Home Blog Page 4773

51 mijë biznese fillojnë fiskalizimin në korrik, por vetëm 23% kanë marrë certifikatën elektronike

0

Zbatimi i procesit të fiskalizimit, që do të ndryshojë tërësisht mënyrën se si bizneset faturojnë dhe raportojnë online tek Tatimet, është shumë afër.

Në korrik fillon procesi për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve për 51 mijë subjekte, por deri tani vetëm 23% e tyre kanë aplikuar për të marrë certifikatën elektronike në e-Albania, që është hapi i parë për të zbatuar sistemin e ri.

Për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit, pavarësisht përgjegjësisë tatimore apo qarkullimit vjetor të realizuar, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 shtator 2021. Nga 1 janari ka filluar procesi për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve dhe organeve publike.

Ndërsa faza e parë, për transaksionet me organet publike ishte më e kufizuar, faza e dytë që nis në korrik dhe e treta në shtator do të përfshijnë të gjitha subjekteve në vend, me përjashtim të ambulantëve dhe fermerëve.

Nga 1 korriku, fiskalizimi fillon për 51 mijë subjekte, sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Tatimeve. Tatimet nuk kanë ende një të dhënë se sa do të jetë numri total i subjekteve që nga shtatori do të duhet të zbatojnë në total fiskalizimin, por më herët është deklaruar se mund të jenë rreth 80 mijë subjekte.

Të gjithë tatimpaguesit, që do të jenë përdorues të sistemit të fiskalizimit, në zbatim të detyrimit ligjor, që rrjedh nga Ligji, duhet të aplikojnë për t’u pajisur me Certifikatën elektronike, brenda afateve kohore.

Por, kur kanë mbetur vetëm më pak sesa tre javë nga zbatimi i fazës së dytë, ritmi i pajisjes bizneseve me certifikatën elektronike është i ulët. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), që menaxhon aplikimin për certifikatë përmes platformës e-Albania, bëri të ditur për Monitor se deri në 7.6.2021, janë pajisur me certifikatë elektronike për sistemin e fiskalizimit 11,576 biznese.

Tatimet: Deri tani janë fiskalizuar rreth 4600 tatimpagues

Sipas të dhënave nga tatimet, nga 1 janari deri në 30 qershor numri i tatimpaguesve të fiskalizuar në total është 4.581.

Për të njëjtën periudhë Fatura me para në dorë të lëshuara në total janë 2.097.080..

Fatura pa para në dorë të lëshuara në total – 69.647

-Nr i vizitave informuese të realizuara në biznese në total – 25.274

-Nr i trajnimeve që kanë marrë bizneset të realizuara në total – 24.091

-Nr i trajnimeve që kanë marrë kontabilistët në total – 3.143.

Marrja e certifikatës elektronike

Certifikata elektronike është një nga elementët e domosdoshëm që siguron përdorimin e portalit të Faturës Elektronike dhe kryerjen e veprimeve me të.

Ajo sigurohet duke aplikuar te AKSHI nëpërmjet portalit e-Albania.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit është 3 ditë pune. Periudha e vlefshmërisë është 1 vit nga koha e gjenerimit të certifikatës.

Kosto është 4000 Leke në vit.

Shërbimi elektronik “Aplikim për certifikatë elektronike për projektin e fiskalizimit” mundëson pajisjen me Certifikatë Elektronike për subjektet tatimpaguese në kuadër të projektit të fiskalizimit. Kjo certifikatë digjitale është e lidhur në mënyrë unike me biznesin si entitet.

Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.673, datë 22.11.2017, “Për Riorganizimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit”, si dhe nenit 19, ligjit nr.9980, “Për Nënshkrimin Elektronik” i ndryshuar, si dhe në mbështetje të ligjit nr.107/2015, “Për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara” i ndryshuar, AKSHI zhvillon, administron, mirëmban Infrastrukturën e Çelësit Publik (PKI) dhe menaxhon Certifikatat Elektronike X.509 v3.

Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.

Hapat e procedurës

– Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania;

– Zgjidhni shërbimin “Aplikim për certifikatë elektronike për projektin e fiskalizimit”;

– Klikoni butonin “Përdor”;

– Plotësoni të dhënat e kërkuara në formularin përkatës elektronik;

– Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit;

– Kërkesa do të dërgohet në Drejtorinë e Sigurisë e-Gov, sektori i fushës së PKI-së dhe do të procedohet nga specialistët e fushës së Infrastrukturës dhe Çelësave Publikë;

– Certifikata Elektronike do t’ju dërgohet në adresën e emailit që keni plotësuar gjatë regjistrimit të biznesit në portalin e-Albania (Lutemi të siguroheni që adresa e-mail e regjistruar në portal të jetë e aksesueshme në mënyrë të sigurt nga ana juaj)./monitor/

Pas shumë kohe me shi, kjo javë me mot të mirë

0

Gjatë pesë ditëve të ardhshme parashihet të mbajë mot relativisht i qetë, me përjashtim të ditës së hënë ku parashihet që vende-vende të ketë riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-31 gradë Celsius. Indeksi i rrezeve ultravjollcë parashihet të jetë mesatar deri i lartë.

Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë të mira, për shkak të reshjeve të fundit dhe prezencës së elementeve aktive meteorologjike.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

“Jepni gjak dhe mbajeni botën duke rrahur”, sot shënohet Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut

0

Çdo vit më 14 qershor në shumë vende të botës organizohet “Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut”.

Slogani i sivjetmë i kësaj dite do të jetë “Jepni gjak dhe mbajeni botën duke rrahur”.

Mesazhi thekson kontributin thelbësor që dhuruesit e gjakut japin për të mbajtur botën pulsuese duke shpëtuar jetë dhe duke përmirësuar shëndetin e të tjerëve. Ai përforcon thirrjen globale për më shumë njerëz në të gjithë botën për të dhuruar gjak rregullisht dhe për të kontribuar në një shëndet më të mirë.

Një fokus i veçantë i fushatës së këtij viti do të jetë roli i të rinjve në sigurimin e një furnizimi të sigurt me gjak.

Në shumë vende, të rinjtë kanë qenë në ballë të aktiviteteve dhe iniciativave që synojnë arritjen e furnizimeve të sigurta të gjakut përmes dhurimeve vullnetare të gjakut, pa shpërblim.

Dita botërore e dhurimit të gjakut shënohet prej vitit 2004 dhe ka për qëllim dhurimin e gjakut për të shpëtuar jetën e atyre në nevojë. Aktivitetet për këtë ditë bëhet me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit për sigurimin e gjakut dhe për të shprehur falënderime për të gjithë ata që dhurojnë gjak për të shpëtuar jetë.

Gjaku, përveçse një përbërës i rëndësishëm i trupit tonë, është edhe një lëndë kuruese që nuk mund të prodhohet nga industria farmaceutike, ndaj i vetmi burim i tij është dhurimi nga njerëzit me vullnet të mirë në mënyrë të herëpashershme dhe pa pagesë.

Nevojat për gjak janë shumë të mëdha pasi transfuzioni i gjakut apo përbërësve të tij, shërben shpesh për t’i shpëtuar jetën dikujt që pëson aksident apo ndërhyrje kirurgjike.

Komuna e Rahovecit shënon sot Ditën e Çlirimit

0

Nën patronazhin e kryetarit Smajl Latifi në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, në Rahovec do të shënohet 14 qershori – Dita e Çlirimit të kësaj komune.Aktivitetet do të fillojnë me pritjen e qytetarëve nga ana e kryetarit në objektin e Komunës, në orën 08:00, ndërsa në orën 09:00 do të mbahen homazhe dhe nderime pranë lapidarëve, varrezave të heronjve dhe dëshmorëve të kombit në Rahovec, Drenoc, Ratkoc dhe Krushë të Madhe.

Në orën 11:00, në Kuvendin Komunal do të mbahet një seancë solemne, ndërsa në orën 14:00 do të bëhet zbulimi i shtatoreve të dëshmorëve të kombit Bedrush Gashi dhe Feim Gashi në Drenoc.

Ndryshe, më 14 qershor 1999, ndodhi hyrja triumfale e brigadës 124 të UÇK-së në qytetin e Rahovecit.

I vodhi çantën e të fejuarës, shqiptari në New York e neutralizon hajdutin

0

Një incident i ka ndodhur së fundmi shqiptarit që jeton e vepron në SHBA, Marko Kepi ku një hajdut i vodhi çantën e të fejuarës së tij.Kepi, i cili kandidon për anëtar këshilli në New York, arriti ta neutralizojë hajdutin.Ky i fundit kishte hyrë në makinën e tyre, kishte marrë çantën që kishte gjetur brenda saj dhe ishte larguar me vrap, ndërsa Kepi dhe persona të tjerë iu vunë në ndjekje.

“Ai u përpoq të ikte, por e kapa dhe ia mora çantën. I thashë: Nuk ke për të shkuar askund derisa të vijë policia”, tha Kepi për mediat amerikane.Falë reagimit të shpejtë të Kepit, hajduti është arrestuar nga policia.Ai është identifikuar si një 21-vjeçar i quajtur Amir Aspek, ndërsa gjatë neutralizimit nga shqiptari dëgjohet të thotë:

“Më lësho, më lejo të largohem”.
Më poshtë pamjet:

U kthye në Kosovë pas 29 vjetësh, mërgimtari pritet në Aeroport me surle e tupanë

0

Një kosovar ka shkelur sonte tokën e Kosovës pas plot 29 vjetësh.

Të përmalluar familjarët dhe shoqëria i organizuan atij një pritje të paharrueshme në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

Fadil Bytyqi u kthye në Amerika dhe u prit me surle e tupanë e valle.

Pamjet nga Prishtina i shfaqin të emocionuar të gjithë derisa festa po vazhdon akoma.

Zafir Berisha takohet me djaloshin që u bë protagonist i luftës nëpërmjet një fotografie

0

Agim Shala, u bë protagonist i luftës nëpërmjet një fotografie e cila bëri bujë n mediat ndërkombëtare.Ai ishte vetëm dy vjeçar kur u fotografua nga gazetarja amerikane, Carol Guzy.

Shala në atë moment kalonte përmes gardhit me tela e gjemba në duart e familjarëve.
E pikërisht këtë fotografi tani 23 vjeçari e ka edhe si tatuazh në në dorë.Agim Shala sot u takua me ish-eprorin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zafir Berishën.Berisha publikoi edhe fotografi të takimit.


“Ti vogëlush dhe shumë të tjerë si ju që sot jeni burra”.Për nder të çlirimit të Prizrenit bëra një shkrim në fb dhe ju referova me një shkrim fotografisë të një vogëlushi, foto e cila kishte zënë ballinat e mediave botërore gjatë luftës 1999 e që ishte bërë nga gazetarja amerikane Carol Guzy!”.

“Për koincidencë vogëlushi në foto siç e kuptova sot është një i ri nga Prizreni, por edhe më befasuese në këtë rastësi është se personazhi i fotos, Agim Shala, është me origjinë nga vendlindja ime Billushë, stërgjyshi i të cilit para 89 vitesh është vendosur në Prizren!”.

“Agimi sot 23 vjeçar me krenari në krahun e tij ka tatuazh foton e cili bëri histori dhe që tregon vuajtjen e shqiptarëve nga gjenocidi serbë, gjatë luftës së lavdishme të UÇK-së 1998/99!”.

Aleksandar Vuçiq: Dialogu është më i mirë se çdo plumb i shtënë

0

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka folur rreth paralajmërimit të kryeministrit Albin Kurti për padi ndaj Serbisë për gjenocidin e kryer në luftën e fundit në Kosovë.

Ai e ka porositur Kurtin që të mos kërcënojë, duke shtuar se ky i fundit nuk është i gatshëm për dialog.

Vuçiq në një intervistë për Tv Pink ka thënë se dialogu është më i mirë se çdo plumb i shtënë.

“Këtu i them që të mos kërcënojë, ai mund të padisë, por kjo tregon se ai është kundër dialogut. Vlen të shkosh në Bruksel sepse çdo bisedë është më e mirë se një e shtënë”, ka thënë ai.

Duke folur për dialogun ai ka thënë se ditët në vazhdim nuk do të jenë të lehta.

Të martën pritet të nis vaksinimi masiv në Kosovë

0

Në Kosovë kanë mbetur vetëm edhe 97 mijë e 933 vaksina kundër COVID-19, e në ditën e martë pritet të fillojë vaksinimi masiv në nivel vendi.Deri më tani në Kosovë përmes programit COVAX dhe Bashkimit Evropian si donacion kanë ardhur gjithsej 196 mijë 210 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Më 28 mars kanë ardhur 24 mijë doza AstraZeneca- donacion i COVAX, pastaj më 04 maj kanë ardhur 4.680 vaksina Pfizer-donacion i BE-së, më 12 maj, 38,400 vaksina AstraZeneca-donacion i COVAX, më 18 maj, 3.510 vaksina Pfizer donacion nga BE. Kurse, më 27 maj kanë ardhur 100,620 vaksina Pfizer nga fondacioni COVAX, 15,000 doza nga Mekanizmi i Bashkimit Evropian për Ballkani Perëndimor dhe më 10 qershor kanë arritur edhe 10,000 vaksina donacion i Kroacisë, nga aleanca COVAX.

Koordinatori i Qendrës së vaksinimit “1 Tetori”, Niman Bardhi sot në një konferencë për media, tha se data 15 qershor është definitive për fillimin e vaksinimit masiv të popullatës.Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në mbledhjen e qeverisë më 28 mars, pati thënë se plani i vaksinimit në masë nënkupton administrim e një numër shumë më të madh të vaksinave brenda 1 muaji në Republikën e Kosovës që mendohet mes 300, 400 mijë vaksinave në muaj.

Nga 196 mijë 210 vaksina të ardhura në Kosovë, deri sot janë dhënë rreth 99 mijë doza. Kurse, për vaksinimin masiv mbesin vetëm edhe 97 mijë e 933 doza të vaksinave.

E nëse shikohet numri i vaksinave që kanë mbetur dhe planin që përmend ministri Vitia për të vaksinuar 300 apo 400 mijë persona në muaj, i bije që vaksina të ketë vetëm në javën e parë të vaksinimit masiv.Lidhur me këtë çështje, KosovaPress ka kontaktuar zëdhënësin e MSh-së, Faik Hotin por ai nuk ka qenë i qasshëm.

Përndryshe, deri tash dihet se MSh ka blerë edhe mbi 1.2 milion doza të vaksinave të cilat do të arrijnë deri në fund të vitit.

U varros me nderime në Prizren , Hasibe Alishani-Bllaca, veterane e arsimit dhe krijuese

0

Në Prizren u varros Hasibe Alishani-Bllaca, veterane e arsimit, veterane e Ballit Kombëtar dhe krijuese, që tërë jetën e vet ia përkushtoi arsimimit dhe edukimit të gjeneratave të shumta të nxënësve shqiptarë, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Ajo u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare. Rrjedh nga familja Alishani, që është simbol i qëndresës dhe shprehjes së atdhedashurisë, dhe që për shkak të veprimtarisë kombëtare, pas Luftës së Dytë Botërore ishte internuar nga ish-regjimi jugosllav. Ka përjetuar shpirtin e plagosur të qytetarit të Prizrenit nga regjimi sllav, një pjesë të së cilës e ka paraqitur në katër përmbledhjet e saj me poezi, sidomos në “Vargje të shpirtit”.

Hasibe Alishani – Bllaca, shkollën fillore, Normalen dhe Akademinë Pedagogjike i ka kryer në vendlindje. Që nga viti 1955 – 1990 ushtroi profesionin e shenjtë të mësuesisë. Përmbledhjen e parë me poezi, “Kam një mall” e botoi në nëntor të vitit 2005, ku në kuadër të festave të Nëntorit u bë edhe promovimi. Në Kosovën e pavarur, gjithashtu në nëntor të vitit 2008, njëkohësisht boton përmbledhjet me poezi “Lutem ag e terr” dhe “Medaljon në gji” – poezi për fëmijë.

Ajo vazhdimisht theksonte se e ardhmja e një populli është arsimi, pasi shkollimi i gjeneratave përparonte shtetin tonë./Gazeta e Prizrenit/

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort