Home Blog Page 4984

OKB: Plan global vaksinimi

0

Bota ka nevojë urgjente për një plan global vaksinimi për të bashkuar të gjithë ata që kanë fuqinë, ekspertizën shkencore dhe kapacitetet prodhuese dhe financiare të kërkuara, deklaroi sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres para vendeve të G20.Organizata Botërore e Shëndetësisë, që njoftoi një rënie me 16 për qind të rasteve me COVID-19 në botë, theksoi gjithashtu se “zjarri nuk është shuar”, më shumë se një vit pas fillimit të pandemisë që ka shkaktuar mbi 2,4 milionë të vdekur.

“Numri i rasteve të infektimit me COVID-19 në botë është ulur për të pestën javë radhazi dhe që prej fillimit të vitit, bilanci i përjavshëm i infektimeve pothuajse është përgjysmuar, njoftoi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Në frontin evropian, marrëveshja e re, e njoftuar nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka të bëjë me blerjen e 150 milionë dozave të vaksinës antiCOVID-19 nga laboratori amerikan Moderna, destinuar për t’u livruar në tremujorin e tretë dhe të katërt 2021, me një mundësi prej 150 milionë doza shtesë në 2022.

Bashkimi Evropian njoftoi dje një marrëveshje për blerjen e 300 milionë dozave shtesë të vaksinës Moderna kundër COVID-19, duke përshpejtuar garën për imunizimin në një kohë kur sekretari i përgjithshëm i OKB-së kërkoi hartimin e një plani global vaksinimi.“Marrëveshja përfshin blerjen e 150 milionë dozave, të destinuara për shpërndarje në tremujorët e tretë dhe të katërt të vitit 2021, me një mundësi prej 150 milionë doza shtesë në 2022″, tha kompania në një deklaratë.

Në total, BE pritet të ketë 310 milionë doza të vaksinës Moderna këtë vit.
Kritikuar për vonesa në vaksinim, Komisioni Evropian zbuloi një plan për mbikëqyrje më të mirë të mutacioneve të koronavirusit.Në Uashington, sekretari i Shtetit, Antony Blinken njoftoi se SHBA do të paguajë mbi 200 milionë dollarë për Organizatën Botërore të Shëndetësisë deri në fund të shkurtit, pasi anuluan planin e tërheqjes së Donald Trump nga kjo organizatë.

“Në Gjermani, varianti britanik i virusit, i cili përfaqëson më shumë se 20% të rasteve, është në rrugën e duhur për t’u bërë dominues”, tha ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn.Përballë rrezikut gjithnjë të pranishëm, kryeministri i ri Italian Mario Draghi vendosi si detyrë kryesore për të luftuar pandeminë me të gjitha mjetet në vendin e tij, ku COVID-19 ka shkaktuar rreth 100.000 të vdekur.Pandemia ka shkaktuar të paktën 2.419.730 të vdekur në botë, sipas të dhënave zyrtare./Atsh

A do të ia bëjnë kuorumin Vjosa Osmanit për presidente?- Flasin nga AAK-ja

0

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj për “Gazeta Blic” ka deklaruar se në AAK ende nuk është diskutuar nëse do të bëjnë kuorum për zgjedhjen e Vjosa Osmanit për presidente të vendit.Ai tha se për një gjë të tillë mbetet të merret vendim brenda partisë.“Nuk e kemi diskutuar ende këtë temë në parti, mbetet me marr vendim partia për këto situata”, u shpreh Selmanaj.

Ndërsa lidhur me rezultatin e AAK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit, Selmanaj tha se ata respektojnë vullnetin e popullit dhe se secila parti duhet të bëjë analizë për rezultatet që kanë marr.“Rezultati është ky që është, ne e respektojmë vullnetin e qytetarëve, secila parti duhet të bën analizë për rezultatin që e ka marr, por në fund të fundit ky është vullneti i qytetarëve të cilin ne e respektojmë”, tha Selmanaj.Kujtojmë që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mori vetëm 7.43% të votave në zgjedhet e së dielës, duke u renditur e katërta pas VV-së, PDK-së dhe LDK-së.

Nis vaksinimi edhe në jug të Shqipërisë

0

Pas Tiranës e Shkodrës, radha i erdhi Vlorës. Në qytetin bregdetar ka nisur këtë të enjte procesi i vaksinimit për bluzat e bardha në Shqipërinë jugore.

Në nisje të procesit të vaksinimit, që do të zhvillohet në ambientet e pallatit të sportit, ka qenë prezent edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Kjo e fundit bëri me dije se në Vlorë kanë shkuar 200 doza vaksine për bluzat e bardha.

Krahas vaksinimit të mjekëve e infermierëve të spitalit rajonal, pritet që aty të marrin dozat e injeksionit edhe punonjësit e spitalit të Sarandës. Manastirliu u shpreh se për shkak të largësisë po mendohet hapja e një pike vaksinimi edhe në Gjirokastër. Manastirliu u shpreh se vetëm gjatë dy ditëve të para të kësaj jave janë vaksinuar më shumë se 600 mjekë dhe infermierë.

“Në dy ditët e para të vaksinimit të kësaj jave janë vaksinuar më shumë se 600 mjekë dhe infermierë”, tha Manastirliu.

E pranishme në ambientet e pallatit të sportit ishte edhe shefja e epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino. Ajo tregoi se deri më tani nuk është humbur asnjë dozë, ndërsa theksoi se në ditët në vijim do të nisë vaksinimi në Fier.

Po ashtu u mësua se këtë të enjte vetë Bino do të merrte dozën e vaksinës dhe se kishte zgjedhur Vlorën për ta bërë këtë. Ajo tregoi se kanë qenë shumë të paktë mjekët dhe infermierët që kanë refuzuar vaksinën.

“Në përgjithësi mes personelit mjekësor, shumë të pakët. Ata që e kanë kaluar ua kanë lënë të tjerëve, por edhe ata duhet të vaksinohen”, tha Bino.

MSH diskriminon 13 specializantë – katër muaj pa paga

0

Që katër muaj, prej kur nënshkruan kontratën me MSH-në për specializim, 13 prej tyre ende nuk kanë marrë asnjë pagë. Ata po shprehën të indinjuar dhe të anashkaluar nga ministria, ndërkohë që po vazhdojnë të punojnë.

Specializantët nga Qendra Kombëtare e Mjekësisë së punës nga Gjakova, sot kanë protestuar para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë në Prishtinë.

Ata e kanë fituar specializimin në konkursin e rregullt të MSH-së, por kontrata e tyre nuk po respektohet.

Arianit Zajmi, i cili është specializant i Neurologjisë, tha se po diskriminohen, për shkak se ka pasur të tillë të cilët janë paguar.

“Ajo çfarë po kërkojmë është që të kemi një trajtim të barabartë, ashtu si të gjithë specializantët e tjerë. E them kështu sepse ne jemi 15 specializantë, të cilët i kemi nënshkruar të njëjtat kontrata me të njëjtin financim. 15 prej neve, vetëm dy marrim pagë të rregullt, ndërsa, 13 prej neve jemi të diskriminuar. Ata të cilët marrin pagë të rregullt bëjnë përjashtim. Ndërsa, njëri është edhe djali i zëvendësministrit të Shëndetësisë”, tha Zajmi.

Për këtë rast, sipas tij askush nuk po merr përgjegjësi.

“Ne prej muajit nëntor kur i kemi nënshkruar kontratat, ne vetëm endemi. Dhe mund të them që nga titulli specializant, e kemi fituar titullin edhe mjek shëtitës. Për shkak se ‘shëtisim’ nga njëri institut në tjetrin, ku asnjëri nuk e merr përgjegjësinë që të tregojnë se pse ne jemi sot pa pagesë. E kemi drejtorin e ShSKUK-së i cili na ka thënë që financimi jonë është i jashtëligjshëm, ministri thjesht na ka lënë të presim qe katër muaj prej nëntorit”, ka thënë ai.

Zajmi ka treguar se që nga nëntori janë duke punuar pa pagesë dhe vështirë po ia dalin.

“Barrën për financimin tonë po e bartin familjet tona. Për shkak se ne nuk kemi nga 2-3 milionë si liderët tanë. Krejt financimi jonë është kjo kontratë e cila nuk po respektohet”, tha Zajmi.

Specializantët, të cilët kanë protestuar sot para Ministrisë së Shëndetësisë, kanë bërë të ditur se do të shfrytëzojnë të gjitha format për trajtim të barabartë dhe të respektohet kontrata e tyre.

Raporton djalin e vet në Polici, përdorte substanca narkotike dhe i shkaktonte probleme

0

Një person ka raportuar se ka problem me djalin e tij i cili dyshon se përdor substanca narkotike dhe për këtë arsye u shkakton problem familjarëve të tij.

Nga i dyshuari është konfiskuar një sasi prej 1 gram marihuanë dhe pastaj është dërguar në klinikën e psikiatrisë për tretman mjekësor. Rasti në procedurë të rregullt.

Mbi 200 mijë euro gjoba për partitë politike nga PZAP-ja

0

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, në seancat e mbajtura me datën 18 shkurt 2021, ka shqyrtuar dhe vendosur 10 ankesa lidhur me thyerjen e heshtjes zgjedhore dhe ditën e zgjedhjeve.

Ankesat janë paraqitur nga individ, subjekte politike, kandidatë për deputet, organizata, anëtarë të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, etj.

Prej 10 ankesave të shqyrtuara, Paneli ka vendosur që t’i pranoj si të bazuara 2 ankesa, 1 ankesë e ka refuzuar si të pabazuara, 2 ankesa i ka hedhur si të palejuara, 5 ankesa i ka hedhur si të pasafatshme.

Përkitazi me ankesat e lartcekura, PZAP ndaj subjekteve politike ka shqiptuar gjoba në shumën totale prej: 1,200.00 €, për shkak të mosrespektimit të Kodit të Mirësjelljes.

Natyra e ankesave të paraqitura kanë qenë: Thyerja e heshtjes zgjedhore gjatë ditës së votimit, respektivisht shpërndarja e SMS-ve tek qytetaret thirrje për të votuar subjektin e caktuar politik.

Subjekteve politike ne seancën e sotme iu janë shqiptuar gjoba si në vijim:

Ndaj subjektit politik PDK janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 600.00 €;

Ndaj subjektit politik LDK janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 600.00 €;

Paneli sot ka shqyrtuar dhe vendosur të gjitha ankesat dhe apelet e paraqitura nga individ, subjekte politike, kandidatë për deputet, organizata, anëtarë të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, anëtarë të Këshillave të vendvotimeve, qytetarë, vëzhgues, etj.

PZAP për shkak të mosrespektimit të Kodit të Mirësjelljes, nga ana e subjekteve politike, Mbështetësve dhe përkrahësve të tyre, gjatë fushatës së zgjedhjeve dhe thyerjen e heshtjes zgjedhore në ditën e heshtjes zgjedhore si dhe në ditën e zgjedhjeve, ndaj tyre ka shqiptuar gjoba në shumën totale prej: 216,350.00 €.

Subjekteve politike iu janë shqiptuar gjoba si në vijim:

Ndaj subjektit politik PDK janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 66,100.00 €;

Ndaj subjektit politik AAK janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 52,750.00 €;

Ndaj subjektit politik LVV janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 44,700.00 €

Ndaj subjektit politik LDK janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 28,600.00 €;

Ndaj subjektit politik NISMA janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 22,000.00 €;

Ndaj subjektit politik Lista Srpska janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 2,200.00 €.

Qeveria në largim ndanë mjete për mësimdhënësit, policët, zjarrëfikësit, mjekët dhe punëtorët teknik

0

Në mbledhjen e Qeverisë në detyrë, është shqyrtuar propozim vendimi për ndarjen e mjeteve shtesë financiare për pagesën e shtesës në pagë për institucione dhe sektorë të ndryshëm, për shkak të angazhimit të shtuar në punë dhe në përballje me pandeminë Covid-19.Ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami, ka treguar përfituesit e ndarjes së mjeteve për muajin shkurt dhe mars për disa kategori që nuk kanë qenë të përfshira nëvendimet paraprake.“Në pikën e parë të këtij vendimi ndahen 3 milionë euro nga 5 milionëshi që e kemi ndarë nga fondi për rimëkëmbjen ekonomike tek Ministria e Arsimit e cila do të paguhet në muajin shkurt, përfshin të gjithë personelin që është i përfshirë në arsmin primar dhe sekondar.

Në pikën e dytë për sektorin e sigurisë, zyrtarët policor ndahen 700 mijë euro është fjala për 350 zyrtarë që nuk kanë qenë të përfshirë në vendimit paraprak.Në pikën e tretë për sektorin e emeregjencave për zjarrëfikësit ndahen në vlerë për 180 mijë euro për pagesën shtesë nga 100 euro për muajin shkurt dhe mars.Për sektorin social ndahen mjete prej 78 mijë euro për punëtorët aktiv në qendra për punë sociale.

Për sektorin shëndetësor 100 mijë euro për profesionsitët shëndetësor – për stafin i cili paguhet nga Karitasi, ndërsa në pikën tjetër ndahen 160 mijë euro për punëtorët teknik të sektorit privat, për shërbimin e pastrimit dhe për sigurimin”, tha ajo.

Qeveria në detyrë ndan 40 mijë euro për organizimin e Epopesë së UÇK-së

0

Qeveria në detyrë është duke mbajtur mbledhjen e radhës.Zëvendëskryeministri në detyrë Driton Selmanaj ka paraqitur planin për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), me datë 5, 6 dhe 7 mars“5,6 dhe 7 mars 2021 kërkohet të formohet këshilli për organizimin e Epopesë së UÇK’së e që organizohet nga kryeministri Avdullah Hoti. Këshilli do të jetë me këtë përbërje:

Anton Quni, ministër i Mbrojtjes, Bekim Jashari kryetar i Skenderajt, dhe anëtarë Vlora Dumoshi ministre e Rinisë, Kulturës dhe Sportit, Meliza Haradinaj Stublla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Agim Veliu, ministër i Punëve të Brendshme”, ka thënë ai.

Për punën që do të bëj ky Këshill, Selmanaj njoftoi se janë ndarë 40 mijë euro.“Për punën e Këshillit organizativ do të ndahen 40 mijë euro”, ka thënë Selmanaj.

Paralajmërimi i Burdushit: Në këtë vit bota përballet edhe me dy viruse tjera

0

Më 13 mars bëhen një vit kur u shënuan rastet e para me Covid-19 në Kosovë.Nga ajo kohë e deri sot më tepër se 1 mijë persona kanë vdekur, ndërsa vendi vazhdon të përballet me pademinë.

Hysri Beqani i njohur si Burdushi thotë se vendi do të vazhdon të përballet me pandeminë, por sipas tij do të shpëtojmë.

“Do të kemi qasje edhe dy deri tre vite, por besoj se do të shpëtojmë”, tha Burdushi në Klan Kosova.Ai paralajmëroi se në vitin 2030 bota do të përballet edhe me dy viruse tjera.“Do të përballemi, 2030 do të ketë edhe dy viruse tjera”, ka thënë ai.

Deklarohet nënkryetari i LDK-së, flet mbi arsyet e humbjes me 14 shkurt dhe zgjedhjet e brendshme në parti

0

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imeri Ahmeti, në një prononcim për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me rezultatin që ka patur LDK-ja në këto zgjedhje.Ahmeti ka thënë se në këto momente janë duke nxjerrë analizat se pse në zgjedhjet e 14 shkurtit, LDK-ja, mori një rezultat jo shumë të mirë.Ai tutje është shprehur se për momentin nuk i di arsyet kryesore të një humbjeje të tillë, por megjithatë e respektojnë votën e sovranit.

“Nuk mundem për momentin me i nxjerr arsyet se pse kemi ardhur në këtë rezultat. Jemi duke nxjerrë analizat se pse kemi ardhur deri këtu, por megjithatë është verdikti i qytetarëve dhe ne e vlerësojmë”Ahmeti ka folur edhe për procesin e zgjedhjeve të brendshme në parti.
Ai ka theksuar se me statut parashihet se zgjedhjet të mbahen brenda afatit kohor prej 60 ditësh.

“Me statut të partisë parashihet brenda 60 ditëve nga momenti i dorëheqjes së kryetarit, dhe brenda këtij afati pritet të mbahen” tha shkurt Ahmeti për Gazeta Blic.Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit arriti të dalë e treta duke marrë vetëm 13.18% të votave, një rënie drastike në krahasim me zgjedhjet e vitit 2019.Një rënia në këto zgjedhje ka patur edhe Partia Demokratike e Kosovës, duke u renditur në vendin e dytë.Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje në bashkëpunim me Vjosa Osmanin arriti në zgjedhjet e 14 shkurtit një fitore të madhe, duke marrë mbi 48% të votave. /Gazeta Blic/

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort