Home Blog Page 4689

Lirim Kastrati: Goli i shënuar dje në finale, më i rëndësishmi në karrierën time

0

Lirim Kastrati është heroi i Ujpestit.Kastrati ka shënuar mbrëmë golin e fitores për ekipin e tij në finalen e Kupës së Hungarisë ndaj Fehervar, shkruan GazetaBlic Sport.Futbollisti nga Kosova ka realizuar në pjesën e parë të kohës shtesë, më saktësisht pas 101 minutave lojë.

Kastrati thotë se është shumë i lumtur me këtë gol dhe me triumfin në Kupën e Hungarisë.
“Po, kam shënuar golin e fitores edhe jam shumë i kënaqur. Po hala ma i kënaqur për fitoren e Kupën, sepse si unë si klubi dhe Ujpest e meritojmë këtë kupë.

Ndihem shumë mirë edhe krenar, ska gjë më të mirë”, tha fillimisht Kastrati për “GazetaBlic Sport”.Në fund, ai theksoi se ky është goli më i rëndësishëm në karrierën e tij.

“Po, deri tani ky ka qenë goli më i mirë edhe më i rendësishëm në karrierën time”, përfundoi ai.Vlen të potencohet se Lirim Kastrati ka qenë një ndër lojtarët më të mirë të Ujpestit në këtë stinor./GazetaBlic Sport/

75 raste të reja me koronavirus në Kosovë, 2 në Prizren

0
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1.312 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 75 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Drenas 1 rast (76 vjeç), Gjilan 1 rast (77 vjeç), Mitrovicë 1 rast (48 vjeç), Prishtinë 1 rast (79 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 105.711 raste nga 543.074 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.191 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 546 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 96.012 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.508.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 25 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Istog 5 raste, Skenderaj 5 raste, Ferizaj 4 raste, Lipjan 4 raste, Malishevë 4 raste, Drenas 3 raste, Mitrovicë 3 raste, Pejë 2 raste, Podujevë 2 raste, Prizren 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat: Gjilan, Graçanicë, Kaçanik, Shtime, Viti dhe Vushtrri.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Kosova, pjesëmarrëse në mesin e 27 Shteteve në ushtrimin ushtarak “Defender Europe 21”

0

Kosova për herë të parë do të jetë pjesëmarrëse në stërvitjen ushtarake më te madhe në rajon “Defender-Europe 21”.

“DEFENDER-Europe 21” është stërvitje vjetore e përmasave të mëdha ushtarake amerikane në Evropë dhe Afrikë, i përbashkët, shumëkombësh, i dizajnuar për të ndërtuar gatishmërinë dhe ndërveprimin ndërmjet ushtrisë amerikane, NATO-s dhe partnerëve tjerë.

Me këtë rast, ushtarët e FSK-së radhiten përkrah ushtrive të shteteve anëtare të NATO-s nën udhëheqjen e partnerit strategjik Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kosova do të jetë gjithashtu në mesin e 16 vendeve pritëse, me ç‘rast trupat e ushtrive të shteteve anëtare të NATOS do të zbarkojnë në Kosovë; në mesin e tyre ushtarakë të ushtrisë Amerikane, pjesëtar të forcave nga Komanda Evropiane e SHBA si dhe Komanda Supreme Operacionale e NATO-s.

Komanda e Lartë (HICON) dhe Audienca Sekondare do të jenë të vendosur në Aeroportin e Gjakovës, kurse Ushtrimi Fushor do të realizohet në Zonën e Trajnimit në “Baba i Bokës” në komunën e Gjakovës.

Validimin e kapaciteteve të këmbësorisë do t’a bëjë ekipi vlerësues i KDS në bashkëpunim me ekipin ushtarak amerikan të Brigadës të Ndihmës së Forcave të Sigurisë (Security Force Assistance Brigade- SFAB).

Pjesa kryesore e ushtrimit do të realizohet nga data 17 deri 29 maj 2021.

Për detajet e pjesëmarrjes së Kosovës në këtë ngjarje, Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj së bashku me Komandantin e FSK-së Gjenerallejtënant Rrahman Rama do të mbajë konferencë për media, me datë 6 Maj, 2021, duke filluar nga ora 14:30,

Deputetja Ganimete Muliu, e shpreh dashurinë ndaj partisë edhe në të dhënat personale (FOTO)

0

Deputetja Ganimete Muliu, e shpreh dashurinë ndaj partisë edhe në të dhënat personale
Ganimete Musliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, në Formularin për Broshurën e Parlamentarëve, tek ka shkruar të dhënat e saj, ka shprehur edhe dashurinë për PDK-në, duke vizatuar madje edhe një zemër.

 

Në Formularët e regjistrimit të deputetëve të cilët i ka siguruar KALLXO.com, te rubrika për përkatësinë partiake, Musliu ka shkruar ‘MË E MIRA – PDK <3’.

KALLXO.com, ka kërkuar qasje në këta formular, plotësimi i të cilëve kishte nisur të bëhej nga data 17 mars, disa ditë para konstituimit të Kuvendit.

25 vjeçari nga Ferizaj vuan nga një sëmundje e rëndë, ka nevojë për ndihmën tuaj

0

25 vjeçari Shukri Krasniqi, vuan nga një sëmundje e rëndë në kurriz dhe për këtë shkak, familjarët e tij kanë nevojë për ndihmën e qytetarëve.

Për shërimin e tij nevojiten edhe 20 mijë euro pasi paratë e tjera i kanë siguruar familjarët. Operacioni i tij në total kushton 70 mijë euro.

I riu është baba i dy fëmijëve.

Familja e tij iu ka bërë thirrje njerëzve të vullnetit të mirë të ndihmojnë me aq sa kanë mundësi.

Studimet thonë se çiftet që ishin miq të ngushtë kanë martesa më të lumtura dhe më të gjata

0

Të martohesh me shokun apo shoqen e ngushtë tingëllon sikur jeni një çift i krijuar në parajsë. Ju e njihni njëri-tjetrin mirë, marrëdhënia juaj është shumë e thellë që ju të flisni hapur për ndjenjat tuaja dhe nuk keni vend për çështje mosbesimi apo pasiguri.

Mbi të gjitha, shumë e studime e konfirmojnë faktin se një martesë midis dy miqve ka gjasë të jetë shumë më e lumtur. Bright Side shkruan se një studim ka treguar se njerëzit që janë të martuar me mikun e ngushtë përfitojnë dy herë më shumë të mira në shëndetin fizik dhe mendor, se sa çiftet që më parë nuk kanë qenë shokë.

Ndërsa, në një studim tjetër thuhet se çiftet që më parë ishin miq, janë më të afërt me njëri-tjetrin, kanë kënaqësi më të madhe në lidhjen e tyre si dhe kanë respekt më të madh.

Disa studiues i kanë pyetur çiftet që janë bashkë më shumë se 15 vjet, se cila është arsyeja e martesës së gjatë të tyre, ata kanë thënë të gjithë se krah tyre kanë partner mikun apo mikeshën më të mirë. Përgjigja e dytë më e zakonshme ishte se ata e pëlqejnë partnerin e tyre si një person, kjo është një aspekt tjetër kryesor i dashurisë së bazuar në miqësi.

Shoqëria është e rëndësishme për lumturinë, krijimi i një miqësie të thellë dhe të qëndrueshme me partnerin, ju sjell më shumë gëzim dhe lumturi, por po ashtu e përmirëson gjendjen emocionale, fizike, shëndetin psikologjik dhe jetëgjatësinë.

Martesat apo lidhjet e dashurisë që janë krijuar në bazën e një shoqërie të mëhershme, sjellin më shumë rehati, ndjenja të afeksionit dhe partnerët kanë interes më të madh me njëri-tjetrin se sa çiftet që janë bashkë bazuar në një dashuri pasionante.

Pos gjithë këtyre benefiteve nga martesat dhe lidhjet me shokun apo mikeshën tuaj, më së shumti thuhet se përfitojnë gratë dhe më pak përfitojnë burrat, shkruan Bright Side, transmeton Klan Kosova.

Adriatik Kelmendi vaksinohet me AstraZeneca

0

Gazetari Adriatik Kelmendi ka marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19 në Kosovë.

Organizata dhe Agjencitë e Kombeve të Bashkuara që veprojnë në Kosovë kanë mundësuar që të punësuarit e tyre, si dhe familjarët, ta marrin vaksinën, prandaj edhe Kelmendi e mori atë si familjar, njofton Klan Kosova.

“Unë sot e mora dozën e parë të vaksinës AstraZeneca, duke qenë bashkëshort i Zanës, e punësuar në UN Women”.
“Uroj që të gjithë kosovarët sa më shpejtë të kenë mundësi t’i marrin vaksinat dhe Kosova të mos mbetet vendi i fundit në Evropë me furnizim me vaksina”.

A do ta iniciojë Vetëvendosje ndryshimin e Ligjit për Festa Zyrtare, flet Mimoza Kusari-Lila

0

Së fundmi është kritikuar edhe një herë numri i madh i festave zyrtare që po shfrytëzohen në Kosovë.

Çështja e ditëve kur në vendin tonë pushohet është riaktualizuar këtë javë kur për shkak të 1 Majit dhe Pashkëve Ortodokse zyrtarët e institucioneve publike pushuan katër ditë.

Por, se a do të iniciohet ndryshimi i Ligjit për Festat Zyrtare nga Vetëvendosja e cila tash është në pushtet por ka kritikuar vazhdimisht këtë ligj duke kërkuar ndryshimin e tij?

Ushtruesja e detyrës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari –Lila, ka thënë se për momentin nuk mund të japë ende një përgjigje të saktë.

“Kjo është për shkak se ky ligj kërkon edhe të drejtat e pakicave. Në legjislaturat e mëhershme ka pasur komplikime për arsye të kërkesave që kanë qenë të një grupi parlamentar dhe prandaj nuk është bërë ndryshimi i këtij ligji”.

Ajo ka thënë për klankosova.tv se një gjë e tillë ende nuk është diskutuar si plan afatshkurtër, duke shtuar se për këtë fazë nuk ka akoma asgjë konkrete.

Ligji për Festat Zyrtare në Kosovë ka gjithsej 11 festa dhe respektohet në tërësi nga institucionet publike, derisa shumë nga bizneset e sektorit privat e kanë ditë pune.

Festat zyrtare në Kosovë të përcaktuara me ligj janë: Viti i Ri, Krishtlindjet Ortodokse, Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Pashkët Katolike, Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Dita Ndërkombëtare e Punës, Pashkët Ortodokse, Dita e Evropës, Bajrami i Madh, Bajrami i Vogël dhe Krishtlindjet Katolike.

Përveç këtyre festave, sipas ligjit, janë të përcaktuara edhe disa ditë të tjera memorialë për të cilat ekzekutivi vendos që të pushohet.

Zafir Berisha thotë se shpenzimet e të akuzuarve u bënë publike për shkak të militantëve të VV-së

0

Ish-deputeti i Nismës, Zafir Berisha, po thotë se nuk duhet publikuar shpenzimet e ish-krerëve të UÇK’së, që po akuzohen nga Gjykata Speciale.Berisha thotë publikimi i shpenzimeve është ‘ushqim për militantët’ të cilët kanë llogari të rremë në rrjetet sociale.

“Bërja publike e shpenzimeve për të akuzuarit e UÇK-së me dosje të Serbisë dhe argatëve të tyre në Hagë, ka të bëj me “ushqimin” që i servirohet militantëve primitivë që disponojn qindra e mijëra fb të rreme e që me ndihmën e lajmeve që gatuhen në qendrën e spijunazhit rusë në Nish të Serbisë, të vazhdojn shpërndarjen e urrejtjes dhe linqimeve kundër atyre që është vlera e vetme e këtij vendi!”, ka shkruar Berisha në FB.

Sipas tij, publikimi i shpenzimeve është skenar që e dëmton stabilitetin në vend.“Skenar ky i projektuar për minimin e stabilitetit politik dhe të siguris në Kosovë! Zafa”, theksoi ai.

 

Bërja publike e shpenzimeve për të akuzuarit e UÇK-së me dosje të Serbisë dhe argatëve të tyre në Hagë, ka të bëj me…

Posted by Zafir Berisha on Monday, May 3, 2021

Marko Kepi, i riu shqiptar, kandidat për Këshilltar në Nju-Jork

0

Marko Kepi, i riu i suksesshëm shqiptar, është kandidat për Këshilltar në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton albinfo.ch.

Ai ka prezantuar programin e tij për komunitetin shqiptar në “Staten Island”, ku në fokus kryesor ka një projekt, realizimin e qendrës kulturore “Illyria House”.

Vizioni i Kepit është që kjo qendër të jetë e dobishme për komunitetin, të promovojë kulturën shqiptare dhe të mbajë gjallë gjuhën shqipe ndër brezat e rinj që lindin në SHBA. /Albinfo.ch

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort