Home Blog Page 4701

Vizat sërish temë diskutimi – Çka i tha Kurti, Varhelyit në Bruksel?

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të vizitës zyrtare në Bruksel, është pritur në takim nga Olivér Várhelyi, Komisioner për Fqinjësi dhe Zgjerim.

Në takim u bisedua për procesin e liberalizimit të vizave dhe kryeministri Kurti përsëriti kërkesën që shtetet anëtare brenda Këshillit të BE-së të marrin sa më parë vendim pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kryeministri Kurti theksoi angazhimin dhe përkushtimin e Qeverisë për reforma dhe e vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Komisionit Evropian në finalizimin e këtij procesi.

Ai falënderoi Komisionin për punën që po bën për të bindur vendet anëtare skeptike për mbështetjen e një vendimi pozitiv në Këshill. Kryeministri Kurti tha që shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të trajtohen si anëtarë të ardhshëm të Bashkimit Evropian.

Në takim ishin edhe zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.

https://twitter.com/albinkurti/status/1387779739654443019

AAK-ja kërkon amnisti fiskale për bizneset e prekura nga COVID-19

0

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri përmes një postimi ka dhënë një lajmërim.

Grupi parlamentar i AAK-së ka filluar procedurat parlamentare për inicimin e amnistisë fiskale.

Sipas Tahiri kjo është një formë e ndihmëses ndaj bizneseve të prekura nga situate Covid 19.

Postimi i plotë:

Grupi Parlamentar i AAK-së do të fillojë procedurat parlamentare për inicimin e amnistisë fiskale, si formë ndihmese ndaj bizneseve të prekura nga situata me Covid-19.

Me amnistinë fiskale do të tentojmë që bizneseve të cilat kanë pësuar nga situata me pandemi, të iu lehtësohet operimi ekonomik, në mënyrë që të mos rrezikohet funksionimi i mëtejmë i tyre, i cili do rezultonte në thellimin e krizës ekonomike dhe humbjen e vendeve të punës.

Njëherit, inicimi i këtyre masave lehtësuese për bizneset, ka qenë premtim i ish-deputetit Daut Haradinaj gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Grupi Parlamentar i AAK-së do të fillojë procedurat parlamentare për inicimin e amnistisë fiskale, si formë ndihmese…

Posted by Besnik Tahiri on E enjte, 29 April 2021

 

Rëndësia e “non-papers” që po trazojnë Ballkanin

0

Në javët e fundit, janë publikuar dy të ashtuquajtura “non-papers” mbi çështje të ndjeshme politike, që kanë trazuar një pjesë të Ballkanit Perëndimor. Ajo që ndryshon me këto “non-papers” nga ato që zakonisht qarkullojnë nëpër korridoret e Brukselit, është se shumë pak, nëse ka, politikanë dhe diplomatë evropianë që vërtetë duket se i posedojnë këto dokumente.

Kjo nënkupton: se gjërat duket se po lëvizin në këtë rajon, veçanërisht ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se dikush ose dëshiron t’i testojë ujërat me ide të ndryshme ose, ndoshta është më djallëzor dhe dëshiron të shkatërrojë gjërat.

“Non-papers” janë pjesë e procesit të Brukselit. Qindra prej tyre zakonisht qarkullojnë në mesin e diplomatëve të cilët merren me çështje të ndryshme. E gjithë ideja e këtyre dokumenteve është që të nxiten diskutime brenda bllokut në mënyrë që të dilet me ide të reja në një mënyrë joformale. Prandaj, quhet “non-paper”. Ky dokument nuk është dokument zyrtar dhe nuk nënshkruhet e as miratohet përmes ndonjë vote të ndonjë eurodeputeti të zgjedhur.

Të gjitha këto dokumente normalisht kanë dy gjëra të përbashkëta: së pari, ato nuk janë nxitëse, shkruhen nga zyrtarë dhe burokratë për një temë shumë specifike dhe shpesh jo për tema të rëndësishme. Së dyti, shteti që është autor i një “non-paper” zakonisht ka dëshirë që atij dokumenti t’i bashkohen edhe të tjerët, në mënyrë që si i tillë të ketë më shumë rëndësi, prandaj zakonisht autorët janë të hapur që ta ndajnë një dokument të tillë me të tjerët. Tek e fundit, gjithkush do që të ketë publicitet për idetë e tyre të shkëlqyeshme.

Dy “non-papers” të pretenduar, që dolën në media javët e fundit, nuk kanë këto karakteristika. “Non-paperi” i parë, që u cilësua si “non-paperi slloven”, që mediat boshnjake më herët gjatë këtij muaji thanë se kryeministri slloven, Janez Jansa i dërgoi presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, është më interesanti.

I shkruar pa asnjë konsideratë për korrektësinë diplomatike të Brukselit, paturpësisht propozon ricaktimin e kufijve në linja etnike në ish-Jugosllavi dhe në Shqipëri. Për këtë dokument ende po diskutohet në media për shkak se Jansa dështoi ta mohojë ekzistencën e tij edhe pse ai thënë se nuk është autor i dokumentit dhe ka mohuar se e ka dërguar atë. Por, po ashtu ky dokument vazhdon të jetë aktualisht edhe për shkak të paaftësisë së zyrës së Michelit për të konfirmuar ose mohuar se ai ka pranuar një dokument të tillë.

Dokumenti tjetër, që u publikua më herët gjatë kësaj jave nga një media në Kosovë, është i shkruar më mirë. Në dokumentin, që pretendohet se është hartuar nga Gjermania dhe Franca, parasheh marrëveshjen përfundimtare të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Megjithatë, aty nuk ka shumë elemente të reja, përveç se thuhet se marrëveshja duhet të arrihet deri në shkurt të vitit 2022 dhe aty parashihet krijimi i një rajoni të posaçëm në komunat në veri të Kosovë, që banohen me shumicë serbe. Gjermania dhe Franca menjëherë mohuan se e kanë shkruar këtë dokument. Por, në të njëjtën kohë, ata nuk e përjashtuan mundësinë për ekzistimin e një dokumenti të tillë, duke rritur kështu edhe më shumë dyshimet.

Ka disa ngjashmëri në mes të këtyre dy dokumenteve, që po ashtu i bëjnë që të dallojnë nga “non-paper” tradicional. Fillimisht, ato nuk kanë tituj, data dhe askush në Bruksel nuk duket se i disponon të njëjtat – duke bërë që diplomatët, me shaka, të ju referohen këtyre dokumenteve si “non-papers që nuk ekzistojnë” ose “non-papers fantome”. Është e çuditshme që për “non-paper” nga Slovenia u raportua se i është dërguar vetëm Charles Michelit dhe askujt tjetër (dhe po aq e çuditshme që zyra e tij as nuk e mohon e as pohon këtë gjë) dhe po ashtu është e çuditshme që “non-paperi” gjermano-francez, duket se buron nga Prishtina dhe nuk është dërguar diku tjetër.

Prej këtyre dy dokumenteve, ai që pretendohet se është shkruar nga Gjermania dhe Franca duket më shumë si një balon provues, edhe pse mund të mos e dimë kurrë se kush e lëshoi atë. Megjithatë, ka disa pikëpyetje. Pse të tregoni se çfarë përfundimi dëshironi të shihni? Ju mund të tregoni për hapat që do të ndërmerrni për të arritur qëllimin, por pse t’i zbuloni të gjitha letrat e juaja? Gjithashtu, Franca dhe Gjermania shumë rrallë kanë të njëjtin qëndrim kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor, ku Berlini është mjaft aktiv që ta afrojë këtë rajon në BE, ndërkaq Franca në këtë drejtim, hapur është shprehur skeptike, duke e parë zgjerimin e bllokut si një pengesë për qëllim e saj kryesor që është forcimi i mëtejmë i bllokut, duke marrë më shumë borxh të përbashkët ose duke rritur bashkëpunimin evropian sa i përket mbrojtjes.

Sa i përket dokumentit slloven, ka spekulime se ka rrjedhë dhe është publikuar në media për të minuar qeverinë në Lubjanë, para se Sllovenia më vonë gjatë këtij viti, të nisë kryesimin e presidencës së BE-së, por edhe mundësisë që pas gjithë kësaj qëndron Hungaria. Diplomatët evropianë më kanë thënë se ata dyshojnë se Rusia mund të jetë pjesë e gjithë kësaj, me qëllim që të nxisë mëdyshje dhe konfuzion. Ky dokumente duket se e ka arritur këtë qëllim, duke pasur parasysh që gazetarët po vazhdojnë të bëjnë pyetje për dokumentin dhe politikanët po detyrohen që vazhdimisht të përsërisin mbështetjen e tyre për integritetin territorial të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Megjithatë, këto dokumente – pavarësisht se a janë të vërtetë apo jo – lënë të kuptohet se gjërat kanë filluar që të lëvizin sërish në rajon. Me Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiqin, Kosova dhe Serbia tani kanë dy liderë që kanë mbështetje dhe mandat që të arrijnë një marrëveshje, nëse duan ta bëjnë një gjë të tillë. Gjermania mund të përballet me zgjedhje të paqarta në vjeshtë, por vazhdon të jetë e përkushtuar për bisedimet, pavarësisht se cili do të jetë rezultati i zgjedhjeve. Por, duhet vëzhguar me vëmendje presidentin francez, Emmanuel Macron, që pritet të përballet në zgjedhjet e vitit të ardhshëm me nacionalisten, Marine Le Pen.

Për shkak të zgjedhjeve lokale në Francë disa vite më parë, ai kishte pezulluar rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së. Por, tani situata është më serioze – që do të thotë se dritarja për të arritur marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të jetë e hapur tash, por jo për një kohë shumë të gjatë./REL/Mimoza Sadiku/

Ftesë për bizneset e Komunës së Prizrenit, mundësi përfitimi nga projekte të BE-së

0

Ftohen bizneset e Komunës së Prizrenit për pjesëmarrje në takimin regjional B2B në Prizren, që organizohet në kuadër të Projektit “Përkrahje e BE për Konkurrueshmërinë e Sektorit Kosovar të ICT”.

Projekti synon të mbështesë konkurrueshmërinë e bizneseve kosovare në digjitalizim dhe ndërkombëtarizëm, në mënyrë që të kontribuojë në rritje ekonomike dhe krijim të vendeve të reja të punës.

Kjo ngjarje realizohet në bashkëpunim me kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ndërkaq për më shumë informacione rreth projektit mund të klikoni në: https://ictkosovo.eu/about-us/?lang=sq dhe https://een.ec.europa.eu/

Takimi do të organizohet me datën 12 maj 2021, ora 11:00 – 11:45, në hapësirat e Parkut të Inovacionit dhe të Trajnimeve (lokacioni: https://goo.gl/maps/fXCXY9fLtNU6q7Jm8 ), ku do të organizohen takime ndërmjet bizneseve në regjionin e Prizrenit dhe ku bizneset kosovare të teknologjisë informative do t’i prezentojnë idetë e tyre tek bizneset e regjionit të Prizrenit, që mund të jenë të interesuara të rrisin eksportet dhe digjitalizimin e proceseve të tyre biznesore.

Këtu mund të gjeni agjendën e takimit: https://kk.rks-gov.net/…/AGJENDe-B2B-Prizren-maj-2021.pdf

Ndërkaq në këtë link mund të informoheni lidhur me natyrën e problemeve të mundshme që synohet të zgjidhen përmes takimeve: https://kk.rks-gov.net/…/Solucione-te-Avansuara-ne…

Për më tepër bizneset do të njoftohen edhe me projektin tjetër të Bashkimit Evropian: “Enterprise Europe Network”, mbi mundësitë që ofron ky projekt në: grante, ndërkombëtarizëm, eksporte e importe, etj.

Numri bizneseve që mund të marrin pjesë në këtë takim është i kufizuar (vetëm 50 biznese), prandaj të gjithë bizneset e interesuar për të marrë pjesë në këto takime duhet të shprehin interesim përmes e-mail tek [email protected] apo tek [email protected].

Në kërkesën për pjesëmarrje duhet të dërgohen informatat e mëposhtme:

  • Emri biznesit
  • Përfaqësuesi/Pronari biznesit
  • Numri unik (fiskal) i biznesit
  • Një përshkrim i shkurtë i veprimtarisë së biznesit
  • Numër kontaktues

Afati i fundit për shprehjen e interesimit për pjesëmarrje është 5 maj 2021, në ora 12:00!

Për më shumë informata mund të dërgoni e-mail tek [email protected] apo tek [email protected] ! , thuhet në njoftimin e komunës së Prizrenit.

Një i arrestuar në Gjakovë dyshohet se ofroi deri në 200 mijë euro për vrasjen e një personi

0

Policia Rajonale e Gjakovës ka prangosur dje një shtetas të Shqipërisë nën dyshimet për “shtytje dhe vrasje e rëndë në tentativë”. Për këtë rast Gazeta Express ka mësuar detaje të reja, i arrestuari dyshohet se ka ofruar deri në 200 mijë euro për vrasjen e një personi.

Sipas një burimi të Gazetës Express brenda Policisë së Kosovës, shtetasi i Shqipërisë dyshohet se angazhoi dikë për vrasje me pagesë për shkaqe të hakmarrjes, dhe shumat që i njëjti dyshohet se ofroi janë nga 50 mijë euro deri në 200 mijë euro.

“Policia ka pasur informacione për një marrëveshje për vrasje me pagesë. Shtetasi i Shqipërisë dyshohet se ofroi nga 50 mijë euro deri në 200 mijë euro, për kryerjen e vrasjes për shkaqe të hakmarrjes”, tha ky burim.

Tutje, ai shtoi se policia i ka të gjitha provat e nevojshme deri në këtë fazë.

Mësohet se kohë më parë ishte vrarë një familjar i personit të arrestuar dje në Gjakovë, ndërsa ky i fundit për shkaqe hakmarrjeje kërkonte të vritej një tjetër person. Teksa merret vesh se vrasësi i familjarit të shtetasit të Shqipërisë është në vuajtje të dënimit.

Rastin e shtytjes në vrasje të rëndë në tentativë ka njoftuar sot policia me anë të raportit 24-orësh, me ç’rast është bërë e ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë.

Njoftimi i plotë i policisë:

SHTYTJE & VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË /Gjakovë 28.10.2020 – 10:00. Pas një pune hetimore me datë 28.04.2021 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, shtetas i Shqipërisë, nën dyshimin se i njëjti kishte planifikuar të kryej veprën e lartcekur. Në lidhe me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cili pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet.

Hoxhaj i reagon ashpër Kurtit: Nga ”Jo Negociata – Vetëvendosje”, nisi bisedimet për Autonomi për serbët në Kosovë

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ashpër pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti i cili sot në Bruksel konfirmoi rinisjen e dialogut, pa vendosur reciprocitetin ndaj Serbisë siç kishte premtuar.

Hoxhaj ka shkruar në faqen e tij në Facebook se me konfirmimin e tij për rinisje të dialogut me Serbinë, Albin Kurti sot e përmbysi gjithë trashëgiminë e tij politike kundër negociatave Kosovë-Serbi.

“Nga Jo Negociata – Vetëvendosje, Kurti ra dakord në Bruksel që të hyjë në Negociata për Autonomi për serbët në Kosovë dhe të zhbëjë planin Ahtisaari që mundësoi pavarësinë e Republikës së Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.

Ai tha se në Bruksel duhet të ketë dialog vetëm për njohjen reciproke, asgjë tjetër.

Deklarata e plotë e kryetarit të PDK, Enver Hoxhaj:

Me konfirmimin e tij për rinisje të dialogut me Serbinë, Albin Kurti sot e përmbysi gjithë trashëgiminë e tij politike kundër negociatave Kosovë-Serbi. Kurti rinisi dialogun në Bruksel pa vendosur reciprocitet me Serbinë dhe pa një platformë apo strategji. Nga Jo Negociata – Vetëvendosje, Kurti ra dakord në Bruksel që të hyjë në Negociata për Autonomi për serbët në Kosovë dhe të zhbëjë planin Ahtisaari që mundësoi pavarësinë e Republikës së Kosovës. PDK si parti shtetformuese do të kundërshtojë çdo ide që synon zhbërjen e shtetit të Kosovës dhe përmbysjen e rendit kushtetues. Në Bruksel, duhet të ketë dialog vetëm për njohjen reciproke, asgjë tjetër.

E dhimbshme: 34-vjeçari kosovar vdes në vendin e punës në Itali

0

Nikoll Prekpalaj, punëtori 34 vjeçar nga Kosova ka humbur jetën para dy ditësh gjersa ishte duke punuar në kulmin e një supermarketi në Itali, saktësisht në Viale Venezia, në Udine.

Sipas mediave italiane, i riu kosovar humbi jetën pasi ra prej 6 metrash lartësi, përkundër ndihmës së parë të kolegëve të tij dhe përpjekjeve p֝ër të ringjallur nga personelin shëndetësor i cili mbërriti në ndërtesë.

Pas këtij rasti ka reaguar edhe Sindikata e Punëtorëve në Itali, ku përsëriti nevojën për të zbatuar me rigorozitet të gjitha rregullat e kontratës së ndërtimit dhe sigurinë në punë..frontonline.net.

Te burgosurat në Lipjan mbjellin perime, rendimentet do të përdoren për ushqimin e të burgosurve

0

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, të burgosurat kanë filluar mbjelljet pranverore.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, SHKK’ja ka bërë me dije se të gjitha rendimentet e prodhuara nga këto kultura bujqësore do të përdoren për nevojat e të gjitha institucioneve korrektuese.

“Të burgosurat në këtë qendër kanë filluar të bëjnë mbjelljet pranverore siç janë mbjellja e domateve, specave, trangujve dhe luleve të llojeve të ndryshme. E gjithë kjo punë është kryer nga të burgosurat e kësaj qendre dhe është udhëhequr dhe mbikëqyrur nga Njësia Ekonomike SHKK-së dhe stafi i Qendrës Korrektuese për Femra në Lipjan”, thuhet në njoftim.

Kurti takohet me Borrellin, konfirmon pjesëmarrjen në darkën e liderëve të Ballkanit Perëndimor më 18 Maj

0

Kryeministri i Kosovës do të jetë i pranishëm në darkën e liderëve të Ballkanit Perëndimore me datën 18 të muajit të ardhshëm.Këtë e ka konfirmuar vetë Kurti përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, pak pas takimit me Josep Borrell, përcjell GazetaBlic.

Kurti gjithashtu i ka premtuar përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për punë të jashtme gatishmërinë për dialog.

Më poshtë edhe postimi i plotë i kryeministrit:“Projekti i BE-së për paqe, demokraci dhe mirëqenie nuk duhet të merret i tillë. Ai duhet të mbrohet. Përfaqësuesin e lartë Borell e sigurova për gatishmërinë për dialog dhe konfirmova pjesëmarrjen në darkën e liderëve të Ballkanit Perëndimor me 18 Maj në Bruksel”, shkroi ai.

269 raste të reja me koronavirus në Kosovë, 13 në Prizren

0
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.262 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 269 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (85, 71 vjeç), Prizren 2 raste (81, 60 vjeç), Ferizaj 1 rast (65 vjeç), Gjakovë 1 rast (58 vjeç), Gjilan 1 rast (67 vjeç), Lipjan 1 rast (85 vjeç), Mitrovicë 1 rast (75 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 104.986 raste nga 530.954 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.162 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 449 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 93.528 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.296.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 49 raste, Ferizaj 30 raste, Mitrovicë 23 raste, Gjilan 17 raste, Vushtrri 17 raste, Gjakovë 13 raste, Prizren 13 raste, Podujevë 12 raste, Klinë 11 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Pejë 10 raste, Graçanicë 7 raste, Lipjan 7 raste, Obiliq 7 raste, Skenderaj 6 raste, Malishevë 5 raste, Drenas 4 raste, Kaçanik 4 raste, Rahovec 4 raste, Suharekë 4 raste, Dragash 3 raste, Zubin-Potok 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Shtime 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë dhe Leposaviq.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort