Home Blog Page 4769

Nisin përgatitjet për shpërndarjen e vaksinës anti-COVID-19

0

Në sallën 1 tetori në Prishtinë tashmë ka nisur përgatitjet për shpërndarjen e vaksinës anti-Covid e cila mbrëmë ka arritur në Kosovë.

Qytetarët kanë nisur të vijnë dhe të interesohen për marrjen e vaksinave.

Xhevdet Lekaj i cili erdhi për të marr vaksinën organizmin e konsideroi jo të mirë pasi tha se nuk ka marr asnjë informacion përkundër që erdhi deri këtu.

Në sallën “1 tetori” tashmë erdhi ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Klinikës Infektivë, Izet Sadiku i cili tha se janë duke biseduar që vaksinimi për profesionistët shëndetësor të kësaj klinike të filloj nesër, po në klinikën infektive.

Ai tha se aktualisht në këtë klinik janë të mbushura kapacitete spitalore në këtë klinik.

Nga salla “1 tetori” është parë duke dalë edhe doktoresha nga OBSH, Isme Humolli. Ajo nuk pranoi nuk pranoi të jap detaje rreth çështjes së vaksinimit.

Në Zhur, shoferi shkel këmbësorin dhe ik nga vendi i ngjarjes

0

Policia Rajonale e Prizrenit ka bërë të ditur se dje në fshatin Zhur ka ndodhur një aksident trafiku, ku një automjet ka goditur një këmbësor.  Sipas policisë, pasi ka goditur këmbësorin, i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur, raporton TV Prizreni.
“Fsh. Zhur, Prizren, 28.03.2021-09:35. Është raportuar për një aksident trafiku ku i përfshirë ka qenë një automjet me targa vendore i cili me pasqyrë godet një këmbësor mashkull kosovar. Drejtuesi i automjetit i panjohur deri me tani pas goditjes së këmbësorit largohet në drejtim të panjohur. I lënduari pas tretmanit mjekësor lirohet për në shtëpi. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Ministria e udhëhequr nga Liburn Aliu anulon një tender 30 mijë eurosh

0

Ministria e Infrastrukturës ka anuluar një tender të hapur rreth një muaj më parë, gjatë periudhës së qeverisë Hoti.Tenderi për servisimin, mirëmbajtjen dhe furnizimin me pjesë rezervë për automjetet zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës, është anuluar me të hënën me arsyetimin se ka qenë në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik, raporton Insajderi.
“Një dispozitë në Ligjin e Prokurimit Publik kërkon anulimin e aktivitetit të prokurimit”, thuhet shkurt në njoftimin e Zyrës së Prokurimit të Ministrisë, të publikuar në platformën e prokurimit publik, e-prokurimi.

Për këtë kontratë, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kishte ndarë 30 mijë euro.MMPHI-në e udhëheq ministri nga Lëvizja Vetëvendosje, Liburn Aliu./gazetablic.com/

Haskuka: Komuna e Prizrenit e gatshme që të fillojë me vaksinimin

0

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, përmes një shkrimi ne Facebook, pas një takimi virtual të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Asociacioni i Komunave lidhur me koordinimin dhe procesin e fillimit të vaksinimit ka treguar që Komuna e Prizrenit është e gatshme për administrimin e vaksinave kundër COVID-19

“Pas arritjes së kontigjentit të parë të vaksinave kundër Covid-19, sot kemi mbajtur një takim të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Asociacioni i Komunave, ku diskutuam në lidhje me koordinimin dhe procesin e fillimit të vaksinimit.
Me këtë rast, ministri Arben Vitia na njoftoi se me arritjen e kontigjentit të parë të vaksinave, të parët që do të fillojnë të vaksinohen do të jenë personeli shëndetësor, të cilët janë në vijën e parë të frontit dhe personat mbi moshën 80 vjeçare dhe me sëmundje kronike.

Duke ia uruar detyrën e ministrit, zotin Vitia e njoftova që Komuna e Prizrenit është e gatshme për administrimin e vaksinave kundër COVID-19, në bazë të listave të rrezikshmërisë dhe theksova se në momentin që vaksinat të transportohen në Prizren, QKMF është e gatshme që të fillojë vaksinimin.
Mytaher Haskuka
Narqize Arenliu Hoxhaj

Naser Ramadani infektohet me COVID 19

0

Kreu i IKSHPK-së Naser Ramadani ka njoftuar se është infektuar me COVID 19. Lajmin e ka bërë të ditur i njëjti përmes një shkrimi në Facebook.

“Duke pasur parasysh se virusi është prezent gjithkund e numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës, ju lutem për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19”, ka shkruar ai.

Statusi i plotë:
Naser Ramadani
Të nderuar qytetarë!

Sot testi im rezultoi pozitiv në SARS CoV-2!
Duke pasur parasysh se virusi është prezent gjithkund e numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës, ju lutem për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.Masat parandaluese janë të njëjta me aksent të veçantë se personat pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet.Andaj ju lutem:Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!Mbani higjienën!Respektoni distancën!

 

Ekspertët: Pritjet e mëdha nga Qeveria e re, vështirë të realizueshme

0

Rritja ekonomike, krijimi i vendeve të reja të punës mbi të gjitha mbështetja e sektorit privat për një zhvillim ekonomik, do të jenë një sfidë për Qeverinë e re Kurti 2, e cila votua në Kuvend më 22 mars.

Vaksinimi dhe ulja e përhapjes së pandemisë që ka të bëjë me rimëkëmbjen ekonomike, sipas njohësve të çështjeve ekonomike duhet të jetë prioritet në rend të parë me një angazhim dhe përkushtim nga kryeministri Albin Kurti.

Eksperti i ekonomisë Lekë Musa thekson për KosovaPress, se problemi thelbësor qëndron mbi atë se pritjet janë shumë të mëdha nga qytetarët prej Qeverisë së re, e në anën tjetër siç tregon ai plani ekonomik i cili është prezantuar nga partia e Albin Kurtit nuk do të mund të bëj një arritje të madhe.

“Problemi qenësor mendoj se pritjet e qytetarëve janë jashtë zakonisht të mëdha dhe një pjesë mund të themi të arsyes për këto pritje janë kritika e vazhdueshme e partisë në pushtet, edhe mund të themi premtimet që i ka dhënë kanë qenë të jashtëzakonshme dhe si të tilla prandaj qytetarët kanë një pritje që kjo qeverisje e re në një farë forme mund të themi të bëj një punë të jashtëzakonshme, e cila në një situatë të cilën është Kosova, është mjaft e vështirë, sepse edhe nevojat janë të jashtëzakonshme”, thekson Musa.

Sipas Musës, Kosova ka normën e papunësisë më të lartë krahasuar me vendet e rajonit. Musa shton se për të zvogëluar papunësinë dhe për të arritur një efekt të madh në aspektin engritjes së mirëqenies, nuk mjafton një qeverise apo një mandatë katër vjeçar.Ai thekson se për të pasur një rritje ekonomike duhet pasur një vizion më afatgjatë, i cili do të reflektohet pastaj në zhvillim ekonomik.

“Me thanë të drejtën gjatë kësaj fushate s’kemi dëgjuar shumë sa i përket një plani ekonomik, mirëpo nga fushatat paraprake pak a shumë mund ta dimë se cilat kanë qenë premtimet. Këto premtime, nëse mund të themi grupohen për masat kundër korrupsionit, pastaj ka të bëjë me politikat sociale, edhe e treta një angazhim ose një rol më aktiv të sektorit publik apo të Qeverisë në ekonomi dhe të gjitha këto masa siç e thash nuk pres që do të kenë efekt të menjëhershëm në rritjen ekonomike.

Mirëpo këto do të kenë një efekt pozitiv dhe në çështje të tjera të drejtësisë dhe barazisë në përgjithësi. Presim efektet pas disa viteve”, thotë ai.Po kështu po mendon edhe eksperti tjetër i ekonomisë Safet Gerxhaliu, i cili thotë se Kosova e ka një qeveri normale në rrethana jonormale. Sipas tij, ndryshimi i shpejt është i pamundur të ndodhë pa reforma.

“E mira që është për momentin në Kosovë, është që kemi vërtetë një qeveri stabile, sepse të kesh më tepër se 50% të votave dhe 58 deputetë në Parlamentin e Kosovës është një garancë e stabilitetit politik, në rend të dytë besoj që pajtohemi që pritjet janë shumë të mëdha nga kjo qeveri dhe në këtë drejtim besoj që nuk duhet të pritet një periudhë kohore të shkurtë ndryshimi, por vetë fillimi i ndryshimit sepse është e pamundur të ndodhë ndryshimi pa reforma.
Në këtë drejtim besoj që kjo është sfida më e madhe, dhe e dyta besoj që pajtohemi se Kosova e ka një qeveri normale në rrethana jonormale, këtë jonormalitet e bën pandemia Covid-19, e bëjnë jonormale rrethanat e problemeve të trashëguara nga e kaluara, sepse janë probleme të grumbulluara në 20 vitet e fundit.

Kur krejt kësaj i shtohet edhe fakti që presioni diplomacisë ndërkombëtare është shumë i madh për dialog dhe për normalizim të raporteve jep një peshë të shtuar sfidave që do të ballafaqohet kjo qeveri”, thekson Gërxhaiu.
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Gërxhaliu thekson se në aspektin afatshkurtër është urgjente të ketë një qasje më proaktive sa i përket vaksinimit dhe uljes zvogëlimit të përhapjes së pandemisë.

“Është e vërtetë që në këto zgjedhje të fundit nuk ka pas shpalosje të programeve në formën qysh jemi mësuar në të kaluarën, por dua të besoj që këto sfida janë të njohura dhe në këtë drejtim duhet vetëm një koordinim i gjitha këtyre aktiviteteve.
Duhet ta kemi parasysh që pandemia Covid-19 e ka ndryshuar qasjen edhe në aspektin politik edhe ekonomik edhe social dhe në këtë drejtim besoj që është e mundur që të këtë vërtet një seriozitet në qasjen deri të zgjidhen në këto probleme, por e vërteta duhet këto probleme të ndahen në dimension kohor afatshkurtër, apo urgjent, afatmesëm apo afatgjatë.

Në aspektin afatshkurtër është urgjentë të kemi një qasje më proaktive sa i përket vaksinimit dhe uljes së tensioneve të pandemisë, e dyta ka të bëjë me aspektin afatshkurtër dhe afatmesëm dhe ka të bëjë me rimëkëmbjen ekonomike, ku Kosova ka ngecë”, thotë Gërxhaliu.Ndërsa, në ekspozenë e tij, kryeministri Albin Kurti më 22 mars, ka theksuar se në qeverisjen e tij do të punojnë për progres në ekonomi, në zvogëlim të papunësisë dhe rritjes së mundësive për të gjithë.

BSPK-ja zgjedh kryetarin e ri

0

BSPKBashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), ka zgjedhur kryetarin e ri të Këshillit Drejtues dhe nënkryetarin.Kryetar është zgjedhur Ali Gashi nga dega e Administratës dhe nënkryetar i KD Frasher Raci nga dega e Burgjeve.Njoftimi i plotë:

Këshilli Drejtues i BSPK u mbajt me datën 27.03.2021 në Hotel Grand (salla e kuqe).
Delegatet e Kuvendit mbajten 1 minut heshtje per humbjen e sindikalisteve gjate vitit 2020 siç janë: Prof. Dr. Hajrullah Gorani, i cili ishte kryetari i pare i BSPK, z. Fadil Azemi, nga dega e Policisë dhe dhe z. Alush Hoti nga dega e Agrokompleksit.BSPK ne prani te 52 delegateve miratoi procesverbalin e mbledhjes se KD te kaluar, Raportin e Punes dhe ate Financiar, Raportin e Auditimit si dhe caktoi datën e Kongresit te VIII me radhe te BSPK i cili do te mbahet me 2 tetor 2021.

Delegatet e Kuvendit gjithashtu e zgjedhën kryetarin e Këshillit Drejtues te BSPK z. Ali Gashi nga dega e Administratës dhe nënkryetar i KD z. Frasher Raci nga dega e Burgjeve.

Rekord gjobash, 725 të dënuar për shkelje të rregullave të pandemisë e 991 në trafik

0

752 qytetarë të Kosovës janë gjobitur nga organet e rendit, për moszbatim të masave anti-Covid, ndërsa 991 të tjerë për thyerje të rregullave në komunikacion.

Lajmi është bërë i ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, shkruan Reporteri.net.

Fatmirësisht, nuk është shënuar ndonjë aksident me fatalitet, kurse me të lënduar janë regjistruar 13 aksidente/

Serbia ka dhënë mbi 2.3 milionë doza të vaksinave anti-COVID-19

0
TOPSHOT - Heather Lieberman (L), 28, receives a COVID-19 vaccination from Yaquelin De La Cruz at the Research Centers of America in Hollywood, Florida, on August 13, 2020. (Photo by CHANDAN KHANNA / AFP) (Photo by CHANDAN KHANNA/AFP via Getty Images) A patient receives a coronavirus vaccine as part of a study at the Research Centers of America on August 13 in Hollywood, Florida. Chandan Khanna/AFP/Getty Images

Në Serbi janë dhënë afro 2.35 milionë doza të vaksinave anti-COVID, ndërsa afro 920 mijë qytetarë serbë kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës, thotë drejtori i Zyrës për Teknologji Informative në Qeverinë e Serbisë, Mihailo Jovanoviq.

Jovanoviq duke folur në televizionin serb RTS ka thënë se janë afro 620 mijë qytetarë që po presin dozën e dytë të vaksinave, pasi kanë kaluar tri javë nga marrja e dozës së parë.

Jovanoviq po ashtu ka njoftuar se për tri ditë, në fundin e javës së kaluar, janë vaksinuar më shumë se 22 mijë qytetarë të huaj, të cilët shkuan në Serbi me ftesë të Odës Ekonomike të Serbisë.

Zhvillime të rëndësishme në LDK – flet Anton Quni

0

Nënkryetari i LDK-së Anton Quni ka folur rreth takimit të kryesisë së partisë, e cila do të zhvillohet sot si dhe mundësisë që ta përkrahin kandidaturën e Vjosa Osmanit për presidente.

“Është realizu një takim, LDK e ka përfaqësu kryetari dhe nënkryetari sipas njoftimeve do të ketë edhe një takim të radhës, sot e kemi një mbledhje të kryesisë, është temë që është ka debatohet brenda strukturës, qëllimi jonë është që cilido vendim që do e dimë do ta ruajmë unitetin e LDK-së të grupit parlamentar, sepse kemi pasur përvoja që kemi pas ndryshe. Nuk kemi ende një përgjigje definitive ende po e debatojmë”, ka thënë ai.

Ai ka treguar edhe qëndrimin e tij rreth përkrahjes ose jo të Osmanit për presidente.

“Unë kam miqësi me zonjën Osmani i njoh të gjitha vlerat e saj edhe jam mëse i bindur se vendimi i LDK-së do të jetë në favor të qytetarëve dhe në favor të shtetit”, theksoi Quni

Megjithatë, ka edhe përplasje të brendshme që tashmë kanë dalë hapur. Agim Veliu së fundi është përplasur ashpër me nënkryetarin e LDK-së, Gazmend Muhaxheri.

Po ashtu edhe një deputet tjetër i LDK-së, Driton Selmanaj, është përplasur me drejtuesit e partisë, Lumir Abdixhikun e Anton Qunin.

Në bazë të këtyre përplasjeve, këta dy deputetë mund të jenë kundër zgjidhjes së Osmanit presidente, konkretisht që LDK t’ia bëjë kuorumin. /Insajderi.org

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort