Home Blog Page 4770

Nuk “ndalet” Gazmend Muhaxheri: Insiston që LDK duhet ta votojë Vjosa Osmanin për presidente

0

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, ka folur rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit, shkruan GazetaBlic.Në një prononcim për GazetaBlic, Muhaxheri ka komentuar situatën momentale brenda kryesisë, duke thënë se zgjedhja e presidentit mbetet kompetencë e deputetëve të LDK-së, nëse dëshirojnë të votojnë pro apo kundër.Muhaxheri ka theksuar se ai pro që Vjosa Osmanin për presidente.

“Unë jam për me votu kandidatën për presidente. Unë jam pro, tash i mbet në kompetencën e deputetëve se a dëshirojnë me votu pro apo kundër, për me qenë aty me ba kuorumin”, thotë Muhaxheri.Lidhja Demokratike e Kosovës do ta mbledhë sot kryesinë e partisë derisa temë kryesore e takimit pritet të jetë çështja e presidentit, përkatësisht qëndrimi karshi kandidaturës së Vjosa Osmanit për këtë post.
Lajmin e ka bërë të ditur deputeti dhe anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike, Anton Quni.Ai ka bërë të ditur se sot do të mblidhet kryesia dhe gjithashtu do të ketë planifikim për takimin e radhës edhe me Vjosa Osmanin.

“Është realizu një takim, LDK e ka përfaqësu kryetari dhe nënkryetari sipas njoftimeve do të ketë edhe një takim të radhës, sot e kemi një mbledhje të kryesisë, është temë që është ka debatohet brenda strukturës, qëllimi jonë është që cilido vendim që do e dimë do ta ruajmë unitetin e LDK-së të grupit parlamentar, sepse kemi pasur përvoja që kemi pas ndryshe. Nuk kemi ende një përgjigje definitive ende po e debatojmë”, ka thënë ai.Takimi do të mbahet sot në ora 16:30 në selinë qëndrore të Lidhjes Demokratike në Prishtinë./GazetaBlic

E rëndë: Babai 65 vjeçar theret me thikë nga djali, përfundon në Spitalin e Mitrovicës

0

Një baba nga Mitrovica e ka pësuar keq mbrëmjen e kaluar, ku u ther me thikë nga i biri pas një zënke që ndodhi në rrugën “Selim Selimi”.

Babai 65 vjeçar ka thirrur Policinë pas sulmit, e më pas është dërguar në Spital për shkak të plagëve.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi Avni Zahiti, i cili ka dhënë detajet e këtij rasti.

“Gjatë natës në Mitrovicë është raportuar një rast “ dhunë në familje”, ku viktima mashkull rreth 65 vjeçar, ka raportuar se pas një zënke ishte sulmuar nga i dyshuari djali i tij. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, sipas mjekut lëndimet e natyrës se lehtë dyshohen të jenë shkaktuar nga një mjet i mprehtë”, thotë Zahiti.

Ndërkohë, mësohet se djali po kërkohet nga Policia për këtë rast, që lidhet me dy vepra “dhunë në familje” dhe “lëndim i lehtë trupor”./Reporteri.net

Trajneri i Spanjës: Jam më shumë se i brengosur për ndeshjen kundër Kosovës

0

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, ndihet i brengosur për ndeshjen e ardhshme të ekipit të vet në kualifikime për Kupën e Botës, kundër Kosovës, pas fitores së zorshme 2:1 kundër Gjeorgjisë të dielën.

Pasi barazoi me Greqinë në ndeshjen hapëse në Grupin B të enjten, u duk sikur Spanja do ta përjetonte edhe një barazim tjetër zhgënjyese pas rezultati i ndeshjes në kohën shtesë ishte i barabartë 1:1.

Por mesfushori i RB Leipzig, Dani Olmo, e shpëtoi skuadrën e Enriques duke e mposhtur portierin Giorgi Loria me një goditje të fuqishme nga distanca për t’ia fituar tri pikë të plota furisë së kuqe.

Duke folur pas ndeshjes të dielën pasdite, Enrique nënvizoi se Spanja e tij po ka më shumë vështirësi ndaj kombëtareve më të vogla sesa ndaj atyre të mëdha.

“Jam shumë i brengosur për ndeshjen (me Kosovën), shumë i brengosur. Nëse na mungon freskia dhe kondicioni fizik…por Spanja nuk guxon të mungojë në Kampionatin e ardhshëm Botëror. Ne po vuajmë më shumë kundër këtyre ekipeve se kundër Zvicrës apo Gjermanisë. Jam më shumë se i brengosur për ndeshjen e fundit (kundër Kosovës)”, tha Enrique.

Spanja mban vendin e dytë në Grupin B me katër pikë, dy më pak se liderja Suedia, pas dy ndeshjeve.

Kosova do të përballet me Spanjën të mërkurën në Sevillë, në kërkim të pikëve të para në grup pas humbjes së thellë 3:0 kundër Suedisë të dielën mbrëma në Prishtinë.

Do të jetë përballja e parë mes Kosovës dhe Spanjës në historinë e këtyre dy kombëtareve.

Muriqi: Kërkoj falje për rastet e humbura

0

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka kërkuar falje që nuk arriti ta shënojë njërën prej dy rasteve që i pati në ndeshjen ndaj Suedisë. Ai ka thënë se në ndeshje të mëdha duhet të shfrytëzohen edhe gjysmërastet. Kosova e nisi me humbje ciklin e saj të dytë kualifikues për kampionatin botëror “Katari 2022”. Humbi të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga Suedia me rezultatin 3:0.

“Filluam ndeshjen, nuk po them me gabime personale, por me këso ekipe mund te pësosh edhe me gjysmë gabime. Pata edhe unë raste, sulmuesi humb, por duhet të jemi më të kujdesshëm në këtë ndeshje. Dy raste patëm në këtë ndeshje dhe është dashur të shfrytëzoja vetë një. Kërkoj falje, por nuk kam çka të bëj”, ka thënë Muriqi. Kosova më 31 mars do ta luajë ndeshjen e dytë atë kundër Spanjës në Sevilla.

Foto Ilustrim

Sot mblidhet kryesia e LDK-së diskutojnë për çështjen e Presidentit

0

Lidhja Demokratike e Kosovës do ta mbledhë sot kryesinë e partisë derisa temë kryesore e takimit pritet të jetë çështja e presidentit, përkatësisht qëndrimi karshi kandidaturës së Vjosa Osmanit për këtë post, shkruan Gazeta Express.

Lajmin e ka bërë të ditur për emisionin #gjesi në T7, deputeti dhe anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike, Anton Quni.

Ai ka bërë të ditur se sot do të mblidhet kryesia dhe gjithashtu do të ketë planifikim për takimin e radhës edhe me Vjosa Osmanin.

“Është realizu një takim, LDK e ka përfaqësu kryetari dhe nënkryetari sipas njoftimeve do të ketë edhe një takim të radhës, sot e kemi një mbledhje të kryesisë, është temë që është ka debatohet brenda strukturës, qëllimi jonë është që cilido vendim që do e dimë do ta ruajmë unitetin e LDK-së të grupit parlamentar, sepse kemi pasur përvoja që kemi pas ndryshe. Nuk kemi ende një përgjigje definitive ende po e debatojmë”, ka thënë ai.

Takimi do të mbahet sot në ora 16:30 në selinë qëndrore të Lidhjes Demokratike në Prishtinë.

Quni ka zbuluar edhe qëndrimin e tij për Osmanin dhe kandidaturën që ka shpallur e njejta.

“Unë kam miqësi me zonjën Osmani i njoh të gjitha vlerat e saj edhe jam mëse i bindur se vendimi i LDK-së do të jetë në favor të qytetarëve dhe në favor të shtetit”, tha ai.

Ish-ministri ka treguar edhe pse është tëhequr nga gara për kryetar të LDK-së.

“Momenti kur jam vendos mu tërheq nga gara, determineus ishte fakti që me dhanë një mesazh që ne duhet me i dhënë mundësi gjeneratave të reja”, tha ai.

Vjosa Osmani e ka ushtruar detyrën e presidentit të Kosovës për disa muaj pas dorëheqjes së Hashim Thaçit.

Në marrëveshjen LVV-Lista “GUXO”, Osmani ishte bërë e ditur se do të marrë pozitën e presidentit të Kosovës.

Osmani, që ka dalë më e votuara nga zgjedhjet e 14 shkurtit, si kundërkandidat për pozitën e presidentit e kishte Ramush Haradinajn. Megjithatë, duket se i njëjti është tërhequr nga kjo garë.

Ajo mund të emërohet presidente vetëm nëse i siguron 2/3 e votave të të gjithë deputetëve.

“Zgjedhja e Presidentit bëhet me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit. Nëse asnjëri kandidat nuk merr shumicën prej dy të tretave (2/3) në dy votimet e para, organizohet votimi i tretë në mes të dy kandidatëve të cilët kanë marrë numrin më të lartë të votave në votimin e dytë dhe kandidati që merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve, zgjidhet President i Republikës së Kosovës”,, saktëson Kushtetuta e Kosovës.

Vendi mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme në rast se asnjëri kandidat nuk i arrin votat e nevojshme, derisa zgjedhjet, sipas Kushtetutës, në raste të tilla duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Djali i Cimës përlotet teksa tregon betejën e aktorit të njohur me COVID 19 dhe porosinë e tij të fundit

0

Artan Thaçi, djali i aktorit të njohur Rasim Thaçit-Cimës që pak ditë më parë ka ndërruar jetë pas një beteje me COVID 19, ka treguar para kamerës porosinë e tij të fundit.

Emisioni #gjesi në T7 i ka kushtuar hapsirë të veçantë vendit ku zakonisht Cima e pinte kafën e mëngjesit, duke folur nga ai vend me djalin e tij Artanin që ka treguar edhe për betejën e aktorit të njohur me COVID 19.

Zakonisht, ai thotë se Rasim Thaçi e fillonte ditën me dy vëllezërit e tij duke pirë kafe nga ai vend.

“Ditën e ka fillu në këtë kafe, me vëllezërit e tij, e shpesh herë edhe me mu, nëse najherë kam pas kohë pak ma shumë kam ardhë ëktu i kam shoqëru. Krejt ditën maksimumi dy kafe, ka qenë njeri që nuk e ka tepru me gjana, me kafe ose me sene tjera. Zakonisht me një espresso e ka fillu ditën gjithmonë.

Kur i ka ardhë koha em shku në katun menzi s’ka prit, edhe vozitjen e ka pas ma të shpejtë, dojke shumë ma shpejt me mbërri. Aty për të është kanë jeta. Edhe këtë vit e bëjke plan me shku”, thotë ai.

I njëjti ka shtuar se edhe vetë është emocionuar derisa ka shkuar për herë të parë në vendin ku babai i tij e pinte kafen e mëngjesit.

“Kur u nis ame ardh ë prej shpis janë do emocione të përzime, ndoshta ende është fillimi, ende në mendjen time është se ai është këtu diku, kur vishim këtu më shumë unë kam dëgju ose kam qesh, se ka qenë e pamundur me qëndru në tavolinë e mos me pas ndonjë batutë. E ka pas një energji, gjithmonë kam thanë që është vullkan brenda, se ka dhanë energji të mirë gjithkund. Është thjesht një inspirim. Edhe kur kam tentu diçka me këshillu, në atë aspektin që mos me harru, e ka pas formën e vet qysh me thanë”, shton tutje ai.

Artani ka treguar edhe për porosinë e fundit që ia ka lënë Cima.

“Edhe në spital sa kam qenë gjatë tërë kohës për të, ka thanë që gjithmonë me u kujdes për familjen, familja ka qenë për të e shenjtë, me u kujdes mos me lanë njëri-tjetrin keq, kjo ka qenë porosia e tij”, thotë ai, duke treguar edhe për betejën em COVID 19.

“Ishte fillimi i muajit mars që ne e kuptuam se është i infektuam me virus, qysh atë ditë kemi shku te mjeku për kontroll, e i ka bë disa fotografime nuk ishte keq ka ana e mushkërive. Nuk ka pas sëmundje tjera, ka qenë fizikisht shumë mirë. Ka fillu menjëherë me terapi, ditëve në vazhdim ju rëndu gjendja, ishte herë mirë herë jo, pas një jave filloi gjendja më shumë me ju keqsu e u detyruam që ta dërgojmë në spital për një kontroll, na thanë se duhet me ndalë në klinikë infektive, se nuk arrinte në frymarrje me qenë mirë.

Pas tri ose katër ditëve filloi me ju përmirësua gjendja, edhe aty na bënte me kesh. Babi me ato batutat e tij e bënte një atmosferë të mirë aty brenda, që ishte shumë pozitive për të dhe pacientët e tjerë”.

“Deshta me cekë që pasi që bëri mirë në Klinikë Infektive, ishte shumë interesant kjo sëmundje e paparashikueshme, sa ishte mirë ditën tjerë ishe përtokë, u keqësu gjendja shumë sa u detyruam me dërgu në repartin intensiv, aty filloi pastaj përsëri me u përmirësu. Pacientëve pos që ju humb durimi e kanë edhe një pasiguri brenda, nuk është e lehtë me qenë aty, me pa gjithçka, me pa pranë tyre duke ndërru jetë dikush”, ka thënë tutje ai.

Artani për emisionin #gjesi ka treguar edhe momentin kur ka marrë lajmin se babai i tij ka vdekur.

“Sot një javë e pat një përkeqësim të gjendjes, këto vlerat e saturimit i ranë në 29 nuk munde me marrë frymë vet po vetëm përmes aparaturave. Janë mundu doktorët e kanë bërë të pamundur po e kanë intubu, e prej të hanës deri të premten kur edhe ka ndërru jetë. Mu pikërisht më kanë thirrë më thanë po thërrasim prej repartit intensiv, a mundeni me ardhë deri në spital se z.Rasim iu është përkeqësu gjendja.

Me thanë të drejtën e disha çka ka ndodhë, po dojsha me pa me sytë e mi. Më thanë që njëherë e kanë kthy në jetë po nuk ju kanë stabilizu vlerat, po prap kanë fillu me ra shumë edhe pas shumë tentimeve zemra nuk ka duru edhe ngushëllime ka ndërru jetë”, ka thënë ai.

Mëngjesi i hershëm mund të zvogëlojë rrezikun për diabet

0

A mund të përcaktojë shëndetin tuaj koha kur hani mëngjesin tuaj?

Po, sugjeron hulumtimi i ri që zbulon se ngrënia e vaktit tuaj të mëngjesit para orës 8:30 mund të zvogëlojë rrezikun për zhvillimin e diabetit të tipit 2.

Njerëzit në studim që hëngrën mëngjes herët kishin nivele më të ulëta të sheqerit në gjak dhe më pak rezistencë ndaj insulinës sesa njerëzit që hëngrën një mëngjes më vonë.

Rezistenca ndaj insulinës ndodh kur trupi juaj bëhet rezistent ndaj efekteve të hormonit insulinë, duke shkaktuar rritjen e niveleve të sheqerit në gjak.

Gjetjet e reja u mbajtën pavarësisht nëse njerëzit e kufizuan ngrënien e tyre në më pak se 10 orë në ditë. Ushqimi i tillë i kufizuar në kohë është një formë e agjërimit me ndërprerje.

“Koha është ajo që është e rëndësishme, dhe më herët duket se është më e mirë,” tha autori i studimit Kristen Knutson, një profesor i asociuar në Qendrën për Gjumë dhe Mjekësi Circadian në Shkollën e Mjekësisë Feinberg të Universitetit Northwestern në Çikago. “Aftësia jonë për të përpunuar ushqimin që hamë funksionon më mirë në mëngjes”.

Dhe studimi zbuloi se ishte koha, përkatësisht mëngjeset e hershme, që bënë ndryshimin më të madh në rezistencën e insulinës dhe nivelet e sheqerit në gjak, transmeton Klan Kosova.

Specializimi lë pa mjekë ambulancat

0

Ambulancat e Mjekësisë Familjare në Drenas dhe Suharekë kanë mbetur pa mjekë, pasi ata kanë fituar të drejtën e specializimit.Shkëlqim Hajdaraj nga fshati Abri, në Komunën e Drenasit, tha se mungesa e mjekëve në ambulancat më të afërta, po paraqet problem për ta.

Ai tregon se familjarët e tij dhe bashkëfshatarët, po detyrohen që të udhëtojnë mbi 13 kilometra, deri në Drenas, që të marrin shërbime shëndetësore, pasi të njëjtat nuk po mund t’i marrin më në ambulancën e fshatit.

“Unë kam pasur një rast me nënën time, për shkak të problemeve që ka me tension. Kur kemi shkuar në ambulancë, ajo ka qenë e mbyllur dhe është dashur të bëjmë një zgjidhje tjetër për të shkuar në Drenas”, tha Hajdaraj për Radion Evropa e Lirë.Se qytetarët po detyrohen që të udhëtojnë me kilometra të tërë për të arritur te Qendra më e afërt e Mjekësisë Familjare, e pranojnë edhe zyrtarët e këtyre dy komunave.Kryetari i Komunë së Suharekës, Bali Muharremi, tha për Radion Evropa e Lirë, se nga komuna e tyre, 48 mjekë kanë fituar specializimin.
“Kemi infermierë, kemi motra medicinale, por na mungojnë mjekët edhe besoj se pas muajit prill do t’i plotësojmë (vendet) me mjekë të rinj shtesë dhe do të funksionojë komplet Komuna e Suharekës, siç ka funksionuar përpara. Është e drejt e tyre (mjekëve), mirëpo është bërë (specializimi) pa planifikim. Është dashur së paku të bisedohet për kuadro të reja që duhen”, tha Muharremi.Më herët gjatë marsit Radio Evropa e Lirë ka raportuar lidhur me specializimet e mjekëve. Nga Odat e Mjekëve kanë thënë se situata me specializimet është një “katrahurë”, pasi sipas tyre, ky proces është bërë pa planifikim të duhur.Rrëmuja me specializantëtNë Komunë e Drenasit, 18 mjekë kanë fituar specializimin, tha Arsim Haxhiu, që udhëheqë Drejtorinë e Shëndetësisë të kësaj komune. Ai tha se tashmë ata kanë nisur procedurat që të plotësojnë këto vende boshe.“Janë gjashtë ambulanca të Mjekësisë Familjare që për momentin janë të mbyllura, gjë për të cilën i kemi njoftuar edhe qytetarët që të kenë mirëkuptim, për shkak të mungesës së mjekëve që ka ardhur si pasojë e specializimeve të cilat Ministria (e Shëndetësisë) i ka shpallur gjatë fundvitit të kaluar dhe kanë filluar specializimet, me kontratë me ministrinë”, tha Haxhiu.
Kosova, prej vitit 2016 nuk kishte hapur konkurse për specializantë. Në mënyrë që ta plotësohej numri i specializantëve për vitet e humbura, Ministria e Shëndetësisë më 30 korrik të vitit 2020 hapi konkursin për të pranuar rreth 1.500 specializantë. Deri tash janë thuhet se janë pranuar rreth 1.300 të tillë.Specializimi i mjekëve bëhet atëherë kur një student i mjekësisë mbaron fakultetin, mirëpo duhet të specializohet në një drejtim të caktuar.Haxhiu thotë se konkursi Ministrisë së Shëndetësisë për specializantët e rinj, ka shkaktuar probleme për komunën e tij.“Konkursi i fundit pak na ka çrregulluar, për arsye se në kujdesin parësor shëndetësor ekskluzivisht shkojnë mjekët të cilët specializojnë mjekësinë familjare.

Ndërsa, këta mjekë që kanë shkuar me kontrata me ministrinë janë të fushave të tjera, të cilët faktikisht duhet t’i plotësojmë pas largimit të tyre dhe nënshkrimit të kontratave me ministrinë”, tha Haxhiu.Qytetarët të cilët kanë nevojë për mjekë, nëse nuk kanë mundësi që të udhëtojnë drejt ndonjë Qendre të Mjekësisë Familjare në komunat e tyre, mund të presin edhe ekipet mobile familjare, pasi për momentin, për ta nuk ofrohen zgjidhje tjera.

Por, Shkëlqim Hajdaraj nga fshati Abri, tha se pavarësisht se Komuna e Drenasit ofron shërbime mjekësore përmes ekipeve mobile, këto ekipe nuk i janë përgjigjur thirrjeve, kur bashkëfshatarët e tij kanë pasur nevojë për shërbimin e tyre.“Në fshatin tonë ka pasur kërkesa, por ekipet (mobile) nuk kanë ardhur. Ato ekipe nuk kanë ardhur asnjëherë”, shtoi ai.Komuna e Drenasit ka më shumë se 35 fshatra dhe një numër të popullatës prej rreth 59.000 banorësh.Fshatrat që kanë mbetur pa mjekë në ambulanca janë: Sankoci, Nekoci, Vasileva, Bainca, Abria dhe Gradica me Dobroshevc.Kurse, në Komunën e Suharekës në fshatrat Nishor, Doberdolan, Grekoc, banorët e të cilëve kanë mbetur pa ambulanca për shkak të ikjes së mjekëve.

Ndahet nga jeta në moshën 59-vjeçare deputeti dhe ish-kryeministri shqipëtar Bashkim Fino

0

Deputeti socialist në Parlamentin e Shqipërisë, Bashkim Fino është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare. Ai ishte prekur nga COVID-19 prej disa ditësh dhe gjendja e tij ishte përkeqësuar.
Në një postim në rrjetet sociale, zv/ kryeministri Erion Braçe, teksa ka publikuar një foto me Finon shkruan: “Tani je ne qiell shoku im”.

Bashkim Fino lindi më 12 tetor 1962 në Gjirokastër. Ishte Kryeministër i Shqipërisë prej 9 mars 1997 deri më 29 qershor 1997. Kreu studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega Financë. Në vitin 1992, Z. Fino u zgjodh Kryetar i Bashkisë Gjirokastër, post të cilin e mbajti deri në vitin 1996.
Karriera e tij politike në Partinë Socialiste është e hershme. Prej vitit 1997 e në vazhdim ishte anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, ku do të zgjidhej Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik. Z. Fino ka mbajtur disa poste ministrore.
Nga viti 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit.

Cilat janë bizneset që rrezikojnë falimentimin nga rënia e konsumit?

0

Tendenca e shpenzimeve të konsumatorëve ndryshoi me krizën e COVID-19. Më të prekurit nga rënia e konsumit janë dyqanet e vogla, baret dhe restorantet. Strukturat më të mëdha akomoduese të Shqipërisë kanë shkurtuar 80% të stafit.

Sektori i transportit vuan ende rënien e fluksit të pasagjerëve që po ndikon në mbylljen e aktivitetit për disa operatorë. Ekonomia do të nisë ristrukturimin, ku interesi më i fortë do të jetë që ndërmarrjet e mëdha të blejnë bizneset e vogla dhe të mesme

Zamira Burreli, prej shtatë vitesh, tregton rroba të përdorura në një dyqan të vogël pranë zonës së ish-Kinostudios. Në momentin që biznesi kishte filluar të konsolidohej, pasi veshjet e përdorura po bliheshin edhe nga individë me të ardhura mesatare, 35-vjeçarja tregon si pandemia i reduktoi xhiron me 30 deri në 40% krahasuar me periudhën para COVID-19.

“Edhe ky vit nisi me rënie të shitjeve, pas uljes drastike të të ardhurave në muajt e karantinës. Shkaku është pasiguria ekonomike që po shkakton pandemia te shumë familje. Kërkesa është ulur edhe nga klientët besnikë të dyqanit, pasi kishin frikë nga mbyllja e vendit në muajin shkurt, kur edhe numri i të infektuarve ishte mbi 1 mijë në ditë. Të tjerë kanë humbur punën dhe financiarisht e kanë të pamundur të bëjnë shpenzime për veshje. Ata janë më tepër të fokusuar te ushqimet”.

Sektorët më të prekur nga kriza e COVID-19, sipas kryetarit të Dhomës të Tregtisë dhe Industrisë të Durrësit, Alban Isteri, janë tregtia me pakicë, turizmi dhe shërbimet mbështetëse të tij, duke përfshirë baret, restorantet dhe agjencitë turistike, akomodimi dhe në tërësi transporti i pasagjerëve.

Nga të dhënat e INSTAT, 30% e totalit të ndërmarrjeve aktive janë të tregtisë me pakicë. Në vitin 2019, numri i bizneseve që operonin në këtë sektor ishte 32,967.

Ahmet Xhinishi, ekspert fiskal, pohoi për “Monitor” se për shkak të pasigurisë ekonomike, konsumatorët po frenojnë blerjet për shumë produkte. Tendenca është reflektuar me rënie të të ardhurave te biznesi i vogël. Krahasuar me 3-mujorin e parë të 2020-s, xhiroja ka rënë me 50%. Bizneset e shitjeve me pakicë të veshjeve, të produkteve industriale (siç janë tregtarët e Tregut Çam), dyqanet e bulmetit dhe kasapët e mishit janë më të prekurit.

“Xhiroja e bizneseve të vogla ka pësuar rënie të lartë, sidomos në 3-mujorin e parë të vitit 2021, pasi deri në fund të 2020-s, bizneset dhe konsumatorët u munduan të tresnin ‘dhjamin’. Deri në muajt e parë të vitit, kishte pritshmëri se situata do të përmirësohej, por u pa që ndryshimi nuk mund të ishte kaq i shpejtë dhe se kriza mund të zgjasë gjatë gjithë vitit. Në vitin 2020, sektori i ushqimeve arriti të ruajë nivelin e shitjeve dhe në muajt e karantinës pati rritje, por aktualisht është në stanjacion. Këto biznese po e ndiejnë që konsumatori nuk ka më çfarë të shpenzojë.

Restorantet kanë diversifikuar produktet, kanë filluar me shërbimet ‘catering’ apo ‘dilevery’. Nuk mund të bëhet krahasim për ecurinë e biznesit para COVID-19, pasi në periudhë pandemie kanë nisur shërbime të reja. Shërbimet që ofronin më parë kanë falimentuar.

Shumë biznese të vogla po përpiqen të mbijetojnë, por ka edhe shumë prej tyre që janë mbyllur, siç janë dyqanet e shitjes së veshjeve në rrugën ‘Myslim Shyri’. Arsyet janë kostot e larta të qirasë, pagesat e siguracioneve dhe mungesa e subvencioneve të shtetit. Biznesi i vogël përfitoi vetëm 3 paga. Në anën tjetër vihet re se dyqanet outlet (me veshje të përdorura firmato) kanë rritur investimet. Dikush ka zgjeruar biznesin, por edhe janë hapur dyqane të reja, duke tërhequr më shumë klientelë”, pohoi z. Xhinishi.

Sipas të dhënave të INSAT, në sektorin e akomodimeve janë rreth 1,400 ndërmarrje aktive. Kriza nga COVID-19 po prek strukturat më të mëdha akomoduese të Shqipërisë.

Presidenti i “FAFA Group”, Agron Çerenishti, pohoi se sektori është në lockdown, për shkak të mungesës së pushuesve. Në resortin më të madh të zonës të Golemit, aktualisht po mbahen në punë 22% e të punësuarve. “Frekuentimi në dhomat e tre hoteleve është 1-2% dhe më shumë nga kërkesat e fundjavës. Në ditët e tjera nuk ka rezervime.

Para COVID-19, në këtë periudhë, 30% e strukturës ishte e prenotuar (në tre hotelet e kompleksit janë në dispozicion mbi 500 dhoma), kryesisht nga turistët polakë dhe çekë që vinin nëpërmjet guidave turistike. Situata po thellon pamundësinë financiare për kryerjen e pagesave të interesit të kredive bankare, pavarësisht se nga bankat jemi mirëkuptuar për shtyrjen e principalit. Me këtë frekuentim e kemi të pamundur të mbajnë në punë të gjithë punonjësit. Në periudhë piku punësojmë 400 punonjës, por aktualisht janë në punë, 90 prej tyre.”

Edhe për sezonin e ri, operatorët janë pesimistë për rikthimin e normalitetit, pasi skenari i turizmit patriotik dhe ai mbarëshqiptar është më i mundshmi edhe këtë vit. Administratori i kompleksit FAFA e konsideron të domosdoshëm vaksinimin e punonjësve të sektorit të turizmit. “Mendoj se edhe në këtë sezon, turizmi do të përqendrohet me pushuesit vendas. Kërkesa nga grupet turistike çeke dhe polake janë të shumta, por nuk është e sigurt nëse do të finalizohen, pasi ekziston frika e infektimit. Për këtë arsye është e domosdoshme që shteti të vaksinojë punonjësit e strukturave akomoduese në të gjithë vendin, pasi ky do të ishte një sinjal pozitiv për pushuesit e huaj dhe vendas”.

Sipas të dhënave të INSTAT, aktiviteti i hoteleve ka shënuar një rënie të fortë që nga tremujori i dytë i vitit, me 63%. Në periudhën e verës humbjet u reduktuar, me një tkurrje prej 34%, ndërsa fundi i vitit dhe rikthimi i karantinës e përkeqësuan më tej aktivitetin, duke sjellë një rënie të volumit të aktivitetit me 41%.

Pandemia godet transportin, falimenton kompanitë

Sektori i transportit të udhëtarëve po kalon ditët më të vështira, pas bilancit negativ nga mbyllja 4-mujore e aktivitetit në 2020 dhe tkurrjes së lartë të fluksit të pasagjerëve. Në muajt e parë të vitit, situata është vështirësuar edhe për operatorët e transportit qytetas të Tiranës. Operatori “Alba Trans”, i licencuar për linjën e Tufinës, falimentoi, për shkak të mospërballimit të kostove financiare.

Në muajin qershor, kompania deklaroi mbylljen e linjave të pasagjerëve në transportin ndërkombëtar me autobus, si në Athinë, Volos, Selanik dhe Kretë, si dhe me Italinë pas 14 vitesh operim. Administratorja e agjencisë ndërkombëtare të udhëtimit, “Alba Trans”, Albana Brati, pohoi më herët për “Monitor” se arsyet që ndikuan te mbyllja e punës, ishin: informaliteti dhe konkurrenca e pandershme, si dhe masat për të punuar me gjysmë kapaciteti për shkak të pandemisë.

“Për mënyrën se si po funksionon tregu, nuk e shohim më rentabël punën dhe kemi vendosur ta mbyllim aktivitetin. E para është konkurrenca e pandershme. Në mënyrë të pandershme, të konkurrojnë mjetet e vogla 8+1 dhe makinat personale që nisen nga Korça apo kufiri, si taksi të palicencuara. Gjithmonë kemi bërë ankesa, si pranë pikës doganore të Kapshticës, ashtu edhe në Ministrinë e Transportit, por deri tani nuk është marrë asnjë masë shtrënguese.

Nga ana tjetër, edhe pandemia ndikoi për të marrë vendimin e mbylljes së punës, pasi duhet të punonim me reduktim të kapacitetit. Sipas detyrimeve ligjore të përcaktuara në kontratën me partnerin grek, do të vazhdojmë të shesim vetëm bileta edhe për 3 muaj, pa ofruar shërbim transporti ndërkombëtar, deri sa pala greke të gjejë një tjetër operator.

Më pas, nuk do të vazhdojë më puna për transportin ndërkombëtar të pasagjerëve nga ne. Me të ardhurat që po gjeneron ky biznes dhe shpenzimet që paguajmë, nuk ia vlen”, shprehet administratorja Brati. Pas mbylljes së linjave të transportit të pasagjerëve me jashtë dhe linjës të Tufinës, kompania vijon operimin për linjat qytetase të Tiranës së Re dhe Uzina e Autotraktorëve.

Prej dhjetorit 2020, linja qytetase e autobusëve të Tufinës po administrohet nga kompania “Shega Trans”. Mbi 70% e linjës kalon në itinerarin e lëvizjeve Kombinat-Kinostudio, duke lehtësuar menaxhimin për dy akset nga kompania pa investime shtesë. Konstandin Foni, drejtor i linjës urbane Kombinat-Kinostudio-Tufinë, e konsideruar si linja me fluksin më të madh të njerëzve në Tiranë parashikon shtim të falimentimeve të operatorëve në rast të moskthimit të shpejtë të situatës në normalitet. Nga të dhënat e INSTAT, në sektorin e transportit operojnë në total 5,146 ndërmarrje. Nga kriza e COVID-19 mungesën e pasagjerëve po e vuan i gjithë sektori në tërësi.

“Nga fundi i muajit janar dhe deri më sot, fluksi i pasagjerëve në autobusët e këtyre linjave është ulur ndjeshëm. Arsyet janë frika e njerëzve nga infektimet dhe kufizimi i orarit të lëvizjeve (më 11 shkurt hyri në fuqi vendimi për kufizimin e lëvizjeve nga ora 06:00 deri në orën 20:00), thelloi edhe më shumë rënien e numrit të udhëtarëve. Deri më 11 shkurt, kur orari për lëvizjen e pasagjerëve ishte deri në orën 10:00 të mbrëmjes, rënia e fluksit ishte 50-55% më pak. Pas vendimit për lejimin e lëvizjeve deri në orën 20:00, numri i pasagjerëve ka rënë 60% krahasuar me periudhë normaliteti.

Humbjet financiare janë të konsiderueshme për shkak të kësaj situate. Ne po punojmë me 75% të kapacitetit të flotës, ndërkohë kostot fikse vazhdojmë t’i paguajmë. Edhe pse ka rënë fluksi i pasagjerëve dhe orari është reduktuar, të gjithë operatorët janë të detyruar të zbatojnë itinerarin dhe ciklet e frekuencave, siç janë të parashikuara në kontratën e Bashkisë së Tiranës”, thotë drejtori i linjës qytetase në kompaninë “Shega Trans”.

Transporti i pasagjerëve rifilloi aktivitetin më 6 korrik, pas përfundimit të karantinës. Në transportin publik të kryeqytetit, deri në muajin tetor 2020, operatorët raportojnë rënie të pasagjerëve deri në 50%. Për muajin dhjetor, për shkak të reduktimit të orarit të lëvizjeve (më 24 dhjetor hyri në fuqi vendimi për lëvizjen e qytetarëve nga ora 06:00 deri në 20:00), frikës nga infektimi dhe protestat që u zhvilluan në Tiranë, fluksi i pasagjerëve në autobusë ra 70%. Kompanitë parashikojnë thellim të vështirëve në aktivitetin e tyre, në mungesë të subvencioneve nga shteti.

Sipas INSTAT, indeksi i volumit për aktivitetin e transportit dhe magazinimit ra me 40% në tremujorin e dytë, ndërsa aktiviteti vijoi me ecuri negative dhe në tremujorin e tretë e të katërtin, përkatësisht me -37% dhe -18%.

Edhe operatorët detarë, në prag falimentimi

Pas një rënie me bazë vjetore, 76% në 2020, krahasuar me vitin e mëparshëm, transporti detar i pasagjerëve vijon të shënojë tkurrje drastike. Vitin e kaluar, rënia nisi që në muajin mars me vendosjen e karantinës, duke vazhduar edhe për periudhën prill-maj. Sipas të dhënave të INSTAT, numri i pasagjerëve në transportin detar për muajin janar 2021 është tkurrur 52% krahasuar me janar 2020.

Bernard Resto, përfaqësuesi për Shqipërinë i kompanisë italiane të lundrimit “Adria Ferris”, thotë se edhe në muajt e parë të 2021, ky shërbim vijon të përkeqësohet. Arsyeja kryesore është moslejimi i udhëtimeve me Italinë dhe vende të tjera të Europës.

“Edhe për muajt e parë të këtij viti, fluksi i pasagjerëve është me rënie të lartë deri në 70%. Vazhdojnë të udhëtojnë vetëm shtetasit europianë dhe shqiptarët të pajisur me dokumente nga vendet e BE-së. Është edhe një pjesë shumë e vogël e atyre që udhëtojnë për arsye shëndetësore, në rast se janë të pajisur me dokumentacion nga spitali do të kurohen.”

“Adria Ferris” që operon në Shqipëri me tragete që nga viti 2004 në linjat ndërkombëtare, Durrës – Ankona, Durrës – Bari dhe Durrës – Trieste. Situata për të është vështirësuar që me nisjen e karantinës. Për vitin 2020, lëvizja e udhëtarëve për këtë operator në periudhën gusht-nëntor u reduktua 70%. Pas vendimit të Italisë për vendosjen e karantinës së detyrueshme për periudhën 21 dhjetor deri më 10 janar, numri i pasagjerëve për këtë kompani pothuajse u zerua.

“Nëse udhëtimet do të vazhdojnë të mos lejohen dhe tragetet nuk do t’i kthehen itinerarit normal deri në stinën e verës, atëherë priten falimentime të kompanive në transportin e detar të pasagjerëve, pasi sezoni turistik është ai që i jep oksigjen sektorit dhe operatorët do ta kenë të pamundur të mbajnë në punë punonjësit. Kompania jonë ka reduktuar numrin e itinerareve, ndërsa humbjet financiare thellohen.

Prandaj është e domosdoshme të rritet numri i të vaksinuarve në popullatë, njerëzit janë përsëri të frikësuar dhe nuk do të bëjnë prenotimin për verën. Ky do të ishte sinjal pozitiv edhe për turistët e huaj që kërkojnë të vijnë në Shqipëri”. Në anën tjetër, përkeqësimi i situatës pritet edhe tek investimet e sipërmarrjes së lundrimit, pasi kriza e krijuar nga pandemia i gjeti ato të papërgatitura. Operatorët pohojnë se po përballen me vështirësi financiare për pagesat e kredive në investime.

Si do të strukturohen bizneset, të mëdhenjtë do blejnë të vegjlit

Pasoja kryesore që do të shoqërojë rënien e thellë të ekonomisë do jetë falimentimi i bizneseve financiarisht të brishta. Eksperti i ekonomisë, z. Selami Xhepa, thotë se procesi i konsolidimit mund të bëhet edhe me blerjen e bizneseve të vogla dhe të mesme nga biznesi i madh, njëkohësisht edhe nga SME-të për të blerë mikrobizneset. “Një rrjet dyqanesh që operon në zonë gjeografike, mund të blejë një rrjet dyqanesh apo dy-tre dyqane në prag falimentimi në një zonë tjetër”, shpjegon Xhepa.

Nëse blerja e bizneseve të vogla nga operatorët e mëdhenj dëmton konkurrencën dhe do të rrisnin përqendrimin e tregut, nuk do ishte pozitive për tregun dhe konsumatorin. “Nëse principet e konkurrencës nuk cenohen, kjo përmirëson përdorimin e burimeve ekonomike për një kompani të mesme për të ofruar produkte me cilësi dhe marzhe fitimi jo të forta, me qëllim që të jetë konkurrues”.

Në terma afatgjatë parashikohet të ndodhin ristrukturime të rëndësishme në modelin e biznesit, duke përfshirë më shumë komponentët teknologjikë për të përballuar presionet e huaja të shtuara. “Është e kuptueshme se në kushtet e një presioni kaq të fortë që shkakton rënia e kërkesës agregate në ekonomi, pasoja e parë do të jetë rritja e falimentimeve te bizneset e dobëta, të cilat nuk kanë mundësi financiare të akumuluara gjatë viteve. Këto biznese do ta kenë të pamundur të përballojnë krizën dhe do të mbijetojnë vetëm të mëdhenjtë.

Kjo do të sjellë që bizneset e vogla në përgjithësi të reduktojnë kontributin e tyre në ekonomi. Kriza mund të ndryshojë konfiguracionin e ekonomisë: nëse deri tani, ekonomia është dominuar nga mikrobizneset, në afat të gjatë pritet të ketë konsolidim të bizneseve të mesme dhe të mëdha, duke blerë njëra-tjetrën në mënyrë që t’i bëjnë ballë kësaj mbijetese të vështirë.

Edhe kur kërkesa të rritet dhe ekonomia të fillojë të marrë veten, modelet e vjetra të biznesit duhen të zhvendosen në një dritë të re. Bizneset duhet të bëhen më fleksibël në rrjetin e furnizimit të tregjeve, që të mos krijojnë varësi që do të rrezikonin edhe në krizat e ardhshme”, tha z. Xhepa.

Bizneset e vogla do të goditen edhe nga fiskalizimi

Nga 1 janari 2021, fiskalizimi, ose siç njihet ndryshe lëshimi i faturave elektronike, nisi me bizneset që kanë marrëdhënie tregtare me qeverinë. Parashikohet që kjo fazë të ishte shtysë pozitive për implementim e fazës tjetër nga 1 korriku 2021, që do të jetë biznes me biznes për transaksionet pa para në dorë. Ndryshimi më i madh do të ndodhë nga 1 shtatori 2021, kur të gjitha bizneset që punojnë për transaksionet me para në dorë, do të lëshojnë fatura elektronike.

Eksperti fiskal, Ahmet Gjinishi, parashikon për biznesin e vogël se përveç efekteve që vazhdon të japë pandemia, procesi i fiskalizimit do të shkaktojë një goditje të dytë. “Nga shteti nuk është marrë asnjë masë parandaluese, duke subvencionuar biznesin për këto lëvizje që bëhen, duke i lënë dyqanet në dorën e fatit. Fiskalizimi do të rrisë kostot te biznesi i vogël, edhe te krahu i punës, pasi duhet të jetë më i kualifikuar dhe nëse ka më shumë se një kasë, duhet të paguajë për kualifikimin e punëtorëve.

Kosto do të ketë edhe për blerjet në zgjedhjen e software, pasi shteti i ka lënë çmimet e tyre në dorë të tregut. Për këtë kategori biznesi nuk është përcaktuar asnjë lehtësi. Kjo mund të sjellë edhe abuzime. Nga kompanitë e kasave është parë që një pajisje fiskale e zhdoganuar me çmim 20 euro, është shitur 290 euro. Kjo pritet të sjellë edhe reagime te biznesi, pasi kostot do të jenë të drejtpërdrejta.

Për Alban Isterin, kryetari i Dhomës të Tregtisë, Durrës, ndihma e dhënë biznesit për kapërcimin e krizës ishte e pamjaftueshme dhe sipërmarrja duhej ndihmuar me lehtësim te taksat.

“Shumica e bizneseve kanë kërkuar likuiditet afatshkurtër, shtyrje të afatit të pagesave të taksave dhe pezullimin e kamatëvonesave dhe gjobave, sidomos sektori i fasonëve dhe strukturave akomoduese. Shtyrja e afatit të shlyerjes së kredive është një masë lehtësuese për biznesin. Qeveria duhet të lehtësonte biznesin edhe me taksat. Duhet të ishin të strukturuara paketat me kredi të butë. Garancia sovrane duhet të ishte e mirëmenduar, kushtet e përcaktuara për lëvrimin e kredisë e bënë të papëlqyer këtë masë nga biznesi. Bankat bënin analizë risku, çka ishte e palogjikshme financiarisht për bizneset që ishin në krizë. Shumë vende të rajonit disbursuan kredi në vlera të ulëta për biznese të vogla, të cilat duhet të aplikoheshin edhe në Shqipëri”.

Qarku i Durrësit konsiderohet një nga zonat më të goditura nga kriza për shkak të tërmetit dhe numrit të lartë të infektimeve. Për t’u kthyer në normalitet situata, së pari nevojitet vaksinimi masiv i popullatës dhe punonjësve të sektorit të shërbimeve që janë më të ekspozuarit ndaj infektimeve. Kreu i Dhomës së Tregtisë, Durrës parashikon se do të nevojiten të paktën 4 deri në 5 vjet që ky qark t’i kthehet gjendjes para tërmetit të 26 nëntorit 2019./ Monitor.al

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort