Home Blog Page 4757

MSH: Mbi 80 vjeçët dhe ata me sëmundje kronike të presin thirrjen për vaksinim

0

“Personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike do të kontaktohen nga njësitë e vaksinimit në çdo komunë për tu vaksinuar”.
Ministria e Shëndetësisë e ka lëshuar një njoftim për qytetarët e moshuar rreth vaksinimit kundër COVID-19.

Kjo ministri iu ka bërë thirrje personave të moshës mbi 80 vjeçare dhe atyre me sëmundje kronike, që të presin thirrjen për vaksinim nga njësitë e vaksinimit dhe mos të drejtohen në qendrën e vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë dhe në qendrat e tjera të vaksinimit, para se të marrin ftesën për marrje të vaksinës, njofton Klan Kosova.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë të MSH-së:

Me qëllim të mbarëvajtjes së procesit të vaksinimit kundër COVID-19 dhe lehtësimit të qasjes në këtë proces, sidomos për grupet prioritare që do të vaksinohen me dozat e para të vaksinës kundër COVID-19, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje personave të moshës mbi 80 vjeçare dhe atyre me sëmundje kronike, që të presin thirrjen për vaksinim nga njësitë e vaksinimit dhe mos të drejtohen në qendrën e vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë dhe në qendrat e tjera të vaksinimit, para se të marrin ftesën për marrje të vaksinës.

Të parët që do të vaksinohen, sikur është bërë e ditur, janë të gjithë profesionistët shëndetësor, ndërsa menjëherë pas tyre, do të vaksinohen grupet e tjera sipas Planit shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19, përfshirë personat e moshës mbi 80 vjeçare.

Personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike do të kontaktohen nga njësitë e vaksinimit në çdo komunë për tu vaksinuar, sipas listave të siguruara nga institucionet e vendit, derisa për t’u siguruar përfshirja e plotë e tyre në lista, gjatë ditës së nesërme, në dispozicion të qytetarëve do të jetë edhe një platformë elektronike, krahas regjistrimit klasik të tyre.

Prandaj, me mirëkuptimin e plotë, MSh u bën thirrje personave të moshuar, që të presin thirrjet për vaksinim dhe të veprojnë sipas udhëzimeve që do t’i marrin gjatë gjithë procesit të vaksinimit të tyre kundër COVID-19.

Vaksinohet kundër COVID-19, Dritan Abazoviq

0

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq sot ka marrë vaksinën AstraZeneca kundër Covid-19.

Abazoviq para mediave ka thënë se mori vaksinën në mënyre që t’i inkurajojë qytetarët atje që të marrin vaksinën.

Ai tutje ka shtuar se kjo është mënyrë e vetme për të ruajtur shëndetin dhe ekonominë.

Macron, Kurtit: Zgjidhja e mosmarrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, sfidë madhore me të cilën duhet të përballeni

0

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në letrën drejtuar kryeministrit Albin Kurti, siguron për mbështetjen franceze në prioritetet e Qeverisë Kurti, sipas tij për të mirën e kosovarëve dhe për afrimin e Kosovës me Europën.

Veç kësaj, Macron theks të veçantë i ka dhënë dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar, ku jep qëndrimin e tij se zgjidhja e mosmarrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës, është sfidë madhore me të cilën duhet të përballet Qeveria Kurti, njofton Klan Kosova.

”Zgjidhja e mosmarrëveshjes midis Serbisë dhe Kosovës është një sfidë madhore, me të cilën do të duhet të përballeni. Në vitet e fundit është bërë përparim i rëndësishëm në dialogun që autoritetet kosovare kanë zhvilluar me Beogradin, nën kujdesin e Bashkimit Europian”.

”Shpresoj që ju të vazhdoni këtë dialog në mënyrë që të arrini një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe ligjërisht të detyrueshme, e cila është një nga kushtet për afrimin europian të Kosovës, sikurse të Serbisë’’.

”Të jeni të sigurt se do të keni mbështetjen time të plotë”.

Mes tjerash presidenti francez, kryeministrit kosovar në këtë letër i ka bërë një ftesë për vizitë në Paris, njofton Klan Kosova.

”Unë do të isha shumë i lumtur t’ju mirëprisja në Paris së shpejti për të diskutuar rreth këtyre temave”.

”Duke përsëritur urimet e mia më të mira në detyrat tuaja të reja, ju lutem pranoni zoti Kryeministër, konsideratën e vlerësimit tim më të lartë”.

Zyrtari i LDK-së thirrje deputetëve të partisë së tij: Merreni parasysh vendimin e Kryesisë për presidentin

0

Ish-deputeti i LDK-së, Shkëmb Manaj, ndërsa flet për çështjen e presidentit, ju çon mesazh deputetëve të partisë së tij se pavarësisht bindjeve dhe arsyeve të tyre, duhet ta marrin parasysh vendimin e Kryesisë për pjesëmarrjen në procesin e votimit për të zgjedhur Presidenten/in.

Ai thotë se mos zgjedhja e Presidentit të Republikës në këtë fazë kur vendi ka ushtrues detyre të Presidentit, e fut vendin në krizë kushtetuese dhe institucionale, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij i plotë:

Në parim, deputeti nuk i nënshtrohet asnjë detyrimi sepse kështu e përcakton norma e Kushtetutës.

Por, në kuadër të rregullave të përfaqësimit politik dhe partiak, deputeti duhet të marr parasysh qëndrimet dhe vendimet e organeve partiake.

Në legjislaturën e kaluar, Ne i kemi marr parasysh vendimet e partisë për disa çështje të ndieshme, edhepse me disa prej tyre nuk jemi pajtuar, madje disa prej nesh kemi pas arsye të mëdha që të mos pajtoheshim kurrë. Por, e kemi tejkaluar vetvetën.

Prandaj, në këtë frymë, mendoj se kolegët tonë, pavarësisht bindjeve dhe arsyeve të tyre, duhet ta marrin parasysh vendimin e Kryesisë së LDK-së për pjesëmarrjen në procesin e votimit për të zgjedhur Presidenten/in sepse kështu do të tregojnë respekt, maturi politike dhe disiplinë partiake, por edhe përgjegjësi do të thoja për të ushtruar detyrën e përfaqësimit të popullit në Kuvend të Republikës.

Mos zgjedhja e Presidentit të Republikës në këtë fazë kur vendi ka ushtrues detyre të Presidentit, e fut vendin në krizë kushtetuese dhe institucionale. Kjo gjendje nuk i duhet shtetit të Kosovës dhe këtu përgjegjësia i takon secilit subjekt politik parlamentar, respektivisht secilit deputet të Kuvendit.

Mediat serbe: 15 kosovarë doktoruan në Fakultetin e Kragujevcit me tema për pavarësinë e Kosovës

0

Mediat në Serbi raportojnë për një skandal me diploma, ku siç raportohet disa shqiptarë të Kosovës kanë marrë disertacione doktorature në Universitetin e Kragujevcit, ndërkohë që referuar dhënave jozyrtare nga Ministria e Brendshme, gazeta serbe Blic raporton se ata gjatë kësaj kohe as që ndodheshin në Serbi, transmeton Reporteri.net.

Sipas kësaj gazete të gjitha këto disertacione doktorature, të gjetura tani, u shtypën gjatë vitit 2016 dhe i referohen drejtpërdrejt rektorit të atëhershëm të Universitetit të Kragujevcit, Nebojsha Arsenijeviq.

Këto diploma mbajnë nënshkrimin e tij.

Kjo pjesë e “studentëve shqiptarë” nga Kosova raportuan se doktoruan në Kragujevc pikërisht në tema që lidhen me Kosovën, si: “Menaxhimi i procesit të integrimit të Kosovës në BE – aspektet ekonomike, politike dhe sociologjike të anëtarësimit në BE”.

Dyshohet se edhe 15 diploma të tjera të shqiptarëve të Kosovës ishin përfunduar sipas të njëjtit model.

Tani për tani, është publikuar një diplomë e plotë e lëshuar në emër të Safet Hoxhës, dhe të tjera raportohet se janë gjetur në një skedar të veçantë në një kompjuter në Universitet. Ekziston një dyshim i bazuar se ato gjithashtu janë shtypur, më pas janë nënshkruar dhe lëshuar.

Raportohet se kjo ka ndodhur pa ndonjë bazë ligjore sepse Universiteti i Kragujevcit kurrë nuk i ka regjistruar ata shqiptarë të Kosovës, dhe as nuk posedon disertacionet e tyre të doktoratës, e as nuk janë në listën e përgjithshme të disertacioneve. /Reporteri.net

Eurodeputeti austriak për 5-vjetorin e MSA-së: Heqja e vizave për Kosovën duhet të ndodhë tani

0

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka shkruar për pesë vjetorin e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian.
Me anë të një postimi në Twitter ai ka thënë se kjo ishte marrëdhënia e parë kontraktuale mes BE-së dhe Republikës së Kosovës.
Ai thotë se përveç kësaj, ky ishte një moment historik në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE.

Në këtë kontekst, ai thotë se liberalizimi i vizave është vonuar dhe duhet të ndodhë tani.

“Pesë vjet më parë, Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me #Kosovën hyri në fuqi.

Si marrëdhënia e parë kontraktuale midis EU dhe RKS kjo ishte një moment historik i rëndësishëm në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE. Liberalizimi i vizave është i vonuar dhe duhet të ndiqet tani”, ka shkruar ai.

Si u bë 1 prilli “Dita e Gënjeshtrave”?

0

Dita e Gënjeshtrave – festohet me 1 Prill çdo vit – është festuar për disa shekuj nga kultura të ndryshme, megjithëse origjina e saj e saktë mbetet një mister.

Traditat e Ditës së Prillit përfshijnë mashtrime ose shaka praktike me të tjerët, shpesh duke bërtitur “Budallenjtë e Prillit!” në fund për të dhënë informacion mbi temën e shakasë.

Origjina e 1 Prillit

Kulturat e lashta, duke përfshirë ato të romakëve dhe hinduve, e festonin Ditën e Vitit të Ri në 1 Prill. Në kohët mesjetare, shumica e Evropës festonte 25 marsin si fillimin e vitit të ri. Kjo tezë daton në vitin 1582, kur Papa Gregori XIII urdhëroi një kalendar të ri (Kalendari Gregorian) për të zëvendësuar Kalendarin e vjetër Julian. Kalendari i ri vendosi që Dita e Vitit të Ri të festohet më 1 jana. Në atë vit, Franca miratoi kalendarin e reformuar dhe ndryshoi datën e Vitit të Ri për 1 Janar. Por shumë njerëz refuzuan të pranonin datën e re ose nuk mësuan me të dhe vazhduan të festonin Ditën e Vitit të Ri më 1 Prill, duke shkëmbyer dhurata ‘boshe’. Përfundimisht, kjo praktikë u përhap në të gjithë Evropën.

Një shpjegim tjetër i origjinës së ditës së gënjeshtrave u dha nga Joseph Boskin, një profesor i historisë në Universitetin e Bostonit. Ai shpjegoi se praktika filloi gjatë mbretërimit të Kostandinit, kur një grup gjykatësish i treguan perandorit romak se ata mund të bënin një punë më të mirë për drejtimin e perandorisë.. Konstandini, i kënaqur, lejoi që një djalë me emrin Kugel të ishte mbret për një ditë. Kugel kaloi një dekret duke bërë thirrje për absurditet gjatë asaj dite, dhe zakonet u bënë kështu një ngjarje vjetore. U deshën disa javë që të kuptohej se ata do të ishin viktima të një shakaje të datës 1 Prill.

Sulmon ish-bashkëshorten në Gjilan, arrestohet

0

Një person është arrestuar në qytetin e Gjilanit pasi që i njëjti në rrugë e ka sulmuar fizikisht ish- bashkëshorten e tij.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Hetimet për rastin po vazhdojnë, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, transmeton Klan Kosova.

Trajneri i Spanjës: Më pëlqeu si luajti Kosova, ju respektojmë shumë

0

Trajneri i Kombëtares së Spanjës, Luis Enrique, pas ndeshjes ka lavdëruar Kombëtaren e Kosovës dhe ka thënë se i respektojnë shumë.

“Mendoj se merituam të fitojmë pas ndeshjes që treguam. Mirëpo, kur ju jeni në rezultat 2-1 është ndryshe prej 3-1. Unë mendoj që në fund e merituam të fitojmë. Më pëlqeu mënyra se si luajti Kosova, ishte shumë agresive në pjesën e sulmit”, ka thënë ai për SuperSport Kosova.

Enrique ka thënë se nuk do që të flasë për politikë duke shtuar se e respekton Kombëtaren e Kosovës.

“Nuk dëshiroj të flas për politikë dhe për gjëra si këto. Ne ju respektojmë shumë dhe ne si njerëz të sportit e respektojmë ekipin e Kosovës dhe nuk preferoj të flasë për gjëra të tilla, por për futbollin”.

Tentoi t’i jap ryshfet 20 euro doganierit e policit arrestohet i dyshuari

0

Një person është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet se i ka ofruar ryshfet 20 euro zyrtarit policor dhe zyrtarit doganor.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“SPK Hani i Elezit 31.03.2021 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas Turk pasi që i njëjti dyshohet ti ketë ofruar ryshfet prej 20 (njëzet) € zyrtarit policor dhe zyrtarit doganor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe dyshuari është dërguar në mbajtje”./

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort