Home Blog Page 4767

Nuk ka masa të reja anti-COVID në Kosovë

0

Komunat e Kosovës janë të gatshme për nisjen e procesit të vaksinimit dhe janë duke pritur shpërndarjen e vaksinave nga niveli qendror në atë lokal, ndërkohë që nuk do të ketë masa të reja kundërCOVID-19, por vetëm zbatim rigoroz të masave aktuale.

Kështu u tha sot në takimin virtual të Komitetit antiCOVID, i thirrur nga ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, me kryetarët e komunave, në të cilin u diskutua për procesin e vaksinimit nëpër komuna dhe respektimin e masave antiCOVID pas mbërritjes së kontingjentit të parë të vaksinave antiCOVID-19 në Kosovë.

Sazan Ibrahimi, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, tha pas takimit për KosovaPress, se kryetarët e komunave u njoftuan rreth ndarjes së kontingjentit të parë prej 24.000 dozave të vaksinave, ku 13.000 do të jenë për punonjësit shëndetësorë, ndërsa 11.000 për qytetarët mbi moshën 80-vjeç.

“U diskutua rreth rrjedhës së procesit të vaksinimit nëpër komuna të Republikës së Kosovës dhe nga ministri Vitia kryetarët e komunave u njoftuan që nga kontingjenti i parë të cilët janë 24.000 doza, 13.000 doza do të jenë për punonjësit shëndetësorë, kurse 11.000 doza për qytetarët e Kosovës, të cilët janë mbi 80-vjeç dhe të cilët kanë sëmundje përcjellëse. Të gjitha komunat e Kosovës janë gati të fillojnë procesin e vaksinimit dhe të gjitha qendrat e mjekësisë familjare janë gati, personeli shëndetësor është gati dhe vetëm janë duke pritur të vijnë vaksinat nga niveli qendror në nivelin lokal”, tha ai.

Ibrahimi tha se kryetarët e komunave dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës nuk janë për kthimin e masave të vitit të kaluar, për shkak të gjendjes me pandemi.

“U diskutua edhe për rreth masave antiCOVID. Ishte një dakordim i përbashkët që duhet implementimi më rigoroz i masave aktuale të ketë një monitorim më rigoroz të zbatimit të masave aktuale, ndërsa sa i përket mundësisë së masave të reja, ministri Vitia u zotua që masa të reja nuk do të ketë pa konsultime paraprake me Asociacionin e Komunave të Kosovës, përkatësisht me këshillin e kryetarëve të komunave dhe gjithashtu gjithçka do të ndodhë pas një analize të mirëfillte dhe rekomandimeve nga ISHKP, Asociacioni i komunave të Kosovës është dhe do të jetë për respektimin e masave aktuale. Në çdo rast, kryetarët e komunave kanë shprehur gatishmëri të përkrahin masat, të cilët shpëtojnë jetën e qytetarit, mirëpo kanë kërkuar paraprakisht që të konsultohen që nga marsi i vitit 2020 kryetarët e komunave kanë respektuar çdo rekomandim që ka ardhur nga IKSHP, në mënyrë që të shpëtohet jeta e qytetarit, por gjithmonë kanë kërkuar që të gjendet një balancë mes shëndetit ekonomik dhe atij publik”, tha Ibrahimi.

Qeveria pro-serbe e Malit të Zi qëndrim skandaloz për Srebrenicën: Qortohen nga Amerika

0

Ambasada e ShBA-ve në Srebrenicë ka denoncuar një qëndrim të Qeverisë së Malit të Zi, ku Dritan Abazoviq shërben si zv.kryeministër, në lidhje me masakrën e Srebrenicës.

Srebrenica është njohur edhe ndërkombëtarisht si gjenocid, por duket se kjo nuk ka mjaftuar për Qeverinë e Malit të Zi që ka qëndrime të hapura pro-serbe.

Kjo ka irrituar Ambasadën e ShBA-ve në Podgoricë, e cila qartë thotë se është “shqetësuar” nga komentet “që hedhin dyshime për atë që ndodhi në Srebrenicë më 1995”.

https://twitter.com/USEmbassyMNE/status/1376192202657964033

Kjo Ambasadë i ka bërë thirrje Qeverisë ku Abazoviq është numri 2, që ta quajë masakrën e Srebrenicës me emrin që kishte – gjenocid.

Abazoviq nuk dihet pse është pjesë e një qeverie pro-serbe por megjithatë ka thënë se do të largohej prej saj nëse në ndonjë formë do të iniciohej çnjohja e Pavarësisë së Kosovës.

Donika Gërvalla priti në takim ambasadorin shqiptar, Qemal Minxhozi

0

Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë duhet të lënë menjanë politikën ditore kur bëhet fjalë për raportet bilaterale midis tyre, të fokusojnë energjitë në zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese të nënshkuara midis dy vendeve, si dhe të harmonizojnë agjendat shtetërore, duke u bazuar në interesin tonë kombëtar, tha të hënën Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla.

Znj. Gërvalla i theksoi këto aspekte gjatë takimit që zhvilloi me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, z.Qemal Minxhozi, me të cilin, përveç thellimit dhe forcimit të raporteve midis dy vendeve, diskutoi edhe për situatën aktuale me pandeminë, dhe në veçanti për zhvillimet politike në rajon.

“Duke u bazuar në historinë tonë të përbashkët, nuk është asgjë sekrete se Republika e Shqipërisë është partneri ynë kryesor strategjik në rajon, prandaj është shumë e natyrshme që edhe si klasë politike edhe si institucione të aplikojmë politika shtetërore që kanë për qëllim vullnetin e qytetarëve tanë”, tha drejtuesja e diplomacisë kosovare.

Republika e Kosovës aspiron të zhvillojë raporte të mira fqinjësore me të gjitha vendet që ajo kufizohet, tha ministrja Gërvalla, duke shtuar se bashkëpunimi ndër shqiptarë nuk e pengon këtë qasje, por përkundrazi, ofron më shumë paqe, siguri dhe prosperitet për gjithë rajonin.

Në këtë takim, ministrja Gërvalla falënderoi ambasadorin Minxhozi për kontributin që Republika e Shqipërisë ka dhënë për Kosovën në të gjitha fushat e bashkëpunimit, dhe në veçanti i shprehu mirënjohje për ndihmën e ofruar së fundmi me vaksinat anti-Covid për stafin shëndetësor të Republikës së Kosovës.

Ministrja Gërvalla dhe Ambasadori Minxhozi biseduan edhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, tregtar dhe investimeve të ndërsjella, me synim gjenerimin e vendeve të reja të punës, në veçanti në fushën e turizmit.

Ministria e Shëndetësisë: Nuk do të marrim vaksina nga Rusia dhe Serbia

0

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti konfirmoi se procesi i vaksinimit në Kosovë nis zyrtarisht nesër, teksa theksoi se pasditen e sotme, në mënyrë simbolike mund të kryhen disa vaksinime.

Hoti shpjegoi se të parët që do të vaksinohen do të jetë personeli shëndetësor, të cilët duke përfshirë sektorin privat janë rreth 15 mijë, e më tej do të vijohet me personelin në qendra e të moshuarve dhe të moshuarit mbi 85 vjeç.

I pyetur nëse Kosova është e hapur edhe për vaksina të tjera si ajo kineze dhe ruse, sikundër ka bërë edhe Shqipëria, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë tha se tani për tani orientimi ka qenë që vaksnimi të bëhet me vaksina të miratuara nga EMA, por në të ardhmen mund të diskutohet edhe për vaksina të tjera, me përjashtim të vaksinave të ardhura nga Rusia dhe Serbia.

“Pjesën më të madhe të vaksinave e presim nga Komisioni Evropian, përmes COVAX, por ka edhe mundësi të tjera. Kemi pasur një marrëveshje në parim me Pfizer , por nuk përjashtohet të përfshihen edhe prodhues të tjerë. Tani për tani orientimi ka qenë që vaksinimi të bëhet me vaksina të miratuara nga EMA, por në të ardhmen mund të diskutohet edhe për vaksina të tjera. Nuk priten vaksina të ardhura nga Serbia dhe Rusia”, tha Hoti për Euronews.al.

Ai e shpjegoi rritjen e numrit të rasteve dhe fataliteteve nga COVID ditëve të fundit në Kosovë me fushatën zgjedhore të muajit shkurt, por edhe prirjen e njëjtë që po përjetojnë edhe vende të tjera, teksa nënvijëzoi se për momentin vendi ka kapacitete të mjaftueshme spitalore.

Jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës së LDK- Dragash, Selim Kryeziu

0

Përmes një postimi në facebook, kryetari i degës së LDK- Dragash, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje të parevokushme nga posti i kryetarit të degës.

Ai dorëheqjen e ka arsyetuar me rezultatin e dobët zgjedhor që pati ky subjekt politik në Dragash në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan TV Prizreni.

Postimi i plotë:

Të nderuar bashkëpunëtorë, aktivistë e votues të LDK-së

Duke marrë përsipër rezultatet e dobëta të 14 shkurtit, ashtu siç kam paralajmëruar edhe më herët, unë Selim Kryeziu, kryetar i deritashëm i Degës së LDK-së në Dragash, jap dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit të Degës. Këtë vendim sot me shkrim ja kam dorëzuar edhe Kryesisë së degës.

Kam vlerësuar se unë, si kryetar, ekskluzivisht mbaj përgjegjësinë për këtë rezultat të dobët në Degë.

Meqenëse, në pozitën si anëtar i Këshillit të përgjithshëm të LDK-së, jam nga pozita e kryetarit të degës, atëherë, jap dorëheqje edhe nga kjo pozitë, duke i hapur kështu rrugë kryetarit të ardhshëm që të zë këtë vend.

Shfrytëzoj rastin t’i falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët e mi, votuesit e mi, ata të cilët janë ballafaquar bashkë me mua në beteja aspak të lehta politike gjat këtyre gjashtë viteve. Ju kërkojë falje atyre për vendimin që kam marrë, por unë mendoj se kjo është gjëja e duhur që duhej ta bëja.

Suksese LDK-së, suksese kryetarit të ardhshëm të Degës, suksese kryetarit të ri të LDK-së, z. Lumir Abdixhiku!

Në fund, s’kam si të mos e falëndroj kryetarin tashmë të dorëhequr, akademikun Isa Mustafa, për bashkëpunim e respkt të ndërsjellë!

Faleminderit të gjithëve!

Të nderuar bashëpunëtorë, aktivistë e votues të LDK-së

Duke marrë përsipër rezultatet e dobëta të 14 shkurtit, ashtu…

Posted by Selim Kryeziu on E hënë, 29 Mars 2021

 

Kurti: S’jam këtu të privilegjohem, por t’i inkurajoj qytetarët të vaksinohen

0

Kryeministri Albin Kurti është i pari i cili e ka marrë dozën e parë të vaksinës anti-COVID.

Vaksinimi është kryer në sallën “1 tetori” në kryeqytet.

Ai ka thënë si kryeministër i Kosovës nuk ka shkuar që të shfrytëzoje privilegjin që të vaksinohet i pari por të inkurajojë qytetarët që të vaksinohen.

Ai ka thënë se do të ketë edhe vaksina të tjera, dhe do të përpiqen maksimalisht që të gjithë qytetarët të vaksinohen.

“Dua t’i inkurajoj të gjithë që të vaksinohen. Vaksinimi është i nevojshëm meqenëse përballemi me pandemi. Zgjidhja është vaksinimi. I lus të gjithë që t’i respektojnë masat. I falënderoj të gjithë punëtorët shëndetësorë. Fillojmë me personelin shëndetësor dhe të moshuarit për të vazhduar edhe me të tjerët”, ka thënë ai.

Pas tij, janë vaksinuar edhe disa persona të moshuar.

Të dielën kanë mbërritur 24.000 doza të vaksinës AstraZeneca në Kosovë. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se pavarësisht posedimit të vaksinës, qytetarët duhet vazhduar t’i respektojnë masat ngase pandemia do vazhdojë të ekzistojë.

Komuna e Rahovecit ndan nga 200 euro për fëmijët e posalindur

0

Fëmijët e posalindur në Rahovec do të përfitojnë nga 200 euro.

Kryetari i komunës, Smajl Latifi, ka njoftuar përmes një statusi në Facebook se u miratua vendimi, që gratë ose nënat, për çdo lindje të fëmijës, të përkrahen me 200 euro.

“Sot, me propozimin tim dhe drejtorisë së shëndetësisë, nga anëtarët e Kuvendit të Komunal të Rahovecit, u miratua vendimi, që gratë ose nënat, për çdo lindje të fëmijës, të përkrahen me 200 €.

Dua t’i falënderoj kuvendarët që e mbështetën këtë nismë!”, shkroi ai.

Sot, me propozimin tim dhe drejtorisë së shëndetësisë, nga anëtarët e Kuvendit të Komunal të Rahovecit, u miratua…

Posted by Smajl Latifi on E hënë, 29 Mars 2021

 

Kurti: SHBA-të janë partner i pazëvendësueshëm për Kosovën

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, z. Philip Kosnett, me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

Fillimisht ambasadori Kosnett e uroi kryeministrin Kurtin për marrjen e detyrës dhe shprehu kënaqësinë për arritjen e 24 mijë vaksinave kundër Covid-19 në Kosovë.

Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin për vizitën dhe për rolin e ShBA-së në sigurimin e kontingjentit të parë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dhe mbesin partner i pazëvendësueshëm për Republikën e Kosovës dhe popullin e saj përballë sfidave me të cilat ballafaqohet.

Ambasadori Kosnett dhe kryeministri Kurti diskutuan edhe për zhvillimet rreth përmbylljes së konsolidimit të institucioneve shtetërore bazuar në vullnetin e qartë qytetar të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Kryeministri Albin Kurti vaksinohet kundër COVID-19

0

Kryeministri Albin Kurti është i pari i cili e ka marrë dozën e parë të vaksinës anti-COVID.

Vaksinimi është kryer në sallën “1 tetori” në kryeqytet.

Sot vetëm Kurti do të vaksinohet ndërkaq vaksinimi për të tjetër zyrtarisht do të nis të martën.

Të dielën kanë mbërritur 24.000 doza të vaksinës AstraZeneca në Kosovë. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se pavarësisht posedimit të vaksinës, qytetarët duhet vazhduar t’i respektojnë masat ngase pandemia do vazhdojë të ekzistojë.

Çmenduri në autostradën e Kosovës: Tejkalimi që për pak i mori jetën

0

Një qytetar ka rrezikuar të shkaktojë një aksident të rëndë në komunikacion, duke tejkaluar me shpejtësi të madhe veturat që gjendeshin para tij.

Në videon e publikuar nga KlanKosova, shihet se në një prej autostradave në Kosovë, qytetari tejkalon veturat që i ka përpara, duke rrezikuar kështu jetën e tij dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.

Ai futet ndërmjet një traktori dhe një veture, ku hapësira është shumë e ngushtë dhe gati sa nuk përplaset me të dyja automjetet.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort