Home Blog Page 4762

Abdixhiku: Në politikë jemi për të dhënë zgjidhje edhe kur ato duken të vështira

0

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se ka qenë i vetëdijshëm kur u përfshi në procesin diskutues rreth zgjedhjes së Presidentit të vendit.

Abdixhiku ka thënë se në këtë process ka dashur që LDK-ja të ketë zërin e vet.

“Kam marrë detyrën për të ndërtuar një rrugëtim të ri, duke i bashkuar forcat tona e duke i shtuar rradhët tona me mbështetës e votues të vjetër e të rinj. Prandaj do të jem bartës i kësaj barre, dhe s’do të lejoj asgjë, për asgjë, të pengojë rikthimin tonë origjinal”, tha ai.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Të nderuar anëtarë të LDK-së,

Po bëhen një muaj e gjysmë nga përfundimi i zgjedhjeve të fundit, e pak më shumë se dy javë nga procesi zgjedhor në Lidhjen Demokratike të Kosovës, nga ku kam marrë detyrën e udhëheqjes së partisë më të vjetër në vend.

Gjatë këtij dyjavëshi të shkurtër por, të ngjeshur shumë, paralelisht me pjesën e formimit të organeve udhëheqëse të partisë – me vullnet e dije të plotë, me përgjegjësi dhe detyrim të qartë ndaj të gjithë atyre që na kanë zgjedhur – jam përfshirë në procesin diskutues rreth zgjedhjes së Presidentit të vendit.

Në këtë proces jam përfshirë me vetëdije.

Në këtë proces jam përfshirë me qëllime të mira.

Në këtë proces kam dashur që LDK-ja të ketë zërin e vet.

Në gjithë këtë kohë, kam parë e dëgjuar edhe zëra anësorë që sugjeronin se kjo punë s’është e LDK-së. Se gjëja e fundit që LDK duhet të bëjë është të brengoset për zgjedhjen e Presidentit. Që LDK, sikurse partitë tjera opozitare, duhet të qëndroj anash e në indiferencë e përfundimisht të zgjedhin obstruksionin si mjet të vetin politik. Sepse indiferenca e obstruksioni, disi, na sjellin një pazar më të mirë.

Kam dëgjuar zëra që gjithë politikën e shohin si llogartije hesapesh; se kush dëmtohet më rëndë e kush më lehtë; se kush fajësohet më shumë e kush më pak; se kush tregton më mirë e kush nxjerr një copë pushteti më lartë.

Këtë frymë s’mund ta pranoj.

Ikja nga përgjegjësia, është zgjidhja më e lehtë për secilin politikan. Por në politikë, as unë e as LDK e as kolegët e mi, s’jemi për të marrë vendime të lehta. Në politikë jemi për të dhënë zgjidhje; edhe kur ato duken të vështira edhe kur ato duken të paarritshme. Këtë kulturë e këtë frymë e mbajmë si trashëgimi të aktivitetit tonë politik 31 vjeçar.

Me forcën politike që kemi në dorë, me 12.6%, rezultat i zgjedhjeve të kaluara, kemi pasur dy mundësi: ose të zgjedhim obstruksionin, pra, të mos marrim pjesë në seancë, dhe kështu të pengojmë shumicën të marrë vendim; ose të jemi pjesë e zhvillimeve duke respektuar nevojën e qytetarëve për stabilitet, e duke respektuar frymën kushtetuese. Kemi zgjedhur të dytën. Kemi bërë kështu sepse këtë rrugë, të konstruktivitetit mbi institucione, LDK e ka ndjekur përherë.

Kam refuzuar kalkulimet kushtëzuese si mjet politik sepse të njëjtat forcojnë gjendjen e tanishme të krizës; dhe këtë qëllim, LDK, në kursin e ri nuk e ka. Kush se kupton këtë s’ka për të kuptuar as rrugën që po e ndjekim tani.

Dhe për të dhënë zgjidhje, mundësi e stabilitet, deri më tani kam mbajtur tri takime diskutuese. Në takimin e parë, sipas ftesës së tyre, kam diskutuar me znj. Osmani dhe z. Kurti. Në dy takimet vijuese, sipas kërkesës time, kam diskutuar vetëm me pretendenten për Presidente. S’kam negociuar me z. Kurti sepse në thelb s’kemi çfarë të tregtojmë në mes vete. Jemi në opozitë e ata në pozitë. Të tillë do ta mbajmë këtë relacion.

Në takimet me znj. Osmani, kemi diskutuar në detaje mbi çështjet që na preokupojnë të gjithëve njëtrajtësisht. Kemi diskutuar mbi dialogun, kemi diskutuar mbi shtetësinë e Kosovës, kemi diskutuar për rendin tonë kushtetues dhe garancitë që i njëjti të ruhet me fanatizëm pavarësisht forcave e numrave politik në vend. Kemi diskutuar për relacionet me miqtë tanë ndërkombëtarë, me aleatët ushtarak e me proceset integruese të vendit tonë. Kemi diskutuar për pavarësinë e gjyqësorit, për depolitizimin e sigurisë, për ruajtjen e shtyllave kryesore të shtetit tonë të ri.

Mbi të gjitha, kemi diskutuar për pozitën apolitike e apartiake të znj. Osmani si Presidente. Ndonëse të vetëdijshëm që Kushtetuta e Kosovës jep një kornizë të përgjegjësive e detyrimeve të Presidentit, detyra e tillë plotësohet, e merr kuptim nga ushtruesi i saj. Është njeriu që e bën Presidentin, jo letra; qoftë ajo një letër aq e vlefshme sa Kushtetuta e Kosovës. Sepse e shkuara na ka mësuar ndryshe.

Këto biseda ua kam prezantuar në vazhdimësi organeve të partisë. Dje, një të tillë ua kam prezantuar anëtarëve të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pas një diskutimi të hapur, shterrës në argumente e gjithëpërfshirës, të gjithë, bashkarisht, kemi marrë vendim që Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të bëjë obstruksione në zgjedhjen e Presidentetit të vendit. Që LDK, si gjithëherë, do të ushtroj detyrimin e saj kushtetues, e të marrë pjesë në votim për Presidentin e vendit. Ky pra është vendimi i Kryesisë i votuar me shumicë absolute të anëtarëve të saj.

Këtë vendim ua kam komunikuar sot, deputetëve të LDK-së. Pres që secili deputet të respektojë vullnetin kolektiv e të shumicës. Pres nga secili deputet të sillet si institucionalist; dhe nëse ka nevojë të kapërcejë edhe veten.

Vendimi i Kryesisë së LDK-së, dhe i imi si Kryetar i saj, synon që Kosovës fillimisht t’i japë një proces normal parlamentar, ku vetëm me votë dhe me asnjë mjet tjetër politik, merret secili vendim me interes nacional; përfshirë dhe këtë për President. Vota, përfaqëson vullnetin qytetarë. Çdo hap për të penguar këtë vullnet, është veçse kundërshti ndaj vet qytetarëve tanë.

Vendimi i Kryesisë së LDK-së determinon dhe fatin politik të vendit për një periudhë pesë vjeçare. Në këtë fat, rol të veçantë ka vetë Presidenti; si autoritet unifikues, si zë i pavarur, si figurë apartiake. Ne presim që Presidenti i ardhshëm i vendit, të ushtrojë këto detyrime me përgjegjësi të plotë. Që të jetë President i të gjithëve, që të jetë bashkues e jo ndarës, që të jetë garantues i Kushtetutës e jo keqpërdorës i saj. Që të jetë njëmend President, e jo një i nënshtruar i një pushteti.

Këtë gjë, do ta kujdestarojmë bashkërisht me të gjithë.

Në fund, u drejtohem edhe votuesve të LDK-së, të 110 mijë qytetarëve që kujdestaruan mbështetjen për ne në orën më të vështirë tonën dhe të tjerëve që kanë sytë nga ne. Rikthimi ynë është i pashmangshëm. Ky rikthim kërkon durim, kërkon vendime politike të guximshme e jo të inatit. Mbi të gjitha, rikthimi ynë kërkon unitet. Këtë unitet e kërkoj nga të gjithë mbështetësit tanë tani.

Gjendja e tanishme s’na mbanë të kënaqur asnjërin. Të humbësh është një gjë. Është pjesë e një cikli normal politik që secili e kalon. Por të insistosh në humbjen dhe mjetet që e sollën atë është e pafalshme. Ideja jonë politike jetësohet kur ne i shtojmë rradhët tona; kur ne afrojmë rreth vetës më shumë si ne. Mbyllja jonë në vetvete krijon stagnim. Kjo mbyllje, siç është dëshmuar deri më tani, ka qenë me pasoja të rënda politike. Si Kryetar i LDK-së nuk mund të lejoj një vazhdim të tillë.

Kam marrë detyrën për të ndërtuar një rrugëtim të ri, duke i bashkuar forcat tona e duke i shtuar rradhët tona me mbështetës e votues të vjetër e të rinj. Prandaj do të jem bartës i kësaj barre, dhe s’do të lejoj asgjë, për asgjë, të pengojë rikthimin tonë origjinal.

Lumir Abdixhiku

30 mars 2021

Ambasadorja e Holandës: Kurti dha shembull inkurajues që e mori vaksinën kundër COVID-19

0

Kryeministri Albin Kurti i shoqëruar nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci kanë pritur në takim ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo.

Lobbezoo e ka uruar Kurtin për përqindjen e lartë të fitores në zgjedhje dhe për marrjen e detyrës. Ajo e ka përgëzuar edhe për shembullin inkurajues, siç ka thënë ajo, që u ka dhënë qytetarëve me marrjen e vaksinës kundër COVID-19.

Kurti tha se sado që në sasi të vogël kontingjenti i parë i vaksinave ka sjellë shpresë në Kosovë.

Kryeministri kosovar dhe ambasadorja holandeze biseduan edhe për gjendjen e agrokulturës në Kosovë dhe që të dy u pajtuan se duhet një qasje e re ndaj prodhimit vendor dhe stimulimit të prodhuesve.

Kurti tha se duhet bashkëpunim më i ngushtë i institucioneve të larta arsimore me fermerët në mënyrë që të rritet produktiviteti.

Ambasadorja e Holandës e njoftoi për projektet që qeveria e vendit të saj është duke i implementuar në Kosovë në fushën e blegtorisë dhe prodhimit të qumështit.

Të dy bashkëbiseduesit shprehën vullnetin dhe gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e mira mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës.

Javën e ardhshme një javë pushim për të gjitha shkollat

0

Javën e ardhshme të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar do të shkojnë në pushim pranveror për një javë, ku pas këtij pushimi sërish procesi mësimor do të mbahet me prezencë fizike në objektet shkollore dhe jo online.

Gjatë kësaj jave të pushimit do të bëhet dezinfektimi i të gjitha objekteve shkollore si dhe do të vlerësohet situata epidemiologjike në shkollat në nivel vendi.

Këto i ka bërë të ditura, përfaqësuesi i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës Ymer Ymeri, i cili ka qenë prezent në takimin e sotëm që është mbajtur me ministren e Arsimit dhe Shkencës Arbërie Nagavci, përfaqësues të DKA-ve, SBASHK-ut, Këshillit të Prindërve, IKSHPK-së dhe drejtorë të shkollave.

Ai thotë se tashme është vendosur që java e ardhshme të jetë pushim për shkollat në të gjithë vendin, e një gjë të tillë sipas tij e ka rekomanduar edhe përfaqësuesi i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

“Pas diskutimeve që janë bërë është vendosur që gjatë javës së ardhshme edhe me rekomandimin e përfaqësuesve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik i cili ishte në takim që të mbahet një javë pushim, meqenëse pushimi pranveror sipas kalendarit ka qenë e paraparë në këtë javë”, thotë ai.

Ai potencon se të gjithë përfaqësuesit në këtë takim janë deklaruar pro mbajtjes së pushimit pranveror, e një pushim i tillë thotë se është i mirëseardhur edhe për shkak të numrit në rritje të infektimeve dhe rasteve të vdekjeve edhe brenda personelit arsimor.

“Është interesantë se për pushimin pranveror kanë qenë të pajtimit të gjithë, edhe Këshilli i Prindërve edhe ne si përfaqësues të mësimdhënësve dhe DKA-të. Duke e pasur parasysh numrin në rritje të infektimeve që janë këto ditë edhe duke e pasur parasysh që kemi raste të vdekjeve edhe të mësimdhënësve, për shembull sot e kemi një rast vdekje në komunën e Prizrenit që ka vdekur nga COVID-19. Si dhe duke e pasur parasysh se rastet e reja të paraqitjes së COVID-it po ka edhe tek fëmijët, nxënësit mendojmë që është mjaftë e dobishme në mënyrë që ta ulim pak infeksionin këto ditë. Mendoj që është e mirëseardhur së pari për shëndetin edhe të nxënësve edhe të mësimdhënësve, po edhe mendoj që është e nevojshme një lloj pushimi për fëmijët”, thotë ai.

Gjatë pushimit një javor, Ymeri deklaroi se do të punohet në dezinfektimin e objekteve shkollore, derisa thotë se edhe pas pushimit mësimi do të vazhdojë me prezencë fizike në shkolla dhe jo online.

“Gjatë kësaj kohës së pushimit do të punohet shumë, ashtu së paku u tha, që të dezinfektohen shkollat, të përgatiten sa më shumë që është e mundur dhe përsëri të fillojmë me skenarin A, B, C varësisht nga nevoja. Do të thotë të fillojmë mësimin në objektet shkollore jo në mësimin online dhe ne si përfaqësues të punëtorëve edhe ne e përkrahim idenë dhe qëndrimin që mësimi të zhvillohet deri në momentet kur është shumë i rrezikuar shëndeti i mësimdhënësve, i punëtorëve në arsim edhe i nxënësve. Deri në ato momente bëjmë çmos që ta ruajmë mësimin në klasë, jo nga distanca për shkak se nuk është as i përafërt mësimi online me atë mësimin me prezencë në klasë”, thotë ai.

Në këtë takim të përfaqësuesve të sistemit arsimor është diskutuar edhe çështja e zëvendësimit të ditëve të humbura mësimore.

Ymeri thotë se si përfaqësues të mësimdhënësve kanë propozuar që ky zëvendësim të bëhet ditëve të shtune.

“Ne si përfaqësues të sindikatës kemi thënë që më e mira është që zëvendësimi të bëhet ditëve të shtune, një të shtune po, një të shtune jo në mënyrë që mos të shkohet për shkak se e dimë që kalendari për klasën 1-8 viti shkollor përfundon me 30 qershor mos të shtyhet edhe në korrik mësimi”, thotë ai.

Sipas kalendarit mësimor, pushimi pranveror ka qenë i paraparë të mbahet nga 29 marsi deri me 4 prill, por që pushimi të mbahet nuk kishte vendosur qeveria në detyrë. /KP/

Gazeta spanjolle: Kosova, fëmijët e luftës të cilët vijojnë t’i thyejnë barrierat

0

Gazeta spanjolle “Diario Sport” ia ka kushtuar Kosovës një shkrim të veçantë për rrugëtimin e saj të vështirë në futbollin ndërkombëtar, në prag të një ndeshjeje kualifikuese për Kupën e Botës kundër Spanjës nesër në mbrëmje.

Kosova do të përballet me Spanjën, njërin prej kundërshtarëve më të mëdhenj të pavarësisë së saj, për herë të parë të mërkurën në Sevillë në ndeshjen e xhiros së tretë të Grupit B Kualifikues për Botërorin Katari 2022.

Në fakt, shorti për kualifikime për Botërorin e hodhi Kosovën në një grup me tri shtete që s’e njohin pavarësinë e saj, Greqinë dhe Gjeorgjinë, përveç Spanjës. E vetmja në Grupin B që e njeh Kosovën është Suedia.

Duke e rrëfyer tregimin e vështirë të Kosovës për luftën me Serbinë më 1998, deri te pavarësimi më 2008 e deri te pranimi i Kombëtares në UEFA e FIFA më 2016, Sport iu tregoi spanjollëve sesi lojtarët e Kosovës kanë kaluar shumë barriera deri më sot.

Sport e përmendi faktin që shumë prej lojtarëve që do të paraqiten nesër kundër Spanjës ishin detyruar të iknin nga Kosova në vitet 1990, shkaku i terrorit serb, dhe tani janë kthyer për ta çuar përpara atdheun e vet.

Gazeta me bazë në Katalonjë shkroi: “Njëzet vjet pasi përjetuan luftë të rëndë, fëmijët e Kosovës të cilët u detyruan të iknin nga Kosova për të filluar një jetë të re në Suedi, Gjermani, Norvegji, Zvicër apo shumë vende të tjera në Evropë, u kthyen në rrënjët e tyre falë ekipit kombëtar, i cili pas shumë përpjekjeve për një kohë të gjatë tani mund të garojë si njëri prej ekipeve më të mira. Një ekip që ka kohë që tejkalon pengesa dhe i cili do të tentojë t’i vështirësojë gjërat Spanjës të mërkurën në orën 20:45”.

Edhe takimi me Spanjën ishte barrierë jo e vogël, pasi që prej se shorti i hodhi këto dy ekipe në një grup, polemikat nuk janë ndalur.

Federata e Futbollit e Spanjës i ishte referuar Kosovës si territor fillimisht dhe mediat atje kishin tendencë për të mos e trajtuar Kosovën si shtet, pas pikërisht gazeta e përditshme spanjolle “AS” kishte refuzuar t’ia shkruante emrin shtetit më të ri evropian në tabelën e Grupit B në uebsajtin e vet.

Spanja s’e njeh Kosovën kryesisht për shkak të Katalonjës, rajonit të vet verilindor, e cila kishte votuar unanimisht në një referendum në vitin 2017 për t’u pavarësuar nga Spanja.

Sidoqoftë, Spanja është tërhequr nga qëndrimi e saj dhe do t’i ofrojë Kosovës pritje si çdo kombëtareje tjetër të mërkurën në Sevillë. Federata spanjolle ka këmbëngulur, megjithatë, se pritja që do t’ia bëjë Kombëtares së Kosovës me himn kombëtar dhe flamur, nuk përfaqëson qëndrimin e shtetit spanjoll.

Verdhekaltrit mbërritën në Sevillë të hënën pasdite dhe sot do ta kryejnë një seancë stërvitore në stadiumin “La Cartuja”.

Grupit B i prin Suedia me gjashtë pikë, e ndjekur nga Spanja me katër pas dy ndeshjeve. Greqia është e treta me një pikë pas një ndeshjeje.

Kosova është pa pikë pas humbjes në ndeshjen hapëse kundër Suedisë, ndërsa Gjeorgjia është e fundit pa pikë pas dy humbjeve në dy ndeshjet e para.

Ndodh në Kosovë: Sulmohet infermieri që shkoi për t’i dhënë ndihmë një pacienti në shtëpi

0

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës shpreh shqetësimin e saj ndaj dhunës fizike e cila ka ndodhur më datë 29.03.2021 rreth orës 17:10 minuta, gjatë vizitës shtëpiake të ekipit të Qendrës së Mjekësisë Urgjente ku është sulmuar fizikisht nga familjarët e pacientit infermieri I.S. Pas thirrjes telefonike prej familjarit për vizitë shtëpiake kanë shkuar ekipa prej 3 punëtorëve shëndetësor dhe gjatë kontrollimit të pacientit derisa po ofronte shërbime shëndetësore për pacient është sulmuar fizikisht infermieri I.S.

Deri tek sulmi ka ardhur pikërisht kur infermieri ka kërkuar të mos fotografohet dhe mos të bëjnë video stafit mjekësor, mirëpo familjari i pacinetit ka filluar të bëjë foto dhe duke inçizuar me video, në ato momente sulmuesi e ka sulmuar fizikisht infermierin në fjalë. Për këtë rast është njoftuar menjëherë Policia e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është marrë me rastin.

FSSHK-ë fton organet e rendit dhe të drejtësisë të veprojnë konfrom legjislacionit në fuqi që ndaj kryerësve të kësaj vepre të shëmtuar të shqiptohet dënimi meritor.

Punëtorët shëndetësor në përgjithësi tani janë të ngarkuar dhe të lodhur duke punuar pa ndërprerë në këtë kohë Pandemie andaj një sjellje e tillë veçse e përkeqëson situatën.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës dënon rëndë dhunën e ushtruar ndaj punëtorëve Shëndetësorë, dhe kërkon nga instancat më të larta shtetërore që të merren me rastin në fjalë, duke ditur që raste të tilla të turpshme janë bërë të shpeshta të cilat po e fyejnë rëndë identitetin dhe imazhin e punëtorëve shëndetësorë në vend.

FSSHK-ja i kërkon Kurtit t’i pranojë 11 mijë vaksinat e ofruara nga Shqipëria

0

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës përshëndet fillimin e vaksinimit kundër COVIDIT-19 në Republikën e Kosovës të siguruar përmes mekanizimit “COVAX” të OBSH-së përmes UNICEF-it programi për Kosovën.

Përmes një komunikate dërguar medias, FSSHK-ja kërkoi nga kryeministri Albin Kurti që t’i pranojë 11 mijë vaksinat e ofruara nga Shqipëria.

“Fillimisht më lejoni të falenderoj kryeministrin e Shqipërisë Z. Edi Rama për vaksinimin e 500 punonjësve shëndetësorë, gjë e cila hapi një kapitull të rëndësishëm drejt luftës me pandminë COVID-19.

Duke qenë vigjilente në përcjelljen e situatës dhe kërkesës që vaksinimi të bëhet në mënyrë sa më masive, FSSHK-ja, kërkon nga kryeministri i Republikës së Kosovës Z. Albin Kurti që të shfrytëzojë rastin të përdorë edhe 11.000 vaksina të ofruara nga kryeministri i Shqipërisë Z. Rama për punonjësit shëndetësorë.

FSSHK-ja falënderon 500 punonjësit shëndetësorë, të cilët u vaksinuan në Kukës si qytetarë të parë të Republikës së Kosovës, ata u treguan dy herë HERONJ, duke thyer teoritë konspirative mbi vaksinën dhe sensibilizuan të tjerët që të vazhdojnë vaksinimin.

Në fund urojmë dhe kërkojmë që Kosova të fillojë vaksnimin masiv të qytetarëve, duke siguruar blerjen e vaksinave të licencuara në treg e të mos varemi vetëm nga donacionet”.

Detaje nga arrestimet në Telekom: Dyshohet për mbi 327 mijë euro të përvetësuara

0

Prokuroria e Prishtinës dhe Policia e Kosovës kanë dhënë detaje në lidhje me arrestimet e sotme në Telekomin e Kosovës.

Prokuroria ka thënë se aksioni është zhvilluar në dy lokacione dhe ka përfunduar me arrestimin e katër personave me inicialet T.M, A.O, K.M dhe D.C.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, njofton opinionin se në koordinim me Policinë e Kosovës, konkretisht Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) pas zhvillimit të hetimeve disa mujore dhe si rezultat i provave materiale dhe dëshmive relevante, sot më 30.03.2021, ka realizuar një aksion, i cili është zhvilluar në dy lokacione në Prishtinë dhe ka përfunduar me arrestimin e personave me inicialet: T.M., A.O., K.M., dhe D.Ć”, thuhet në komunikatën për media.

Personat me inicialet T.M., dhe A.O., dyshohen se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 të KPRK-së, “Përvetësimi në detyrë”, nga neni 418 të KPRK-së dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”, nga neni 427 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ndërsa, personat me inicialet K.M., dhe D. Ć., dyshohen se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, nga neni 390 të KPRK-së dhe “Mashtrimi”, nga neni 323 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Dy nga personat e arrestuar dyshohet se veprat i kanë kryer në cilësi të personave zyrtar në Telekomin e Kosovës, të cilët dyshohen se gjatë zbatimit të kontratës të lidhur në mes Telekomit të Kosovës dhe operatorit ekonomik kontrata në vlerën 327,514 €, kanë keqpërdorur për përfitime personale këtë kontratë, duke i shkaktuar dëm Telekomit të Kosovës në shumën prej treqind e njëzet e shtatë mijë e pesëqind e katërmbëdhjetë (327,514 ) euro.

Ndërsa dy të dyshuarit tjerë duke vepruar në bashkëkryerje dyshohet se kanë përpiluar dhe vulosur dokumentacion të falsifikuar me përmbajtjeje të rreme, në emër të personave të tjerë.

Të dyshuarit, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ndodhen nën masën e ndalimit prej 48 orësh.

Arrestohet edhe personi i tretë për rastin e grabitjes në lagjen “Dardania” në Prizren

0

Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikate për media ka njoftuar se më datën 20 dhjetor 2020, në lagjen “Dardania” në Prizren kishte ndodhur një grabitje në një depo ndërtimore. Policia sapo kishte dalë në vendin e ngjarjes, kishte arritur që dy persona të dyshuar të cilët e kanë kryer grabitjen dhe të cilët ishin të maskuar dhe nën posedimin e armës ilegale të arrestohen dhe të ndalohen, ndërsa dy persona të tjerë ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

Sot, më 30 mars 2021, pas hetimeve të zhvilluara, njësitë e specializuara dhe ato të hetimeve ndërmorën një aksion dhe filluan operacionin e bastisjes me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren, dhe gjatë realizimit të bastisjes në dy lokacione në Prishtinë, njësitë policore të hetimeve kanë arritur që të identifikojnë dhe të ndalojnë të dyshuarin e tretë i cili ishte i përfshirë në rastin e grabitjes.

 

Në lidhje me këtë rast u ndalua i dyshuari B.H i lindur në vitin 1980, dhe ndaj tij u aplikua masa e ndalimit në afat prej 48 orësh.

Për aktivitetin e Policisë në zbatim të urdhrit të Gjykatës Themelore në Prizren, u informua prokurori i shtetit.Policia është duke vazhduar me hetime në lidhje me këtë rast, thuhet në njoftim/

Dy të arrestuarit e sotëm, njëri ish-këshilltar i Agim Veliut e tjetri i Selim Selimit

0

Katër persona janë arrestuar të martën lidhur me keqpërdorime në Telekom. Dy prej tyre ishin këshilltarë të ish-minstrave Selim Selimi e Agim Veliu.Bëhet fjalë për ish-zyrtarët Trim Musliu dhe Armend Osaj. Musliu ishte edhe këshilltar i Selimit.
Ata dyshohen për keqpërdorim të një kontrate të marketingut.

Burimet e Express-it kanë konfirmuar edhe arrestimin e Denis Ceman i cili ishte këshilltar i ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu.Ndërkaq personi i katër është K.M, vëllai i Trim Musliut.

Vjenë: Deri në 200,000 teste falas në ditë

0
ABD0119_20210205 - WIEN - ÖSTERREICH: Am Freitag, 05. Februar 2021, wurde im Rahmen der PK "Erweiterung des Wiener Testangebots" ein PCR-Selbsttest mittels Gurgelmethode vorgestellt. Im Bild: Inhalt des Corona Selbsttests. - FOTO: APA/GEORG HOCHMUTH

Qyteti i Vjenës dhe Dhoma e Tregtisë paraqitën detaje të fushatës “Alles gurgelt”.

Duke filluar nga ditët e ardhshme, deri në 200,000 teste PCR falas do të jenë çdo ditë në dispozicion për të gjithë banorët në Vjenë.

“Është shumë e rëndësishme të lokalizojmë, aty ku njerëzit janë të infektuar”, ka thënë kryetari i Bashkisë së Vjenës, Michael Ludwig (SPÖ) në konferencën për shtyp, përcjell albinfo.at.

Qyteti i Vjenës ka bërë të mundur që të gjithë banorët e saj të vetëtestohen në shtëpitë e tyre.

Testi mund të kryhet në shtëpi, ku regjistrohet përmes aplikacionit në internet dhe funksionit të videos. Mostrat mund të dorëzohen në çdo degë të konsercionit të supërmarketëve REWE në Vjenë: (Billa, Merkur, BIPA dhe Penny si dhe në dyqanet e pompave të derivateve si: BP-Merkur Inside, Jet-Billa Stop & Shop, Shell-Billa etj.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort