Home Blog Page 4631

Qëndroi në sallë kur u votua Vjosa Osmani si presidente, AAK merr vendim për Albena Reshitajn

0

Kryesia e Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, dega në Suharekë, e ka mbështetur deputeten Albena Reshitaj, lidhur me qëndrimin e saj, për të qëndruar në sallën e Kuvendit, teksa votohej Vjosa Osmani për presidente.Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, i cili tha se konstatuan që të menduarit ndryshe është vlerë e demokracisë në AAK.
“Kryesia e AAK-së Dega në Suharekë sot mbajti takimin e radhës, ku është diskutuar për tema të ndryshme nacionale, e veqanarisht rreth qëndrimeve të deputetes znj.Albena Reshitaj.

Në bazë të diskutimeve konstatuam se të menduarit ndryshe është vlerë e demokracisë në Aleancen për Ardhmerinë e Kosovës.Ne jemi bashkë dhe do të veprojmë në shërbim të qytetarëve”, tha ai.

9671 raste aktive me koronavirus në Kosovë

0

9671 është numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë.Vetëm në 24 orët e fundit u konfirmuan 194 sosh, për ta dërguar në 104 mijë e 390 numrin total të të infektuarve në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë, përcjell GazetaBlic.Ndërkaq, 92 mijë e 571 është numri i atyre që e mposhtën virusin me kurorë deri më tani.

Më poshtë edhe komunikata:599 TË SHËRUAR DHE 194 RASTE ME COVID-19!Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.285 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 194 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Drenas 1 rast (69 vjeç), Ferizaj 1 rast (74 vjeç), Leposaviq 1 rast (68 vjeç), Prishtinë 1 rast (75 vjeç), Prizren 1 rast (70 vjeç), Skenderaj 1 rast (72 vjeç), Viti 1 rast (76 vjeç), Vushtrri 1 rast (92 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 104.390 raste nga 524.588 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.148 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 599 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 92.571 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.671.Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 47 raste, Prizren 16 raste, Ferizaj 15 raste, Klinë 15 raste, Leposaviq 13 raste, Vushtrri 11 raste, Skenderaj 8 raste, Pejë 7 raste, Gjilan 6 raste, Kaçanik 6 raste, Mitrovicë 6 raste, Rahovec 6 raste, Fushë-Kosovë 5 raste, Istog 5 raste, Podujevë 4 raste, Shtime 4 raste, Drenas 3 raste, Lipjan 3 raste, Malishevë 3 raste, Viti 3 raste, Hani i Elezit 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Kamenicë, Shtërpcë dhe Suharekë.

Ky është moti për sot

0

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, ndërsa të enjten parashihet mot pjesërisht i vranët dhe me rreze dielli.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7 deri 10 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-24 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-6 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës

Letër nga burgu, Thaçi e uron Ramën për fitoren

0

Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci i ka dërguar një letër urimi Edi Ramës me rastin e fitorës në zgjedhjet në Shqipëri.

Nga murët e burgut të Hagës, Thaçi ka uruar Ramën duke e quajtur Vëlla në disa raste.

Letrën e plotë e ka publikuar kryeministri i Shqipërisë në rrjetet sociale!

Postimi i Edi Ramës:

🇦🇱😥🇽🇰

Vëlla Edi,

Dhomat e ngushta e muret e qelisë së Hagës nuk e përmbajnë dot shpërthimin e entuziazmit tim për fitoren tënde. Entuziazëm ky që vështirë gjen vend në zymtësinë e vetmisë së ditëve të burgut. Por, si rrallë herë kohëve të fundit, sot jam i lumtur dhe i qetë për fitoren tënde, vëllau im.

Sot, dielli ngrohte zemrën e Shqiptarit brenda meje.

Sot, për Shqipërinë kam mall, dashuri, e nostalgji. Sot, si jo-rrallë herë kohëve të fundit, u fundosa i buzëqeshur në dallgët e kujtimeve të lavdishme të ditëve të luftës. U kujtova për ata që luftuan me mua, ata që ranë që lirinë ta sjellin mes nesh, dhe krejt atë çka idealizuam aq shumë për Shqipërinë, sa u betuam të jepnim edhe jetën për çlirimin dhe bashkimin e trojeve Shqiptare. Ky ishte betimi im dhe i shokëve të mi si ushtarë të UÇK-së, betim e luftë që sot më mban të qëndroj kokë-lartë e me ndërgjegje qetësisht të pastër përballë të panjohurës.

Me gjithë ndërgjegjen e pastër e luftën e dinjitetshme për t’u bashkuar me Shqipërinë, mu kujtua se vetëm atëherë kur Kosova u çlirua, ne e kuptuam se bashkimi ishte larg dhe i pamundshëm. Shqipëria e poezive dhe librave ishte dëshirë e ideal, e jo pasqyrë e realitetit të kohës. Unë edhe kam luftuar për kët’ ideal me Kosovën brenda Shqipërisë. Kur mundësitë u kufizuan, unë luftova për Kosovën shtet – krenarinë e jetës time.

Jam munduar shumë për Kosovën, por edhe kam gabuar – dikur me entuziazmin e idealistit, e më vonë me arrogancën e pushtetarit.

Ama, vëllau im Edi, kurrë s’kam gabuar me raportin të cilin kemi krijuar bashkë. Ti je vëlla i ditëve të vështira, e shok i ditëve të bukura. Je Kryeministri i Shqipërisë që idealizova, dhe vëllau shqiptar për të cilin me entuziazëm luftova. Sot, Shqipëria që ti aq shumë punove ta ndërtosh, është Shqipëria për të cilën dikur u betova të luftoj. Është Shqipëria e poezive të Naimit – Shqipëria me malet e bukura e lisat e gjatë që sot, në tavanin e qelisë së burgut, më vizatohen e më rrin n’mend dit’ e natë.

Pra, vëllau im Edi, ti që bëre Shqipërinë të cilën e idealizova si i ri e u betova si ushtar, po të them i bindur se fitoren tënde e gëzojnë shqiptarët. Me ta, u gëzova edhe unë pa masë.

Prandaj, me librat që më shoqërojnë në vetminë e këtyre ditëve ku koha refuzon të nxitojë, unë të përqafoj dhe uroj vëllazërisht nga larg për shkak të pamundësisë për të festuar bashkë. Është e shëmtuar që nuk mund të jem aty, por përtej afshit revolucionar të kujtimeve të mia si ushtar dhe pragmatizmit prej politikani që m’godet herë-pas-here në formë kujtimesh, sot nuk të uroj si miku me të cilin ndave copa të rrugëtimit politik, por si vëllaut tim nga gjaku.

Me shpresën që do të mund të takohemi përsëri duke frymuar nën qiellin e bukur dhe diellin që ngroh Shqipërinë dhe Kosovën, po të uroj të vazhdosh të japësh gjithçka nga shpirti yt për Shqipërinë. Kjo sepse edhe kur në ditët ku drita e diellit nuk depërton në muret e mbyllura të qelisë, dielli ngroh zemrën time vetëm at’herë kur Shqipëria dhe Kosova janë mirë.

Sot Shqipëria fitoi! Sot shqiptarët janë mirë. Kujdesu për Shqipërinë, vlla, dhe mos harro që t’kujdesesh edhe për Kosovën. Kur ti kujdesesh për Kosovën, ti kujdesesh edhe për shqiptarët.

Me dashuri,

Vëllau yt,

Hashimi.

Pamje e mrekullueshme e unazës që lidh Zonën Industriale në Shirokë me Autostradën

0

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka shpërndarë një video ku shihet më së miri unaza e rregulluar, e cila e lidhë Zonën Industriale në Shirokë me Autostradën.

“Kjo unazë mundëson dhe lehtëson qarkullimin me të lehtë të komunikacionit në Suharekë.

Mundëson tashmë qarkullim edhe më të lehtë të komunikacionit në qytet…”, tha Muharremaj.

Ahmeti thirrje Qeverisë: Kërkoni nga SHBA-ja 500 mijë vaksina anti-COVID

0

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka lutur Qeverinë e Kosovës që të bëjë kërkesë tek SHBA-ja për të siguruar 500 mijë vaksina anti-COVID.

SHBA-ja ka vendosur që t’i ndajë 70 milionë vaksina të AstraZenecas për shtetet të ndryshme në botë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur që t’i ndajnë për miqtë 70 milionë vaksina të AstraZenecas që i kanë kontraktuar më herët. Lus Qeverinë e Kosovës që të bëj kërkesë tek SHBA për 500 mijë vaksina. Natyrisht që SHBA-të kanë shumë miq në nevojë, por nuk humbim asgjë në qoftë se kërkojmë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Partia Socialiste feston fitoren e zgjedhjeve parlamentare

0

Mbështetësit e Partisë Socialiste janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për të festuar triumfin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Kryetari i selisë rozë, Edi Rama, është duke mbajtur një fjalim për të vlerësuar punën e ekipit të tij./Euronews Albania

Krasniqi-Vitisë: Ti ministër po duket se je i vetmuar se s’ke kryeministër

0

Deputeti i PDK-së Memli Krasniqi, i është drejtuar ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia duke i thënë se ka mbet i vetëm pa përkrahjen kryeministrit. Ai në debatin për situatën me pandeminë, ka thënë se duhet të merret shembull kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, duke thënë se ai për Kurtin është kryeministër i kryeministrit.

“Ti ministër po duket se je i vetmuar se s’ke kryeministër. Nuk është normale me udhëheq këtë proces një sekretar i ministrisë. Nëse e merr shembull Shqipërinë që është kryeministri i kryeministrit tonë. Turpi i debatit ka qenë kjo kur thoni kemi vdekje një shifrore thu që është për lavd kjo punë. Nuk kemi ma pak kemi njëjtë dhe jemi shumë keq. Trefish ma pak teste dhe normal që bjen numri i infeksioneve. Sinqerisht në emër të PDK-së debati ka qenë jo qëllime kritike, por a ka ndihmë të mundshme”, ka thënë Kransiqi.

Ai ka kërkuar nga Vitia që të kryej përgjegjësitë që ka në sigurimin e vaksinës.

“Është betejë e jotja edhe e qeverisë sepse e keni pushtetin dhe ju jeni duke u arsyetuar. Koha është e punës. Pse krahasohesh tregon që jeni duke bërë punë të mirë. Ama konfidencialiteti fle për disa çështje ma vonë që munden mu publiku. Tema është te vaksinimi njerëzit janë të pa shqetësuar. Ama të jeni të bindur që qytetarët nuk janë duke parë angazhim dhe është shqetësim. Ekonomia jonë është para kolapsit. Se cili këtu është munduar të japë sugjerim por beteja është e juaja. Është dashtë ti me qenë në krye të sigurimit të vaksinës. Dhe besoj që ka me ardh numër më i madh sepse na keni lodh duke u kritikuar mes veti. Po fol që deri ne fund të vitit ki mi vaksinu 60% të njerëzve dhe nuk është fer nëse i lë në gjysmë dhe nëse ke marrë përgjegjësi qoje deri në fund”, tha Krasniqi.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia iu përgjigj Krasniqit duke thënë se vaksinat vijnë në muajin maj.

“Në krye të betejës natyrisht që jam unë dhe kryeministri Kurti dhe presidentja por përgjegjësitë kryesore i kam unë dhe flas me përgjegjësi nga maji ky proces nuk do të ndalet por do të vijnë vaksinat. Kjo zëshmëria juaj dhe zelli juaj është për t’u befasuar. Janë 30 ditë po të kishin qenë të prodhuara për 30 ditë ka qenë e pamundshme të vijnë deri tani. Dhe ju garantojë qytetarëve që vaksinat të sigurohen me kohë. Të gjitha propozimet që keni dhënë do t’i dëgjojmë. Absolutisht të gjitha që i kam deklaruar do t’i qëndrojë deri në fund”.

Ndërsa, Krasniqi e ka pyetur Vitinë se me cilën nga kompanitë e vaksinave do të furnizohet Kosova.

“Nuk jemi më të zëshëm po është normale të iu duket tani të jeni të zëshëm. Nëse duke na thënë që ke fillua prej fillimit është gabim përkundër ndryshimeve që keni bërë. Ti po fol veç për Pfizer. A ka mundësi me marr vaksina prej tyre”, ka pyetur Krasniqi.

Ndërsa, Vitia tha se janë në negociata më të gjitha kompanitë.

Me të gjitha kompanitë jemi në negocim. Ato tjerat nuk janë në gjendje të na sjellin vaksinat si Pfizer sepse nuk janë kontaktuar me kohë. Do të marrim dhe nga ato vaksina por jo aq shpejt”.

Haradinaj nuk komenton “non-paperin”: Nuk është çështje për diskutim

0

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pret që nga dialogu me Serbinë të arrihet njohja e dyanshme, asgjë më pak.

Ai pas takimit me Kryesinë e AAK-së, të martën pasdite, ka thënë se “non-paperi” i publikuar, ku parashihet marrëveshja Kosovë – Serbi, nuk është për diskutim.

“Askush nuk ka mandat të dialogojë Kosovën e 17 shkurtit e debatet e ngritura së fundmi për disa të ashtuquajtura ‘non paper’, nuk janë çështje për diskutim”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Të hënën u publikua një “non-paper”, që sipas burimeve, prapa letrës qëndrojnë Franca e Gjermania, por zyrtarisht, kjo është mohuar nga ambasadat e këtyre vendeve në Prishtinë.

Haradinaj ka shtuar se temat nacionale nuk janë ekskluzivitet i askujt, dhe se për to duhet diskutim e pajtim paraprak.

“Temat nacionale nuk janë ekskluzivitet i askujt. Askush nga institucionet e Kosovës, përfshirë edhe Kryeministrin Kurti, nuk duhet të ndërmarr veprime sa i përket temave të dialogut me Serbinë e që do e befasojnë Kuvendin e Republikës së Kosovës. Askush nuk duhet të hyjë në obligime të fshehta apo të hapura, pa dakordim paraprak me spektrin politik në Kosovë, përkatësisht Kuvendin e Republikës së Kosovës. Aleanca pret njohje reciproke, me marrëveshje obligative ligjore, në kufijtë ekzistues, organizimin aktual të brendshëm kushtetues, karakterin unitar të Republikës së Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të kryejë të gjitha obligimet lidhur me dialogun, si parti opozitare në Kuvendin e Kosovës.

Lekaj-Kurtit: Zgjedhjet në Shqipëri i humbe, ka ardhur koha të vaksinohet populli

0

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Pal Lekaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti 2 për mungesën e planit qeverisës për tejkalim të krizës ekonomike në Kosovë.

Ai në seancën e sotme të Kuvendit ku po debatohet rreth gjendjes me pandeminë, tha se fatmirësisht zgjedhjet në Shqipëri kanë përfunduar dhe se tani presin që kryeministri Albin Kurti të interesohet për gjendjen e rënduar nga COVID-19 në Kosovë.

“Zgjedhjet në Shqipëri i humbe, analizat i ke bërë, humbjet financiare i shkaktove. Ka ardhur koha të vaksinohet populli pasi që njerëzit dhe ekonomia e këtij vendi po vdes. Kryeministër, ke filluar mbrapshtë duke dëmtuar shtresën më të ndjeshme të Kosovës, ndalesa e shtesave për pensionistët ishte vendimi më i dëmshëm që ka mundur t’i bëni pensionistëve të Kosovës”, tha Lekaj.

Lekaj tha se kërkojnë që të revokohet vendimi për uljen e shtesave të pensionistëve.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort