Home Blog Page 4837

As sot nuk ka qarkullim të autobusëve

0

Bojkotimi i punës dhe greva e operatorëve të transportit publik po vazhdon edhe sot.Në ora 12:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, përkatësisht para qeverisë, drejtues të Shoqatës së Transportuesve Rrugor të Udhëtarëve do të bëjnë një paraqitje publike para mediave në shenjë proteste për mos subvencionimin nga Qeveria në detyrë e Kosovës.Marshi-protestues me autobusë i paraparë për sot nga kjo shoqatë ka filluar në orën 10:00.

Kryetari i kësaj shoqate Ruzhdi Kurtishaj theksoi për KosovaPress se nuk heqin dorë nga grevat dhe protesta deri në realizimin e marrëveshjes për subvencionim nga Qeveria, raporton KP.Ndërsa, në shenjë proteste për mos subvencionimin nga Qeveria në detyrë, rreth 250 kompani të autobusëve kanë protestuar të premten në Prishtinë.Derisa prej të mërkurës, Shoqata e transportit rrugor të udhëtarëve, ka ndalur qarkullimin e autobusëve

Vendimi i LDK-së: Kujtim Shala do të propozohet për nënkryetar të Kuvendit

0

Kuvendi i Kosovës sot me fillim në orën 10:00, do mbajë seancën konstituive të legjislaturës së tetë, raporton Gazeta Express.

Në krye të këtij institucioni pritet të emërohet Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje.

Deri partitë tjera nuk kanë zbuluar emrat e personave që do të propozohen si nënkryetarë të Kuvendit, nga LDK-ja kanë bërë të ditur se e propozojnë në këtë pozitë Kujtim Shalën.

Shala e kishte mbajtur këtë post edhe në legjislaturën e kaluar.

“Shef i Grupit Parlamentar të LDK-së do të jetë Arben Gashi, ndërsa Kujtim Shala do të jetë nënkryetar i Kuvendit”, ka njoftuar gjatë vikendit kreu i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku.

Kuvendi i Kosovës sot me fillim në orën 10:00, do mbajë seancën konstituive të legjislaturës së tetë.

Sipas agjendës, fillimisht do të formohet komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, dhënia e betimit të deputetëve, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.

Ndërkohë, gjatë kohëzgjatjes së seancës, mediat mund të qëndrojnë në ballkonin e sallës plenare, konform Rregullores për rendin dhe qasjen e mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit.

Po ashtu, Kuvendi do të ofrojë linkun e transmetimit të drejtpërdrejtë të kësaj seance.

Dijoni i jep leje Bersant Celinës t’i bashkohet Kosovës për ndeshjet e marsit

0

Dijoni e ka liruar Bersant Celinën t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës për ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës në fund të këtij muaji, njofton klubi francez.

Bashkimi i Celinës me ekipin kombëtar dardan për ndeshjet kundër Suedisë dhe Spanjës më 28 dhe 31 mars ishte i pasigurt, pasi klubet e Ligue 1 kishin rënë në ujdi të mos i lironin lojtarët e vet për t’iu bashkuar kombëtareve të tyre përkatëse, duke iu druajtur izolimit kur të ktheheshin në Francë, raporton Gazeta Express.

Megjithatë, Dijoni njofton se do t’i lirojë lojtarët e vet, përfshirë Celinën, për t’iu bashkuar Kombëtareve të tyre pas një vendimi të ri të Ministrisë së Sportit të Francës.

Ministria franceze nuk do t’iu kërkojnë ta respektojnë masën e izolimit shtatëditor lojtarëve që udhëtojnë jashtë zonës evropiane, sipas klubit francez.

Edhe dyshja Valon Berisha dhe Arbër Zeneli, të cilët luajnë për klubin tjetër të Ligue 1, Stade de Reims, pritet t’i bashkohen Kosovës.

Kombëtarja e Kosovës pritet të mblidhet sot në Prishtinë për t’i nisur përgatitjet për fushatën e dytë kualifikuese për Kupën e Botës në historinë e vet.

Por para se t’i nisin kualifikimet për Botërorin Katari 2022, verdhekaltrit do të përballen me Lituaninë në një ndeshje miqësore më 24 mars në Prishtinë.

Të dielën më 28 mars, Kosova e pret Suedinë në stadiumin “Fadil Vokrri” për ndeshjen hapëse për Katari 2022, para se të udhëtojë drejt Sevillës për t’u përballur me Spanjën. /Gazeta Express/

Policia futet në dasmën ku po këndonte Afrim Muqiqi, dënon këngëtarin dhe dasmorët

0

Këngëtari kosovar Afrim Muqiqi ka vendosur t’i mbajë dasmat që nga e sotmja.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale ai është parë duke kënduar në një dasmë.
Indeksonline raporton se në restorantin Diamond në Lipjan ku ishte duke kënduar Afrimi është rrethuar nga policia.

Aty janë duke u dënuar të gjithë dasmoret, po ashtu edhe këngëtari në fjalë si pasojë e shkeljes së rregullave anticovid.

Vështirësohet qarkullimi i automjeteve në disa fshatra të Hasit

0

Bora që po bie, ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve në disa fshatra të Hasit siç janë: Lubizhdë, Romaj, Gjonaj, ndërsa gjendje jo e mirë paraqitet edhe në pjesë tjera të komunës së Prizrenit.

Një banorë i fshatit Lubizhdë të Hasit në redaksi të Televizionit të Prizrenit, ka dërguar disa fotografi të gjendjes së rrugës ku shihen disa vetura që kanë vështirësi në qarkullim nga mos pastrimi i rrugës me borë nga kompanitë përgjegjëse të pastrimit.

Për shkak të mungesës së energjisë elektrike disa fshatra kanë ndërprerje të ujit

0

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, përmes një komunikate për media ka njoftuar se në Stacionin e pompave në Sozi, paraqitet problem me furnizim te energjise elektrike, problem i cili po shkakton edhe ndërprerje me furnizim të ujit.
Nga data 21.03.2021 prej ores 19:00 pa furnizim të ujit kane mbetur këto zona:- Kobaj
– Atmaxhë
– Tupec
– Nashec
– Grazhdanik
– Planej
– Gorozhup
– Mile
– Mazrek
– Gjonaj
– Një pjesë e qytetit të rrugës së Nashecit
Me rastin e rikthimit të energjisë elektrike, do të rikthehet edhe furnizimi i rregullt me ujë të pijes, thuhet në njoftimin e KRU “Hidroregjioni Jugor”/tvprizreni.net/

Sot pritet të votohet Qeveria Kurti 2

0

Seanca për votimin e Qeverisë Kurti 2 do të thirret pak orë pasi që të mbahet seanca konstituive e legjislaturës së tetë.

Kuvendi i Kosovës sot me fillim në orën 10:00, do mbajë seancën konstituive të legjislaturës së tetë.

Në krye të këtij institucioni pritet të emërohet Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje.

Deri partitë tjera nuk kanë zbuluar emrat e personave që do të emërohen si nënkryetarë të Kuvendit, nga LDK-ja kanë bërë të ditur se e propozojnë në këtë pozitë Kujtim Shalën.

Shala e kishte mbajtur këtë post edhe në legjislaturën e kaluar.

“Shef i Grupit Parlamentar të LDK-së do të jetë Arben Gashi, ndërsa Kujtim Shala do të jetë nënkryetar i Kuvendit”, ka njoftuar gjatë vikendit kreu i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku.

Kuvendi i Kosovës sot me fillim në orën 10:00, do mbajë seancën konstituive të legjislaturës së tetë.

Sipas agjendës, fillimisht do të formohet komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, dhënia e betimit të deputetëve, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.

Ndërkohë, gjatë kohëzgjatjes së seancës, mediat mund të qëndrojnë në ballkonin e sallës plenare, konform Rregullores për rendin dhe qasjen e mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit.

Pas seancës së parë të legjislaturës së re, Gazeta Express merr vesh se do të thirret edhe seanca për votimin e Qeverisë Kurti 2.

Kjo javë pra pritet të jetë finale për krijimin e institucioneve të reja në Kosovë. Gjatë javës është diskutuar mundësia që të thirret seancë edhe për presidentin.

Deri më tani, disa persona dihet se do të emërohen në krye të dikastereve qeveritare.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista “GUXO” e Vjosa Osmanit kanë marrë nga zgjedhjet e 14 shkurtit 50,28% të votave, duke u radhitur në vend të parë.

Në vend të dytë ka dalë PDK-ja me gjithsej 17,09%, ndërsa, LDK-ja ka dalë si parti e tretë me 12,73% të votave.

Këta janë 120 deputetët që do e konstituojnë Kuvendin e Kosovës

0

Kuvendi i Kosovës sot me fillim në orën 10:00, do mbajë seancën konstituive të legjislaturës së tetë.Në krye të këtij institucioni pritet të emërohet Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje.Sipas agjendës, fillimisht do të formohet komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, dhënia e betimit të deputetëve, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.

Ndërkohë, gjatë kohëzgjatjes së seancës, mediat mund të qëndrojnë në ballkonin e sallës plenare, konform Rregullores për rendin dhe qasjen e mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit.
Deri më tani, disa persona dihet se do të emërohen në krye të dikastereve qeveritare.Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista “GUXO” e Vjosa Osmanit kanë marrë nga zgjedhjet e 14 shkurtit 50,28% të votave, duke u radhitur në vend të parë.

Në vend të dytë ka dalë PDK-ja me gjithsej 17,09%, ndërsa, LDK-ja ka dalë si parti e tretë me 12,73% të votave.Këta janë deputetët e legjislaturës së re:

Vetëvendosje propozon sot Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit

0

Kuvendi i Kosovës sot me fillim nga ora 10:00, do mbajë seancën konstituive të legjislaturës së tetë. Lëvizja Vetëvendosje bashkë me Listën “GUXO” të Vjosa Osmanit do të propozojnë edhe personin që do të emërohet kryeparlamentar në legjislaturën e re, pasi që janë parti e parë e dalë nga zgjedhjet. Deri më tani është bërë e ditur se në këtë pozitë do të emërohet Glauk Konjufca.

Glauk Konjufca pritet ta udhëheq njërin nga tri institucionet më të rëndësishme të vendit.

Konjufca do të jetë i propozuari i LVV-së për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Konjufca ishte në krye të organit më të lartë ligjvënës pas zgjedhjeve të 6 tetor 2019, kur LVV doli partia e parë në garën e ngushtë me LDK-në.

Pozita e Konjufcës ishte bërë tepër e rëndësishme për zhbllokimin e negociatave LVV-LDK, me këta të fundit që e kërkonin me çdo kusht këtë pozitë.

Pas marrëveshjes së koalicionit me LDK-në, Konjufca u tërhoq nga pozita e kryeparlamentarit, për t’ia lënë vendin Vjosa Osmanit.

Konjufca në Qeverinë Kurti ishte ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Në opinion tashmë kanë dalë disa emra si ministra potencial në Qeverinë e re që sipas të gjitha gjasave do të votohet javën tjetër, megjithatë, nga LVV-ja dhe Lista “GUXO” e Vjosa Osmanit nuk kanë konfirmuar deri më tani asgjë zyrtarisht.

Gjermania po planifikon të shtyjë izolimin, karantimi i detyrueshëm për ata që vijnë nga jashtë

0

Izolimi i pjesshëm në Gjermani mund të zgjatet deri në muajin prill.

Kjo mund të ndodh pas propozimit të kancelares Angela Merkel, që po synon të marrë masa ndaj rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 brenda vendit, por edhe në Evropë.

Sipas raportimeve nga mediat gjermane, një vendim i tillë vjen nga frika e paraqitjes së mundshme të valës së tretë të pandemisë së koronavirusit.
Një gjë e tillë pritet të diskutohet nga Merkel edhe me liderët rajonalë nesër.

Kufizimet aktuale do të duhej që të hiqeshin në fund të muajit mars, por paraqitja dhe qarkullimi i varianteve të reja shtyju Qeverinë gjermane që ta shqyrojë një vendim të tillë.

Po ashtu po shqyrtohet mundësia që të vendoset rregulli i karantinës për ata që vijnë nga jashtë.

Qeveria rekomandon shmangien e udhëtimeve, veçanërisht largimet jashtë vendit, vetëm në rastet kur është e domosdoshme.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort