Home Blog Page 4624

Policia në Prizren, kërkon ndihmën e qytetarëve për ta arrestuar këtë person

0

Policia Rajonale e Prizrenit, më saktësisht Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, po kërkon ndihmën e qytetarëve për ta arrestuar Burhan Cej.

Përmes, një njoftimi për media i njëjti është duke u kërkuar për veprën “Vjedhje në Tentative” dhe “Prezantim i rremë”, raporton TV Prizreni.

Njoftimi i plotë:

Nëse ka dikush informacion në lidhje me të kërkuarin Burhan Cej, të informoj policinë menjëherë, thuhet në kërkesën e policisë dërguar mediave.

“Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren është duke hetuar rastin “Vjedhje në Tentative” dhe “Prezantim i rremë”.

Informatat mund të përcillen përmes numrave zyrtar si më poshtë:

Nga telefonia fikse dhe mobile: 192 ose 038 550 999, ne Prizren 029 244 355

Të gjitha thirrjet në numrin 080019999 janë anonime, pa pagesë dhe konfidenciale.

Ju mund të dërgoni informatat e juaja edhe në adresën elektronike [email protected] apo ne aplikacionin “Lajmëro Policin딓, thuhet në njoftimin e policisë.

Bashkangjitur e keni foton dhe të dhënat e personit të dyshimtë i cili po kërkohet nga Hetimet Rajonale në Prizren./prizrenit.net/

Ylli triumfon ndaj Rahovecit

0

Golden Eagle Ylli ka barazuar serinë gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll përballë Rahovecit. Skuadra e Yllit, të martën ka triumfuar ndaj Rahovecit në palestrën “Mizahir Isma” me rezultatin 70:62 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale.

Me këtë fitore, Ylli ka barazuar këtë seri në 1:1 kurse skuadra që realizon tri fitore do të kualifikohet në finale.

Për Yllin, kjo është fitorja e parë përballë Rahovecit në Superligë në gjashtë ndeshje të zhvilluara. Elyjah Clark ishte më efikasi te skuadra e Yllit me 18 pikë të shënuara derisa me lojë të mirë, u veçuan edhe Erjon Kastrati (13), Valon Bunjaku (11) e Demetris Morant (11). Te skuadra e Rahovecit, vetëm dy lojtarë e mbyllën ndeshjen me pikë dyshifrore. Ed Daniel ishte më i dalluari me “double-double” prej 19 pikëve e 14 kërcimeve derisa Darrell Davis shtoi 14 pikë. Ndeshja e tretë, do të zhvillohet të premten në Suharekë, ku edhe do të bartet seria gjysmëfinale për dy duelet e ardhshme.

UEFA vendos për zgjerimin e listës, skuadrat me 26 futbollistë në Evropian

0

Pasi e shtyu me një vit, koronavirusi po modifikon jo pak edhe mënyrën e organizimit të Kampionatit Europian që pritet të startojë më 11 qershor të këtij viti dhe të luhet në 12 qytete të ndryshme të Europës.

Kështu siç raporton britanikja “The Times”, UEFA ka vendosur që të lejojë përfaqësueset pjesëmarrëse të paraqiten në kompeticion me 26 futbollistë në dispozicion, ndryshe nga sa ka ndodhur tradicionalisht me vetëm 23 lojtarë.

Ky vendim i UEFA-s pritet të zyrtarizohet në orët e ardhshme dhe vjen pas një kërkese publike të nisur nga trajneri i Italisë, Roberto Mancini, të cilit iu bashkuan më pas edhe shumë kolegë të tjerë.

“Zgjerimi i listës me 25 apo 26 futbollistë do të ishte diçka shumë pozitive, pasi vijmë pas një sezoni mjaft intensiv dhe për më tepër do të luhet në kushtet e pandemisë. Imagjinoni nëse na preken disa futbollistë nga koronavirusi dhe më pas do të jetë gati e pamundur të gjesh lojtarë, pasi shumë prej tyre do të jenë me pushime”, pati deklaruar Mancini disa ditë më parë./SS/

Si mund të aplikoni për subvencionim nga Qeveria për pagat e punëtorëve apo qira dhe deri kur është afati

0

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se kërkesat për të përfituar nga subvencionet e Qeverisë për paga të punëtorëve apo për qira, për bizneset që pësuan rënie të ndjeshme në të hyra, mund të dorëzohen përmes sistemit elektronik deri më 11 maj.

ATK-ja ka njoftuar se për subvencionim të pagës së punëtorëve, punëdhënësi, përmes Sistemit Elektronik EDI duhet të plotësojë formularin “Kërkesë për subvencionim të Pagave dhe Qirasë” (vetëm pjesën e parë për Paga), të bashkëngjis listën e të punësuarve, ashtu siç është dizajnuar nga ATK.“Formulari gjendet në Sistemin EDI, në linkun Shërbimet – Kërkesë për subvencionim të Pagave dhe Qirasë, ndërsa lista mund të shkarkohet në të njëjtin link, në butonin Kërkesë e re – Shkarko mostrën”, thuhet në njoftim.

Ndërsa për subvencionim të qirasë, qiramarrësi, përmes Sistemit Elektronik EDI duhet të plotësojë formularin “Kërkesë për subvencionim të Pagave dhe Qirasë”, (vetëm pjesën e dytë për Qira) si dhe të bashkëngjis listën e qiradhënëseve, ashtu siç është dizajnuar nga ATK. Po ashtu, qiramarrësi duhet të ngarkojë çdo kontratë të qirasë në mes të qiradhënësit dhe qiramarrësit, e cila duhet të jetë e lidhur para datës 1 Shkurt 2021.
“Formulari gjendet në Sistemin EDI në linkun Shërbimet – Kërkesë për subvencionim të Pagave dhe Qirasë, ndërsa lista mund të shkarkohet në të njëjtin link, në butonin Kërkesë e re – Shkarko mostrën, si dhe në butonin Ngarko dëshmitë/kontratat duhet bashkangjitur dëshmitë dhe kontratat me qiradhënësit”, thuhet tutje në njoftim.ATK-ja po ashtu e ka publikuar edhe një udhëzues për aplikim.

Kukësi qarku i parë që mbyll numërimin për kandidatët, ja kush janë deputetët përfaqësues

0

Qarku i Kukësit është i pari i cili ka mbyllur numërimin e votave për kandidatët për deputet.Ky është një qark që përfaqësohet nga 3 deputet dy nga Partia Demokratike dhe një nga Partia Socialiste.

Sipas të dhënëve të KQZ nga PD, kandidatët më të votuar janë:

Flamur Hoxha – 9 159 vota,Isuf çelaj 5 257 votaShyrete Koka – 3 622 vota.
Ndërsa nga PS, kandidatët më të votuar janë:
Gerta Duraku me 5 368 vota,Petrit Malaj 3 666 votaHalim Dauti – 2 059 vota.Ndërkohë në parlament ku demokratët kanë dy mandate sipas rezultateve kandidatët për deputete për këtë qark do të jenë Flamur Hoxha dhe Isuf Çela ndërsa nga radhët e socialistëve do të jetë në parlament kandidatja Gerta Duraku.

Të rinjtë ndezin qirinj para Ministrisë së Shëndetësisë: Prindërit dhe gjyshërit tanë po vdesin nga mungesa e vaksinave

0

Sonte, disa të rinj kanë ndezur 352 qirinj para Ministrisë së Shëndetësisë, për të përkujtuar 352 persona që kanë vdekur nga pandemia COVID 19, prej ditës kur është formuar Qeveria Kurti 2.

Me këtë aksion, ata kanë shprehur protestën ndaj Qeverisë Kurti për dështimin në menaxhimin e pandemisë dhe dështimin në sigurimin e vaksinave për qytetarët e Kosovës.

Këta të rinj kanë lënë disa mesazhe ku thuhet se pritja për sigurimin e vaksinave është bërë e papranueshme dhe çdo ditë po rritet ankthi nga vdekjet si pasojë e virusit.

“Duam vaksina shpejt – jo arkivole për prindërit dhe gjyshërit tanë”, thuhej në mesazhin e të rinjve. /Telegrafi/

Në AAK-në e Suharekës diskutohet për votën e Albena Reshitajt

0

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se sot në mbledhjen e degës së AAK-së në këtë qytet është diskutuar për votën e Albena Reshitajt.

“Kryesia e AAK-së Dega në Suharekë sot mbajti takimin e radhës, ku është diskutuar për tema të ndryshme nacionale, e veçanërisht rreth qëndrimeve të deputetes znj.Albena Reshitaj”, ka njoftuar Muharremaj në Facebook.

Mirëpo ai thotë se të menduarit ndryshe është vlerë e demokracisë në AAK.
Reshitaj ndjen keqardhje që veproi ndryshe nga AAK për Osmanin: Ramushi më tha “nuk është mirë të ndahesh nga grupi”
“Në bazë të diskutimeve konstatuam se të menduarit ndryshe është vlerë e demokracisë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Ne jemi bashkë dhe do të veprojmë në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar më tej Muharremaj./Telegrafi/

Djali me probleme psikike në Dragash e detyron nënën e tij që të shkojnë me taksi në Serbi, policia i ndalon

0

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur dje në fshatin Restelicë të Dragashit ku djali e ka detyruar nënën e tij të futet në një taksi, dhe të vazhdojnë për në Serbi.

Burimet e Sinjalit brenda Policisë njoftojnë se një person i dyshuar, me probleme psikike, e ka detyruar me forcë nënën e tij të futet në një taksi, dhe të vazhdojnë për në Serbi.

Sipas burimeve të gazetës, palët janë ndaluar dhe intervistuar, me ç’rast me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në Repartin e Psikiatrisë në Prizren, për t’u trajtuar më tutje.

Malishevë, brenda pak ditësh dy vëllezër vdesin nga COVID-19

0

Brenda një jave dy vëllezër nga Malisheva kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ka thënë  se të njëjtit kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Berisha ka shtuar se ky rast ka tronditur banorët e komunës.

“Është e vërtetë, sot i dyti është varrosur. Realisht për rastin e parë, atë ditë që është varrosur ka ardhur konfirmimi që është pozitiv, ka vdekur para 4-5 ditësh. Kurse për rastin e sotëm, e kemi pasur dje ose pardje është konfirmuar me COVID-19. Kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese, por jashtëzakonisht një dhimbje të madhe e kemi për këtë rast që na ka tronditur të gjithëve”, theksoi ai.

Nënkryetari i Komunës ka treguar edhe për moshën e viktimave.

“Saktë nuk e di, i pari ka qenë 62 ose 63-vjeç, kurse i dyti 57 ose 58-vjeçar, sepse për momentin s’i kam shënimet”, tha ai për KALLXO.com.

Berisha ka thënë se viktima e dytë është trajtuar në Klinikën Intensive në Spitalin e Prizrenit.

Biden synon të dërgojë vaksina në Indi

0

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, ka thënë se ai ka pasur një bisedë me Kryeministrin indian Narendra Modi rreth dërgimit të vaksinave aktuale.

Por ai nuk ka treguar se kur do të ndodhë kjo apo sa mund të ndaheshin.

Ai tha se “problemi tani” varet nga SHBA gjithashtu autorizuese e vaksinave si Novovax për përdorimin e saj. Vendi aktualisht po administron Pfizer, Moderna dhe Johnson & Johnson, transmeton Klan Kosova.

“Unë mendoj se ne do të jemi në gjendje të ndajmë vaksinat, edhe në vendet e tjera që kanë vërtetë nevojë. Kjo është shpresa dhe pritja”, tha ai.

“Dhe mund të shtoj – kur ishim në gjendje të lidhur në fillim, India na ndihmoi”.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort