Home Blog Page 4700

Penza mund Bashkimin dhe shpallet kampione e Kosovës

0

Penza ka mundur Bashkimin 63:77 (22:22, 20:23, 11:18, 10:14), në ndeshjen e pestë finale, duke u shpallur kampione e Kosovës.

Ndeshja u zhvillua në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Ndeshja nga fillimi ishte interesant, ku në 10 minutat e parë, herë njëra skuadër kalonte në epërsi e herë tjetra dhe u karakterizua me shumë barazime, e kjo bëri që kjo pjesë të përfundojë 22:22. Në periudhën e dytë, skuadra mysafire për një nuancë ishte më e mirë, duke pasur edhe epërsi prej 8 pikësh, 30:38, megjithatë, pjesa e parë përfundon me shifrat 42:45.

Skuadra pejane vazhdoi me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, duke thelluar më shumë epërsinë, ku më e larta ishte 53:63, sa ishte rezultati në semafor pas 30 minutash. Vashat pejane ruajtën epërsinë deri në fund për të triumfuar 63:77, duke u shpallur kampione e Kosovës.

Kurti: Në dialog me Serbinë do të nisë kapitull i ri

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në dialogun me Serbinë do të nisë një kapitull i ri dhe se do të bëhet një diskutim i brendshëm për atë që është arritur në procesin e deritanishëm.

Ai tha se në dialog Kosova duhet të jetë palë e barabartë në çdo aspekt edhe kur caktohet data e takimit, njofton Klan Kosova.

“Jemi Qeveri e re që ka marrë mbështetje të madhe. Me Qeverinë e re, presidenten e re, ministren e re të Jashtme mund të ketë veç kapituj të rinj. S’ka kapituj të vjetër me Qeverinë e re. Do të bëhet një lloj skenimi i asaj çfarë është bërë dhe s’është bërë deri më tani”.

Kurti në televizionin publik ka thënë se për dialogun do të takohet edhe me liderët e partive opozitare meqenëse është zotuar që për tema të mëdha të Kosovës do të ketë diskutime edhe me opozitën.

Ai foli edhe për takimin e mundshëm të 11 majit duke thënë se kjo s’ishte e konfirmuar nga ana e tij, prandaj edhe refuzoi të shkojë.

“S’ka qenë e konfirmuar me mua. Pa u pajtuar të gjithë s’mund të kemi data të takimit dhe as agjendë të caktuar. Më 18 maj në Bruksel do të ketë darkë pune më gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor. Ndërkaq, sot shpreha qëndrimet tona se muaji maj s’mund të jetë i përshtatshëm për ne. Kapitulli i parë i nisjes së dialogut do të bëhet në muajin qershor, por s’e di për palën serbe se sa është muaji qershor i përshtatshëm”.

Kurti: Javën e ardhshme vijnë vaksinat e tjera anti-COVID

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se javën e ardhshme do të mbërrijnë në Kosovë një pjesë nga 95 mijë vaksinat e premtuara nga Bashkimi Evropian për Kosovën.

Kurti, në një paraqitje direkte nga Brukseli ka deklaruar se aktualisht nuk ka informata se sa vaksina do të vijnë saktë në javën e parë të muajit maj.

“Ato të kontingjentit të parë janë harxhuar por kontinengjenti i radhës, do të vijë një pjesë e tyre në javën e ardhshme. Ky është një lajm i mirë për Kosovën mirëpo ne kemi nevojë edhe për më tepër vaksina në mënyrë që në fund të qershorit të vijë mërgata jonë në vendlindje”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, deri në fund të këtij viti, Kosova do të arrijë të vaksinojë 60% të popullatës.

Bashkimi Evropian ka konfirmuar nga mesi i këtij muaji se ka ndarë për Kosovën 95 mijë doza të vaksinës “Pfizer” në luftën kundër pandemisë COVID-19.

SHBA: 19 vjeçari i vret me thikë dy vajza shqiptare

0

Një 19 vjeçari dyshohet t’i ketë vrarë me thikë dy vajza shqiptare.

Ngjarja tragjike sipas raportimeve të mediave amerikane ka ndodhur në Largo të Floridas.

Sage Gayle Curry, po përballet me akuzën e vrasjes së dy vajzave të cilat mendohet se janë nga Shqipëria, të cilat i ndoqi dhe i vrau me thikë brenda shtëpisë së tyre.

Sipas Departamentit të Policisë në Lagos, i dyshuari i ndoqi viktimat deri në shtëpinë e tyre.

Trupat e pajetë të vajzave shqiptare u gjetën brenda banesës së tyre, e policinë e lajmëroi një fqinj i viktimave.

Sipas policisë, 19-vjeçari hyri në shtëpinë e viktimave përmes dritares, mori thikën e kuzhinës dhe kreu veprën, duke lënë të vdekur dy vajzat.

Pas ngjarjes tragjike, Sage Gayle Curry, u largua, ku i kërkoi ndihmë një miku të tij, pasi u lëndua edhe vetë gjatë aktit të rëndë.

Shqipëria përgatitet për stërvitjen më të madhe ushtarake, marrin pjesë 28 mijë trupa

0

Shqipëria është duke u përgatitur për stërvitjen më të madhe ushtarake në 30 vjetët e fundit. Fjala është për “Defender Europe 21”, një ushtrim i rëndësisë së lartë. “Defender Europe 21” është një stërvitje e organizuar nga ushtria amerikane në Evropë dhe Afrikë. Në të parashikohet të marrin pjesë rreth 28 mijë trupa nga 26 vende aleate dhe partnere.

Drejtori i Marrëdhënieve me publikun në Ushtrinë e SHBA-së për Evropën dhe Afrikën, kolonel Joseph Scrocca, dha detaje në një takim virtual me gazetarët. Sipas kolonel Scrocca, “Defender-Europe 21” do të ushtrojë aftësitë e komandës për të integruar 28 mijë ushtarë amerikanë e aleatë që vijnë nga 26 kombe, përfshirë Shqipërinë.

“Ata do të përfshihen në ushtrime të ndryshme në më shumë se 30 zona trajnimi që shtrihen që nga Baltiku në Afrikë dhe që nga Deti i Zi në rajonin e Ballkanit. Shqipëria po luan një rol mjaft të rëndësishëm në këtë ushtrim. Ky mision historik demonstron aftësinë tonë për të shërbyer si një partner kyç strategjik për Ballkanin Perëndimor dhe rajonin e Detit të Zi”, ka thënë ai.

Koloneli shtoi më tej se operacioni do të ketë trajtë mbrojtëse dhe do të testojë një sërë aftësish që lidhen me teknika të ndryshme të ndërtimit të kapaciteteve ushtarake.

Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, përveç pjesëmarrjes me rreth 1000 trupa, kanë përgatitur edhe infrastrukturën ndihmëse për pritjen e kolegëve të tyre nga vendet aleate.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka inspektuar të enjten në pjesën ushtarake të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” infrastrukturën e përkohshme për pritjen e trupave, duke respektuar edhe masat kundër përhapjes së COVID-19. Peleshi e konsideroi stërvitjen “Defender Europe 21” si shumë të çmuar për rëndësinë strategjike të Shqipërisë dhe rolin që vendi luan si anëtar i NATO-s.

“Bëhet fjalë për një ngjarje historike sepse është stërvitja më e madhe e ndodhur ndonjëherë në Shqipëri dhe rajon. Është një stërvitje e cila jep mesazhe të rëndësishme për rëndësinë strategjike të Shqipërisë dhe për rolin që vendi ynë ka dhe do të ketë në të ardhmen në të gjitha zhvillimet gjeopolitike duke pasur në krah aleatë shumë të fortë. Partneri ynë më strategjik që, le të themi janë Komanda Evropiane e SHBA, është organizatore e kësaj stërvitjeje, natyrisht në kuadrin e NATO-s, me pjesëmarrje të madhe të trupave amerikane, por edhe të vendeve të tjera pjesë e Aleancës. Ne jemi vend pritës dhe do të marrim pjesë me rreth 1000 efektivë aktivë. Unë sot kam ardhur me shefin e Shtabit të FA, gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj, për të parë pikën hyrëse të trupave që do të ulen në pistën e Rinasit. Këtu janë facilitetet e nevojshme për të pritur edhe më pas sipas planit, vazhdon stërvitja. Do të kemi vizita shumë të rëndësishme në ditët në vazhdim nga NATO-ja, nga Komanda Evropiane e SHBA-së, Komanda Supreme Operacionale e NATO-s, që siç e thashë puntojnë tek rëndësia dhe mesazhet strategjike të kësaj stërvitje për vendin, rajonin por edhe për gjithë Evropën”, u shpreh Peleshi.

Shqipëria do të jetë një nga 16 vendet që do të mirëpresin zhvillimin e kësaj stërvitjeje ushtarake, e cila ka për qëllim ndërveprimin e aleatëve dhe reagimin në raste krizash. Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të marrë pjesë në stërvitjen e koduar “Defender Europe 21” që do të zhvillohet në Shqipëri në periudhën 26 prill – 20 qershor 2021. Si forcë aleate e NATO-s, Forcat e Sigurisë së Kosovës do të jenë pjesë përbërëse e 28 mijë trupave pjesëmarrëse në stërvitje, krah atyre të SHBA-së, Kanadasë, Britanisë së Madhe, Turqisë, Rumanisë, Greqisë, Bullgarisë, Çekisë, Hungarisë, Kroacisë, Shqipërisë Maqedonisë Veriut, Malit të Zi, Bosnjë-Hercegovinës e Gjeorgjisë.

Nagavci reagon pas kërkesës së SBASHK-ut: Kërcënimet duhet të marrin fund

0

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka reaguar pasi Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka kërkuar pagesë shtesë edhe për mësimin plotësues që parashihet të mbahet.

Nagavci e ka arsyetuar vendimin për mësim plotësues duke thënë se nxënësit kanë ngecur në mësime për shkak të situatës me COVID-19 dhe se për më tepër, një gjë e tillë parashihet me legjislacionin në fuqi.

Ndërkaq, ka fajësuar edhe SBASHK-un për rezultatet e ulëta në arsim teksa ka shtuar se ndikimet partiake dhe vendimet e nënshkruara në kohë fushatash e kanë degraduar arsimin.

“…gjendjen në arsim nuk e kemi aspak të mirë dhe jo rastësisht jemi në një situatë të tillë. Ndikimet partiake e vendimet e nënshkruara në kohë fushatash janë arsyeja kryesore që e kanë degraduar arsimin”, ka thënë ajo.

“Fatkeqësisht për rezultatet e ulëta në arsim përgjegjës janë edhe SBASHK-u si përfaqësues të mësimdhënësve. Prandaj, është koha për punë sepse të gjithë e kemi obligim ta mbrojmë interesin më të mirë të fëmijëve. Kërcënimet e ikja e përgjegjësisë na kanë dëmtuar shumë. Kjo duhet të marr fund”.

Nagavci ka thënë se pret që institucionet e arsimit të respektojnë vendimin për mësimin plotësues, ndërsa tendencat për ta penguar atë i ka quajtur dashakeqe.

“Si ministre e Arsimit pres që DKA-të, shkollat e mësimdhënësit ta respektojnë vendimin për mbajtjen e mësimit plotësues për ata fëmijë që kanë pasur ngecje gjatë kësaj periudhe. Çdo tendencë për të penguar punën me nxënësit që kanë ngecje, është dashakeqe dhe e papranueshme”, ka shkruar ministrja në Facebook.

Ndërsa, ka cituar ligjin i cili thotë se ”në rast se vërehen mangësi në zbatimin e kurrikulumit, Ministria mund të kërkojë zbatimin e mësimit shtesë ose alternativ”, Nagavci ka shkruar se mësimdhënësit duhet ta ndjejnë veten me fat që vazhdojnë punën në kohë kur shumë i kanë humbur vendet e punës.

“Në këtë kohë kur shumë njerëz i kanë humbur vendet e punës për shkak të pandemisë jo vetëm në Kosovë por gjithandej në botë, mësimdhënësit duhet ta ndjejnë veten me fat që janë në marrëdhënie pune”, ka shtuar Nagavci.

Kurti në PE kërkon liberalizim vizash për Kosovën

0

“Nëse kjo qeveri që ka siguruar mbi 50 për qind të votave nuk mjafton që të ketë liberalizim, kjo do të ndikojë negativisht tek populli – posaçërisht tek të rinjtë”.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ndodhet në Bruksel për t’u takuar me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian.

Në Komitetin e Jashtëm të Parlamentit Evropian, ai ka kërkuar që Kosovës t’i jepet liberalizimi i vizave nga ana e Bashkimit Evropian, njofton Klan Kosova.

“Jemi të përkushtuar që ta luftojmë korrupsionin, por mos të harrojmë, 95 kërkesat për liberalizim ne i kemi plotësuar; ndërsa Shqipëria dhe Serbia i kanë pasur vetëm nga 40”.

“Nëse kjo qeveri që ka siguruar mbi 50 për qind të votave nuk mjafton që të ketë liberalizim, kjo do të ndikojë negativisht tek populli – posaçërisht tek të rinjtë”.

Gërvalla për misionin e FSK-së: S’jemi vetëm për të marrë paqe, por edhe për të dhënë

0

Kryediplomatja Donika Gërvalla para eurodeputetëve tha se u kthye në Parlamentin Europian pas 13 vjetësh kur si e re shkoi atje bashkë me presidentin Ibrahim Rugova i cili pranoi çmimin Sakharov.

Ajo tha se ky çmin ishte dëshmia që ky institucion qëndroi gjithmonë në krah të Kosovës.

“Pas kaq shumë vitesh po kthehem këtu për t’i falënderuar për një mbështetje kaq të madhe për gjithë këto vite të vështira për neve”.

Për misionin paqeruajtës të FSK-së jashtë vendit, Gërvalla ka thënë se dërgimi i tyre tregon që përveçse ka stabilitetit në Kosovë, kosovarët duan ta kthejnë të mirën që iu bë atyre në kohën më të vështirë, njofton Klan Kosova.

“FSK është institucioni që ka besimin më të madh në vendin tonë. Jemi varur nga vende të tjera për siguri dhe paqe dhe tash edhe me kontingjent të vogël duam të kthejmë këtë nder. Ne nuk jemi vetëm për të marrë paqe, por edhe për siguruar atë. Në një frymë të tillë duhet të interpretohet se jo vetëm që kemi stabilitet në vend por edhe mund të dërgojmë stabilitet në vendet tjera”.

Gjithashtu, Gërvalla ka thënë se janë duke punuar shumë për të marrë edhe njohjen nga pesë vendet anëtare të BE-së.

Kryeministri Kurti u prit në takim nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe zëvendëskryeministren, njëherësh ministre për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla-Schwarz, gjatë ditës së sotme është pritur në takim nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Kryeministri Kurti falënderoi presidenten von der Leyen për mbështetjen e BE-së në ballafaqimin e Republikës së Kosovës me pandeminë COVID-19 nëpërmjet asistencës financiare dhe sigurimit të vaksinave nëpërmjet mekanizmit COVAX.

Ai falënderoi Komisionin e BE-së për përpjekjet për të siguruar dozat e reja të vaksinave sa më shpejt të jetë e mundur për Republikën e Kosovës.

Kryeministri Kurti theksoi prioritetet e Qeverisë për investime që ofrojnë vende të reja të punës dhe reforma në drejtësi. Ai theksoi se me një qeveri që ka punësimin dhe drejtësinë në fokus, është shans i mirë edhe për Bashkimin Evropian që të dëshmojë se reformat për Ballkanin Perëndimor funksionojnë.

Kurti në PE: Marrëveshja e Washingtonit nuk besoj se është menduar të implementohet

0

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ndodhet në Bruksel për t’u takuar me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian.

Në Komitetin e Jashtëm të Parlamentit Evropian, ai ka folur edhe për marrëveshjen e Washingtonit e cila është arritur mes palës kosovare dhe asaj serbe më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

Kurti ka thënë se në një marrëveshje të tillë ka gjëra pozitive, por ka shtuar se nuk beson që është menduar të implementohet.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort