Home Blog Page 4693

Demiri takohet me ministrin izraelit, dakordohen për bashkëpunim në shumë fusha

0

Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri ka pritur në takim ministrin e Bashkëpunimit Ranojal të Izraelit, Ofir Akunis.

Ajo u shpreh e nderuar për këtë vizitë të tij teksa tregoi që u dakorduan për thellimin e bashkëpunimeve në fusha të rëndësishme.

“E nderuar thellë nga vizita e H.E. Z. Ofir Akunis – Ministri i Bashkëpunimit Rajonal i Izraelit, në Ambasadën e Kosovës në Jeruzalem.

Ramë dakord për thellimin e bashkëpunimeve tona në fushën e shkencës, teknologjisë dhe shumë fusha të tjera të rëndësishme për përfitimin e ndërsjellë të vendeve tonë“, shkroi Demiri në Facebook.

https://twitter.com/InesDemiri1/status/1389217653672271876

Specialja kujdeset për privatësinë e Veselit, nuk jep detaje kur kthehet në Hagë

0

Kadri Veseli ka arritur dje në Kosovë për një vizitë tek familjarët e tij.

Në një përgjigje për lajmi.net, Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep ka thënë se nuk mund të jap informacione për qëndrimin e Veselit në Kosovë.

“Për arsye operacionale dhe për të respektuar privatësinë e Z. Veseli, ne nuk mund të japim ndonjë informacion shtesë mbi vizitën e kujdestarisë”, thuhet në përgjigjen e Griep.

Kujtojmë se në media është raportuar se Veseli ka vizituar edhe babain e tij i cili po qëndron në Spitalin e Mitrovicës për arsye të gjendjes shëndetësore.

Gjatë qëndrimit të Veselit në Kosovë, ai ka qenë në shoqërinë e pjesëtarëve të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.

MD-ja ka aprovuar rreth 1.5 milionë euro për të akuzuarit në Hagë

0

Rreth 1 milion e gjysmë euro detyrime financiare ka marrë Ministria e Drejtësisë për mbrojtjen ligjore të të akuzuarve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Një javë pas vendimit për deklasifikimin e pagesave, Ministria e Drejtësisë ka dërguar të dhënat për këto pagesa te mediat të cilat kishin kërkuar qasje në to.

Në listën e pagesave janë 7 kosovarët e akuzuar që po mbahen në paraburgim në Hagë.

Më së shumti para janë aprovuar për mbrojtjen e kreut të OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, gjithsej 315.150 euro, e më së paku para për mbrojte nga të akuzuarit deri tani ka përfituar ish-kryekuvendari, Kadri Veseli. Sipas këtyre të dhënave, avokatit Ben Emmerson që e përfaqëson Veselin, në muajin mars të këtij viti i është aprovuar një fletëpagesë në vlerë të 31 mijë euro.

Prej 1 milionë e gjysmë euro të aprovuara, që nga nëntori i vitit të kaluar janë ekzekutuar vetëm rreth 400 mijë euro për mbrojtjen e 7 të akuzuarve, ndërsa pjesa tjetër është ende obligim.

Gjendet kuleta me të holla në Prizren, kërkohet pronari i saj

0

Përmes një shkrimi në facebook marketi “Vrrini Center” në Vlashnje të Prizrenit ka njoftuar se kanë gjetur një kuletë me të holla dhe kërkohet pronari i saj.

Njoftimi i plotë:

Njoftim

Ky portofol, eshte gjetur te Vrrini Center, Vlashne, Prizren. Sipas dokumenteve, portofoli eshte i Milaim Morina nga Llashkadrenoci.

Kushdo qe e njeh, mundesisht lajmerojeni.

Portofoli, me dokumente e kartela te bankes, eshte ne vend te sigurte.

Njoftim
Ky portofol, eshte gjetur te Vrrini Center, Vlashne, Prizren. Sipas dokumenteve, portofoli eshte i Milaim Morina…

Posted by VRRINI CENTER on E diel, 2 Maj 2021

 

Këtë javë pritet të shkojë në Qeveri programi qeverisës

0

Të martën pritet të përgatitet plani qeverisës i Qeverisë Kurti.

KOHA mëson se Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka mbajtur sot takim të mbyllur për t’i diskutuar pikat e planprogramit, që gjatë javës mund të hidhen në votim në Qeveri.

Kryeministri Albin Kurti kishte premtuar se planin qeverisës do ta bënte publik me t’u kthyer nga Brukseli.

Isa Mustafa kërkon nga Kurti e Osmani të garantojnë për krerët e UÇK-së

0

Pas raportimit se Kroacia, Austria dhe Sllovenia kanë ofruar garancë që ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë, një veprim i tillë po kërkohet edhe nga Qeveria e Kosovës.

Në një prononcim për lajmi.net, ish-kryetari i LDK-së Isa Mustafa, ka thënë se asnjëri nga krerët e UÇK-së nuk paraqet rrezik për drejtësinë.

“Jam shumë i bindur se asnjëri nga krerët e UÇK-së, të cilët tani po përballen me akuza në Dhomat e Veçanta në Hagë, nuk paraqesin rrezik për drejtësinë, nëse do tu lejohej të mbrohen në liri. Të gjithë ata kanë treguar gatishmëri të përballen me drejtësinë”, ka thënë Mustafa.

Tutje, ai ka thënë se iu takon institucioneve të vendit të garantojnë për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim.

“Është më e pakta që institucionet e larta të vendit do duhej të bënin për qytetarët e vet. Pozitat e larta kërkojnë edhe marrje të përgjegjësisë së lartë, të pëlqeu apo jo”, ka thënë Mustafa për lajmi.net.

Kujtojmë se gjatë vitit 2004 kur kreu ish-gjenerali i UÇK-së Ramush Haradinaj, po mbahej në paraburgim nga Tribunali i Hagës për krime lufte, ish-presidenti i atëhershëm nga radhët e LDK-së, Ibrahim Rugova, kishte garantuar për lirimin e tij me kusht.

Maqedoni: Nesër fillon vaksinimi masiv i popullsisë

0

Autoritetet shëndetësore maqedonase raportojnë se nga nesër (E Martë) fillon vaksinimi masiv kundër COVID-19 me vaksinën kineze “Sinofarm”.

Procesi I imunizimit do të zhvillohet në Shkup por edhe në Qendrat Rajonale të vaksinimit në Kumanovë, Tetovë, Kavadar, Shtip, Ohër dhe Manastit, kurse sipas numrit të paraqitur të qytetarëve do të shpërndahen edhe vaksinat, përcjell albinfo.ch.

Ministri I Shëndetësisë Venko Filipçe paralajmëroi se deri në fund të Majit punkte për vaksinimin masiv do të ketë edhe në Veles dhe në Prilep.

Deri më tani, në vendin tonë janë vaksinuar 61.603 qytetarë, kurse përmes aplikacionit online janë paraqitur 218.577 qytetarë.

Studiuesit zviceranë kanë zhvilluar një test që mund të identifikojë shkallën e imunitetit

0
Leute spazieren an der Seepromenade mit Masken, am Donnerstag, 25. Maerz 2021, in Ascona. Die Gemeinde hatte gestern entschieden, in gewissen Bereichen im Freien eine Maskenpflicht einzufuehren. Diese gilt verbindlich ab Freitag. (KEYSTONE/Ti-Press/Alessandro Crinari)

Testet më të mira për të zbuluar imunitetin e koronavirusit
Pas një infeksioni koronavirus ose vaksinimi, trupi prodhon antitrupa. Sidoqoftë, nuk dihet sa zgjat mbrojtja imune, transmeton albinfo.ch.

Testet aktuale serologjike mund të tregojnë praninë ose mungesën e antitrupave në gjak, por jo cilësinë e mbrojtjes imune.

Tani studiuesit nga spitali universitar Vaud (CHUV) dhe Instituti Politeknik i Lozanës (EPFL) kanë zhvilluar një test më të rafinuar që mund të identifikojë shkallën e imunitetit, transmeton tutje albinfo.ch.

Objektivi i testit është të monitorojë efektin e vaksinimit tek individët për të ditur nëse, dhe kur duhet për të ri-vaksinuar ose dhënë stimulues, dhe për të përcaktuar nevojën për të adoptuar vaksinat në variantet e reja në qarkullim. /Albinfo.ch

Mushkolaj: Kohëve të fundit kemi parë qasje jo të duhur të institucioneve ndaj mediave

0

Drejtuesi i mediave të shkruara të Kosovës, Imer Mushkolaj, në ditën e Lirisë së Shtypit, tha se gazetarët duhet të ndjekin etikën në media. Ai ka përmendur edhe qasjen e institucioneve, të cilën e cilëson si jo të duhur

Në një konferencë të organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovë, Mushkolaj përmendi një fenomen brengosës për gazetarinë e pavarur dhe të lirë.Ai tha se gazetarët duhet të ndjekin Etikën në Media në shkrimet e tyre dhe të mos merren me burime të pabaza dhe shpifje.

“Ne duhet që gazetarëve tua sjellin ne mendje Kodin e Etikës. Ndodh që shpesh herë të ketë lëshime por këtu po them që gazetarët të mos shpikin qëllimisht. Ky është një fenomen që po ndodh në mediat online në Kosovë” tha Mushkolaj.Po ashtu, Mushkolaj përmendi edhe qasjen e fundit që institucionet e vendit kanë ndaj mediave online.
“Kohëve të fundit kemi parë qasje jo të duhur të institucioneve ndaj mediave. Ata kanë zgjedhur rrugë jo të duhura të ju qasen mediave” tha ai.
Brengosese për Mushkolajn mbetet edhe mosdija e zyrtarëve institucional që nuk kanë njohuri lidhur me mediat online.“Unë kam takuar njerëz të institucioneve por me vjen keq të them se njohuritë ndaj kësaj janë zero.

Duhet që mediat t’ua sqarojnë më shumë”, tha mes tjerash ai.Më rastin e ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka prezantuar para objektit të Kuvendit të Kosovës, kërcënimet e lëndimet e gazetarëve që kanë marr në përpjekje të dhënies së lajmit dhe hulumtimeve të ndryshme.

Flet 71-vjeçarja që bën nga 20 orë në javë në palestër

0

Mary Duffy nga Connecticut, edhe pse është 71-vjeçe, ajo është duke përjetuar një rini tjetër.Ajo shprehet se ndihet më mirë se 30 vjet më parë. Arsyeja? Përkushtimi në palestër.

Kthesa e madhe nisi në vitin 2007, kur nëna e saj ndërroi jetë dhe Mary mori shumë kilogramë. Ajo nisi të frekuentonte rregullisht palestrën dhe që në vitin e parë arriti të humbiste më shumë se 20 kilogramë.

Shpejt, ajo u bë kampione për moshën e saj në ngritjen e peshave.Aktualisht, Mary kalon të paktën 20 orë në javë në palestër, ndërsa ka më shumë se 30 rekorde kombëtare dhe ndërkombëtare për moshën e saj.“Nisa të shkoja në palestër kur po merrja kile me ritme të shpejta.

Pash veten në pasqyrë dhe thash “kjo nuk jam unë”, tregon Mary, shkruan Daily Mail.

“Rashë nga pesha me shpejtësi dhe kuptova se sa më shumë stërvitesha aq më shumë më pëlqente të frekuentoja palestrën. Unë jam 71 vjeçe aktualisht dhe ndjehem shumë më mirë fizikisht sesa kur isha në moshën 40-vjeçare.

Shumë njerëz më thonë se jam shumë e moshuar për ta bërë këtë gjë, por komentet frymëzuese janë shumë herë më shumë dhe kjo më bën që të vijojë rutinën time. Nuk do të heq dorë”.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort