Home Blog Page 4840

Vjosa Osmani: Ditë e bardhë sot!

0

Ushtruesja e detyrës së presidentes dhe kandidatja për këtë post, Vjosa Osmani, e ka cilësuar “të bardhë” ditën e sotme.

Ajo ka postuar një fotografi të disa luleve të bardha të mbuluar nga bora, derisa nuk dihet nëse me bardhësi e ka ndërlidhur edhe me seancën konstituive të Kuvendit që do të mbahet sot.

Bora vazhdon edhe sot, këto janë temperaturat

0

Ndonëse jemi futur zyrtarisht në stinën e pranverës me 21 mars, ky mot po i ngjanë një dimri të hershëm apo pranvere të vonuar.

Kjo situatë e parashikuar meteorologjike nuk na ka habitur, sepse sipas statistikave që kemi në IHMK, borë ka rënë edhe në pjesën e parë të muajit prill.Bora e cila po bie do të vazhdoj edhe në pjesën e parë të javës së ardhshme por intensitet i saj do të dobësohet nga e martë (23 mars Dita Botërore e Meteorologjisë).

Mot i paqëndrueshëm dhe me temperatura nën vlerat e mesatareve do të vazhdoj deri ditën e enjte. Tutje do të ketë rritje graduale në fushat termike.

Bora e cila po bie, aty ku ka mbulesë të tërësishme, do të jetë në favor të kulturave bimore, pasi që do të jetë një mbrojte nga ngricat që do të jenë prezent gjatë kësaj jave.

Sa i përket situatës biometeorologjike ajo mbetet e pafavorshme për personat me sëmundje kronike, ndërsa cilësia e ajrit paraqitet relativisht e mirë për shkak të aktivitetit të vazhdueshëm të këtyre elementeve meteorologjike.

Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.

Ministria e Infrastrukturës për herën e dytë: Rrugët janë të kalueshme përkundër reshjeve të borës 

0

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se përkundër reshjeve të borës, rrugët janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve.

“Sipas raporteve nga menaxherët e MI-së, rrugët që janë në menaxhim të institucionit, në vazhdimësi janë duke u pastruar nga bora dhe është duke u hedhur kripa, me qëllim të parandalimit të ngricave”, thuhet në kumtesë, transmeton KlanKosova.tv.

“Megjithatë, MI bën thirrje për kujdes të shtuar nga të gjithë shoferët gjatë vozitjes, në përputhje me rregullat e komunikacionit dhe kushtet atmosferike, që të evitohen aksidentet e mundshme”.

Kjo ministri njofton se ka 14 kompani të angazhuara në shtatë regjione.

Kaos në rrugët e Kosovës

0

Pas reshjeve të shumta të borës, rrugët e Kosovës janë pothuajse të bllokuara, shkruan Indeksonline.

Për shkak të mospastrimit të rrugëve nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës, kanë ndodhur shumë aksidente.

Kështu si pasojë, janë shkaktuar kolona të gjata.

Përveç dëmeve materiale edhe nuk dihet nëse ka të lënduar.

Së fundi, me apel doli edhe Policia e Kosovës.

“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve, për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica”, thuhet në njoftimin e tyre.

Bora në magjistralen Prizren-Gjakovë krijon kolona, MI-ja thotë se rrugët janë të pastruara  

0

Ministria e Infrastrukturës ka bërë me dije se të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme, pavarësisht reshjeve të borës. Mirëpo kjo nuk duket në magjistralen Prizren-Gjakovë. KOHA ka siguruar pamje nga kjo magjistrale ku rruga duket e rënduar nga bora ndërsa veturat kanë krijuar kolonë.

“Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se të gjitha rrugët në menaxhim të MI-së, janë të hapura për qarkullim, përkundër reshjeve të vazhdueshme të borës. Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vozitin në përputhje me rregullat e komunikacionit, duke ju përshtatur kushteve atmosferike, me qëllim të evitimit të aksidenteve të mundshme”, thuhet në njoftimin e MI-së.

https://youtu.be/Ov9_BL29xGA

 

QKMF në Prizren për nder të Ditës Botërore të Syndrome Down, mundëson gratis tripl-test për gratë shtatzëna

0

Përmes një postimi në facebook, drejtori i QKMF në Prizren, Xhevat Elezkurtaj në Ditën Botërore të personave me Syndrome Down, thotë se ky institucion mundëson gratis tripl-test për gratë shtatzëna.

Postimi i plotë:

Ata kërkojnë mbështetje dhe dorën e ngrohtë të institucioneve shëndetësore.
Sot është dita botërore e ketyre engjujve të cilët natyra i beri të janë të veçantë -femijëve me Sindromën Down.
Për të detektuar ketë anomali kromozomale, QKMF-Prizren të gjithë shtatzënave ua mundëson TRIPLE Testin në laboratorin e saj GRATIS.
TripleTest detekton:
▪︎syndrom Down
▪︎syndrom Edwards
▪︎spina bifida

Kanosi të dy prindërit, një muaj paraburgimit ndaj një të pandehurit nga Prizren

0

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtari i procedurës – Refki Piraj , ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë ndaj të pandehurit A.P., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: kanosje.
Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit A.P., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

Me datë 17 mars, në shtëpinë e përbashkët familjare, i ka kanosur të dëmtuar – prindërit e tij, me vepra apo gjeste se do t’i privoj nga jeta ose do t’i shkaktoj lëndim të rëndë trupor, në atë mënyrë që ditën kritike i pandehuri fillimisht fjaloset  me të dëmtuarit – prindërit e tij, duke i ‘u kërkuar të holla, i ‘u bënë presion në vazhdimësi,  dhe më pas  i kanos me fjalët “Unë po dal në qytet, kur të kthehem nëse iu gjejë në banesë do t’iu vras”, dhe në vazhdimësi i njëjti shkakton ankth, frikë dhe pa siguri tek të dëmtuarit.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Gjyqtari i procedurës ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, sepse duke pasur parasysh peshën e veprës penale mënyrën dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale, ashtu që me dashje ushtron  dhunë duke i kanosur edhe me jetë prindërit e tij, gjithashtu Gjykata ka marrë parasysh edhe faktin që i pandehuri ka kryer këto veprime duke qenë nën ndikimin e substancave narkotike.

Gjithashtu nga shkresat e lëndës vërtetohet se i pandehuri është recidivist i veprave penale të kësaj natyre, pasi që më herët është shpallur fajtor për veprën penale të dhunës në familje.
Nga të lartë cekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se në rastin konkret kjo masë është më oportune dhe më e arsyeshme duke marr parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes, caktimi i paraburgimit për të pandehurin është më se i domosdoshëm dhe i arsyeshëm dhe për shkak të mbarëvajtjes së procedurës së rregullt të procedurës penale – hetimore.

Borë edhe në ditë e ardhshme në Kosovë, priten temperaturat të ulëta në javën parë të pranverës

0

Ndonëse jemi futur zyrtarisht në stinën e pranverës me 20 mars, ky mot po i ngjanë një dimri të hershëm apo pranvere të vonuar, thotë Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Reshjet e borës do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të para të javës së ardhshme por intensiteti do të dobësohet nga e martë.

Mot i paqëndrueshëm dhe me temperatura nën vlerat e mesatareve do të vazhdojë deri ditën e enjte.

Tutje do të ketë rritje graduale në fushat termike.

Bora e cila po bie aty ku ka mbulesë të tërësishme, do të jetë në favor të kulturave bimore, pasi që do të jetë një mbrojte nga ngricat që do të jenë prezent gjatë kësaj jave.

Sa i përket situatës biometeorologjike ajo mbetet e pafavorshme për personat me sëmundje kronike, ndërsa cilësia e ajrit paraqitet relativisht e mirë për shkak të aktivitetit të vazhdueshëm të këtyre elementeve meteorologjike.

Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.

Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të hapura për qarkullim

0

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të gjitha rrugët në menaxhim e saj në mbarë vendin janë të hapura për qarkullim.

“Kompanitë e kontraktuara, në vazhdimësi janë duke pastruar rrugët regjionale, magjistrale, nacionale dhe autostradat. Me qëllim të parandalimit të ngricave, po intervenohet edhe me hedhje të kripës”, thuhet në njoftim.

“Rrugët e pastruara dhe të hapura për qarkullim janë edhe në viset malore, në të cilat ka reshje më të dendura të bores”.

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka bërë thirrje për qytetarët që të vozitin në përputhje me rregullat e komunikacionit, duke ju përshtatur kushteve atmosferike, me qëllim të evitimit të aksidenteve të mundshme.

Seanca konstituive e Kuvendit nesër në orën 10:00, ky është rendi i ditës

0

Kuvendi i Kosovës njofton për seancën e nesërme konstituive, duke filluar nga ora 10:00.

Në njoftimin dërguar mediave, është bërë i qartë edhe rendi i ditës.

“1. Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,

2. Dhënia e betimit të deputetëve,

3. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit”.

“Gjatë kohëzgjatjes së seancës, mediat mund të qëndrojnë në ballkonin e sallës plenare, konform Rregullores për rendin dhe qasjen e mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit…Po ashtu, Kuvendi do të ofrojë linkun e transmetimit të drejtpërdrejtë të kësaj seance, nëpërmjet:

· Ueb faqes së Kuvendit,

· Kanalit zyrtar të Kuvendit në youtube, si dhe

· RTK-së, si medium publik”, përfundon njoftimi.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort