Home Blog Page 4698

Google me fitime rekorde në periudhën pandemike

0

Është bërë e ditur se kompania që zotëron Google, Alphabet, ka rritur ndjeshëm përfitimet monetare gjatë 3-mujorit të parë të vitit. Kjo për shkak të pandemisë globale pasi njerëzit kanë përdorur në masë internetin.

Referuar të dhënave të pasqyruara nga kompania, fitimi neto u rrit me 162% ose të përkthyera në vlera në 17.9 miliardë Dollarë. Këto shifra tregojnë rritje rekord të të ardhurave nga Google, raporton BBC, përcjell albinfo.ch.

“Gjatë vitit të kaluar njerëzit kanë përdorur më shumë motorin e kërkimit Google Search për më shumë shërbime në internet, për të qenë të informuar por edhe për t’u argëtuar”, kanë thënë kompania Alphabet dhe shefi ekzekutiv i Google, Sundar Pichai. Edhe reklamat në Google janë rritur së tepërmi gjatë muajve të pandemisë, duke rritur ndjeshëm të ardhurat e kompanisë.

Problemi i vetëm me të cilin përballet gjigandi i teknologjisë janë çështje të tilla si konkurrenca dhe privatësia. Dy ditë më parë, kompania teknologjike Roku akuzoi Google për shkelje të rregullave të konkurrencës për të rritur përfitimet në Youtube.

Ndërkohë, rregullatorët amerikanë dhe europianë vazhdojnë të diskutojnë për të rritur akoma më shumë mbikëqyrjen ndaj Google dhe kompanive të tjera teknologjike, por ende nuk kanë rënë dakord për legjislacionin.

Një 37-vjeçar është viktima më e re nga COVID-19

0

Numër shqetësues i vdekjeve nga COVID-19 është raportuar sot nga IKSHPK.

Kjo e fundit me anë të raportit 24 orësh, ka bërë të ditur se brenda këtij intervali, nga koronavirusi kanë vdekur 11 persona.

E përveç viktimave në moshë të shtyer, në Podujevë si pasojë e komplikimeve nga COVID-19, ka ndërruar jetë një person në moshën 37-vjeçare.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 2 raste (87, 77 vjeç), Podujevë 2 raste (84, 37 vjeç), Prishtinë 2 raste (76, 64 vjeç), Drenas 1 rast (90 vjeç), Gjakovë 1 rast (79 vjeç), Mitrovicë 1 rast (78 vjeç), Skenderaj 1 rast (79 vjeç), Viti 1 rast (65 vjeç)”, thuhet tutje në raportin e IKSHPK-së.

ZPS-ja për çështjen ndaj Gucatit dhe Haradinajt: Hetimet tona kanë vërtetuar akuzat e ngritura

0

Në seancën që po zhvillohet në Gjykatën Speciale ndaj kreut të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit dhe nënkryetarit Nasim Haradinaj, po diskutohet përrrjedhjen e informacionit për dokumentet e publikuara.

Avokati i Haradinajt, ka thënë se akuzat e ngritura, nuk kanë prova të publikuara, ndërsa prokuroria ka deklaruar se hetimet e kryera kanë vërtetuar akuzat e ngritura dhe se pas vërtetimit, mund të shpien në dënimin e të akuzuarve.“Dokumentet i kemi nxjerrë me 28 prill, janë 146 dokumente, një pjesë e tyre janë nxjerrë si nënkategori.

Ka pasur edhe dokumentete të kufizuara që të sigurohemi që skuadrat e mbrojtjes të kishin një version të redaktuar për të dyja ekipet dhe data është si afat kohor i përcaktuar nga ju.
Hetimet tona kanë vërtetuar që akuzat tona janë të përligjura”, është thënë nga Prokuroria.
Ndërsa avokati i Gucatit, ka thënë se janë skeptikë në sigurimin e dokumenteve të tjera nga ZPS-ja.

202 raste të reja me koronavirus në Kosovë, 9 në Prizren

0
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.810 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 202 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 2 raste (87, 77 vjeç), Podujevë 2 raste (84, 37 vjeç), Prishtinë 2 raste (76, 64 vjeç), Drenas 1 rast (90 vjeç), Gjakovë 1 rast (79 vjeç), Mitrovicë 1 rast (78 vjeç), Skenderaj 1 rast (79 vjeç), Viti 1 rast (65 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 105.188 raste nga 533.764 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.173 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 646 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 94.174 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.841.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 52 raste, Podujevë 14 raste, Skenderaj 14 raste, Mitrovicë 12 raste, Ferizaj 11 raste, Gjilan 11 raste, Prizren 9 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Suharekë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Klinë 6 raste, Obiliq 6 raste, Pejë 6 raste, Drenas 5 raste, Lipjan 5 raste, Malishevë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Rahovec 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Kaçanik 2 raste, Novobërdë 2 raste, Shtime 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Hani i Elezit dhe Leposaviq.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Lajmërone menjëherë Policinë e Kosovës në rast se e shihni këtë person

0

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë po e vazhdon bashkëpunimin me qytetarë për gjetjen e personave të kërkuar nga drejtësia.

Kësaj radhe, përmes një komunikate, PK-ja thotë se bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore në Pejë, dhe dega Deçan, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, kërkon që të gjendet Nderim (Emrush) Haklaj, i lindur me 29.12.1986 në Deçan.“I pandehuri është i kërkuar për veprat penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘Zjarrvënie’”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë– E-mail adresa: [email protected]

Ish-ministri Zemaj: Po keqmenaxhohet me pandeminë, duhen edhe tri vjet për vaksinim

0

Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka kritikuar Qeverinë Kurti për keqmenaxhim me pandeminë.Ai tha se afati se kur qytetarët duhet të marrin dozën e dytë të vaksinës është 8 qershori.Por që sipas tij, ende nuk ka konfirmim nëse në Kosovë do të arrijnë dozat e dyta të kësaj vaksine.

Madje ai deklaroi se nëse vazhdohet me këtë ritëm të vaksinimit, ky proces mund të mos kryhet deri në tri vjet.Zemajt ka kritikuar Qeverinë edhe për numrin e ulët të testimeve, raporton Ekonomia Online.

“Kjo Qeveri morri vota e mori pushtetin, duke i kujtuar qeverisë së re që koha e dozave të dyta të vaksinave nuk kanë ardhur, ndërsa qytetarët presin këto vaksina”.“Për fat të keq kjo nuk ka ndodhur qytetaret janë të painformuar nga ata që premtuan dhe nuk informuan drejtë, nëse vazhdon kështu atëherë gjendja pandemike do zgjasë gjatë ku qytetaret po vdesin shumë, po bëhen pak teste normal që ka pak raste, sepse po i detyrojnë bashkatdhetarët tanë që të shkojnë nëpër klinika private për testim”.
“Shtimi i personelit shëndetësor është anuluar nga një Qeveri e papërgjegjshme, që nuk e ka konsideratë gjendjen e qytetarit e as nuk ka ndonjë plan për pandeminë dhe as platformë qeverisëse”.

“LDK-ja kërkon që Qeveria të bëjë hapa konkret për gjendjen e pandemisë dhe shëndetit të qytetarëve, të krijohen kushte për personelin shëndetësor, të bëhet shtimi i pagesave të personelit shëndetësor”.“Diçka të tillë nuk e kemi parë dhe kjo ka ngritur pakënaqësi dhe dyshime, qeveria duhet të rris bashkëpunimin me Shqipërinë dhe jo të rris inate”, tha Zemaj.

Qeveria Kurti mban mbledhje sonte, këto janë pikat që do të shqyrtohen

0

Qeveria e Kosovës mban mbledhje sonte. Pika e parë ka të bëj më shqyrtimin e Projekt-rregullores për Përcaktimin e Procedurës për Pranimin dhe Trajtimin e Rasteve të Sinjalizimit (MD).

Qeveria e Kosovës pritet që sonte të mbaj mbledhjen e saj të radhës. Express ka mësuar se në këtë mbledhje do të diskutohet për tri pika të rendit të ditës.

Pika e dytë do të jetë edhe shqyrtimi i propozim-vendimit për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare, ndaj 35 zyrtarëve dhe 2 entiteteve të Mianmarit/Birmanisë, të përfshirë në abuzime dhe shkelje të rënda, të të drejtave të njeriut, në Mianmar/Birmani.

Ndërsa pika e tretë do të jetë shqyrtimi i raportit tremujor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për periudhën 1 janar-31 mars 2021

Mbi 5600 kosovarë sot janë nisur drejt Shqipërisë

0

Temperaturat e larta dhe Festa e 1 Majit, ka shkaktuar nisjen e shqiptarëve të Kosovës në bregdetin shqiptar.

Fundjava ka sjell një fluks kosovarë në pikën kufitare të Morinës.

Temperaturat e larta dhe Festa e 1 Majit, ka shkaktuar nisjen e shqiptarëve të Kosovës në bregdetin shqiptar.

Vetëm deri në mesditën e së premtes mbi 5600 qytetarë kanë kaluar pikën kufitare në drejtim të Shqipërisë.

Ndër të tjera mësohet se përveç qytetarëve që kanë zgjedhur Shqipërinë për pushime, ka dhe shumë të tjerë të cilët vijnë për arsye pune.

Pandemia goditi keq Kosovën, por s’ka protestë nga BSPK-ja për “1 Maj”

0

“1 Maji” është dita ku në gjithë botën bëhet thirrje për respektim të të drejtave të punëtorëve.

Në shumë shtete këtë ditë protestohet duke kërkuar më shumë të drejta për punëtorët.

Edhe këtë vit, në Kosovë punëtorët “1 Maji” i gjen me problemet e sfidat e njëjta.

Kryetari i Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovë (BSPK), Avni Ajdini ka rrëfyer për Front Online për sfidat me të cilat përballen punëtorët e sidomos sektori privat.

Ai thotë se këtë vit punëtorët i ka goditur edhe pandemia që ka vështirësuar gjendjen ekonomike të tyre.

“Për fat të keq edhe ky vit punëtorët i ka gjetur në një situatë të palakmueshme duke marrë për bazë tani për tani një pandemi që e ka kapluar Republikën e Kosovës, por edhe botën, ka pasur ngarkesa mjaft, por edhe kjo e ka ngarkuar kështu që i ka zënë punëtorët me shumë probleme”, ka thënë Ajdini për Front Online.

Kryesindikalisti Ajdini: Politikanët në fushatë premtojnë, në pushtet nuk realizojnë

Kryesindikalisti Ajdini ka thënë se të gjitha qeveritë e deritanishme kanë premtuar gjatë fushatës, por premtimet e tyre nuk janë realizuar asnjëherë.

“Për fat të keq këtu në republikën tonë shkelësit më të mëdhenjtë të ligjit he moszbatimin e tyre e kanë qeveritarët e tanë dhe këtu jemi në atë problematik, sepse udhëheqësit tonë edhe e pandërgjegjshme ndaj premtimeve të cilat i ka dhënë gjatë fushatave të cilat nuk i realizon”, ka thënë Avni Ajdini.

Ajdini ka renditur disa nga premtimet që nuk u realizuan ndër vite nga politikanët.

“Duke marrë për bazë nga viti 2013 paga minimale nuk ka lëvizur edhe pse është premtuar disa herë paga minimale ka mbetur aty ku është por edhe marrëveshja kolektive nuk është nënshkruar pas vitit 2017 edhe kjo ka skaduar. Nuk është bërë skema pensionale të cilën punëtorët të cilët kanë punuar në ish-sistemin kanë mbetur pa e realizuar të drejtën e tyre për të marrë pension të plotë dhe këtë çështje nuk e ka rregulluar qeveria jonë. Siguria dhe shëndeti ende nuk janë, jemi i vetmi shtet që ende nuk kemi sigurim shëndetësorë, ka thënë ai për Front Online.

BSPK-ja me 5 kërkesa për kryeministrin Albin Kurti

Ajdini thotë se shpresat i kanë te qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti në realizimin e kërkesave të tyre.

Sindikalistët tashmë kanë të gatshme 5 kërkesa për Kurtin.

“Shpresa ka mbetur në këtë qeveri të ndryshimit. Në këto 5 kërkesa të sindikatës është, Marrëveshja Kolektive, Paga Minimale, Skema Pensionale, Siguria dhe Shëndeti në Punë dhe Ligji mbi Sigurimin dhe Barazinë e Pagave sipas Ligjit, sepse ka aty diskriminim”, shprehet ai.

Përveç kërkesës direkte për kryeministrin Kurti, sindikalistët kërkojnë edhe nga ministri i Punës Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati që të thërras Këshillin Ekonomiko-Social.

“Iu kam drejtuar edhe Hekuran Muratit që sa më shpejtë të thërras Këshillin Ekonomiko-Social që të startojmë me problemet aty ku kanë ngelë, që të fillojmë hap pas hapi me një realizim të tillë”, ka thënë Ajdini për Front Online.

Kryesindikalisti i Kosovës: Pandemia goditi sektorin privat, u rrit papunësia

Ekonomia e Kosovës është ndër më të goditurat në rajon nga pandemia COVID-19. Derisa për një kohë të gjatë vendi ka shënuar rritje ekonomike mesatare prej 4%, vitin e kaluar Kosova për herë të parë ka pasur rënie ekonomike prej 7%.

Për shkak të pandemisë, shumë biznese kanë raportuar se u është vështirësuar operimi. Madje qindra sosh janë mbyllur, me ç’rast është raportuar se shumë punëtorë kanë humbur vendet e tyre të punës.

Këtë vit si pasojë e pandemisë BSPK-ja do të ketë si aktivitet vetëm një tryezë pune.

“Nuk mundemi që ta organizojmë një protestë masive për të drejtat e punëtorëve, por me 30 (prill) kemi vendosur që në kemi një tryezë me sindikatat anëtare”, ka treguar Ajdini për Front Online.

Pandemia ka shkaktuar dëme ekonomike në pothuaj gjithë sektorët e ekonomisë por gastronomia hoteleria poashtu edhe ndërtimtaria kanë qenë më të prekurit.

“Sa i përket pandemisë në anën ekonomike na ka dëmtuar mjaft në sektorin privat, në ndërtimtari edhe sektorin e gastronomisë por edhe sektorin e hotelerisë.

Këtu kemi një humbje të ekonomisë kemi një rënie të ekonomisë dhe një ngritje të papunësisë”, ka thënë ai.

Dita e Punës, ose Festa e Punëtorëve, organizohet më 1 maj të çdo viti, e cila synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale dhe vështrimin ekonomik-social të punëtorëve.

Prizren: Shlyhet procesverbali, dështon gjykimi ndaj të akuzuarve për mashtrim me viza pune

0

Për të shtatën herë me radhë, ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore në rastin e të akuzuarve për shpëlarje parash dhe shmangie nga tatimi, Flamur Hoxha dhe Besim Rexhaj.

Shkak i mos mbajtjes së kësaj seance ishin problemet teknike, konkretisht shlyerja pa dashje e procesverbalit të seancës së sotme nga zyrtarja ligjore, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lidhur me këtë, kryetari i trupit gjykues Xheladin Osmani tha se vazhdimi i shqyrtimit gjyqësor është i pamundur pasi që procesverbali i seancës së sotme është shlyer.

“Trupi gjykues në prezencë të të gjitha palëve dhe dëshmitarëve ka filluar shqyrtimin kryesor në çështjen penale kundër të akuzuarve të lartcekur dhe për shkak të veprave penale të lartcekura, shqyrtimi ka filluar në ora 10:00 dhe ka vazhduar gjerë në 11:50 minuta ku është ndërprerë për shkak të pauzës. Shqyrtimi kryesorë është tentuar të vazhdohet aty ku ka mbetur, mirëpo teknika gjatë përpilimit të procesverbalit ka dështuar, janë humbur të gjitha shënimet që janë kryer brenda 2 orëve, është tentuar përmes IT të gjykatës, mirëpo ka qenë e pa mundur që të kthehet procesverbali në gjendjen e mëparshme”, tha gjykatësi Osmani.

Po ashtu, gjykatësi Osmani ka refuzuar kërkesën e të akuzuarit Flamur Hoxha që në cilësi të dëshmitarit për seancën e radhës të dëgjohet kontabilisti Flamur Hoxhaj.

Paraprakisht, në seancën e së enjtes palët në procedurë kanë dhënë fjalët e tyre hyrëse dhe ka filluar dëgjimi i dëshmitarit Hasan Veliu, por pas kthimit nga pauza e drekës, me shlyerjen e procesverbalit është pamundësuar mbajtja e seancës.

Në këto rrethana, gjykatësi Osmani njoftoi  se shqyrtimi i ardhshëm do të filloj rishtas dhe caktohet për datat 2 dhe 12 korrik 2021, në ora 10:00.

Me aktgjykim e shpallur nga Gjykata Themelore në Prizren, më 9 janar 2020, ish-drejtori ekzekutiv i shkollës “DBBS” në Prizren, Flamur Hoxha, ishte dënuar me gjashtë vjet burg dhe 21 mijë euro gjobë, pasi ishte shpallur fajtor se ka mashtruar qytetarët për viza pune në Gjermani, ndërsa i akuzuari tjetër, Besim Rexhaj, ishte dënuar me katër vjet burgim dhe me 12 mijë euro gjobë.

Ndaj të akuzuarit Flamur Hoxha ishte shpallur edhe aktgjykim plotësues, konfiskimi i pasurisë, konkretisht një shtëpi, një veturë “BMW X5”, si dhe një “Audi”, kurse të akuzuarit Rexhaj, i është konfiskuar një banesë me garazh, si dhe një veturë e tipit “Polo”.

Po ashtu, për këtë rast ishte dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht Veprim Rexhepi, i cili akuzohej se me anë të falsifikimit ka nënshkruar rreth 400 kontrata pune për në shtetin e Gjermanisë, pa qenë i autorizuar fare nga personat përgjegjës, në emër të të cilëve janë lëshuar këto kontrata, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndërsa Gjykata e Apelit, këtë rast e ka kthyer në rigjykim vetëm ndaj Flamur Hoxhës dhe Besim Rexhajt, të cilët kishin parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit.

Ky rast zhvillohet në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Speciale (PSRK), të ngritur më 20 gusht 2018, me të cilën Flamur Hoxha dhe Besim Rexhaj akuzohen se në periudhën 2016-2017, megjithëse e kanë ditur se të ardhurat burojnë nga aktivitete kriminale, kanë pranuar para nga qindra persona të dëmtuar, saktësisht 489 persona, me arsyetimin se do t’i punësojnë në Gjermani.

Sipas aktakuzës, Hoxha dhe Rexhaj, nga të dëmtuarit e njëjtë i kanë marrë nga 2500 – 3000 euro, të cilët fare nuk i kanë dërguar në Gjermani, duke fshehur fondet në fjalë e më pas të njëjtat fonde duke i transferuar tek persona tjerë, me këto veprime kanë përvetësuar shumën prej 1.220.175.00 euro, nga të cilat kanë bërë shpëlarjen e parave në shumën prej 1.068.775.00 euro.

Me këtë, në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje, akuzohen se kanë kryer veprën penale “shpëlarje parash”, nga neni 308 i Kodit Penal të RKS, si dhe neni 32 paragrafi 2. nën paragrafi 2.1 dhe 2.2 i Ligjit mbi Parandalimin e Shpëlarjes së Parave dhe Financimin e Terrorizmit, lidhur me nenin 81 dhe 31 të Kodit Penal të RKS.

Sipas aktakuzës, të njëjtit akuzohen edhe për veprën penale të mashtrimit, nga neni 335, dhe atë të falsifikimit të dokumenteve nga neni 399, si dhe Shmangie nga Tatimi nga neni 313 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /BetimipërDrejtësi

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort