Home Blog Page 4699

Shqipëria përgatitet për stërvitjen më të madhe ushtarake, marrin pjesë 28 mijë trupa

0

Shqipëria është duke u përgatitur për stërvitjen më të madhe ushtarake në 30 vjetët e fundit. Fjala është për “Defender Europe 21”, një ushtrim i rëndësisë së lartë. “Defender Europe 21” është një stërvitje e organizuar nga ushtria amerikane në Evropë dhe Afrikë. Në të parashikohet të marrin pjesë rreth 28 mijë trupa nga 26 vende aleate dhe partnere.

Drejtori i Marrëdhënieve me publikun në Ushtrinë e SHBA-së për Evropën dhe Afrikën, kolonel Joseph Scrocca, dha detaje në një takim virtual me gazetarët. Sipas kolonel Scrocca, “Defender-Europe 21” do të ushtrojë aftësitë e komandës për të integruar 28 mijë ushtarë amerikanë e aleatë që vijnë nga 26 kombe, përfshirë Shqipërinë.

“Ata do të përfshihen në ushtrime të ndryshme në më shumë se 30 zona trajnimi që shtrihen që nga Baltiku në Afrikë dhe që nga Deti i Zi në rajonin e Ballkanit. Shqipëria po luan një rol mjaft të rëndësishëm në këtë ushtrim. Ky mision historik demonstron aftësinë tonë për të shërbyer si një partner kyç strategjik për Ballkanin Perëndimor dhe rajonin e Detit të Zi”, ka thënë ai.

Koloneli shtoi më tej se operacioni do të ketë trajtë mbrojtëse dhe do të testojë një sërë aftësish që lidhen me teknika të ndryshme të ndërtimit të kapaciteteve ushtarake.

Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, përveç pjesëmarrjes me rreth 1000 trupa, kanë përgatitur edhe infrastrukturën ndihmëse për pritjen e kolegëve të tyre nga vendet aleate.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka inspektuar të enjten në pjesën ushtarake të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” infrastrukturën e përkohshme për pritjen e trupave, duke respektuar edhe masat kundër përhapjes së COVID-19. Peleshi e konsideroi stërvitjen “Defender Europe 21” si shumë të çmuar për rëndësinë strategjike të Shqipërisë dhe rolin që vendi luan si anëtar i NATO-s.

“Bëhet fjalë për një ngjarje historike sepse është stërvitja më e madhe e ndodhur ndonjëherë në Shqipëri dhe rajon. Është një stërvitje e cila jep mesazhe të rëndësishme për rëndësinë strategjike të Shqipërisë dhe për rolin që vendi ynë ka dhe do të ketë në të ardhmen në të gjitha zhvillimet gjeopolitike duke pasur në krah aleatë shumë të fortë. Partneri ynë më strategjik që, le të themi janë Komanda Evropiane e SHBA, është organizatore e kësaj stërvitjeje, natyrisht në kuadrin e NATO-s, me pjesëmarrje të madhe të trupave amerikane, por edhe të vendeve të tjera pjesë e Aleancës.

Ne jemi vend pritës dhe do të marrim pjesë me rreth 1000 efektivë aktivë. Unë sot kam ardhur me shefin e Shtabit të FA, gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj, për të parë pikën hyrëse të trupave që do të ulen në pistën e Rinasit. Këtu janë facilitetet e nevojshme për të pritur edhe më pas sipas planit, vazhdon stërvitja. Do të kemi vizita shumë të rëndësishme në ditët në vazhdim nga NATO-ja, nga Komanda Evropiane e SHBA-së, Komanda Supreme Operacionale e NATO-s, që siç e thashë puntojnë tek rëndësia dhe mesazhet strategjike të kësaj stërvitje për vendin, rajonin por edhe për gjithë Evropën”, u shpreh Peleshi.

Shqipëria do të jetë një nga 16 vendet që do të mirëpresin zhvillimin e kësaj stërvitjeje ushtarake, e cila ka për qëllim ndërveprimin e aleatëve dhe reagimin në raste krizash. Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të marrë pjesë në stërvitjen e koduar “Defender Europe 21” që do të zhvillohet në Shqipëri në periudhën 26 prill – 20 qershor 2021. Si forcë aleate e NATO-s, Forcat e Sigurisë së Kosovës do të jenë pjesë përbërëse e 28 mijë trupave pjesëmarrëse në stërvitje, krah atyre të SHBA-së, Kanadasë, Britanisë së Madhe, Turqisë, Rumanisë, Greqisë, Bullgarisë, Çekisë, Hungarisë, Kroacisë, Shqipërisë Maqedonisë Veriut, Malit të Zi, Bosnjë-Hercegovinës e Gjeorgjisë.

1 Maji edhe sivjet i gjen punëtorët në Kosovë në gjendje aspak të mirë

0

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini, thotë se problemet kryesore të punëtorëve janë moszbatim i ligjit të punës, kushtet jo të mira të punës dhe paga minimale e ulët.

Mungesa e kontratave të punës, mosrespektimi i tyre, puna me orar të tejzgjatur, pagat e vogla dhe siguria jo e duhur në punë, janë problemet kryesore me të cilat përballen çdo ditë mijëra punëtorë gjithandej vendit. Se punëtorët ballafaqohen me këto probleme çdo ditë e prej vitesh, e pohon në një prononcim për Radio Kosovën edhe kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini, i cili thotë se punëtorët kosovarë 1 Maji po i gjen me shkelje të shumta të të drejtave të tyre.

“Punëtorët 1 Maji po i gjen të diskriminuar. Ende nuk ka asnjë hap pozitiv për realizimin e të drejtave të punëtorëve, sigurinë në punë, por edhe sigurimin shëndetësorë, edhe pse BSPK është angazhuar në maksimum që madje një hap pozitiv të hidhet për të mirën e punëtorëve duke e ngritur pagën minimale apo duke e respektuar marrëveshjen kolektive”, tha ai për televizionin publik.

Të punësuarit në sektorin privat janë më të diskriminuarit, thekson Ajdini.

Sipas tij, gratë punëtore janë më të diskriminuara dhe shpesh ndodh të largohen nga puna kur punëdhënësit kuptojnë se ato janë shtatzëna.

Për kreun e BSPK-së, ngritja e pagës minimale është mëse e nevojshme.

“Sa i përket pagës minimale, kryeministri i tanishëm ka premtuar që kjo të jetë 250 euro. Unë besoj se kjo duhet të realizohet, deri në fund të vitit, edhe pse ne kemi kërkuar që në bazë të standardit jetësor paga minimale të jetë 350 euro”, tha Ajdini.

Dita e Punës – 1 Maji, shënohet që nga viti 1866 dhe ky manifestim lidhet ngushtë me protestat e përgjakshme të mijëra punëtorëve të fabrikave të Çikagos në Amerikë, të cilët kërkonin më shumë të drejta. Në shënim të kësaj date, BSPK, sot, nga ora 13:00 do mbajë konferencë për media ku do të paraqes problemet me të cilat përballen punëtorët dhe kërkesat sindikale për këtë vit.

Prodhuesit e makinave paralajmërojnë të kufizojnë shpejtësinë maksimale të lëvizjes në 180 km/h

0

Shpejtësia maksimale e lëvizjes me makina në të ardhmen, pavarësisht nga fuqia e motorit – do të jetë e kufizuar në fabrikë. Tani për tani, shpejtësia prej 180 km/h përmendet më shpesh si një kufiri i mundshëm.

Të martën, doli lajmi se Renault dhe Dacia do të kufizojnë shpejtësinë maksimale në 180 km/orë në modelet e tyre të ardhshëm, ndërsa Volvo këtë lajm e bëri të ditur vitin e kaluar.

Interesante është se Renault, i cili zotëron edhe Dacian, gjithashtu përmend një sistem automatik të kontrollit të shpejtësisë të quajtur Safety Coach, i cili do të rregullojë kufirin e shpejtësisë sipas rregullave lokale të trafikut, duke marrë parasysh aspekte të ndryshme si rruga dhe kushtet e motit.

Nga ana tjetër, Volvo do t’u ofrojë klientëve të ashtuquajturin “Çelës Kujdesi”, i cili do t’i lejojë pronarit që nëse dëshiron – të kufizojë më tej shpejtësinë maksimale.

Policia jep detaje për arrestimin e Faton Brahimit për vrasjen e djalit të axhës në Novosellë të Pejës

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë është arrestuar Faton Brahimi i cili kërkohej për vrasjen e djalit të axhës, Bashkim Brahimi nga Novosella e Pejës.

Në njoftimin për media policia ka bërë të ditur se arrestimi i tij është bërë falë bashkëpunimit me qytetarët, pasi që policia kishte shpallur në kërkim.

“Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 25.04.2021, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar: Faton (Shaban) BRAHIMI, i cili kërkohej për veprën penale: “Vrasje”. Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 29.04.2021,është bërë arrestimi i tij. I dyshuari është dërguar në ndalim policor”, thuhet në njoftim.

Policia më tej thekon se rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të qojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore.

“Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend më të sigurt.

Policinë e Kosovës në Rajonin e Pejës po e ndihmojnë qytetarët, falënderojmë të gjithë për besimin dhe rritjen e bashkëpunimit në realizimin e planeve për të mirën e vet qytetarëve dhe vendit”, thuhet në njoftim.

E rëndë: Dhunohet një vajzë e mitur në Prizren

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë e mitur në Prizren është dhunuar seksualisht.E mitura ka kërkuar ndihmë në Spitalin e Prizrenit, derisa po Policia po merret me rastin në fjalë.

Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML për ekzaminim.

E mitura është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit ku ka pranuar tretman mjekësor dhe mbetet për t’u bërë ekzaminime mjekësore.

Një femër në fshatin Zhur tenton ta vras veten

0

Në fshatin Zhur të Prizrenit, një femër ka tentuar ta vras veten – si rëndom, duke përdorur medikamente.

Sinjali mëson se më datë 29 prill rreth orës 16:00, e njëjta ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Dyshohet se ajo tentoi ta vras veten duke konsumuar medikamente të ndryshme dhe në sasi të konsiderueshme.

Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe sipas mjekut kujdestar, siç mësoi Sinjali, gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetë.

Nuk dihet arsyeja e përdorimit të medikamenteve nga ana e saj që deshi t’ia marrë jetën vetes. Sinjali mëson se ajo tashmë është hospitalizuar./Gazeta Sinjali/

Pfizer fillon eksportimin e vaksinave të prodhuara në SHBA

0

Dërgesa e vaksinave kundër Covid-19, të kompanisë Pfizer Inc për Meksikën këtë javë përfshin doza të prodhuara në fabrikën e saj në Shtetet e Bashkuara dhe sasi të tjera vaksinash pritet të vazhdojnë të eksportohen në vende të tjera, i tha agjencisë së lajmeve Reuters të enjten një burim me dijeni mbi këtë çështje.

Kjo është hera e parë që një dërgesë vaksinash, e prodhuar në fabrikën e kompanisë Pfizer në Kalamazu të Miçiganit, shkon jashtë Shteteve të Bashkuara pas një kufizimi mbi eksportimin e saj të vendosur nga administrata e ish-presidentit Trump që skadoi në fund të marsit, tha burimi.

Qeveria amerikane ka qenë nën presion në rritje në javët e fundit për t’ua dhënë vaksinat e tepërta vendeve të tjera në nevojë të jashtëzakonshme pasi ajo po bën përparim të shpejtë në vaksinimin e popullsisë së saj. Shumë vende, ku virusi është ende jashtë kontrollit, po përpiqen të marrin furnizime me vaksina për të ndihmuar në zbutjen e pandemisë, raporton zeriamerikes.

Pfizer ka dërguar më shumë se 10 milionë doza në Meksikë deri më tani, duke u bërë furnizuesi i saj më i madh i vaksinave kundër Covid-19.

Ministria e shëndetësisë e Meksikës tha se po merr 2 milionë doza nga kompania Pfizer këtë javë. Nuk është ende e qartë se sa prej tyre do të vijnë nga Shtetet e Bashkuara.

Pfizer prodhon vaksinën e saj kundër Covid-19 në partneritet me kompaninë gjermane BioNTech SE.

Mandl: Takova vetëm një person nga Kosova që ishte për ndryshim të kufijve, e ai ishte Thaçi

0

Eurodeputeti nga Austria, Lukas Mandl, ka thënë se deri tash ka takuar vetëm një person nga Kosova që ka qenë në favor të ndryshimit të kufijve dhe ai është sipas tij, ish-presidenti Hashim Thaçi .

Ai tha për Euronews se Kryeministri Kurti iu ka premtuar se dialogu me Serbinë, nis në muajin qershor.

Për këtë proces euro-deputeti nga Austria, tha se është dialog mes dy vendeve, Kosovës e Serbisë e jo mes dy qyteteve siç i thonë disa Prishtinës dhe Beogradit, transmeton Klan Kosova.

Nga e hëna gjithë ata që përdorin Iphone do të duhet të zgjedhin mes dy opcioneve

0
epa07053430 A customer tests the new iPhone XS Max in the Apple Store in Moscow, Russia, 28 September 2018. Apple introduced the new iPhone models on 12 September 2018. Media reports state that the popularity of new iPhone models in Russia has fallen compared to the iPhone X released in 2017. EPA/SERGEI ILNITSKY

Që nga e hëna, përdoruesit e iPhone kanë mundësinë e zgjedhjes midis pranimit ose refuzimit për t’u gjurmuar, falë një përditësimi nga Apple, potencialisht i mbushur me pasoja për ekosistemin reklamues ku operojnë Facebook dhe Google.

Në Silicon Valley po përballen dy modele: gjiganti elektronik që i shet telefonat inteligjentë, tabletët dhe kompjuterët e tij me çmime të larta dhe dy fqinjët e tij që ofrojnë shërbime falas, në mënyrë të nënkuptuar, në këmbim të të dhënave nga përdoruesit e internetit.

Ky model ekonomik mbizotërues prej kohësh është kritikuar nga shoqëria civile dhe sfidohet periodikisht nga ligjet (në Europë dhe Kaliforni) ose kompani më pak të njohura.

Por marka e mollës, me një miliard iPhone-t e saj aktivë në botë, duket se do të lëkundë zakonet.

Që nga shtatori, botuesit e aplikacioneve që përdorin iOS, sistemin operativ celular të Apple, mund t’u kërkojnë përdoruesve të tyre leje për t’i ndjekur, ndërsa lëvizin midis faqeve dhe aplikacioneve të ndryshme, për të mbledhur dhe përdorur të dhënat e tyre.

Me vendosjen e versionit 14.5 të iOS këtë javë, kjo karakteristikë, e njohur si ATT (Transparenca e Ndjekjes së Aplikacioneve), bëhet një detyrim.

Konkretisht, një dritare pëlqimi shfaqet kur hapet çdo aplikacion, raporton Afp, përcjell Albinfo.ch.

Nëse një përdorues klikon në “jo” ose nëse dritarja nuk shfaqet, për çfarëdo arsye, aplikacioni humbet hyrjen në identifikuesin reklamues të këtij personi, një numër unik i cili lejon që ai të gjurmohet në internet.

OBSH paralajmëron Evropën: ‘Stuhia’ e Indisë mund të vijë te ju

0

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi vendet evropiane se lehtësimi i masave kundër përhapjes së koronavirusit mund të shkaktojë një “stuhi” të rasteve të reja me COVID-19, siç po ndodh në Indi.

Situata e rëndë epidemiologjike në Indi, sipas ekspertëve është rezultat edhe i tubimeve masive.

Kreu i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, u tha gazetarëve të enjten se vendet nuk duhet të bëjnë gabim duke relaksuar kufizimet shumë shpejt.

“Kur masat mbrojtëse relaksohen, pastaj ka tubime masive, dhe kur ekzistojnë variantet më ngjitëse të virusit në kohën kur shkalla e vaksinimit është ende e ulët, atëherë kjo mund të krijojë një stuhi në çdo vend”, tha Kluge.

“Është shumë e rëndësishme të kuptohet se situata në Indi mund të ndodhë kudo”, shtoi ai, shkruan Rel.

I ashtuquajturi variant indian i koronavirusit – ose B.1.617 – është duke përfshirë gjithë Indinë, por OBSH-ja ende nuk e ka konfirmuar nëse është më i transmetueshëm apo më vdekjeprurës sesa llojet e tjera të virusit.

Ekspertët kanë thënë se tubimet e mëdha në ndeshjet sportive ose dasmat, janë pjesërisht shkaktare për shpërthimin e rasteve me koronavirus.

Kluge tha se procesi i imunizimit është në rritje në rajonin evropian, dhe llogaritet se shtatë për qind e popullsisë tani është plotësisht e vaksinuar.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort