Home Blog Page 4706

Raporti i aksidenteve: Kosova më së paku vdekje në 1 milion banorë në Ballkanin Perëndimor

0
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka paraqitur raportin krahasues në vendeve të Ballkanit Perëndimor në akisdentet e trafikut.

Sipas raportit “Fatalities for 2020 – Annual Statistics for Western Balkans”, Kosova ka më së paku vdekje në 1 milion banorë në aksidentet e trafikut krahasuar me vendet tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Meqë aksidentet në trafikun rrugor paraqesin një problem të natyrës multi-disiplinare atëherë edhe përballja me këtë problem kërkon angazhimin e të gjithëve, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të kemi sukses në uljen e mëtutjeshme të numrit të aksidenteve, e në veçanti të atyre me fatalitet”.

“Policia e Kosovës do të vazhdoj të angazhohet edhe më tutje në ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik dhe parandalimit të aksidenteve në përgjithësi”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Haxhiu: Formalizuam grupin punues për Veting në Sistemin e Drejtësisë

0

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se sapo kanë formalizuar grupin punues për Vetting në Sistemin e Drejtësisë.

Haxhiu përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook është shprehur se formimi i këtij grupi është shumë i rëndësishëm për shtetin e së drejtës.

“Në këtë Grup Punues, përveç përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë, do të jenë edhe përfaqësues nga institucionet e drejtësisë dhe institucioneve të tjera, shoqëria civile dhe gjithashtu ekspertë të tjerë të cilët do të kontribuojnë në këtë proces të rëndësishëm për vendin qytetarët.”

Ministrja Haxhiu, ka bërë të ditur se grupi punues do të prodhojë një Koncept Dokument, i cili do t’i dërgohet Qeverisë për aprovim, për t’i hapur rrugë më pas zhvillimit të procesit të vetingut, përmes ndryshimeve të nevojshme ligjore apo kushtetuese.

Sapo formalizuam grupin punues për Veting në Sistemin e Drejtësisë.

Formimi i këtij Grupi është shumë i rëndësishëm…

Posted by Albulena Haxhiu on E martë, 27 April 2021

 

Hoxhaj uron Ramën: Fitorja e të dielës është fitore e Shqipërisë

0

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka uruar Edi Ramën për fitoren e tretë radhazi në Shqipëri, duke e cilësuar fitore edhe të Shqipërisë.

Ai ka thënë se fitorja e tij tregon që puna e bërë derisa ishte në krye të ekzekutivit ka bërë që ta korrë edhe një fitore.

“E uroj mikun tim shumë të çmuar, kryeministrin Edi Rama për fitoren e madhe dhe të rëndësishme në zgjedhjet në Shqipëri. Fitorja e Edit është fitore edhe e Shqipërisë për shkak të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe një provimi të madh që kanë dhënë shqiptarët ditën e diel. Fitorja e kryeminisrit Rama dhe PS, tregon për punën dhe reformat e prekshme që ka bërë ai gjatë këtyre dy mandateve në Shqipëri. Uroj që rrugën e nisur për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Edi Rama ta përmbyllë gjatë këtij mandati të tretë që ia besuan shqiptarët. Suksese Edi. Urime Shqipëri!”.

Uroj mikun tim të çmuar, kryeministrin Edi Rama për fitoren e madhe dhe të rëndësishme në zgjedhjet në Shqipëri. Fitorja…

Posted by Enver Hoxhaj on E martë, 27 April 2021

 

Diskutohet sërish kontrata me Pfizer, përplasen Vitia e Zemaj

0

Debati parlementar për pandeminë në Kuvendin e Kosovës është shoqëruar me përplasje mes ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ish-ministrit, Armend Zemaj.

Ky i fundit në lidhje me kontratën me Pfizer, ka thënë se ia ka përcjellur komunikimet ministrit Vitia qysh një ditë pasi që ka marrë konfirmimet nga kompania.

“Edhe dje edhe sot, minsitri Vitia e ka përmendur një fakt, se është shtuar dinamika e duhur. Unë po e pyes se cila është e duhura dhe e mosduhura për sigurimin e vaksinës. Edhe me Pfizer, më 30 mars ka ardhur konfirmimi që a mund të konfirmojmë kontratën finale, të njëjtën është përcjellë më 31 mars tek ju me ngutinë dhe gëzimin më të madh. Cila është dinamik më e duhur që e keni shtuar ju zoti Vitia. Edhe udhëzimi administrativ ka qenë i nënshkruar”, ka thënë ai.

Ndaj kësaj deklarate u përgjigj ministri Vitia.

“Shumë gjëra që janë bërë më herët, i kam pranuar nga ish-minsitri dhe i kam falënderu dhe kam vazhdu. Sa i përket dinamikës së shtuar ne kemi vazhdu me dinamikën që ka qenë dhe ka pru 24 mijë dozat e para dhe priten edhe 70 mijë dozat shumë shpejtë”, ka thënë Vitia.

Vitia foli edhe për kontratën me Pfizer për të cilën u shkaktua shumë zhurmë në opinion.

“Ajo nuk ka qenë një kontratë finale, është një parakontratë. Unë besoj që presim edhe pak kohë dhe ta shohim se cila është dinamika e shtuar. Ju përmendet udhëzimin administrativ të nënshkruar nga ish-ministri me gjithë qëllimin e mirë që mund ta ketë pasur, nuk do t’iu kishte mundësuar hyrjen e vaksinave në Republikën e Kosovës sipas atij udhëzimi. Është shumë mirë që kemi farmacistë dhe kanë identifikuar këtë. Jam i sigurt që nuk është bërë me qëllim të keq. Gabimet në nene, nuk do t’i kishin hapur rrugë hyrjes së vaksinave në Republikën e Kosovës. Ne kemi ngritur grupin punues që ka sanuar kërë problem, dhe tani po që i hapet rrugë ardhjes së vaksinave”, ka thënë Vitia.

E kjo shkaktoi ndërhyrjen tjetër nga Zemaj.

“Korrektësia jote e përgjysmuar nuk po ndihmon në transparencë. Ajo që konfirmuat është që në këto tri procese janë udhëhequr nga ne në dinamikën e duhur. Sa i përket lejimit të ardhjes së vaksinave ka qenë gjithçka në rregull”, përfundoi Zemaj.

Njoftim i rëndësishëm nga QKMF e Prizrenit për mjekët e papunë e të licencuar

0

QKMF njofton të gjithë mjekët të papunë në Komunën e Prizrenit të cilët janë të licencuar, të lajmërohen ne zyrën e personelit te QKMF.

Qëllimi i këtij informacioni është sistemimi i të gjithe mjekëve të cilët ndërkohë janë diplomuar, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social facebook, drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, Xhevat Elezkurtaj.

NJOFTIM

QKMF njoftonë të gjithë mjekët të papunë në Komunën e Prizrenit të cilët janë të licencuar të lajmërohen ne…

Posted by Xhevat Elezkurtaj on E martë, 27 April 2021

 

Plagët e luftës mbesin të hapura – familjarët kërkojnë që çështja e të pagjeturve të jetë pikë kyçe në dialog

0

“Sikur institucionet tona të bënin më shumë do e dinte e gjithë bota për krimet që janë bërë në Kosova ku unë kam humbur burrin dhe katër djemtë e mi. Institucionet do të duhej të bënin më shumë – por le të mbetet në ndërgjegjen e tyre nëse s’kanë ditur ose s’kanë mundur të bëjnë më shumë”.

Dita e 27 prillit njëjtë si para 22 vjetësh mbetet e rëndë për familjarët e 1 mijë e 639 personave të cilët nuk kanë një varr që t’i qajnë më të dashurit e tyre të zhdukur në luftën e fundit.

Ky përvjetor është i vështirë edhe për Nesrete Kumnovën nga Organizata joqeveritare “Thirrjet e nënave” e cila tash e mbi dy dekada kërkon që të di diçka për fatin e djalit të saj, Albionit.

“Tash e 22 vjet ende ka me mijëra njerëz të pagjetur e në mesin e tyre është edhe djali im i vetëm Albioni. Është mëkat mos me i kthy njerëzit e pagjetur në vendin e tyre, ata nuk janë të pagjetur pasi ata janë marrë nga duart e krimineleve që e dinë se ku i kanë vendosur. Por, fati i keq është që Bashkësia Ndërkombëtare nuk e ka bërë presionin e duhur që të paktën të kemi një varr për ta”.

“Datat e shënuara si kjo e sotmja janë shumë të vështira për mua e njësoj janë për të gjithë familjarët e të pagjeturve”, tha mes lotësh Kumnova.

Kumnova në një intervistë për KlanKosova.tv kërkoi që institucionet shtetërore të bëjnë më shumë për fatin e të pagjeturve teksa theksoi se institucionet shtetërore deri tani vetëm bisedime kanë bërë për këtë çështje.

“Institucionet ish dashtë me bë më shumë për nënat dhe familjarët e të pagjeturve, nuk ish dashtë kaq shumë me u mundu ne pasi na shkojë jeta nëpër rrugë e në pritje për të ditur diçka për fatin e më të dashurve tanë. Institucionet kosovare e kanë neglizhuar shumë këtë çështje”.

“Procesi i dialogut që nga fillimi ish dashtë të jetë këmbëngulës për fatin e të pagjeturve dhe duhet të vazhdojnë të kërkojnë drejtësi që të gjithë të pagjeturit të kthehen në vendlindjen e tyre. Deri tani vetëm bisedime ka pasë”, u shpreh Kumnova.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot do të udhëtojë drejt Brukselit e kjo po i jep pakëz shpresë Kumnovës.

“Sot teksa kryeministri Albin Kurti shkon në Bruksel kemi shpresë pak më të madhe që do të ketë një shtysë që familjarët tanë të kthehen në shtëpitë e tyre që të paktën të kemi një varr ku t’i qajmë më të dashuritë tanë. Duke mos ditur asgjë jeta është shumë e vështirë për ne – uroj që të gjithë ata që kanë kompetencë për të pagjeturit të bëjnë më shumë për ta dhe për ne”, tha Kumnova.

Kjo ditë është e rëndë edhe për Ferdonije Qerkezin e cila ka humbur gjithë familjarët e saj në luftë.

Qerkezi për KlanKosova.tv tha se shpreson që të merr vesh diçka për bashkëshortin dhe dy djemtë e saj që i ka ende të zhdukur, teksa trupat e dy djemëve të tjerë janë gjetur kohë më parë.

“Çdo ditë është e vështirë për mua pasi zgjohem e flejë duke menduar për fatin e tyre. Datat e rëndësishme sikur kjo sot janë edhe më të rënda veçse e shtojnë mërzinë që ne familjarët e kemi përditë”.

“Uroj që të marrin hapa drejtë fatit të të pagjeturve dhe të paktën ne familjarët të dimë diçka për më të dashurit tanë”.

Nënë Ferdonija mes tjerash kërkoi që institucionet shtetërore të bëjnë më shumë rreth të pagjeturve.

“Institucionet tona nuk kanë bërë aq sa duhet për të pagjeturit njësoj edhe ndërkombëtarët që çdo herë kanë tentuar t’i humbin gjurmët. Por vetëm me insistimin e ne familjarëve e kemi sjell çështjen e më të dashurve tanë deri këtu”.

“Sikur institucionet tona të bënin më shumë do e dinte e gjithë bota për krimet që janë bërë në Kosova ku unë kam humbur burrin dhe katër djemtë e mijë. Institucionet do të duhej të bënin më shumë – por le të mbetet në ndërgjegjen e tyre nëse s’kanë ditur ose s’kanë mundur të bëjnë më shumë”.

Bajram Qerkini i cili e ka të zhdukur djalin që nga lufta e njëherit është edhe kryetar i Qendrës Burimore për Personat e Zhdukur, ka deklaruar se familjarët e të pagjeturve vazhdojnë të jetojnë në ankth.

“Ju falënderoj të gjithëve e më shumë për familjarët që akoma kanë një ankth qe më shume se 21 vite. Nuk është bërë shumë për personat e zhdukur. Kërkesë familjarëve është tu kthehen të dashurit e tyre që u kanë mbetur në kanta te bërllogut”.

“Qeveria e re duhet të bëjë më shume jo vetëm në zbardhjen e të pagjeturve por edhe të kujdeset për pasardhësit e këtyre familjarëve, pra duhet ti hap sytë më shumë”, tha ai në homazhet që u bënë në Prishtinë për 27 Prillin – Ditën e të Pagjeturve, njofton Klan Kosova.

Pikërisht në këtë përvjetor organizatat si: Youth Initiative for Human Rights – Kosovo (YIHR KS), Qendra Burimore për Personat e Zhdukur, Integra, Humanitarian Law Center Kosovo (HLC) dhe Forum ZFD kanë ftuar qytetarët që në orën 20:00 t’i ndalin dritat nëpër shtëpitë e tyre për 5 minuta në kujtim të të zhdukurve.

“Duke kaluar 5 minuta në errësirë do të mund të bashkëndjejmë sado pak me dhimbjen dhe terrin në të cilin ndodhen familjarët e 1,639 personave të pagjetur tash e 21 vite. Ndalja e dritave, tashmë është shndërruar në aksion tradicional, me anë të së cilit çdo vit, në të njejtën ditë, në të njejtën kohë, bashkë do të kemi mundësi ti kujtojmë personat e pagjetur” thuhet në njoftimin e tyre.

Ambasada e Amerikës: Kosova e Serbia të angazhohen në dialog

0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë e mbështesin dialogun Kosovë – Serbi, për të zbatuar zotimet e tyre në Marrëveshjen e Washingtonit.

Nëpërmjet një shkrimi në Twitter i ftoj palët që të angazohen në këtë proces.

“Ne mbështesim Dialogun e lehtësuar nga BE dhe inkurajojmë palët që të angazhohen përsëri në këtë proces me një ndjenjë urgjence … Ne do të punojmë me Serbinë dhe Kosovën për të zbatuar Zotimet e tyre të Washingtonit në mbështetje të qëllimit të normalizimit të plotë”.

Vitia: Akti më i lehtë është dorëheqja

0

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në seanën e Kuvendit të Kosovës për menaxhimin e pandemisë COVID-19 u është kundërpërgjigjur opozitës për sigurimin e vaksinave anti-COVID.

Vitia tha se akti i fundit që do ta bëj si ministër është dorëheqja.

“I nderuar z.Berisha. unë nuk kam thënë dje se do të jap dorëheqje. Dorëheqja është akti më I lehtë në atë që kam thënë dje. Unë kam thënë që do të barti përgjegjësi ligjore, penale, morale deri në dorëheqje. Dorëheqja është akti më i lartë që mund ta bëj. Ajo nuk më lan prej kurrgjafit”.

Ai theksoi se posa të vijnë vaksinat do të nisë procesi i vaksinimit.

“Z.Berisha, sinqerisht të thuash se është dashur që të vaksinohen për 30 ditë, 15 përqind e popullatë kur nuk kemi gjetur asnjë vaksinë, e disa prej negociatave nuk kanë qenë në dinamikën e duhur. Faleminderit që shpresoni kaq shumë prej neve, por me pas qenë dikush supermen nuk kishte mundur me organizuar ekipin, për 30 ditë, 15 përqind të popullatës për ta vaksinuar pa e pas asnjë vaksinë është jashtë çdo pritje dhe jashtë normales”.

“Në asnjë moment të vetëm nuk kemi thënë për gjashtë muaj por deri në fundit të vitit. Kur të vijnë vaksinat, e që do të vijnë shpejt ajo do të bëhet deri në fund të vitit”.

Çun Lajçi kthehet në sheshxhirim pasi u shërua nga COVID-19

0

Aktori pranoi një rol në film pasi u shërua nga COVID-19.

Aktori Çun Lajçi ka pak kohë që ka konfirmuar se është shëruar nga koronavirusi.

Ai përmes disa postimeve në rrjete sociale ka treguar se kishte simptoma të rënda të virusit, por tani po shërohet.

Në postimin e fundit, aktori tregoi se së fundi pranoi një ofertë për një rol, të cilin fillimisht nuk deshi ta pranojë.

Ai tha se virusi e ka lodhur andaj nuk mund ta marrë rolin, por më pastaj, atë e bindën dhe e mori rolin.

Lajçi thotë se më 9 maj fillon transmetimi i filmit të shkurtër, teksa e përfundon letrën me fjalët “Edhe ket film e…”.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I ÇUN LAJÇIT, PA NDËRHYRJE:

“Edhe qet rol e…!

M’thirri Doresa Rexha, me t’cilën kisha luejt në nji film të shkurtë, shumë vite para!

Jam aktorja e Rexhajve t’Gjakovës, tha tue qesh, andej telefonit.

Mua me mbërtheu kolla dhe mënzi fola:

Vendose masken, se t’përpiu virusi n’spërkalat e mia! Qeshi ajo, unë jo, se nuk m’la kolla!

E shprehu gëzimin që covidin e përballova, pastaj foli pse m’kishte thirrë.

I kemi xhirua 5 episodë t’kohës se pasluftës, dhe kanë mbetë edhe 5 t’viteve 90-dheta. Rexhisori të sheh ty ne rolin e Mixhës Zekë, atdhetarin e Lëvizjës Qëndresa!
Moj e mirë i thashë. S’e ke idenë sa u gëzova, sepse shumë vite ka, pa ua ndëgjua t’paktën zanin, kolegëve me t’cilët luejta role e role! Faleminderit por nuk mundem!

Vrusi ka hallakatë shumë n’zgurin tim, e përveç shpresës, duket se ka marrë shumëçka.

Mua me mbërtheu kolli, ajo u pikëllua dhe e mbylli telefonin.

Mbas dy ditësh erdhi n’Dardani me Valter Lucin, rrexhisorin!

Jaran m’tha, a di çfarë roli bane në “Spitalin Ix” këtu edhe ma i fortë do t’jeshë.

Ti ende mundësh, harroje flamën që e kalove!

Fliste ai, por mua n’sytë e tij, m’shfaqej ajo skena, e filmit (“Kur pranvera vonohet”), me Sabriun, Avdushin e mua!

“Hajdi shokë na thoshte Fejzullahu, ta fitojmë edhe ket luftë e t’martohemi”!

S’e lash me folë ma. Po i thashë, edhe ket rol po e luej, e mandej, edhe nëse nisem andej ku t’gjithë shkojmë, punë e madhe!

Dje na mblodhi për fotot e serialit “Rrushe” në nji park t’shkretnuem diku n’Emshir! Erdhen kryesisht ata që dolën me mua n’skenë dhe secili tregonte për ditët e veta t’covidit! Xhevati m’shtini n’dhe, sepse mbahej nga nji djalosh derisa ecte me krroçe!

Enveri ende po mbahej. U ul afër meje e derisa po fotografoheshim, m’tha:

Po ti lexoj letrat në fb, dhe ja ku po ta them: Nuk t’kam paramendua kaq guximtar!

Ti i shkrimit po, por edhe i k… ve t’mëdhaja po. Mos i këput, shko deri n’fund!

Kur u ndamë ma kërkoi Bastardin e Kopilanin!

Eh, nesër xhirojmë n’Ujëz të Drini, e me 9 maj fillon trasmetimi prej orës 8 në GjirafaVideo!

Hajt, shtrengohu artist e mos u kollit: Edhe ket film e…!

Dardani, 27.04.2021″

Edhe qet rol e…!

M’thirri Doresa Rexha, me t’cilën kisha luejt në nji film të shkurtë, shumë vite para!
Jam…

Posted by Çun Lajçi on E martë, 27 April 2021

 

Kusari-Lila: Ka edhe shqiptarë bandita që e shfrytëzojnë rrymën në veri për kriptovaluta

0

Deputetja, Mimoza Kusari Lila, ka deklaruar se në veri të Kosovës ka edhe disa shqiptarë, që ajo i quajti bandita, që shkojnë atje për të prodhuar kriptovaluta, meqë energjia elektrike nuk paguhet nga banorët atje.

“Për 20 vjet s’kemi mundur ta kemi një kompani që shkon te secili qytetar në veri derë më derë e që i thotë ‘kaq ke shpenzuar dhe kaq ke për të paguar. Tash rrethanat janë këto: Është një marrëveshje që është nënshkruar në Bruksel në vitin 2013 që e parasheh të licencohet një kompani për këtë”.

“Kemi edhe shqiptarë banditë që i kanë çuar atje pajisjet për t’i prodhuar kriptovalutat. Ne po e paguajmë rrymën për ta ruajtur subjektivitetin shtetëror dhe prezencën tonë atje. Nëse ne e ndërpresim rrymën, ta vazhdon Serbia brenda një minute”.

“Këtu është problemi shkak-pasojë. Duhet licencim për furnitorin në veri”, deklaroi Kusari-Lila në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

Ndërsa, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha që si Qeveri dhe si qytetarë mendojnë që secili që konsumon energji elektrike duhet ta paguajë, por kjo, siç tha ajo që nuk është kryer për 20 vjet, nuk mund të realizohet brenda 30 ditëve dhe as në javët në vijim.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort