Home Blog Page 4696

SBASHK-u kundërshton selektimin e mësimdhënësve: Duhet të vaksinohen të gjithë

0

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASh), Rrahman Jasharaj, ka thënë se në takimin e mbajtur me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia kanë kërkuar që edhe sektori i arsimit të jetë prioritet sa i përket vaksinimit.

Përderisa ai tha se ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, u ka thënë se nëse s’do të ketë numër të mjaftueshëm të vaksinave do të ketë seleksionim të mësimdhënësve, duke shtuar se së pari duhet të vaksinohen të sëmurët kronik.

Jasharaj në një intervistë për Ekonomia Online shtoi se janë kundër vendimi të ministres Nagavci sepse duhet të vaksinohet i tërë sistemi arsimor.

“Jemi takuar edhe me Ministren e Arsimit Arbërie Nagavci dhe poashtu edhe me Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia dhe ai na ka treguar realitetin që pas një pjese të mantel bardhëve Shqipëria kontribuoi edhe në vaksinimi e një pjesë të personelit arsimor”.

“Mirëpo ajo ide dështoi ngase kryeministri Kurti u deklarua kundër dy vaksinave që ishin të mundshme për të ardhur në Shqipëri dhe pastaj ne orientuam bisedën me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia i cili na ka thënë se me ardhjen e kontingjentit të ri të vaksinës do ta kenë parasysh edhe kërkesën tonë dhe do ta kenë prioritet edhe sektorin e arsimit”.

“Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci ka deklaruar se nëse ka mungesë të numrit të vaksinave atëherë do të bëhet një seleksionim kur do të kihen parasysh të moshuarit në arsim ata që kanë sëmundje kronike. Dhe ne kemi qenë kundër sepse mendojmë se duhet të vaksinohen i tërë sistemi arsimor”, shtoi Jasharaj.

Ai shtoi se nuk janë pro idesë që krahas mësimit të rregullt të organizohet edhe një mësim plotësues ngase do të krijojë probleme shtesë.

“Këtë vit e kemi më mirë punën sa i takon sistemit arsimor sepse në shumicën e rasteve mësimi është duke u zhvilluar në institucione arsimore. Mësim online ka në raste të lokalizuara ku në një shkollë të caktuar e ka tejkaluar shifrën e të prekurve”.

“Përvoja me mësimin online na ka treguar se është sfiduese. Falë zotit këtë vit e kemi situatën të mirë dhe pjesa më e madhe e procesit mësimor është zhvilluar në shkolla. Uroj që këtë vit shkollor ta kryejmë në shkolla. Nuk jemi pro idesë që krahas mësimit të rregullt të organizohet edhe një mësim plotësues ngase do të krijojë probleme shtesë”, tha ai.

Sipas tij, zëvendësimi i mësueseve shtatzëna do të na sjellë telashe ngase studentët nuk janë të përgatitur për tu kyçur në procesin mësimor, raporton EO.

“Kjo na ka sjellë telashe ngase nuk është bërë një përgatitje paraprake dhe tash po na del një numër i madh dhe ne nuk e përkrahim vendimin dhe marrëveshjen e ministres Nagavci ngase konsiderojmë se studentët jo që nuk iu besojmë dijeve të tyre por nuk janë shumë të përgatitur për tu kyçur në procesin mësimor”.

“Besoj edhe studentët do të ndihen keq sepse nuk e kanë përvojën e duhur. Pra është një zgjedhje e ngutshme”.

Berisha: Presidenti kroat është ofruar si garant për mbrojtjen në liri të krerëve të UÇK-së

0

Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq është ofruar të jetë garant në Gjykatën Speciale për ish-Presidentin Hashim Thaçi dhe të tjerët, për mbrojtje në liri.

Kështu ka thënë Hisen Berisha, ish-gjenerali i UCK-së në Koshare dhe ish-kandidati për deputet nga radhët e PDK-së në emisionin.

”Një mik i imi në Kroaci më thotë, se Presidenti kroat është ofruar të jetë garant, i mbrojtjes në liri të këtyre personaliteteve. Dhe jo vetëm njërit nga ta që mund ta ketë më mik – në këtë rast po flas për z. Veseli- por për të gjithë ata që janë atje” – ka deklaruar Berisha

Berisha ka kritikuar institucionet e Kosovës se nuk patën kurajo për të garantuar mbrojtjen në liri të ish-krerëve të UCK-së.

”Kurse përfaqësuesit e institucioneve tona, nuk patën kurajo ta marrin këtë përgjegjësi, sepse edhe nuk ju besojnë” – ka deklaruar Berisha për ATV.

Berisha e konsideron këtë një turp për Presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti e kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

”Eshtë për turp… kjo sot cfarë ka ndodh, rëndon dhe e turpëron, nivelin e presidentes, kryeministrit edhe të kryeparlamentarit, edhe ministrave tjerë. Sepse janë të pabesueshëm për atë institucion juridik që vetë e kemi krijuar, që sot të garantojnë mbrojtjen në liri të personaliteteve të tyre, që nuk janë me peshë të vogël për Kosovën dhe për historinë” – ka thënë Berisha.

Gjykata Speciale të premten ka bërë të ditur se ka refuzuar kërkesat e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit për lirim nga paraburgimi.

Kjo nuk është hera e parë që ish-krerëve të UÇK-së u refuzohet kërkesa për lirim.

Ata po akuzohen për krime lufte. Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999.

Në Spitalin e Prizrenit po trajtohen 54 pacientë me COVID-19

0

Shërbimi Klinik Spitalor i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat COVID të QKUK-së, por edhe në spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 516 pacientë, prej tyre 410 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 38 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 406 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 220 pacientë: 15 prej tyre në gjendje të rënduar, 161 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë dhe 183 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive, 82 pacientë, Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 38 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 81 pacientë, Mjekimi Intensiv -COVID, 14 pacientë + 3 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive dhe Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 296 pacientë: 23 prej tyre në gjendje të rënduar, 249 të konfirmuar pozitivë dhe 223 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 54 pacientë, Spitali i Gjakovës, 54 pacientë, Spitali i Pejës, 71 pacient, Spitali i Gjilanit, 37 pacientë, Spitali i Ferizajt, 38 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 31 pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë, 11 pacientë.

Kurti: Pagën minimale do ta rrisim në 250 euro

0

Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, kryeministri Albin Kurti, ka premtuar se pagën minimale në vend do ta bëjë 250 euro, duke thënë se do përjashtojë nga tatimi në të ardhurat pensionale.

Kurti ka thënë se do krijojë mundësi për krijimin e vendeve të reja të punës dhe do bëjë përafrimin e tregut të punës me arsimin profesional.

“Ne kemi fituar duke premtuar punësim e drejtësi, tani do të punojmë për t’i sjellur të dyja këto sidomos në tregun e punës. Do të krijojmë kushte që mundësojnë dhe lehtësojnë krijimin e vendeve të reja të punës dhe do ta përafrojmë tregun e punës me arsimin profesional. Do të punojmë me prioritet për punësimin e grave, të rinjve dhe komuniteteve joshumicë. Do të marrim masa që sigurojnë që çdo vend pune të jetë me kontratë, me kontribute pensionale të paguara dhe të ketë jo më shumë se 40 orë pune të rregullt në javë”, ka shkruar ai në Facebook.

Kryeministri Kurti ka premtuar pesëfishimin e numrin të inspektorëve në vende të punës.

“Qeveria jonë do të jetë partnere e ngushtë e organizimit të punëtorëve. Do të sigurohemi që zhvillimi i ekonomisë dhe riindustrilizimi i vendit të shkojnë paralel me përmirësimin e kushteve për organizim sindikal të punëtorëve, sidomos në sektorin privat ku një gjë e tillë është tejet e nevojshme. Do të punojmë bashkë që punëtorëve t’u mundësohet punësimi, e punës së tyre virtyti e dinjiteti”, ka shkruar tutje.

Ai ka kujtuar 1 Majin, Ditën e Punëtorëve, si “moment reflektimi për të shkuarën dhe ritheksim të vizionit për të ardhmen”

“Historia e punës te ne, ashtu si përgjithësisht në botë, lidhet ngushtë me padrejtësi, pengesa, shtypje, e shfrytëzim. Sistemi socialist i paraluftës herë na shfrytëzonte, e herë na privonte tërësisht nga e drejta për punë. Sistemi neoliberal i pasluftës në njërën anë na shpronësoi e deindustrializoi, e në anën tjetër krijoi çarje mes arsimit e punës duke prodhuar studentë të papunësueshëm e punë për të cilat nuk ka punëtorë të përgatitur”, ka shkruar tutje ai.

Vrasja dhe plagosjet në tregun e Mitrovicës, pajtohen dy familje

0

Në Xhaminë e Suhodollit në Mitrovicë janë pajtuar familja Abdullahu nga fshati Suhodolli dhe familja Asllani nga Vinarci, të shtunën.

Këtë e bëri të ditur Hoxhë Fatmi Latifaj me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

“Sot me datën 01.05.21. ditë e Shtunë në Xhaminë e Suhodollit në Mitrovicë, falë Zotit të lartësuar shtrihet dora e Pajtimit dhe Faljes në mes këtyre dy familjeve: Familja ABDULLAHI prej Suhodollit të Mitrovicës e fal plagesën: Familjes ASLLANI nga fshati Vinarci i Mitrovicës”, ka shkruar Latifaj.
Në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë para dy jave kishte të shtëna me armë zjarri, ku i lënduar ka mbetur një person i familjes nga Suhodolli.

Aty ka ndërruar jetë edhe një person i moshës 27 vjeçare.

187 raste të reja me koronavirus në Kosovë, 3 në Prizren

0
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.944 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 187 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Skenderaj 2 raste (77, 70 vjeç), Gjakovë 1 rast (87 vjeç), Pejë 1 rast (86 vjeç), Suharekë 1 rast (81 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 105.375 raste nga 536.708 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.178 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 456 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 94.630 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.567.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 42 raste, Mitrovicë 15 raste, Gjakovë 13 raste, Drenas 10 raste, Gjilan 10 raste, Podujevë 10 raste, Ferizaj 9 raste, Istog 9 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Suharekë 8 raste, Lipjan 7 raste, Skenderaj 7 raste, Deçan 6 raste, Kaçanik 6 raste, Pejë 6 raste, Klinë 5 raste, Obiliq 3 raste, Prizren 3 raste, Viti 3 raste, Vushtrri 3 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik dhe Shtime.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

OBSH miraton vaksinën Moderna për përdorim emergjent

0

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë aprovimin për përdorimin emergjent të vaksinës Moderna kundër COVID-19.

Vaksina Moderna nga prodhuesi amerikan bashkohet me vaksinat nga AstraZeneca, Pfizer-BioNTech dhe Johnson&Johnson në marrjen e listës së përdorimit emergjent të OBSH-së, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova

Miratime të ngjashme për vaksinat Sinopharm dhe Sinovac të Kinës priten në ditët dhe javët e ardhshme, ka thënë OBSH.

Drita jeshile për vaksinën Moderna që u dha mbrëmë vonë – zgjati shumë muaj për shkak të vonesave me të cilat OBSH u përball me marrjen e të dhënave nga prodhuesi.

Shumë vende pa zyrat e tyre të avancuara rregullatore dhe vlerësuese mjekësore mbështeten në listën e OBSH-së për të vendosur nëse do të përdorin vaksinat.

Njoftimi, megjithatë, nuk kishte të ngjarë të kishte një ndikim të menjëhershëm në furnizimet e vaksinës Moderna nëpër botë. Kompania arriti marrëveshje furnizimi me shumë vende të pasura, të cilat do të kenë marrë tashmë miliona doza.

Drejtori i Modrena-s, Stephane Bancel, tha se po merrte pjesë aktive në diskutime me organizata shumëpalëshe, të tilla si COVAX, për të ndihmuar në mbrojtjen e popullatës në të gjithë botën.

Ai poashtu referohej një programi të mbështetur nga OKB për të transportuar vaksinat COVID-19 në shumë vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme, bazuar në nevojë.

Për dy ditë, afër 7 mijë kosovarë kanë shkuar në Ulqin

0

Drejtori i Turizmit në Ulqin, Gëzim Hajdinaga, ka bërë me dije se nga të dhënat që ka marrë nga pika kufitare në Muriqan për dy ditë në Ulqin kanë hyrë afër 7 000 qytetarë nga Kosova.

Ai ka thënë për gazetën “Epoka e re”, se kjo shifër shumë shpejtë do të rritet.

“Nga të dhënat që kemi marrë nga pika kufitare në Muriqan, afër 7 mijë qytetarë nga Kosova kanë hyrë në Ulqin në pikën kufitare. Besojmë se shumë shpejtë kësaj shifre do t’i shtohet edhe një zero”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, pas përmirësimit të motit, një numër i madh i kosovarëve gjatë këtij vikendi janë nisur edhe për në Shqipëri.

Arrestohen dy persona të kërkuar në Prizren, dërgohen në burgun e Hajvalisë

0

Dy persona janë vënë në prangat e policisë në Prizren.

Arrestimi i tyre është bërë në bazë të urdhëresës lëshuar nga gjykata.

Policia njofton se të njëjtit janë dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Hajvalisë.

“SHBA-ja dhe BE-ja, t’i bindin pesë vendet evropiane që ta njohin Kosovën”

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka refuzuar me të drejtë takimin e paralajmëruar për 11 maj me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sepse palët duhet të jenë të përgatitura para secilit takim, thotë Engjellushe Morina, anëtare e lartë për politika në programin “Wider Europe” të Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë (ECFR), me seli në Berlin.

Megjithatë, ajo vlerëson se zvarritja eventuale e dialogut, “shkon në favor të lidershipit aktual në Serbi”.

Ndryshimet politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por dhe në Kosovë, sipas saj ofrojnë një moment të ri dhe të rrallë për procesin e dialogut dhe integrimet evropiane dhe në NATO.

Këtë moment, Kosova duhet ta shfrytëzojë, thotë Morina.

Sipas saj, tashmë ekzistojnë sinjale për një koordinim ndërmjet SHBA-së dhe BE-së lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Morina këshillon që lidershipi i Kosovës t’i qaset me kujdes non-paperit që pretendohet se ka dalë nga Sllovenia, edhe pse autenticiteti i tij është hedhur poshtë nga autoritetet e atjeshme.

Zvarritja e procesit te dialogut i shkon në favor Serbisë
REL: Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar të marrë pjesë në takimin më presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të paralajmëruar nga shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell për datën 11 maj. Megjithatë, një takim tashmë është paralajmëruar për muajin qershor. A po blejnë kohë palët dhe pse?

Engjellushe Morina: Fillimisht do të doja të thosha që vizita në Bruksel ishte bukur mbresëlënëse, sepse delegacioni i Qeverisë së Kosovës kishte arritur të bëjë disa takime, për një kohë aq të shkurtër, për dy ditë. Natyrisht që tërë vëmendjen e mori, sidomos në ditën e parë, refuzimi i takimit të paralajmëruar për 11 maj. Unë mendoj që me të drejtë është refuzuar si takim, sepse sipas asaj që mësuam prej mediave dhe prej Qeverisë (së Kosovës), nuk ka pasur konsultime të mjaftueshme me Qeverinë e Kosovës për takimin e paralajmëruar, të datës 11 maj. Mendoj që palët duhet të jenë të përgatitura para secilit takim.

A blejnë kohë apo jo? Unë do të thosha që institucioneve të Kosovës u nevojitet edhe pak kohë për përgatitje, sepse institucionet tash sapo i kanë marrë detyrat e tyre – do të thotë, nuk ka as dy muaj që janë konsoliduar institucionet e Kosovës – dhe u duhet pak kohë për përgatitje, sidomos rreth faktit, që e kanë deklaruar disa herë liderët institucionalë, që nuk do të vazhdojnë me programin e vjetër me të cilin kishte vazhduar dialogu prej paraardhësve të tyre, si dhe që nuk do të vazhdojnë aty ku ka mbetur dialogu. Kjo nuk besoj që vlen për palën serbe, sepse ata nuk besoj që kanë nevojë për ndonjë përgatitje shtesë. Po ashtu e pashë që një takim i radhës u paralajmërua për muajin qershor. Por, si takim, është lënë goxha hapur mundësia dhe ende nuk dihen modalitetet se kur dhe si do të planifikohet ky takim.

REL: Kemi pasur vlerësime nga njohës të zhvillimeve politike, në Kosovë dhe në Serbi, që një lloj kohe i nevojitet edhe presidentit serb Vuçiq. A qëndron kjo?

Engjellushe Morina: Unë mendoj që secila zhargitje e procesit të dialogut, në fakt, shkon në favor të lidershipit të tanishëm në Serbi e sidomos duke pasur parasysh faktin që ata do të përgatiten shumë shpejt për zgjedhje – diku në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm. Sidomos kjo lidhet me zgjedhjet presidenciale atje. Natyrisht që presidenti i Serbisë nuk duket që është i gatshëm që të arrijë deri te një marrëveshje me Kosovën dhe në këtë aspekt atij i shkon për shtati çfarëdo zhargitje e procesit. Por, a i duhet kohë për përgatitje? Nuk mendoj që i duhet. Qëndrimet e tyre e sidomos të presidentit të Serbisë, janë tashmë të ditura. Ka qëndrim destruktiv kundrejt procesit.

SHBA-ja, “e përkushtuar të punojë me BE-në”
REL: Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar nga palët një zgjidhje kompromisi. Megjithatë, SHBA-ja e ka definuar një zgjidhje përfundimtare si “njohje reciproke ndërmjet dy vendeve”, ndërkaq BE-ja, e sheh zgjidhjen si normalizim marrëdhëniesh ndërmjet dy vendeve. A shihni koordinim ndërmjet SHBA-së dhe BE-së për atë se kah do të shkojë dialogu?

Engjellushe Morina: Dinamikat e reja politike, sidomos prej janarit e tutje dhe sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe ndryshimet politike që ndodhën në Kosovë, e ofrojnë një moment të rrallë për procesin e dialogut dhe për shtytjen e Kosovës, por edhe të rajonit, drejt integrimeve të mëtutjeshme në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe presidenti (Joe) Biden e thanë disa herë që janë shumë të përkushtuar që të punojnë me Bashkimin Evropian për disa çështje. Njëra prej tyre është edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Unë e shoh që do të ketë një lloj përkushtimi më pozitiv sesa që e kemi parë në vitet e kaluara.

Në administratë (të SHBA-së) tashmë janë përmbushur pozitat që do të merren me Ballkanin. Janë të gjithë persona ose shumica prej tyre janë persona që e njohin rajonin shumë mirë dhe janë me qasje më pozitive sesa ajo që e kemi parë në katër vjetët e fundit nën administratën e kaluar (të SHBA-së). Unë besoj që do të ketë koordinim të qëndrimeve. Kjo tashmë ka filluar të ndodhë. Do të ketë po ashtu përafrim të qëndrimeve. Procesit të negocimit në mes të Kosovës dhe Serbisë i nevojitet shumë prezenca e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përshtypja deri më tash është që kjo prezencë do të jetë aty ku duhet dhe me intensitetin që i duhet procesit.

Edhe pala kosovare, do të doja të shtoja, duhet të jetë e gatshme që të punojë ose t’i elaborojë qëndrimet e veta shumë qartë karshi Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe BE-së. Do të thotë, ta elaborojë atë se çka kërkojnë prej procesit, në mënyrë të qartë dhe eksplicite. Besoj që bashkëpunimi do të jetë shumë më ndryshe se ai që e kemi parë vitet e kaluara.

Kosovës i është dashur ta betonojë pozicionin
REL: Megjithatë, të dyja palët, Kosova dhe Serbia, vazhdojnë të ngelin në pozicionet e tyre të betonuara negociuese. A ka sinjale se kjo fazë e dialogut mund të jetë më serioze, në kuptimin e ecjes drejt një zgjidhje përfundimtare?

Engjellushe Morina: Unë, me aq sa kam parë deri më sot, nga ana e Kosovës, procesi përfundimisht do të kalojë në një nivel tjetër, në një nivel shumë më serioz, sepse tash, përshtypja është që institucionet e Kosovës dhe e kanë në fakt një lloj plani ose një lloj vizioni se kah duhet të shkojë ky proces. Besoj që, përveç do të jetë më serioz, ndoshta procesi do të shkojë edhe kah faza përfundimtare. Është e vërtetë që ka pasur pozicione të betonuara. Po besoj që pala kosovare nuk është për t’u fajësuar – nëse mund ta them kësi soji – sepse institucionet e Kosovës, viteve të fundit, kanë qenë në një modus më shumë mbrojtës dhe më shumë reaktiv.

Do të thotë është dashur ta mbrojnë procesin negociues prej intervenimeve destruktive që kanë ardhur prej Serbisë, prej kërkesave të shumta, në ato elemente, në të cilat Kosova tashmë i ka kryer detyrat e veta. Për shembull, për shumicën e aspekteve që u përkasin komuniteteve të ndryshme në Kosovë ose të drejtave të komuniteteve të ndryshme në Kosovë, për ato vetëm janë përkushtuar dhe janë edhe të mbrojtura me legjislacion të Kosovës dhe janë diçka që tashmë janë punë e kryer me Planin e Ahtisaarit.

Kërkesat e reja prej Serbisë gjithmonë kanë ardhur lidhur me atë që duhet të hapen disa elemente, ato që janë të përfunduara gjatë procesit të negociuar prej Ahtisarit, në vitin 2005 dhe 2007. Besoj që me të drejtë pozicionet e Kosovës kanë qenë të betonuara deri diku dhe besoj që institucioneve të Kosovës u është dashur që të mbrohen prej këtyre kërkesave të reja që kanë ardhur gjatë gjithë kohës prej anës së Serbisë.

Asociacioni me fuqi ekzekutive i izolon komunitetet
REL: Pala serbe insiston për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Sa mund të jetë e gjithë kjo pengesë për vazhdimin e dialogut ose pamundësi për t’u zbatuar?

Engjellushe Morina: E vërtetë kjo. Qeveria e Serbisë gjithnjë insiston që të ketë një Asociacion të komunave me shumicë serbe me fuqi ekzekutive. Është diçka që është refuzuar prej institucioneve tona, prej liderëve – jo prej atyre që i kanë nënshkruar këto marrëveshje më 2013 dhe 2015, por prej liderëve opozitarë (të atëhershëm)- dhe kritikëve të shumtë të këtij procesi.

Është refuzuar edhe nga Kushtetuta e Kosovës. Do të thotë, ky Asociacion, me fuqi ekzekutive, nuk do t’i përafrojë dhe integrojë komunitetet në Kosovë, por do t’i largojë dhe do t’i izolojë. Ky insistim i Serbisë, përmes Listës Serbe në Kosovë, përfundimisht nuk është diçka që i ndihmon procesit, por vetëm ka qenë si element destruktiv në procesin e dialogut. Tash, liderët institucionalë të Kosovës, presidentja dhe kryeministri, e kanë bërë shumë të qartë se nuk do ta përkrahin një Asociacion me këto elementet etnike dhe gjithmonë thirren në Kushtetutën e Kosovës.

Non -paperi “slloven”, më i rrezikshëm
REL: Ditëve të fundit, në media kanë qarkulluar dy të ashtuquajtura non-paper, në të cilat pretendohen zgjidhjet për kontestin Kosovë-Serbi. A po matet pulsi i palëve dhe aktorëve të përfshirë në dialog, apo ato duhet parë si të parëndësishme?

Engjellushe Morina: Në fakt, unë i kisha ndarë. Qarkullimi i të ashtuquajturit non-paperit të parë, që supozohet se ka dalë prej zyrës së kryeministrit slloven (Janez Jansha), është pak më serioz. Kjo sepse vjen prej një shteti që do ta marrë presidencën e Bashkimit Evropian në korrik dhe rreziku është që do t’i shtyjë këto ide tutje. Këto ide, të ndryshimit të kufijve në baza etnike, jo vetëm që janë të rrezikshme, por janë recetë për një dështim të radhës, që nuk do të përfundojë edhe aq mirë.

Përveç kësaj, nuk ka edhe aq shumë përkrahës kjo ide. Megjithatë, fakti se Sllovenia është shtet anëtar i bashkimit Evropian dhe ka potencial që t’i shtyjë këto ide tutje – së bashku me disa aktorë tjerë në Bashkimin Evropian, siç janë Hungaria, Polonia dhe të tjerë – kjo është çështje që nuk duhet ta injorojmë si të parëndësishme.

REL: Megjithatë, kryeministri slloven, Janez Jansha, e ka mohuar që ky non-paper të ketë dalë nga ai dhe nga zyra e tij.

Engjellushe Morina: Përfundimisht, në fakt, unë sa pashë, nuk e kanë mohuar dhe nuk e kanë pohuar. Do të thotë, e kanë lënë as kështu e as ashtu. Por, shumica e përcjellësve të këtyre ngjarjeve supozojnë që është kryeministri i Sllovenisë dhe i përmendin faktet që kryeministri i Sllovenisë, në fakt, nuk është që nuk e ka përmendur këtë temë, në disa takime të mbyllura me disa institucione të ndryshme në Bashkimin Evropian, por edhe në disa shtete të Ballkanit, në Bosnjë e Hercegovinë sidomos. Do të thotë, supozimi është bukur i fortë që shanset janë që ka dalë prej Sllovenisë, megjithëse autenticiteti i këtij dokumenti nuk është vërtetuar asnjëherë.

Unë do të doja të them që në krahasim me non-paperin e parë, non-paperi i dytë nuk duhet të merret seriozisht. Nëse lexohet pak me kujdes, shihet qartë që është tendencioz dhe nuk duket që vërtetë është i shkruar prej këtyre shteteve që pretendohet se është shkruar, prej Gjermanisë dhe Francës. Në fakt, Gjermania dhe Franca nuk i përkrahin disa prej elementeve që janë aty në non-paperin e dytë, që flet në mënyrë specifike për dialogun Kosovë-Serbi. Unë besoj që ai nuk duhet të merret seriozisht fare.

BE-ja është dashur të bëjë më shumë për Kosovën
REL: “Rruga evropiane e Kosovës kalon përmes dialogut Kosovë-Serbi”, ka deklaruar shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell. Një rregull i tillë, duket se vlen edhe për Serbinë. Por, deri më tash, përveç Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, Kosova nuk duket që ka ndonjë përfitim tjetër konkret tjetër në integrimet evropiane. A do të duhej të kishte një reagim nga BE-ja në kuptimin e stimulimit të palëve për dialog?

Engjellushe Morina: Unë besoj që Bashkimi Evropian është dashur të bëjë shumë më shumë për Kosovën. Nëse mundem këtu të ndërlidhem pak me faktin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë e kanë treguar një përkushtim shumë më të fuqishëm – kjo administrata e re. Pra, e ka treguar një përkushtim më ndryshe dhe më të fuqishëm për rajonin dhe për Kosovën. Pikërisht këtu do të thosha që tash është momenti që SHBA-ja, së bashku me BE-në të punojnë sa më shumë në përafrimin e qëndrimeve dhe sidomos në bindjen e pesë shteteve evropiane, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, që ta njohin sa më parë. Kjo, vetëm sa do t’ia lehtësonte Bashkimit Evropian, së pari, qëndrimin e saj kundrejt Kosovës dhe ta përafrojë Kosovën sa më afër integrimeve euroatlantike.

Këto pesë shtete, që nuk e njohin Kosovën dhe që janë anëtare të Bashkimit Evropian, në fakt, janë pengesa ndoshta më e madhe në relacionet e Bashkimit Evropian me Kosovën dhe e kundërta. Do të thotë, fakti që Bashkimi Evropian shihet që nuk ofron sa duhet – dhe unë mendoj që nuk ka ofruar mjaftueshëm sa duhet për Kosovën – është se pengesën e ka mu aty, brenda. Paralelisht me këtë, Bashkimi Evropian duhet sa më parë – sa më parë, kjo është urgjente – që t’ia heqë kufizimet e vizave Kosovës, sepse Kosova tashmë i ka përmbushur të gjitha kriteret, të cilat ishin dyfish më shumë se sa për shtetet tjera të Ballkanit.

Megjithatë, i ka përmbushur kriteret dhe ende pret heqjen e restrikcioneve të vizave për në Bashkimin Evropian. Sërish do të kthehem në atë që e thashë në fillim. Momenti është shumë i përshtatshëm që Bashkimi Evropian, së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ta fuqizojnë shtetësinë e Kosovës ose të punojnë, t’i përafrojnë qëndrimet për fuqizimin e shtetësisë së Kosovës, së pari duke i bindur këto pesë shtete që ta njohin Kosovën dhe pastaj që ta përkrahin Kosovën në rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort