Home Blog Page 4759

Aksioni në “Call Center”, arrestohen edhe dhjetë persona

0

Në kuadër të operacionit të sotëm të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, janë arrestuar edhe dhjetë (10) persona të tjerë si dhe gjatë kontrollit të disa lokacioneve janë sekuestruar edhe njëmbëdhjetëmijë (11.000 ) euro.

Ky aksion u realizua nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në bashkëpunim të ngushtë me hetuesit policor dhe prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme në Bamberg – Gjermani.

Vlen të theksohet se deri më tani nga ky operacion janë arrestuar tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe janë sekuestruar gjashtë (6) vetura, 160.300 euro dhe një numër i konsiderueshëm i kompjuterëve, serverëve dhe telefonave mobil e të cilët janë shfrytëzuar për kryerjen e veprave penale.

Të gjithë të dyshuarit e arrestuar me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje.

Arrestohet arsimtari në Malishevë i cili goditi me shuplakë një nxënës

0
Foto: Ilustrim

Policia sot rreth orës 18:00 në Malishevë ka shoqëruar në polici një arsimtar i cili dyshohet se ka pasur probleme me një nxënës.

Sipas policisë së Gjakovës, rasti ka ndodhur në shkollën e mesme të ulët “Dëshmorët e Fshatit”, në Bubavec.

Raportohet se arsimtari e kishte goditur me shuplakë një nxënës pasi i njëti ka qenë problematik. Ndërkohë, raporti mjekësor i nxënësit thotë se i njëjti nuk ka lëndime.

Viktima është intervistuar në prezencë të prindit dhe zyrtarit derisa i dyshuari është ndaluar për 48 orë në qendrën e mbajtjes.

“Datë 31.03.2021 rreth orës 18:00 , ne stacionin policore Malisheve është raportuar një rast qe kishte ndodhur ne shkollën e mesme te ulet,, Dëshmoret e Fshatit’’ ne Bubavec. Patrulla e policisë ka shkuar ne atë lokacion, dhe lidhur me rastin ka kontaktuar arsimtarin ( te dyshuarin) i njëjti është shoqëruar ne SP,. Malishevë dhe gjatë intervistim ka deklaruar se ka pasur një problem me një nxënës ( te mitur ) te kësaj shkolle te cilin e kishte goditur me shuplak pasi qe nxënësi ishte problematik edhe herave tjera. Nxënësi posedon raport mjekësor dhe sipas mjekut nuk ka lëndime trupor. Viktima është intervistuar ne prezencën te prindit dhe zyrtarit te QPS-Malishevë. Ne konsultim me Prokurori kujdestar rasti iniciohet si me lartë dhe i dyshuari ndalohet për 48 ore ne qendrën re mbajtjes.”, thonë nga Policia e Kosovës.

Kryeministri i Kuvajtit uron Kurtin, e quan “vend mik” Kosovën

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urim nga kryeministri i Kuvajtit, Sabah Khaled Al-Hamad Al-Sabah, për zgjedhjen kryeministër i Kosovës.

Duke e quajtur vend mik Republikën e Kosovës, në letrën e tij kryeministri Al-Sabah ka përcjellë përshëndetjet më të mira për kryeministrin Kurti dhe për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës.

Kryeministri i Kuvajtit i ka uruar suksese të mëtejme kryeministrit Kurti në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive në funksion të shpresës dhe aspiratave të popullit, po ashtu ai ka vlerësuar lart marrëdhëniet e ngushta miqësore në mes të dy vendeve.

Përmes këtij urimi kryeministri Al-Sabah ka theksuar vullnetin për zhvillim dhe konsolidim të marrëdhënieve në interes të dy popujve si dhe për zhvillim e prosperitet të mëtejmë në të gjitha fushat.

Abelard Tahiri emërohet kryetar i Grupit Parlamentar të PDK-së

0

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës ka emëruar sot me vendim unanim kryetar të Grupit Parlamentar, deputetin Abelard Tahiri.

Në këtë mbledhje të cilën e udhëhoqi kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, u diskutua edhe për ndarjen e përgjegjësive të deputetëve të PDK-së në legjislaturën e tetë.

Pas diskutimeve të deputetëve, u caktuan edhe udhëheqësit e Komisioneve Parlamentare me të cilat do të kryesojë Partia Demokratike e Kosovës si dhe u dhanë propozimet për zëvendës kryetarët dhe anëtarët e Komisioneve Parlamentare.

Në legjislaturën e tetë të Kuvendit të Kosovës, PDK si partia e dytë me 19 deputetë ka nënkryetarin e Kuvendit, deputetin Bedri Hamza si dhe udhëheqë me dy Komisione Parlamentare.

Albin Kurti mesazh për ‘Dardanët’: Kthehuni me fitore!

0

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se është i ngazëllyer për lojën e sotme Kosovë-Spanjë.

Kurti ka shkruar se është i ngazëllyer për ekipin që përfaqëson Republikën e Kosovës, duke ju thënë që të kthen në shtëpi fitimtarë.

“Dy shtete, Kosova dhe Spanja do të luajnë për kualifikimet për Kupën e Botës sonte dhe unë jam i ngazëllyer për ekipin tonë, që përfaqëson Republikën e Kosovës. Mos lejoni asgjë të ju shpërqëndrojë, na bëni krenar dhe ejani në shtëpi fitimtarë”, ka shkruar Kurti.

https://twitter.com/albinkurti/status/1377295955171639300

Mimoza Kusari-Lila, ushtruese e detyrës së Kryesuesit të Grupit Parlamentar të LVV

0

Mimoza Kusari-Lila është ushtruesja e detyrës së Kryesuesit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Këtë e ka bërë të ditur vet subjekti politik përmes një shkrimi në Facebook.

“Në mbledhjen e grupit parlamentar të mbajtur sot, nga deputetët tanë ajo u votua për ta ushtruar këtë detyrë deri në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. Nga 51 deputetë të pranishëm, me 45 vota PËR, 2 vota KUNDËR, 3 vota ABSTENTIM dhe 1 e zbrazët, Kusari-Lila u votua për drejtimin e grupit parlamentar”.

“Sipas Statutit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Shefi i Grupit Parlamentar votohet nga anëtarët e grupit parlamentar dhe zgjidhet nga Këshilli i Përgjithshëm”.

“Mimoza Kusari-Lila është deputetja që sidomos në legjislaturën e fundit ka treguar përkushtim dhe përgjegjësi të lartë në adresimin e çështjeve të rëndësishme për ne dhe për vendin. Asaj i urojmë sukses në detyrën dhe përgjegjësin e saj të re”.

Zemaj njofton se i ka ardhur konfirmimi për blerjen e vaksinave nga Pfizer

0

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka dhënë edhe një lajm.

Ai ka marrë konfirmin nga kompania Pfizer për blerjen e vaksinave.

Madje këtë gjë ka kërkuar t’ja përcjell tashmë ministrit të ri, Arben Vitisë.

Postimi i plotë:

Edhe një lajm i gëzueshëm për mua, dhe qytetarët e Kosovës, që pas shumë negociatash dhe shkëmbim të shkresave, vjen konfirmimi për blerjen e vaksinave nga Pfizer-BioNTech.

Duke falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët për angazhimin e sinqert, shpresoj se kjo do jetë arma më e forte, në luftimin përfundimtar të pandemisë Covid-19.

Njëherit, kërkova që Qeveria aktuale, të vazhdojë në mënyrë sa më efiakse, finalizimin e pjesës së marrëveshjes për blerje, e cila siguron vaksinim në masë të qytetarëve të Kosovës në luftimin e pandemisë globale Covid-19.

P.S

Shkresa dërguar përfaqësuesit të Pfizer-BioNTech, z. Rocha, Qeverisë së Kosovës, Minstrit të Shëndetësisë dhe ekipit teknik profesional në MSh.

Dear Mr. Rocha,

Finally, the citizens of Kosovo and myself are very happy to hear such good news, that after many negotiations and exchange of documents, the documentation for signing the vaccine purchase agreement from Pfizer/BioNTech has been finalized .

Let me inform you that from 22.03.2021 we have a new Government in Kosovo which means that there is also a new Minister of Health – Mr. Arben Vitia (who is CC-ed in this email).

Given that the current Minister of Health is the authorized government official for vaccine procurement and negotiation on behalf of the Government of Kosovo, this responsibility should be transferred to the new government (Prime Minister or Minister of Health). That being said, with the highest consideration, please send the same document to Minister Arben Vitia.

At the same time, I also ask my successor to immediately contact you regarding the continuation of the contact for receiving the long-awaited vaccines from us.

Thanking you, your team and also my former negotiating team, I believe that very soon you will finalize the part of the purchase agreement which provides mass vaccination of the citizens of Kosovo in the fight against the global Covid-19 pandemic.

With respect

Armend Zemaj , Former Minister of Health .

I nderuari zt. Rocha,

Më në fund, ky është një lajm i gëzueshëm për mua dhe qytetarët e Kosovës që pas shumë negociatash dhe shkëmbim të shkresave, në fund ju mund të dërgoni dokumentacionin për nënshkrim të marrëveshjes së blerjes së vaksinave nga Pfizer/BioNTech.

Më lejoni të ju informoj se nga data 22.03.2021 ne kemi Qeveri të re të Kosovës, ku po ashtu ka edhe Ministër të ri të Shëndetësisë që është z. Arben Vitia (që është cc në këtë e mail).

Si i autorizuar në emër të Qeverise së Kosovës për blerje dhe negocim tani kjo përgjegjësi kalon te Qeveria e re (Kryeministri apo Ministri i Shëndetësisë), andaj duke ju lutur me konsideratën më të lartë ju lutem të njëjtin dokument ta dërgoni te Ministri z. Arben Vitia.

Njëherësh kërkoj po ashtu nga pasardhësi im që të ju përcjell menjëherë vazhdimin e kontaktit për marrjen e vaksinave të shumëpritura nga ana jonë.

Duke ju falënderuar ju, ekipin tuaj po ashtu ish ekipin tim negociues besoj që shumë shpejt do të finalizoni pjesën e marrëveshjes për blerje e cila siguron vaksinim në masë të qytetarëve të Kosovës në luftimin e pandemisë globale Covid-19.

Me respekt,

Armend Zemaj, ish Ministër i Shëndetësisë të Republikës së Kosovës

Edhe një lajm i gëzueshëm për mua, dhe qytetarët e Kosovës, që pas shumë negociatash dhe shkëmbim të shkresave, vjen…

Posted by Armend Zemaj on E mërkurë, 31 Mars 2021

 

Faton Peci suspendon 5 zyrtarë brenda Ministrisë së Bujqësisë

0

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit rural, Faton Peci ka pezulluar nga puna pesë zyrtarë të Agjencisë së Zhvillimit të Bujqësisë. Të njëjtit ishin arrestuar gjatë muajit shkurt nën dyshimin për veprat penale “Marrje e ryshfetit” dhe “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”.

“Me kërkesën e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, për vendosjen e ligjshmërisë dhe rendit brenda institucionit, është marrë vendimi për pezullimin e përkohshëm nga marrëdhënia e punës në shërbimin civil të Kosovës për pesë zyrtarë të Agjencisë së Zhvillimit të Bujqësisë. Vendimi për pezullimin nga marrëdhënia e punës do të jetë në fuqi deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet përgjegjëse”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Njoftimi i plotë:

Me kërkesën e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, për vendosjen e ligjshmërisë dhe rendit brenda institucionit, është marrë vendimi për pezullimin e përkohshëm nga marrëdhënia e punës në shërbimin civil të Kosovës për pesë zyrtarë të Agjencisë së Zhvillimit të Bujqësisë.

Ky vendim është marrë si domosdoshmëri për zbatimin e bazës ligjore në fuqi, si dhe njoftimit të marrë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion të datës 03 mars 2021, për masat e ndërmarra ndaj këtyre zyrtarëve, të cilët dyshohen për veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i detyrës zyrtare”.

Vendimi për pezullimin nga marrëdhënia e punës do të jetë në fuqi deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet përgjegjëse.

Zyrtarët e pezulluar ishin arrestuar gjatë muajit shkurt nën dyshimin për veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i detyrës zyrtare”.

Sondazhi i UEFA-s: 34 përqind e tifozëve mendojnë se do të fitojë Kosova

0

Kombëtarja e Kosovës e zhvillon sot ndeshjen e dytë të fazës kualifikuese për Kampionatin Botëror Katar 2022.

Me fillim prej orës 20:45 “Dardanët” do të përballen me “Furinë e kuqe”.

Faqja zyrtare e UEFA-s publikon sondazhe për çdo ndeshje që zhvillohet, e njëjtë kanë bërë edhe për ndeshjen Spanjë-Kosovë.

59 përqind e tifozëve votuan për Spanjën që do të fitojë sonte, kurse 34 përqind e tyre votuan për fitoren e Kosovës.

Shtatë përqind e tifozëve votuan që ndeshja do të përfundojë pa fitues.

Konjufca: Gjykatat tona t`i dënojnë kriminelët edhe në mungesë

0

U.d. Presidenti i Kosovës, njëherësh Kryetar i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot ka bërë homazhe te memoriali kushtuar 41 të rënëve në masakrën e Burimit, në Malishevë.

Përkujtimin dhe nderimin e të rënëve në Burim, u.d. Presidenti Konjufca e ka cilësuar si obligim institucional.

“Jemi këtu, gjallë e bashkë, sepse dikush e ka derdhë gjakun. Ata janë rreth 14.000 qytetarë të Kosovës, të cilët janë vrarë e masakruar nga shteti okupator serb. Po ashtu janë edhe 2500 dëshmorë të cilët nën uniformë e kanë dhënë jetën për lirinë tonë”, ka theksuar u.d. Presidenti Konjufca.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se familjarët por edhe populli nuk mund të kenë qetësi pa u vendosur drejtësia në vend.

“Është detyrë e jona t`i gjurmojmë, t`i gjejmë, por edhe t`i dënojmë kriminelët. Shteti ynë tashmë i ka të gjitha ligjet e nevojshme, si dhe mekanizmat për t`i dënu ata që kanë bërë masakra gjithandej nëpër Kosovë. Para dy-tre viteve, siç e dini, e kemi miratur ligjin që iu mundëson gjykatave tona t`i dënojnë kriminelët serbë edhe në mungesë. Duhet të shqiptohen dënime për të gjithë ata që argumentohet se kanë bërë krime në Kosovë”, ka thënë ndër të tjera Konjufca.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort