Home Blog Page 4697

8841 raste aktive me koronavirus në vend

0

8841 është numri i rasteve aktive me koronavirus në vendin tonë.Vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 202 raste të tjera, trefishë më pak se numri i të shëruarve, që shkoi në 646, përcjell GazetaBlic.Ndërkaq numri total i personave të shënuar deri më tani që nga fillimi i pandemisë, ka arritur në 94 mijë e 174.

Më poshtë edhe komunikata e plotë.646 TË SHËRUAR DHE 202 RASTE ME COVID-19!Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.810 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 202 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 2 raste (87, 77 vjeç), Podujevë 2 raste (84, 37 vjeç), Prishtinë 2 raste (76, 64 vjeç), Drenas 1 rast (90 vjeç), Gjakovë 1 rast (79 vjeç), Mitrovicë 1 rast (78 vjeç), Skenderaj 1 rast (79 vjeç), Viti 1 rast (65 vjeç).Numri total i rasteve pozitive është 105.188 raste nga 533.764 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.173 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 646 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 94.174 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.841.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 52 raste, Podujevë 14 raste, Skenderaj 14 raste, Mitrovicë 12 raste, Ferizaj 11 raste, Gjilan 11 raste, Prizren 9 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Suharekë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Klinë 6 raste, Obiliq 6 raste, Pejë 6 raste, Drenas 5 raste, Lipjan 5 raste, Malishevë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Rahovec 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Kaçanik 2 raste, Novobërdë 2 raste, Shtime 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Hani i Elezit dhe Leposaviq.Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Parashikimi i motit për sot dhe nesër në Prizren

0

Në fundjavë mbetet mot shumë i ngrohtë, me vransira të shtunën, e më shumë diell ditën e diel.
Priten mundësi edhe për reshje të dobëta lokale shiu.

Ditëve të para të javës së parë të muajit maj, do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vransira dhe diell, e ditën e martë mund të priten edhe reshje lokale shiu me bubullima. Temperaturat pësojnë një rënie.

Nga dita e mërkurë, më shumë diell dhe ngrohtë.Koncentrimi i pluhurit saharian, në ditët e fundjavës pritet të arrijë kulminacionin, që mund të ndikoj në përkeqësim të cilësisë së ajrit, ku indeksi kohëpaskohe mund të kalojë edhe në vlera të dobët. Por, në përgjithësi mbetet përreth vlerave mesatare dhe të pranueshme. Nga e hëna pritet përmirësim i cilësisë së ajrit, e indeksi do të luhatet brenda vlerave të mira dhe të pranueshme.

1.05 – Shumë ngrohtë, kryesisht me vransira. Pasdite dhe në mbrëmje, me mundësi për reshje lokale shiu.
2.05 – Mbetet ngrohtë. Pjesërisht vranët, me më shumë diell dhe erë gjatë ditës. Përreth viseve malore, mundësi për reshje lokale shiu.
3.05 – Kryesisht me vransira, gjatë ditës me intervale me diell.
4.05 – Pjesërisht vranët. Pasdite priten reshje lokale shiu me bubullima.
5.05 – Pas mëngjesit më të freskët, ditën ngrohtë kryesisht me diell.Temperaturat minimale do të luhaten nga 1C deri 14C, e deri ditën e mërkurë zbresin edhe në 5C, ndërsa maksimalet zbresin nga 26C ditëve të fundjavës, në 18C ditën e martë.Do të fryj erë mesatare dhe e fuqishme nga jugu-jugperëndimi 5-17m/s, të dielen me hove edhe deri në 20m/s (72km/h).
Shtypja atmosferike në përgjithësi luhatet përreth vlerave normale.

Specialja refuzon kërkesën e Thaçit dhe të tjerëve për lirim nga paraburgimi

0

Gjykata Speciale të premten ka bërë të ditur se ka refuzuar kërkesat e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit për lirim nga paraburgimi.

“Të premten më 30 prill 2021, paneli i Gjykatës së Apelit nxori katër vendime me të cilat hodhi poshtë apelet e parashtruara nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi kundër katër vendimeve përkatëse të Gjykatësit të Procedurës Paraprake me të cilat ai refuzoi kërkesat e tyre fillestare për lirim të përkohshëm”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Kjo nuk është hera e parë që ish-krerëve të UÇK-së u refuzohet kërkesa për lirim. Në fillim të këtij viti, Specialja me arsyetimin se ekziston rreziku që ish-pjesëtarët e UÇK-së të arratisen, të ndikojnë në dëshmitarë ose ta kryejnë ndonjë krim, u kishte refuzuar kërkesën për lirim me kusht, të cilin të akuzuarit e kishin apeluar.

Nga fillimi i nëntorit, katër ish-krerët e UÇK-së janë në paraburgim në Hagë. Ata po akuzohen për krime lufte.

Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999.

Eksperti amerikan për Ballkan, Server: Serbia të njohë Kosovën

0

Eksperti amerikan për Ballkan, Daniel Server tha sot se Serbia duhet të pajtohet me anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe të vendosë marrëdhënie zyrtare me Prishtinën në nivelin diplomatik.

Në blogun e tij ” Peacefare.net “, Server propozoi “Non-paper” e tij për Ballkanin Perëndimor, në të cilin ai deklaroi se sovraniteti dhe integriteti territorial i të gjitha shteteve në rajon janë të padiskutueshëm, duke insistuar në respektimin e të drejtave të popujve pakicë.

“Është e rëndësishme që Perëndimi të veprojë tani, sepse krijimi i problemeve nga Rusia dhe financimi kinez minojnë demokratizimin e Serbisë, rivendosin ambiciet rajonale të Beogradit, dobësojnë Malin e Zi dhe shtetësinë e Bosnjës. Nëse rajoni mbetet në gjendjen e tij aktuale, ne mund të presim paqëndrueshmëri në rritje, konflikte etnike, dobësi të shtetit, migrim të shtuar të popullsisë dhe autoritarizëm në rritje,” shkroi Server, transmeton Indeksonline.

Ai vlerësoi se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës nën kujdesin e BE nuk ka sjellë pothuajse asnjë përparim gjatë tetë viteve të kaluara, kryesisht sepse u pengua nga ndarjet midis Uashingtonit dhe Brukselit.

“Nuk ka nevojë të nxitojmë për të ringjallur dialogun. Presidenti i (Serbisë), Aleksandar Vučić, tha qartë se ai nuk do ta njihte Kosovën si një shtet të pavarur dhe sovran para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në Serbi, në pranverën e vitit 2022. Deri atëherë, do të duhet një vit për të përgatitur terrenin në BE, si dhe në Serbi dhe Kosovë, për normalizimin bazuar në njohjen reciproke, “tha Server./Indeksonline/

Zëdhënësi i kancelares gjermane: Ndryshimi i kufijve është i rrezikshëm

0

Pas ministrit Maas, edhe zëdhënësi i kancelares gjermane, Angela Merkel, është shprehur kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan.

Zëdhënësi i kancelares gjermane, Steffen Seibert, u shpreh të premten, 30.04.21. në konferencën e rregullt të zëdhënësve të qeverisë gjermane kundër ndryshimit të kufijve përgjatë linjave etnike në Ballkanin Perëndimor.

I pyetur nga Deutsche Welle se a ka përcaktuar qeveria gjermane vija të kuqe që nuk duhen të shkelen në rast të një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi,Seibert tha:

“Ju lutemi kuptoni që ne zakonisht nuk komentojmë dokumente jozyrtarë por sa u përket spekulimeve që qarkullojnë aktualisht në media për ndryshimin të kufijve në Ballkanin Perëndimor përgjatë vijave etnike, nga pozita e Qeverisë Federale unë mund t’ju them se ne e konsiderojmë shumë të rrezikshme.”

“Ndryshime të tilla kufijsh mund të rrisin paqendrueshmërinë e rajonit, të krijojnë tensione të reja dhe deri në rikthimin e konflikteve të së kaluarës. Si qeveri, ne vazhdojmë të promovojmë rrugën e integrimit evropian e transantlantik të vendeve në rajon, bazuar në demokraci, në shtetin e së drejtës dhe në multietnicitet”, tha Seibert më tej dhe shtoi: “I inkurajojmë vendet e Ballkanit Perëndimor që të vijojnë axhendën e reformave e të përqendrohen sidomos në drejtësi dhe shtetin e së drejtës, në luftën kundër korrupasionit dhe krimit të organizuar. ”

Edhe zëdhënësi i ministrisë së punëve të jashtme, Christian Burger, kujtoi me këtë rast se edhe ministri i jashtëm Heiko Maas (SPD), gjatë vizitës së tij javën e kaluar në Prishtinë e Beograd, e hodhi poshtë në mënyrë kategorike idenë e ndryshimit të kufijve.

Në përgjigjen e tyre, zëdhënësit iu shmangën çështjes së autonomisë së serbëve në Veri të Kosovës. Qarqe qeveritare i thanë DW-së se Gjermania është e mendimit se si bazë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë duhet të shërbejnë marrëveshjet e arritura deri tani në Bruksel.

Dialogu, plani “Marshall” dhe çdo gjë tjetër që tha Albin Kurti dje në Bruksel

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dje ka mbajtur një fjalim para Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian.

Kurti që dy ditë po qëndron në Bruksel ku ka zhvilluat takime me krerë të lartë të Parlamentit Evropian.

Më poshtë mund ta lexoni fjalimin e plotë të kryeministrit Kurti:

Good evening. Bonsoir. Guten Abend. (Mirëmbrëma)

I nderuar Kryesues, të nderuar anëtarë, të nderuar miq, është nder të jem këtu me ju sot.

Së pari, më lejoni të ju falënderoj për mbështetjen e vazhdueshme që i keni dhënë vendit tonë dhe gjithashtu për rezolutën tuaj të fundit, e cila mirëpret dhe riafirmon perspektivën e zgjerimit për Kosovën dhe liberalizimin e vizave.

Fluturimi nga Prishtina për në Bruksel zgjat diku më pak se 3 orë, mirëpo për të ardhur këtu ne duhet t’i tejkalojmë disa barriera të mëdha të shkaktuara nga kufizimi i vizave, keqperceptimi, dhe paragjykimet.

E di që nuk jam udhëheqësi i pari që po flas në këtë institucion të nderuar, edhe udhëheqës të tjerë nga Kosova kanë folur para meje, në rrethana dhe kohë të ndryshme. Sot po ju flas si Kryeministër i një shteti sovran e të pavarur, i vogël por i rëndësishëm, i varfër por plot shpresë, i ri por i lashtë në të njëjtën kohë, i cili disa herë ka mbrojtur vlerat tona të përbashkëta evropiane.

Si popull kemi vuajtur pushtime nga perandori dhe regjime të ndryshme, të cilat deshën të na asimilojnë gjuhën dhe kulturën tonë, t’i marrin tokat tona dhe ta shuajnë ekzistencën tonë, fushatë e cila preku kulmin në vitin 1999 nga gjenocidi dhe dëbini i afër 1 milion njerëzve nga Kosova më 1999.

Pas Luftës së Dytë Botërore, bota u bë së bashku për të mos lejuar që mizori dhe tmerre të tilla të përsëriten në Evropë, megjithatë ato ndodhën në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë.

71 vjet më parë, gjersa Evropa po pastronte rrënojat e mbetura nga lufta, kohë kur vuajtjet ishin ende të mëdha, urrejtja dhe mosbesimi mbizotëronin dhe drejtësia nuk kishte ardhur në vend, lindi ideja e bashkëpunimit përmes institucioneve të përbashkëta.

Baballarët themelues të Bashkimit Evropian kishin përjetuar shkatërrimin e fuqishëm të luftës, dhe ishin dëshmitarë të anës së errët të arsyes njerëzore. Aty ku të tjerët panë luftë të pashmangshme, ata panë mundësinë për paqe dhe bashkëpunim, dhe kur të tjerët panë konkurrencë, me ç’rast fitorja e njërit është humbja e tjetrit, ata panë mundësinë që të gjithë të fitonin.

Historia është një seri e gjatë mësimesh të vështira. Por mbase pjesa më e rëndësishme për të mësuar është se paqja kërkon edhe drejtësi, por edhe përgjegjësi. Ne e dimë se pa gjyqet e Nurembergut dhe gjunjëzimin e Willy Brandt, pajtimi nuk do të ndodhte kurrë.

Bashkimi Evropian u ndërtua përmes betejës kundër fashizmit, dhe paqja evropiane ka në themel antifashizmin.

Pra, asnjëherë nuk duhet ta marrim si të mirëqenë as BE-në dhe as paqen, dhe duhet të kujtojmë se paqja nuk është thjesht mungesa e konfliktit të dhunshëm, por prania aktive e drejtësisë së vërtetë. Një paqe e drejtë me një shtet të mirëqenies që funksionon për të gjithë pa marrë parasysh kombësinë, fenë dhe gjininë.

Kjo gjë më sjell te Kosova dhe te dialogu i shumëpërfolur me Serbinë.

Kosova e pranon dialogun me Serbinë, dëshiron t’i zgjidhë të gjitha çështjet e pazgjidhura, dëshiron marrëdhënie paqësore dhe bashkëpunim paqësor, në mënyrë që të dy vendet tona dhe popujt tanë të mund të punojnë dhe jetojnë në harmoni, krah për krah dhe së bashku.

Pikërisht për këtë arsye, 13 vjet më parë, pas një procesi negociatash në Vjenë, i udhëhequr nga një i dërguar special i Kombeve të Bashkuara, me pëlqimin e demokracive botërore, Kosova u shpall shtet sovran dhe i pavarur. Pavarësia ishte kompromis i bazuar në një marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila shpalli Kosovën, një popull i përbërë nga 95% shqiptarë, si shoqëri multietnike; krijoi komuna me shumicë të komunitetit serb, dhe zona të veçanta të mbrojtura brenda territorit për vendet fetare, dhe shumë të drejta të tjera të zgjeruara dhe të veçanta, sidomos për komunitetin serb.

Sot, në parlamentin tonë, serbët dhe pakicat e tjera nuk i kanë vetëm vendet e rezervuara, por një shumicë të dyfishtë mbi shumë ligje dhe Kushtetutë. Të drejta të cilat as që mund të krahasohen nga afër me shtete të tjera evropiane.

Këto nuk janë vetëm opinione për t’u debatuar, por fakte për t’u përballur.

Ata që më kanë përcjellë mua dhe Lëvizjen të cilës i përkas, e dinë që si aktivist që nga fillimi kam kundërshtuar të drejtat e veçanta dhe zonat e veçanta, dhe kam avokuar për pavarësi dhe vetëvendosje si një e drejtë që na takon neve si popull.

Tani si Kryeministër, i cili ka fituar mbi 50% të votave në vend, detyra ime e parë është të mbroj sovranitetin, pavarësinë dhe kushtetutën tonë. Pra, ne jemi për dialog, por dialog që është i përgatitur mirë dhe me parime, i drejtë dhe i barabartë. Prandaj, më lejoni t’i përmend këto parime:

E para është pranimi i realitetit. Kjo do të thotë që ne nuk mund të kthehemi në kohën para pavarësisë. Pavarësia e Kosovës, bazuar në pakon e Ahtisaarit ishte një kompromis. Hapja e kësaj pakoje nënkupton hapjen e një liste dëshirash e shtysash, gjë që do na çonte në ngjarje të paparashikueshme dhe pasoja të padëshiruara.

E dyta është pranimi i së vërtetës. Serbia duhet të pranojë krimet dhe keqbërjet e saj në të kaluarën në Kosovë. Për të ndaluar gjenocidin, NATO-s iu desht të bombardonte Beogradin në Serbi sepse ishte Beogradi me regjimin e Millosheviqit ai që bëri gjenocid në Kosovë. Ishte aparatura shtetërore me zyrtarët qeveritarë dhe një zinxhir komandues i njohur për të gjithë. Megjithatë, pas përfundimit të luftës në Kosovë dhe pas regjimit të Millosheviqit, qeveria e re në Serbi nuk është distancuar nga Millosheviqi dhe krimet e luftës. Duke mos u distancuar nga krimet e luftës, Serbia po identifikohet më afër me to.

E treta është barazia e përfaqësuesve. Në çdo tryezë ne ulemi si të barabartë për të zgjidhur problemet ekzistuese dhe jo për të krijuar probleme të reja. Kosova nuk është një çështje në dialog, por një palë e dialogut, dhe kjo duhet të kuptohet mirë para çdo raundi të ri të bisedimeve me Serbinë.

E katërta, qytetarët duhet të jenë përfituesit fundor. Dialogu nuk mund të bëhet për ruajtjen e reputacionit ose karrierës së politikanëve në detyrë, por me përmirësimin e jetës së qytetarëve në terren. Kjo do të thotë që ne ofrojmë zgjidhje reale për problemet reale, siç është fati i personave të zhdukur, prej të cilëve një e treta nuk janë shqiptarë, të tilla si sigurimi i ujit të pijshëm dhe energjisë elektrike të pandërprerë, ndërtimi i rrugëve dhe urave, dhe afrimi i komuniteteve rreth një qëllimi të përbashkët. Ky është lloji i dialogut që ne duam të ndjekim dhe që është në përputhje me parimet e BE-së mbi përfshirjen, bashkekzistencën, solidaritetin dhe drejtësinë.

Ne duhet të adresojmë borxhet, trashëgiminë dhe reparacionet e luftës;

– Përafërsisht 3 miliard euro në dëmin pasuror dhe jopasuror të pensioneve të papaguara.

– Mbi 400 milionë euro në dëmin pasuror dhe dëmin jopasuror të keqpërdorimit të rrjetit të energjisë elektrike.

– Pasuritë e Kosovës në Serbi dhe të ish-republikave të tjera të RSFJ-së, statusi i të cilave nuk është adresuar ende.

– Reparacionet e luftës të cilat duhet të përfshijnë garancitë e mos-përsëritjes, dëmshpërblimit dhe kompensimit.

Këto janë gjëra për të cilat duhet të flasim dhe t’i zgjidhim, dhe për të cilat qeveria ime është plotësisht e përkushtuar.

Evropa i ka dhënë botës aq shumë, por gjithashtu ka nxjerrë shumë mësime, përmes luftës dhe iluminizmit, shtypjes dhe revolucionit, dhe ka gjetur paqe vetëm përmes pranimit të realitetit dhe të vërtetës.

Kjo është ajo që ne kërkojmë. Një pasqyrë që ne të shohim veten dhe të njohim veten sepse historia nuk mund të injorohet sepse mund të përsëritet.

Çdo pranverë, Kosova mban zi dhe kujton masakrat nga regjimi serb në 1998 dhe 1999, në çdo cep të vendit.

Deri më sot, ne ende kemi 1639 persona të zhdukur dhe 22 vjet pas luftës, familjet e tyre ende nuk mund të vendosin lule në varret e tyre dhe të pikëllohen në mënyrën tradicionale. Plagët e tyre janë plagët tona, vuajtjet e tyre janë vuajtjet tona. Kjo është arsyeja pse çështja e parë që duhet të zgjidhim është fati i personave të zhdukur. Nëse nuk mund të bëjmë përparim në këtë fushë, atëherë është vështirë të bëjmë ndonjë përparim në ndonjë fushë tjetër. .

Pra, nuk duhet ta injorojmë historinë, sepse injorimi i saj do të nënkuptojë injorimin e mësimeve që janë shkruar në varrezat e këtij kontinenti.

Bashkimi Evropian është projekti më i suksesshëm në botë për paqe, prosperitet dhe mirëqenie. Por përparimi dhe prosperiteti juaj duhet të ndahen.

Unë e falënderoj këtë institucion që mbështetë Kosovën në kohën e saj më të vështirë dhe që kërkon në mënyrë pro-aktive për ta çuar përpara Kosovën në rrugën e saj të BE-së, por ne duhet të bëjmë më shumë.

Shtetet kombe të BE në Këshill nuk duhet të bllokojnë vullnetin demokratik në parlament. Kosovës duhet t’i jepet liberalizimi i vizave dhe të marrë një rrugë të qartë drejt integrimit në BE pa veto dhe pa bllokime

Ne nuk duhet të kërkojmë të kopjojmë një BE në Ballkan përmes disa iniciativave të cilat vetëm mund të vonojnë anëtarësimin tonë, por ne duhet të rrisim bashkëpunimin tonë rajonal në mënyrë që ai ta bëjë procesin e anëtarësimit më të lehtë dhe më të shpejtë.

Ballkani Perëndimor është i rrethuar nga vendet e BE-së dhe ne duhet të trajtohemi si anëtarë të ardhshëm, jo si fqinjë. Sa më shpejt që të ecim drejt BE-së, aq më e sigurt do të bëhet Evropa dhe e lirë nga ndërhyrjet e huaja që kërkojnë destabilizim.

Si përfundim, unë besoj se është në interes të BE-së dhe Evropës që të dalin me një Mini-Marshall, plan i cili do të shpejtonte reformat dhe anëtarësimin e plotë. Plani Marshall i ShBA-së shpëtoi dhe ndërtoi Evropën dhe krijoi mrekulli ekonomike, tani është koha që BE-ja të shpëtojë dhe të ndërtojë Ballkanin Perëndimor.

Ju faleminderit.

AAK përkrah protestën e thirrur nga infermierët e Kosovës

0

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka treguar se Grupi Parlamentar i partisë së tij e mbështet protestën e thirrur nga infermierët e Kosovës.

Dreshaj ka thënë se infermierët duhet të jenë heronj në vepër dhe jo vetëm në letër, duke ua rritur pagat.

“Grupi Parlamentar i AAK-së e mbështet plotësisht protestën e thirrur nga infermierët e vendit. Që nga fillimi i pandemisë COVID-19 e deri më sot, infermierët dhe i gjithë stafi shëndetësor ka bërë punë vetëmohuese. Kërkesat e tyre drejtuar Qeverisë së Kosovës janë krejtësisht të drejta. Qeveria e Republikës së Kosovës duhet sa më parë të ndajë buxhet për rritjen e pagesës së ndërrimeve të natës për infermierë, pagesën e punës gjatë vikendeve, orët shtesë të punës dhe pagesën e rrezikshmërisë në punë”, ka shkruar Dreshajnë Facebook.

Më tej, ai ka theksuar se Qeveria sa më parë duhet të sjellë në Kuvend Ligjin e Pagave.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka qenë gjithmonë pro këtij ligji. Përmes Ligjit të Pagave duhet t’u mundësojmë kushte të dinjitetshme infermierëve tanë. Infermierët tanë duhet të jenë heronj në vepër e jo vetëm heronj në letër. Në vend se të ndalen shtesat për infermierët tanë siç ka ndodhur nga ana e kësaj qeverie, e në vend të saj të paguhet rryma për serbët në veri. Ka qenë dashtë të ndodhte e kundërta”.

Ai ka shtuar se Qeveria i ndali shtesat me arsyetimin se nuk ka buxhet, ndërkaq mori vendim që t’i paguajë 11 milionë euro serbëve në veri për rrymën e shpenzuar, duke shkelur mbi parimin e barazisë së qytetarëve dhe duke legalizuar krimin në veri.

Dreshaj, gjithashtu, përmes këtij reagiimi, ka thënë se infermierët dhe i gjithë stafi shëndetësor janë heronjtë e ditës së sotme dhe ata meritojnë të trajtohen dinjitetshëm.

Nis fushata për zgjedhjet lokale, Haradinaj premton spital rajonal të Prishtinës

0

Teksa kanë mbetur gjashtë muaj deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë, ka nisur fushata e kandidatëve për të parin e kryeqytetit. Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e që synon Prishtinën, ka nisur me premtime për spital rajonal.

Ai ka thënë se një i tillë, po që se fiton AAK-ja në Prishtinë, do të ndërtohet në fshatin Llukar, në Kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Kosova në tërësi i ka 6 spitale rajonale, që shërbejnë për qytetarët e atyre rajoneve. Ndërsa Prishtina si kryeqytet me rreth gjysmë milion banorë dhe 3 komunat përreth saj, nuk e kanë një të tillë. Për këtë arsye, jam munduar të marr opinione nga shumë ekspertë dhe njerëz që kanë mbajtur përgjegjësi nëpër institucione shëndetësore, ku po thuajse të gjithë janë të njëzëri që Spitali Rajonal i Prishtinës të ndërtohet në Kazermën e FSK-së, në Llukar të Prishtinës”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Në fund, Haradinaj ka dhenë tri arsye përse e ka menduar këtë lokacion për spital rajonal. Ka thënë se prona është lehtësisht e shfrytëzuese, se klima e ajri i pastër që ka zona janë faktorë kyç për shëndetin e njeriut e se Unaza e Qytetit që pritet të ndërtohet është lehtësisht e qasshme.

Te partitë tjera më të mëdha ende s’janë zyrtarizuar emrat për kandidatë për të parin e Prishtinës.

Kosovarët ja mësyjnë Shqipërisë për fundjavë, radhë të gjata në Morin

0

Shumë turistë nga Kosova kanë vendosur që ta kalojnë fundjavën që kemi para në Shqipëri, pasi moti i ngrohtë është parashikuar që do ta shoqerojë vendin tonë.

Radhë deri në 70 metra janë krijuar në dalje të pikës kufitare të Vërmicës për në Morinë.

Disa prej shkaqeve që mund të kenë sjellë këtë dyndje turistësh janë fundjava, temperaturat e larta dhe festa e ‘1 Majit’.

Turistët kosovarë që zgjedhin të pushojnë në Shqipëri për fundjavë nuk mungojnë gjatë gjithë vitit, por sidomos kur është koha e mirë, duke e shfrytëzuar atë për të qenë pranë detit./Faxweb.al/

FFK-ja gjobit me 2000 euro Ballkanin për akuzat publike për kurdisje

0

Ballkani i Suharekës është gjobitur nga Federata e Futbollit e Kosovës lidhur me akuzat publike që i kishte bërë për kurdisje të rezultateve. Të premten Disiplinori i FFK-së e ka gjobitur Ballkanin me 2000 euro.

Të dielën e kaluar, pasi u bë lider në Superligë, Ballkani përmes një letre publike bëri akuza të rënda ndaj FFK-së dhe “disa klubeve”. Sipas Ballkanit, disa klube, disa mbetje politike dhe FFK-ja janë të përfshira në kurdisje.

“FFK-ja në mënyrë mjeshtërore kryen punën e saj duke vendosur se cili klub do të bëhet kampion, cili do të fitojë Kupën e cili do të mbetet pa asgjë”, ka shkruar Ballkani.

Menjëherë FFK-ja përmes Komisionit të Garave inicioi procedurë disiplinore dhe më pas procedurë hapi Komisioni Disiplinor. Dhe të premten u mor vendimi përfundimtar.

“FC Ballkani nga Suhareka në procedurë të hapur disiplinore nga Komisioni i Garave për deklarata ofenduese drejtuar organeve të FFK-së, lidhur me ecurinë e rrjedhës së ndeshjeve, me çka shkel kodin e sjelljes sportive dhe cenon shprehimisht aktet normative të FFK-së, duke tejkaluar suazat normale të veprimtarisë së lejuar sportive dhe shoqërore. Ballkani dënohet me shumën prej 2000 eurove”, thuhet në vendimin e Disiplinorit.

Vetë hapja e procedurës ndaj Ballkanit, nga njohës të futbollit ishte cilësuar si përpjekje e keqe për të mbajtur klubet të heshtura. FFK-ja ka shkuar tutje duke gjobitur klubin lider të Superligës.

Ditë më parë FFK-ja formoi Task-Forcë për të luftuar kurdisjet e dyshuara. Ndërkohë dyshimet e akuzat për kurdisje janë rritur goxha shumë në javët e fundit.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort