Home Blog Page 4629

Kukësi qarku i parë që mbyll numërimin për kandidatët, ja kush janë deputetët përfaqësues

0

Qarku i Kukësit është i pari i cili ka mbyllur numërimin e votave për kandidatët për deputet.Ky është një qark që përfaqësohet nga 3 deputet dy nga Partia Demokratike dhe një nga Partia Socialiste.

Sipas të dhënëve të KQZ nga PD, kandidatët më të votuar janë:

Flamur Hoxha – 9 159 vota,Isuf çelaj 5 257 votaShyrete Koka – 3 622 vota.
Ndërsa nga PS, kandidatët më të votuar janë:
Gerta Duraku me 5 368 vota,Petrit Malaj 3 666 votaHalim Dauti – 2 059 vota.Ndërkohë në parlament ku demokratët kanë dy mandate sipas rezultateve kandidatët për deputete për këtë qark do të jenë Flamur Hoxha dhe Isuf Çela ndërsa nga radhët e socialistëve do të jetë në parlament kandidatja Gerta Duraku.

Të rinjtë ndezin qirinj para Ministrisë së Shëndetësisë: Prindërit dhe gjyshërit tanë po vdesin nga mungesa e vaksinave

0

Sonte, disa të rinj kanë ndezur 352 qirinj para Ministrisë së Shëndetësisë, për të përkujtuar 352 persona që kanë vdekur nga pandemia COVID 19, prej ditës kur është formuar Qeveria Kurti 2.

Me këtë aksion, ata kanë shprehur protestën ndaj Qeverisë Kurti për dështimin në menaxhimin e pandemisë dhe dështimin në sigurimin e vaksinave për qytetarët e Kosovës.

Këta të rinj kanë lënë disa mesazhe ku thuhet se pritja për sigurimin e vaksinave është bërë e papranueshme dhe çdo ditë po rritet ankthi nga vdekjet si pasojë e virusit.

“Duam vaksina shpejt – jo arkivole për prindërit dhe gjyshërit tanë”, thuhej në mesazhin e të rinjve. /Telegrafi/

Në AAK-në e Suharekës diskutohet për votën e Albena Reshitajt

0

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se sot në mbledhjen e degës së AAK-së në këtë qytet është diskutuar për votën e Albena Reshitajt.

“Kryesia e AAK-së Dega në Suharekë sot mbajti takimin e radhës, ku është diskutuar për tema të ndryshme nacionale, e veçanërisht rreth qëndrimeve të deputetes znj.Albena Reshitaj”, ka njoftuar Muharremaj në Facebook.

Mirëpo ai thotë se të menduarit ndryshe është vlerë e demokracisë në AAK.
Reshitaj ndjen keqardhje që veproi ndryshe nga AAK për Osmanin: Ramushi më tha “nuk është mirë të ndahesh nga grupi”
“Në bazë të diskutimeve konstatuam se të menduarit ndryshe është vlerë e demokracisë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Ne jemi bashkë dhe do të veprojmë në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar më tej Muharremaj./Telegrafi/

Djali me probleme psikike në Dragash e detyron nënën e tij që të shkojnë me taksi në Serbi, policia i ndalon

0

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur dje në fshatin Restelicë të Dragashit ku djali e ka detyruar nënën e tij të futet në një taksi, dhe të vazhdojnë për në Serbi.

Burimet e Sinjalit brenda Policisë njoftojnë se një person i dyshuar, me probleme psikike, e ka detyruar me forcë nënën e tij të futet në një taksi, dhe të vazhdojnë për në Serbi.

Sipas burimeve të gazetës, palët janë ndaluar dhe intervistuar, me ç’rast me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në Repartin e Psikiatrisë në Prizren, për t’u trajtuar më tutje.

Malishevë, brenda pak ditësh dy vëllezër vdesin nga COVID-19

0

Brenda një jave dy vëllezër nga Malisheva kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ka thënë  se të njëjtit kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Berisha ka shtuar se ky rast ka tronditur banorët e komunës.

“Është e vërtetë, sot i dyti është varrosur. Realisht për rastin e parë, atë ditë që është varrosur ka ardhur konfirmimi që është pozitiv, ka vdekur para 4-5 ditësh. Kurse për rastin e sotëm, e kemi pasur dje ose pardje është konfirmuar me COVID-19. Kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese, por jashtëzakonisht një dhimbje të madhe e kemi për këtë rast që na ka tronditur të gjithëve”, theksoi ai.

Nënkryetari i Komunës ka treguar edhe për moshën e viktimave.

“Saktë nuk e di, i pari ka qenë 62 ose 63-vjeç, kurse i dyti 57 ose 58-vjeçar, sepse për momentin s’i kam shënimet”, tha ai për KALLXO.com.

Berisha ka thënë se viktima e dytë është trajtuar në Klinikën Intensive në Spitalin e Prizrenit.

Biden synon të dërgojë vaksina në Indi

0

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, ka thënë se ai ka pasur një bisedë me Kryeministrin indian Narendra Modi rreth dërgimit të vaksinave aktuale.

Por ai nuk ka treguar se kur do të ndodhë kjo apo sa mund të ndaheshin.

Ai tha se “problemi tani” varet nga SHBA gjithashtu autorizuese e vaksinave si Novovax për përdorimin e saj. Vendi aktualisht po administron Pfizer, Moderna dhe Johnson & Johnson, transmeton Klan Kosova.

“Unë mendoj se ne do të jemi në gjendje të ndajmë vaksinat, edhe në vendet e tjera që kanë vërtetë nevojë. Kjo është shpresa dhe pritja”, tha ai.

“Dhe mund të shtoj – kur ishim në gjendje të lidhur në fillim, India na ndihmoi”.

“Unë nuk mund të kthehem në Kosovë”, dënohet me burg dhe dëbohet nga Zvicra 44-vjeçari që ka vjedhur mallra në vlerë 44 mijë franga

0
Ein Passagier mit Schutzmaske und die Schweizer Fahne auf der MS Zuerich, aufgenommen am Montag, 24. August 2020, in Romanshorn. Die Schweizerische Bodensee Schifffahrt reduziert ab heute den Fahrplan unter der Woche. Die Passagierfrequenzen seien seit dem Ausbruch von Covid-19 und der verordneten Maskenpflicht um ueber 50 Prozent eingebrochen. (KEYSTONE/Gian Ehrenzeller)

Gjykata e Qarkut në Pfäffikon të Cyrihut ka dënuar një kosovar 44 vjeçar me një dënim me burg me kusht prej 16 muajsh për vjedhje masive, katër muaj më shumë se që kishte kërkuar prokurori, shkruan 20minuten.ch. Veç kësaj ai është dënuar edhe me dëbim 7 vjeçar nga Zvicra.

Meqenëse vjedhja e konstatuar bën pjesë në deliktetet e ashtuquajtura “të katalogut”, krahas dënimit, është i detyrueshëm edhe dëbimi nga Zvicra, transmeton albinfo.ch.Pasi ai deri tani ka qëndruar në burg për gati një vit, ai do t`i dorëzohet zyrës së emigracionit për dëbim. Ai tani do të krijojë familje me partneren e tij aktuale në Kosovë, është shprehur babai i divorcuar i dy fëmijëve.

Kosovari ka jetuar dhe punuar në Zvicër që nga viti 2009 pa leje qëndrimi apo pune, kryesisht në Gjenevë. Ai kishte punuar më parë si punëtor i pa kualifikuar, ngjyrosës dhe shtrues pllakash. Sipas avokatit të tij, megjithatë, ai ishte regjistruar në kompaninë e sigurimeve shëndetësore dhe AHV në Gjenevë dhe për këtë kishte menduar se ishte me qëndrim të rregullt në Zvicër.44-vjeçari që punonte për një shërbim privat postar (korier) nuk ka dorëzuar në destinim mbi njëqind paketa. Për më tepër, ai i ka përvetësuar ose i ka shitur ato.Në shtatë faqe, aktakuza radhit të gjitha mallrat që ishin në 115 pakot të cilat 44-vjeçari nuk ua ka dorëzuar marrësve por i ka grumbulluar në shtëpinë e tij.Aty përfshihen: veshje të grave dhe të burrave, syze dielli, vathë, termometra zgare, çizme gome, atlete etj.

Nga janari deri në arrestimin e tij, në fillim të korrikut 2020, ai i kishte bërë turnetë e tij të punës të shtunave në zonat e komunave të Kantonit të Cyrihut, si: Nürensdorf, Wangen dhe Brüten.
Ai ka punuar për një shërbim korrier privat që shpërndan paketat në emër të Swiss Post. Vlera e mallit të vjedhur në këtë mënyrë ka qenë rreth 44,000 franga.I pyetur nga gjykatësi përse nuk i kishte dorëzuar paketat, ai pati një përgjigje të çuditshme: “Nga zhgënjimi dhe zemërimi, sepse nuk gjeja adresën e dorëzimit”.Në atë kohë ai sapo kishte ardhur nga Gjeneva për të jetuar në Cyrih dhe nuk i njihte rrugët përkatëse. Kjo është arsyeja pse ai kryesisht i mbante paketat në shtëpi dhe shiste një pjesë të vogël të tyre.“Pasi i kisha grumbulluar mallrat në banesën time, nuk dija çfarë të bëja me to”. Ai ndihet keq dhe betohet se nuk do të bëjë kurrë më diçka të tillë në jetë.44-vjeçari nuk kishte asnjë problem me dënimin me burg: “Unë do të kisha pranuar një dënim më të gjatë, ndihem fajtor”. Por, kur gjykatësi përmendi dëbimin shtatë-vjeçar nga vendi, ai është shprehur: “Unë nuk mund të kthehem në Kosovë, më jepni edhe një shans tjetër”.

Capello me fjalë të mëdha për Benzeman: Kurrë nuk e kam parë të luajë si sot

0

Fabio Capello është i befasuar nga paraqitja e Chelsea ndaj Real Madrid, ndërsa e vlerësoi Karim Benzeman për golin e shkëlqyeshëm.

Real Madrid luajti baras 1-1 me Chelsean në Valdebebas në ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve.

“Chelsea kurrë nuk është përpjekur të gjejë hapësira në mes. Përveç pritjes së [Thibaut] Courtois në [Timo] Werner, portierët nuk bënë asnjë pritje fare. Real Madrid luajti në kundërsulm, unë prisja që Chelsea ta bënte këtë”.

“Pjesa e parë ishte argëtuese. Pjesa e dytë ishte ndryshe”, ka thënë Capello për Sky Sport Italia.

Karim Benzema barazoi rezultatin, ndërsa me lojën e tij është befasuar shumë Capello.

“Unë mendoj se ai është midis tre sulmuesve më të mirë në botë tani, pas [Robert] Lewandowski dhe [Harry] Kane. [Erling] Haaland është e ardhmja”.

“Benzema bëri dy gjëra të mëdha sonte, njëri është goli. Ai është një pikë referimi e shkëlqyeshëm për Real Madrid. Ai vrapoi edhe për Casemiron”.

“Unë kurrë nuk e kam parë atë aq të fortë sa është sot”, deklaroi Capello. /Telegrafi/

Shitjet e smartphoneve shënojnë rekord

0

Shitjet e smartphone-ve shënojnë rekord Shitja e telefonave inteligjentë në të gjithë botën u rrit ndjeshëm midis janarit dhe marsit, sipas një studimi të botuar nga Strategy Analytics, transmeton Afp, përcjell Albinfo.ch.

Sipas kompanisë kërkimore, 340 milionë pajisje u dorëzuan në tre muajt e parë të vitit, 24% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Pandemia dhe pasojat e saj ekonomike nxitën shumë konsumatorë të shtyjnë blerjen e një smartphone të ri në vitin 2020, duke ulur vëllimin e përgjithshëm të shitjeve.

Por në tremujorin e parë të vitit 2021, kërkesa e madhe nga konsumatorët, me pajisje të vjetra tashmë, si edhe theksimi i teknologjisë 5G nga prodhuesit kinezë, e rritën tregun.

“Tregu kinez i telefonave inteligjentë ka shënuar një tremujor të bujshëm, falë suksesit të produkteve 5G në kategori të ndryshme çmimesh”, vëren Linda Sui nga Strategy Analytics.

Grupi i Koresë së Jugut, Samsung, mbizotëron renditjen globale të shitjeve, me 23% të tregut, i ndjekur nga Apple (17%), pastaj markat kineze Xiaomi (15%), Oppo (11%) dhe Vivo (11%)./ /e

0 10

Kush po harton ‘non-papers” për Ballkanin, Kosovën e Serbinë?

0

Diplomatët e Gjermanisë dhe Francës mohuan të martën të kenë hartuar ndonjë dokument për rrugën e përmbylljes së procesit të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dokumenti që u publikua nga mediat në Kosovë, flet për themelimin e një “distrikti autonom” në veriun e Kosovës si dhe që Kosova dhe Serbia të njohin tërësinë tokësore dhe sovranitetin e njëra tjetrës.

Në dokument mes tjerash thuhet se Kisha Ortodokse Serbe do të këtë “status të privilegjuar”, ndërsa Serbia, pas ratifikimit të marrëveshjes ligjërisht detyruese “nuk do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe rajonale”.

Dokumenti joformal (non-paper), pretendohet se është përgatitur nga Gjermania dhe Franca, si një nismë për përmbylljen e bisedimeve Kosovë – Serbi. Gazeta shkroi se nuk ka mundur ta konfirmojë vërtetësinë e dokumentit, “por disa diplomatë… pak a shumë kanë konfirmuar se pikat që përmenden në të janë në përputhje me ato që pritet të diskutohen në dialog”.

Por, të martën, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, shkroi në rrjetet sociale se “i ashtuquajturi ‘non-paper’ franko-gjerman, i publikuar nga Koha Ditore është lajm i rremë. Mund të ketë dokument, por sigurisht që nuk është franko-gjerman. Ne e përkrahim plotësisht dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe Miroslav Lajçak, siç e theksoi përsëri ministri i Jashtëm i Gjermanisë, (Heiko) Maas, të enjten e kaluar në Prishtinë”, shkroi ai.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort