Home Blog Page 4726

Marrëveshja për vaksinat me Pfizerin, BE-ja jep lajmin e mirë!

0

Komisioni Evropian pret të nënshkruajë marrëveshjen më të madhe në botë të furnizimit me vaksina brenda ditësh, duke blerë deri në 1.8 miliardë doza të vaksinës anti-COVID, Pfizer, për disa vitet e ardhshme, njoftojnë mediat ndërkombëtare.

Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit, ka thënë se vaksinat Pfizer/BioNTech do të dorëzohen gjatë viteve 2021-2023. Kështu ka deklaruar ajo gjatë një vizite në fabrikën e vaksinave të Pfizerit në Puurs, Belgjikë,

Kësisoj, marrëveshja do të ishte e mjaftueshme për të vaksinuar gjithë popullatën prej 450 milionë njerëzve të BE-së brenda dy viteve.

Pra, kjo është kontrata e tretë e rënë dakord nga BE-ja me dy kompanitë farmaceutike, të cilat tashmë kanë rënë dakord të furnizojnë vendet evropiane me 600 milionë doza, përmes dy kontratave të mëparshme.

Bajqinovci: Shumë mërgimtarë më janë ankuar nga bezdisjet e “Call Center” nga Kosova

0

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci përmes një postimi ka treguar shqetësimet e mërgimtarëve.

Sipas Bajqinovcit, shumë mërgimtarë i janë ankuar atij se po marrin shumë thirrje nga “Call Center” të Kosovës të cilët çdo ditë i thërrasin.

Postimi i plotë i tij:

Ditëve të fundit, shumë mërgimtarë më janë ankuar për shkak të telefonatave apo bezdisjeve nga “Call Center” nga Kosova të cilët çdo ditë i thërrasin.

Shqetësimi i mërgatës është se si është e mundur që “Call Center” nga Kosova i kanë numrat e mërgatës në Bashkimin Evropian.

Dyshimet e mërgatës janë se numrat e telefonit po mirren nga kompanitë ajrore, që nga momenti i rezervimit të biletave. Shumë qytetarë e kanë lajmëruar policinë në shtetet ku jetojnë, por është e pamundur ndëhyrja, sepse telefonatat bëhen nga Kosova, pikërisht nga “Call Center” që veprojnë brenda vendit tonë.Mërgata është e shqetësuar me shkeljen e privatësisë, bezdisjen nga “Call Center” që po i pengojnë pothuajse çdo ditë.

Ditëve të fundit, shumë mërgimtarë më janë ankuar për shkak të telefonatave apo bezdisjeve nga “Call Center”…

Posted by Mefail Bajqinovci on E premte, 23 April 2021

 

Haskuka: Edhe një projekt për fuqizimin e komunitetit rom në Prizren!

0

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, përmes një shkrimi në rrjetin social facebook ka bërë të ditur se sot ka zhvilluar një takim me e Zyrës së Këshillit Evropian në Prishtinë, Frank Power dhe zyrtaren, Sakibe Jashari.

Gjatë këtij takimi u bisedua për projektin “Promovimi i qeverisjes së mirë dhe fuqizimi i komunitetit rom në nivelin lokal”.

Postimi i plotë:

Edhe një projekt për fuqizimin e komunitetit rom në Prizren!

Sot kisha kënaqësinë të pres në takim shefin e Zyrës së Këshillit Evropian në Prishtinë, Frank Power dhe zyrtaren, Sakibe Jashari, me të cilët biseduam për projektin “Promovimi i qeverisjes së mirë dhe fuqizimi i komunitetit rom në nivelin lokal”.

Gjatë këtij takimi u dakorduam që edhe Komuna e Prizrenit të jetë pjesë e këtij projekti dhe së shpejti do të nënshkruajmë memorandumin e bashkëpunimit për këtë projekt.

Me këtë rast, dua të falënderoj z. Power për këtë projekt, i cili ka një rëndësi të veçantë, pasi që ne si Komunë e Prizrenit mbështesim fuqizimin dhe integrimin e komunitetin rom në shoqëri.

̈ ̈ ̈ !

Sot kisha kënaqësinë të pres në takim shefin e Zyrës së…

Posted by Mytaher Haskuka on E premte, 23 April 2021

 

Hoxhaj takon pensionerët, kërkon nga Qeveria t’ua kthejë shtesat financiare për ta

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, këtë të premte ka takuar Mybera Verbovci-Kasumi, kryetare e pensionisteve të Kosovës dhe Shaban Kajtazi, kryetar i pensionistëve të Kosovës.

Gjatë takimit, Hoxhaj tha se i ka dëgjuar nga afër shqetësimet e pensionistëve në lidhje me vendimin e fundit të Qeverisë Kurti për të zvogëluar ndihmën financiare për ta.

“Shqetësimet e pensionistëve, prindërve e gjyshërve tanë, janë më se të drejta dhe duhet të gjejnë mbështetjen e secilit”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e tij në Facebook.

Tutje, kreu i PDK-së thotë se do të kërkojnë nga Qeveria dhe në Kuvend që të kthejë ndihmat dhe të shtojë mbështetjen financiare për pensionistët.

Sot dëgjova nga afër shqetësimet e mëdha të pensionistëve në lidhje me vendimin e fundit të Qeverisë Kurti për të…

Posted by Enver Hoxhaj on E premte, 23 April 2021

 

Kryetari Haskuka uron Ditën Kombëtare të Turqve

0

Përmes një shkrimi në rrjetin social facebook, kryetari i Prizreni, Mytaher Haskuka, ka uruar Ditën Kombëtare të Turqve.

“Ne si qeverisje lokale çmojmë integrimin e secilit komunitet në shoqëri, meqë një vend mund të arrijë zhvillimin e dëshiruar vetëm kur secili qytetar, pa dallim, kontribuon për shtetin e vet!” , ka shkruar ndër të tjera Haskuka.

Postimi i plotë:

Kosova Türkleri Milli Bayramı ve Ulusal egemenlik ve çocuk bayramı kutlu olsun!

Sot, kur në Turqi shënohet 101 vjetori i Parlamentit të Republikës së Turqisë, e cila festohet si Ditë e Sovranitetit dhe Ditë e Fëmijëve, në Kosovë shënohet Dita e Komunitetit Turk.

Uroj gjithë komunitetin turk për këtë festë, të cilët i falënderoj për kontributin e dhënë nëpër institucione e shoqëri, si dhe vlerat që i kanë shtuar shtetit tonë.

Ne si qeverisje lokale çmojmë integrimin e secilit komunitet në shoqëri, meqë një vend mund të arrijë zhvillimin e dëshiruar vetëm kur secili qytetar, pa dallim, kontribuon për shtetin e vet!

Kosova Türkleri Milli Bayramı ve Ulusal egemenlik ve çocuk bayramı kutlu olsun! 🇹🇷🇽🇰🇽🇰

Sot, kur në Turqi shënohet 101…

Posted by Mytaher Haskuka on E premte, 23 April 2021

 

Vuçiq pas takimit me Maas: Serbia s’e njeh Kosovën

0

Kryediplomati gjerman, Heiko Maas ka bërë thirrje për vazhdim të dialogut mes Serbisë dhe Kosovës. Pas një takimi me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ai tha se ka ardhur momenti që dilogu mes dy vendeve të fillojë.

“Të dy shtetet kanë mbajtur zgjedhje të përgjithshme dhe kanë formuar qeveri me shumicë stabile”, ka thënë ai në konferencën për media në Beograd.

Por Vuçiq ka thënë se Serbia është e gatshme të “sigurojë paqe dhe stabilitet afatgjatë” për t’u arritur ajo që ai e quajti “zgjidhje kompromisi”.

Pavarësisht “paqes dhe stabilitetit” që ai e përmendi, Vuçiq përsëriti se Serbia s’e njeh Kosovën shtet.

“Ne nuk e njohim pavarësinë e Kosovës, por jemi të gatshëm të diskutojmë për të ardhmen e të gjithë rajonit në një mënyrë serioze dhe të përgjegjshme, duke arritur një kompromis, duke mbrojtur shtetin dhe interesat tonë kombëtare, por në mirëbesim, në mënyrën më të mirë për t’u përpjekur dhe siguruar paqe e stabilitet afatgjatë”, ka thënë ai.

Tahiri – VV-së: Mos u fshihni prapa paaftësive tuaja

0

Anëtari i AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se sulmet kundër ish-ministrit Selim Selimi janë tendencë për t’i mbuluar dështimet e njëpasnjëshme të VV-së, kjo pasi Albulena Haxhiu minsitre e Drejtësisë e ka akuzuar Selimin sot për dhënien e një pronë të Ministrisë së Drejtësisë në shfrytëzim në mënyrë të kundërligjshme, në një zonë urbane në hyrje të qytetit të Vushtrrisë.

Ish-zëvendëskryeministri tha se VV nuk duhet të fshihen prapa paaftësive të tyre.

“Sulmet kundër ish-Ministrit, Selim Selimi, s’janë asgjë tjetër përpos tendencë për t’i mbuluar dështimet e njëpasnjëshme të tyre, që nga mbyllja e Kosovës pa asnjë ide dhe vërshimi në fushatën zgjedhore të Shqipërisë. Yryshi mbi mediat për fajet e veta për mos nënshkrimin e kontratës për blerjen e vaksinës, në kohën kur populli po vdes dhe krejt e fundit, dhe për bindjen time, e turpshme heqja e 20 eurove nga 30 sa ishin për pensionistët. Paralajmërimi për publikimin e pagesave për të akuzuarit do e dëshmon qartë pazotësinë e tyre për të menaxhuar një fushëveprimtari me interes të madh për vendin. Mos u fshihni prapa paaftësive tuaja. Ligjeve iu nënshtrohen të gjithë pa dallim, ashtu sikurse edhe ju”, ka shkruar Tahiri.

Postimi i plotë:

Sulmet kundër ish-Ministrit, Selim Selimi, s’janë asgjë tjetër përpos tendencë për t’i mbuluar dështimet e njëpasnjëshme të tyre, që nga mbyllja e Kosovës pa asnjë ide dhe vërshimi në fushatën zgjedhore të Shqipërisë.

Yryshi mbi mediat për fajet e veta për mos nënshkrimin e kontratës për blerjen e vaksinës, në kohën kur populli po vdes dhe krejt e fundit, dhe për bindjen time, e turpshme heqja e 20 eurove nga 30 sa ishin për pensionistët.

Paralajmërimi për publikimin e pagesave për të akuzuarit do e dëshmon qartë pazotësinë e tyre për të menaxhuar një fushëveprimtari me interes të madh për vendin.

Mos u fshihni prapa paaftësive tuaja,

Ligjeve iu nënshtrohen të gjithë pa dallim, ashtu sikurse edhe ju.

Austria kundër ndryshimit të kufijve

0
Austria and Kosovo flag waving in the wind against white cloudy blue sky together. Diplomacy concept, international relations.

Shefi i diplomacisë austriake, Alexander Schallenberg, thotë se një marrëveshje Kosovë-Serbi është e domosdoshme që të dy vendet të bëhen pjesë e BE-së, ndërkohë që pavarësinë e Kosovës thotë se duhet ta njohin të gjithë në bashkësinë ndërkombëtare.

Republika e Austrisë është e përkushtuar të ndihmojë Kosovën dhe rajonin në luftimin e pandemisë COVID-19. Kështu ka thënë shefi i diplomacisë austriake, Alexander Schallenberg, duke folur për ndihmën e BE-së me vaksina, që realizohet përmes Austrisë. Në intervistën ekskluzive për Kohën, të realizuar me shkrim, ministri Schallenberg po ashtu hedh poshtë idetë për ndryshim kufijsh në rajon, përkrah njohjen e pavarësisë së Kosovës nga e gjithë bashkësia ndërkombëtare dhe thekson se marrëveshja gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë është domosdoshme për të anëtarësimin e të dy vendeve në BE. Schallenbergu ka thënë edhe se Austria përkrah plotësisht liberalizimi i vizave për Kosovën.

Koha: Pak ditë më parë morëm lajmin e mirë për 651,000 vaksinat që BE-ja po ua dhuron vendeve të Ballkanit Perëndimor, prej të cilave 95,000 doza janë për Kosovën. Austria ishte lehtësuese e gjithë këtij procesi në emër të BE-së. Pse është kaq me rëndësi për Austrinë që t’i ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor, posaçërisht Kosovën, në këtë moment?

Schallenberg: I gjithë rajoni ka qenë gjithnjë prioritet i politikës së jashtme austriake. Lidhjet në mes Austrisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor janë të shumta: historike, ekonomike, por natyrisht edhe humane.

“Për ne është e qartë se nuk duhet të ketë hapësira të pambuluara në hartën e vaksinimit, meqë ato paraqesin rrezik për të gjithë ne. Në fund të fundit, askush nuk është i sigurt, nëse nuk janë të gjithë të sigurt”.

Prandaj kemi pranuar menjëherë dhe me shumë kënaqësi, kur Komisioni Evropian ka lutur Austrinë të lehtësoj shpërndarjen e vaksinave në rajon. Krahas kontributit të Austrisë në kuadër të COVAX – iniciativës globale për sigurimin e qasjes universale dhe të barabartë në vaksina – ky angazhim është një shenjë tjetër e solidaritetit tonë dhe miqësisë së thellë me fqinjët tanë të Ballkanit Perëndimor.

Koha: Në Ballkanin Perëndimor përgjithësisht, në Kosovë veçanërisht, vaksinat dhe pandemia COVID-19 janë një krizë shëndetësore, por edhe ekonomike. A mundet BE-ja (dhe Austria) të ndihmojë më tutje vendet dhe qeveritë tona në adresimin e pasojave të pandemisë, po ashtu?

Schallenberg: Pandemia COVID-19 njëmend se ka një ndikim të pashembullt në sistemin shëndetësor, por natyrisht edhe në ekonomi në përgjithësi. Bazuar në këtë, nuk do të duhej të mbetej e pa vërejtur se BE-ja ka reaguar në mënyrë të vendosur për mbështetjen e partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor duke vënë në dispozicion pakon thelbësore prej 3.3 miliardë eurosh për intervenim të menjëhershëm në menaxhimin e krizës së krijuar shëndetësore. Si ministër për Punë të Jashtme i Austrisë, jam krenar të them se në fillim të krizës vitin e kaluar, vendi im, ka dhuruar 250.000 euro për një projekt të koordinuar nga UNDP, përmes të cilit janë siguruar më shumë se 13.600 teste dhe pajisje të tjera të nevojshme përcjellëse.

“Të jeni të sigurt se BE-ja dhe Austria do të mbesin të përkushtuara të mbështesin Kosovën edhe në rrugën e saj për rimëkëmbje ekonomike”

Kjo mund të shihet qysh tani, me këtë projekt, meqë në kuadër të instrumentit për para-anëtarësim (IPA-II), është paraparë një pako prej 70 milionë eurosh për të financuar qasjen në vaksina partnerëve tanë nga Ballkani Perëndimor. Mjetet e siguruara do të ndihmojnë në lehtësimin e barrës buxhetore dhe të mundësojnë rritjen e fleksibilitetit financiar. Në përgjithësi jam plotësisht i bindur, se duhet të përqendrohemi në fusha të qëndrueshme ekonomike, si teknologjia ekologjike apo digjitalizimi, fusha këto në të cilat do të përqendrohemi edhe në Austri.

Koha: Ndërkohë, madje edhe krahas COVID-19, ne edhe më tej kemi çështje tjera për të trajtuar. Kosova ka një qeveri të re e cila ka theksuar se ka edhe prioritete të tjera, po ashtu, siç janë sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit dhe varfërisë. Por, BE-ja vazhdimisht e thekson se dialogu me Serbinë duhet të jetë prioritet kryesor, ndërsa kryeministri Kurti ka thënë se dialogu është me rëndësi, por ai ka nevojë të reformohet. Deri në ç‘masë mendoni se dialogu ka nevojë të ndryshohet, apo të rimendohet nëse doni ta themi ashtu, ashtu që të kemi një proces dhe synime më të qarta?

Schallenberg: Të gjitha temat e përmendura janë shumë të rëndësishme për të ardhmen evropiane të Kosovës dhe shkojnë krah për krah me të. Çfarë na duhet, është gatishmëri e sinqertë nga të dyja palët për të punuar të mënyrë konstruktive drejt një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse e cila i adreson të gjitha çështjet e hapura. Në bisedën time të fundit me ministren për Punë të Jashtme znj. Gërvalla-Schwarz, më është siguruar se Kosova do angazhohet në këtë proces në mënyrë konstruktive. Përgëzoj z. Miroslav Lajçak për angazhimin e tij të vazhdueshëm që të gjejë një zgjidhje të tillë. Më lejoni t’ju siguroj se ai ka mbështetjen e plotë të Austrisë. Shumë inkurajuese është po ashtu të shohim se administrata amerikane është e përkushtuar për mbështetjen e dialogut të lehtësuar nga BE-ja, përmbyllja me sukses e të cilit është parakusht për anëtarësim në BE.

Koha: Në kontekstin e dialogut, kemi parë në të kaluarën, por edhe së voni po ashtu, diskutime rreth ndryshimit të kufijve si një zgjidhje e mundshme për çështjet e hapura, jo vetëm mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe në Bosnjë e Hercegovinë, sikur edhe për vendet e tjera në rajon. Cili është pozicioni i Austrisë ndaj ndryshmeve të kufijve dhe diskutimeve për territore?

Schallenberg: Austria angazhohet për paprekshmëri të kufijve në mbarë Evropën. Mbi të gjitha, ne duhet të punojmë në integrimin e mëtejmë të Evropës, me qëllim që rëndësia e kufijve të jetë një çështje sekondare. Kjo duhet të jetë baza e së ardhmes edhe për Ballkanin Perëndimor. Duke iu referuar dokumentit jozyrtar të ashtuquajturit “Way Forward“(një mënyrë përpara), nuk do të doja të komentoja në detaje një punim anonim. Megjithatë, një gjë duhet të jetë e qartë dhe Austria mban qëndrim të fortë se: Integriteti i Bosnjës e Hercegovinës nuk guxon në asnjë mënyrë të vihet në diskutim.

Koha: SHBA-ja e ka thënë vazhdimisht se ata e shohin një marrëveshje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi të përqendruar rreth njohjes së ndërsjellë. BE-ja nuk ka një qëndrim të qartë rreth kësaj, mbase për shkak të 5 vendeve që nuk e njohin Kosovën. Po cili është pozicioni i Austrisë në këtë?

Schallenberg: Bashkimi Evropian ka përsëritur në vazhdimësi se parakusht për anëtarësim në BE është zgjidhja e të gjitha çështjeve të hapura në mes Kosovës dhe Serbisë, dhe arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese. Një marrëveshje e tillë në mes Kosovës dhe Serbisë nuk është e një rëndësie të veçantë vetëm për këto dy vende, por po ashtu edhe për stabilitetin dhe ardhmërinë e gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Austria gjithnjë është angazhuar për një progres të shpejtë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE, si dhe për njohjen e Kosovës nga të gjithë anëtarët e komunitetit ndërkombëtar”.

Siç e kam thënë edhe më parë, Evropa është e plotësuar vetëm kur të anëtarësohen të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në BE.

Koha: Procesi i integrimeve evropiane të Kosovës është ndalur, madje edhe më shumë se sa i vendeve të tjera të Ballkanit perëndimor. Cili është këndvështrimi juaj për perspektivën e Kosovës, por edhe të vendeve të tjera të rajonit për anëtarësim në BE?

Schallenberg: Njëri prej parakushteve për anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në BE është përmbyllja e suksesshme e dialogut, përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese, e cila i zgjidh të gjitha çështjet e hapura. Kjo është arsyeja pse vëmë kaq shumë theks në vazhdimin e dialogut sa më parë, në mes të Qeverisë së re të Kosovës dhe Serbisë.

Koha: Dhe, për fund – pyetja për vizat. Kosova është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që nuk është pjesë e së ashtuquajturës Listë e Bardhë e Schengenit. Këtu, mungesa e liberalizimit të vizave për Kosovgën shihet si një diskriminim i padrejtë i vendit tonë nga BE-ja dhe vendet anëtare. Pse Kosova mbetet ende e izoluar nga BE-ja, përkundër vlerësimeve pozitive të Komisionit Evropian sikur edhe të Parlamentit Evropian? Dhe, a përkrah Austria liberalizimin e vizave për Kosovën?

Schallenberg: E kuptoj plotësisht frustrimin e qytetarëve të Kosovës për këtë çështje. Sa i përket Austrisë, mbështetjen për liberalizimin e vizave e kemi të theksuar enkas në programin aktual të Qeverisë. Mirëpo, nuk mjafton që vetëm Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian të pajtohen me këtë, duhet po ashtu edhe pëlqimi i shumicës së këshillit të Ministrave të BE-së. Prandaj, përderisa ka ende hezitim nga disa shtete anëtare të BE-së, kërkesa ime për Kosovën është të mundohen shumë t’ua dëshmojnë atyre të kundërtën.

Gjermanët përgatiten për orë policore, izolim i rreptë nga e shtuna

0

Gjermanët janë duke e përgatitur veten për të ashtuquajturin “frenim emergjent” – një varg masash të reja që pritet të hyjnë në fuqi nga e shtuna në përpjekje për ta ulur numrin e infeksioneve të koronavirusit.

Mjekët kanë paralajmëruar për nevojën e masave shtesë për shkak të frikës se sistemi shëndetësor është nën trysni të madhe. Mbi 5 mijë pacientë ndodhen në kujdes intensiv, që është numri më i madh prej fillimit të pandemisë. Vetëm 14 për qind e shtretërve janë të lirë në këto reparte.

“Frenimi emergjent” kombëtar do t’i mundësojë qeverisë qendrore që të vendosë rregulla vetë, kur numri mesatar javor i infeksioneve të shkojë në mbi 100 për 100.000 banorë, shkruan The Guardian.

Deri më tani, kanë qenë autoritetet rajonale të 16 shteteve që i kanë vendosur masat veç e veç, duke shkaktuar dallime të mëdha në kufizime dhe huti te qytetarët në mbarë vendin.

Në mesin e masave të reja përfshihen:

-Ora policore nga ora 22 deri në 5 të mëngjesit;

-Aktivitetet sportive lejohen vetëm nëse nuk ka kontakte fizike dhe nëse bëhen vetëm me një person tjetër ose me familjarë;

-Mbyllja e shërbimeve jothelbësore, si sallonet e bukurisë dhe ato për higjienë personale. Sallonet e floktarëve kanë të drejtë t’i pranojnë vetëm ata që kanë test negativ për Covid-19;

-Mbyllja e muzeve dhe institucioneve tjera të kulturës;

-Nëse numri i rasteve për 100 mijë banorë në një zonë shkon në mbi 165, mund të mbyllen edhe shkollat;

-Dyqanet me shërbime jothelbësore mund të pranojnë vetëm klientë që ofrojnë të dhëna kontaktuese dhe dëshmi të një testi negativ që nuk është i vjetër.

Zëvëndëskryeministrja Redzepi i uron përfaqësuesëve të komunitetit turk për festën e tyre

0

Me rastin e festës së 23 prillit, Ditës Kombëtare të Turqve të Kosovës, zëvëndëskryemnistrja e Kosovës, Emilia Redzepi ka pritur në takim përfaqësuesit e komunitetit turk.

Redzepi ka thënë se shoqëria turke dhe boshnjake është gjithmonë në solidaritet dhe se luajn rol të rëndësishëm në shoqërinë kosovare.

Kryetari i Partisë Turke të Lëvizjes Novatore (YTHP), Ertan Simitçi e ka uruar zëvëndëskryeministren për detyrën e re duke i dëshiruar suksese me bindjen se do të jetë edhe në të ardhmen mbështetëse e komuniteteve në Kosovë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort