Home Blog Page 4765

Studentët e Mjekësisë, pjesë e ekipit të vaksinimit kundër Covid-19!

0

16 studentë të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës i janë bashkuar ekipit të vaksinimit kundër Covid-19.
Studentët vullnetarë të UP-së, që nga shfaqja e pandemisë në vendin tonë, u bënë pjesë e ekipeve mjekësore, duke dëshmuar profesionalizëm e vullnet për të ndihmuar qytetarët dhe vendin në tejkalimin e situatës së krijuar.“Bashkë ia dalim! Unicef Kosovo Programme.
KOMS – Kosova’s Organization of Medical Students”, thuhet në postimin e UP-së.

Liderët botërorë kërkojnë marrëveshje për t’u përgatitur për pandemitë e ardhshme

0

Kryeministri britanik, Boris Johnson, u është bashkuar më shumë se 20 liderëve të botës në thirrjen për një marrëveshje të re për të ndihmuar botën që të përgatitet për pandemitë e ardhshme.

Në një artikull për gazetat në botë, liderët përfshirë presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, kanë thënë se COVID-19 ka qenë sfida më e madhe e botës që nga Lufta e Dytë Botërore.

Një tjetër pandemi apo krizë shëndetësore s’është çështje “nëse do të ndodhë, por kur”, kanë thënë ata.

Dhe pandemia ka treguar se “askush s’është i sigurt përderisa të gjithë të jenë të sigurt”.

Duke shkruar për “Telegraph” në Britani dhe mediume si “Le Monde” në Francë a “El Pais” në Spanjë, 24 liderë botërorë kanë argumentuar që një traktat i ngjashëm sikur ai pas Luftës së Dytë Botërore është i nevojshëm për bashkëpunim më të mirë.

Nënshkruesit, ku përfshihet edhe shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, thonë se në atë kohë, pas dy luftërave shkatërruese, liderët botërorë ishin bërë bashkë për të tejkaluar krizën, ndërsa tash shtetet duhet të bëhen bashkë për të luftuar izolimin dhe nacionalizmin si dhe për të adresuar sfidat që mund të tejkalohen vetëm me bashkim dhe bashkëpunim.

Gërxhaliu paralajmëron nisjen e gërmimeve në tri lokacione të Kosovës

0

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, tha se së shpejti do të fillojnë gërmimet në tri lokacione në Kosovë për gjetjen e kufomave të personave të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Gërxhaliu tha se do të ketë gërmime edhe në Shtaval.

“Por atë që kemi në planifikim, kemi për momentin tri lokacione në Kosovë për të cilat jemi në koordinim të i hyjmë punës në lokacion dhe normal që pas Kizhevakut planifikojmë t’i qasemi edhe Shtavalit shpresoj që ndërkohë do të përpunohet edhe ndonjë vendodhje tjetër, ne nuk do të ndalemi derisa të kryejmë në përpikëri punën dhe gërmimet e nevojshme”, tha ai.

Tutje, Gërxhaliu tregon se sa është i nevojshëm kontakti me Prokurorinë dhe policinë për këtë Institut.

“Për fat të mirë ne që dy vite e kemi Prokurorinë për krime lufte tonën dhe Policinë për krime lufte me të cilët jemi në kontakt të vazhdueshëm dhe normal që gjërat të cilat duhet të investigohen janë në fazën e investigimit, deri sa ne t’i qasemi një lokacioni”, tha ai.

Qytetarja ia ofron falas Albin Kurtit shtëpinë me 400m2

0

Qytetarja ia ofron falas Albin Kurtit shtëpinë me 400m2

Albin KurtiKryeministri Albin Kurti e ka ndërruar vendbanimin. Kurti tani raportohet se është shpërngulur në një shtëpi në lagjen ‘Taslixhe’ në Prishtinë.

Reagime të shumta kishte pas shpërnguljes së Kurtit nga banesa 60m2.E një qytetare përmes një komenti është shprehur e gatshme t’ia lëshojë një shtëpi me metra po aq sa ajo që ka marrë Kurti së fundi, por të mos i jepet asgjë në kthim.

Mikrobiologia kosovare që u vaksinua në Kukës: Kolegët e mi pas marrjes së vaksinës patën simptoma

0

Më 20 mars, mikrobiologia nga Kosova, Donjeta Pllana-Hajdari ka marrë vaksinën kundër Covid-19 në Kukës.Ajo tregoi që pas marrjes së vaksinës nuk ka pasur alergji, por vetëm dhimbje në pjesën e krahut ku është marrë vaksina.Por, ajo tha se kolegët e saj kanë pasur simptoma si temperaturë, ethe e plogështi.

“Vet personalisht skom pas alergji, vetëm dhimbje në pjesën e krahut ku është marrë vaksina. Ka pas kolegë tjerë që kanë pasë simptoma, temperature, ethe, plogështi, simpotma të lehta por që kanë kaluar.

Pas marrjes së vaksinës, reaksioni mund të paraqitet menjëherë, simptomat e tjera janë të lehta dhe largohen për rreth 24 orë”.Mikrobiologia tregoi të gjithë procesin deri te vaksinimi, teksa shtoi që edhe dozën e dytë do ta marrin në Kukës.
“Unë e kom marr vaksinën më 20 mars, në grupin e parë të punëtorëve shëndetësor. Organizim fantastik, meqenëse i gjithë procesi ka përfundu për reth 1 orë. Atje na kanë prit punëtorët shëndetësor.

Na kanë marrë historikun shëndetësor, pastaj është bërë rënditja dhe menjëherë jemi vaksinuar, kemi qëndruar 25-30 minuta për ndonjë proces të mundëshëm alergjik që ka mund me u paraqit.

Vaksinimi ështe metoda më efikase që na mbron. S’kom hezitu me marrë, jam gëzu shumë, i ftoj të gjithë që ta marrin vaksinën.Dozën e parë në Kukës, dozën e dytë pas 4-12 javësh, neve na është thënë që dozen e dytë duhet ta marrim në Kukës”, u shpreh ajo në një lidhje direkte për RTV Dukagjin.

Ndërron jetë profesori i gjimnazit të Prizrenit, Besnik Krasniqi

0

Ka ndërruar jetë profesori i gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren, Besnik Krasniqi.

Lajmin për ndarjen nga jeta të profesor Krasniqit, e ka bërë të ditur gjimnazi “Gjon Buzuku”, përmes një shkrimi.

Edhe drejtori i Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, Afrim Avdaj, e ka konfirmuar rastin.

Ndryshe i ndjeri ishte i prekur me Covid-19.

 

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Lajmi për ndarjen nga jeta të mësimdhënësit tonë, prof. Besnik Krasniqi na ka pikëlluar të gjithëve dhe përmes këtij telegrami i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve, miqve, nxënësve e të gjithë të njohurve të të ndjerit.

Prof. Besnik Krasniqi ka dhënë një kontribut rreth 40 vjeçar në procesin arsimor dhe me ndarjen e tij nga jeta, shkolla jonë dhe i gjithë arsimi humbi njërin nga kontribuesit më të mëdhenj të arsimimit dhe edukimit të brezave të tërë.

E nderuar familje Krasniqi, ju lutem që në emër të Drejtorisë së shkollës, mësimdhënësve dhe nxënësve t’i pranoni ngushllimet më të sinqerta.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të dhe veprat e mira që la pas!

Kryeministrat e landeve mbrojnë lehtësimin e masave pas kritikave të Merkelit

0
epa08557302 German Chancellor Angela Merkel wears a face mask during a roundtable discussion on the fourth day of the ongoing Special European Council leaders' summit, the first face-to-face meeting between EU statespeople held since the eruption of the ongoing pandemic of the COVID-19 disease caused by the SARS-CoV-2 coronavirus, in Brussels, Belgium, 20 July 2020. The heads of state and government discussed the bloc's response to the pandemic and the new long-term budget. EPA/JOHN THYS / POOL

Disa kryeministra të landeve gjermane mbrojtën sot planet e tyre të lehtësimit të kufizimeve antiCOVID-19, pas kritikave të kancelares Angela Merkel ndaj vendimeve të tyre.

Burimet pjesëmarrëse në një video-konference thanë se “Armin Laschet, kreu i CDU-së dhe kryeministër i North Rhine Ëestphalia, kryeministri i Schlesëig-Holstein, Daniel Guenther dhe kryeministri i Saarland, Tobias Hans, ishin midis atyre që mbrojtën lehtësimin rajonal.

Lschet dhe Hans thanë se “strategjitë e tyre do të ndihmonin në gjurmimin e rasteve të koronavirusit dhe për këtë arsye të frenonin një valë të tretë të infeksioneve”.

“Lejimi i banorëve për të hyrë në situata sociale, nëse janë në gjendje të tregojnë një rezultat negativ të testit COVID-19, do t’i ndalojë ata të thyejnë rregullat pas dyerve të mbyllura”, theksoi Hans, sipas pjesëmarrësve në konferencë, raporton Dpa, përcjell Albinfo.ch.

Duke folur në emisionin politik “Anne Ëill” të dielën vonë, Merkel u kërkoi 16 kryeministrave të landeve të zbatonin një “frenim urgjence”, i rënë dakord më parë, sipas të cilit zonat duhet t’i kthehen një bllokimi të rreptë, kur të arrihej një prag i caktuar i infektimeve të reja.

“Ne tani duhet të zbatojmë masat e duhura me shumë seriozitet”, tha ajo, duke shtuar se nëse nuk do të ndodhte një gjë e tillë, asaj do t’i duhej të mendonte për rregulloret kryesore të shtetit “në një të ardhme shumë të parashikueshme”.

Pragu që duhet të arrihet në bashkitë përkatëse është 100 infektime të reja për 100 000 banorë gjatë një periudhe shtatë ditore.

Në mbarë vendin, kjo metrikë u tejkalua për të tetën ditë radhazi sot, megjithëse disa shtete kanë shifra nën atë nivel.

Nga dje, kanë ndryshuar kushtet për hyrje në Republikën e Sllovenisë

0

Qeveria e Sllovenisë ka publikuar një dekret për përcaktimin e kushteve për hyrje në Republikën e Sllovenisë me qëllim të menaxhimit dhe kontrollit të sëmundjes infektive COVID-19.

Nga 29 mars 2021, kushtet e ndryshuara për hyrjen në Slloveni që do të zbatohen janë:

1) Vetëm disa vendkalime kufitare do të jenë të hapura. Më shumë informacione mbi kalimin e kufirit dhe listën aktuale të vendkalimeve të hapura dhe orët e tyre të punës mund të gjenden në faqen e internetit: https://www.gov.si/…/koronavirus-sars…/prehajanje-meja/

2) Kosova (ashtu si edhe vendet e tjera të rajonit) aktualisht është në atë që njihet si lista e kuqe e Sllovenisë. Udhëtarët nga vendet në listën e kuqe i nënshtrohen urdhrit për karantinë 10-ditore. Karantina nuk mund të përfundojë më me një test negativ të virusit SARS-CoV-2.

Kurse, testi PCR njihet vetëm nëse kryhet në një shtet anëtar të BE-së ose në Zonën Schengen. Lista e përjashtimeve nga detyrimi i karantinës është shkurtuar.

Lista e plotë e përjashtimeve dhe detaje të tjera për kalimin e kufirit gjatë pandemisë mund të gjenden në faqen e internetit të Qeverisë së Sllovenisë: https://www.gov.si/…/koronavirus-sars…/prehajanje-meja/

Sipas Dekretit, udhëtimi në vendet ose njësitë administrative në listën e kuqe është i ndaluar, përveç personave që tashmë janë shëruar nga COVID-19 dhe personave të vaksinuar dhe përjashtimet e veçanta.

Të gjitha informacionet lidhur me rregullat e udhëtimit në Slloveni, kalimit transit ose udhëtimit nga Sllovenia drejt Kosovës, mund të gjenden në faqen zyrtare të Qeverisë së Sllovenisë në gjuhën sllovene ose angleze.

Sot konferenca e tretë në rastin kundër Gucatit dhe Haradinajt

0

Konferenca e tretë për ecurinë e çështjes kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt mbahet sot me fillim në orën 15:00, ka bërë të ditur Gjykata Speciale në Hagë.Akuza ndaj kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës e UÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetarit të saj Nasim Haradinaj u konfirmua më 14 dhjetor 2020.

Ajo mbështetet në dyshimin e bazuar se midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, Gucati dhe Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tri konferenca për media dhe aktivitete të tjera të transmetuara, duke penguar punën e kësaj gjykate.
Gucati dhe Haradinaj janë deklaruar të pafajshëm për akuzat. Ata janë arrestuar më 25 shtator 2020 në Prishtinë dhe që nga ajo kohë gjenden në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Studimi | Vaksinat Pfizer-BioNtech dhe Moderna, mjaft të efektshme

0

Vaksinat për COVID-19n të krijuara nga kompanitë Pfizer – BioNTech dhe Moderna e ulin rrezikun e infektimit me 80% dy javë ose më shumë pas dozës së parë, sipas të dhënave të një studimi të publikuar të hënën me rreth 4 mijë persona të vaksinuar që punojnë në kujdesin shëndetësor ose në vijën e parë të përpjekjeve kundër koronavirusit.

Rreziku i infeksionit ra me 90% dy javë pas dozës së dytë, thuhet në studimin që vlerëson në praktikë efikasitetin e vaksinave. Studimi i kryer nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) përpiqet të përcaktojë aftësinë e vaksinave për mbrojtjen kundër infeksionit, përfshirë infeksionet që nuk shkaktojnë simptoma.Provat e mëparshme klinike nga ana kompanive vlerësonin efikasitetin e vaksinave të tyre për parandalimin e sëmundjes. “Ky studim tregon se përpjekjet tona kombëtare të vaksinimit po funksionojnë,” tha Drejtoresha e CDC, Rochelle Walensky, në një deklaratë.

Gjetjet nga përdorimi në praktikë i këtyre vaksinave që funksionojnë me metodën gjenetike të ARN-së, konfirmojnë atë që u vu re në provat e kontrolluara klinike të kryera para se ato të merrnin autorizimin për përdorim emergjent nga Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave. Studimi shqyrtoi efektivitetin e vaksinave midis 3,950 pjesëmarrësve në gjashtë shtete gjatë një periudhe 13-javore, nga 14 dhjetori 2020 deri më 13 mars 2021.
Teknologjia e re e “lajmëruesit ARN” përdor një element kimik natyror që “udhëzon” qelizat të krijojnë proteina të cilat janë kopje e një pjese të koronavirusit. Kjo e mëson sistemin imunitar të njohë dhe të sulmojë virusin e vërtetë. /TCH/

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort