Home Blog Page 4845

Vetëvendosje propozon sot Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit

0

Kuvendi i Kosovës sot me fillim nga ora 10:00, do mbajë seancën konstituive të legjislaturës së tetë. Lëvizja Vetëvendosje bashkë me Listën “GUXO” të Vjosa Osmanit do të propozojnë edhe personin që do të emërohet kryeparlamentar në legjislaturën e re, pasi që janë parti e parë e dalë nga zgjedhjet. Deri më tani është bërë e ditur se në këtë pozitë do të emërohet Glauk Konjufca.

Glauk Konjufca pritet ta udhëheq njërin nga tri institucionet më të rëndësishme të vendit.

Konjufca do të jetë i propozuari i LVV-së për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Konjufca ishte në krye të organit më të lartë ligjvënës pas zgjedhjeve të 6 tetor 2019, kur LVV doli partia e parë në garën e ngushtë me LDK-në.

Pozita e Konjufcës ishte bërë tepër e rëndësishme për zhbllokimin e negociatave LVV-LDK, me këta të fundit që e kërkonin me çdo kusht këtë pozitë.

Pas marrëveshjes së koalicionit me LDK-në, Konjufca u tërhoq nga pozita e kryeparlamentarit, për t’ia lënë vendin Vjosa Osmanit.

Konjufca në Qeverinë Kurti ishte ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Në opinion tashmë kanë dalë disa emra si ministra potencial në Qeverinë e re që sipas të gjitha gjasave do të votohet javën tjetër, megjithatë, nga LVV-ja dhe Lista “GUXO” e Vjosa Osmanit nuk kanë konfirmuar deri më tani asgjë zyrtarisht.

Gjermania po planifikon të shtyjë izolimin, karantimi i detyrueshëm për ata që vijnë nga jashtë

0

Izolimi i pjesshëm në Gjermani mund të zgjatet deri në muajin prill.

Kjo mund të ndodh pas propozimit të kancelares Angela Merkel, që po synon të marrë masa ndaj rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 brenda vendit, por edhe në Evropë.

Sipas raportimeve nga mediat gjermane, një vendim i tillë vjen nga frika e paraqitjes së mundshme të valës së tretë të pandemisë së koronavirusit.
Një gjë e tillë pritet të diskutohet nga Merkel edhe me liderët rajonalë nesër.

Kufizimet aktuale do të duhej që të hiqeshin në fund të muajit mars, por paraqitja dhe qarkullimi i varianteve të reja shtyju Qeverinë gjermane që ta shqyrojë një vendim të tillë.

Po ashtu po shqyrtohet mundësia që të vendoset rregulli i karantinës për ata që vijnë nga jashtë.

Qeveria rekomandon shmangien e udhëtimeve, veçanërisht largimet jashtë vendit, vetëm në rastet kur është e domosdoshme.

Vetëaksidentohet një maune në dalje të tunelit të Kalimashit (VIDEO)

0

Një maune është vetëaksidentuar në Rrugën e Kombit këtë të diel rreth orës 13:00.

Saktësisht aksidenti ka ndodhur në dalje të tunelit të Kalimashit, në drejtim të Kosovës nga Shqipëria, transmeton KlanKosova.tv.

Sipas përshkrimit të një udhëtari që ka dërguar fotografi në KlanKosova.tv, mauna ka dalë nga shiritat e autostradës.

Ky qytetar ankohet se rruga në atë pjesë është e papastruar nga bora e cila është duke rënë.

Për më tepër shihni pajmet:

Komuna e Malishevës: Rrugët kryesisht janë të kalueshme por ka vështirësi

0

Komuna e Malishevës në faqen e saj zyrtare në facebook, ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të mëdha, rrugët kryesisht janë të kalueshme por ka vështirësi, sidomos në rrugët e vendbanimeve malore, në malet e Berishës dhe në drejtim të fshatit Llapçevë.

Sipas tyre, operatori për mirëmbajtjen e rrugëve është në terren.

“Edhe ekipet përgjegjëse komunale, të prira nga nënkryetari I Komunës Hajdin Berisha, gjithashtu janë në terren. Rrugët nuk janë të bllokuara, por ka vështirësi në qarkullim për shkak të borës se vazhdueshme që po bie”, thuhet në njoftim.

Apelohet që qytetarët të kenë kujdes të shtuar.

“Qytetarëve ju behet thirrje për kujdes të shtuar dhe të mos dalin me vetura në rrugë, pa pajisje dimërore”, thuhet në fund.

Rrugët te kalueshme në Malishevë

Si pasojë e reshjeve të mëdha, rrugët kryesisht janë të kalueshme por ka vështirësi,…

Posted by Komuna Malishevë on Sunday, March 21, 2021

Vjosa Osmani: Ditë e bardhë sot!

0

Ushtruesja e detyrës së presidentes dhe kandidatja për këtë post, Vjosa Osmani, e ka cilësuar “të bardhë” ditën e sotme.

Ajo ka postuar një fotografi të disa luleve të bardha të mbuluar nga bora, derisa nuk dihet nëse me bardhësi e ka ndërlidhur edhe me seancën konstituive të Kuvendit që do të mbahet sot.

Bora vazhdon edhe sot, këto janë temperaturat

0

Ndonëse jemi futur zyrtarisht në stinën e pranverës me 21 mars, ky mot po i ngjanë një dimri të hershëm apo pranvere të vonuar.

Kjo situatë e parashikuar meteorologjike nuk na ka habitur, sepse sipas statistikave që kemi në IHMK, borë ka rënë edhe në pjesën e parë të muajit prill.Bora e cila po bie do të vazhdoj edhe në pjesën e parë të javës së ardhshme por intensitet i saj do të dobësohet nga e martë (23 mars Dita Botërore e Meteorologjisë).

Mot i paqëndrueshëm dhe me temperatura nën vlerat e mesatareve do të vazhdoj deri ditën e enjte. Tutje do të ketë rritje graduale në fushat termike.

Bora e cila po bie, aty ku ka mbulesë të tërësishme, do të jetë në favor të kulturave bimore, pasi që do të jetë një mbrojte nga ngricat që do të jenë prezent gjatë kësaj jave.

Sa i përket situatës biometeorologjike ajo mbetet e pafavorshme për personat me sëmundje kronike, ndërsa cilësia e ajrit paraqitet relativisht e mirë për shkak të aktivitetit të vazhdueshëm të këtyre elementeve meteorologjike.

Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.

Ministria e Infrastrukturës për herën e dytë: Rrugët janë të kalueshme përkundër reshjeve të borës 

0

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se përkundër reshjeve të borës, rrugët janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve.

“Sipas raporteve nga menaxherët e MI-së, rrugët që janë në menaxhim të institucionit, në vazhdimësi janë duke u pastruar nga bora dhe është duke u hedhur kripa, me qëllim të parandalimit të ngricave”, thuhet në kumtesë, transmeton KlanKosova.tv.

“Megjithatë, MI bën thirrje për kujdes të shtuar nga të gjithë shoferët gjatë vozitjes, në përputhje me rregullat e komunikacionit dhe kushtet atmosferike, që të evitohen aksidentet e mundshme”.

Kjo ministri njofton se ka 14 kompani të angazhuara në shtatë regjione.

Kaos në rrugët e Kosovës

0

Pas reshjeve të shumta të borës, rrugët e Kosovës janë pothuajse të bllokuara, shkruan Indeksonline.

Për shkak të mospastrimit të rrugëve nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës, kanë ndodhur shumë aksidente.

Kështu si pasojë, janë shkaktuar kolona të gjata.

Përveç dëmeve materiale edhe nuk dihet nëse ka të lënduar.

Së fundi, me apel doli edhe Policia e Kosovës.

“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve, për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica”, thuhet në njoftimin e tyre.

Bora në magjistralen Prizren-Gjakovë krijon kolona, MI-ja thotë se rrugët janë të pastruara  

0

Ministria e Infrastrukturës ka bërë me dije se të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme, pavarësisht reshjeve të borës. Mirëpo kjo nuk duket në magjistralen Prizren-Gjakovë. KOHA ka siguruar pamje nga kjo magjistrale ku rruga duket e rënduar nga bora ndërsa veturat kanë krijuar kolonë.

“Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se të gjitha rrugët në menaxhim të MI-së, janë të hapura për qarkullim, përkundër reshjeve të vazhdueshme të borës. Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vozitin në përputhje me rregullat e komunikacionit, duke ju përshtatur kushteve atmosferike, me qëllim të evitimit të aksidenteve të mundshme”, thuhet në njoftimin e MI-së.

https://youtu.be/Ov9_BL29xGA

 

QKMF në Prizren për nder të Ditës Botërore të Syndrome Down, mundëson gratis tripl-test për gratë shtatzëna

0

Përmes një postimi në facebook, drejtori i QKMF në Prizren, Xhevat Elezkurtaj në Ditën Botërore të personave me Syndrome Down, thotë se ky institucion mundëson gratis tripl-test për gratë shtatzëna.

Postimi i plotë:

Ata kërkojnë mbështetje dhe dorën e ngrohtë të institucioneve shëndetësore.
Sot është dita botërore e ketyre engjujve të cilët natyra i beri të janë të veçantë -femijëve me Sindromën Down.
Për të detektuar ketë anomali kromozomale, QKMF-Prizren të gjithë shtatzënave ua mundëson TRIPLE Testin në laboratorin e saj GRATIS.
TripleTest detekton:
▪︎syndrom Down
▪︎syndrom Edwards
▪︎spina bifida

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort