Home Blog Page 4727

Ndryshohet vendimi, do të publikohen shpenzimet për secilin të akuzuar në Hagë

0

Zv.ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu para disa ditësh ka thënë se dikush nga të akuzuarit në Hagë ka marrë më shumë para se sa duhet për mbrojtjen e tyre.Për këtë deklaratë të Sallahut sot është deklaruar edhe ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.Ajo në një konferencë për media tha se deri më tani nuk kanë mundur që t’i bëjnë publike këto shpenzime për shkak që sipas saj një gjë e tillë nuk është lejuar me anë të një vendimi të marr nga ish-kryeministri, Ramush Haradinaj.

Haxhiu konfirmoi se ky vendim tani është ndryshuar nga kryeministri Albin Kurti.
“Me vendimin e ish-kryeministrit Haradinaj ne kemi qenë në pamundësi që të bëjmë publike veç e veç për personat se sa buxhet kanë marr për mbrojtejn e tyre. Prandaj në këtë drejtim, në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit tash është marr vendimi nga kryeministri Kurti për të lejuar qasje në shpenzimet veç e veç ndaj këtyre personave”, ka thënë ajo.Ndryshimi i këtij vendimi sipas Haxhiut do të lejojë qasjen në shpenzimet e secilit nga të akuzuarit në Hagë.

“ Ata persona marrin buxhet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Nuk ka se pse ta fshehim se sa buxhet është ndarë për cilin person. Edhe në koordinim me kryeministrin Kurti ne e kemi shfuqizuar atë vendim dhe na duhen edhe disa ndryshime në udhëzimin administrativ dhe pas shtatë ditësh pas publikimit në Gazetën Zyrtare kushdo që dëshiron qasje në to mund t’i ketë”, ka thënë Haxhiu.

Çfarë është varianti indian i Covid 19 dhe a funksionon vaksina?

0

Një variant i koronavirusit i identifikuar në Indi, po hetohet nga shkencëtarët në të gjithë botën, por nuk dihet ende se sa është përhapur apo nëse po drejton valën e dytë vdekjeprurëse të Covid në Indi.Viruset krijojnë mutacione gjatë gjithë kohës, duke prodhuar versione të ndryshme të vetvetes.

Shumica e këtyre mutacioneve janë të parëndësishme ,dhe disa madje mund ta bëjnë virusin më pak të rrezikshëm, por të tjerët mund ta bëjnë atë më ngjitës dhe më të vështirë për t’u vaksinuar kundër tij.

Variantri indian, i njohur zyrtarisht si B1617, u zbulua për herë të parë në Indi, në muajin tetor.Testimi i mostrës nuk është mjaft i përhapur në të gjithë Indinë për të përcaktuar se sa larg ose shpejt po përhapet varianti.Ajo u zbulua në 220 nga 361 mostra Covid të mbledhura midis janarit dhe marsit në shtetin perëndimor indian të Maharashtras.
Ndërkohë, ajo është parë në të paktën 21 vende, sipas bazës së të dhënave globale GISAID.

Udhëtimet ndërkombëtare duket se kanë sjellë variantin në Mbretërinë e Bashkuar, ku 103 raste janë identifikuar që nga 22 Shkurti. Shumica e udhëtarëve nga India tani janë ndaluar të vijnë në Angli.Shëndeti Publik anglez e ka renditur variantin e Indisë si një nga “variantet nën hetim”, por nuk e konsideron deri tani atë mjaft serioz për t’u klasifikuar si “variant shqetësues”.
A është më infektiv apo më i rrezikshëm?Shkencëtarët nuk e dinë ende nëse ky variant është më infektues apo rezistent ndaj vaksinave.Dr Jeremy Kamil, një virolog në Universitetin Shtetëror të Luizianës, thotë se një nga mutacionet e tij është i ngjashëm me ato që shihen në variantet e identifikuara në Afrikën e Jugut dhe Brazil.
Dhe ky mutacion mund të ndihmojë virusin të shmangë antitrupat në sistemin imunitar që mund të luftojë koronavirusin bazuar në përvojën e infeksionit paraprak ose një vaksine.Por ajo që duket të jetë më shqetësuese për momentin është një variant i identifikuar në Mbretërinë e Bashkuar, i cili është dominues në Britani dhe është përhapur në më shumë se 50 vende.A është përgjegjës ky mutacion për valën e dytë të virusit në Indi?India ka raportuar rreth 200,000 raste Covid çdo ditë që nga 15 prilli, përtej pikut të saj prej 93.000 rastesh në ditë vitin e kaluar. Vdekjet gjithashtu janë rritur.
“Popullsia dhe dendësia e lartë e Indisë është një inkubator i përsosur për këtë virus për të eksperimentuar me mutacione”, thotë Ravi Gupta, një profesor i mikrobiologjisë klinike në Universitetin e Kembrixhit.Sidoqoftë, vala e rasteve në Indi mund të ishte shkaktuar nga tubime të mëdha dhe mungesa e masave parandaluese të tilla si mbajtja e maskës ose distancimi shoqëror.
A do të funksionojnë vaksinat edhe ndaj këtij varianti?Shkencëtarët besojnë se vaksinat ekzistuese do të ndihmojnë në kontrollin e variantit kur bëhet fjalë për parandalimin e sëmundjes së rëndë.
Disa variante do t’i shpëtojnë në mënyrë të pashmangshme vaksinave aktuale, sipas një punimi të botuar në Nature nga Prof Gupta dhe kolegët e tij studiues. Si rezultat, do të nevojiten ndryshime në modelin e vaksinave për t’i bërë ato më efektive.Sidoqoftë, vaksinat që janë tani në dispozicion ka të ngjarë të ngadalësojnë përhapjen e sëmundjes.
Burimi: BBC
TV Prizreni

Policia në Prizren shton kontrollet për zbatimin e masave kundër COVID-19

0

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka njoftuar se zyrtarët policor po vazhdojnë me kontrollet e tyre  për ta parë nëse po zbatohet masat kundër COVID-19, në përputhje me Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet e fundit të qeverisë.

Krahas angazhimeve në përputhje me dispozitat e parapara ligjore, me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve për respektimin e masave për mbrojtjen nga pandemia, policia ka shtuar kontrollet dhe angazhimet në:

qendrat tregtare, lokalet e gastronomisë, transporti publik e po ashtu edhe respektimi i masës së kufizimit të lëvizjes.

Policia e Kosovës vazhdon të apelojë tek qytetarët për respektim të masave kundër COVID-19.

ZPS-ja për rastin e Pjetër Shalës: Përveç 4 dëshmitarëve, do t’i prezantojmë edhe 8 të tjerë

0

Zyra e Prokurorit të Specializuara ka njoftuar se në rastin e Pjetër Shalës, përveç 4 dëshmitarëve, do të prezantojnë edhe 8 dëshmitarë.Kështu bëri të ditur Zyra e Prokurorit në seancën që po mbahet ndaj Pjetër Shalës në Gjykatën Speciale.
“Ne parashikojmë që na ka mbeutr shumë pak hapa hetimore në këtë proces. Në fakt kemi paraqitur 4 dëshmitarë, dhe parashikojmë që të prezantojmë edhe 8 dëshmitarë të tjerë shtesë”, tha përfaqësuesja e Zyrës së Prokurorit.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestimit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Gjykata Speciale.Ndaj Shalës është konfirmuar një aktakuzë. Ai akuzohet për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme. Krimet për të cilat akuzohet ai pretendohet se u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që thuhet se u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës të Shqipërisë.

Ndahet nga jeta, humanisti Besnik Skeja

0

Të premten ka ndërruar jetë në moshën 49 vjeçare, Besnik Skeja, aktivist shumëvjeçar i shoqatave humanitare në Prizren. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të afërm dhe miq, me përkujtime mortore në rrjete sociale.

“Lajm mortor që sot tronditi Prizrenin.Paska ndërruar jetë haxhi Besnik Skeja, një atdhetar dhe besimtar i devotshëm, shok i sinqertë sa s’bëhet më,humanist i dalluar i shoqatës “Arasta”, që gjatë do të mbahet mend.

Ngushëllime familjes,shokëve dhe nevojtarëve që ju trokiste derë më derë,jo vetëm në ditë Ramazani e Bajrami… Allahi të mëshiroft e shpërbleft Besnik,do të na shoqërojë gjithmonë hija jote e Xhehnetit !”, thuhet në një nga përkujtimet mortore.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot me ikindi në varrezat e qytetit të Prizrenit.

Njoftim nga QKMF për vaksinimin e personave me nevoja të veçanta mbi 75 vjeç në Prizren

0

Drejtori i QKMF-së në Prizren, Xhevat Elezkurtaj, përmes një postimi në facebook, njofton të gjithë familjarët e personave me nevoja të veçanta të moshave mbi 75 vjet të cilët deshirojnë të futen në programin e vaksinimit kundër Covid-19 të lajmërohen në shërbimin e imunizim-vaksinimit pranë QKMF -Prizren në ketë numër telefoni 045 272 001.
Personave të tillë do iu mundësojmë të vaksinohen nga ekipet mobile në shtëpinë e tyre, ka shkruar drejtori Elezkurtaj.

NJOFTIM

Njoftohen të gjithë familjarët e personave me aftësi të kufizuar(të pa lëvizshëm) të moshave mbi 75 vjet të…

Posted by Xhevat Elezkurtaj on Friday, April 23, 2021

Pas publikimit të fotos në media, arrestohet i kërkuari për vjedhje të rëndë

0

Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 26.02.2021, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar: KUSHTRIM (Luan) BOJAJ, i cili kërkohej për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 22.04.2021,është bërë arrestimi i tij nga hetuesit e stacionit policor Klinë.

I dyshuari i lartcekur është dërguar në ndalim policor.

Rritja e besimit në Policinë e Kosovës, rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të qojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore.

“Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend më të sigurt”, thuhet në komunikatën e policisë.

Policinë e Kosovës në Rajonin e Pejës po e ndihmojnё qytetarët, falenderojmë të gjithë për besimin dhe rritjen e bashkëpunimit në realizimin e planeve për të mirën e vet qytetarëve dhe vendit.

Haxhiu paralajmëron masa ndaj drejtorit të SHKK-së, Nehat Thaçi

0

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka paralajmëruar masa ndaj Nehat Thaçit, drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës, pasi siç ka thënë ajo kanë evidentuar disa shkelje.

Ajo në një konferencë për medie ka përmendur disa nga shkeljet që kanë gjetur, si kontrata dhe transfere të paligjshme dhe rekrutime të paligjshme.

“Para disa ditësh kemi pranua në kabinet disa shkelje brenda Shërbimit Korrektues. Janë lidhur kontrata dhe janë bërë transfere të paligjshme. Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Health, riparimi i agregateve, procedura e prokurimit, furnizimi me ushqim për qendrën e paraburgimit dhe disa çështje tjera që janë të bëjnë me rekrutime. Sot do të procedojmë për marrjen e masave të drejtorit të shërbimit korrektues”, ka thënë Haxhiu.

Lëndohet punëtori i një gurëthyesi në Malishevë

0

Të shumta janë rastet kur punëtorët marrin lëndime trupore në vendin e tyre të punës. Kjo për shkak se në të shumtën e rasteve, ata nuk i kanë as mjetet elementare mbrojtëse.

Dje në orën 16:40 ka ndodhur një rast i tillë në fshatin Novosellë të Malishevës.

Gazeta Sinjali ka mësuar nga burimet e veta se një punëtor, derisa ishte duke punuar pranë gurthyesit “Gurbardh”, ka pësuar lëndime trupore me ç’rast ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërron jetë kryeinfermierja e Klinikës Infektive në QKUK

0

Pas një sëmundje të rëndë, sot ka vdekur kryeinfermierja e Klinikës Infektive në QKUK Nerxhivane Konushevci.Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur Oda e Infermierëve Të Kosovës.Postimi i plotë:

Të dashur Infermierë, Mami dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë
Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë është njoftuar me pikëllim të thellë se pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë kryeinfermierja e repartit e Klinikës Infektive Nerxhivane Konushevci (1962).

Në emër të Odës së Infermierëve të Kosovës, familjes së të ndjerës dhe gjithë̈ kolegëve, iu shprehim ngushëllimet më të thella me rastin e vdekjes së parakohshme të koleges Konushevci, e cila dha një kontribut të çmuar në shërbim të pacientëve.

Me pikëllim të thellë,Naser RrustemajKryetar, Oda e Infermierëve të Kosovës

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort