Home Blog Page 4690

Gastronomët kërkojnë lirim të tërësishëm të masave antiCOVID

0

Lirim të tërësishëm të masave, respektivisht fillimin e punës së sallave të dasmave dhe diskotekave, gjatë sezonit të verës po kërkon Shoqata e Gastronomëve nga Qeveria.Veton Zuka, anëtar i Bordit të Shoqatës së Gastronomëve, tha se ekzekutivi duhet të reflektojë në këtë aspekt, duke theksuar se edhe njëherë u dëshmua që nuk ishin vatër e shpërndarjes së virusit.

“Po shpresojmë tash me u hap, numrat veç po shihen që kanë rënë, edhe njëherë po vërtetohet që nuk është vatër e shpërndarjes gastronomia, sepse tash na jemi duke punuar deri në ora 10:00, dhe numri është shumë i vogël e që është një lajm shumë i mirë, mirëpo duhet potencuar që nuk është vatër e shpërndarjes, dhe realisht tash presim prej Qeverisë me reflektuar në këtë drejtim dhe me bë hapje totale, me respektim të masave”, tha Zuka.

“Po na jemi duke hyrë në sezone të verës, dhe ajo vjen edhe me ardhjen e mërgatës dhe dihet ndihma dhe ndikimi i tyre për Kosovën. Kështu që na presim një reflektim prej Qeverisë dhe me pa realitetin, dhe kërkesën tonë që duhet me shfrytëzuar mërgatën tonë për të mirë në aspektin ekonomik, dhe nuk ka logjikë me u mbyll ma”.
Zuka tutje thotë që ndihma e dhënë nga ana e Qeverisë nuk përkon me dëmet ekonomikë që ka pasur ky sektor, ku as orët e humbura të punës nuk u janë kompensuar.

“Sa i përket dëmeve edhe ndihmave, nuk përkojnë me njëra tjetrën në asnjë moment siç nuk kanë përkuar as vitin e kaluar dhe as këtë vit. Përpos që kanë qenë gjysmake, pak e hiç na nuk kemi subvencionim as për orët e humbura që i kemi, p.sh që punojmë deri në 10:00, ose deri në 09:0 do të thotë nuk janë marrë parasysh në asnjë moment e mos të flasim për mbyllje totale të përgjithshme që ka qenë”.

“Kështu që sa i përket asaj normal që nuk jemi të kënaqur, por edhe nuk përket me ndihma reale që është dashur me i dhënë për biznese e sidomos për gastronominë, e sidomos për diskotekat dhe sallat e dasmave që nuk kanë punuar në asnjë moment dhe asnjë ditë”, deklaroi ai për EO.

Aplikimi për subvencione nga ana e Qeverisë, pas masave të fundit, Zuka ka bërë të ditur se ka nisur, duke shtuar se interesimi është shumë i madh.“Tash nuk mundemi me ditë me numra, se bizneset veçse janë duke u aplikuar dhe tash është hap edhe programi nga ministria e Financave, kështu që mund të aplikojë çdo biznes që i plotëson kushtet edhe normal që i jep të dhënat që i ka.

Për bazë nëse nuk gaboj Qeveria e ka marrë muajin shkurt të lajmërimit të punëtorëve që i ka pas, pasi punëtorët lëvizin, kështu që bizneset veçse janë duke aplikuar, kështu që kjo është realiteti për momentin, po shpresojmë me u alokuar mjetet sa më shpejtë në mënyrë që me i marrë bizneset”, theksoi tutje Zuka.

Këngëtarja kosovare po akuzon stafin mjekësor se nuk u kujdes për babanë që i vdiq nga Covid-19

0

Pak muaj më parë, këngëtarja kosovare Elida Kryeziu – Hoti humbi babanë e saj për shkak të infektimit me Koronavirus. Për herët të parë, ajo ka rrëfyer në “#Gjesi” për atë periudhë të cilën e quajti një tmerr të vërtetë.

E mllefosur dhe mes lotësh, Kryeziu – Hoti ka akuzuar stafin mjekësor se nuk ka treguar kujdesin e duhur. Ajo tha se i ka bërë një premtimit babait të saj për mjekët që nuk u kujdesën për të dhe do ta çoj deri në fund.

“Për 4 ditë sa qëndroi në spital, unë isha vet mjeke”, thotë këngëtarja.

Rrëfimin në detaje mund ta dëgjoni në videon më poshtë.

Gastronomët të bindur që s’ishin vatër e shpërndarjes, kërkojnë lirim të tërësishëm të masave

0

Lirim të tërësishëm të masave, respektivisht fillimin e punës së sallave të dasmave dhe diskotekave, gjatë sezonit të verës po kërkon Shoqata e Gastronomëve nga Qeveria.

Veton Zuka, anëtar i Bordit të Shoqatës së Gastronomëve, në një intervistë për Ekonomia Online, tha se ekzekutivi duhet të reflektojë në këtë aspekt, duke theksuar se edhe njëherë u dëshmua që nuk ishin vatër e shpërndarjes së virusit.

“Po shpresojmë tash me u hap, numrat veç po shihen që kanë rënë, edhe njëherë po vërtetohet që nuk është vatër e shpërndarjes gastronomia, sepse tash na jemi duke punuar deri në ora 10:00, dhe numri është shumë i vogël e që është një lajm shumë i mirë, mirëpo duhet potencuar që nuk është vatër e shpërndarjes, dhe realisht tash presim prej Qeverisë me reflektuar në këtë drejtim dhe me bë hapje totale, me respektim të masave”, tha Zuka.

“Po na jemi duke hyrë në sezone të verës, dhe ajo vjen edhe me ardhjen e mërgatës dhe dihet ndihma dhe ndikimi i tyre për Kosovën. Kështu që na presim një reflektim prej Qeverisë dhe me pa realitetin, dhe kërkesën tonë që duhet me shfrytëzuar mërgatën tonë për të mirë në aspektin ekonomik, dhe nuk ka logjikë me u mbyll ma”.

Zuka tutje thotë që ndihma e dhënë nga ana e Qeverisë nuk përkon me dëmet ekonomikë që ka pasur ky sektor, ku as orët e humbura të punës nuk u janë kompensuar.

“Sa i përket dëmeve edhe ndihmave, nuk përkojnë me njëra tjetrën në asnjë moment siç nuk kanë përkuar as vitin e kaluar dhe as këtë vit. Përpos që kanë qenë gjysmake, pak e hiç na nuk kemi subvencionim as për orët e humbura që i kemi, p.sh që punojmë deri në 10:00, ose deri në 09:0 do të thotë nuk janë marrë parasysh në asnjë moment e mos të flasim për mbyllje totale të përgjithshme që ka qenë”.

“Kështu që sa i përket asaj normal që nuk jemi të kënaqur, por edhe nuk përket me ndihma reale që është dashur me i dhënë për biznese e sidomos për gastronominë, e sidomos për diskotekat dhe sallat e dasmave që nuk kanë punuar në asnjë moment dhe asnjë ditë”, deklaroi ai.

Aplikimi për subvencione nga ana e Qeverisë, pas masave të fundit, Zuka ka bërë të ditur se ka nisur, duke shtuar se interesimi është shumë i madh, raporton EO.

“Tash nuk mundemi me ditë me numra, se bizneset veçse janë duke u aplikuar dhe tash është hap edhe programi nga ministria e Financave, kështu që mund të aplikojë çdo biznes që i plotëson kushtet edhe normal që i jep të dhënat që i ka. Për bazë nëse nuk gaboj Qeveria e ka marrë muajin shkurt të lajmërimit të punëtorëve që i ka pas, pasi punëtorët lëvizin, kështu që bizneset veçse janë duke aplikuar, kështu që kjo është realiteti për momentin, po shpresojmë me u alokuar mjetet sa më shpejtë në mënyrë që me i marrë bizneset”, theksoi tutje Zuka.

Mihrija dhe Naimi 29 vjet martesë, publikojnë pamje nga dasma

0

Mihrija dhe Naimi janë ndër çiftet më të dalluar në showbizin kosovar, ku duket se vetëm po rinohen.
Duke qenë emra të njohur, shumicën e kohës qëndrojnë në krye të mediave rozë.

Sot, për ata ka qenë një ditë e rëndësishmë ku çifti kanë festuar 29 vjetorin e martesës.

Këto plot 29 vite ata kanë kaluar vetëm ditë të mira me raportin superior që kanë me njëri tjetrin.
Në momentet që i ka ndarë Mihrija shihet që ajo ka qenë një nuse e dalluar dhe shumë e lezetshme.
Theksojmë, dyshja vazhdojnë të jenë të lumtur bashkë me djalin e tyre Platonin.

​Lorik Cana tregon pse zgjodhi bashkëshorten italiane e jo shqiptare

0

Si rrallë herë, Lorik Cana flet për njohjen me bashkëshorten e tij në emisionin e Top News, “Jashtë Loje” të moderuar nga Sidorela Gjoni.

Kur futbollisti i njohur bëri publike lidhjen me bukuroshen italiane, disa fansa shpërthyen menjëherë drejt tij se pse bëri këtë zgjedhje jashtë vendlindjes.

Edhe pse kanë kaluar shumë kohë dhe çifti tanimë janë bërë me dy fëmijë, Cana rrëfen momentin e veçantë se si e njohur bashkëshorten.

“Momenti i njohjes me bashkëshorten ishte në një restorant, ku ajo ishte ulur përballë meje dhe pothuajse për dy tre orë gjatë darkës, jemi parë dhe pastaj ja kam kaluar numrin tim nëpërmjet menaxheres së restorantit, jemi dëgjuar ndërkohë unë kam ardhur në Shqipëri dhe mbasi jam kthyer jemi takuar dhe tash jemi bashkë që 10 vjet më parë.

Ndërkaq, moderatorja ndërhyn për të kuptuar se pse futbollisti zgjodhi për partneren e jetës një Italiane.

“Janë disa sinjale që të jep, duhet ta ndjesh ta jetosh për të parë nëse është personi që ti ke nevojë dhe ajo gjithashtu.”

“Këmbëngulja dhe sakrifica e saj për të më mbrojtur nga çdo gjë që më rrethon, është një ndër tiparet që e veçon atë” – thekson Lorik Cana./tch

Mbi 120 mijë kosovarë humbën punën gjatë pandemisë

0

Konfirmimi i rasteve të para me COVID-19 në Kosovë jo vetëm që ndikoi në shëndetin e shumë qytetarëve e u mori jetën shumë prej tyre, por ndikim të madh pati edhe në fushën e zhvillimit ekonomik.

Pandemia COVID-19 përpos në shëndet, ndikim të madh pati edhe në xhepin e shumicës së qytetarëve.

Përpos që shumë prej tyre patën rënie të financave të cilat i sigurojnë zakonisht, disa nga ta humbën edhe vendin e punës.

Përballja me mungesën e punës keqësoi situatën në shumë familje kosovare, duke u pamundësuar kryerjen e shumë gjërave elementare për jetë.

Vetëm gjatë vitit të kaluar mbi 120 mijë qytetarë humbën vendin e punës.

Kjo është bërë e ditur për lajmi.net nga Kryeari i Sindikatës së Punëtorëve, Jusuf Azemi.

Azemi tha se sipas të dhënave që posedojnë, vitin e kaluar humbën vendin e punës mbi 120 mijë qytetarë, ku 60 mijë prej tyre ishin të legalizuar si punëtorë, e 60 mijë të tjerë të palegalizuar.

“Sipas të dhënave vitin e kaluar mbi 120 mijë punëtorë kanë humbur vendin e punës.60 mijë kanë qenë të legalizuar kurse 60 mijë të tjerë kanë qenë të paleglaizuar. Për këtë vit s’kemi ende statistika të saktë, por megjithatë ka filluar që edhe këtë të ketë numër të madh të punëtorëve që po humbin vendin e tyre të punës për shkak se në njëfarë forme gjendja është e mirë dhe për një kohë të shkurtër nuk kanë arritur të rimëkëmbën ende”, tha ai.

Azemi theksoi se gjendja ekonomike është e rëndë thuajse në të gjitha sektorët, por pati rënie të madhe të numrit të punëtorëve në sektorin e prodhimit tek kompanitë e vogla, pasi produktet nuk dolën në treg dhe kësisoj pati edhe rënie.

“Por ka ngritje paksa tek ndërtimtaria përndryshe tek të tjerat kemi rënie të numrit të punëtorëve.Kryesisht ka pasur rënie të punëtorëve tek ndërmarrjet e mesme dhe të vogla të cilat mezi kanë mbijetuar, kemi rënie të punëtorëve tek prodhimi i kompanive për prodhimin e pijeve, dritareve, tek gastronomia pasi që përderisa njerëzit janë varfëruar dhe nuk mund të shkojnë pa një komoditet ka rënie edhe të punëtorëve”, deklaroi Azemi.

I njëjti theksoi se rënie e numrit të punëtorëve pati tek të gjitha sektorët, por që të lartcekurat ishin ndër më të prekurat si pasojë e pandemisë COVID-19.

Duhet përkujtuar që të gjitha ata që humbën punën gjatë pandemisë COVID-19 parashihej që të paguheshin me nga 300 euro, llogaritur për tre muaj radhazi, por që një gjë e tillë nuk u funksionalizua ende.

Qytetarët të cilët patën humbur vendin e punës duhej që të përmbushnin disa formularë me të dhëna të saktësuara lidhur me humbjen e vendit të punës, në mënyrë që nga Ministria e Financave të alokoheshin paratë në fjalë.

Madje në një përgjigje të dhënë nga Ministria e Financave më parë për lajmi.net u tha se me vendim të datës 14 janar 2021, Qeveria e Kosovës ka aprovuar masat për zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike për vitin 2021, në vlerë prej dyqind e njëzet e dy milionë e katërqind mijë euro.

“Në këtë vendim janë ndarë mjete edhe për mbështetje për personat që kanë humbur vendet e punës, si pasojë e pandemisë (COVID-19) në shumë prej 10,000,000 € (dhjetë milionë euro). Sa i përket implementimit të kësaj mase, përgjegjëse është Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Andaj, për informacione më të detajuara, ju lusim që të drejtoheni te MPMS”, thuhej tutje nga MF.

Por nga Zyra për Informim së Punës dhe Mirëqenies Sociale u tha se është formuar Grupin Ndërministror për përcaktimin e kritereve dhe përgatitjen e planit operacional për zbatimin e Masës 16.

“Grupi Punues Ndërministror brenda dy ditë obligohet të hartojë dokumentin e kritereve se kush mund të përfitojë nga aplikimi i Masës 16, sipas vendimit të Qeverisë, të datës 18 shkurt 2021.Për implementimin e kësaj mase, Qeveria ka angazhuar edhe Agjencinë Shtetërore të Informacionit, për krijimin e një platforme elektronike, përmes së cilës do të bëhet aplikimi për të gjithë ata që kualifikohen si përfitues të kësaj mase”.

Por pas gjithë kësaj nuk ka pasur ndonjë deklarim se nëse këto para janë marrë nga qytetarët të cilët dëshmuan se humbën vendin e punës në kohë pandemie.

Pavarësisht kësaj situata pandemike po vazhdon ende dhe numri i rasteve me COVID-19 vazhdon të jetë i lartë. Derisa qytetarët ende s’kanë mundësinë e vaksinimit dhe masat antiCOVID vazhdojnë të jenë aktive, situata edhe në ekonomi vazhdon të jetë e rëndë.

Haradinaj: Ka arsye që të jemi krenarë, FSK po merr pjesë në stërvitjen e NATO-s në Durrës

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë sot se Njësia e Forcës së Sigurisë së Kosovës po merr pjesë në stërvitjen e madhe ushtarake që po bëhet nga NATO në Durrës.

Përmes një postimi në Facebook Haradinaj ka shkruar se Njësia e FSK-së që po merr pjesë, do të certifikohet për kapacitetet aktuale operacionale./Front Online

Postimi i plotë:

Ka nisur në Durrës stërvitja e madhe “Defender Europe 21“.
Ka shumë arsye që të jemi krenarë sot. E arsyeja më e madhe është pjesëmarrja për herë të parë e Ushtrisë sonë në një operacion të përmasave të tilla.
Njësia e FSK-së që po merr pjesë, do të certifikohet për kapacitetet aktuale operacionale.
Urime NATO, Urime Shqipëri, Urime Kosovë!
Urime Ushtria e Kosovës! Krenar me ju!

Dënohen 816 qytetarë, nuk respektuan masat anti-COVID

0

Gjatë 24 orëve në Kosovë kanë ndodhur 52 aksidente trafiku, ku njëri prej tyre ishte me fatalitet, ndërsa 24 persona u lënduan kurse 27 të tjerë kanë pasur dëme materiale.

Policia njofton se ka shqiptuar 848 tiketa trafiku për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit, dhe 816 tiketa për qytetarët që nuk kanë respektuar masat antiCOVID.

Në njoftim bëhet e ditur se janë arrestuar 14 persona, 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje kurse 4 në vuajtje të dënimit.

Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 101 raste të reja me COVID-19./

Kosova me mbi 4 mijë mjekë, të pa punë janë 320

0

Kosova i ka mbi 4 mijë mjekë të licencuar, derisa të papunë janë 320 prej tyre. Mosha mesatare e mjekëve familjarë në vend është 57 vjeç, ndërkohë që e atyre specialistë 53 vjeç.

Nga Oda e Mjekëve thonë se ndonëse ka mjekë të papunë, në klinika të caktuara ka mungesë të theksuar të tyre, e kjo është e shprehur më shumë në spitalet rajonale.

Në Kosovë janë gjithsej 4 mijë e 573 mjekë të licencuar. Mosha mesatare e mjekëve familjarë ka arritur në 57 vjeç, derisa mjekëve specialistë, në rreth 53 vjeç. Këto të dhëna i ka paraqitur Federata Sindikale e Shëndetësisë.

Ndërkohë pensionimi i mjekëve, krahas dukurisë së ikjes së shtuar të mjekëve nga brezi i ri, ka bërë që të ndihet mungesa e stafit shëndetësor.

Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve, tha për Radio Kosovën se megjithëse ka mungesë të theksuar të mjekëve në klinika të caktuara, ka edhe mjekë të papunë, ku numri i tyre është rreth 320.

‘’Mungesa e kuadrit specialistik është e shprehur në spitalet rajonale dhe jo në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Por ka spitale, siç është ai i Gjakovës ku Klinika e Oftalmologjisë rrezikon të mbyllet në mungesë të mjekëve. Pastaj është Otorinolaringologjia ose ORL- ja në dy spitale të tjera rajonale, që po ashtu janë para pensionimit mjekët dhe nuk ka kuadro të reja. Gjithashtu spitali i Pejës me lëmin e ortopedisë nuk qëndron mirë. Pra, ka zbrazëtira që rrezikon mbylljen e klinikave në mungesë stafi’’, tha Sejdiu.

Ndërkohë në Odën e Mjekëve të Kosovës, gjatë vitit 2019, thuhet se 115 mjekë kanë kërkuar dokumente për punësim jashtë Kosovës, derisa viti i kaluar ka qenë më ndryshe për shkak të situatës epidemiologjike me COVID-19 në gjithë botën.

Numri më i madh i mjekëve bazuar në Odën e Mjekëve, kanë qenë mjekë të rinj, të cilët nuk kanë mundur të punësohen në Kosovë në profesionin e tyre, dhe kanë kërkuar punë jashtë vendit, ndonëse sistemi shëndetësorë ka mungesë të vazhdueshme të mjekëve.

Në anën tjetër, kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, tashmë ka bërë të ditur se duke e parë trendin e pensionimit, por edhe duke u bazuar në moshën mesatare të mjekëve, Kosova në pesë deri në dhjetë vjetët e ardhshme, do ta përjetojë një krizë ‘të paparë’ profesionale.

Kjo për shkak se siç thotë ai mosha mesatare e mjekëve familjarë ka arritur në 57 vjeç, ndërkohë që mosha e pensionimit është 65 vjeç.

Ndërkohë që një mjeku specialist i duhen më shumë se 10 vjet të jetë gati për të ofruar shërbime shëndetësore.

Sot pritet të arrijnë në Kosovë 4 mijë e 680 vaksina Pfizer

0

Sot në Kosovë pritet që të arrijnë 4680 dozat e para të vaksinës anti-COVID të llojit Pfizer. Këto vaksina janë pjesë e kontingjentit të 95 mijë vaksinave Pfizer që Bashkimi Evropian do t’i sjellë në Kosovë.

Këtë e kanë konfirmuar zyra për komunikim e MSH-së, nga e cila kanë deklaruar se edhe javëve në vazhdim do të arrijnë disa kontingjente, duke mos dhënë më shumë detaje.

“Sot pritet të vijnë 4680 vaksina Pfizer të BE-së. Edhe gjatë javëve në vijim pritet të vijnë kontingjent deri në marrjen e të gjitha 95 000 dozave”, thuhet nga MSH.

Ndërsa, të pyetur se a do ketë ndonjë ceremoni për pranimin e këtyre dozave të vaksinës Pfizer, nga zyra për komunikim e MSh-së kanë thënë se nuk besojnë që do të ketë ndonjë aktivitet.

Kujtojmë që ditë më parë presidentja e Komisionit Evropian, Ursulua Von Der Leyen, ka konfirmuar se 95 mijë doza të vaksinave do të ndahen për Kosovën nga BE-ja duke filluar nga muaji maj e deri në gusht.

Kosova aktualisht nuk ka asnjë dozë të asnjë lloj vaksine anti-COVID, dhe është vendi i fundit në rajon që ka nisur imunizimin e qytetarëve kundër pandemisë.

Deri më tani janë vaksinuar 24 mijë qytetarë të Kosovës me vaksinat AstraZeneca që kishin arritur në Kosovë më 28 mars 2021.

Edhe këto doza të vaksinave anti-COVID i janë dhuruar qytetarëve të Kosovës për imunizim nga COVAX.

Ndërsa, numri i personave të vdekur si pasojë e COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 2 mijë e 187 raste, ndërsa numri i të infektuarve aktiv është 7 mijë e 983.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort