Home Blog Page 4692

Haradinaj për iftar në Prizren: Vlerat shpirtërore gjithmonë na kanë bërë bashkë si popull

0

Lideri i AAK-së, Ramush Hradinaj, sot pasdite ka qëndruar në Prizren në një iftar të organizuar nga kryetari i Shoqatës “Esnaf”, Varis Gjelani. Ai me këtë rast ka vizituar disa biznese për të parë nga afër gjendjen e krijuar pas pandemisë ku dhe ka shprehur përkrahje për hapjen e mëtutjeshme të ekonomisë, veçanërisht sektorit të gastronomisë.

Haradinaj më tej ka thënë se rimëkëmbja ekonomike, kërkon intervenimin e shtetit në favor të ruajtjes së vendeve të punës.

Shkrimi i plotë i Haradinajt:

Në Prizrenin e bukur, sonte na bashkoi miku im Varis Xhejlani.

Vlerat shpirtërore gjithmonë na kanë bërë bashkë si popull e iftari paraqet përpos gëzimin për agjëruesit edhe barazinë e solidaritetin mes atyre që ndajnë ushqimin mes vete.

Paraprakisht, kam vizituar biznesin e Jahja dhe Besfort Brikës dhe kam shprehur edhe njëherë përkrahjen time për hapjen e mëtutjeshme të ekonomisë, veçanërisht sektorit të gastronomisë.

Gjithashtu, me Varisin i cili kryeson Shoqatën “Esnaf”, shkëmbyem mendime për pasojat e shkaktuara nga gjendja pandemike, sidomos për kategorinë që ai përfaqëson, biznesmenët dhe zejtarët.

Rimëkëmbja ekonomike, kërkon intervenimin e shtetit në favor të ruajtjes së vendeve të punës, ndalimit të degradimit të mëtutjeshëm ekonomik dhe ndalimin e rritjes së varfërisë. Është koha për vendime të guximshme që të ndalohen pasojat afatgjate të krizës ekonomike.

Varisin e falënderoj për mikpritjen, e besimtarëve agjërim të lehtë e të pranuar!
RH

Të martën arrijnë në Kosovë për herë të parë vaksinat Pfizer

0

Të martën edhe Kosova do të furnizohet për herë të parë me vaksinën antiCOVID të llojit Pfizer.

Këtë e kanë konfirmuar për Gazetën inFokus nga zyra për komunikim e MSH-së, ku thuhet se do të arrijnë disa kontigjente, duke mos dhënë më shumë detaje për numrin e tyre.

Këto vaksina janë kontingjente të 95 mijë vaksinave Pfizer që Bashkimi Evropian do t’i sjellë në Kosovë.

“Vaksinat e para nga kontingjenti prej 95 000 i BE-së pritet të arrijnë të martën në Kosovë. Do të ketë disa kontingjente që vijnë javë pas jave deri në marrjen e të gjitha 95 000 dozave”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Mirëpo përsëri duke mos dhënë shumë detaje nga Ministria është rikonfirmuar se janë në negociata për sigurimin e më shumë vaksinave edhe të llojeve të tjera, shkruan Gazeta inFokus.

“Po, MSH është duke negociuar edhe për vaksina të tjera. Kjo gjë tashmë është konfirmuar disa herë nga krerët e MSH-se edhe në konferencë për media edhe në Kuvend dhe në organe të tjera”, thuhet në përgjigjen e zyrës për komunikim të MSh-së.

 

Kurti flet me Engel, e fton ta festojë ditëlindjen në Kosovë

0

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-kongresistin amerikan, Eliot Engel.

Kurti thotë se Engel për dekada ka qenë zëri ynë në Kongres dhe se ende kujdeset thellësisht për paravërsinë dhe të ardhmen tonë.

Tutje Kurti tregoi se e falënderoi Engel për mbështetjen dhe e se ka ftuar të festojë pavarësinë tonë dhe 75 vjetorin e lindjes vitin e ardhshëm në Kosovës.

@RepEliotEngel është një mik i vjetër i Kosovës. Ai ka qenë zëri ynë në # Kongres për dekada dhe sot ai ende kujdeset thellësisht për pavarësinë dhe të ardhmen tonë. Unë e falënderova atë për mbështetjen e tij dhe e ftova atë për të festuar pavarësinë tonë dhe 75 vjetorin e lindjes vitin e ardhshëm në Kosovë” është shprehur Kurti.

https://twitter.com/albinkurti/status/1389252164225323011?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1389252164225323011%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2Fhttps-klankosova-tv-wp-admin-post-phppost1475237actionedit2244%2F

Gjendja e rënduar, zjarrfikësit kërkojnë ndihmën e shtetit

0

Sindikata e zjarrfikësve të Kosovës, me rastin e 4 majit Ditës ndërkombëtare të zjarrfikësve, ka shprehur serish shqetësimin e saj lidhur me gjendjen e vështirë që po mbretëron në këtë shërbim.

Në një deklaratë për media, sindikata iu bën thirrje institucioneve qendrore dhe atyre lokale që t’i vizitojnë nesër shërbimet zjarrfikëse dhe shpëtimit dhe drejtpërdrejt të njoftohen mbi problemet dhe sfidat që ballafaqohen zjarrfikësit vite me radhë.

“Ftojmë institucionet vendimmarrëse që urgjentisht të shtrohet kjo çështje, të analizohet gjendja e shërbimit të zjarrfikësve dhe shpëtimit, të krijohen kushte normale për punë, siguri në punë, të rritet gatishmëria emergjente që ky shërbim të jetë funksional dhe të arsyetojë themelimin, misionin e shenjtë të zjarrfikësve shpëtimin e jetës së njeriut dhe të mirave materiale”, thuhet në deklaratë.

Për më tepër, Sindikata e zjarrfikësve të Kosovës kërkon ndërmarrjen e veprimeve të pushtetit qendror dhe lokal me qëllim të përmirësimit të gjendjes aktuale për zjarrfikësit.

“Shpresojmë se viti tjetër këtë shërbim ta gjejë në kushte më të mira, të sigurohet buxhet, të definohen kompetencat menaxhuese, një organizim te mirë, të përgatitur për sfidat e ndryshme që mund të paraqiten në situata emergjente”, thuhet ndër tjera në deklaratë.

Deklarata e plotë:

4- Maji – Dita ndërkombëtare e zjarrfikësve, këtë shërbim edhe këtë vit e gjen ne gjendje të pa lakmueshme dhe mjaft të rëndë në të gjitha aspektet, si organizimi, menaxhimi, kapacitetet teknike, gjithashtu dhe resurset humane njerëzore.

Në këtë ditë të shënuar ndërkombëtare në shtetet e tyre ku veprojnë, zjarrfikësit vizitohen nga institucionet dhe mekanizmat shtetërorë iu jepen mirënjohje, falënderime, demonstrojnë shkathtësitë profesionale që dëshmojnë gatishmërinë emergjente për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve në çdo moment.

Te ne në Kosovë kjo ditë kalon në heshtje, shërbimin e zjarrfikësve e gjen në një pozitë shumë të vështirë dhe thuajse të papërballueshme, ku zjarrfikësit përballen me shumë vështirësi në të gjitha aspektet.

Zjarrfikësit e Kosovës funksionojnë në mos përputhje të plotë me ligjet në fuqi, të injoruar, të anashkaluar dhe pa asnjë përkujdesje institucionale, që ka ngritë indinjatë te thellë te kjo kategori e të punësuarve.

Zjarrfikësit nuk kanë status të drejtë juridik (statusi i zjarrfikësve është i shërbyesve civilë) nuk kanë definim të kompetencave menaxhuese, dualizëm i krijuar në mes te pushtetit qendror dhe lokal.

Vakumi i krijuar ne mes te AME/ MPB, dhe Komunave, ka krijuar telashe dhe zjarrfikësit janë pa buxhet të planifikuar, pa pajisje personale, pa automjete dhe teknikë zjarrfikëse, nuk posedojnë pajisje të sigurta për punë, pajisje të pa testuar dhe të kontrolluara sipas deklaratës së prodhuesit pa uniforma, pa simbole, numri jashtëzakonisht i vogël i zjarrfikësve, jashtë çdo kriteri, kjo gjendje e krijuar ku drejtpërdrejt zjarrfikësit rrezikojnë shëndetin e tyre dhe mund të themi edhe jetën, ku dëshmojnë rastet e lëndimit në vendin e punës të zjarrfikësve, të cilët gjatë aktiviteteve të punës morën lëndime të rënda dhe askush nga institucionet, punëdhënësi nuk doli në ndihmë, ku të gjitha shpenzimet mjekësore është dashtë që t’i kryejnë vetë zjarrfikësit.

Në vazhdimësi kemi kërkuar nga institucionet, qe nga viti -2010, që kjo gjendje të përmirësohet dhe të krijohen kushte normale për punë, por asnjëherë nuk treguan gatishmëri për të zgjedhur problemet dhe situatën e krijuar. Zjarrfikësit nuk kompensohen për orët jashtë orarit të punës, për ndërrimet e natës, për festa shtetërore, koeficienti më i ulët nga të gjitha kategoritë e të punësuarve në vend.

Shfrytëzoj rastin që Shërbimit të Zjarrfikësve në vendin tonë dhe Zjarrfikësve kudo që janë, iu urojmë ditën ndërkombëtare të zjarrfikësve, duke iu uruar shëndet, suksese dhe i përgëzojmë për sakrificën dhe gatishmërinë për të shërbyer vendit kurdo që paraqiten raste emergjente.

Nesër me rastin e 4 majit Ditës ndërkombëtare të zjarrfikësve, institucioneve qendrore, MPB/AME dhe atyre lokale, kryetarëve të komunave iu bëjmë ftesë që t’i vizitojë shërbimet zjarrfikëse dhe shpëtimit dhe drejtpërdrejt të njoftohen me gjendjen e krijuar, për së afërmi të prekin problemet dhe sfidat që ballafaqohen zjarrfikësit vite me radhë, të prekin problemet dhe sfidat që ballafaqohen zjarrfikësit që nga pas lufta, me dekada.

Ftojmë institucionet vendimmarrëse që urgjentisht të shtrohet kjo çështje, të analizohet gjendja e shërbimit të zjarrfikësve dhe shpëtimit, të krijohen kushte normale për punë, siguri në punë, të rritet gatishmëria emergjente që ky shërbim të jetë funksional dhe të arsyetojë themelimin, misionin e shenjtë të zjarrfikësve shpëtimin e jetës së njeriut dhe të mirave materiale.

Me shpresë që institucionet vendimmarrëse do të reflektojnë pozitivisht në kërkesat e zjarrfikësve dhe të tejkalohet kjo gjendje që është krijuar, kërkojmë harmonizim të veprimeve të pushtetit qendror dhe lokal qe ky vakum institucional i krijuar të zgjidhet në të mirë të shërbimit, shpresojmë se viti tjetër këtë shërbim ta gjejë në kushte më të mira, të sigurohet buxhet, të definohen kompetencat menaxhuese, një organizim te mirë, të përgatitur për sfidat e ndryshme që mund të paraqiten në situata emergjente.

Rrahman Jashari: Testimi i mësimdhënësve të Kosovës është ide e keqe

0

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jashari, ka thënë se ideja e testimit të mësimdhënësve të Kosovës, është një ide e keqe, pasi sipas tij mësimdhënësit janë testuar nga profesorët tek të cilët kanë fituar njohuri, ndërsa në vend të testimit, Jashari ka kërkuar shtimin e inspektorëve nëpër klasa.

“Kjo temë ishte hapur që në kohën kur ministër ishte Arsim Bajrami, ndërsa ne kishim dëshmuar se testimi me shkrim ishte ide e keqe, pasi që mësimdhënësit gjatë studimeve ishin testuar nga profesorët tek të cilët kanë fituar njohur të mjaftueshme. Në vend të kësaj, kemi kërkuar që të shtohen inspektorët nëpër klasa, pasi që mësimdhënësit janë përgatitur nga UP-ja, por atyre u duhet një monitorim më i mirë”, ka thënë Jashari, njofton Klan Kosova.

Ndërsa sa i përket deklaratës së Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavaci, Jashari ka thënë se nuk e kanë konsideruar si kërcënim, por si të pa bazë, pasi që sipas tij, SBASHK-u nuk i ka fajet për gjendjen aktuale në arsim.

“Nuk e kemi konsideruar si kërcënim, por e kemi konsideruar si deklaratë të pa bazë, pasi që SBASHK-u nuk i ka fajet për gjendjen aktuale në arsim, por institucionet që kanë bërë eksperimente me arsimin tonë, pasi që tekstet tona që i kemi nuk korrespondojnë me kurrikulën, shumë shkolla nuk kanë teknologji bashkëkohore, pra mungojnë shumë gjëra”, ka thënë Jashari në InfoMagazine.

Berisha: Kurti pati dorëzuar shkresë garantuese për Selimin, kjo nuk është e ndershme

0

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Koshare, Hisen Berisha, ka folur më shumë rreth deklarimit të tij se Kroacia, Sllovenia dhe Austria kanë dhënë garanci për lirimin me kusht të ish-krerëve të UÇK-së që janë duku u gjykuar në Hagë.

Berisha në Info Magazine në Klan Kosova deklaroi se të gjitha informacionet i ka marrë në rrugë formale dhe të njëjtën gjë mund ta bëjnë edhe institucionet shtetërore.

“Kam pothuajse 22 vjet në institucione dhe bashkëpunim permanent me përfaqësues ndërkombëtar që na kanë mbështetur në punën tonë dhe në fushën ku unë kam punuar në mbrojtje dhe siguri. Kemi vendosur kontakte dhe kemi krijuar raporte e miqësi me personalitete të ndryshme qoftë të fushës ushtarake apo edhe qeverisje të mbrojtjes e sigurisë”.

“Të gjitha këto kanë krijuar aso qasje që edhe në rrugë informale mund të bëjmë diçka për ata që i konsiderojmë bashkëluftëtarë, miq, ish-liderë të UÇK-së dhe shtetit. Në këto kontakte normal që kam arritur të marrë edhe informata dhe me ndihmu që të krijohet kontributi qoftë edhe në rrugë informale të merret një veprim i nevojshëm që e ka sugjeruar edhe vetë Tribunali i Hagës se një shtet i tretë do të duhej të japë një garancion për mbrojtjen e tyre në liri”, tha Berisha.

Berisha tregoi se si arriti deri tek kjo informatë dhe çka e shtyu ta bëjë publike.

“Këtë informatë e kam marrë nëpër informale por zyrtare dhe drejtpërdrejt nga ajo që quhet “staf i kabinetit të presidentit” dhe këtë e kam bërë të njohur jo me qëllimin e krijimit të sensacionit dhe lajmit që disa media kanë interes. Por, thjesht qëllimi ka qenë për t’i vërë në veprim institucionet e Kosovës se kur mundet që kjo të bëhet në rrugë informale dhe miqësore atëherë angazhimi i tyre duhet të jep efektin edhe më të madh që të ndihmohet mbrojtja në liri e personaliteteve që sot gjykohen në Hagë”.

“Nëse dikush pretendon me debatu me emra për këta emra nëpër studio televizive duhet ta harrojnë këtë sepse këto janë linja miqësore që do të ruhen gjithmonë dhe nuk janë për debate publike. Efekti u pa por jo gatishmëria”.

Tutje Berisha deklaroi se kryeministri i vendit Albin Kurti pati dorëzuar shkresë garantuese vetëm për bashkëpartiakun e tij që gjendet në Hagë, Rexhep Selimi.

“Unë nuk e kam atë përgjegjësi që të vë kontakte siç po bëjnë për vaksinën por e bëjë vetëm për miqtë e mi – bashkëluftëtarët e mi që të mbrohen në liri dhe t’u krijohet kjo hapësirë”.

“Tu krijohet kjo hapësirë por jo në mënyrë selektive jo siç e kemi pasur rastin e kryeministrit kur ka dorëzuar shkresë garantuese vetëm për Rexhep Selimin. Kjo nuk është e ndershme pasi ata të gjithë bashkërisht përfaqësojnë atë që quhet lufta çlirimtare e Kosovës dhe kryeministri është I të gjithëve”.

Çfarë do të thotë dhe sa zgjat garancia e shteteve për të akuzuarit e Speciales?

0

Ish-gjenerali Hisen Berisha ka deklaruar së fundmi se sipas informacioneve, Kroacia, Sllovenia dhe Austria kanë ofruar garancë për mbrojtjen në liri të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Në një prononcim për lajmi.net, njohësi i çështjeve juridike, Ehat Miftaraj, ka thënë se garanca nga një shtet ofrohet për të siguruar Gjykatën se të dyshuarit nuk do t’i ikin drejtësisë përderisa janë duke u mbrojtur në liri.

“Duke u nisë prej praktikës të Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës dhe rastet që lidhen me krimet e luftës, zakonisht tentimi i institucionit në këtë rast presidentit apo kryeministrit për një shtet siç është Haga, më shumë ndërlidhet me faktin që do të sigurojnë se të njëjtit nuk do t’i bishtënojnë drejtësisë, të njëjtit do t’i përgjigjen ftesave të gjykatës në të ardhmen dhe të njëjtit nuk do t’i shkelin urdhrat që gjykata mund t’i japë në raport me atë që ndërlidhen me sjelljet e tyre në liri”, ka thënë Miftaraj.

Ai ka thënë se këtë garancë shteti e ofron duke i siguruar të pandehurit përmes policisë apo organeve shtetërore në një farë mënyrë t’i respektojnë urdhrat që i jep Gjykata e Hagës.

Tutje, Miftaraj folur edhe për kohëzgjatjen e garancës që mund të ofrojnë institucionet e një shteti.

“E para, në bazë të asaj që pritet të kemi një proces gjyqësor së paku deri në 5 vite, në bazë të praktikave të mëhershme dhe në bazë të asaj që Gjykata Speciale në Hagë është e obliguar të zbatojë praktikat e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, pothuajse do të jetë e pamundur për çdo të akuzuar që po qëndron në Hagë, të qëndrojë më shumë se një vit në paraburgim. Andaj, në këtë rast gjyqtarët e Gjykatës Speciale duhet të gjejnë forma dhe mundësi që të sigurohen që pandehurve të mos ju shkelen liritë e tyre në mënyrë që të ketë proces gjyqësor të drejtë. Në anën tjetër ata duhet të marrin garanca, të sigurohen që të pandehurit do t’i përgjigjen Gjykatës në të ardhmen, që nënkupton që në momentin kur fillon shqyrtimi gjyqësor, ka mundësi që të pandehurit të rrinë me muaj të tërë në Hagë për të marrë pjesë në seanca gjyqësore por që gjatë vikendeve mund të kthehen në Kosovë që të jenë afër familjeve të tyre”, ka thënë Miftaraj për lajmi.net.

Në fund, ai ka thënë se Policia e Kosovës nuk do të mund të ofrojë një garancë të tillë për shkak se sipas tij, të pandehurit dhe Policia e Kosovës do të ishin në ‘konflikt interesi’.

“E para Policia e Kosovës kishte ofruar garanca të tilla, por Policia e Kosovës është në një lloj ‘konflikt interesi’ në raport me të pandehurit, sepse Policia e Kosovës do të duhej që në të ardhmen të zbatojë urdhrat e Gjykatës Speciale në raport me të pandehurit. Duhet ta përsëris që në momentin kur një shtet ofron garanca, natyrisht që palët dhe shteti mundohen që t’i dalin zot fjalëve të veta”, ka thënë Miftaraj.

Kujtojmë se pas raportimit se presidenti kroat ka ofruar garancë për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, ka pasur reagime edhe nga opozita në Kosovë, të cilët kanë kërkuar nga presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti që të ofrojnë garancë në emër të shtetit për të akuzuarit që po mbahen në Hagë.

Ish-krerët e UÇK-së ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë nga Gjykata Speciale, janë duke u mbajtur në Hagë që nga muaji nëntor i vitit të kaluar.

Ky pritet të jetë kandidat i ardhshëm për kryetar të Prishtinës nga LDK-ja

0

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka bërë gati emrin e kandidatit për kryetar të Prishtinës.

Siç ka mësuar ATV nga burimet brenda kryesisë së LDK-së, Alban Zogaj është emri që është diskutuar të jetë kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës.

Zogaj aktualisht është anëtar i kryesisë së LDK-së dhe ka qenë ish-shef i kabinetit të Lumir Abdixhikut në Qeverinë “Kurti 1” kur ky i fundit ishte Ministër i Infrastrukturës.

Tutje, ATV merr vesh po ashtu se është diskutuar edhe emrin i Dardan Sejdiut, ish-nënkryetarit të Prishtinës, por që Zogaj është kandidat që ka marrë pëlqimin nga shefi i partisë.

Ndryshe, aktualisht është vetëm Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ajo që ka bërë publik emrin e kandidatit të saj, i cili do të kandidojë për kryetar të Prishtinës. Ai është Daut Haradinaj, vëllai i liderit të partisë, Ramush Haradinaj./ATV

Kurti kërkon nga eurodeputeti Schieder angazhim për liberalizim të vizave

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në vizitë, shefin e delegacionit të Partisë Socialdemokrate të Austrisë (SPO) në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder.

Siç është bërë e ditur përmes një komunikate për media, Kurti e ka njoftuar eurodeputetin Schieder për vizitën e tij në Bruksel dhe takimet që pati atje. Ai ka folur edhe për prioritetet e qeverisë së re dhe fillimin e procesit të reformave.

Bëhet e ditur se eurodeputeti Schieder ka konfirmuar mbështetjen për prioritetet e qeverisë, veçanërisht për reformat ekonomike dhe sociale, si dhe luftën kundër korrupsionit.

“Kurti dhe eurodeputeti Schieder biseduan edhe për bashkëpunimin rajonal dhe agjendën evropiane, duke vlerësuar rolin proaktiv dhe avokues të Parlamentit Evropian, në mbështetje të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në përpjekjet e BE-së për përballimin e pandemisë COVID-19. Në takim mori pjesë edhe Eva Elleriet, drejtoreshë e Friedrich-Ebert-Stiftung (FES), me të cilën u bisedua për thellimin e bashkëpunimit të suksesshëm”, thuhet në njoftim.

“Tentuan me ma mbyllë gojën, por do të kërkoj drejtësi”, shpërthen në lot babai i Agon Musliut

0

Naim Musliu, babai i të riut Agon Musliu që vdiq teksa ishte në karantinë në Qendrën Studentore, ka shpërthyer në lot në një emision televiziv, derisa ka thënë se kërkon drejtësi për djalin e tij.

“Djali jem më përket mua si prind dhe nënës së tij, familjes Kosovës, nuk po kërkojmë diçka tjetër përveç se drejtësi. Kush e devijoi djalin tem prej aeroportit të shkojë. Nuk ishte Agoni për karantinë, dikush me dashje, me qëllime të këqija e drejtuan djalin tim drejt vdekjes”, ka thënë Musliu.

Ai ka akuzuar politikanët se kanë tentuar t’ia mbyllin gojën.

“Kanë tentu me ma mbyllë gojën, tash sa ka ndiku që të mos kem një përkrahje, unë kam pasë përkrahje, me përkrahjen e studentëve është bërë pllakata”, ka thënë Musliu.

Ai ka deklaruar se do të kërkojë drejtësi për zbardhjen e vdekjes së djalit të tij.

“Boll kam pritë se mos po zbardhet ky rast por siç po e shoh nuk do të ketë drejtësi për djalin tem në këtë vend. Derisa ta kam frymën e fundit do të jap maksimumin për zbardhjen e drejtësisë për djalin tem”, ka thënë ai në Kanal10.

“Të zbardhet gjithçka që ndodhi prej aeroportit deri në fund të jetës së djalit tem”, tha ai

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort