Home Blog Page 4771

LDK pas shkarkimit të Valdete Dakës: Rrezikohet mbarëvajtja e zgjedhjeve lokale

0

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka reaguar për shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e Kryetares së KQZ-së, nga presidentja e vendit Vjosa Osmani.

LDK thotë se vendimin e ka pritur me shqetësim të madh, teksa përmend vlerësimet e përgjithshme, në të cilat thuhet se Daka e ka ushtruar detyrën në mënyrë të pavarur dhe profesionale.

“Vendimi, për më tepër, rrezikon edhe pavarësinë e mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale”, thuhet ndër të tjera në reagimin e tyre.

Po ashtu, vendimin në fjalë e kanë quajtur edhe si goditje për lirinë dhe demokracinë e vendit.

Reagimi i plotë i LDK-së:

LDK me shqetësim të madh e ka pritur vendimin e sotëm të Presidentes së Kosovës për ndërprerjen arbitrare të mandatit të Kryesueses së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, znj. Valdete Daka, e cila, sipas vlerësimeve të përgjithshme, këtë detyrë e ka ushtruar në mënyrë të pavarur dhe profesionale.

Lidhja Demokratike e Kosovës, vendimin për ndrërpreje të mandatit të kryesueses së KQZ-së, në prag të zgjedhjeve lokale, e konsideron si të pabazuar dhe me argumente të paqëndrueshme. Puna e KQZ-së është vlerësuar pozitivisht nga të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare. Prandaj, vendimin e sotëm e shohim si goditje të rëndë ndaj një institucioni të pavarur kushtetues me performancë të mirë.

Vendimi, për më tepër, rrezikon edhe pavarësinë e mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale, në prag të të cilave është Kosova. KQZ-ja, në këtë periudhë përgatitore ka pasur nevojë për stabilitet institucional. Ky stabilitet është cenuar.

Prandaj, si i tillë, vendimi i sotëm, për Lidhjen Demokratike të Kosovës, është i papranueshëm dhe një goditje për lirinë dhe demokracinë në vendin tonë.

PDK-ja fton shtetet e Quint-it të reagojnë për shkarkimin e Dakës

0

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra në një konferencë të jashtëzakonshme ka folur për shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e kryesues së KQZ-së.

Ajo ka thënë se Osmani ka zbatuar urdhrin politik të Kurtit për ta kapur edhe një institucion.

Sipas saj shkarkimi i Dakës është sulm mbi KQZ-në.

“Veprimi i saj përben ndërhyrje flagrante. KQZ-ja është lavdëruar për vite me radhë për organizimin e zgjedhjeve. PDK-ja fton ambasadat e vendeve të Quint-it të reagojnë për cenimin e institucioneve përndryshe mosreagimi i tyre tregon se po i mbështesin këto veprime. Nga sot Osmani do të jetë përgjegjëse për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale”, ka thënë ajo.

Para shkarkimit, Deliu ka thënë se VV-ja kishte filluar linçimin ndaj Dakës.

Sipas saj kjo flet për dhunën politike që ka filluar ta ushtrojë VV-ja ndaj institucioneve.

Ajo ka thënë se Osmani është duke i rrezikuar zgjedhjet për kryetar komunal.

Enver Hasani: Vendimi i Osmanit – shkelje e pastër kushtetuese

0

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, e ka vlerësuar jokushtetues vendimin e presidentes së vendit, Vjosa Osmani, për të shkarkuar kryesuesen e Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.

Hasani në një prononcim për KOHËN, ka numëruar disa arsye pse ky vendim i Osmanit është jokushtetues. Po ashtu e ka cilësuar si mesazh frikësimi për organet tjera të pavarura.

“Kjo është shkelje e pastër kushtetuese dhe atë për disa arsye. Në rend të parë, Presidenti i Republikës në asnjë vend që ka demokraci kushtetuese parlamentare me sistem republikan nuk mund të shkarkojë krye në veti asnjërin prej anëtarëve të organit që organizon dhe përgatitë mbajtjen e zgjedhjeve. Kjo prerogativë iu takon autoriteteve emëruese. Vetëm atëherë kur këto autoritete dështojnë, atëherë Presidenti i Republikës, në konsultim edhe me to, mund të bëjë zgjedhjen dhe emërimin e kandidatit të përshtatshëm. Në të gjitha rastet tjera, Presidneti ka vetëm të drejtën e emërimit, jo të zgjidhjes. Kjo sepse Presidenti duhet të bëjë konsultimet e duhura për një gjë të tillë me autoritetin emërues të anëtarit të KQZ”, ka thënë Hasani për KOHËN.

Sipas tij, presidentja e Kosovës dhe çdo president që i takon një demokracie kushtetuese parlamentare, nuk ka vendimmarrje autonome.

“Çdo emërim dhe shkarkim (secilin dekretim) e bën si pjesë e një vendimmarrje zingjrore. Kështu është edhe më KQZ (që në vendet tjera ka emërtime të ndryshme, por funksioni është tërësisht i njëjtë me KQZ në vendin tonë). Së dyti, në krye të KQZ gjendet një profesionist që për autoritet zgjedhës e ka një organ gjyqësor që është instanca e apelit apo instanca më e lartë në gjyqësorin kosovar. Kështu është edhe jashtë Kosovës, në vendet tjera. Për këtë arsye në Kushtetutën e Kosovës (neni 84.26) Presidentit ia jep të drejtën vetëm për të emëruar kryesuesin e KQZ, që do të thotë për të aminuar zgjedhjen e bërë nga Apeli ose Supremja e Kosovës”, ka shtuar Hasani.

Ai thotë se Presidenti i Republikës nuk është organ apo institucion i faktit dhe nuk ka as mekanizma e as autoritet kushtetues për të gjykuar mbi dinamikat dhe ndodhitë brenda KQZ, e aq më pak sipas tij, të vlerësojë integritetin dhe punën e anëtarëve të KQZ-së, përfshirë të kryesuesit të tij.

“Presidenti nuk është organ ligj-zbatues, por zbatues i Kushtetutës. Analizën e fakteve për punën e KQZ e bëjnë vetë anëtarët e KQZ dhe autoritetet emëruese. Presidenti duhet me ta të konsultohet vetëm në rastet kur autoritetet në fjalë propozojnë ndërprerjen e mandatit, asnjëherë duke iu pri me vlerësimet e veta autoriteteve emëruese (në këtë rast Gjykata Supreme si autoritet emërues i zonjës Valdete Daka)”, është shprehur Hasani.

Ai ka kritikuar edhe përmbajtjen e vendimit për shkarkimin e Dakës. Thotë se është përdorur gjuhë jokushteteuse.

“Së fundi, teksti i vendimit përdor shprehje dhe gjuhë jokushtetuese e jo ligjore, siç janë vlerësimet për procese politike që nuk janë dhënë me shkrim në kohën kur kanë ndodhur dhe kjo përbën arbitraritet të kulluar. Përveç kësaj, as Kushtetuta e as Ligji për Zgjedhjet askund nuk flasin për lirim nga detyra, njëjtë siç nuk falsin në asnjë vend për të drejtën e Presidentit për të bërë vlerësime për punën e KQZ. Kështu është çdokund në vendet fqinje me Kosovën dhe gjetiu në Evropë, që kanë demokraci kushtetuese parlamentare”, tha ai.

Profesori Hasani thotë se me vendimin e sotë u është dërguar mesazh frikësues edhe organeve të tjera të pavarura.

“Kjo përfaqëson një arbitraritet politik që prish sigurinë juridike dhe sundimin e ligjit sepse përçon një mesazh frikësimi te organet tjera të pavarura të sistemit kushtetues, në veçanti te organet e drejtësisë dhe gjyqësori se kjo i pret nëse nuk bëhen të dëgjueshëm”, tha Hasani për KOHËN.

Sot, presidentja Osmani shkarkoi Dakën pas një takimi që pati me të, me arsyetimin se ka nuk ka arritur të jetë forcë e pavarur brenda KQZ-së. Në vend të saj, Osmani ka emëruar Kreshnik Radoniqin për kryesues të ri.

Shkarkimin e Dakës e kanë kritikuar edhe partitë opozitare dhe shoqëria civile.

Vuçiqi në Bruksel: Nuk është koha për fjalë të mëdha

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka mbërritur në Bruksel, ku një raund i ri i dialogut midis Kosovës dhe Serbisë do të nis nesër në mëngjes.

Vuçiq tha se takimi i nesërm është i qartë. Ai deklaroi se do të insistojë në zbatimin e gjithçkaje që është dakorduar deri më tash.

Ai tha se delegacioni i Kosovës po shkon në Bruksel për të bërë shfaqjen e tyre.

“Ne jemi të përkushtuar për dialog, se ditët në vazhdim nuk janë të lehta dhe se situata nuk është rozë”, tha Vuçiq.

“Nuk është koha për fjalë të mëdha, por për një pozicion të vendosur. Është gjithmonë koha të tregojmë se sa duam dialog dhe sa e rëndësishme është të shohim drejt së ardhmes”, tha Vuçiq përpara takimit të nesërm.

Raundi i fundit i bisedimeve u mbajt në 10 dhjetor 2020. Në atë raund bisedimesh, Serbia këmbënguli në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

AAK për shkarkimin e Dakës: Po vazhdon kapja e shtetit

0

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka kundërshtuar shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e kryesues së KQZ-së.

Me këtë AAK-ja thotë se po dëshmohet edhe më tej kapja e shtetit.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës konsideron se shkarkimi i Kryetares së Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), znj. Valdete Daka, nga Presidentja Osmani, është praktikë e paparë institucionale dhe dëshmon për të satën herë kapjen e shtetit. Sulmi në institucionet e menaxhimit të zgjedhjeve, është tregues i tentimit për vendosjen e autokracisë, fenomen për të cilin Aleanca ka tërhequr vërejtjen shumë kohë më pare”, thuhet në reagim.

Më tej në reagim thuhet se arsyetimet e dhëna për shkarkimin e Dakës janë të pasakta.

“Arsyetimet e dhëna për shkarkimin e znj. Daka janë të pasakta, sepse para shkarkimit i është kërkuar dorëheqja në këmbim të mirënjohjes. Ky është tregues i qartë i mënyrës së qeverisjes qe po tentohet të instalohet në vendin tonë. I bëjmë thirrje qeverisë së Republikës së Kosovës që të ndalojë përpjekjet për kapjen e shtetit dhe arrogancën e numrave. Kosova është Republikë Parlamentare me demokraci të konsoliduar dhe si e tillë funksionon dhe është pranuar nga shumë shtete. Këto praktika jodemokratike duhet të marrin fund”, thuhet tutje në reagim.

Përjashtohet nga policia, Haris Kelmendi, i cili kishte ushtruar dhunë ndaj një të riu

0

Është larguar nga puna, polici Haris Kelmendi, i cili kishte ushtruar dhunë ndaj një të riu brenda stacionit policor.

Komisioni i Brendshëm Disiplinor brenda Policisë së Kosovës, e ka trajtuar rastin disiplinor që ka të bëjë me zyrtarin në fjalë dhe ka marrë vendim që të njëjtit ti shqiptoj masën disiplinore ”Ndërprerje e Marrëdhënies së punës”.

Kështu u tha në një përgjigje për Klankosova.tv nga Policia e Kosovës.

Tutje në përgjigje thuhet se suspendimi është i përkohshëm deri në një vendim tjetër administrativ.

“Lidhur me kërkesën tuaj, ju njoftojmë se Policia e Kosovës, respektivisht Komisioni i Brendshëm Disiplinor i Policisë së Kosovës e ka trajtuar rastin disiplinor që ka të bëjë me zyrtarin në fjalë dhe ka marrë vendim që të njëjtit ti shqiptoj masën disiplinore ”Ndërprerje e Marrëdhënies së punës””.

“Vendimi në fjalë është pranuar nga i apostrofuari dhe ndaj tij është zbatuar edhe suspendimi i përkohshëm nga puna deri në vendimin tjetër administrativ. Në këtë rast, vendimi merr formën e prerë pas kalimit të afatit të së drejtës për ankesë apo pas vendosjes në shkallë të dytë nga ana e Komisionit për Ankesa”.

Lidhur me rastin në fjalë ka raportuar edhe Klan Kosova.

Po ashtu Klankosova.tv ka raportuar edhe se viktima e këtij rasti, Leutrim Rama, para dy javësh nën gjendje të dehur i ka therrur me thikë dy persona.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Më datë 01.06.2021, rreth orës 00:05, është raportuar për një përleshje fizike në mes të disa personave të ndodhur në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë.Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes me ç’ rast ka arrestuar të dyshuarin; L.R, 22 vjeç, shtetas Kosovar”.

“Nga hetimi preliminar janë ngritur dyshimet se, i dyshuari me një mjet të mprehtë u ka shkaktuar lëndime trupore dy viktimave të cilët janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.Ndërkohë që i dyshuari është arrestuar, ai ka marrë trajtimin e nevojshëm nga mjekët emergjent si dhe ka rezultuar të jetë nën ndikim të alkoolit”.

“Me rekomandimin e prokurorit të shteti i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh dhe ndaj tij është iniciuar një hetim për rastet vrasje në tentativë si dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Burimet e Klankosova.tv brenda policisë bëjnë të ditur se 22 vjeçari, i ka të regjistruar në polici edhe 23 vepra të tjera, në disa prej të cilave është si i dyshuar.

Gjatë ditës Klankosova.tv ka provuar të kontaktojë edhe me avokatin Naim Rudari, i cili mbron policin Haris Kelmendi, por që deri më tani nuk ka kthyer ndonjë përgjigje lidhur me rastin.

Shoqëria civile kundërshton shkarkimin Valdete Dakës

0

Shoqëria civile përmes një komunikate për media ka kundërshtuar shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e kryetares së KQZ-së.

Shoqëria civile konsideron se ky vendim është i motivuar politikisht si rezultat i ndërrimit të pushtetit në Kosovë pas zgjedhjeve të fundit.

“Bazuar në vendimin për shkarkim, ne vlerësojmë që argumentet e shtruara nga Presidentja janë të pabazuara dhe paraqesin keqinterpretim të situatave përkatëse. Mes tjerash, kryetares së KQZ-së i atribuohen ekskluzivisht të gjitha përgjegjësitë dhe dështimet e supozuara të KQZ-së, përkundër faktit që Kryetarja e KQZ-së është vetëm një nga njëmbëdhjetë anëtarët me të drejtë vote. Madje, rikujtojmë që puna e KQZ-së është vlerësuar pozitivisht nga raportet vendore dhe ato ndërkombëtare të vëzhgimit të zgjedhjeve”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, sipas tyre, marrja e këtij vendimi në prag të shpalljes së datës së zgjedhjeve lokale përbën ndikim të drejtpërdrejtë në pavarësinë, integritetin dhe mbarëvajtjen e punës së KQZ-së në organizimin dhe administrimin e atyre zgjedhjeve.

Organizatat e shoqërisë civile:

  • Demokracia për Zhvillim (D4D)
  • Demokracia Plus (D+)
  • INDEP
  • INPO
  • Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)
  • Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)
  • Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS)
  • Lëvizja FOL
  • Organizata Nënë Tereza
  • Organizata Çohu
  • Syri i Vizionit

Vlora Çitaku: Valdete, faleminderit për shërbimin dhe na fal

0

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, e ka komentuar shkarkimin e Vladete Dakës nga pozita e kryetares së KQZ-së nga presidentja Vjosa Osmani.

Sipas Çitakut, Daka u bë subjekt i një fushate të ultë e denigruese tash e ca muaj, teksa thekson se kjo formë e largimit nga detyra, është njollë e zezë për Institucionet tona.

Postimi i saj i plotë:

Zonja Valdete Daka, që nga vitit 2008 e tutje, ka qenë në krye të institucionit i cili organizon zgjedhje në Kosovë. Ne kemi shumë të meta si demokraci e re, por, nuk ka fije dyshimi që Kosova organizon zgjedhjet më të mira në rajon e më gjërë.

Zonja Daka u bë subjekt i një fushate të ultë e denigruese tash e ca muaj. Keq për ne.

Askush nuk është i përjetshëm e as i pazavendësueshëm. Por, të jemi të qartë, kjo formë e largimit nga detyra, është njollë e zezë për Institucionet tona. Jo për Valdeten.

Valdete faleminderit për shërbimin, dhe na fal.

OAK: Të largohen masat kufizuese me qëllim të rimëkëmbjes ekonomike

0

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) duke u bazuar në numrin e vogël të rasteve të lajmëruara me COVID-19 si dhe duke vlerësuar gjendjen e rëndë të bizneseve kërkon nga Institucionet e vendit që të gjitha masat kufizuese të cilat janë në fuqi aktualisht të largohen me qëllim të përkrahjes së bizneseve duke u respektuar masat mbrojtëse.

Kjo kërkesë e OAK-së vie si rrjedhojë e gjendjes shumë të rendë me të cilën po përballet sektori privat si pasojë e pandemisë dhe përkrahjes së mangët që është ofruar deri më tani nga ana e institucioneve, duke rrezikuar kështu jo vetëm humbjen e vendeve të punës por edhe mirëqenien dhe operimin e mëtejshëm të operatorëve ekonomik dhe buxhetin e shtetit.

“Mirëpo, duke pasur parasysh se tashmë zyrtarisht fillojmë me sezonën e verës, ardhja e diasporës dhe turistëve në përgjithësi kushtëzohet nga masat kufizuese të cilat do të jenë në fuqi, andaj OAK kërkon largimin e tyre pasiqë një vendim i tillë do të ndikoj direkt në përmirësimin e gjendjes financiare të bizneseve dhe qëndrueshmërinë e ekonomisë së vendit”.

“Sezona e verës dhe ardhja e mërgimtarëve është një mundësi përkrahjeje për bizneset e vendit dhe duke marrë për bazë zvogëlimin e paraqitjes së rasteve me Covid-19, OAK kërkon që sa më parë këto masa aktuale që janë në fuqi të largohen” thuhet në kumtesën për media të OAK.

OAK kërkon largimin e kufizimit të punës së bizneseve vetëm deri në orën 11:00, ndalimin e grumbullimit të më shumë se 10 persona pas orës 00:00, moslejimin e ahengjeve etj.

OAK konsideron që sektori privat aktualisht është shumë i rënduar si rezultat i pandemisë dhe nuk ka kapacitete që të përballoj i vetëm pasojat e mëtutjeshme shkaktuar nga pandemia, ku si rezultat i mospërkrahjes financiare bizneset e kanë të pamundur që të mbajnë në punë numrin e të punësuarve që kanë pasur deri më tani. Andaj largimi i këtyre masave do të krijonte një mundësi për rimëkëmbje të biznesit dhe mbajtjes në punë të punëtorëve.

Kreshnik Radoniqi emërohet kryesues i KQZ-së

0

Kreshnik Radoniqi është emëruar kryesues i ri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pas lirimit nga detyra të Valdete Dakës.

Sipas njoftimit nga Presidenca, Kreshnik Radoniqi është gjyqtar në Departamentin Special të Gjykatës së Apelit.

“Gjyqtari Radoniqi, në vitin 2006 ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa në vitin 2013 ka përfunduar studimet master në SHBA. Provimin e jurisprudencës e përfundoi me 2007. z.Radoniqi cilësohet si gjyqtar me kredibilitet të lartë profesional dhe paanshmëri në vendim-marrje. Emërimi i gjyqtarit z. Kreshnik Radoniqi si kryesues i ri i KQZ do të siguroj që integritet i KQZ nuk dëmtohet më tutje si dhe do të mundësoj mbarëvajtjen e organizimit të zgjedhjeve lokale të bazuar në gjithëpërfshirjen e votuesve në ditën e zgjedhjeve brenda dhe jashtë Republikës së Kosovës”, thuhet në njofti,

Siç thuhet në njoftim, Osmani, në përputhje me kompetencat e saj ligjore, ka emëruar gjyqtarin e Gjykatës së Apelit, Kreshnik Radoniqi si kryesues të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas ndërprerjes së mandatit të kryesueses së deritanishme të KQZ-së Valdete Daka.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është organ i pavarur kushtetues, dhe përgjegjësia për ta ruajtur pavarësinë e KQZ-së së pari është përgjegjësi e kryesuesit të Komisionit. Kryesuesi i KQZ-së nuk vjen nga radhët e partive politike, por emërimi i tij bëhet me një proces të veçantë, fakt ky i cili tregon se kryesuesi duhet të jetë i pavarur në veprimet e tij edhe kur brenda KQZ-së mund të ketë presione nga subjektet politike. Në procesin e fundit zgjedhor, KQZ ka qenë e polarizuar dhe mbledhjet e vendimmarrja janë shoqëruar me tensione si kurrë më parë. Kryesuesja e KQZ-së, në shumë raste, nuk ka arritur të jetë forcë e pavarur ndaj polarizimeve politike dhe që vendimmarrja e saj të drejtohet nga interesi i përgjithshëm publik, e që për rrjedhojë ka cenuar integritetin dhe besimin e qytetarëve ndaj KQZ-së. Presidentja Osmani vlerëson se veprimet e kryesueses së KQZ-së nuk duhet të jenë shkak për humbjen e besimit qytetar ndaj institucionit, në veçanti pasi sivjet do të mbahen zgjedhjet lokale”, thuhet tutje në njoftim.

Presidenca thotë se legjislacioni në fuqi parasheh se Presidentja është autoriteti kompetent për të emëruar Kryesuesen e KQZ-së, sikurse edhe për ndërprerje të mandatit të saj.

“Ndaj, Presidentja ka nxjerrë vendimin për lirimin nga detyra të Valdete Daka, duke pasur në konsideratë vlerat demokratike të integruara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, si dhe duke pasur parasysh se pavarësia dhe integriteti i KQZ-së ka një rëndësi vitale në zgjedhjet demokratike”, thuhet në njoftim.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort