Home Blog Page 4758

13 mijë e 804 raste aktive dhe 74 mijë e 754 të shëruar në total nga koronavirusi në Kosovë

0

Në 24 orët e fundit u regjistruan edhe 923 raste të reja me koronavirus në vendin tonë.Me këtë rast, numri total i të infektuarve me SARS-CoV-2 ka shkuar në 90 mijë e 430, nga 425 mijë e 850, sa ishin të dyshuar.

Deri më tani janë regjistruar 1872 viktima, kurse numri i të shëruarve në total është 74 mijë e 754 sosh.
Më poshtë edhe detajet e plota:771 TË SHËRUAR DHE 923 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.470 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 923 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 4 raste (82, 80, 79, 76 vjeç), Prizren 4 raste (66, 62, 57, 49 vjeç), Ferizaj 1 rast (85 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (81 vjeç), Lipjan 1 rast (82 vjeç), Mitrovicë 1 rast (89 vjeç), Pejë 1 rast (52 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (69 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 90.430 raste nga 425.850 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.872 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 771 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 74.754 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.804.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 273 raste, Gjakovë 81 raste, Gjilan 76 raste, Mitrovicë 63 raste, Ferizaj 62 raste, Prizren 55 raste, Fushë-Kosovë 52 raste, Pejë 50 raste, Podujevë 42 raste, Kamenicë 22 raste, Obiliq 20 raste, Klinë 15 raste, Lipjan 14 raste, Shtime 13 raste, Viti 13 raste, Deçan 12 raste, Suharekë 12 raste, Vushtrri 12 raste, Istog 8 raste, Graçanicë 5 raste, Drenas 4 raste, Kaçanik 4 raste, Malishevë 4 raste, Dragash 3 raste, Skenderaj 3 raste, Junik 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Rahovec dhe Zubin-Potok.
Të nderuar qytetarë!
Duke pasur parasysh vlerësimin dinamik dhe në kohë reale të situatës epidemiologjike me COVID -19, sot janë raportuar 923 raste pozitive, që paraqet numrin më të madh të rasteve pozitive këtë vit me tendencë të rritjes ditëve në vijim. Vetëm në Prishtinë janë raportuar 273 raste pozitive. Shprehim ngushëllime familjarëve për 14 rastet e vdekjeve të raportuara gjatë 24 orëve të fundit.
Numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës si pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të masave.
Mjekët të stërngarkuar në spitale po luftojnë kundër këtij virusi tinëzar e shkatërrimtar me tërë fuqinë e tyre profesionale e njerëzore.
IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.
Masat parandaluese janë të njëjta me aksent të veçantë se personat pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet. Me zvogëlimin e kontakteve, do ta bëjmë të mundur ndërprerjen e përhapjes së infeksionit.
Andaj rekomandojmë edhe një herë:
1. Të qëndrohet në shtëpi, dhe dalja të jetë vetëm për nevoja të domosdoshme;
2. Ndalimi rigoroz i takimeve me njerëz me të cilët nuk jetoni në bashkësi, pos për qëllime specifike;
3. Ndalimi rigoroz i tubimeve;
4. Respektimi rigoroz i masave kufizuese në aktivitetet publike;
5. Kufizimi i punës për veprimtaritë jo-esenciale dhe vend-ngjarjet duke reduktuar edhe kohën e punës gjatë ditës.
IKSHPK vlerëson se këto masa mund të ndërprenë rritjen e numrit të rasteve, të parandalojnë mbingarkesën e hospitalizimeve dhe të parandalojnë rritjen e numrit të vdekjeve.
IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.
Në veçanti, bëjmë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve

​5 vjet nga hyrja në fuqi e MSA-së mes BE-së dhe Kosovës

0

Sot mbushen pesë vjet nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës.

Marrëveshja është kulmi i përpjekjeve dhe përkushtimit në agjendën evropiane të më shumë se një dekade e gjysmë të institucioneve të Kosovës, dhe të njëjtën kohë paraqet një fillim të ri që i hap rrugë, përshpejton dhe e përforcon procesin e integrimit evropian me qëllim të anëtarësimit në BE.Kjo ishte marrëveshja e parë kontraktuale midis BE-së dhe Kosovës, e cila u nënshkrua më 27 tetor 2015 dhe ka marrë pëlqimin e Parlamentit Evropian dhe është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës.
MSA sjell dobi të shumta që prekin rrafshet politike, ekonomike, të përafrimit të legjislacionit, që si rezultat do të përmirësojnë institucionet, dhe mjedisin e biznesit, dhe do të ndikojnë edhe në mirëqenien e të gjithë qytetarëve.Sa i përket pjesës politike, Kosova merr përsipër që të zbatojë një agjendë edhe më ambicioze të reformave, të drejtuar kah zhvillimi politik, ekonomik dhe social, dhe nga ana tjetër BE-ja zotohet që t’i mundësojë Kosovës të gjitha instrumentet që ka në dispozicion, përfshirë ato financiare, që të arrihet zbatimi i këtyre reformave, në mënyrë që vendi ynë të përmbushë kriteret e anëtarësimit.
Nga pikëpamja ekonomike, MSA përforcon marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare në mes të Kosovës dhe BE-së duke krijuar gradualisht një zonë të tregtisë së lirë në mes të BE-së dhe Kosovës.
Ndër të tjera, MSA-ja ofron mbështetje teknike dhe financiare për reformat ekonomike të Kosovës që do të çojë drejt përforcimit të një ekonomie funksionale të tregut, e cila do të jetë në gjendje të përballet me presionin konkurrues të tregut të BE-së.Qeveria e Kosovës i ka paraparë të gjitha këto veprime përmes Programit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së, i miratuar nga Kuvendi i Kosovës. Ky program është dokumenti kryesor nacional i politikave për aderim në BE dhe qëllimi parësor i programit është përmbushja e detyrimeve të MSA-së brenda afateve të parapara me këtë marrëveshje.

Mësoni parashikimin e motit për sot dhe ditët në vijim

0

Ditët e para të muajit prill nisin me mot të ndryshueshëm.Nga e premta me shi e bubullima, në fundjavë më ftohtë me shi e borë.Njoftimi i plotë:
Cilësia e ajrit do të mbetet pranë vlerave mesatare dhe të pranueshme në ditët e ardhshme, vetëm orëve të mbrëmjes, gjatë periudhave të qetësisë që kalon në vlera të dobëta.

E nga dita e shtunë, moti dinamik sjell më shumë qarkullim ajror e indeksi i cilësisë së ajrit mbetet më gjatë në vlera të pranueshme.1.04 – Më ngrohtë, kryesisht me diell, pasdite me vransira të shpërndara.
2.04 – Mbetet ngrohtë, kryesisht me vransira. Pasdite priten rrebeshe të shpërndara shiu, me mundësi edhe për bubullima.
3.04 – Kryesisht me vransira, me rrebeshe shiu dhe bubullima orëve të pasdites. Në mbrëmje reshjet e shiut pritet të jenë më të qëndrueshme. Në vise kodrinoro-malore do të ketë edhe reshje bore.
4.04 – Më ftohtë, kryesisht vranët me reshje të dobëta shiu, e që në mëngjes do të shndërrohen edhe në borë. Në vise kodrinoro-malore vetëm reshje bore. Deri në mbrëmje reshjet pushojnë.
5.04 – Në mëngjes ngrica dhe kryesisht me vransira. Ditën vransirat shpërndahen, e në mbrëmje priten kthjellime.Temperaturat minimale do të luhaten nga 4C deri në 6C, e ditën e diel pësojnë rënie edhe deri në 0C, e të hënën në -1C. Maksimalet shënojnë rritje deri në 18C ditën e premte, e të dielen zbresin edhe në 5C.
Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga krahu verior 5-13m/s, e të shtunën me hove edhe deri në 15m/s.
Shtypja atmosferike në tendencë të rënies edhe nën vlera normale ditëve të fundjavës.

Ndërron jetë hoxha, Idriz ef. Sertolli

0

Sot në orët e pasditës ka ndërruar jetë hoxha kosovar nga Bellanica, Mulla Idriz ef. Sertolli.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër me 01.04.2021 e enjte në ora 17:00 në vendlindjen e tij në Bellanicë.

Namazi falet te xhamia e Bellanicës.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Bashkësia Islame e Kosovës përmes një postimi në Facebook.

“Allahu e mëshiroftë dhe me xhennetin Firdeus e gradoftë. Idriz Sertolli u lind me 19.12.1954 në fsh. Bellanicë. Shkollën f.e kreu në Bajë të Malishevës ndërsa te mesmen për dy vite e kreu në Medresenë ” Alaudin” në Prishtinë dhe dy vite të tjera i kreu në Medresenë e Mesme Fetare ( Medresetu Thanevijetu Dinije) në Bagdat të Irakut. Studimet universitare i vijoj në Universitetin e Bagdatit, Fakulteti Kulijetul- Adab, dega e gjuhës arabe.

Pas përfundimit te studimeve 1982-1991 punoi imam në Xhamin e Bllacës, 1991-2000 imam në xhamin e Piranës, 2000-2020imam ne xhamin”Mesxhid” në Prizren, 2020-2021 imam në xhamin e Ratkocit Rahovec. Vdiq me 31.03.2021 në Prizren”, thuhet në njoftimin e tyre.

Mbyllet ndeshja, Halimi zbut humbjen në Spanjë me supergol

0

Ndeshja kualifikuese për botërorin “Katari 2022” ndërmjet Spanjës dhe Kosovës është mbyllur me rezultatin 3:1.

Spanja ka dominuar gjithë ndeshjen e luajtur në Sevilla, por edhe Kosova pati momentet e saj, sidomos nëpërmjet Lirim Kastratit në minutën e 61-të dhe 88-të, kur u gjet në mundësi të mira shënimi.

Golin e vetëm për Kosovën e shënoi Besar Halimi. Ai realizoi me një goditje nga rreth 40 metra duke e shfrytëzuar daljen e portierit spanjoll Unai Simon.

Për Spanjën shënuan Daniel Olmo (34’), Ferran Torres (36’) dhe Gerard Moreno (75’).

Pas dy ndeshje në kuadër të Grupit B kualifikues, Kosova nuk ka asnjë pikë, derisa Spanja ka zhvilluar tri ndeshje dhe ka mbledhur 7 pikë.

Kosova humbi edhe ndaj Suedisë në Prishtinë katër ditë më parë. Pjesë e grupit janë edhe Greqia e Gjeorgjia.

GOL: Halimi dridh portën e Spanjës

0

Në minutën e 70, Besar Halimi, ka shënuar për Kosovën.

Është ngushtuar epërsia në 2-1.

Përfundon pjesa e parë: Spanjë – Kosovë 2:0

0

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes kualifikuese Spanjë – Kosovë me rezultatin 2:0.

Daniel Olmo e Ferran Torres shënuan dy gola të shpejtë (34’, 36’) për ta dërguar ekipin vendas në pushim me epërsi prej dy golash.

Kosova nuk pati ndonjë rast për gol. U mbrojt gjatë gjithë kohës, por nuk ishte e mjaftueshme.

Spanja shënon dy gola të shpejtë

0

Daniel Olmo ka kaluar Spanjën në epërsi (1:0) me një goditje me efe nga brendësia e zonës.

Golin e shënoi në minutën e 34-t.

Ndërkohë, dy minuta më vonë, Ferran Torres shënoi për 2:0.

Ndeshja po luhet në Sevilla.

Himni i Kosovës “pushton” Spanjën

0

Ashtu siç e parasheh protokolli për organizimin e ndeshjeve i FIFA-s dhe UEFA-s u intonua himni i Kosovës në Spanjë, për shkak të mosnjohjes si shtet.

Më herët u tha se himni i Kosovës nuk do të lejohet të luhet në stadiumin në Sevilla.

Kishte dyshime se nuk do të lejohej intonimi i himnit të Kosovës për arsyet politike, megjithatë ndodhi e kundërta.

Çfarë ndodhi para intonimit të huimnit është se policia spanjolle tentoi të mos lejojë vendosjen e flamurit kosovar në stadium.

Nis ballafaqimi: Spanjë – Kosovë

0

Ka nisur ndeshja eliminatore për botërorin “Katari 2022” ndërmjet Spanjës dhe Kosovës.

Ndeshja po luhet në Sevilla, ndërkohë që spanjollët janë favoritë të mëdhenj për të fituar këtë ballafaqim, jo vetëm sportiv.

Autoritetet spanjolle i kanë paraprirë kësaj ndeshje me nënçmim ndaj ekipit përfaqësueses së Kosovës, jo për shkak të cilësisë, por për shkak të statusit të shtetit – pavarësisë, që ky vend nuk e njeh.

Spanja po paraqitet me formacionin 4-3-3: Simon; Llorente, Garcia, Martinez, Alba; Koke, Busquets, Pedri; Torres, Morata, Olmo.

Ndërkohë, Kosova do të paraqitet me formacionin 3-4-1-2: Ujkani; Vojvoda, Dresheviq, Aliti; Hadërgjonaj, Halimi, Kryeziu, Kololli; Celina; Rashica, Muriqi.

Ndeshjen e parë të këtij cikli kualifikues, Kosova e humbi në Prishtinë para pak ditësh nga Suedia (0:3).

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort