Home Blog Page 4768

Ridvan Berisha suspendohet nga RTK, e fajëson ardhjen e Albin Kurtit në pushtet

0

Gazetari Ridvan Berisha njofton se është suspenduar nga puna, e për këtë e bën fajtor ardhjen e Albin Kurtit në pushtet.

Berisha ka përmendur edhe disa kolegë të tij në RTK që sipas tij kanë ndikuar në suspendim.

Ai i quan oportunistë Festim Kabashin, Xhymret Veliun dhe Ngadhnjim Kastratin.

“Ne ekran s’do te jem per sa kohe qe komisini disiplinor ta trajtoje çeshtjen e persekutimit, ju e znj Osmani e tifozet toksike tuaj natyrisht qe festojne”, shkruan ai ndër të tjera në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Albin Kurti, nje pune sapo te mbaruan oportunet e konformistet, drejtues ne RTK, Festim Kabashi me Xhymret Veliun, nen mbeshtetjen e Ngadhnjim Kastratit. Me suspeduan ne diten e pare qe ju e moret ta udheheqni Qeverine duke e kamufluar suspendimin me shkelje rregullash. Tifozet tuaj, ju, ekipi juaj Kurti i gezoheni pa mase ketij suspendimi, siç keni bere fushate te tmerrshme linçuese vite me pare kunder meje.

Uroj qe keta kalkulante te jene ne tavolinen tuaj per shperblim, nje pune ta mbaruan nen kalkulimin e qarte se e meritojne t’i mbajne pozitat. Ne ekran s’do te jem per sa kohe qe komisini disiplinor ta trajtoje çeshtjen e persekutimit, ju e znj Osmani e tifozet toksike tuaj natyrisht qe festojne. Por por Kabashet e Veliajt e Kastratet e disa servile, anetare bordi te RTK duhet ta dijne se sulmet, siç ishte ai i z Thaçi vite me pare duke ma heqe emisionin, edhe kjo drame teatrale kunder meje nen pritjet per kalkulim me ju, e kane nje epilog, do t ‘me japin vetem force e imunitet.

Turp ju qofte more te padinjitetshem!.

Studimi i përbashkët i OBSH’së dhe Kinës: Koronavirusi nuk mund të ketë dalë nga laboratori

0

Përcaktimi i saktë i origjinës së Covid-19 mbetet ende një mister, ndërsa hipoteza më e mundshme vlerësohet ajo e transmetimit nga lakuriqët e natës tek një tjetër kafshë e më pas tek njeriu.

Organizata Botërore e Shëndetësisë në bashkëpunim me Kinën kanë kryer një studim të përbashkët, me të cilin pretendojnë se virusi ka ekstremisht shumë pak gjasa që të ketë dalë nga laboratori.

Rezultatet ishin parashikuar për pjesën më të madhe, por kanë lënë shumë pyetje pa përgjigje. Ekipi i shkencëtarëve që u angazhua në studim, propozoi kërkime të mëtejshme në çdo fushë përveç hipotezës së daljes së Covid-19 nga laboratori, shpjegon “Associated Press”, që ka marrë një kopje të studimit.

Sipas versionit final të raportit, ekspertët, të cilët kanë hasur shumë vështirësi të punonin lirshëm gjatë qëndrimit 4-javor në Kinë për të hetuar origjinën e koronavirusit, kanë zbuluar se janë të nevojshme hulumtime të mëtejshme lidhur me rolin e kafshëve si ndërmjetësues të kalimit të sëmundjeve.Hetimi i OBSH, i kryer 1 vit pas shpërthimit të Covid-19 në Wuhan, është kritikuar gjerësisht për periudhën kohore tepër të vonuar. Ndërsa Kina ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera të botës për politizimin e origjinës së virusit.

Zhbllokohet anija në Kanalin e Suezit, rifillon trafiku

0

Anija gjigande e kontejnerëve që bllokoi Kanalin e Suezit për gati një javë u zhbllokua plotësisht të hënën dhe trafiku në rrugën ujore po rifillon, tha autoriteti i kanalit në një deklaratë.

Anija e madhe e kontejnerëve Ever Given nisi të zhvendoset të hënën dhe më në fund rruga ujore u rihap për anijet e shumta që presin në radhë për të kalur përmes kanalit.

Anija me gjatësi 400 metra u bllokua diagonalisht të martën e kaluar në pjesën jugore të kanalit në kushtet e erërave të forta, duke penguar trafikun në kanal.

Pas gërmimit gjatë fundjavës, ekipet e shpëtimit u përpoqën të bëjnë zhbllokimin të hënën, duke përdorur anije tërheqëse.

Trafiku detar nëpër kanal, që është edhe rruga më e shkurtër e transportit midis Evropës dhe Azisë, do të rifillojë sapo anija të jetë zhvendosur në një zonë më të gjerë të kanalit, thanë autoritetet.

Të paktën 369 anije ishin në pritje për të kaluar, mes tyre dhjetra anije kontejnerësh si dhe cisterna nafte dhe gazi të lëngshëm, thanë zyrtarët.

Ata kanë thënë se trafiku nëpër kanal do të përshpejtohet.

Por ata shtojnë se mund të duhen dy deri në tre ditë për kalimin e të gjitha anijeve që janë aktualisht në pritje.

Grupi i transportit Maersk tha se mund të duhen javë ose muaj për të kapërcyer çrregullimet që bllokimi i kanalit shkaktoi në transportin global detar.

Kjo ka sjellë vonesa të kushtueshme për kompanitë, të cilave u duhet të përballojnë edhe kufizimet për shkak të koronavirusit.

Çmimet e transportit për cisternat e produkteve të naftës gati janë dyfishuar pas bllokimit të anijes Ever Given./voa

Shumë zyrtarë nuk e kanë deklaruar pasurinë, afati përfundon të mërkurën

0

Rreth 3 mijë e 500 zyrtarë e kanë deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsion, nga 4 mijë e 850 sa është numri i përgjithshëm.

E zyrtarët e lartë tashmë i kanë vetëm edhe dy ditë kohë për të bërë deklarimin e pasurisë, tha në një intervistë për Ekonomia Online Afrim Atashi Drejtori i Departamentit për Parandalimin e Korrupsionit në (AKK).

“Sa i përket deklarimit të pasurisë siç dihet ka filluar me datën 1 mars dhe përfundimi sipas ligjit është me datën 31 mars, deri më tani nuk e kanë deklaruar një pjesë e madhe, diku i kemi afërsisht rreth 3500 zyrtarë të lartë ndoshta edhe më pakë por jemi në proces të grumbullimit për shkak se po vinë përmes e-maileve dhe jemi duke i përpunuar rreth 3 500 euro nga numri i përgjithshëm sa është 4 850”.

Atashi tha se presin që deri më 31 mars të deklarojnë pasurinë të gjithë zyrtarët e lartë publik. Ai tha se AKK-ja ka paraparë që sipas ligjit të gjithë personat që nuk e deklarojnë pasurinë të paraqitet kallëzim penal ndaj tyre.

“Ne presim që deri në fund të afatit të deklarohen pasurinë të gjithë zyrtarët e lartë publik edhe pse mundet me pasë që nuk e kanë deklaruar pasurinë, masat që do ti ndërmerr Agjencia si institucion është e paraparë me ligj, që zyrtarët e lartë që nuk e deklarojnë pasurinë brenda afatit ligjor Agjencia paraqet kallëzim penal për të gjithë ata që nuk deklarojnë dhe nuk kanë arsye se përse nuk e kanë deklaruar, sepse mundet me pasë arsye të shumta e sidomos në kohën e pandemisë”.

Pandemia nuk la pa prekur edhe AKK-në duke shkaktuar vonesa sa i përket deklarimit të pasurisë, proces ky që sipas Atashi është shtyrë disa herë.

“Sigurisht që e ka vështirësuar sepse ka filluar vitin e kaluar dhe ne kemi pasur vonesa sa i përket deklarimit të pasurisë sepse siç dihet edhe vitin e kaluar ka qenë kufizimi më i madh dhe e kemi shtyrë dy-tri herë deklarimin e pasurisë”.

“Këtë vit nuk kemi pasur shtyrje mirëpo pandemia po e bënë të veten për shkak se shumë zyrtarë të lartë marrin informata nga institucionet përgjegjëse sa i përket formulimit dhe mund të ketë pengesa në këtë aspekt por deri më tani besoj se ka shkuar mirë dhe shpresoj që deri në fund të shkojë mirë”.

Kosova niset drejt Spanjës

0

Kombëtarja e Kosovës në futboll do të niset drejt Spanjës ku do të zhvillojë ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror, “Katar 2022”.

Kombëtarja e Kosovës në futboll sot do të niset drejt Spanjës për të zhvilluar ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, “Katar2022”.

Lojtarët e Kombëtares pritet të nisën nga Aeroporti “Adem Jashari” në orën 15:00 ku do të marrin rrugën për në Sevilla të Spanjës.

Pas udhëtimit, djelmoshat do të akomodohen dhe sipas agjendës do të mbajnë vetëm një seancë stërvitore para ndeshjes të së mërkurës.

Ndehsja do të zhvillohet në orën 20:45 në Estadio Olímpico të Sevillas.

Lista Serbe dërgon në Kushtetuese Qeverinë Kurti

0

Lista Serbe ka apeluar në Gjykatën Kushtetuese ndaj vendimit të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjen e Qeverisë së re të marrë më 22 mars. Listës Serbe i është ndarë vetëm një ministri në Qeverinë Kurti 2, ndërsa i ka kërkuar dy ministri.

Lista Serbe përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se ankesën e ka bërë në emër të dhjetë deputetëve serbë të listës së saj dhe deputetëve të Partisë Unike Gorane.

Lista Serbe ka thënë se sipas Kushtetutës u takojnë dy ministri.

“Lista Serbe ka dorëzuar sot ankesë në Gjykatën Kushtetuese në emër të dhjetë deputetëve të Listës Serbe dhe deputetëve të Partisë Unike Gorane, për të mbrojtur interesat e qytetarëve serbë. Apeli konteston vendimin e Kuvendit në zgjedhjen e Qeverisë së Prishtinës më 22 mars, 2021, ku qytetarëve serbë iu dha të administrojnë vetëm një ministri, ndonëse sipas Kushtetutës është e obliguar t’u ndahen dy ministri. Lista Serbe pret që Gjykata Kushtetuese të vendos në përputhje të drejtave kushtetuese për respektimin e të drejtave të qytetarëve serbë, por edhe komuniteteve tjera joshumicë. Ne cekim se vendimi për t’u mohuar serbëve përfaqësim fer në institucionet e nivelit qendror është kundër gjitha akteve ligjore. Ne theksojmë se nuk na duhen pozita ministrore vetëm për hir të vendeve të caktuara, por si qëllim për të përmirësuar kushtet në të cilën jetojnë njerëzit tanë në Kosovë dhe Metohi”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.

Në të vërtetë deputetët e Listë Serbe kishin paralajmëruar ankesë në Kushtetutese qysh më 22 mars kur u zgjodh Qeveria Kurti 2.

Sveçla në takim me Drejtorin e Policisë

0

Sot në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, drejtori i përgjithshëm i PK-së, Samedin Mehmeti së bashku me drejtuesit më të lartë të policisë, priti në takim ministrin e MPB-së, Xhelal Sveçla me bashkëpunëtorë.

Gjatë takimit Mehmeti, përmes një prezantimi të punës së Policisë së Kosovës e njoftoi ministrin me angazhimet, rezultatet dhe aktivitetet policore në zbatim të objektivave strategjike dhe angazhimet konkrete në fusha të veçanta, përfshirë angazhimet në zbatim të vendimeve për parandalim të pandemisë.

Pjesë e prezantimit ishin edhe projektet e planifikuara si “Plani vjetor i punës, “Plani për fuqizimin e integritetit në Policinë e Kosovës 2021-2025”, “Plani Strategjik Zhvillimor 2021-2025”, “Strategjia e Integruar e Policimit të drejtuar nga Intelegjenca dhe Policimit në Bashkësi 2021-2025”, “Projekti i vendosjes së kamerave në stacione policore dhe kamerave që pritet në të ardhmen të vendosen tek zyrtarët policorë (kamerat e trupit)”.

Po ashtu u veçuan edhe projektet e vendosjes së GPS-ve në automjete, realizimi i projekteve mbi trajnimet shtesë në fusha të ndryshme si, komunikimit, sjelljes dhe disiplinës, integritetit dhe përformancës, taktikave mbrojtëse dhe përdorimit të forcës, ricertifikimit të zyrtarëve policorë, përfshirë edhe sfidat me të cilat ballafaqohet PK-ja.

“Ministri i MPB-së, Sveçla, në fjalën e tij, falënderoi Policinë për rezultatet e arritura, për punën dhe angazhimet në drejtim të ofrimit të rendit dhe sigurisë publike në vend, përfshirë angazhimet dhe masat policore që po ndërmerren në parandalimin e përhapjes së pandemisë me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, ku PK-ja së bashku me personelin mjekësor janë në vijë të parë të frontit, andaj përkujtojë zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës, përfshirë zyrtarët të cilët fatkeqësisht kanë humbur jetën nga pandemia ‘Covid-19’.

Ministri Sveçla siguroi Policinë e Kosovës se do ta përkrah dhe do ta mbështesë në të gjitha format e mundshme, përfshirë përkrahjen në Ligjin për Pensionim të Parakohshëm, për Sigurimin Shëndetësor e çështje tjera që janë në interes të PK-së”, thuhet në njoftimin dërguar mediave, transmeton Gazeta Express.

Njëkohësisht kërkoi nga PK-ja që të ngritet edhe më tej efikasiteti dhe efektiviteti në punë, performanca dhe integriteti policor, transparenca, përgjegjësia dhe llogaridhënia, rritja e bashkëpunimit me komunitetin si dhe lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Menaxhmenti i Policisë së Kosovës, u zotua se do të vazhdojë me angazhime konkrete në zbatim të ligjit, në ofrimin e sigurisë, ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, parandalimin dhe luftimin ndaj çdo forme të krimit dhe korrupsionit.

Pas përfundimit të takimit ministri Sveçla me drejtorin e përgjithshëm Mehmeti, vizituan edhe Drejtorinë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit.

Spitali i Prizrenit pajiset me aparaturë të re mjekësore

0

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit është pajisur me aparaturë të re mjekësore – pjesë e “Projektit Emergjent COVID-19 për Kosovë”, i financuar nga një kredi e Bankës Botërore.

“Tash, profesionistët shëndetësorë do të kenë në dispozicion edhe 10 aspiratorë kirurgjikë me rrymë për trajtimin e pacientëve, të cilët, sidomos në kohën e pandemisë COVID-19, pritet të luajnë rol shumë të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve më cilësore mjekësore”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Me kërkesë të Spitalit të Prizrenit, pas identifikimit të nevojave për furnizim me pajisje të reja, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, i ka dorëzuar, gjithashtu, një analizator të gazrave me gjak.

774 raste të reja me koronavirus në Kosovë, 30 në Prizren

0
DCIM100GOPROGOPR9104.JPG
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.586 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 774 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 2 raste (78, 73 vjeç) dhe Prishtinë 2 raste (78, 67 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 88.755 raste nga 418.488 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.844 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 903 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 73.318 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.593.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 274 raste, Gjilan 62 raste, Gjakovë 43 raste, Mitrovicë 38 raste, Vushtrri 36 raste, Pejë 31 raste, Prizren 30 raste, Lipjan 28 raste, Ferizaj 27 raste, Podujevë 26 raste, Kamenicë 25 raste, Viti 24 raste, Fushë-Kosovë 23 raste, Obiliq 21 raste, Klinë 16 raste, Drenas 11 raste, Kaçanik 10 raste, Malishevë 10 raste, Suharekë 9 raste, Deçan 8 raste, Novobërdë 4 raste, Skenderaj 4 raste, Junik 3 raste, Istog 2 raste, Kllokot 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste, Shtërpcë 2 raste dhe Hani i Elezit 1 rast.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Albin Kurti merr sot vaksinën anti-Covid

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të vaksinohet sot me vaksinën kundër COVID-19, përcjell GazetaBlic.Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media, nga zyra e Kryeministrit.Ai do të vaksinohet në orën 16:30 në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

“Kryeministri Albin Kurti do të vaksinohet me vaksinën AstraZeneca – Oxford COVID-19. vendI: Salla e Sporteve “1 Tetori”, Prishtinë, koha: 16:30”, thuhet në njoftim.Ndryshe, të dielën ka ardhur kontigjenti i parë i vaksinave antiCOVID-19 nga COVAX.Bëhet fjalë për 24.000 doza të vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca, të cilat Kosova i ka pranuar nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Fillimisht do të vaksinohen punëtorët e Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare.
Nga COVAX-i, në total Kosova do të marrë falas 100.800 doza të vaksinës kundër COVID-19 të kompanisë AstraZeneca.Autoritetet kanë miratuar një Plan të vaksinimit i cili është i ndarë në tri faza.Në fazën e parë, sipas këtij plani do të vaksinohen grupet me rrezik të lartë ku përfshihen punëtorët shëndetësorë, banorët dhe punëtorët shëndetësorë të shtëpive të kujdesit për të moshuarit, grupmoshat 80+ dhe një pjesë e popullsisë me sëmundje kronike (persona në dializë, persona me diabet, sëmundje kardiovaskulare). Në këtë grup, numri i përgjithshëm i personave llogaritet të jetë 54.000 mijë apo 3 për qind e popullsisë së përgjithshme të Kosovës.Faza e dytë përfshihen grupmoshat 65-79 vjeç, popullsia e mbetur me sëmundje kronike, mësimdhënësit dhe forcat e sigurisë që janë të përfshira në menaxhimin e pandemisë COVID-19. Ky grup përbëhet nga 306.000 persona apo 17 për qind e popullsisë.Për fazën e parë dhe të dytë, sipas Planit për vaksinim, do të përdoren vaksinat që Kosova do të marrë nga programi COVAX.Ndërkaq, për fazën e tretë parashihet të bëhet vaksinimi i 50 për qind të popullsisë në mënyrë që të arrijë 900 mijë persona ose 70 për qind të mbulimit të përgjithshëm të popullsisë me vaksinën COVID-19.Më herët, autoritetet kanë thënë se do të përdorin sallën “1 Tetori” në Prishtinë si qendër të vaksinimit.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort