Home Blog Page 4986

Rita Ora: Urime 13 vjet Pavarësi Kosova e jonë

0

Këngëtarja me famë botërore Rita Ora, e ka uruar popullin e Kosovës me rastin e 13 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

“Urime 13 vjet Pavarësi Kosova jonë”.

Urimi i plotë:

Happy Independence Day Kosova!!! Urime 13 vjet Pavarësi KOSOVA jonë! 🧡🧡🧡🇽🇰🇽🇰🇽🇰🇽🇰 Celebrating with my traditional outfit from #BIG!!

You got this little girl smiling today too, top 5 songs all over Spotify today with #BIG! Wow thank you all so much ❤️❤️❤️❤️

Drita Millaku nga LVV, kandidatja më e votuar nga Prizreni

0

Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Drita Millaku, sipas të të dhënave brenda këtij subjekti politik, në Prizren ka grumbulluar rreth 7 mijë vota në zgjedhjet e së dielës.

Në bazë të rezultateve brenda subjekteve tjera politike, këto 7 mijë vota atë e bëjnë kandidaten më të votuar nga të tjerat në komunën e Prizrenit./tvprizreni.net/

Nga 1.490 fletëvotimet nga jashtë të verifikuara deri tash, 380 refuzohen

0

Organizata joqeveritare Germin, e akredituar për të vëzhguar procesin e numërimit të votave, ka njoftuar se deri në mesnatën e së martës, janë verifikuar 1.490 fletëvotime nga jashtë dhe prej tyre janë refuzuar 380.

1.110 janë aprovuar.

Për zgjedhjet e 14 shkurtit, në Kosovë kanë mbërritur 43.447 pako, e secila mund të përmbajë nga disa fletëvotime.

“Germin përmes vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, është duke vëzhguar procesin e verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Ne, çdo ditë do t’ju mbajmë të informuar në lidhje me këtë proces deri në përfundimin e tij”, thuhet në njoftimin e organizatës Germin, të mërkurën.

Albin Kurti: Rezistenca e viteve të ’90-ta e kishte arsimin në ballë

0

Kandiati për Kryeministër, Albin Kurti thotë se rezitenca e viteve 90′ kishte në ballë arsimin.

“Qeveria jonë do të angazhohet për arsim të mirë, për ta bërë shkollën e këndshme porsi shtëpinë, teksa nuk harrojmë se prej nga vijmë: ato shtëpitë e kthyera në shkolla gjatë kohës së okupimit.”, shkruan ai.

Postimi i tij i plotë:

Në rrugën “Shkolla e Herticëve” në Prishtinë ndodhet shtëpia e djegur në mars të vitit 1999, e kthyer në muze, por që nuk mirëmbahet siç e meriton. Rezistenca e viteve të ’90-ta e kishte arsimin në ballë. Asokohe mësohej me shumë ankth të përditshëm nga ndërhyrjet e policisë serbe. Na priti Baca Mehmet Aliu dhe ish Drejtori Avdyl Gashi, të cilët evokuan kujtimet nga ajo kohë e vullnetarizimit dhe qëndresës. Me Presidenten Vjosa Osmani dhe kandidatë për deputetë të listës sonë të përbashkët ua uruam Ditën e Pavarësisë.

Qeveria jonë do të angazhohet për arsim të mirë, për ta bërë shkollën e këndshme porsi shtëpinë, teksa nuk harrojmë se prej nga vijmë: ato shtëpitë e kthyera në shkolla gjatë kohës së okupimit.

Në rrugën “Shkolla e Herticëve” në Prishtinë ndodhet shtëpia e djegur në mars të vitit 1999, e kthyer në muze, por që…

Posted by Albin Kurti on E mërkurë, 17 Shkurt 2021

 

‘Ballisti’ ka një urim shumë special për pavarësinë e Kosovës

0

Gjersa shumë personalitete po urojnë Kosovën për 13 vjetorin e pavarësisë, një urim i tillë nuk ka munguar as nga Ismail Morina ‘Ballisti’.

Personi i cili u bë i famshëm pasi lëshoi dronin në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Kosovës në stadiumin e Beogradit në vitin 2014.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook ka uruar Kosovën për pavarësinë në një mënyrë shumë speciale.

Ballisti ka shkruar: “Urime Kosovë, u bëfsh Shqipëri”, ai gjithnjë ka treguar se dëshiron një bashkim midis Kosovës dhe Shqipërisë.

Urime Kosovë,u bëfsh Shqipëri!!!

Posted by Ismail Morina – Ballisti on E mërkurë, 17 Shkurt 2021

 

Urimi i veçantë për Pavarësinë e Kosovës nga ish kryetari i Prizrenit, Eqrem Kryeziu

0

Ish kryetari i Prizrenit dhe ish nënkryetari i LDK-së, Eqrem Kryeziu, në rrjetin social facebook ka postuar një urim me rastin e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, por nuk ka lënë pa thumbuar edhe politikanët humbës të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Postimi i plotë:

Dita e Pavarësisë, e trembëdhjeta

Të nderuara mikesha, të nderuar miq,

Ta gëzoni këtë përvjetor! Erdhi me një kthesë të fortë, me një kthesë të mbarë. Asnjëherë nuk u pa një reagim aq i gjerë i votuesve për ndryshim.

Para nja dy vjetësh shkrova një koment ku ankohesha pa ngushëllim se edhe rrjeti i organizimit partiak është kontaminuar i tëri. Nuk më shkonte mendja si mund të shërohej.

Ja, pra!

Nuk ka njeri, sado modest nga fiqiri, që të mos e ketë parë, madje që nga fillimi, se erdhën në krye njerëz që nuk ishin të interesuar të zgjidhnin probleme, por si të shmangeshin e si të shtoheshin. Ishte një turp e faqe e zezë.

Lërini të qetë në ligësinë e tyre!

Përpara, Kosovë!

Urime!

Snajperisti i Kosharës: Ne nuk do të ishim këtu po të mos ishin trimat e UÇK-së

0

Snajperisti gjerman Michael Spath, i cili vullnetarisht ka luftuar në Koshare në uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Spath ka kujtuar luftën dhe sakrificën e luftëtarëve të UÇK-së.

Po ashtu ai e ka falwnderuar edhe NATO-n për ndihmën e dhënë në Kosovë.

Luftwtari gjerman tha se po tw mos ishte trimwria e Ushtrisw Çlirimtare nuk do tw ishin kwtu ku jemi edhe sot.

“Ne nuk do të ishim këtu sot po të mos kishtin qenë trimat e asaj ajo kohë, trimat e UÇK-së. Një ushtri vullnetare, e cila mbrohej kundër një fuqie superiore në mënyrë që të shpëtonim dhe mbronim mijëra civilë të pafajshëm. Luftonim që një Sebrenicë tjetër të mos përsëritej kurrë më. Me ndihmën e NATO-s, ne mundëm armikun për të ndërtuar një komb të madh”.

Shkrimi i plotë:

Wir schreiben heute den 17 Februar 2021, heute vor 13Jahren wurde Kosovo Unabhängig und anerkannt von der Welt.
Wir…

Posted by Mike Spath on E mërkurë, 17 Shkurt 2021

 

Lajçak: Marrëveshja Kosovë – Serbi, absolutisht e mundur

0

Bashkimi Evropian është i bindur se “normalizimi gjithëpërfshirës i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është absolutisht i mundur”, tha përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

“Është në interesin e tyre, në interesin e të gjithë rajonit dhe, natyrisht, në interesin e BE-së”, tha Lajçak për të përditshmen e Beogradit “Danas”, kur u pyet se çfarë do të bëjë nëse nuk ka kompromis për këtë çështje.

Albin Kurti, partia e të cilit i ka fituar zgjedhjet parlamentare në Kosovë më 14 shkurt, tha se formimi i ekipit negociues për dialogun me Serbinë nuk është prioritet i tij, duke shtuar se është “prioritet i gjashtë ose i shtatë” për qytetarët e Kosovës.

Lajçaku tha se BE-ja është ndërmjetëse në dialog dhe se nuk do të imponojë asgjë.

“Ne jemi gati të vazhdojmë sapo Qeveria e re në Prishtinë të marrë detyrën”, tha Lajçak.

I pyetur se kur mund të vazhdojë dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, Lajçak tha se nuk do të ishte një gjë e mençur “fiksimi i datës”.

Muajin e ardhshëm bëhen dhjetë vjet prejse Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat e drejtpërdrejta për normalizimin e marrëdhënieve.

Bisedimet ndërmjetësohen nga BE-ja dhe mbështeten nga Shtetet e Bashkuara.

Ato do të duhej të përfundonin me një marrëveshje të detyrueshme gjithëpërfshirëse. \ REL

Një restorant në Shqipëri i befason klientët nga Kosova kur këta kërkojnë faturën

0

Një restorant në Shqipëri i ka befasuar sot klientët nga Kosova. Në vend të faturës, ata kanë marrë nga lokali një tjetër letër.

Në letër, ata janë uruar për përvjetorin e shpaljes së pavarësisë së Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Restoranti i falenderon shqiptarët nga Kosova që e kanë mbajtur gjallë turizmin e Shqipërisë edhe në këto kohë të vështira të pandemisë.

“I nderuar mik, turizmi Shqiptar në kta kohë të vështira, u mbajt gjallë edhe falë Shqiptarëve të Kosovës. Meqë është ditë e veçantë, sot ti s’ke me pagu. Gëzuar Ditën e Pavarësisë”, shkruhet në letër.

Kamberi: Që 13 vjet Serbia po e mban peng veten

0

Deputeti shqiptar i Parlamentit të Serbisë, Shaip Kamberi, ka uruar 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Përmes një postimi në Facebook ai ka shkruar se janë bërë 13 vjet që Serbia po e mban peng veten nga mospranimi i realitetit.

Kamberi postimi e ka nisur me një fjali nga gjenerali De Gaulle në Algjer.

“Je vous ai compris​ »​ (“Unë ju kam kuptuar”). Kjo fjali e famshme e Gjeneralit De Gaulle në Algjer, më​ 4 qershor 1958,​ mungon ende sot nga pushtetarët në Beograd, në këtë trembëdhjetëvjetor të pavarësisë së Republikës së Kosovës. Trembëdhjetë vjet që Serbia mbanë para së gjithash veten peng, nga mospranimi i realitetit të sotëm dhe nga mosballafaqimi me të kaluarën e saj”, ka thënë ajo.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort