Dje në Kosovë nisi edhe zyrtarisht procesi i vaksinimit kundër koronavirusit.I pari që mori vaksinën ishte pikërisht kryeministri i vendit, Albin Kurti.E ky proces do të vazhdojë gjatë ditës së sotme, ku do të vaksinohen personeli mjekësor dhe të moshuarit.
Ardhja e vaksinave duket të jetë mëse e mirëpritur pasi që në ditët e fundit në vendin tonë ka pasur rritje të ndjeshme të rasteve të reja me koronavirus si dhe fataliteteve.Kështu, veç në 24 orët e fundit u konfirmuan 774 raste pozitive e katër fatalitete.
Aktualisht, në vendin tonë janë 13 mijë e 593 raste aktive.
Numri total i rasteve pozitive është 88.755 raste nga 418.488 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.844 raste të vdekjes.Ndërkaq, janë shëruar 73 mijë e 318 persona.
Fillimi i vaksinimit e gjen Kosovën me mbi 13 mijë e 500 raste aktive me koronavirus
Parashikimi i motit për sot
Temperaturat gjatë ditës do të lëvizin mes 1 deri 17 gradë celsius, njofton TV Prizreni.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s/
Sllovenia nuk i njeh testet për Covid-19 nga Kosova, 10 ditë karantinë
Ambasada e Kosovës në Slloveni ka njoftuar për ndryshim të kufizimeve në këtë vend si pasojë e pandemisë COVID-19.
Personave që hyjnë në Slloveni nga Kosova do t’iu kërkohet të hyjnë 10 ditë në karantinë, pasi që nuk pranohen testet PCR nga vendet që s’janë pjesë e zonës Schengen.
“Personave që hyjneë neë Slloveni nga Kosova, për shkak të mundsisë së infeksionit me virusin SARS-CoV-2, do t’ju kërkohet të qëndrojneë në karantinë për një periudhë prej dhjetë (10) ditësh. Po ashtu, ndër të tjera, sipas ndryshimeve të fundit! Testet PCR të kryera në Kosovë dhe në vendet e tjera jo anëtare të BE-seë ose që nuk janë pjesë të Zonës Schengen nuk pranohen”, njofton Ambasada e Sllovenisë.
Ambasada jonë në këtë vend bën të ditur se nga 29 mars 2021, kushtet e ndryshuara për hyrjen në Slloveni që do të zbatohen janë:
Njoftimi i plotë: KËTU
Molliqaj letër Abdixhikut: Ndalojeni zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente
Kryetari i Partisë Socialdemokrate Dardan Molliqaj, nëpërmjet një letre i ka kërkuar kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, që LDK mos ta votojë Vjosa Osmanin për presidente.
Molliqaj tha se zgjedhja e Osmanit, do t’i sillte pasoja demokracisë.
“Pas këtij momenti, opozitës parlamentare do t’i humbas rëndësia, kurse Kuvendi do t’i ngjajë kuvendeve moniste. Kosova për herë të parë pas luftës rrezikon që të gjitha instancat e pushtetit t’i përfundojnë në një adresë”.
Ai tha se LDK-ja e ka në dorë që ta ndalë pushtetin totalitar të Vetëvendosjes.
Letra e plotë:
Letër e hapur Kryetarit të LDK-së
I nderuar z.Abdixhiku,
Zgjedhja juaj në krye të LDK-së është pritur mirë tek qytetarët dhe opinioni publik. Në anën tjetër, gatishmëria juaj për të udhëhequr me subjektin në një kohë të vështirë si kjo duket inkurajuese. Megithatë, siç besoj se jeni të ndërgjegjshëm, pritjet pozitive lidhen më shumë me të ardhmen dhe rrugën përpara sesa me gjendjen e tanishme.
Nuk dua të tingëlloj pretencioz për të thënë se unë kam ndonjëfarë fjale se çfarë vendime duhet të marrë LDK. Nuk e bëj dot as hipokritin sikur unë e dua më të mirën për LDK-në. Por, ka një arsye përtej këtyre që më bën të interesuar për rolin dhe pozicionin e LDK-së.
Vendi si kurrë më herët ka nevojë për opozitë, por edhe ruajtje e balancim pushtetesh. Për bindjen tonë, pushteti i parrullës “Krejt dhe Drejt” është arsye për shqetësim në dy rrafshe: rreziku për demokracinë që paraqet mungesa e balancave të pushtetit; kurse i dyti është diskursi totalitar, diskurs ky që të vërtetën e përjashton nga diskutimi, duke e ontologjizuar dhe lidhur me subjektin e premtuar të historisë. Problemi i parë lidhet me vendimet që do të merren në LDK, por që do ta ndikojnë mbarë vendin. Partia tashmë e ka gjithë pushtetin, qeverisë me gjithçka me të cilën qeverisë e administron Kosova. Dërgimi i insitucionit të Presidentit në Parti, do ta përmbyllte jetësimin e nocionit Parti-Shtet.
Në anën tjetër, problemi i dytë janë fjalët që kemi dëgjuar si arsyetim. Ato janë shprehje e pranimit të hegjemonisë së diskursit që ka imponuar pushteti “Krejt dhe Drejt”. Me një qëndrim që e bën të mundur Vjosa Osmanin të zgjedhet presidente, ju na thoni se akuzat e konspiracionet e 2 viteve të fundit ndaj jush paskan qenë të vërteta.
Faktet elektorale, jo rrallë janë dëshmuar si pikënisje të errëta për botën e shoqëritë. Por, qëndrimet dalluese e këmbëngulja tek e vërteta nuk lejojnë që ato të përkthehen në totalizim të hapësirës publike, diskursive e politike. Ne jemi të bindur se opozita nuk është thjesht mungesë e pjesëmarrjes në qeverisje. Në situatën tonë, një opozitë kritike dhe aktive është kushti i demokracisë.
Kusht i veçantë për të qenë kritik ndaj mendësisë totalitare është mospranimi i saj në parim. Në momentin që e njohim si thirrje legjitime e morale akuzën që vjen prej saj, do të përfundojmë të përmbytur në përpjekjet për shfajësim. Kjo kritikë, për të hapur horizontin e mbyllur, duhet të ketë linja të qarta demarkimi, por edhe kritikë, aksion, e jetë përtej dhe ndryshe nga ushtrimet e lojërave të pushtetit. Opozita nuk duhet të jetë ilustrim as provë për tezat, çështjet apo akuzat e pushtetit.
Z. Abdixhiku,
Ne jemi të shqetësuar për pasojat mbi jetën demokratike të vendit që do të prodhonte zgjedhja e Vjosa Osmanit Presidente. Pas këtij momenti, opozitës parlamentare do t’i humbas rëndësia, kurse Kuvendi do t’i ngjajë kuvendeve moniste. Kosova për herë të parë pas luftës rrezikon që të gjitha instancat e pushtetit t’i përfundojnë në një adresë. Por ky ende nuk është problemi kryesor. Ky akumulim pushteti e ka mbrapa një ideologji që në fjalë dhe organizim është totalitar. LDK e ka në dorë ta ndalojë këtë gjë. Barra për formimin e institucioneve në secilën demokraci fillon prej fituesit, sidomos kur fituesi e ka shumicën i vetëm.
Me respekt, Dardan Molliqaj
Pacolli tregon se a do të votojë Osmanin për Presidente
Vjosa Osmani po vazhdon bisedimet me ish-partinë e saj për të siguruar vota, Pacolli thotë që s’ia ka kërkuar votën askush.
Kjo javë pritet të jetë vendimtare për pozitën e kryetarit të shtetit.
Këtë pozitë më së shumti po e lakmon, deputetja nga radhët e LVV, Vjosa Osmani.
E Osmanit do t’i duhen 80 vota për të fituar mandatin e plot në krye të presidencës.
Por, për t’u bërë gruaja e dytë që e udhëheq këtë institucion, ish-kryetarja e kuvendit po shpreson në votat e ish-partisë së saj.
Megjithatë me 15 ulëse sa ka në kuvend LDK, jo të gjithë janë të mendimit për të mbështetur Osmanin.
Përveç Agim Veliut e Driton Selmanajt që do t’i duhet që t’i bind më shumë, kandidatës për presidente do t’i duhet që ta bind edhe kryetarin e AKR-së.
Behgjet Pacolli që në zgjedhjet e fundit ka garuar në një listë me LDK-në, në një intervistë për T7 thotë që do të merr pjesë në seancat e kuvendit.
Mirëpo, presidenti i tretë i Republikës së Kosovës thotë që nuk e ka vendosur akoma se a do të ketë votë për Osmanin, pasi një gjë e tillë nuk i është kërkuar akoma nga askush.
Paqartësi rreth çështjes së presidentit ka brenda LDK-së, por jo edhe tek partitë tjera opozitare.
Nga AAK janë të vendosur që nuk të marrin pjesë në seancën e presidentit e që rrjedhimisht as nuk do të votojnë, ndërsa njësoj do të veprojnë edhe nga PDK.
Këta të fundit kanë radhitur edhe disa arsye se pse sipas tyre kanë marr këtë vendim.
Ferat Shala, deputet i PDK-së
“PDK dhe strukturat e saj, Këshilli Drejtues dhe Kryesia kanë marrë qëndrim që nuk do të ketë votë për znj.Osmani për kandidate si Presidente. Arsyeja e parë është që në asnjë moment të jetës së saj politike dhe legale nuk ka reflektuar si person i unitetit, pra pozicioni i Presidentit punën e parë, dhe momentin e parë e karakteristikën e parë si pozicion duhet ta ketë si personalitet që reflekton unitet dhe gjithëpërfshirje në kuptimin e udhëheqjes. Veti këto që nuk i gjejmë tek ajo, që nga hyrja në skenën politike e deri sot në asnjë rast dhe moment nuk e kemi parë personalitetin e unitetit tek ajo.”
E i vetmi i paparishikueshëm nga kjo parti mund të jetë Xhavit Haliti.
Haliti që votoi pro zgjedhjes së Glauk Konjufcës në krye të kuvendit, ka deklaruar se vota e tij do të varet nga disponimi që ka ky në ditën e seancës së zgjedhjes së presidentit.
Ekipa e Kosovës tashmë ka mbërritur në Spanjë
Kombëtarja e Kosovës tashmë ka arritur në Spanjë. “Dardanët” do të përballen me ta të mërkurën në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kampionatin Botëror.
Ekspedita e Kosovës para pak minutave ka “zbarkuar” në Spanjë dhe do të fillojnë përgatitjet për duelin e fundit për këtë muaj.
Dje, “Dardanët” humbën me rezultat 0:3 ndaj Suedisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, teksa synojnë të nxjerrin rezultat pozitiv ndaj ish-kampiones së botës, Spanjës.
Aktualisht, Kosova gjendet në vendin e fundit në grupin B me 0 pikë, por me një ndeshje më pak të luajtur.
Suedia e udhëheq grupin me gjashtë pikë, e ndjekur nga Spanja me katër sosh.
Spitali i Prizrenit më i ngarkuari në Kosovë me pacientë me Covid-19
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës gati ka prekur limitet e kapaciteteve për nga numri i pacientëve që janë duke u trajtuar.
Sipas raportit të SHSKUK-së, këtë të hënë 917 pacientë kanë qenë të shtrirë aty, derisa 753 prej tyre tashmë janë të konfirmuar me COVID-19.
Klinika Infektive, e cila aktualisht trajton mbi 110 pacientë, tashmë nuk ka asnjë shtrat të lirë.
“Klinika është e mbushur me pacientë, por ne e dimë që nuk është vetëm Klinika Infektive që trajton pacientë me COVID-19, por ka disa klinika të tjera, kështu që hapësira për pacientë ka në klinika të tjera”, ka deklaruar Izet Sadiku, u. d. i drejtorit të Klinikës Infektive.
Me numër minimal të shtretërve të lirë ka mbetur edhe objekti trekatësh i Mjekësisë Sportive, në të cilin po trajtohen rreth 90 pacientë.
“Në Klinikën Infektive 2 ose objekti i Mjekësisë Sportive, kapacitetet janë të mbushura në dy javët e fundit, pra kapacitetet maksimale i kemi 95 pacientë dhe gjithashtu i kemi tri raste të cilat janë për çështje të dializës, tri vende të lira në të cilat pacientët që janë të hospitalizuar këtu kanë nevojë edhe për hemodializë. Gjatë këtyre dy javëve të fundit kemi pranime dhe lirime dhe numri i pacientëve është rreth 90”, ka thënë Artan Ahmeti, drejtor i Mjekësisë Sportive.
Në spitale rajonale janë duke marrë trajtim spitalor 553 persona, prej të cilëve Spitali i Prizrenit mbetet më i ngarkuari, me gjithsej 133 pacientë.
Gjatë 24 orëve të fundit 4 persona kanë vdekur nga COVID-19, duke e çuar totalin në 1 mijë e 844.
Derisa nga 3 mijë e 586 mostra të testuara, 774 persona kanë rezultuar pozitivë.
Nisma i reagon Haskukës pas vendosjes së tendave mobile se po e stimulon shitjen në rrugë
Nisma Socialdemokrate në Prizren kundërshton vendosjen e tendave mobile.
Sipas këtij subjekti politik, me këto tenda po uzurpohen trotuaret.
Reagimi i plotë:
NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren reagon ndaj ozurpimit të trotuareve me tezga për shitës “ambulant” të cilën promovoi sot z.Haskuka.
Mungesa e dijes dhe ideve se si duhet menagjuar qyteti i Prizrenit, sot u tregua edhe njëherë nga kryetari Haskuka dhe qeveria e LVV-së, të cilët me promovimin e tezgave në trotuare veshtirësuan edhe më shumë lëvizjen e lirë të qytetarëve!
Në kohën kur tregjet aktuale janë të zbrazura dhe shumë hapsira janë shëndërruar në deponi të mbeturinave, z.Haskuka stimulon shitjen në rrugë e trotuare dhe në kushte tepër të rënda higjienike duke mos e lodhur veten as për marketet të cilat mirren me këtë veprimtari e që paguajnë taksa.
Paaftësia e kësaj qeverie për të menagjuar me qytetin e dytë në Kosovë siç është Prizreni, po e bënë gjethnjë e më të papërballueshme jetën në qytetin tonë.
Nisma në Prizren kërkon nga qeveria Komunale që të ndalojë degradimin e Prizrenit, dhe pasiqë nuk ka dije dhe ide, të konsultohet me të tjerët me qellimin më të mirë që të ruhet qyteti ynë.
Bali Muharremaj: Suhareka gati për vaksinim, ende s’ka datë të caktuar
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se ende nuk është caktuar data se kur do të fillojë vaksinimi në këtë komunë, porse ka bërë të ditur se ata janë përgatitur për këtë proces.
Muhrremaj sot pati një takim virtual me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, mirëpo thotë se ende nuk ka një datë të vendosur për ardhjen e vaksinave në Suharekë.
“Në komunën e Suharekës edhe ma tutje s’o caktu data e saktë se kur do të fillojmë”, ka thënë Muharremaj në Info Magazine.
“Mjekët janë kanë në trajnim, besoj që edhe ne do të startojmë te salla sportive 13 qershori pasi ka kushte më të mira, ambienti është më i mirë, ka pastërti”, shtoi ai, duke e cilësuar si hapësirë më të sigurt për vaksinim, ku pacientët mund të pushojnë për disa minuta pas marrjes së vaksinës, dhe ku mund ta mbajnë distancën nga njëri-tjetri.
Sa i përket personelit shëndetësor, Muhrremaj tha se ata kanë rreth 180-190 individë, falë edhe marrëveshjes me Caritas Kosova, ndërkaq njoftoi se përparësi për t’u vaksinuar do të kenë personat mbi moshën 80 vjeç.
Haziri: Në zgjedhjen e presidentit LDK-ja do të evitojë çdo lloj pengese
Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri ka thënë se Kryesia e LDK-së e ka shterur debatin e brendshëm për krijimin e institucioneve.
Ai ka thënë se në zgjedhjen e presidentit, LDK-ja do të evitojë çdo lloj pengese.
“Roli jonë në Kuvend është pjesëmarrja apo mospjesëmarrja. Pjesëmarrja në votim dhe zgjedhja e presidentit do të mbyllte ciklin e institucionit të presidentit”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se do të punojnë që të dalin unanim si parti.
“Nesër do të bisedojmë me deputetët, do t’i takojë të gjithë deputetët dhe kryetari do të diskutojë me të gjithë”, ka thënë ai.
Haziri ka thënë se kanë shterë nevojën për t’u takuar me Osmanin.