Home Blog Page 4842

Prizren: Nga spitali thërret Policinë për të treguar se ka armatim në shtëpi

0

Një person ka telefonuar në Policinë e Kosovës në Prizren, duke i njoftuar se në shtëpinë e tij ka armatim.

Kjo telefonatë erdhi pasi gjyshi i personit të dyshuar, i tha këtij të fundit të lajmërojë Policinë, teksa vet ai gjendet në spital për shkak të komplikimeve shëndetësore.

“Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ka gjetur dhe konfiskuar një armë AK-47 me dy karikatorë me 28 fishekë dhe pesë granata dore. Është njoftuar njësiti i EOD-së të cilët kanë tërhequr mjetet e dyshuara nga vendi i ngjarjes dhe bastisja ka përfunduar”, ka njoftuar Policia.

Albin Kurti: I di emrat e ministrave, së shpejti i merrni vesh edhe ju

0

Kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, Albin Kurti është deklaruar sërish para mediave para votimit të Qeverisë së Kosovës.Kurti shkurtimisht tha se tashmë është bërë caktimi i ministrave.

“I di emrat e ministrave, së shpejti i merrni vesh edhe ju”, tha shkurtimisht ai.

Ndërkaq, seanca konstitutive e legjislaturës së tetë ka përfunduar, ku tashmë është bërë betimi i deputetëve të zgjedhur dhe Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit.

Glauk Konjufca bëhet edhe U.D i presidentit të Kosovës, do t’i duhet ta mandatojë Albin Kurtin për kryeministër

0

Kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës që u zgjidh sot, Glauk Konjufca, do të jetë edhe ushtrues i detyrës së presidentit të Kosovës.

Ai mori përkrahjen e 69 deputetëve për ta udhëhequr Kuvendin, e me automatizëm bëhet edhe drejtues i Presidencës së Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Këtë pozitë, Konjufca do t’ia marrë pararendëses, u.d të presidentes Vjosa Osmani, e cila mori detyrën pas dorëheqjes së presidentit Hashim Thaçi.

E se Konjufca pritet të jetë president i ri, e konfirmon edhe profesori i të Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu. Ai thotë se kjo bëhet me automatizëm.

“Meqë e kemi një situatë të tillë me ushtrues detyre të presidentit, kryetari i ri i Kuvendit do të duhej ta merrte këtë detyrë në mënyrë automatike. Edhe pse kjo çështje nuk është e përcaktuar në mënyrë taksative në Kushtetutë, është e nënkuptueshme sepse vlen principi i analogjisë”, thotë Baraliu për Radion Evropa e Lirë.

Mirëpo, sipas Baraliut, nuk është e qartësuar nëse presidenti i ri do të ketë mandate të ri 6 mujor, apo vetëm do t’i vazhdohet mandati që mori Vjosa Osmani.

Sidoqoftë, me këtë zhvillim, vështirësohet procesi i votimit të Qeverisë së re, pasi Konjufca duhet ta marrë detyrën në Presidencë e më pas ta mandatojë Albin Kurtin për kryeministër.

Ndërkohë, Vjosa Osmani për pak ditë do të dalë në vota për ta rimarrë pozitën e Presidentit, të cilën e ushtroi për disa muaj. Asaj i nevojiten 2/3 e deputetëve për t’u zgjedhur e parë e shtetit, të cilat akoma nuk i ka të sigurta.

“Ditë e bardhë” – Simbolika e veshjes në të bardha të deputeteve gra të VV-së

0

Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të bëhet konstituimi i legjislaturës së tetë.

Ajo çka bie në sy gjatë kësaj seance është se pothuajse të gjitha deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe listës “Guxo” të Vjosa Osmani janë veshur në të bardha.

Në mesin e tyre është edhe ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani, shkruan Reporteri.net.

Vetë Osmani, mëngjesin e sotëm ka publikuar një një fotografi në Facebook, ku këtë ditë e ka quajtur “të bardhë”.

Me sa duket kjo është edhe simbolika e veshjes së tyre.

Mirëpo, përpos kësaj veshja me të bardha ka të bëjë edhe me një lëvizje në SHBA për të avokuar të drejtat e grave.

Përpos konstituimit të Kuvendit, sot pritet të votohet edhe Qeveria Kurti. /Reporteri.net

Ibrahimovic vendos rekord të ri në Seria A

0

Suedezi realizoi gol në fitoren e ‘çmendur’ ndaj Fiorentinas me rezultat 2 – 3, shkruan lajmi.net.

Me këtë gol, Ibrahimovic është bërë lojtari më i vjetër në Seria A që shënon më shumë se 15 gola brenda një edicioni.

Ky rekord nuk ishte arritur ndonjëherë, derisa 39-vjeçari është në formë mjaftë të mirë dhe pritet të realizojë edhe disa gola të tjerë.

Ndërkohë, Ibrahimovic pritet të përballet me Kosovën të dielën e ardhshme në “Fadil Vokrri”./Lajmi.net/

Pse disa njerëz janë pozitivë me COVID pas vaksinimit?

0
A nurse prepares a COVID-19 vaccine before administering it to Sister Joanna Sloan, left, the first person in Northern Ireland to receive the Pfizer-BioNTech COVID-19 vaccine at the Royal Victoria Hospital, in Belfast, Tuesday Dec. 8, 2020. The United Kingdom, one of the countries hardest hit by the coronavirus, is beginning its vaccination campaign, a key step toward eventually ending the pandemic. (Liam McBurney/Pool via AP)

Vaksina antiCOVID-19 nuk siguron mbrojtje të plotë ose të menjëhershme kundër infeksionit, që do të thotë se është ende e mundur të infektoheni dhe të testoheni pozitiv për virusin.

Kjo i ndodhi deputetit demokrat Stephen Lynch nga Massachusetts. Ai doli pozitiv për COVID-19 pasi mori një dozë të dytë të vaksinës Pfizer. Trajneri i basketbollit i Hall of Fame, Rick Pitino, ishte gjithashtu pozitiv pasi mori dozën e parë. Ka disa arsye pse ata dolën pozitivë, shkruan CNN.

Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, vaksina kërkon disa ditë deri në disa javë për të funksionuar. Ju mund të jeni pozitiv për testimin para se të funksionojë vaksina.

“Duhet pak kohë për të zhvilluar një përgjigje imune”, tha Robert Salata, drejtor i Qendrës së Spitaleve të Universitetit Roe Green për Mjekësinë e Udhëtimit dhe Shëndetin Global në Cleveland -SHBA.

“Pas 14 ditësh, doza e parë e vaksinës Pfizer ishte rreth 52 për qind e efektshme në parandalimin e sëmundjes”, tha Salata, i cili ishte një studiues kryesor i vaksinave Pfizer në spitalin e tij.

Ndërsa, Stephane Bancel, drejtor ekzekutiv i kompanisë Moderna, thotë se doza e parë mund të sigurojë një mbrojtje, por për momentin “nuk ka të dhëna për ta provuar atë”.

Pas vaksinimit, përsëri mund të testoheni pozitivisht sepse vaksina nuk është 100 për qind efektive. Dy vaksina të miratuara nga Shtetet e Bashkuara janë shumë efektive, por nuk sigurojnë mbrojtje të plotë.

Vaksina Pfizer ishte 95 për qind efektive në parandalimin e sëmundjes në provat klinike pasi njerëzit morën dy doza. Vaksina tjetër Moderna ishte 94 për qind efektive në parandalimin e sëmundjes te njerëzit që morën dy doza në provat klinike.

Vaksinimi parandalon sëmundjen, por nuk është ende e qartë nëse dhe në çfarë mase vaksina parandalon infeksionin.

“Të dhënat janë më pak të qarta nëse vaksinat do të parandalojnë që virusi të na infektojë dhe nëse mund të kemi raste asimptomatike. Kjo është ende duke u studiuar “, tha William Schaffner, specialist i sëmundjeve infektive dhe profesor i mjekësisë parandaluese në Departamentin e Politikave Shëndetësore në Universitetin Vanderbilt.

“Me sa kemi parë, këto vaksina parandalojnë sëmundjen, përkatësisht zhvillimin e formave të rënda të sëmundjes,” tha Namandje Bumpus, drejtor i Departamentit të Farmakologjisë dhe Shkencës Molekulare në Universitetin “Johns Hopkins”.

“Por përqendrimi tek efikasiteti nuk ofron një pasqyrë të plotë, pasi që mund të prekeni ende me COVID, por me sa duket këto raste janë ende më pak serioze sesa ato forma të sëmundjes që zhvillohen te njerëzit e pa vaksinuar, dhe kjo është vërtet e rëndësishme”, tha ai.

Prodhuesit e vaksinave ende po studiojnë nëse vaksinat vetëm parandalojnë zhvillimin e formave të rënda të sëmundjes apo i mbrojnë plotësisht ato nga infeksionet.

Nëse jeni asimptomatik, përsëri mund të jeni pozitiv për COVID-19. Do të thotë gjithashtu që edhe nëse vaksinoheni, përsëri mund ta përhapni sëmundjen, andaj, edhe njerëzit e vaksinuar ende do të duhet të mbajnë maska. Një person mund të jetë një bartës asimptomatik dhe të ketë virusin në pasazhet e hundës, kështu që kur merr frymë, flet ose teshtin, koronavirusi ende mund të transmetojë te të tjerët.

Vaksinat nuk funksionojnë në mënyrë retroaktive. Ju mund të jeni pozitiv sepse jeni infektuar para se të merrni vaksinën dhe nuk e dinit ende. Kjo u ndodhi disa punonjësve shëndetësorë në një studim të botuar nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Studimi tregoi se 22 nga 4.081 punonjës të kujdesit shëndetësor të vaksinuar rezultuan pozitivë për COVID-19 pasi morën dozën e parë.

Një nga autorët e studimit, Eyal Leshem nga Qendra Mjekësore Sheba në Izrael tha se ishte e qartë se disa nga punëtorët që rezultuan pozitivë “ishin infektuar në të vërtetë me koronavirus para se të merrnin dozën e parë”.

Ekzistojnë shqetësime se disa variante që u përhapën në SHBA mund të jenë më pak të ndjeshme ndaj mbrojtjes së siguruar nga vaksinat. Të dhënat paraprake laboratorike tregojnë se vaksinat duhet të sigurojnë mbrojtje dhe drejtuesit e shëndetit publik duan të vaksinojnë sa më shumë njerëz në mënyrë që të kufizojnë mundësitë e mutacionit të virusit.

Prodhuesit e vaksinave kundër COVID-19 thanë se po testojnë për të përcaktuar nëse vaksinat funksionojnë kundër varianteve të reja dhe gjithashtu po punojnë në përmirësues që do të siguronin mbrojtje shtesë ndaj varianteve të reja të koronavirusit.

“Është e mundur që brenda një viti të merrni vaksinën e gripit nga njëra anë dhe përforcuesin e vaksinës COVID nga ana tjetër. Ne do të duhet të përshtatemi me atë që po bën ky virus. Dhe ne kemi kapacitet për të vazhduar me virusin, madje edhe për ta parandaluar atë ”, tha William Schaffner.

Glauk Konjufca emërohet kryeparlamentar

0

Glauk Konjufca është votuar në krye të Kuvendit të Kosovës, me 69 deputetë  që kanë votuar pro, 33 kundër dhe asnjë asbtenim.

Lëvizja Vetëvendosje bashkë me Listën “GUXO” të Vjosa Osmanit e kanë propozuar Konjufcën kryeparlamentar për legjislaturën e re.
Propozimin e tij e ka bërë deputeti Adnan Rrustemi, derisa 69 deputetë kanë votuar pro, 33 kundër dhe asnjë asbtenim.

Konjufca ishte në krye të organit më të lartë ligjvënës pas zgjedhjeve të 6 tetor 2019, kur LVV doli partia e parë në garën e ngushtë me LDK-në,, raporton Gazeta Express.

BE-ja: S’jemi të gatshëm t’i ndihmojmë vendet e varfra me vaksina anti-COVID

0

Në një prononcim për media, presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, njoftoi të dielën se BE-ja nuk do të ndajë vaksinat e koronavirusit me vendet e tjera derisa të ketë “një situatë më të mirë prodhimi”.

Derisa BE-ja po përballet me një valë të tretë me koronavirus dhe kufizime të reja në jetën publike, sinjalizoi një përmbysje të dukshme të premtimeve të mëparshme të bllokut.

Von der Leyen kishte bërë një fushatë të fortë për sigurimin e vaksinave për njerëzit në mbarë botën në pranverën e vitit 2020. Por shumica e dozave të vaksinave COVID vazhdojnë të administrohen në vendet e pasura.

“BE ka investuar 2.2 miliardë euro në këtë iniciativë. COVAX tashmë ka dërguar 30 milionë doza të vaksinës në 52 vende”, ka thënë ajo.

As sot nuk ka qarkullim të autobusëve

0

Bojkotimi i punës dhe greva e operatorëve të transportit publik po vazhdon edhe sot.Në ora 12:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, përkatësisht para qeverisë, drejtues të Shoqatës së Transportuesve Rrugor të Udhëtarëve do të bëjnë një paraqitje publike para mediave në shenjë proteste për mos subvencionimin nga Qeveria në detyrë e Kosovës.Marshi-protestues me autobusë i paraparë për sot nga kjo shoqatë ka filluar në orën 10:00.

Kryetari i kësaj shoqate Ruzhdi Kurtishaj theksoi për KosovaPress se nuk heqin dorë nga grevat dhe protesta deri në realizimin e marrëveshjes për subvencionim nga Qeveria, raporton KP.Ndërsa, në shenjë proteste për mos subvencionimin nga Qeveria në detyrë, rreth 250 kompani të autobusëve kanë protestuar të premten në Prishtinë.Derisa prej të mërkurës, Shoqata e transportit rrugor të udhëtarëve, ka ndalur qarkullimin e autobusëve

Vendimi i LDK-së: Kujtim Shala do të propozohet për nënkryetar të Kuvendit

0

Kuvendi i Kosovës sot me fillim në orën 10:00, do mbajë seancën konstituive të legjislaturës së tetë, raporton Gazeta Express.

Në krye të këtij institucioni pritet të emërohet Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje.

Deri partitë tjera nuk kanë zbuluar emrat e personave që do të propozohen si nënkryetarë të Kuvendit, nga LDK-ja kanë bërë të ditur se e propozojnë në këtë pozitë Kujtim Shalën.

Shala e kishte mbajtur këtë post edhe në legjislaturën e kaluar.

“Shef i Grupit Parlamentar të LDK-së do të jetë Arben Gashi, ndërsa Kujtim Shala do të jetë nënkryetar i Kuvendit”, ka njoftuar gjatë vikendit kreu i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku.

Kuvendi i Kosovës sot me fillim në orën 10:00, do mbajë seancën konstituive të legjislaturës së tetë.

Sipas agjendës, fillimisht do të formohet komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, dhënia e betimit të deputetëve, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.

Ndërkohë, gjatë kohëzgjatjes së seancës, mediat mund të qëndrojnë në ballkonin e sallës plenare, konform Rregullores për rendin dhe qasjen e mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit.

Po ashtu, Kuvendi do të ofrojë linkun e transmetimit të drejtpërdrejtë të kësaj seance.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort