Home Blog Page 4695

Në Suharekë, rrokulliset automjeti që e drejtonte një i mituri

0

Një rast i rëndë ka ndodhur dje rreth orës 18:00 në Suharekë.

Siç njofton Policia, është raportuar se një i mitur derisa po voziste automjetin ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur. Si pasojë, lëndime ka pësuar vetë i dyshuari dhe pasagjeri.

Të lënduarit pas tretmanit mjekësor në QKMF, janë liruar.

Rasti është duke u hetuar.

Prizreni në prag të shpalljes së kandidatëve për kryetar, VV-ja me shumë paqartësi

0

Zgjedhjet lokale priten të mbahen në vjeshtë, ndërsa partitë politike në Prizren tashmë janë duke punuar rreth zyrtarizimit të kandidaturave.

Përderisa është përfolur se kryetari aktual i kësaj komunë, Mytaher Haskuka, mund të kandidojë edhe për një mandat, bashkëpartiakja e tij Drita Millaku ka paraqitur kandidaturën e saj brenda partisë.

Mirëpo, Vetëvendosje ende nuk ka marrë një vendim rreth kandidaturës së Millakut, duke bërë me dije se numri i kandidatëve eventual mund të rritet ende.

“Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka shpallur ndonjë afat zyrtar për paraqitje të kandidaturave. Rrjedhimisht, është herët të flitet për këtë çështje. Ne jemi subjekt demokratik dhe shpallja e synimeve të tilla është në të drejtën e çdo anëtari. Numri i kandidatëve eventual mund të rritet”, ka thënë kryetari i degës së VV-së në Prizren, Artan Abrashi.

Ndërsa, PDK-ja pritet që shumë shpejt të zyrtarizojë Shaqir Totajn për kryetar të Prizrenit, i cili tashmë ka shpallur kandidaturën e tij.

“PDK-ja, në nivel qendror, ka bërë një plan të shpalljes së zyrtarizmit të kandidaturave. Natyrisht do të fillohet me ato komuna që nuk ka dilema rreth kandidatëve. Prizreni është njëra nga komunat që nuk ka dilema rreth emrave të kandidatëve. Edhe në degën në Prizren, por edhe në nivel qendror ku jam nënkryetar, nuk ka dilema se kush duhet të jetë kandidat i Komunës së Prizrenit dhe tashmë vetëm presim zyrtarizmin e kandidaturës, e cila është dashur të ndodhë në prill, por do të bëhet besoj javën e parë të majit. Pastaj ne do të vazhdojmë me pjesën tjetër të përgatitjes së shtabit dhe shpalosjes së projekteve”, ka thënë Totaj.

Totaj ka folur edhe për planet konkrete të PDK-së dhe qeverisjen e Haskukajt.

Ndërsa, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka ende asnjë kandidat.

“Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Dega në Prizren, janë duke u diskutuar format për kandidaturën e kandidatit për kryetar të ardhshëm të Prizrenit, por deri më tani nuk kemi akoma asnjë kandidat. Natyrisht, ky vendim do të merret edhe në bashkëpunim me nivelin qendror dhe degën, por për momentin është duke u diskutuar dhe ende nuk është vendosur se kush do të jetë. Por, besoj që kushdo që të jetë, do të jetë një kandidat serioz për Komunën e Prizrenit”, është shprehur Ilir Baldedaj, kuvendari i AAK-së në Prizren.

NISMA është e vetmja parti që nuk ka pasur dilema, duke zyrtarizuar tashmë Zafir Berishën si kandidat për kryetar.

Berisha tregon se cilat janë synimet e tij për qeverisjen e Prizrenit.

Që nga paslufta, në Prizren për dy mandate ka qeverisur Lidhja Demokratike e Kosovës në krye me Eqrem Kryeziun. Dy mandate para Haskukajt, ka qeverisur Partia Demokratike e Kosovës me Ramadan Mujën./koha.net/

Gati 2 mijë nxënës humbën vitin shkollor, mbi 9 mijë nuk e ndoqën mësimin

0

Sipas Ministrisë së Arsimit 1660 nxënës nuk e kanë kaluar vitin e fundit shkollor 2019/2020.

Mësimi i nxënësve nga distanca për shkak të pandemisë, për shumë prindër ka krijuar vështirësi.

Sipas Ministrisë së Arsimit, vitin e kaluar në proces mësimor nuk kanë qenë të përfshirë 9 mijë e 70 nxënës.

“Numri i nxënësve që nuk kanë qenë të përfshirë në mësim nga distanca për vitin e kaluar shkollor (2019/20) nga mosha 5 vjeç deri në klasën e 12-të është: 9.070 (2.8%). Për këta nxënës MASHTI në bashkëpunim me DKA-të dhe mbështetur nga donatorët ka shpërndarë tableta për nivelin e arsimit të obliguar për nxënësit me nevoja të veçanta dhe për nxënësit, familjet e të cilëve janë me asistencë sociale”, thuhet në përgjigjen e ministrisë për Indeksonline.

Për këtë vit shkollor MASHT ka nxjerrë vendim që të mbahet mësim plotësues për të gjithë ata nxënës që kanë mbetur prapa me rezultate të mësimnxënies nga klasa e 1-rë deri te klasa e 12-të.

“Për periudhën e parë dhe të dytë të këtij viti shkollor nuk kemi raportime nga DKA-të lidhur me atë se gjatë kohës sa ka qenë duke u mbajtur mësimi sipas skenarit C, a ka pasur ndonjë nxënës që asnjëherë nuk është qasur në mësim. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia e mungesave të nxënësve gjatë kohës së mbajtjes së mësimit online, siç ndodhë edhe gjatë mbajtjes së mësimit në kushte normale”.

Sipas MASHT, janë 566 nxënës që nuk e kanë kaluar vitin e fundit shkollor 2019/2020.

“Numri i nxënësve që nuk kanë kaluar vitin e fundit shkollor 2019/20: për nivelin e arsimit të obliguar (klasat 1-9), është 566 nxënës ose 0.3%. Ndërsa, në nivelin e arsimit të mesëm të lartë (klasat 10-12) është 1094 ose 2.9%”.

Pas kësaj, këta nxënës këtë vit janë regjistruar përsëri në shkolla në nivelin e “arsimit të obliguar”.

Të mërkurën arrinë në Kosovë një kontigjent vaksinash anti-Covid 

0

Një pjesë nga 95 mijë vaksinat kundër Covid-19, të ndara nga Bashkimi Evropian për Kosovën, do të mbërrijnë në vend në mesin e javës së ardhshme, ka bërë të ditur Komisionieri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Ai ka njoftuar se do të qëndrojë në Kosovë më 5 maj, të mërkurën, në kuadër të vizitës së tij në Ballkanin Perëndimor, në një kohë kur rajonit do t’i dhurohen vaksinat kundër koronavirusit, si pjesë e ndihmës nga Bashkimi Evropian.

Komisioni Evropian dhe Austria patën njoftuar më 20 prill se 651 mijë doza të vaksinës “BioNTech/Pfizer” do të dorëzohen në rajon çdo javë nga fillimi i muajit maj e deri në muajin gusht. Këto vaksina janë paraparë për të ndihmuar në shpejtimin e kampanjës së vaksinimit e për të siguruar që grupet në rrezik të marrin vaksinën. Vaksinat janë ndarë nga pakoja 70 milionë euroshe, e siguruar nga Bashkimi Evropian. Austria ka lehtësuar shpërndarjen e vaksinave përmes marrëveshjeve me prodhuesin dhe çdo partner të Ballkanit. Shpërndarja do të bëhet në bazë të nevojës epidemiologjike. Për Kosovën janë caktuar 95 mijë doza.

“Do të udhëtoj drejt Ballkanit Perëndimor për të përçuar mesazh të qartë: Ne kujdesemi! Ne kujdesemi për partnerët tanë dhe kujdesemi për punëtorët e tyre shëndetësorë dhe ata më të rrezikuarit. Shpërndarja e vaksinave konfirmon përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të ofruar përkrahje, siç kemi bërë që nga shpërthimi i pandemisë. Bashkë më të fortë!”, ka thënë ai për uebfaqen e Komisionit Evropian.

Para se të vizitojë Kosovën dhe Shqipërinë të mërkurën, Varhelyi do të nisë vizitën të hënën në Serbi, e më pas do të vizitojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas njoftimit, me autoritetet ai do të diskutojë për pandeminë dhe përkrahjen e BE-së në këtë drejtim.

Kosova tashmë ka marrë vetëm 24 mijë doza të vaksinës “AstraZeneca” nëpërmjet programit të COVAX-it, ku BE-ja ka kontribuar me 2.5 miliardë euro. Këto doza tashmë janë harxhuar.

Moti sot i ndryshueshëm, maksimalja deri 25 gradë Celsius

0

Në ditën e dytë të muajit maj do të mbajë mot me diell dhe vranësira.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s.

Në Prizren temperaturat do të lëvizin ndërmjet 13-24 gradë Celsius.

BE padit kompaninë Apple

0

Të premten rregullatorët e BE-së akuzuan Apple për shtrembërimin e konkurrencës në tregun e transmetimit të muzikës, duke dalë në anën e Spotify në një rast që mund të çojë në një gjobë të rëndë dhe ndryshime në praktikat fitimprurëse të prodhuesit të iPhone.

Gjetjet paraprake janë hera e parë që Brukseli ka ngritur akuza anti-konkurruese kundër Apple, megjithëse të dy palët kanë pasur përplasje në të kaluarën, më e rëndësishmja një mosmarrëveshje taksash miliarda dollarëshe që përfshin Irlandën, raporton Reuters.

Apple, Spotify dhe palët e tjera tani mund të përgjigjen. Nëse çështja ndiqet, BE mund të kërkojë koncesione dhe potencialisht të vendosë një gjobë deri në 10 për qind të xhiros globale të Apple – deri në 27 miliardë dollarë.

Apple e gjeti veten në mes të Komisionit Evropian pasi Spotify me bazë në Suedi u ankua dy vjet më parë se gjiganti i teknologjisë amerikane kufizoi padrejtësisht rivalët në shërbimin e vet të transmetimit të muzikës Apple Music në iPhone.

Muajin e kaluar, Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve në Britani hapën një hetim ndaj Apple pas ankesave që kushtet e krijuesit të iPhone për zhvilluesit e aplikacioneve ishin të padrejta.

Mjetet ushtarake amerikane mbërrijnë në Durrës për stërvitjen masive

0

Porti i Durrësit në Shqipëri ka mirëpritur shumë kontejnerë dhe kamionë të mëdhenj nga Amerika pak para ushtrimeve të mëdha të NATO-s, në një stërvitje masive që ushtarakët kanë thënë se s’është parë në Adriatik që nga Lufta e Dytë Botërore.

Rreth 700 automjete të njësiteve nga Florida u shkarkuan në Durrës, ka raportuar Associated Press. Ato do të përdoren në ushtrimet dyjavore e që do të organizohen në gjashtë baza në Shqipëri. Do të jenë 6000 trupa nga Amerika. Kjo është pjesë e stërvitjes “Defender Europe 21”, që është e fokusuar në parandalimin e agresionit dhe ndërtimin e gatishmërisë operacionale si pjesë e bashkëpunimit me NATO-n dhe aleatët. Ky trajnim do të nisë më 17 maj dhe do të përfundojë më 2 qershor në Shqipëri.

Në Shqipëri do të ketë edhe anije ushtarake nga Britania e Madhe.

Me të arritur në Shqipëri, zyrtarët amerikanë kanë lavdëruar mikpritjen shqiptare, ushqimin e mirë dhe natyrën.

Majori Randall Moran ka thënë se mikpritja ka qenë “një nga miqësoret që kam përjetuar qe një kohë të gjatë”.

Stërvitja më e madhe e përjetuar ndonjëherë në rajon do të përfshijë 28 mijë trupa nga 27 shtete, përfshirë 1000 nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga viti 2009.

Konjufca: Zemrat tona qetësohen kur drejtësia vihet në vend

0

Sot, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, bëri homazhe në Nabërqjan të Pejës, për të nderuar jetën dhe veprën e të rënëve të këtij lokaliteti, të vrarë nga forcat ushtarake e policore serbe.

Pasi vendosi lule në kompleksin memorial të të rënëve të Nabërgjanit, ai iu drejtua familjarëve të tyre, duke iu thënë se shteti ynë nuk do të ishte ndërtuar pa kontributin dhe sakrificën e dëshmorëve dhe martirëve tanë, njofton Klan Kosova.

“Duke kujtuar ngjarje dhe momente të ndërhyrjes së NATO-s për të parandaluar gjenocidin e forcave serbe në Kosovë, Konjufca tha se aktet gjenocidale të Serbisë janë të pafalshme dhe se drejtësia do të kërkohet deri në fund.

Ndër të tjera, i pari i Kuvendit theksoi se kërkimi i vazhdueshëm i drejtësisë është çështje prioritare e institucioneve të shtetit dhe se çdo hap i bërë në këtë drejtim është përmbushje e amanetit të të gjithë të rënëve për liri dhe pavarësi.

Po ashtu, kryekuvendari Konjufca theksoi se dëshmorët dhe martirët e shtetit tonë janë themeli i lirisë që e gëzojmë sot, andaj memoria kolektive për historinë e dhimbshme në të cilën ka kaluar Kosova, duhet të ruhet dhe të mbrohet fuqishëm.

“Zemrat tona qetësohen dhe të rënët tanë prehen, vetëm atëherë kur drejtësia vihet në vend”, theksoi kryekuvendari Konjufca, pas dëgjimit të rrëfimeve nga të afërmit e të rënëve nga Nabërgjani i Pejës.

Vizitorët e huaj tronditen nga mbeturinat në Lumbardhin e Prizrenit

0

Prania e mbeturinave, kryesisht të plastikës, në ujërat e Lumëbardhit të Prizrenit krahas aktivistëve lokalë po i irriton edhe vizitorët e huaj të qytetit të vjetër. Tronditjen nga gjendja që ka parë të premten në zonën urbane të Lumëbardhit, Hendrik Sittig e ka përshkruar në rrjetet sociale, duke e shoqëruar me fotografi dhe video të mbeturinave në ujërat e lumit. Aty ka shpjeguar mbërritjen në Prizrenin e bukur si pjesë të shëtisë nëpër Ballkan, ku sipas tij, në afërsi të Xhamisë së Sinan Pashës, lumi ka qenë përplot me plastikë dhe mbeturina tjera.

“Ne numëruam rreth 100 shishe dhe copa tjera të plastikës për një minutë. Qëndruam aty për një kohë të gjatë, por kjo nuk pakësohej. Ishte e tmerrshme ta shihje një gjë të tillë. Mëkat për këtë rajon vërtet të mahnitshëm”, ka shkruar Sittig.

I am really shocked! Yesterday we arrived on our Balkans tour in beautiful Prizren/Kosovo. Next to the famous Sinan…

Posted by Hendrik Sittig on E premte, 30 April 2021

 

Aktivistët lokalë që angazhohen për mbrojtjen e mjedisit dhe në këtë kuadër edhe të lumenjve, konsiderojnë se mbeturinat janë problemi kronik i Lumëbardhit të Prizrenit.

Dren Marseli nga organizata “X40” ka pohuar se mbeturinat krijohen nga veprimtaritë e ndryshme ekonomike e amvisëritë përgjatë rrjedhës së Lumëbardhit, të cilat hidhen në lumë e barten në zonën urbane e deri tek Drini.

“Kaskadat e ndërtuara në shtratin e lumit afër Parkut të Marrashit po krijojnë grumbull të këtyre mbeturinave të plastikës dhe pas rritjes së vëllimit të ujit apo po lundrojnë përgjatë rrjedhës së lumit për t’u derdhur në Dri”, ka thënë Marseli.

Sipas tij, ky vend vjet është pastruar në aksionin e organizuar nga Shoqata e Bjeshkatarëve “Sharri” dhe “X40”, ku janë larguar mbi 100 thasë mbeturina të plastikës.

“Si organizatë jemi në kërkim të fondeve për monitorim të gjendjes së lumit, me qëllim të hartimit të një plani konkret për përmirësimin e gjendjes aktuale”, ka deklaruar ai.

Ndërsa Bekim Bytyqi ka theksuar se OJQ “Sharri Wildlife” ka planifikuar organizimin e aksionit vullnetar për pastrimin e rrjedhës së Lumëbardhit më datën 5 qershor, kur shënohet dita e mjedisit. Sipas tij, problemi i mbeturinave dhe ndotjes së lumit nuk është trajtuar me vite apo dekada, dhe se hedhja e mbeturinave në të është bërë një rutinë, ani pse në vitet e fundit fshatrat e Luginës së Lumëbardhit janë përfshirë në sistemin e mbledhjes dhe menaxhimit të mbeturinave.

“Iniciativa jonë synon ndërgjegjësimin përkatësisht ndikimin në masë që mos të hidhen mbeturinat në lum”, është shprehur ai, duke shtuar se kujdesi nga vetë qytetarët është i domosdoshëm për mbrojtjen e mjedisit.

Nora Simitçiu, ekologe nga OJQ “EC Ma Ndryshe” ka pohuar se Lumëbardhi i Prizrenit është bërë një destinacion i zbarkimit të mbeturinave të ndryshme, duke filluar nga ato të kuzhinës e deri tek mbeturinat industriale, duke mos përjashtuar edhe shkarkimin e vëllimeve të mëdha të ujërave të zeza nga kanalizimet.

“Sot më nuk jemi duke folur për momentin e fundit për të ndërhyrë që jeta e habitatit ujor në shtratin e këtij lumi të shpëtohet. Ai moment veçse ka kaluar kohë më parë. Sot është koha që të ulemi e të flasim se si të punojmë që bota e gjallë e florës dhe faunës të rikthehet përsëri ashtu siç ka ekzistuar që nga formimi. Tani ne jemi duke u ballafaquar me një Lumëbardh të Prizrenit i cili në pjesën më të madhe të tij veçse ka një biodiversitet të shkatërruar tërësisht. Mos të harrojmë që përveç dëmeve që tashmë janë shkaktuar në jetën ujore, ky kontaminim i lumit paraqet një rrezik potencial edhe për shëndetin publik”, ka thënë ajo.

KOHA ka provuar që për këtë çështje të marrë një qëndrim edhe nga Komuna e Prizrenit, por deri në momentin e raportimit nuk ka pranuar përgjigje nga Zyra e Informimit për pyetjet e dërguara përmes postës elektronike. Komuna e Prizrenit ka një kontratë aktive për mirëmbajtjen e shtratit të këtij lumi. Të shtunën në shtratin e Lumëbardhit janë parë punonjësit e KRM “Ekoregjioni”, të cilët janë të angazhuar për mirëmbajtje. Njëherësh skaj shtratit të lumit janë parë edhe mbeturina të ndryshme të larguara nga shtrati i lumit.

Muajin e shkuar, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, e pati quajtur të papranueshme praktikën e hedhjes së mbeturinave në mjedis, pasi që sipas tij 98 për qind e amvisërive janë të përfshirë në shërbimet e mbledhjes e menaxhimit të mbeturinave. Madje pati shprehur qëndrimin se ndotja e mjedisit me mbeturina jo vetëm që po e dëmton imazhin e Prizrenit, porse i dëmton edhe qytetarët si dhe lokacionet ku planifikohet zhvillimi i turizmit.

Osmani uron 27 bursistet “Gratë në Energji” në SHBA: Kosova ka nevojë për ju

0

Sot është mbajtur e diplomimit të 27 vajzave bursiste të programit WE / Women in Energy (Gratë në Energji) që u mundësua nga Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK) mbështetur nga Korporata e Sfidave të Mileniumit (Millennium Challenge Corporation-MCC).

Në ceremoninë e diplomimit, që u zhvillua në Universitetin DMACC në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes video lidhjes, studenteve, familjeve të tyre si dhe publikut të gjerë, iu drejtua Presidentja Vjosa Osmani, njofton Klan Kosova

Osmani ka thënë se Kosova ka nevojë për këto bursiste tashmë të diplomuara pasi sipas saj, ato do t’i sjellin njohuritë dhe përvojat e tyre në shoqërinë kosovare.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort