Home Blog Page 4691

Policia bastis një shtëpi në Prizren, prangos 4 anëtarë të dyshuar për posedim të drogës

0

Mbrëmjen e së dielës, Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”.

Burime të Gazetës Sinjali brenda prokurorisë kanë bërë të ditur se arrestimi i të dyshuarve u bë gjatë një bastisjeje që policia kreu në shtëpinë e tyre, në rrugën “Ulqini” në Prizren.

Gjatë bastisjes Sinjali mëson se policia ka gjetur dhe ka konfiskuar disa qese me substancë të dyshuar narkotike, pajisje që shërbejnë për shitblerjen e këtyre substancave, telefona celularë, para të gatshme, fishekë, si dhe thikë.

Këto burimE i kanë thënë Sinjalit se tre nga të arrestuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje, kurse i katërti është dërguar në vuajtje të dënimet, pasi që ndaj tij kishte një urdhërarrest të lëshuar nga gjykata.

Ai është dërguar në qendrën e paraburgimit në Prishtinë.

Avdyli i del në mbrojtje Gërvallës: Po sulmoni një grua që la jetën në Gjermani për t’i shërbyer Kosovës

0

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli i ka dalë në mbrojtje kryediplomates së Kosovës, Donika Gërvallës pasi që e njejta ka marrë shumë reagime për deklaratën që kishte bërë kohë më parë për Gjykatën Speciale.

Avdyli në një shkrim në Facebook ka thënë se kjo deklaratë është nxjerrë nga konteksti dhe është bërë në rrethana tjera.
“Eksponentë të politikës e parapolitikës e shërbëtorë të pushteteve të kaluara , dje gjatë tërë ditës i bënë gjyqin publik, Zv KM dhe Ministres së PJ z.Donika Gërvalla, për një deklaratë të vjetër,të shkëputur, e nxjerrur nga konteksti dhe e thënë në rrethana krejt tjera.

Ky gjyq publik më kujton regjimet e vjetra diktatoriale ku pasi identifikohej armiku popullit, dënohej pa gjyq që të diciplinoheshin masat popullore”, tha Avdyli.

Deputeti tutje, shton se Gërvalla la jetën e saj në Gjermani për t’i shërbyer Kosovës.

E ardhmja e luftimeve, ushtarët stërviten me qentë robotë – planifikohet përdorimi i pajisjeve tjera në stilin “Terminator”

0

Ushtria franceze ka filluar stërvitjet ushtarake me qentë robot, kurse po shqyrton mundësinë e përdorimit të droid dhe që duken sikur nga skenat e filmave fanta-shkencë ngjashëm me ato të “Terminator”.I quajtur Spot, ky qen-robot për herë të parë është përdorur nga policia në New York, kurse tani po i përdor edhe ushtria franceze, transmeton Telegrafi.

Kompania amerikane Boston Dynamics ka zhvilluar këta robotë, kadetët e të cilët nga kolegji San Sir përdorin simulatorë për luftime, shkruajnë mediat britanike.

Kompania ka bërë të ditur që Spot “është një robot që bën lëvizje të ndryshme. I njohur si “qeni digjital”, mund të hap dyert, të ngrit mjete të ndryshme dhe ju mundëson policëve të kontrollojnë hapësira të caktuara në mënyrë që mos t’ju rrezikohet jeta atyre.Trajnimi me Spotin është organizuar pasi është publikuar raporti i ministrisë së Mbrojtjes, ku propozohet që ushtria franceze të lejohet t’i përdor “pjesërisht makineritë autonome” gjatë luftimeve.

Në anën tjetër, Komiteti për Etikë konsideron që ky sistem “Terminator” do të mund të ndihmonte ushtarët në identifikim dhe të mbrojnë caqet e armikut.Në raport thuhet se ushtarët do të mund të fikim makineritë në çdo moment dhe bëhet thirrje që të ndalen plotësisht sistemet e pavarura “të programuar që të mos mund të ndryshojnë mënyrën e funksionimit”.

Vendet e perëndimit përfshirë SHBA-të, kanë refuzuar të ndalin zhvillimin e makinerive robotike. Dronët bombardues prej vitesh përdoren në luftëra, megjithatë kanë hasur në kritika të ashpra nga grupet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut – kjo për faktin se mund të lansojnë raketa në caqe të armikut pa “urdhrin” e njeriut.Nga Boston Dynamics, kanë bërë të ditur që Spoti i ri nuk është bërë të lëndojë njerëz.

“Nuk duam që klientët tonë që përdorin robotët që të lëndojnë njerëzit. Është një model testues për të cilin kemi nevojë më shumë të mësojmë dhe të përcaktojmë nëse mund të përdoret pa lënduar njerëz”, thuhet ndër tjera.Pavarësisht kësaj, policia e New Yorkut ka hequr dorë nga marrëveshja që kap vlerën e 94 mijë dollarë me kompaninë sepse robotët për ta “ishin rrëqethës”.

Zëdhënësi i kryetarit të New Yorkut, Bill De Blasio, ka thënë se kryetari i qytetit po ndihet mirë që është neutralizuar qeni-robot. Është “rrëqethës” dhe dërgon porosi të gabueshme, ka shtuar zëdhënësi i “Mollës së madhe”.

Spoti ka filluar të shitet gjatë qershorit të vitit të kaluar me një çmim prej 74.500 dollarë. Aktualisht ekzistojnë rreth 400 robotë që përdoren në mbarë botën – përfshirë në fabrikën e Ford Motors dhe British Petrolum.Hyundai së fundmi ka bërë të ditur se do të blejë këtë robot për fabrikat e saj, e vlera e kontratës kap shumën e 1.1 miliard dollarëve.

Udhëtari që thotë se vjen nga viti 2582: Astronautët do të gjejnë një planet identik si Toka pas 4 ditësh

0

Një njeri që pretendon se ka udhëtuar në kohë që nga viti 2582 tregon një zbulim të madh, astronautët do të gjejnë një Tokë të dytë këtë fundjavë që vjen.Aventurieri, i njohur si “autentikimetraveraler” në TikTok, postoi një video të shtunën se diçka do të ndodhë më 8 Maj 2021.

Në videon e shoqëruar me grafikë të ngjashme me filma shkencor, ai paralajmëroi: Kjo nuk është një shaka.

Më 8 Maj, 2021, astronautët do të zbulojnë një planet pikërisht si Toka, në sistemin tonë diellor. Do të jetë një klon i saktë i Tokës sonë, me një efekt të pasqyruar.

Ai shtoi se do të jetë hera e parë që njerëzit gjejnë një jetë tjetër njerëzore në galaktikë. Videoja e tij ka grumbulluar shpejt më shumë se 1.6 milion shikime në vetëm 48 orë dhe është komentuar nga mijëra njerëz. Shumë prej njerëzve shprehen se mezi presin 8 Majin për të provuar saktësinë e fjalëve të tij dhe shumë të tjerë shprehet mosbesues ndaj këtyre teorive, sipas Daily Star.

Në mënyrë të çuditshme, një udhëtar tjetër në kohë i cili gjithashtu pretendonte të vinte nga viti 2582, doli me një teori konspirative se Toka do të hyjë në “tre ditë errësirë” në 2026 dhe paralajmëroi njerëzit të mos përdorin ndriçime të bëra nga njeriu gjatë asaj periudhe.Një burrë që pretendon të jetë nga viti 2485 paralajmëroi shikuesit se do të ketë një zbulim të madh në 7 Tetor 2021.

“Kishte probleme me frymarrjen” – Berisha tregon pse ia kishte bërë me sy Veseli

0

Gazetari Ridvan Berisha, i cili është përfolur shumë për intervistën e tij me ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, sot ka folur për këtë ngjarje.

Berisha, tha në Kanal10 se aty nuk ka pasur kurrfarë presioni apo diçka të ngjashme, por se Veseli kishte presion të jashtëzakonshëm pasi ishte ndër paraqitjet e tij të para në televizione.
Berisha më tutje tha se Veseli në ato momente kishte pasur problem me frymëmarrje.

“Kjo me Kadriun, u kanë ndër paraqitjet e para pasi u bërë kryetar i PDK-së, edhe ka qenë në presion të jashtëzakonshëm, ka pas problem me frymëmarrje, nuk ka pasur kurrfarë presioni”, është shprehur Berisha.

Zinedine Zidane mund të largohet nga Real Madridi?

0
Real Madrid's French coach Zinedine Zidane reactsduring the UEFA Champions League round of 16 second leg football match between Manchester City and Real Madrid at the Etihad Stadium in Manchester, north west England on August 7, 2020. (Photo by PETER POWELL / POOL / AFP)

Zinedine Zidane mund të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit, nëse ‘ Mbretërit’ nuk arrijnë ta fitojnë La Ligan.

Kështu ka bërë të ditur mbrëmjes e së hënës mediumi ‘Calciomercato’, ku ka zbuluar edhe destinacionin e radhës të teknikut francez.

Nëse largohet nga ‘Santiago Bernabeu’, Zinedine Zidane pritet të emërohet trajneri i ri i skuadrës së Juventusit.

Më të përfunduar edicioni i Serie A ‘Zonja e Vjetër’ pritet ta shkarkoj Andrea Pirlon, i cili nuk arriti të shpallet kampion dhe po rrezikon seriozisht pjesëmarrjen në Champions sezonin tjetër.

Komisioneri Evropian: Do të investojmë që dialogu Kosovë-Serbi të jetë një histori suksesi

0

Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, Oliver Varhey ka deklaruar se Bashkimi Evropian do të investojë për të ndihmuar dialogun Kosovë-Serbi.

“Ne patëm një vizitë të suksesshme të presidentit serb në Bruksel dhe bisedime të suksesshme poashtu për këtë çështje. Ne do të investojmë kapacitetet tona për të ndihmuar dialogun dhe për ta bërë atë një histori suksesi”, tha ai.

Gazetarët tentuan të merrnin një përgjigje nga ai lidhur me dialogun ndërpartiak në Serbi dhe gjendjes së demokracisë në rast se ka përsëri bojkot të zgjedhjeve, por ai theksoi se në Serbi ka shkuar për të sjellë vaksina dhe jo për të folur rreth kësaj teme.

Gjatë ditës Varhey do të vizitojë disa lokacione të Serbisë, meqë rast do të jetë i pranishëm edhe në shpërndarjen e 1 mijë e 170 vaksinave, të cilat janë pjesë e një donacioni të BE-së të destinuar në Ballkanin Perëndimor me 651 mijë doza gjithsej.

Biden jep lajmin e mirë, tregon se kur merr fund pandemia

0
Democratic presidential candidate former Vice President Joe Biden speaks to supporters, early Wednesday, Nov. 4, 2020, in Wilmington, Del. (AP Photo/Paul Sancya

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, shpalli përparimin e vaksinimit kundër COVID-19 dhe parashikoi një kthim në një gjendje normale “deri në fund të verës”.

“Unë mendoj se deri në fund të verës, ne do të jemi në një pozitë shumë të ndryshme nga sa jemi tani,” tha ai kur u pyet për të parashikuar një afat kohor për një kthim në normalitet, duke përmendur punën e administratës së tij për të rritur prodhimin dhe angazhimin e vaksinave për ta shkallëzuar atë për të ndihmuar vendet e tjera “sapo të kujdesemi për të gjithë amerikanët”, shkruan CNN, përcjell Albinfo.ch.

Ai gjithashtu adresoi hezitimin e vaksinave, duke përmendur disa statistika premtuese.

“Ajo që po ndodh tani është e gjitha biseda rreth asaj se si njerëzit nuk do të merrnin injektimin dhe nuk do të përfshiheshin, na u tha që ka shumë të ngjarë të ishte midis njerëzve që janë 65 vjeç. Por tani, njerëzit mbi 65 vjeç mbi 80 përqind tani janë vaksinuar, dhe 66 përqind e tyre janë plotësisht të vaksinuar”, tha Biden.

Presidenti Biden gjithashtu shpalli përpjekjet e vazhdueshme për të zgjeruar aksesin e vaksinave dhe hapat drejt promovimit të barazisë së vaksinave.

“Ajo që ne kemi bërë, nën disa kritika, është se kemi zgjeruar hyrjen në vaksinat në vendet e njohura – 40 mijë farmaci tani, gjithashtu të gjitha qendrat shëndetësore të komunitetit që janë në dispozicion në të gjithë vendin, njësitë lëvizëse që dalin dhe po bëhet mirë dhe më mirë”, tha ai.

Ka filluar hapja dhe rregullimi i disa rrugëve në fshatin Burim të Malishevës

0

Në kuadër të realizimit të projekteve kapitale, përkatësisht të rregullimit të infrastrukturës rrugore, në fshatin Burim të Komunës së Malishevës, ka filluar hapja dhe rregullimi i disa rrugëve në lagjet e këtij fshati.

Punimet në këto rrugë i ka parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili ishte i shoqëruar edhe asamblisti Avdi Morina, që vije po nga ky fshat.

Nënkryetari Berisha është takuar edhe me banorët e këtyre lagjeve, të cilët i ka uruar për rregullimin e rrugëve.

“Rregullimi i Infrastrukturës, vazhdon të mbetet një prej prioriteteve tona si qeveri komunale, pasi rregullimi rrugëve, ka ndikim të drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve. Për këtë qëllim, edhe këtu kemi filluar me hapjen e këtyre rrugëve, ku po bëhet zgjerimi i tyre dhe së shpejti do të përgatiten për asfaltim”, ka thënë Berisha.

Rregullimi i rreth një kilometri rrugë në lagjet e fshatit Burim, mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Paralajmërimi se do ta ndihmojë Specialen me materiale, reagime të shumta në drejtim të kryediplomates Donika Gërvalla

0

Në drejtim të kryediplomates së Kosovës, Donika Gërvallës ka pasur dje gjatë ditës disa reagime lidhur me një deklaratë që e njëjta e kishte bërë dikur për Gjykatën Speciale.

Gërvalla atë kohë kishte thënë se do të ndihmonte me materiale sapo të formohej Gjykata Speciale kundër, siç thoshte ajo, kokave të organizatës kriminale Hashim Thaci dhe Kadri Veseli.

“Brenda mundësive që kam patjetër që do të kërkoj materiale në Speciale. Po kam material. Kemi kryetar të parlamentit që unë e quaj më të turpshme se sa Thaci që është president. Gjithë bota e di kush është Kadri Veseli dhe gjithë bota e di kush është Hashim Thaci. Kadri Veseli ka qenë koka e organizatës që ka bërë krime ndaj kundërshtarëve politikë”, kishte thënë Gërvalla në Dukagjin.

Ndaj kësaj deklarate kanë reaguar në Partinë Demokratike të Kosovës.

Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Betim Gjoshi ka ‘goditur’ ministren e qeverisë Kurti, duke thënë se ministrja e Kosovës është deklaruar e gatshëm të dërgoj dëshmi në Gjykatën Speciale, kundër Thaçit dhe të tjerëve.

“Ka ministra që kanë thënë, se janë të gatshëm, dhe se janë tuj bo përpjekje të çojnë dëshmin në Gjykatën Speciale, duke aluduar për kryediplomatën e Kosovës, Donika Gërvallën, tha Gjoci në Kanal10.

Në anën tjetër, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka publikuar një deklaratë të vjetër të kryeministrit Albin Kurti, i cili atëherë ishte deputet, ku thoshte se Gjykata Speciale nuk duhej krijuar.

Ai i ka kujtuar Kurtit se e ka emëruar sic thotë ai një zëvendëskryeministre që ka treguar publikisht se ka deponuar dosje kundër UCK-së.

Ish-kreu i OVL të UCK-së, Faik Fazliu, ndërkaq ka komentuar në emisionin Pressing deklaratën e Gërvallës për Specialen.

Fazliu, ka thënë se shpreson që Gërvalla të jetë tërhequr nga ai pozicion dhe ka thënë se kundërshtarët politikë kanë rënë në grackë të prokurorisë serbe.

“Nuk kam asgjë kundër. Dua vetëm të them se a e mban ende atë qëndrim apo jo. A po e dika gjithë bota se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë krye kriminel. Apo vetëm Serbia dhe disa bashkëpunëtore politikë të cilit fatkeqësisht për inate politike kanë rënë në kurthin e Serbisë dhe kanë quar ujë në mullirin e Serbisë për të cilësuar si kriminale UCK-në. Qëllimi është aty tek e fundit”, ka thënë ai.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort