Home Blog Page 4625

Qeveria publikon detaje shtesë nga takimi i Kurtit me kryeministrin belg, krejt çka u diskutua

0

Qeveria e Kosovës ka dhënë detaje për takimin që ka pasur sot kryeministri Albin kurti me homologun e tij belg, Alexander De Croo.Sipas njoftimit nga kryeministri, Kurti është pritur nga kryeministri i Belgjikës sot gjatë ditës derisa, në takim ai ishte me zëvendëskryeministrin për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz.

 

“Në këtë takim, kryeministri De Croo ritheksoi mbështetjen e Belgjikës për synimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në të mirë të përmirësimit të jetës së qytetarëve të Kosovës dhe afrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian, si dhe për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Kryeministri Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Bislimi dhe zëvendëskryeministrja Gërvalla, e falënderoi kryeministrin De Croo për letrën e urimit me rastin e marrjes së detyrës, për mikpritjen, angazhimin dhe mbështetjen e dhënë Kosovës nga ai dhe shteti belg në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit evropian dhe transatlantik.

Ai e njoftoi kryeministrin De Croo për përkushtimin dhe prioritetet e qeverisë për forcimin e shtetit të së drejtës, zhvillimin ekonomik, dhe menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19”, thuhet në komunikatë.
“Në takim, kryeministri Kurti dhe kryeministri De Croo, diskutuan rreth mundësive dhe formave të rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar midis dy vendeve, me vëmendje të veçantë te përfshirja e mërgatës sonë, e cila është integruar mirë dhe kontribuon në Belgjikë.

U bisedua për vaksinat kundër COVID-19, angazhimin e Qeverisë së Kosovës për sigurimin e tyre dhe mundësitë e mbështetjes së Belgjikës në këtë synim. Në këtë takim morën pjesë edhe i ngarkuari me punë i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bruksel, Astrit Zemaj dhe ministrja këshilltare, Gjeneza Budima”, thuhet tutje.

Mytaher Haskuka pret në takim zëvendësministrin e Kulturës, Sejnur Veshall dhe deputetin Erxhan Galushi

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka pritur në takim zëvendësministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sejnur Veshall dhe deputetin Erxhan Galushi, me të cilët biseduam për projektet që jemi duke i realizuar së bashku me MKRS-në, si dhe projektet e përbashkëta që kemi me komunitetin rom.

“Sot kam pritur në takim zëvendësministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sejnur Veshall dhe deputetin Erxhan Galushi, me të cilët biseduam për projektet që jemi duke i realizuar së bashku me MKRS-në, si dhe projektet e përbashkëta që kemi me komunitetin rom.

Komuniteti rom ka qenë dhe është pjesë e rëndësishme e komunës së Prizrenit dhe ne, në qeverisjen tonë, jemi munduar që t’i intregojmë dhe ta fuqizojmë sa më shumë këtë komunitet, i cili me angazhimin e qytetarëve por edhe të shoqërisë civile, është përkushtuar për zhvillimin e qytetit tonë.
Me këtë rast zv/ministrit Veshall dhe deputetit Galushi i kam uruar suksese në punën e tyre, duke shpresuar që së bashku do të kemi edhe më shumë bashkëpunime!
Mytaher Haskuka

Sot kam pritur në takim zëvendësministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sejnur Veshall dhe deputetin…

Posted by Mytaher Haskuka on Wednesday, April 28, 2021

 

Gjendet një arushë e ngordhur në fshatin Korishë

0

Drejtori i Inspektorateve në komunën e Prizrenit, Edon Muçaj, ka njoftuar se mbrëmë disa banorë të fshatit Korishë e kishin njoftuar për një arushë të ngordhur në këtë fshat. Sipas tij  inspektorët e veterinarisë menjëherë kishin dalur në vendngjarje për të shikuar rastin.

Sipas dyshimeve të para bëhet fjalë se ngordhja e arushës ka ardhur si rrjedhojë e moshës së shtyer apo ndonjë sëmundje. Për këtë rast janë njoftuar menjëherë edhe organet e tjera përgjegjëse!
Ngordhja e këtyre kafshëve është humbje e madhe për natyrën dhe bjeshkët tona!

Mbrëmë nga disa qytetarë jemi njoftuar se është hasur një arushë e ngordhur në fshatin Korishë me ç’rast inspektorët e…

Posted by Edon Muçaj on Wednesday, April 28, 2021

Rinis vaksinimi masiv në Shqipëri, marrin dozën e dytë 10 mijë të moshuar

0

Ka rinisur sot vaksinimi masiv për të moshuarit në qendrën e vaksinimit në Sheshin ‘Skënderbej’ në Shqipëri.Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, kanë ndjekur nga afër vaksnimin anticovid me dozën e dytë për të moshuarit.

“Sot kemi ditën e rivaksinimeve. Sot kemi mbi 10 mijë të moshuar të planifikuar për t’u rivaksinuar dhe kalojmë në mbi 425 mijë vaksinime. Aktualisht kemi disponibilitet mbi 300 mijë vaksina”, u shpreh Manastirliu.

Procesi vaksinimit masiv po vijon me kalendar të kombinuar, për personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike. Në total janë kryer 417,146 doza të vaksinës ndaj Covid-19, prej të cilave 322,710 vaksinime për personat mbi 60 vjeç.
Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.

Arrestohet Ylli Didani, ‘koka’ e një organizate globale droge

0

Mëngjesin e sotëm policia njoftoi se një 44-vjeçari i janë sekuestruar pasuri me vlerë 1.200.000 dollarë, përfshirë këtu një njësi tregtare me vlerë të përafërt rreth 1 milion dollarë, një shoqëri sh.p.k, 1 llogari bankare me vlerë rreth 206.000 dollarë.Mediet e huaja pak ditë më parë kanë raportuar se personi të cilit i janë sekuestruar pasuri është një shqiptar, i cili dikur banonte në Michigan.

Ai është akuzuar nga zyrtarët federalë në SHBA se ishte koka kryesore e një organizate ndërkombëtare të trafikut të kokainës prej 100 milion dollarësh që planifikonte të përdorte një nëndetëse për të transportuar drogë përtej Atlantikut.Shqiptari i arrestuar, Ylli Didani, 44 vjeç, u padit për shpërndarjen e kokainës. Didani, për të cilin prokurorët pretendojnë se është në krye të një organizate globale droge që shpërndau kokainë në 15 vende, u arrestua në Charlotte, Karolina e Veriut në fund të muajit të kaluar.

Akuzat
Akuzat për Didanin u lidh në fillim të këtij muaji me Marty Tibbitts, CEO i Shërbimit të Përgjigjeve të Drejtpërdrejta me bazë në Detroit. Tibbitts ndërroi jetë në një aksident ajror në korrik 2018 kur aeroplani luftarak, me të cilin po fluturonte ra në një stallë lopësh, duke vrarë edhe 50 lopë.CEO Tibbitts dyshohet se po punonte me Didanin për ndërtimin e nëndetëses që kishte për qëllim transportimin e drogës. Tibbitts besohet se ka kontrolluar rrjetin e dyshuar të trafikut të drogës të Didanit./Top Chanel/

Arrestohet në Kosovë turku që mashtroi 400 mijë persona me kriptovaluta

0

Mediat turke raportojnë se dyshohet që Faruk Fatih Ozer, i cili po konsiderohet si mashtruesi më i madh i kohërave te fundit në Turqi, u arrestua mbrëmë në Kosovë.

Autoritet turke publikuan një fotografi të Ozer duke kaluar kontrollin e pasaportave në aeroportin e Stambollit. Burimet e sigurisë më vonë konfirmuan se Ozer ka qenë në Shqipëri dhe në bastisjet e bëra u pa që ishte arratisur për në Kosovë.Themeluesi i firmës Thedox, ishte arratisur për në Shqipëri duke marrë me vete një shumë prej dy miliardë dollarësh.
Ai e themeloi kompaninë në vitin 2017 dhe lejonte përdoruesit të blejnë dhe të shesin kriptovaluta të Bitcoin. Pasi që kohët e fundit investitorët nuk kishin qasje në platformë, prokuroria ndërmori veprim dhe lëshoi një urdhër arresti për të.Faruk Fatih Ozer po kërkohej me akuzën e “mashtrimit duke përdorur sistemet e informacionit, bankat ose institucionet financiare dhe krijimin e një organizate kriminale”, pasi mashtroi rreth 400 mijë qytetarë turq, duke i bindur që të investonin të holla tek ai me pretendimin që do fitonin më shumë.

Sopranoja Elbenita Kajtazi do ta prezantojë Kosovën në “BBC Cardiff Singer of the World”

0

Sopranoja shqiptare nga Kosova, Elbenita Kajtazi, e cila jeton në Gjermani, çdoherë e më shumë është duke u bërë pjesë e eventeve botërore, duke interpretuar në skenat më prestigjioze operistike, përcjell albinfo.ch.

Ajo sapo ka njoftuar se po shpalosë një faqe të re në histori, duke prezantuar Kosovën në “BBC Cardiff Singer of the World”

Postimi i saj

Miq të dashur, më në fund mund të shpërndaj lajmin e mrekullueshëm që mezi kam pritur ta ndaj me të gjithë ju.

“This year’s competitors come from 15 countries, including Madagascar and the Republic of Kosovo – neither of which have ever featured in the competition before.”

Për herë të parë në histori të konkursit

BBC Cardiff Singer of the World

do reprezentoj Kosovën time të dashtun! Uroj të dal faqebardhë!

https://www.classical-music.com/…/who-are-the…/

Vjena “zhbllokohet” më 3 maj

0
People wear face masks to protect against the coronavirus as they travel by public transport in Vienna, Austria, Wednesday, July 15, 2020. (AP Photo/Ronald Zak)

Nga java e ardhshme, Vjena do të marrë pakëz frymë më lirshëm. Qendrat tregtare, floktarët dhe të gjitha dyqanet e tjera më pakicë më 3 maj do të hapen përsëri, raporton albinfo.at

Pas hapjes së shkollave, Vjena do të ndërmarrë hapin tjetër drejt lehtësimit të masave. Qendrat tregtare, floktoret dhe dyqanet e tjera shërbyese do të hapen më 3 maj. Te floktoret dhe sallonet e tjera të zbukurimit në hyrje do të kërkohet sërish testi negativ i koronavirusit.

Muzetë dhe kopshtet zoologjikë po ashtu do të hapen. Restorantet dhe kafenetë mbesin të mbyllura. Ato do të presin datën 19 maj, kur do të bëhet edhe hapja e të gjithë sektorëve të hotelerisë e gastronomisë në Austri.

Njoftimin për “zhbllokimin” e masave e ka bërë të ditur kryebashkiaku i Vjenës. Michael Ludwig, pas konsultimeve me ekspertët nga shkenca e fushave të mjekësisë, infermierisë dhe statistikave, shkruan oe24.at.

“Prioriteti im është shëndeti i vjenezëve”, ka thënë ai duke kërkuar nga popullata që vazhdojnë të kenë kujdes të shtuar veçanërisht në këtë eufori për hapjen e madhe më 19 maj.

Mirëpo ai ka theksuar se situata do të përcillet më vëmendje dhe qeveria e Vjenës do të reagojë sipas numrit të infeksioneve.

Me përfundimin e “bllokimit”, Vjena përcjell rrugën e Austrisë së Ulët dhe të Burgenland, kjo e fundit ka lehtësuar masat që nga java e kaluar. Të tri landet e Austrisë Lindore më një prill patën vendosur një “Bllokim të Pashkëve”, për të cilin patën premtuar shtrëngim të masave vetëm për disa ditë, por që i zgjatën edhe për disa javë të tjera.

Pas nënshkrimit të peticionit, Netflix pranon shtetësinë e Kosovës

0

Pas dy muajsh që nga lansimi i peticionit për pranim të Kosovës në platformën Netflix, Kosova është shtuar në listën e shteteve me kodin telefonik +383 në platformën më të madhe digjitale kinematografike

Lajmin e ka bërë të ditur inicuesi i peticionit, Sovran Hoti.“Nuk u deshtën 200 mijë, me 37 mijë nënshkrime dhe rreth 2 muaj, Netflix e dëgjoi thirrjen tonë” ka shkruar Hoti në Facebook.

Para dy muajsh, Sovran Hoti kishte nisur një peticion “Add Kosovo as a country in Netflix” si formë për të njohur sovranitetin e Kosovës në këtë platformë.Deri tash, Kosova në platformën më të madhe në botë të filmave dhe shfaqjeve televizive ‘Netflix’, konfiguronte si pjesë e Serbisë.

Kur qytetarët e Kosovës lidhen në ‘Netflix’, vendndodhja e tyre duket sikur të ishin në Serbi, edhe pse ata përdorin platformën nga Republika e Kosovës. Përveç kësaj qasja nuk mund të verifikohej as me numrin e telefonit me prefiksin e Kosovës, për shkak se Kosova nuk shfaqej në listën telefonike.

Mbi 5 mijë punëtorë shëndetësorë janë vaksinuar

0

Ish-kryetari i Sindikatës së Infermierëve të Kosovës, Fitim Havolli ka konfirmuar se mbi 5 mijë punëtorë shëndetësorë kanë marrë vaksinën anti-Covid.

Tutje Havolli tha se nuk është e vërtetë që profesionistët shëndetësorë kanë refuzuar marrjen e vaksinës për shkak të disa konspiracioneve.

Sipas tij, shumë nga ta kanë refuzuar të vaksinohen ngase kanë qenë duke e kaluar virusin, ose ka nga ta që sapo e kanë kaluar.

“Sipas të dhënave që i kemi edhe publike janë diku mbi 5 mijë personel shëndetësor që e kanë marrë, dhe mbi 13 mijë profesionistë në të gjithë vendin, mirëpo që e vërteta është që sa kam komunikuar me ata që nuk e kanë marrë nuk kanë thënë që nuk e kanë marrë ose refuzuar për diçka, por për arsye tjera”, tha Havolli.

“..është e vërtetë që ka plot profesionistë që nuk e kanë marrë. Mirëpo shumë informata e dezinformata po i shoh duke qarkulluar që e kanë refuzuar ta marrin, dhe unë ende nuk kam takuar një profesionistë që ka refuzuar për ndonjë arsye konspirative për mos ta marrë, por sigurisht i kanë pasur arsyet e veta, qoftë për shkak se kanë qenë duke e kaluar virusin, edhe ka të tjerë të cilët kanë si kanë bërë ende tre muaj që e kanë kaluar virusin dhe kanë pritur një kohë pak më të gjatë për me marrë këtë vaksinë”, theksoi tutje ai për EO.

Havolli e sheh bashkëpunimin me Qeverinë dhe personelin shëndetësor, si një zinxhir të rëndësishëm për tejkalimin e pandemisë.

Sipas tij, është vaksina dhe mos anashkalimi nga marrja e saj.

“Bashkëpunimi duhet të jetë i padiskutueshëm si zinxhir i një sektori sidomos në shëndetësi sa i përket pandemisë”.

“Siç po e shohim ne, përderisa nuk është duke u siguruar vaksina dhe nuk është duke iu qasur këtij problemi dhe nuk po shihen askund vaksinat unë mendoj që kjo do duhej të ishte prioritet edhe për këtë Qeveri edhe për të gjitha institucionet sepse e vetmja shpresë dhe e vetmja dritë në fund të tunelit është vaksina dhe kjo ishte dashur të mos hezitohej dhe të mos anashkalohej. Por ne po shohim që vaksina nuk ka ndonjë epilog se kur do vijë dhe sa do të vijnë”, përfundoi ai.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort