Home Blog Page 4702

Rukiqi: Nuk presim rikuperim të gjendjes ekonomike para vitit 2022

0
created by dji camera

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se të gjitha aktivitetet që kanë qenë të ndërlidhura me rimëkëmbjen janë planifikuar të bëhen këtë pranverë.Ai ka thënë se vendi është në një fazë që ka shumë paparashikueshmëri sa i përket rimëkëmbjes.Rukiqi ka thënë se nuk mund të flitet ende për këtë pa pasur një imunizim përmes vaksinimit.

“Çdo veprim që ndërmerret e ka për synim me i sanu pasojat afatshkurta. Kur kompanitë janë të rrezikuara, janë të rrezikuar edhe punëtorët. Ne jemi të interesuar që të kemi intervenime që askush të mos dalë me pasoja të parikuperueshme nga pandemia”, ka thënë ai.
Rukiqi ka shtuar se nuk mund të flitet për ngritje ekonomike nëse ajo paraprakisht nuk stabilizohet.“Kjo ka disa parakushte që duhet kaluar dhe me këtë rritje ekonomike 4.4 për qind ne mund të rikuperojmë këtë rënie ekonomike mbi 6 për qind. Kjo është rënia më e madhe ekonomike që prej pas luftës”, ka thënë ai në Ktv.
Sipas tij, Qeveria duhet ta parandalojë bankrotimin e kompanive, duke shtuar se duhet të merren veprime që e ruajnë këtë mirëqenie.

Stoltenberg: Spekulimet lidhur me ndryshimin e kufijve në Ballkan prishin stabilitetin

0

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se nuk e ka parë “dokumentin jozyrtar” lidhur me ndryshimin e kufijve në Ballkan për të cilin pretendohet se kryeministri slloven, Janez Jansha ia ka dërguar Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel.Stoltenberg pas takimit që zhvilloi në selinë e NATO-s në Bruksel me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski tha se i ka parë lajmet lidhur me dokumentin jozyrtar (non paper).

“Nuk mund të komentoj rreth një dokumenti që nuk e kam parë. Spekulimet rreth ndryshimit të kufijve shkaktojnë pasiguri dhe rrezik për stabilitetin e rajonit. Çdo spekulim në lidhje me këtë është i padobishëm. Për NATO-n e rëndësishme është siguria dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor. Kjo është e rëndësishme për sigurinë e rajonit dhe të Evropës. NATO mbështet stabilitetin e rajonit në mënyra të ndryshme”, tha Stoltenberg, transmeton AA.

Sipas tij, NATO do të vazhdojë të punojë për stabilitetin me anëtarët dhe partnerët në rajon. “Respektimi i dialogut konstruktiv dhe i kufijve të njohur ndërkombëtarisht është rruga më e mirë për sigurimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon”, theksoi Stoltenberg.

I dehuri i bënë për spital dy policë në Suharekë

0

Dy zyrtarë policorë janë sulmuar fizikisht mbrëmë në fshatin Duhël të Suharekës, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Policisë njoftojnë se zyrtarët policorë janë sulmuar nga një i dyshuar, i cili ishte nën ndikim të alkoolit.

E gjithë ngjarja, sipas këtyre burimeve ndodhi pasi që i dyshuari nuk i zbatoi urdhrat e policëve, me ç’rast i sulmoi ata derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare.

Dy policët janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është ndaluar me vendim të prokurorit.

Ndërron jetë ish-drejtori i Radio Prizrenit prof. Enver Kryeziu

0

Ka ndërruar jetë në moshën 70 vjeçare, ish-profesori dhe ish-drejtori i Radio Prizrenit, Enver Kryeziu.
Sipas familjarëve të tij, i ndjeri ishte i infektuar me Covid-19, ditë më parë dhe nuk arriti që t’a fitoj betejën.

Prof. Enver Kryeziu, para luftës së Kosovës 1999 ishte drejtor i Radio Prizrenit ndërsa nga viti 2009 dhe deri në vitin 2020 ishte anëtar i Bordit Këshillëdhënës në Televizionin e Prizrenit.

Njoftimi për vdekjen e tij është bërë i ditur përmes një postimi në Facebook nga e bija, Laura në profilin e saj .

Për shkak të pandemisë, varrimi i të ndjerit është bërë në varrezat e qytetit të Prizrenit sipas protokolit për varrimin e të prekurve me covid-19, në prani vetëm të familjarve të ngushtë.

Ja postimi i plotë:

“Të dashur miq të fb:
Ju njoftoje se me date 26.04.2021 nderroi jete Heroi, Mbreti, Shoku i Shpirtit, Udherrefyesi, Babi im Enver Kryeziu, ne moshen 70 vjeçare, e edhe pse nga mosha 33 vjeç ai kishte shume probleme me zemer, ja qe ja doli te jetoje deri ne kete moshe, e ku per fat te keq nuk nderroi jete nga zemra, por nga virusi famekeq covid-19, e poashtu nga te pandergjegjeshmit, papergjegjesia e atyre qe nuk bartin maska, e tallen me kete virus.
Njoftimin po e beje me kaq vonese per arsye se edhe anetaret tjere te familjes u preken nga ky virus, e ku ende jane ne trajtim ne QKUK, Nena Belkizja, dhe vellau im Visari, e te cilet kishin gjendjen mjaft te rende, por shpresoje qe nga sot te kene permiresime dhe t’ja dalin, ndersa motra Adriana tashme ka filluar ta marr veten dhe per fat eshte ne gjendje te mire shendetsore.

Per shkak te pandemise, varrimi i Babit u be po ate dite, ne qytetin e lindjes ne Prizren ne oren 16:00, e ku poashtu sipas protokolit per varrimin e te prekurve me covid-19, ne varrim morren pjese vetem familjaret, por jo Nena dhe Vellau, ishim vetem une e motra nga familja ngushte, dhe teper e dhimbshme qe dyjat qendronim larg njera tjetres, e nuk mund perqafoheshim ne humbjen e HEROIT tone BABIT, ajo qendronte afer arkivolit pasi ishte me covid, e mua nuk mu lejua as ti afrohem arkivolit, e as varrit babit, dhe pse po e ndaj me ju kete, eshte qe sadopak ta keni parasysh tragjedine qe po ju ndodh familjeve te prekur me covid-19, e mbase do i therrisni ndergjegjjes tuaj, e do filloni ti bartni maskat, e mbani distance, sepse me besoni edhe vdekja prej vdekjes po dallonte, te gjitha vdekjet, humbjet e me te dashureve tane jane te renda, por me besoni vdekja nga covid-19, varrimi i tyre ishte shume i dhimbshem per familjaret.

Te pame nuk do kete, dhe mesazhe ngushellimi do pranojme vetem permes tel, dhe rrjeteve sociale, duke kerkuar mirekuptimin tuaj qe ato ti beni vetem tek une, dhe motra ime Adriana Kryeziu , pasi qe per shkak gjendjes se tyre Nena dhe Vellau, ende nuk e dijne, dhe ju lutem deri ne permiresimin e gjendjes se tyre, te mos dergoni ngushellime ne nr, apo adresat e tyre.

Ju faleminderit te gjitheve per mesazhet e pa numerta qe kam pranuar, lutem qe Shpirti i Babit te pushoje ne paqe, e per te cilin kam shume fjale per te thene nga dashuria qe na dha, e na mesoi e edukoi per nje jete me te mire, Babi te dua me shpirt, aq shume dashuri na ke dhene sa qe une nuk po qaje, por here pas here po me dalin lot mburrjeje, dhe gezimi per fatin qe kisha te te kam ty Babe, e te jam vajza Enver Kryeziut, te humba vetem fizikisht, por ti çdo moment jetojn ne mua, dhe ne ate se çfare jam une sot, dhe djemt e mi te cilet i rritet ju, te premtoje qe do qendroje keshtu e forte, e guximshme, dhe te kem suksese ashtu si ti çdo here doje, dhe besoje ne mua, sepse ti i doje te guximshmit, te dijeshmit, punetoret, te drejtet, humanet, dhe çdo gje qe ishte e bukur, TDU BABI!

E per ty Mami, e Visar lutem qe sa me shpejte te sheroheni, dhe ktheheni ne perqafimet tona, Zot te lutem ndihmoju” 🙏

Te dashur miq te fb,
ju njoftoje se me date 26.04.2021 nderroi jete Heroi, Mbreti, Shoku i Shpirtit, Udherrefyesi, Babi…

Posted by Laura Kryeziu on Wednesday, 28 April 2021

Sulmoi policët në Zvicër, 9 muaj burg kosovarit

0

Një 30-vjeçar me shtetësi kosovare duhej të përgjigjej për sulmin e kryer ndaj dy policëve në Bazel. Gjykata Penale e Bazelit, duke konsideruar atë si person me përgjegjësi të reduktuar penale, i ka shqiptuar një dënim prej 9 muajsh burg, raporton bzbasel.ch.I akuzuari nuk është deklaruar në lidhje me akuzën. Kjo është arsyeja pse gjykata është mbështetur në marrjen në pyetje të dëshmitarëve okularë dhe policëve në fjalë.Ai akuzohet se ka sulmuar dy policie përpara një filiali Migrosi në Bzel, në fund të tetorit të vitit 2020. Ai mbante nga një thikë në secilën dorëtë dyja duart. Ndërkaq, vetëm pas shumë kërkesave dhe përdorimit të “taser”-it, policët mundën të arrestonin Arlind C. *.

Ai është akuzuar, ndër të tjera, për përpjekje të shumëfishtë për vrasje me dashje, si dhe dhunë dhe kërcënime ndaj zyrtarëve.Gjykata penale ka marrë vendimin të martën në mëngjes.Arlind C., i cili është mbajtur në paraburgim që nga incidenti, duhet të vuajë tre muaj të tjerë burg – që do të thotë se ai është dënuar me nëntë muaj burgim.

Më tutje, atij i është shqiptuar edhe një gjobë prej dhjetë tarifash ditore prej 30 frangash për sharjet drejtuar policëve.“Ishte padyshim një situatë e rrezikshme për policinë”, është shprehur kryetari i trupit gjykues Dominik Kiener pas shqiptimit të vendimit, transmeton albinfo.ch. Të dy policët kanë vepruar në mënyrë shembullore dhe profesionale. As përdorimi i taserit dy herë nuk përbën tejkalim kompetencash.Por, përkundër kësaj, gjykata nuk mund ta ndjekë penalisht të akuzuarin për tentim vrasje të qëllimshme.
“Ne duhet të lëmë pika të caktuara të hapura sepse nuk mund t’u përgjigjemi atyre përfundimisht” është shprehur gjykatësi.Policët gjatë gjithë kohës kishin mbajtur distancë mjaft të madhe nga Arlind C., prandaj mbajtja e dy thikave nga ai si e tillë nuk është e mjaftueshme për ta akuzuar atë për veprën penale vrasje në tentativë.Me nëntë muaj burg, gjykata, në shikim të parë duket se jep një vendim të butë. Mirëpo, kjo bëhet për shkakun se Arlind C. kishte përgjegjësi të zvogëluar, thotë gjyqtari. Për shkak të shkallës së tij të ulët të inteligjencës, çrregullimit të sjelljes dhe skizofrenisë, ai nuk mund të konsiderohet plotësisht përgjegjës për veprimet e tij.Sëmundja e të akuzuarit është gjithashtu arsyeja pse gjykata penale nuk i ka shqiptuar atij dëbimin nga vendi.“Rreziku i neglizhimit të tij në Kosovë nuk bën të injorohet” ka shtuar Kiener. Këtu në Zvicër, falë mbështetjes së nënës së tij dhe Kesb-it, ai ka një “rrjet të shkëlqyeshëm” që mund ta përkrahë atë, përcjell albinfo.ch. Kjo funksionon vetëm pjesërisht, por “të paktën këtu bie më butë”, i tha gjykatësi Arlind C.Në anën tjetër, në Kosovë, atë nuk e pret një mbështetje e tillë. Prokuroria publike dhe i akuzuari mund të kundërshtojnë vendimin i cili ende nuk është i plotfuqishëm.

Maqedoni: Pushimi i lindjes do të zgjasë rreth një vit, edhe babai mund të marrë pushim

0

Me ndryshimet e reja në Ligjin e Marrëdhënieve të Punës, babai do të ketë mundësinë të përfshihet në pushimin e lindjes.

Lidhur me disa nga ndryshimet e këtij ligji sonte, në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska sqaroi se me ndryshimet e reja, pushimi i lindjes do të jetë rreth 12 muaj, nga të cilët 5 muaj parashikohen si pushimi i detyrueshëm kurse pjesa tjetër mund të kombinohet me babanë, përcjell Albinfo.ch.

Deputeti Avdyli tregon kur do të vijnë vaksinat anti-COVID

0

Që nga 2 prilli në Kosovë ka filluar vaksinimi i qytetarëve pas furnizimit me 24 mijë vaksina Astra Zeneca.

Mirëpo një numër i vogël i dozave të vaksinave anti-COVID kanë mbetur për t’u shpenzuar.
Podujeva dhe Gjakova janë ndër të paktat komuna ku po vazhdon procesi i vaksinimit me dozat e fundit.

Haxhi Avdyli, deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje i ftuar në emisionin “A23” në ATV thotë se vaksinat do të sigurohen gjatë muajit maj.

“Në bazë të asaj që kamë informata, muaji maj që do të fillojë nga java e ardhshme, do të jetë muaji me lajme pozitive për sigurimin e vaksinave. Pritet shumë shpejt që të arrijnë vaksinat, brenda muajit maj do të vijnë kontingjentet e para,”- tha Avdyli në A23.

“Mos folni me përbuzje për Shqipërinë, janë garantues të sigurisë tonë”

0

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Citaku, ka kërkuar nga qytetarë të Kosovës që të mos përbuzin shtetin e Shqipërisë.

Në një status në Facebook ajo ka thënë se Shqipëria është garantues i sigurisë tonë si anëtar i NATO-s.

“Të dashur motra dhe vëllezër, Përderisa flasim, Shqipëria ka administruar rreth gjysmë milion vaksina dhe ka akoma në posedim dhe në proces qindra-mijëra vaksina të tjera. Aman, mos folni me përbuzje për Shqipërinë. Sot, Shqipëria është në NATO. Garantues sigurisë sonë”, ka shkruar ajo në një status në Facebook.

Infermierët sot në protestë para QKUK-së, kanë disa kërkesa për Qeverinë

0

Sot, pritet të mbahet protestë nga infermierët e Kosovës për rritje të pagesës së ndërrimeve të natës, pagesë të punës gjatë vikendeve dhe orët shtesë si dhe pagesën e rrezikshmërisë në punë.Kryeinfermieri Enlirat Duraku ka kërkuar që të ketë pjesëmarrje masive në këtë protestë në mënyrë që t’i kërkojnë të drejtat e tyre.
Ai njoftoi se protesta do mbahet para objektit të Kirurgjisë në QKUK, ku tha se kjo protestë duhet të mbahet duke iu përmbajtur rekomandimeve të IKSHPK-së , vendosjen e maskave dhe ruajtjen e distancës fizike.
“Deri sa Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës ka buxhet që të ndajë fonde prej 200.000 € për kafe ndërsa ka buxhet po ashtu që t’ua paguaj energjinë elektrike minoriteteve, sigurisht që duhet të ketë buxhet edhe për rritje të pagesës së ndërrimeve të natë për infermier, pagesë të punës gjatë vikendeve dhe orët shtesë si dhe pagesën e rrezikshmërisë në punë”, thuhet në njoftimin e tij.“T’i lëmë anash inatet dhe interesat personale për të mirën e përgjithshme. Njëkohësisht ftoj Sindikatën e Infermierëve të Kosovës dhe Odën e Infermierëve të Kosovës që të na bashkangjiten në protestë”, thuhet tutje në këtë njoftim.

“Propozimi për veriun e Kosovës si ai i Tirolit Jugor, mund të jetë model i suksesshëm”

0

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka folur për “non paper” e fundit, dokument ky i pretenduar që flet për një status special për veriun e Kosovës.Viola Von Cramon ka thënë se nuk e di nëse ky dokument që pretendohet se është franko-gjerman ka mbështetje jo-zyrtare.“Ajo që propozohet në atë dokument [non-paper] duket si statusi i Tirolit Jugor në Itali që zgjidhi problemet bilatarele mes Italisë dhe Austrisë.

Mund të jetë një model i suksesshëm, por duhet të jetë i personalizuar duke marrë specifikat e situatës në Kosovë. Të presim e të shohim, por unë i ftoj diplomacitë evropiane të rrisin shkallën e koordinimit për të evituar çdo keqkuptim”, deklaroi eurodeputetja gjermane.

Von Cramon shpreson në zhbllokim të dialogut me rastin e vizitave të Kurtit e Vuçiqit në Bruksel.Ajo thotë se është e lumtur që tashmë shkëmbimi i territoreve është hedhur poshtë nga SHBA dhe BE.“Jam e lumtur që tashmë çfarëdo shkëmbimi i territoreve është jashtë tryezës”, deklaroi më tej Von Cramon për Dukagjinin.
Në pak javë janë paraqitur dy dokumente fantazmë [non-paper], derisa analistët vlerësojnë se ato dëshirojnë ta matin pulsin e opinionit publik.
Edhe në të kaluarën, Tiroli jugor është përmendur në qarqe diplomatike si një model i mundshëm për veriun e Kosovës, por që nga Kosova është refuzuar kategorikisht.Tiroli Jugor është provincë autonome në veri të Italisë që kufizohet me Austrinë dhe e populluar nga gjermanfolës.Shkalla e lartë e autonomisë për këtë regjion që përbëhet nga 115 komuna, e shndërron atë në, de fakto, krahinë autonome.Në Tirolin jugor italianët dhe gjermanët kanë shkollat e tyre respektive dhe përgjithësisht frekuentojnë lokale e restorante të ndryshme nga njëri-tjetri.Por, rajoni gëzon një autonomi të gjerë dhe tepër bujare nga Roma, gjë që ka ndihmuar qeverinë italiane të zbusë ndjenjat separatiste në këtë provincë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort