër COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

0

Në Maqedoninë e Veriut ka filluar procesi i vaksinimit të popullit me vaksinën kundër COVID-19.

Ky proces filloi në orën 10:00 të mëngjesit, personat e parë u vaksinuan janë personel shëndetësor, Dobrinka Nounova Naunovska, subspecialsite, Gabriela Gemelkovska, kryeinfermiere ne Klinikën Infektive dhe Ana Anastasovska, infektologe në Klinikën Infektive.

Punonjësit shëndetësorë që morën vaksinën ndër të parët, menjëherë pas vaksinës deklaruan se ndjehen mirë, transmeton Klan Kosova.

Ndërkohë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i pyetur pse nuk është në mesin e të parëve për të marrë vaksinën ashtu siç kishte deklaruar më parë, u përgjigj se megjithatë prioritet kanë mjekët të cilët janë në vijën e parë të frontit. Sipas tij pritet që punonjësit shëndetësorë të vaksinohen për 7-10 ditë.

“Kapaciteti i vaksinimit është 6 punkte, maksimalisht 500 persona në ditë, ne do të filloj me një orar prej 300-350. Kështu që për një periudhë prej 7-10 ditëve do të vaksinohen të gjithë punonjësit shëndetësorë”, ka thënë Filipçe, shkruan Alsat M.

Osmani në ditën e pavarësisë: Jam e ngazëllyer për të ardhmen që na pret

0

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka thënë se në Ditën e Pavarësisë dëshiron që t’i kujtojë ata që e humbën jetën për liri.

“Sot në Ditën e Pavarësisë dua të kujtoj ata që luftuan kaq shumë për të arritur lirinë që kemi sot, por gjithashtu të mendoj për potencialin e madh që pritet përpara”, ka shkruar Osmani.“Ne kemi bërë përparime të mëdha dhe jam e ngazëllyer për të ardhmen që na pret për një Kosovë më të fortë dhe më të bashkuar”, shtoi tutje ajo në një postim në Twitter.

297 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, 20 në Prizren

0
created by dji camera
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.667 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 297 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (81, 53 vjeç), Ferizaj 1 rast (79 vjeç), Rahovec 1 rast (80 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (57 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 65.065 raste nga 274.160 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.553 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 311 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 56.655 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.857.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 106 raste, Prizren 20 raste, Gjakovë 19 raste, Pejë 17 raste, Mitrovicë 16 raste, Fushë-Kosovë 15 raste, Gjilan 15 raste, Ferizaj 14 raste, Vushtrri 13 raste, Klinë 9 raste, Lipjan 8 raste, Rahovec 8 raste, Podujevë 7 raste, Obiliq 6 raste, Istog 5 raste, Skenderaj 4 raste, Suharekë 4 raste, Viti 4 raste, Drenas 2 raste, Hani i Elezit 2 raste, Malishevë 2 raste dhe Kamenicë 1 rast.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Lumir Abdixhiku flet pasi partia i pësoi debakël: LDK do ta gjejë rrugën për të ecur përpara

0

14 shkurti i vitit 2021 ka qenë një prej ditëve më të këqija për Lidhjen Demokratike të Kosovës që nga themelimi.

Me vetëm 103 mijë vota të kosovarëve, partia e themeluar nga Ibrahim Rugova ka shënuar rezultatin më të keq zgjedhor në histori.

Një rezultat i tillë, për kandidatin për deputet të kësaj partie, Lumir Abdixhikun, nuk lë kurrfarë hapësirë për të bërë ndonjë koment.

Pas debaklit që pësoi partia e tij, Abdixhiku ka thënë se LDK përfundoi në një rezultat të tillë meqë disa zëra brenda partisë nuk u dëgjuan me kohë.

“Rezultati flet vet dhe s’lë hapësirë për asnjë interpretim. Fatkeqësisht zërat tonë s’u dëgjuan me kohë dhe si rrjedhojë përfunduam në rezultatin më të ulët historik”, ka thënë Abdixhiku për Gazetën Express.

Megjithatë ai thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës do ta gjejë rrugën përpara, por pa improvizime.

Kjo rrugë përpara siç thotë Abdixhiku duhet gjetur duke respektuar të shkuarën dhe ndërtuar të ardhmen për Kosovën dhe LDK’në.

“LDK do të gjejë rrugën përpara, pa improvizime më, duke respektuar të shkuarën por duke ndërtuar të ardhmen për vendin dhe vetveten”, ka përfunduar Abdixhiku për Gazetën Express.

Përgjatë fushatës zgjedhore, sa ishte i ftuar në emisionin Pressing, Abdixhiku kishte premtuar se do të kërkonte llogari dhe përgjegjësi brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës për rezultatin që do të merrnin në zgjedhje.

Po në këtë intervistë Abdixhiku ka treguar se kishte qenë i mendimit që Lidhja Demokratike e Kosovës të mos marrë primatin e qeverisjes pas rrëzimit të Albin Kurtit nga pozita e kryeministrit.

Si pasojë rezultatit të 14 shkurtit, kryetari i partisë Isa Mustafa bashkë me gjithë kryesinë e LDK’së kanë dhënë dorëheqje dhe pritet që LDK shumë shpejtë të ketë udhëheqësinë e re.

Janë përfolur disa emra për kryetar, përfshirë edhe vetë Abdixhikun, megjithatë ende s’ka asgjë të qartë në këtë drejtim.

Shkëlzen Maliqi: Dy arsyet kryesore që do ta rikthenin Vjosa Osmanin në LDK!

0

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e LVV-së, Haki Abazi deklaroi gjatë ditës së djeshme se Lëvizja Vetëvendosje mund të bëjë koalicion me LDK-në, nëse të njëjtit bëjnë Vjosa Osmanin kryetare të partisë.Por sa gjasa ka të ndodhë një rikthim i Vjosa Osmanit në LDK?Publicisti, Shkëlzen Maliqi, në një prononcim për “Gazeta Blic” tha se diçka e tillë edhe mund të ndodhë por se një rikthim Osmani nuk do ta bënte pa qenë lidere e partisë.

“Sigurisht se mund të ndodh, kthimi i Vjosa Osmanit në LDK, por ajo nuk do të pranonte ta bënte këtë pa qenë vetë liderë e LDK-së. Por a do ta pranonte këtë LDK-ja, pasi pritet që partia ta zgjedh udhëheqësinë e e re dhe aty do të janë njerëz që kanë ambicje personale, nuk do ti dorëzohen lehtë ‘komandës’ se Osmanit.

Nga ana tjetër duhet të priten zhvillimet mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, a do të realizohet marrëveshja që Kurti të jetë kryeministër e Osmani Presidente, nese po atëherë s’ka kuptim kthimi i Osmanit në LDK për pesë vitet e ardhshme”Por Maliqi thekson se ndryshe do të jetë nëse dështon zgjedhja e Osmanit për Presidente dhe shfaqen dallime ideologjike me Albin Kurtin.
Maliqi potencon se në një rast të tillë, Osmani, do të formonte grupin e saj parlamentar dhe pastaj të bashkëpunonte me LDK-në e reformuar.

“Ndryshe do të jetë nëse dështon zgjedhja e Osmanit për presidente dhe shfaqen dallimet ideologjike me Kurtin, si dhe mospajtimet e mundshme rreth dialogut me Serbinë si dhe presionet e SHBA-ve dhe BE-së rreth marrëveshjes me Serbinë. Supozohet se Osmani është me e afërt me SHBA ndërsa Kurti sikur ende i ka ato frikërat nga nënshtrimi skenarëve të Shtëpisë së Bardh딓Në atë rast Osmani mund të krijojë grupin e saj parlamentar si bërthamë e LDK të re, dhe pastaj të kërkojë formulën e bashkëpunimit me LDK-në e reformuar. Por edhe ky mund të jetë proces me i gjatë me të panjohura . Por ajo çka pamë në ditën e Shën-Valentin dhe një ditë pas është se Kurti dhe Vjosa po paraqiten bashkë, kurse ambasadori amerikan i takon ndaras. Kjo mund të jetë domethënëse” deklaroi Maliqi për Gazeta Blic.Bashkimi i ‘forcave’ mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit në zgjedhjet e 14 shkurtit i siguroi Lëvizjes Vetëvendosje një fitore të jashtëzakonshme ndërsa LDK-së një humbje të thellë, shkruan Gazeta Blic.Pas kësaj humbjeje kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, dha dorëheqjen dhe i hapi rrugë zgjedhjeve të reja brenda partisë. /Gazeta Blic/

Kur do të fillojë numërimi i votave të diasporës, flasin nga KQZ’ja

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka filluar me vlerësimin dhe verfikimin e pakove me votat e diasporës. Zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi ka thënë se të njëjtat pako do të verifikohen nëse kanë ardhur nga persona të regjistruar si votues të suksesshëm jashtë vendit.

“Në QNR, shërbimi votues i KQZ’së ka filluar edhe procesimin e vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime dhe selektimin e tyre të cilat kanë ardhur nga jashtë Kosovës gjatë periudhës së votimit përmes postës nga data 02-12 shkurt. Ky proces ka për qëllim të verifikojë nëse këto pako janë dërguar nga personat e regjistruar sit ë suksesshëm për të votuar jashtë vendit, apo nëse ato pako do kanë përmbushur kriteret ligjore thënë ai.

Më tutje Elezi konfirmoi se pa u kryer ky proces, nuk mund të dinë se sa janë gjithsej vota nga diaspora.

“Verfikimi i tyre do të na marr kohë disa ditë dhe deri atëherë nuk e dimë se sa është numri i votave nga jashtë vendit”, ka thënë Elezi.

Elezi dha detaje edhe për procesimin e formularëve për subjektet politike dhe për ato të kandidatëve.

“Në QNR është duke u proceduar futja e të dhënave nga formularët e rezultateve subjekteve politike dhe kandidatëve të cilat janë plotësuar në vendvotime nga anëtarët e Këshillave të vendvotimit në ditën e zgjedhjeve pas numërimit të fletëvotimeve. Nga 2232 vendvotime, 1056 janë procesuar, për subjektet politike dhe diku 841 vendvotime për formularët e kandidatëve”, ka thënë Elezi.

Kryesia e LDK-së bën homazhe tek varri i presidentit Ibrahim Rugova

0

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka bërë homazhe tek varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Nënkryetari i kësaj partie, Ismet Beqiri, ka thënë se Rugova është fytyra kryesore e shtet-formimit dhe shtet-ndërtimit të Kosovës.

Beqiri është shprehur se do t’i jenë mirënjohës veprës së Rugovës për popullin shqiptar, njofton Klan Kosova.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort