Home Blog Page 4772

Parashikimi i motit përgjatë javës

0

Fushat me presion të lartë që kanë përfshirë territorin mbeten të stacionuara edhe më tutje mbi vendin tonë, duke kushtëzuar mot relativisht stabil, përjashtuar ditën e hënë ku në pjesën e parë të ditës vende-vende parashihen reshje të intensitetit të dobët.

Ditë tjera të javës do të jenë tipike pranverore me temperatura rreth vlerave të normales për periudhën që jemi.
Në viset malore me lartësi mbi 900m parashihet që temperaturat minimale të lëvizin rreth zeros, ndërsa në viset e ulëta dhe mesatare temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-20 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet i ulët deri mesatar. Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për një shtresë të popullsisë me sëmundje kronike, kjo si pasojë e qarkullimit të dobët të masave ajrore dhe presionit të lartë atmosferik.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.

 

Nga një muaj paraburgim ndaj dy të miturve për plaçkitje në Prizren

0

Gjykata Themelorë në Prizren e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy të miturve të dyshuar për veprat penale “detyrim dhe armëmbajtje pa leje”.

Sipas prokurorisë, të miturit  G.K., dhe H.B., në bashkëkryerje, nën përdorim të forcës me mjete të rrezikshme thikë si dhe një qenë të racës ‘’Pit Bull’’ i kanë detyruar dy të dëmtuar që të veprojnë në dëm të pasurisë së tyre duke iu marrë me forcë një shumë të të hollave.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë:

Prizren, 28 mars 2021 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, gjyqtarja e procedurës – Raima Elezi, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 26.03.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 25.04.2021, ndaj të miturve G.K., dhe H.B., për shkak të dyshimit të bazuar se të miturit G.K., dhe H.B., në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale:  detyrimi nga neni 328 par.2 lidhur me par.1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Kosovës, i mituri G.K., edhe për veprën penale: mbajtja në pronësi, në kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të Kodit Penal të Kosovës.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të miturve G.K., dhe H.B., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

– Të miturit  G.K., dhe H.B., në bashkë kryerje, nën përdorim të forcës me mjete të rrezikshëm- thikë si dhe një qenë të racës ‘’Pit Bull’’ i kanë detyruar dy të dëmtuar, që të veprojnë në dëm të pasurisë së tyre duke i ‘u marrë me forcë një shumë të të hollave,

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Gjyqtarja e procedurës ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, duke pasur parasysh peshën e rëndë të veprës penale, si dhe faktik se procedura penale është në fazën përgatitore në këtë çështje do të ndërmerren veprime të tjera hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij rasti në lidhje me të miturit, duhet të merret deklarimi  i të miturve dhe të dëmtuarve edhe para Prokurorisë.

Gjithashtu me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin sjelljen e mëparshme të të miturve të cilët janë të regjistruar edhe si kryerës të veprave tjera penale, andaj këto rrethana tregojnë rrezikun se nëse të miturit lihen në liri do të përsërisin ndonjë vepër tjetër penale të kësaj natyre si dhe do të kishte edhe ndikim negativ në opinion shoqëror dhe në rrethin ku jetojnë të miturit.

Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

​Çeku: Do ta dokumentojmë punën dhe artin e Rasim Thaçit

0

Pas homazheve, Çeku tha se i bënë nderimet e merituara figurës së Rasim Thaçit, i cili ishte një nga artistët më të dashur të popullit të Kosovës.

“Ai një kohë ka qenë edhe sportist por përherë ka qenë artist dhe një artistë mbase është dalluar me lëvizjet e tij skenike por edhe me mesazhin, i cili në kohëra të vështira, ishte edhe mesazh politik në të njëjtën kohë dhe ky mesazh jepej në situata kur nuk ishte lehtë të bëhej ky lloj aktivizmi, kjo lloj rezistence politike përmes artit dhe humorit. Ne si Ministri e Kulturës përveç nderimeve që po i bëjmë, do ta kryejmë edhe pjesën tjetër që na takon dhe lidhet me dokumentimin e punës së tij e punës së tij, të artit të tij, në mënyrë që gjithmonë ta kemi në kujtesën tonë dhe në të njëjtën kohë që ajo t’i shërbej edhe gjeneratave të ardhshme, jo vetëm artistëve por edhe të tjerëve për të kuptuar të kaluarën tonë por edhe për t’u frymëzuar me artin e Rasim Thaçit”, tha ai.

Kurse, drejtori i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Naser Shatrolli tha se vepra e tij artistike dhe tria e përbashkët i kanë dhënë kuptim jetës dhe shpresës.

“Ai dhe ajo treshja e famshme që kanë qenë së bashku, i kanë dhënë kuptim jetik jetës, gëzimit, shpresës për një ditë më të mirë dhe vërtet kanë pas tekste që kanë sjellë shumë mesazhe të fuqishme në relacion me situatën që ka mbretëruar në Prishtinë dhe kudo në Kosovë, kështu që ata kanë qenë një lloj paralajmërimi ose një lloj pararoje e asaj shpresës së madhe“, ka thënë ai./kp/

Mbyllen e gjobiten lokale në Prizren – AUV paralajmëron aksione në krejt Kosovën

0

Inspektorati Sanitar, i cili punon në kuadër të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, ka zhvilluar një aksion në Prizren, ku ka gjobitur tri lokale dhe ka mbylur një tjetër. Kjo për shkak të mosrespektimit të masave anti-Covid.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes inspektoratit Sanitar zyra Regjionale në Prizeren sonte gjate nates ka ndeshkuar 3 lokale me gjoba, ndaj njerit ka iniciuar proceduren per gjykate. Nje lokal eshte mbyllur, dhe po ashtu janë zbrazur nga klinetet 4 lokale. Te gjitha keto veprime me qellim të zbatimit të masave antiCOVID-19. Mos krijimi i kushte për ruajteje të distancës dhe mbajteja e organizimeve ahengje, ishin arsyet e ndeshkimeve”, ka deklaruar ai.

Thaçi tha se bashkë AUV dhe Policia e Kosovës janë të koordinuar për të penguar grumbullimet e njerëzve në hapësira të mbyllura.

“Inspektorati i AUV do te veprojë ne secilin rast qe bie në kundërshtim me ligjin dhe masave të vendosura nga Qeveria e Kosovës. Bashkë me Policinë jemi te koordinuar për të penguar grumbullimet e njerëzve, kudo në hapsira te mbyllura. Per shkak te numrit të madh te infektuarve ne do t’i ndermarrim të gjitha veprimet ligjore për t’i ndaluar veprimet qe e perhapin semundjen”, tha Thaçi.

22 vite nga rënia heroike e Nebih, Ymer dhe Enver Buqa

0

Pikërisht sot , mbushen plotë 22 vite që jehona e dëshmorëve të familjes Buqa, mbeten krenaria kombëtare ,kurrë të paharruar që me pietet përkujtohen Nebih,Ymer dhe Enver Buqa dëshmor të kombit.
Sot, e 22 vite më parë në lagjen “Arbana” ishte krenaria e madhe familjes Buqa , kur me luftën qëndrimin e tyre ;Nebih e Ymer Buqa, ranë në altarin e lirisë duke u bë fli për idealin e atdhetar që ishte të ruhet qoftë edhe me jetë pragu i shtëpisë , si amanet i hershëm shqiptar e i provuar edhe nga Ahmet Delia e i përcjellur në këtë lagje të Prizrenit si amanet atdhetar.

Ata që për asnjë kusht nuk deshën ta lënë pragun e shtëpisë që në shtëpitë tona të shkel armiku shekullor i këtyre trojeve, Ata u martirizuan sepse ishin lag pamës dhe të vetëdijshëm se liria po agonte. Andaj , ata vunë si bazament të fuqishëm gjakun dhe jetën e tyre. Përderisa po sot, me përkushtim të idealit dhe atdhetarit po në këtë familje atdhetare u përkujtua dëshmori i kombit Enver Buqa ai që me uniformë e UÇK-së u solidarizua që nga krismat e para dhe ftesa e komandantit legjendar Adem Jashari për të mbetur edhe pushka e lirisë bashkë me amanetin komandantit legjendar.

Familja Buqa i dha Kosovës tre burra e Nebiu me dy bijtë e tij u bë shembull i atyre burrave që për atdhe e për Kosovë nuk kursyen as pikën e fundit të gjakut. Enveri si ushtar i uniformuar e i dalluar në shumë beteja të njëpasnjëshme në fronte lirie dhe emrat e këtyre dëshmorëve të familjes Buqa, do të kujtohen përgjithmonë nga ne që tani po e gëzojmë lirinë e Kosovës, vetë rapsodët e popullit; Hamit Katrati e Përparim Brati i këndojnë kësaj lavdive të Nebih Buqes me dy djem. Lavdia e këtyre burrave të lirisë tani më ka hyrë në eposin pathyer të kombit që vigjilon ndër shekuj.

Prandaj ata sot me rastin 22 vjetorit të pavdekësisë edhe njëherë përkujtohen së pari të nderohet vizion i i tyre dhe po kështu të nderohet gjaku për liri ta këtë vlerën ashtu siç e njeh bota se ata nuk vdesin derisa të këtë jetë mbi këtë TOKË.

Emilia Rexhepi për Avazin: Ka kaluar koha e “Serbisë së Madhe” apo “Shqipërisë së Madhe”

0

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilia Rexhepi, ka thënë se ka kaluar koha e krijimit të “Serbisë së Madhe” apo “Shqipërisë së Madhe”.

E pyetur për situatën momentale në rajon, e veçanërisht për situatën në Mal të Zi ku është një qeveri e re pro-serbe, Rexhepi ka thënë se po monitorojnë situatën në Mal të Zi, por edhe në vendet tjera.

“Ne po e përcjellim situatën politike në Mal të Zi, por edhe në vende tjera të rajonit. Ka kaluar koha e krijimit të ‘Serbisë së madhe apo edhe të ‘Shqipërisë së Madhe’. Të gjitha kombet e Ballkanit duhet ta kuptojnë që koha e nacionalizimit, dhe mbi të gjitha forcimin shovinist të një kombi si superior, është e gabuar dhe askujt nuk i ka sjellë të mirë. Pra, të respektojmë njëri-tjetrin, le të respektojmë vlerat e diversitetit. Sigurisht një e kaluar e vështirë nuk mund të harrohet, por është detyrimi ynë prindëror dhe qytetar të rrisim fëmijët tanë në një frymë tolerance”, ka thënë Rexhepi në një intervistë për “Dnevni Avaz”.

Avaz ka thënë se një nga problemet që po e kanë me Bosnjë – Hercegovinën është mosnjohja e shtetit të Kosovës nga Bosnja.

“Një nga problemet më të vështira që kemi me Bosnjën është mosnjohja e shtetit të Kosovës si një shtet sovran, madje edhe mosnjohja e dokumenteve tona për të udhëtuar lirshëm”, ka thënë Rexhepi.

Rexhepi ka folur edhe në lidhje me Marrëveshjen e Washingtonit të nënshkruar më 4 shtator të vitit të kaluar.

“Qeveria Kurti 1 ishte rrëzuar në një mënyrë shumë tinëzare, gjatë pandemisë, ku ne nuk mund të kundërshtonim të gjitha forcat e brendshme dhe të jashtme, por unë jam qind për qind e sigurt, para së gjithash, në pozicionin tim, por edhe në atë të Albin Kurtit, pasi kemi qenë kolegë në parlament për katër mandate dhe së bashku ishim në Komisionin për Punë të Jashtme, se ne kurrë nuk kemi qenë dhe as nuk jemi kundër popullit amerikan, qeverisë apo ambasadave. E çdo deklaratë e politikanëve shqiptarë në atë kohë ishte lojë tinëzare. Në prapaskenë, ata u përpoqën të impononin një imazh të z. Kurtit si anti-amerikan, që kishte për qëllim vetëm ruajtjen e pushtetit. Fal Zotit populli shqiptar e kuptoi këtë dhe i dha besim të madh kryeministrit aktual”, ka thënë Rexhepi.

Zbulohet formacioni Suedisë ndaj Kosovës

0

Sonte Kombëtarja e Kosovës do të takohet me Suedinë për të zhvilluar ndeshjen në kuadër të parakualifikimeve për Kampionatin Botëror, Katar 2022.

Mediumi i njohur suedez, “Aftonbladet” ka publikuar formacionin e mundshëm të Kombëtares së Suedisë përballë Kosovës, transmeton IndeksOnline.

Sipas këtij mediumi, Zlatan Ibrahimovic dhe Alexander Isak do jenë në krye të sulmit, teksa Dejan Kulusevski do të nis ndeshjen nga stoli.

Kristoffer Nordfeldt; Mikael Lustig, Victor Nilsson Lindelof, Filip Helander, Ludwig Augustinsson; Viktor Claesson, Kristoffer Olsson, Sebastian Larsson, Emil Forsberg; Zlatan Ibrahimovic, Alexander Isak.

Policia gjobit 604 persona për mosrespektim të masave anti-Covid

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në komuna të ndryshme të Kosovës, ka shqiptuar 604 tiketa në bazë të ligjit Covid-19.

Policia po ashtu ka shqiptuar edhe 1243 tiketa trafiku.

Ndërkohë, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve kanë ndodhur 10 aksidente trafiku me të lënduar dhe 25 aksidente me dëme materiale.

Mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë – Pejë

0

Mbyllet rruga Prishtinë – Pejë

Rruga Prishtinë-Pejë, përkatësisht segmenti Sllatinë-Komoran, sot do të mbyllet përkohësisht.

Këtë e ka bërë të ditur Minisitria e Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. në një komunikatë ku thuhet se në këtë pjesë të rrugës është duke u punuar për të vendosur struktura metalike e mbikalimit.

“Ju njoftojmë se në kuadër të ndërtimit të mbikalimeve për sigurinë e jetës së qytetarëve, Ministria e Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, do ta bëjë mbylljen e përkohshme të rrugës Nacionale N9, Prishtinë-Pejë, segmenti Sllatinë-Komoran, lokacioni në fshatin Korroticë e Epërme pjesa tek “Kroi i Mbretit”, pasi që në mbikalimin i cili është duke u ndërtuar do të vendoset struktura metalike e këtij mbikalimi”, thuhet në njoftim.

Mbyllja e përkohshme e segmentit në fjalë, do ta bëhet më datën 28. 03.2021, duke filluar nga ora 00.00 deri në 5.00 të mëngjesit.

Sot pritet të vijnë vaksinat e para anti-Covid në Kosovë

0

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropë, Hans Kluge, ka konfirmuar se nesër do të vijnë vaksinat e para kundër Covid-19 në Kosovë.

Kluge përmes një cicërime në twitter ka konfirmuar shkurt se nesër do të vijnë vaksinat e parë në Kosovë.

Bëhet fjalë për vaksinat AstraZenecas, që në Kosovë do të vijnë nëpërmjet programit “COVAX”.

Drejtori u pyet se kur do të vijnë vaksinat në Kosovë, ndërsa përgjigja e tij ishte e shkurtë dhe qartë: nesër.

Kosova është vendi i vetëm në Evropë që deri tash nuk ka pasur vaksina, rrjedhimisht qytetarët kosovarë nuk janë vaksinuar.

Përjashtim bëjnë një numër i konsiderueshëm i mjekëve që janë vaksinuar nga qeveria e Shqipërisë.

Vetëm nga e hëna deri të shtunën, në Kosovë janë regjistruar 70 vdekje të shkaktuara nga koronavirusi, derisa në të njëjtën periudhë janë paraqitur edhe 4882 të infektuar me virusin.

Sa i përket rasteve aktive, siç njofton IKSHPK, në vend janë 13.424 të infektuar aktualisht me koronavirus.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort