Home Blog Page 4760

Ndalohen në kufi emigrantë ilegalë të fshehur në një kamion që transportonte mallra (lodra fëmijësh)

0

Policia e Kosovës, konkretisht Policia Kufitare, më datë 30.03.2021 gjatë realizimit të detyrave zyrtare në funksion të implementimit të planit operativ.

Parandalimi i hyrjes së emigrantëve ilegal dhe kontrabandimi me mallra” rreth orës 10:40 në hyrje të Republikës së Kosovës në Terminalin Doganor, Hani i Elezit, ka ndaluar kamionin e tipit Renault, ngjyre e zeze me Rimorkio, të cilin e ngiste vozitësi mashkull/shqiptar, i cili transportonte mallra nga një shtet tjetër.Kamioni është kontrolluar nga zyrtarët policor me pajisjen Human Presence Detector (Zbuluesi i pranisë së njerëzve në automjete) dhe gjatë kontrollit pajisja në fjale ka dhënë shenja (sinjale) se në rimorkio mund të këtë prezencë të qenieve njerëzore. Pas pranimit të sinjalit është vendosur që rimorkio në fjalë të hapet dhe të kontrollohet.

Në hapjen e kamionit kane marr pjesë dy zyrtarë policor dhe një zyrtar doganor, thuhet ndër të tjera në komunikatën e policisë.
Pasi është hap mbuluesi i rimorkios është vënë re se aty gjendeshin tre (3) persona (emigrant ilegal) të fshehur në lodra fëmijësh (mall i ngarkuar në rimorkio).

Emigrantët janë zbritur nga rimorkio për tu identifikuar dhe kontrolluar, ndërsa kamioni është dërguar në hangar të terminalit për t’u kontrolluar më në detaje, përderisa vozitësit i është ofruar edhe ndihmë mjekësore.Lidhur me rastin janë njoftuar njësitet kompetente policore dhe veprimet e mëtejme janë marr në koordinim me prokurorin.

14 të vdekur nga Coronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë, 4 nga Prizreni

0

Gjatë 24 orëve të fundit fatkeqësisht kanë humbur jetën nga Covid-19, 14 persona raporton Gazeta Blic.Në këtë interval kohor sipas njoftimit të IKSHPK-së gjithashtu janë shëruar edhe 771 persona të tjerë.Njoftimi i IKSHPK-së:
771 TË SHËRUAR DHE 923 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.470 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 923 raste pozitive.Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 4 raste (82, 80, 79, 76 vjeç), Prizren 4 raste (66, 62, 57, 49 vjeç), Ferizaj 1 rast (85 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (81 vjeç), Lipjan 1 rast (82 vjeç), Mitrovicë 1 rast (89 vjeç), Pejë 1 rast (52 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (69 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 90.430 raste nga 425.850 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.872 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 771 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 74.754 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.804.

923 raste të reja me koronavirus në Kosovë, 55 në Prizren

0
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.470 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 923 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 4 raste (82, 80, 79, 76 vjeç), Prizren 4 raste (66, 62, 57, 49 vjeç), Ferizaj 1 rast (85 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (81 vjeç), Lipjan 1 rast (82 vjeç), Mitrovicë 1 rast (89 vjeç), Pejë 1 rast (52 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (69 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 90.430 raste nga 425.850 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.872 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 771 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 74.754 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.804.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 273 raste, Gjakovë 81 raste, Gjilan 76 raste, Mitrovicë 63 raste, Ferizaj 62 raste, Prizren 55 raste, Fushë-Kosovë 52 raste, Pejë 50 raste, Podujevë 42 raste, Kamenicë 22 raste, Obiliq 20 raste, Klinë 15 raste, Lipjan 14 raste, Shtime 13 raste, Viti 13 raste, Deçan 12 raste, Suharekë 12 raste, Vushtrri 12 raste, Istog 8 raste, Graçanicë 5 raste, Drenas 4 raste, Kaçanik 4 raste, Malishevë 4 raste, Dragash 3 raste, Skenderaj 3 raste, Junik 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Rahovec dhe Zubin-Potok.
Të nderuar qytetarë!
Duke pasur parasysh vlerësimin dinamik dhe në kohë reale të situatës epidemiologjike me COVID -19, sot janë raportuar 923 raste pozitive, që paraqet numrin më të madh të rasteve pozitive këtë vit me tendencë të rritjes ditëve në vijim. Vetëm në Prishtinë janë raportuar 273 raste pozitive. Shprehim ngushëllime familjarëve për 14 rastet e vdekjeve të raportuara gjatë 24 orëve të fundit.
Numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës si pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të masave.
Mjekët të stërngarkuar në spitale po luftojnë kundër këtij virusi tinëzar e shkatërrimtar me tërë fuqinë e tyre profesionale e njerëzore.
IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.
Masat parandaluese janë të njëjta me aksent të veçantë se personat pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet. Me zvogëlimin e kontakteve, do ta bëjmë të mundur ndërprerjen e përhapjes së infeksionit.

UEFA heq kufizimet, tifozët mund të mbushin stadiumet

0

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, në mbledhjen e fundit përmes video-konferencës ka marrë një sërë vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë direkt me tifozët.

Lajmi i mirë është heqja e kufizimit për praninë e tifozëve duke lejuar tashmë edhe mbushjen plot të impianteve të futbollit por në këtë rast vendosin autoritetet përkatëse të çdo vendi. Me pak fjalë tani tifozët mund të mbushin stadiumet nëse qeveria e lejon, duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv ku mori pjesë edhe kreu I FSHF, Armand Duka, si anëtar i këtij komitetit, u vendos që të ndalet shpërndarja e biletave ose ftesave për tifozët udhëtues deri para finaleve të garave për klube të UEFA-s që do të zhvillohen në maj 2021.

Një pikë tjetër e rëndësishme ishte zgjatja e afatit për rregullin e pesë zëvëndësimeve në një ndeshje. Pas konfirmimit që ka dhënë Byroja e Këshillit të FIFA-s në 1 Tetor 2020 se ky rregull do të zbatohet gjithashtu në ndeshjet kualifikuese 2020-22 për Kupën e Botës FIFA 2022. Në këtë ndryshim përfshihet edhe UEFA Euro 2020 Qershor/Korrik 2021, finalet e UEFA Nation League në tetor 2021 dhe ndeshjet e Play off-it të UEFA Nations League në mars 2022.

Vendimi i fundit i marrë në këtë mbledhje ishte ai për përcaktimin e skuadrave që do të marrin pjesë në Kupën e Botës së femrave FIFA U-20 në Kosta Rika në vitin 2022. Pas anullimit të Kampionati Europian U-19 për femra 2020-2021, e cila shërbente si kualifikuese për Kupën e Botës FIFA U-20, Komiteti Ekzekutiv miratoi përdorimin e koeficentit në raudin kualifkues të ekipeve për përcaktimin e ekipeve që kualifikohen në FIFA Youth World Cups. Në përputhje me kriteret e miratuara ekipet që do të përfaqësojnë Europën në këtë kompeticion janë Spanja, Franca, Gjermania dhe Holanda.

Nehat Idrizi u shkruan sërish deputetëve: Më përkrahni mua për President konsensual, pasi s’po gjeni tjetër zgjidhje

0

Nehat Idrizi ish-Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës nuk e ka ndërmend të “dorëzohet” në garën për president të vendit, edhe pse një emër i njohur si Vjosa Osmani është pretendentja kryesore për t’u zgjedhur në këtë pozitë të lartë shtetërore.

Duke parë se jo të gjitha partitë politike nuk po bien dakord për Vjosa Osmanin presidente, Idrizi ju ka dërguar një letër deputetëve të Kuvendit, përmes së cilës kërkon ta mbështesin për kryetar shtetit, si kandidat apartiak, shkruan Reporteri.net.

“Unë si kandidat apartiak i ftoj subjektet politike të përkrahin një kandidaturë të tillë, sepse faktori i unitetit të popullit dhe jo vetëm, mund të jetë vetëm një person i cili asnjëherë nuk ka qenë pjesë e betejave politike ndërpartiake”, ka shkruar ai në Facebook.

Idrizi edhe më 20 nëntor të vitit 2020 zyrtarisht kishte shpallur kandidaturën për president të Kosovës.

Letra e Idrizit dërguar deputetëve:

Të nderuar deputetë

Afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit janë afër përfundimit.

Sipas nenit 86 parag.2 të Kushtetutës, zgjedhja e presidentit duhet të bëhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit actual.

Konsiderojmë se u.d i presidentit është edhe president aktual, prandaj edhe në rastin konkret neni 86 par.2 i Kushtetutës është i zbatushëm.

Siç duket nga zhvillmet e fundit politike në vend po afirmohet gjetja e një zgjidhje perpmes një presidenti i cili do të jetë faktor i unitetit. Këtë funksion mund ta ushtroj vetëm një president apartiak i cili do të ishte i pranueshëm për spektrin e gjërë politik në Republikës e Kosovës.

Unë si kandidat apartiak i ftoj subjektet politike të përkrahin një kandidaturë të tillë, sepse faktori i unitetit të popullit dhe jo vetëm, mund të jetë vetëm një person i cili asnjëherë nuk ka qenë pjesë e betejave politike ndërpartiake.

Ne kemi vlerësuar se deri më tani nuk është bërë ndonjë lëvizje e duhur konkrete për zgjedhjen e presidentit.

Pas datës 5 prill zgjedhja e presidentit mund të jetë jokushtetuese dhe vendi mund të ketë pasoja të pariparueshme.

Andaj, i ftojmë të gjitha subjektet politike parlamentare që të marrin pjesë në zgjedhjen e presidentit konsensual.

Sinqerisht,

Nehat Idrizi

Pezullohen nga puna pesë zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë: Dyshohen për dhënie dhe marrje të ryshfetit

0

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka marrë vendim për pezullimin nga puna të pesë zyrtarëve në Ministrinë e Zhvillimit të Bujqësisë, nën dyshimin për marrje të ryshfetit.

Gazeta Blic merr vesh nga burime brenda ministrisë që këta zyrtarë janë të dyshuar të kenë marrë ryshfet nga pozita e zyrtarëve civil në kuadër të Agjencisë të Zhvillimit të Bujqësisë (AZHB), që është në kuadër të ministrisë së Bujqësisë.“Po, është e vërtetë që janë pezulluar nga puna pesë zyrtarë në AZhB, për shkak të marrjes dhe dhënie të ryshfetit”, i ka thënë ky burim Gazetës Blic.

Javë më parë, ishte ndërmarrë një aksion brenda Ministrisë së Bujqësisë, nga ana e Prokurorisë.
Aty ishin arrestuar shumë zyrtarë të ministrisë, nën dyshimin për marrje dhe dhënie të ryshfetit.Në anën tjetër, edhe gjatë ditës së djeshme, ka pasur aksione ndaj ish-drejtorëve të Telekomit, të dyshuar për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Kosnett takohet me ministren Haxhiu, kërkon që Kosova të angazhohet në luftimin e korrupsionit

0

Ambasadori i Amerikës në Kosovës, Philip Kosnett ka zhvilluar një takim me Albulena Haxhiun, ministren e Ministrisë së Drejtësisë.

Kosnett, përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka shkruar se ka qenë një takim produktiv.

“Një takim produktiv sot me ministren e Drejtësisë Haxhiu. ShBA është e përkushtuar të punojë me Kosovën për ta luftuar korrupsionin, për të reformuar strukturat ekzistuese ndërsa forcojnë shërbimin civil apolitik të Kosovës”, ka shkruar Kosnett.

Anijet shqiptare dhe amerikane manovra në brigjet e Shqipërisë

0

Dy anije patrullimi shqiptare dhe anija amerikane USS Monterey kanë bërë disa manovra detare të thjeshta në brigjet e Shqipërisë, në kuadër të një trajnimi.

Ambasada e SHBA-së në vendin tonë ka nxjerrë foton duke shkruar se procedurat dhe manovrat janë në përputhje me standardet e NATO-s. Sipas ambasadës ky trajnim tregon rritjen e koordinimit dhe ndërveprimit dypalësh midis dy flotave.

“| Foto e Ditës| Dy anije patrullimi shqiptare të klasës Iliria (ALS Oriku dhe ALS Lissus) dhe anija amerikane USS Monterey ekzekutojnë manovra detare të thjeshta dhe të përparuara në brigjet e Shqipërisë, duke kryer të gjitha procedurat dhe manovrat në përputhje me standardet e NATO-s.

Ky trajnim tregon rritjen e koordinimit dhe ndërveprimit dypalësh midis dy flotave tona.

“Përmes operacioneve dhe trajnimeve të tilla si ky, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj përmirësojnë marrëdhëniet ekzistuese të bashkëpunimit dhe ndërmarrin hapa të mëdhenj në ruajtjen e lidhjes jetike të rajonit me ekonominë globale”, tha Kapiteni i USSMonterey Joseph Baggett, CO”, shkruan ambasada.

Mjekët kosovarë flasin pas vaksinimit, kjo është thirrja e tyre

0

Edhe gjatë ditës së sotme ka vazhduar vaksinimi i personelit shëndetësor në Klinikën Infektive. Ata që vaksinoheshin apelonin tek qytetarët që ta marrin vaksinën, por edhe t’i respektojnë masat anti-COVID.

Vetëm gjatë ditës së djeshme në këtë klinikë janë vaksinuar 104 mjekë dhe infermierë.

Që në orën 09:00 të mëngjesit ekipi mobil i vaksinimit arriti në Klinikën Infektive, ndërsa kishte edhe staf mjekësor që po prisnin për t’u vaksinuar.

Infektologia e Infektivës, Njomza Geca pasi e mori dozën e parë të vaksinës AstraZenenca tha se aspak nuk ka hezituar për t’u vaksinuar, madje ajo shprehet e lumtur që edhe shteti i Kosovës tashmë ka siguruar disa doza të vaksinës.

“Natyrisht që përveç masave anti-COVID kjo (vaksinimi) është e vetmja armë mbrojtëse unë edhe pse e kam kaluar COVID-in për herë të parë në muajin nëntor të vitit të kaluar sot e mora dozën e parë të vaksinës dhe natyrisht që jemi të lumtur që tani më jemi pjesë e botës që veç kanë startuar dhe ndihem mirë. Për efektet anësore janë të pritshme disa por ende herët. Ne jemi klinicistë edhe sikurse vaksinat që ekzistojnë për sëmundjet e tjera ne nuk kemi hezituar absolutisht (të vaksinohemi)”, tha ajo.

Madje ajo tregoi se kapacitetet në Klinikën Infektive janë të stërmbushura dhe se numri i pacientëve po shtohet.

“Vetëm mund të them që ne me kapacitete jemi të stërmbushur dhe numri i pacientëve që frekuentojnë janë është në shtim e sipër”, u shpreh infektologia.

Vaksinën AstraZeneca nuk hezitoi ta marr as anesteziologu i Mjekimit Intensiv në Klinikën Infektive, Muharrem Krasniqi. Ai tha se përkundër që e ka kaluar COVID-19 po e merr këtë vaksinë me shumë dëshirë pasi nuk ka arritur të krijojë anti-trupa të mjaftueshëm për t’u mbrojtur.

“Po ndjehem normal. Po i lexova disa portale që iu është ndaluar ndër 60 vite në Gjermani e se di ku, po kjo është vaksinë tek e fundit për të mbrojtur vetën se e kam kaluar, por antitrupa i kam minimum kështu që duhet t’i aktivizoj antitrupat”, deklaroi Krasniqi.

Adriatik Mehmeti, teknik farmaceutik në barnatoren e Klinikës Infektive, vetëm disa çaste pasi u vaksinua tha se po ndihet shumë mirë dhe apeloi tek qytetarët që të vaksinohen dhe mos të kenë dilema.

“Tash pas vaksinimit po ndjehem shumë mirë, nuk kam ndonjë shqetësim unë. COVID-in nuk e kam kaluar, shpresoj që me këtë vaksinë do imunizohem dhe nuk do kem telashe. Jo nuk kam hezituar asnjëherë. Apeloj tek qytetarët të mos kenë asnjë fije dyshimi për vaksinim dhe të vaksinohen në mënyrë sa më masive sepse kjo është e vetmja mënyra për të krijuar imunizim kolektiv”, tha Mehmeti.

Aty ishte edhe kryeinfermierja e Klinikës Infektive, Zyrafete Hulaj e cila ishte vaksinuar dje. Ajo madje tregoi se a pati ndonjë shqetësim pas vaksinimit apo jo.

“Po dje jam vaksinuar me kolegët infermierë dhe mjekët. Unë personalisht nuk kam pasur asnjë reaksion, kam kaluar shumë mirë vaksinimi ka qenë krejt në rregull deri tash nuk kam asnjë simptomë. Kam informata prej kolegëve që dje më kanë thirr që janë disa simptoma të lehta që ne edhe i kemi pritur janë disa ethe, pak temperaturë por besoj që janë kaluese”, tregoi ajo.

Krahas Klinikës Infektive, vaksinimi për profesionistët shëndetësorë është duke ndodhur edhe në sallën “1 Tetori” në Prishtinë. Ata që po vaksinohen aktualisht janë stafi mjekësor i kujdesit primar. Ndërsa, nga dita e enjte është paralajmëruar edhe nisja e vaksinimit nëpër komuna, saktësisht nëpër Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Më 28 mars për herë të parë në Kosovë arritën 24 mijë dozat e para anit-COVID, AstraZeneca të cilat qytetarëve të Kosovës iu dhuruan si donacion nga COVAX-i i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili synon furnizimin me vaksina të vendeve në zhvillim. UNICEF ndihmon në shpërndarjen e vaksinave në këto vende.

Sipas planit shtetëror të vaksinimit, përparësi për vaksinim kanë profesionistët shëndetësorë, ndërsa pas tyre personat mbi 80 vjeç dhe ata me sëmundje kronike./Front Online/

Sekretari amerikan i Shtetit i shkruan Vuçiqit, i kërkon njohje reciproke me Kosovën

0

Duke dalur përtej protokolleve të zakonshme, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ia dërgoi një letër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në të cilën ai e shkruajti me dorë një mesazh të veçantë nën pjesën zyrtare të letrës. Por pjesa më e rëndësishme ishte mbi këtë pjesë, ku ai i kërkoi Vuçiqit njohjen reciproke me Kosovën, raporton Novosti.“SHBA-ja është e përkushtuar për marrëdhëniet tona afatgjate.

Ne ndajmë vizionin e një Serbie demokratike, stabile, prosperuese dhe demokratike në hapin drejt anëtarësimit në BE. Qëllimi afatgjatë i SHBA-së ka qenë ta shoh Serbinë dhe Kosovën të arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse e përqëndruar në njohjen reciproke”, shkruan Blinken në letrën dërguar Vuçiqit.

Ndërsa “Unë i mbaj në mend plotësisht bisedat tona të mira dhe po pres me padurim rinovimin e tyre”, shkroi Blinken me stilolaps në fund të letrës, e cila u dërgua më 23 shkurt dhe me të cilën ai e falenderoi Vuçiqin për urimin e tij për emërimin si Sekretar i Shtetit, raporton Novosti.
Se mori letër nga Blinken, Vuçiq e zbuloi një ditë më parë, duke vlerësuar se “duke mos llogaritur historinë e njohjes reciproke me Kosovën”, mesazhi ishte “kuptimplotë dhe i mirë” në të gjitha aspektet e tjera, për të cilat ai falënderoi Blinkenin.

“Unë e përgëzova atë për emërimin në një pozicion të rëndësishëm në Shtetet e Bashkuara dhe besoj se ai gjithashtu kujtoi bashkëpunimin tonë. Ai madje shkroi diçka me dorën e tij, kështu që ky është një lajm i rëndësishëm”, tha Vuçiq.
Në shkurt, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ia kujtoi presidentit serb qëllimin e Amerikës për dialogun Kosovë – Serbi, që është njohja reciproke.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort