Home Blog Page 4761

Enrique: Më pëlqen shumë Kosova, do të jetë ndeshje e komplikuar

0

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, është shfaqur në konferencë për media para ndeshjes me Kosovën.

Ai ka lavdëruar ‘Dardanët’ para ndeshjes në “La Cartuja” të Sevillës.

Derisa, ndryshe nga skandalet e njëpasnjëshme të mediave në Spanjë, Enrique i është drejtuar Kosovës ashtu siç duhet, me përfaqësuese (kombëtare).

“Pres një rival sikur në ndeshjet e mëparshme. Është ekip ndryshe nga Greqia dhe Gjeorgjia. E kam parë se bën presin shumë para, në një formë intensive. Nisen nga prapa dhe duan të luajnë futboll. Është një përfaqësuese që më pëlqen dhe rrezikon. Do të na komplikojë jetën. Përveç në aspektin individual, pres një rival të komplikuar. Kështu ua kemi transmetuar lojtarëve, nesër do të jetë ndeshje e komplikuar”, deklaroi Luis Enrique.

Ademi: Nëse nuk intonohet himni i Kosovës, kthehemi në Kosovë

0

Nesër me fillim prej orës 20:45 Kosova do të luajë kundër Spanjës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Qatar 2022”.

Një nga çështjet që u komentua më së shumti ishte nëse Spanja do të lejonte himnin e Kosovës dhe flamurin në këtë ndeshje, pasi që ky shtet nuk e njeh Pavarësinë e vendit tonë.

Për këtë ka folur kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi.

Ademi në një lidhje direkte në Info Magazine në Klan Kosova tha se kjo çështje është politizuar më shumë nga mediat.

Kreu i FFK-së tha se ndeshja do të zhvillohet sipas protokolleve të përcaktuara nga FIFA dhe UEFA.

Por, nëse himni i Kosovës nuk do të intonohet gjatë ndeshjes, Kombëtarja do ta lëshojë fushën dhe do të niset menjëherë për Kosovë.

“Sigurisht që po dhe pa nevojë. Unë nuk kam dyshuar asnjëherë në Qeverinë e UEFA-s dhe FIFA-s dhe në rregullat dhe protokollet e UEFA-s dhe FIFA-s, të cilat sigurisht që po vërtetohen edhe sot, me himn me flamur dhe me gjithçka sipas protokolleve të FIFA-s”.

“Gjithsesi edhe me shtetin spanjoll e dimë që Spanja është një shtet jashtëzakonisht i fortë dhe i lashtë dhe e ka një histori me shqiptarët. Ju e dini që këtu janë varrezat e Asim Vokshit dhe Xhemajl Kadës, që kanë dhënë jetën e tyre për çlirimin e popullit spanjoll. Pastaj historia e re e Kosovës, të krijuarit e Kosovës shtet. Është një burrështetas pikërisht i Spanjës i cili ka dhënë urdhër për bombardimin e NATO-s në favor të Kosovës. Ai është Javier Solana. Po ashtu edhe ushtarët spanjoll janë pjesë e NATO-s dhe KFOR-it që edhe sot janë pjesë në Kosovë”.

“Duke i marrë parasysh këto unë asnjëherë nuk kam dyshuar. Unë i falënderoj shumë Federatën e Spanjës që na kanë pritur jashtëzakonisht mirë, me protokoll dhe jashtë protokollit në mënyrën më të mirë shoqërore”.

“Ju ka ardhur keq për detajet, sepse ka qenë më shumë mediale sesa politike. Besoj që e keni vërtetuar këtë sepse është deklaruar edhe ministrja e Jashtme. Madje nga Federata na kanë kërkuar edhe falje. Nuk ka qenë e nevojshme për mua. Ne kemi qenë në kontakt gjatë gjithë kohës. Ju e dini që kanë qenë edhe dy zyrtarë të UEFA-s pas deklarimeve të mia se nuk do të luajmë pa himn dhe flamur. Dhe më kanë garantuar edhe nga Federata e Spanjes se gjithçka do të shkoj sipas protokollit. Dhe ja kjo po ndodh”.

“Ne i përshendesim gazetarët dhe referat dhe ikim për Kosovë. Në asnjë mënyrë nuk do të luhet loja. Por, nuk do të ndodh ajo sepse protokolli është në përpikmëri”.

Kosovarët që udhëtojnë në Gjermani duhet sërish të kenë test negativ për Covid-19

0

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka një njoftim të ri për masat antiCOVID

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka dalë me një njoftim të ri rreth masave me rastin e udhëtimeve nga Kosova në këtë shtet.

Sipas në njoftimi të ri, nga sot të gjithë personat që udhëtojnë përmes rrugëve ajrore drejt Gjermanisë duhet të paraqesin një rezultat negativ të testit për COVID-19 para se të fillojnë udhëtimin e tyre.

“Njoftim i rëndësishëm për të gjitha udhëtimet ajrore drejt Gjermanisë: Kërkesa të reja të testimit për hyrje në Gjermani!.Nga data 30 mars 2021 të gjithë personat që udhëtojnë përmes rrugëve ajrore drejt Gjermanisë duhet të paraqesin një rezultat negativ të testit për COVID 19 para se të fillojnë udhëtimin e tyre. Kjo vlen pa marrë parasysh vendin nga ku ka udhëtuar personi. Për më shumë informata vizitoni faqen tonë të internetit: ëëë.pristina.diplo.de/covid19-einreise-sq”, ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook ambasada e Kosovës në Gjermani.

Njoftimi nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë për Masat e reja me rastin e udhëtimeve nga Kosova në Gjermani!

+++…

Posted by Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani/Botschaft der Republik Kosovo on E martë, 30 Mars 2021

 

Rreth 300 punëtorë shëndetësorë janë vaksinuar sot

0

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka thënë se rreth 300 persona – që janë kryesisht personel shëndetësor – janë vaksinuar gjatë ditës së sotme.

“Sot vaksinimi është zhvilluar në dy qendra të vaksinimit – në Sallën 1 Tetori ku janë vaksinuar punëtorët e kujdesit parësor shëndetësor të Komunës së Prishtinës dhe qendra e dytë e vaksinimit ka qenë Klinika Infektive ku janë vaksinuar personeli shëndetësor i Klinikës Infektive dhe një numër i konsiderueshëm i shërbimeve të tjera që kryejnë punë në Klinikën Infektive”.

“Deri në ora 14:00 në Klinikën Infektive kanë qenë rreth 100 persona të vaksinuar, derisa deri në orën e njëjtë në Sallën 1 Tetori janë vaksinuar mbi 100 persona. Mund të themi se sot diku nga 250-300 persona, kryesisht personel shëndetësor, i janë nënshtruar procesit të marrjes së dozës së parë të vaksinës kundër COVID-19”.

Ai, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se procesi i vaksinimit do të vazhdojë ditëve në vijim ku presin një intensitet më të shtuar.

“Presim që brenda disa ditëve ose javëve ta përmbyllim krejt procesin e vaksinimit të të gjithë punonjësve shëndetësorë në Kosovë, pasi ata janë kategori prioritare dhe pasi do të administrohet nga një dozë prej 24 mijë dozave në dispozicion i bie që të gjithë punonjësit shëndetësorë do të mund ta marrin dozën e parë të vaksinës”.

“Procesi ka shkuar shumë mirë dhe gjithçka ka qenë në skenarët që ne i kemi parashikuar. Ajo që na gëzon më së shumti është që personeli shëndetësor ka treguar gatishmëri për t’u vaksinuar duke dërguar mesazh edhe te popullata që vaksina është e sigurt dhe është mënyra më e mirë për ta parandaluar përhapjen e COVID-19”.

Hoti iu ka bërë thirrje qytetarëve që të mos paraqiten te Qendrat e Vaksinimit pa u ftuar paraprakisht, derisa ka thënë se tashmë është në dispozicion platforma elektronike – https://ekosova.rks-gov.net/ – ku qytetarët mund të regjistrohen për ta marrë vaksinën kundër COVID-19 kur t’iu vijë radha (varësisht nga kategoria ku bëjnë pjesë).

Por, a është vaksinuar vetë zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë?

“Unë kam qenë i prekur nga COVID-19 dhe do të vaksinohem në mundësinë e parë. Si personel i Ministrisë së Shëndetësisë do të doja që të shoh më shumë të tjerë duke u vaksinuar sesa ne, por në momentin e parë që më ofrohet kjo mundësi do ta bëj pa asnjë hezitim”.

Flasin nga Qeveria, tregojnë a do të ketë mbyllje totale

0

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka folur rreth masave anti-Covid të cilat mund të merren pas rritjes së rasteve pozitive ditëve të fundit.

Kryeziu nuk ka përjashtuar marrjen e masave, por ka deklaruar se do të shikohet që masat kufizuese të kenë edhe natyrë mbështetëse.

I pyetur nëse do të ketë mbyllje për shkak të rritjes së numrit të rasteve pozitive me koronavirus, Kryeziu ka deklaruar se duhet të studiohet situata.

“Ka nevojë për një studim të mirëfilltë të situatës. Ajo i mbetet së pari Ministrisë së Shëndetësisë e së dyti bashkëpunimit që ka me institucioneve këshillëdhënëse e ekspertëve shëndetësorë të propozojnë masat, kjo pastaj vije në Qeveri dhe konsultohet me Kryeministrin dhe me ministrat. Që të sigurohet që secila masë që ka natyrë kufizuese, të ketë edhe natyrë mbështetëse”, ka deklaruar Kryeziu në Kanal10.

Ndryshe, ditëve të fundit në Kosovë është shënuar numër i madh i rasteve pozitive me koronavirus.

Rritja e numrit të rasteve pozitive dhe vdekjeve si pasojë e koronavirusit, është kërkuar të merren masa të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e situatës me koronavirus.

Të dielën ka arritur në Kosovë kontingjenti i parë i vaksinave anti-Covid. 24 mijë dozat e ardhura do t’u shpërndahen personelit mjekësor dhe të moshuarve të moshës mbi 80-vjeçare.

Rexhepi: E çmoj vendimin e LDK-së për Osmanin – do ta kryejë shkëlqyeshëm punën e presidentes

0

Ish-deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Fatmir Rexhepi, e ka përshëndetur vendimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për të qëndruar në sallën e Kuvendit kur bëhet votimi për ta bërë presidente Vjosa Osmanin.

Në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine, ai ka thënë se ky vendim i LDK-së është i arsyeshëm dhe në interes të vendit.

Sipas tij, Vjosa Osmani është shumë e përgatitur për rolin e presidentes.

“Osmani është një ndër më të përgatiturat prej formatit politik të sotshëm. Është një e mirë që ajo të votohet dhe besoj se ajo me potencialin e vet do t’i përmbahet frymës kushtetuese”.

“Nuk kam asnjë dilemë që ajo nuk do ta kryejë punën e saj në mënyrë të shkëlqyeshme”.

Ndërrohet emri i vaksinës së AstraZenecas

0

AstraZeneca ia ka ndërruar emrin vaksinës së saj kundër COVID-19. Emri i ri i vaksinës së AstraZenecas është Vaxzevria.

Nga kompania farmaceutike është thënë se ndryshimi i emrit nuk ka të bëjë edhe me ndryshimin në përmbajtje të vaksinës. Por, është thënë se mjekët duhet të informohen për riemërtimin.

Nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) është thënë se në informatat në lidhje me vaksinën, do të përfshihen edhe reaksionet e rënda alergjike që mund të shkaktojë vaksina si efekt anësor e po ashtu edhe rastet e rralla të mpiksjes së gjakut.

“Reagime të rënda alergjike do të përfshihen në informacionin për produktin, si pjesë e efekteve të njohura anësore. Një paralajmërim për ngjarje të rralla të mpiksjes së gjakut janë përfshirë në produkt, ndërsa hetim i mëtutjeshëm për lidhjen mes kësaj ngjarje dhe vaksinës po vazhdon. Personat e vaksinuar duhet të kërkojnë menjëherë kujdes mjekësor nëse simptomat e mpiksjes së gjakut apo gjakderdhjes paraqiten. Përfitimet e Vaxzevrias në parandalimin e COVID-19 vazhdojnë të tejkalojnë rreziqet dhe nuk ka ndryshime në rekomandimin në lidhje me përdorimin e kësaj vaksine”, thuhet në njoftimin e EMA-s.

Vaksinat e para kundër COVID-19 në Kosovës kanë ardhur pikërisht ato të kompanisë AstraZenecas. Të dielën erdhën 24 mijë doza të kësaj vaksine nëpërmjet mekanizimit COVAX.

Dje i pari është vaksinuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndërsa sot ka qenë dita e parë e vaksinimit, ku po vaksinohet stafi mjekësor.

Challandes: Kemi përballë ekipin më të mirë në botë, mundësi për të treguar progresin tonë

0

Seleksionuesi i Kosovës, Bernard Challandes, vlerësoi se është nder të luhet kundër Spanjës.

Ai në konferencën e mbajtur të martën, një ditë para ndeshjes eliminatore kundër Spanjës në Sevilla, tha se përballë Kosovës do të jetë ekipi më i mirë në botë.

Kjo është ndeshja e dytë eliminatore për Botërorin “Katari 2022” për Kosovën.

“Pas humbjes nga Suedia nuk është e lehtë të vijmë këtu në Spanjë dhe të përgatitemi për këtë ndeshje. Por, është nder dhe kënaqësi të luajmë kundër ekipit më të mirë në botë. Jemi munduar të përgatitemi sa më mirë dhe jemi të gatshëm”, tha Challandes.

Me gjithë humbjen e thellë ndaj Suedisë ditë më parë në Prishtinë (0:3), Challandes vlerëson se kundër Spanjës është mundësi të tregohet puna e mirë që është bërë në ekipin “dardan”.

“Unë menaxhoj një ekip të mirë, ekip më lojtarë shumë të motivuar. Jemi shtet i ri i futbollit dhe duhet të përparojmë, duhet të marrim çdo ndeshje një nga një. Në veçanti ndeshja kundër Spanjës është mundësi për ta treguar progresin e ekipit që është bërë në mënyrë konstante dhe gjatë kësaj periudhe”, ka thënë ai. “Mbase nuk më takon muaj për vendimet dhe ndryshimet që i bën Luis Enrique sepse është shumë i famshëm për punën e tij. E di që ndoshta njerëzit nuk mund të jenë të kënaqur me rezultatet e fundit të Spanjës, por nëse shikoni ndeshjet mund ta kuptoni sa mirë ka luajtur Spanja. Problemi im aktual nuk është se çfarë duhet të ndryshoj ekipi por çfarë na duhet ne për tu përballur me një ekip të fortë si Spanja”, ka shtuar Challandes.

Trajneri zviceran ka refuzuar të flasë për çështje politike, si për deklaratat e fundit nga Qeveria spanjolle se nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës. Po ashtu ka paralajmëruar ndeshje më pak të hapur nga ana e Kosovës.

“Nuk flas për çështjet politike, puna ime është trajner i futbollit dhe duhet të gjejë zgjidhje për ndeshjen me Spanjën dhe të përgatiti ekipin tim në mënyrën më të mirë të mundshme. Mua më pëlqen të luajë futboll, Kosovës i pëlqen të mbajë topin, por ndaj Spanjës nuk do të jetë aspak e lehtë. Duhet të gjejmë zgjidhje për ta ndalur Spanjën. Loja ofensive është dëshira jonë, por duhet edhe të mbrohemi në disa situata dhe të ruajmë portën tonë. Njëkohësisht, të kërkojmë mënyrën për të shënuar gola.

Ndërkohë, mesfushori Hekuran Kryeziu, ka thënë se ai dhe të tjerët që do të luajnë do të mundohen të japin më të mirën kundër spanjollëve.

“Ka qenë një ndeshje e vështirë me Suedinë, ne e kemi analizuar atë ndeshje dhe jemi të gatshëm për Spanjën. Është kënaqësi të luajmë kundër Spanjës dhe mendoj se jemi të gatshëm dhe të fokusuar të përballemi me ekipin më të mirë në botë. Do të mundohemi të japim më të mirën nga kjo ndeshje”, ka thënë Kryeziu.

Molliqaj pas vendimit të LDK-së për presidentin: Do të ju mbajmë përgjegjës

0

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë vendim që deputetët e saj të qëndrojnë në seancë kur Vjosa Osmani, do të votohet për presidente.

E këtë vendim e ka kritikuar kryetari i Partisë Socialdemokrate Dardan Molliqaj.

Molliqaj tha se LDK do të jetë përgjegjëse për pasojat që do të prodhojë pushteti.

Postimi i plotë:

Lumiri “krejt dhe drejt “

LDK paska vendosur, të gjithë në rresht për Vjosa Osmanin presidente. Kjo na qenka tradita e LDK-së – institucionalizmi. Epo, nuk është e vërtetë. LDK e mban veten si subjekt i ngjarjeve që prodhoi rrëzimi i monizmit. Thotë se është sinonim e simbol i pluralizmit demokratik. Nëse është kështu, veprimi i tyre për ta mundësuar presidentin “Krejt dhe Drejt” është vulosje e qeverisjes centraliste, ku të gjitha institucionet qojnë në një adresë, tek lideri suprem. Ky veprim po e instalon praktikën e byrosë politike të dikurshme, nën formën e demokracisë parlamentare.

Për më tepër, LDK duhet ta dijë se do ta mbajmë përgjegjëse për pasojat që do të prodhojë ky koncentrim pushteti. Me shembuj nga historia i dimë bolshevikët, me shembuj nga aktualiteti po i shohim popullistët. Askush s’mund të shfajësohet nesër për pasojat. Këtu jemi dhe po ju shohim. Ky është oportunizëm elektoral i llogaritur keq. Keq sepse ju prapëseprapë nuk po e ngritni një valë, qoftë edhe populliste. Thjesht jeni bërë konfirmues të tjetrit.

Veprimi juaj është strukje. Strukje sepse keni pranuar instancë gjykimi jashtë vullnetit tuaj. Është mizore kjo instancë, sa më shumë dëshmohesh, me fajtor do të ndjeheni.

Ambasada e SHBA-ve kundërshton organizimet e qeverisë jashtë Kosovës: Paratë e taksapaguesve të shpenzohen këtu

0

Pas reagimit për zyrtarët publik që nuk kanë deklaruar pasurinë, ambasada e Amerikës në Prishtinë ka lëshuar edhe një tjetër komunikatë, kësaj radhe për organizimet e qeverisë që bëhen jashtë Kosovës.

Ambasada nëpërmjet një reagimi të lëshuar përmes Twitterit, ka thënë se kundërshton mbledhjet e qeverisë së Kosovës që bëhen jashtë territorit të Kosovës.

Ata kanë bërë thirrje të ndalet kjo praktikë, si dhe organizimet të bëhen përbrenda territorit të Kosovës, pasi që bizneset këtu janë në vështirësi dhe kanë nevojë që paratë e taksapaguesve të shpenzohen aty.

“Ne kemi kundërshtuar prej kohësh mbajtjen e mbledhjeve të qeverisë së Kosovës jashtë Kosovës dhe i përgëzojmë udhëheqësit institucionalë që po punojnë për të ndaluar këtë praktikë të kotë. Sektori i turizmit është duke çaluar. Nëpunësit publikë duhet të shpenzojnë paratë e taksapaguesve në Kosovë”, thuhet në postimin e ambasadës.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort