Home Blog Page 4838

Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të hapura për qarkullim

0

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të gjitha rrugët në menaxhim e saj në mbarë vendin janë të hapura për qarkullim.

“Kompanitë e kontraktuara, në vazhdimësi janë duke pastruar rrugët regjionale, magjistrale, nacionale dhe autostradat. Me qëllim të parandalimit të ngricave, po intervenohet edhe me hedhje të kripës”, thuhet në njoftim.

“Rrugët e pastruara dhe të hapura për qarkullim janë edhe në viset malore, në të cilat ka reshje më të dendura të bores”.

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka bërë thirrje për qytetarët që të vozitin në përputhje me rregullat e komunikacionit, duke ju përshtatur kushteve atmosferike, me qëllim të evitimit të aksidenteve të mundshme.

Seanca konstituive e Kuvendit nesër në orën 10:00, ky është rendi i ditës

0

Kuvendi i Kosovës njofton për seancën e nesërme konstituive, duke filluar nga ora 10:00.

Në njoftimin dërguar mediave, është bërë i qartë edhe rendi i ditës.

“1. Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,

2. Dhënia e betimit të deputetëve,

3. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit”.

“Gjatë kohëzgjatjes së seancës, mediat mund të qëndrojnë në ballkonin e sallës plenare, konform Rregullores për rendin dhe qasjen e mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit…Po ashtu, Kuvendi do të ofrojë linkun e transmetimit të drejtpërdrejtë të kësaj seance, nëpërmjet:

· Ueb faqes së Kuvendit,

· Kanalit zyrtar të Kuvendit në youtube, si dhe

· RTK-së, si medium publik”, përfundon njoftimi.

Selmanaj, Qunit: Qenkan prekë pak “gjenerata e re reformatore” e LDK-së

0

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosvoës, Driton Selmanaj, iu është kundërpërgjigjur nënkryetarit të LDK-së, Anton Qunit, i cili i doli në mbrojtje kryetari të kësaj partie Lumir Abdixhikut.

Quni ka thënë se Abdixhiku ishte i fundit nga liderët e partive që takoi Osmanin në konsultim gjithëpërfshirës me strukturat e LDK-së.

Ndërsa Selmanaj në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se “qenkan prek pak ‘gjenerata e re reformatore’ e LDK-së, njofton Klan Kosova.

“Pajtohem që zërin qytetar duhet dëgjuar me shumë kujdes, dhe që reflektimi të ndodh me domosdoshmëri, por ky reflektim duhet të filloj pikërisht nga ata që për 20 vite mbajtën pozita të rëndësishme në LDK, dhe ata që në degët e tyre në zgjedhjet e fundit humbën mbi 50% të elektoratit të LDK-së”.

“Është e ligë dhe tejet e ulët që të tillët të na ripaketohen si reformatorë apo ‘dream team’!”.

Të mbuluar me maska anti-covid grabisin pompën në Suharekë, gjykata i jep një muaj paraburgim

0

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtarja e procedurës– Ajser Skenderi, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 18.03.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 17.04.2021, ndaj të pandehurit A.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: grabitja nga neni 317 par.1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Kosovës.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit A.K., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

– I pandehuri A.K., me datë 3 mars, në orët e hershme të mëngjesit në pompën e derivateve në Suharekë, i pandehuri bashkë me një person tjetër (S.H., që gjendet në masën e paraburgimit), me kanosje e përvetësojnë në mënyrë të kundërligjshme pasurinë e luajtshme të personit tjetër, në atë mënyrë që të pandehurit vendosin maskat anti – covid të veshur me xhaketa dhe kapuç ngjyrë të zezë, i afrohen viktimës, dhe i drejtohen me fjalët ‘’ mos lëviz vetëm na jep para”, viktima nga frika fillimisht i ngrit duart lart dhe jep para në vlerë prej 1.500 (një mijë e pesëqind) euro, dhe të pandehurit largohen në këmbë me shpejtësi,

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Gjyqtarja e procedurës vlerëson se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, ngase i pandehuri me qëndrimin e tij në liri mund të fshihet apo të jepet në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, pasi që i njëjti ka qenë i kërkuar sipas urdhër arrestit të kësaj Gjykate dhe pas kryerjes së veprës penale ka qenë i paarritshëm për organet e ndjekjes penale, gjithashtu hetimet në këtë çështje sapo kanë filluar në rrjedhën e mëtejmë do të mblidhen edhe prova të tjera për zbardhjen e kësaj çështje penale, si dhe Gjykata ka marrë parasysh rrezikshmërinë shoqërore të veprës penale si dhe intensitetin e vlerës së mbrojtur.

Andaj, duke marrë parasysh të lartë cekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se në rastin konkret masa e paraburgimit është më oportune dhe më e arsyeshme duke marr parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes, caktimi i paraburgimit për të pandehurin është më se i domosdoshëm dhe i arsyeshëm dhe për shkak të mbarëvajtjes së procedurës së rregullt të procedurës penale – hetimore.

SHËNIM: Me datë 8 mars 2021, Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtarja e procedurës – Ajser Skenderi, kishte caktuar masën e paraburgimit ndaj të bashkëpandehurit S..H., për veprën penale grabitje lidhur me rastin e njëjtë.

Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore në Prizren.

793 raste me Covid-19 në Kosovë, 9 në Prizren

0

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.838 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 793 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (80, 63 vjeç), Ferizaj 1 rast (63 vjeç), Gjilan 1 rast (83 vjeç), Kaçanik 1 rast (84 vjeç), Klinë 1 rast (81 vjeç), Mitrovicë 1 rast (72 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 82.185 raste nga 384.742 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.760 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 352 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 68.083 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.342.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 295 raste, Gjilan 63 raste, Fushë-Kosovë 58 raste, Pejë 53 raste, Gjakovë 38 raste, Mitrovicë 39 raste, Vushtrri 38 raste, Lipjan 34 raste, Ferizaj 30 raste, Drenas 17 raste, Obiliq 15 raste, Podujevë 15 raste, Deçan 13 raste, Rahovec 13 raste, Kamenicë 10 raste, Klinë 10 raste, Prizren 9 raste, Shtime 9 raste, Suharekë 6 raste, Istog 5 raste, Kaçanik 5 raste, Skenderaj 4 raste, Viti 4 raste, Malishevë 3 raste, Novobërdë 3 raste, Dragash 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Kllokot.

Një muaj paraburgim ndaj prizrenasit i cili kanosi prindërit e tij

0

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj të dyshuarit A.P për veprën penale kanosje.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se “Me datë 17 mars, në shtëpinë e përbashkët familjare, i ka kanosur të dëmtuar – prindërit e tij, me vepra apo gjeste se do t’i privoj nga jeta ose do t’i shkaktoj lëndim të rëndë trupor, në atë mënyrë që ditën kritike i pandehuri fillimisht fjaloset me të dëmtuarit – prindërit e tij, duke i ‘u kërkuar të holla, i ‘u bënë presion në vazhdimësi, dhe më pas i kanos me fjalët “Unë po dal në qytet, kur të kthehem nëse iu gjejë në banesë do t’iu vras”,dhe në vazhdimësi i njëjti shkakton ankth, frikë dhe pa siguri tek të dëmtuarit”.

Anton Quni i kundërpërgjigjet Driton Selmanajt: Lumiri e takoi i fundit Osmanin

0

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, i është kundërpërgjigjet bashkëpartiakut të tij, Driton Selmanajt, i cili tha se vendimi i kryesisë së re për ta takuar Vjosa Osmanin, është turr që do ta rrëzojë LDK-në.

Postimi i plotë:

Lumiri ishte i fundit nga liderët e partive që takoi, zj Osmani; në konsultim gjithëpërfshirës me strukturat e LDK-së. Nuk kishte as “turr” e as “vrap”!LDK-së po i ri-kthehet dinjiteti me hapa shumë të sigurt. “Dream Team” në krye me Lumirin.

“Shkëlqimi dhe rënia” e Agim Veliut, si i humbi pozitat në LDK, Qeveri e komunë?

0

Ishte viti 2017, kur Agim Veliu, fitoi për herë të pestë mandatin për të udhëhequr me Komunën e Podujevës.

Por, ani pse kishte ende mandat si udhëheqes i llapjanëve, Agim Veliu dha dorëheqje nga pozita e kryetarit të Podujevës me 6 shkurt të vitit 2020.

Veliu, kishte vendosur të bëhej ministër i Punëve të Brendshme, në qeverinë që udhëhiqej nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje.

Por, çka ndodhi më pas?!

Me 18 shkurt të po të njëjtit vit, kryeministri i atëhershëm, Albin Kurti, mori vendim për ta shkarkuar Veliun nga pozita e ministrit.

Kurti e arsyetoi shkarkimin e Veliut me deklaratën e këtij të fundit që duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme për shkak të virusit korona.

Atë kohë Qeveria e Kurtit kishte dalë kundër këtij propozimi.

Pas shkarkimit të Veliut filluan edhe qarjet në koalicionin Vetëvendosje-LDK.
Çarje këto që quan deri në inicimin e një mocioni mosbesimi nga vet LDK ndaj Qeverisë ku ishin pjesë e saj.

Nga ky mocion u rrëzua edhe Qeveria Kurti,saktësisht me datë 25 mars 2020.

Pas rrëzimit të Qeverisë Kurti në Kosovë kishte debate se a duhet të shkohet në zgjedhje të reja apo jo.

Përveç Lëvizjes Vetëvendosje që kërkonte zgjedhje, partitë e tjera donin zgjidhje tjetër që nuk dërgonte në zgjedhje, duke thënë që nuk ka kushte për zgjedhje për shkak të pandemisë.
Mundësia për formimin e Qeverisë iu dha LDK-së, pasi që ishte e dyta me rradhë në rezultatin zgjedhor të vitit 2019.

LDK e formoi Qeverinë Hoti në bashkëpunim me AAK-në dhe NISMA-n.

Në këtë Qeveri pozitë mori edhe Agim Veliu, i cili u kthye në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Për shkak të dorëheqjes së Veliu, Podujeva shkoi në zgjedhje të reja për kryetar komune më 29 nëntor 2020.
Në këto zgjedhje fitoi kandidati i Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqi kundër kandidatit të LDK-së Nexhmi Rudari.

Më 21 dhjetor 2020, Gjykata Kushtetuese ka dalur me vendim që Qeveria Hoti ishte zgjedhur në mënyrë jo kushtetuese dhe e dërgoi vendin në zgjedhje të reja.

Me rënien e Qeverisë Hoti, pozitën e ministrit e humbi edhe Agim Veliu.

Veliu në zgjedhjet e 14 shkurtit kandidoi për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe pas rezultateve përfundimtare doli që edhe ka fituar mandatin që të jetë deputet i legjislaturës së tetë.

Por pavarësisht se Veliu e fitoi mandatin e deputet, ishte LDK që pësoi debakël në këto zgjedhje.

LDK fitoi vetëm 12.73% apo 15 ulëse në Kuvend, teksa Vetëvendosje ka fituar 50.28% të votave apo 58 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Pas rezultatit zgjedhor të LDK-së, ka dhënë dorëheqje kryetari i kësaj partie Isa Mustafa.

Më 14 mars u mbajtën Kuvendi Zgjedhor i LDK-së ku kryetar i LDK-së u zgjodh Lumir Abdixhiku.

Ajo që ra në sy ishte se pas zgjedhjes së Abdixhikut në krye të LDK-së, Veliu i cili ishte nënkryetar i Isa Mustafës nuk u rizgjodh në këtë pozitë.

Veli i cili nuk u zgjodh në pozitën e nënkryetarit tani më nuk ka mundur të jetë as pjesë e kryesisë së LDK-së.

Në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, Agim Veliu ka fituar 11.813 vota sipas rezultateve të certifikuara nga KQZ.

Tani Veliu ka mbetur pa e udhëhequr një komunë relativisht të madhe, siç është Podujeva, pa udhëheqje të ndonjë ministrie dhe pa qenë faktor kyq në vendimarrjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Facebook-u po planifikon një Instagram për fëmijë

0

Facebook mund të krijojë së shpejti një Instagram të ideuar për fëmijët, disa ditë pasi Instagrami premtoi se do të bënte më shumë për të mbrojtur të miturit.

Aplikacioni do të jetë vetëm për fëmijë nën moshën 13 vjeç. Aktualisht, përdoruesit e Instagramit duhet të jenë mbi 13 vjeç për t’u regjistruar, por asgjë nuk i ndalon fëmijët që të hapin profil me një datëlindje të rreme.

YouTube e ka tashmë një aplikacion për fëmijë, YouTube Kids, i nxjerrë në vitin 2016, por ende ka probleme me video të papërshtatshme për fëmijë që shfaqen herë pas here në këtë aplikacion, duke kaluar filtrat.

Kosova nga nesër në listën e Zvicrës për karantinim

0

Zvicra nuk ka vendosur për lirim të masave anti-COVID pavarësisht parashikimeve, si pasojë e rritjes së rasteve pozitive.

Ky shtet po ashtu ka futur në listë edhe disa vende të tjera, banorët e të cilave për të hyrë në Zvicër duhet të karantinohen. Në mesin e tyre është edhe Kosova.

Ndërkaq shtetet e tjera përveç Kosovës që janë futur në listë për karantinim që nga 22 marsi janë: Belgjika, Bullgaria, Polonia, Rumania, Hungaria dhe Qipro. Ndërkohë shtetet evropiane që vazhdojnë të mbesin në listë janë: Britania e Madhe, Suedia, Lituania, Letonia, Luksemburgu, Holanda, Sllovenia, Republika Çeke, Kroacia, Serbia, Sllovenia, Sllovakia, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi, San Marino, Monako, Shqipëria dhe Andorra.

Kushdo që hyn në Zvicër nga vendet e vendosura në listë, duhet të ketë një test negativ PCR që nuk është më i vjetër se tre ditë dhe më pas t’i nënshtrohet karantinës për dhjetë ditë.

Karantina mund të përfundojë nga dita e shtatë, nëse rezultati i testit të shpejtë antigen ose testi PCR është negativ.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort