Home Blog Page 4620

Eurodeputeti thirrje Kosovës: Për dialogun, topi është tek ju e jo në Beograd

0

Nga Parlamenti Evropian po i bëjnë presion Kosovës në lidhje me procesin e dialogut me Serbinë.Sot, raportuesi në PE për Serbinë, Vladimir Bilçik tha se shpreson që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë, dhe se topi për këtë proces aktualisht është në anën e Prishtinës zyrtare.Në sesionin e Komitetit për Integrim Evropian ku ishte edhe kryekuvendari serb, Ivica Daçiq, Bilçik nënvizoi se aktualisht është në përgjegjësinë e Kosovës rifillimi i dialogut.

Sipas tij, dialogu është i rëndësishëm për vet faktin se edhe kosovarët mirëpo edhe serbët do të përfitonin nga pajtimi përmes procesit integrues në BE.“Përgjigja më e mirë do të ishte një marrëveshje ligjërisht obliguese mes Prishtinës e Beogradit”, citohet të ketë thënë Bilçik.

Fillon rregullimi i rrugës për në Brezovicë

0

Pas më shumë se dy vitesh, tanimë ka filluar rregullimi i rrugës drejt vendit turistik, në Brezovicë.

Gjatë ditës së sotme janë parë makineri të mëdha duke punuar në këtë aks rrugor.

Siç duket, tanimë qytetarët e Kosovës të cilët zgjedhin të kalojnë kohën e lirë në ajrin e freskët të Brezovicës, nuk do të hasin në pengesa gjatë rrugëtimit të tyre.

Kujtojmë se ankesa të shumta për mosasfaltimin e rrugës në Brezovicë pati gjatë stinës së dimrit, ku qytetarët pohuan se u është prishur edhe vetura si pasojë e gropave të mëdha.

RTK shpenzon rreth 29,300 euro për tre muaj vetëm për servisim dhe vetura me qira

0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Visar Korenica, në mbledhjen e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere ka kërkuar sqarime nga drjetori i RTK-së për shpenzimet e mirëmbajtjes së veturave nga ana e Radio Televizionit të Kosovës.

Sipas, Korenicës, ndër shpenzimet më të mëdha të paraqitura në këtë periudhë, është edhe mirëmbajtja e veturave që paguhet për çdo tre mujor për vetura përafërsish 29,300 euro.Në anën tjetër drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati, theksoi se në këto shpenzime hynë mirëmbajtja dhe qiraja e veturave.

“Është një kontratë që veturat janë me kontratë që shfrytëzohen prej televizionit, radios, RTK2 dhe të gjithave – është qiraja e veturave. Janë 16 vetura që përdoren, mirëpo zyrtari i financave po thotë që këtu hynë edhe mirëmbajtja e veturave aktuale të RTK–së , i ka edhe disa vetura të tjera, ka kombi”, tha Kastrati.

Në këtë komision gjithashtu u diskutua edhe për raportin e shpenzimeve për periudhën janar-mars 2021 dhe për borgjet e RTK-së.

Haskuka pret në takim komandantin e ri të KFOR-it Italian në Kosovë,Francesco Maioriello

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka pritur në takim sot, komandantin e ri të KFOR-it Italian në Kosovë, kolonelin Francesco Maioriello dhe kolegët e tij, me të cilët kishte biseduar për vlerat historike, si dhe diversitetin etnik e kulturor të Prizrenit.

“Gjatë takimit me kolonelin Maioriello biseduam edhe për pandeminë Covid-19, të cilin e njoftova për pasojat e pandemisë në ekonominë dhe turizmin e komunës sonë, si dhe për punët që i kemi realizuar gjatë kësaj kohe, si shpërndarja e pakove ushqimore e higjienike, ofrimin e pakos shëndetësore për Covid-19, si dhe dhënien e subvencioneve për bizneset dhe OJQ-të, që kanë qenë të ndikuar nga pandemia.
Me këtë rast, koloneli Maioriello shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me Komunën e Prizrenit, me të cilët shpresoj se në të ardhmen do të vazhdojmë të punojmë për projekte të ndryshme të përbashkëta”, thuhet në njoftim

 

Sot kisha kënaqësinë të pres në takim njohës komandantin e ri të KFOR-it Italian në Kosovë, kolonelin Francesco…

Posted by Mytaher Haskuka on Wednesday, April 28, 2021

SBAShK-u kërkon shtesat e marsit dhe rritjen vjetore të pagës fal përvojës

0

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës e Kosovës (SBASHK) i ka shkruar letër publike ministrit të Financave, Hekuran Murati, meqë sipas njoftimit, ai nuk u ka kthyer përgjigje në lidhje me një takim.SBASHK-u përmes letrës, i ka kërkuar ministrit Murati që në pagat për muajin prill të ekzekutohen edhe shtesat për muajin mars, si dhe të llogaritet rritja nga përvoja vjetore.

“I nderuari ministër, z. Murati, ashtu siç iu kemi njoftuar edhe në shkresën e dërguar më 1 prill 2021 dhe 14 prill 2021, shtesat për punëtorët arsimor sipas vendimit të Qeverisë nr. 08/65 i datës 18.02.2021 – pika 8 e këtij vendimi, i cili obligon Ministrinë e Financave, Punës e Transfereve (MFPT) për t’i ekzekutuar, por nuk janë realizuar për muajin mars e njëkohësisht kemi kërkuar që me pagat e muajit prill të ekzekutohen shtesat edhe për muajin mars, por nuk kemi marrë përgjigje e as përgjigje në dy kërkesat tona për takim me ju.

I nderuar ministër Murati, gjithashtu iu rikujtojmë se prilli është muaji kur bëhet ngritja e përvojës së punës për një vit dhe shpresojmë që në pagat e muajit prill kjo ngritje do të pasqyrohet në listat e pagave”, thuhet në letrën e SBASHK-ut.

Abdixhiku me Von Cramon diskuton për pikëpamjet e opozitës për dialogun dhe proceset integruese

0

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se ka mbajtur një takim virtual me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.Abdixhiku përmes Twitter-it ka dhënë detaje për këtë takim dhe temat që janë diskutuar.

Shefi i LDK-së tha se me Von Cramon kanë diskutuar për politikat e reja të LDK-së dhe reformat e ardhshme në parti.

Gjithashtu, temë e diskutimit ka qenë edhe pikëpamja e opozitës mbi proceset e integrimit, menaxhimin e pandemisë, zhvillimin ekonomik, lëvizjen e lirë dhe dialogun.

Rrëfimi prekës i suharekasit: I pashë nga kulmi serbët duke mi vrarë nënën dhe katër motrat

0

Bekim Gashi nga Suhareka është kthyer në kohë dhe ka kujtuar momentin e vështirë që ka përjetuar 22 vite më parë.Ai ka rrëfyer për ATV se si forcat serbe ia kanë vrarë nënën dhe katër motrat e tij në oborr të shtëpisë.

“Në vendin ku ishim unë me mixhën aty nuk hyrën brenda dhe vetëm e hudhën një bombë, ndërsa aty ku ka qenë nana me motrat ata i kanë marrë i kanë qit në mes të oborrit dhe aty ka ndodh vrasja. Unë prej atij momenti ku jemi sulmu na, unë kom hyp në kulm të shtëpisë i cili ka qenë i granatum dhe nana në ato momente ka qenë ende gjallë, ka lyp ujë po s’ka pas mundësi me u afru pasi kanë qenë të rrethekum, unë veç i kom përcjell prej kulmit s’kisha mundësi se si dilsha posht më vrajshin edhe mu tani mas datës 27 në mbrëmje jam largu, ata i kom lan aty hale”, ka thënë Gashi.

Qeveria publikon detaje shtesë nga takimi i Kurtit me kryeministrin belg, krejt çka u diskutua

0

Qeveria e Kosovës ka dhënë detaje për takimin që ka pasur sot kryeministri Albin kurti me homologun e tij belg, Alexander De Croo.Sipas njoftimit nga kryeministri, Kurti është pritur nga kryeministri i Belgjikës sot gjatë ditës derisa, në takim ai ishte me zëvendëskryeministrin për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz.

 

“Në këtë takim, kryeministri De Croo ritheksoi mbështetjen e Belgjikës për synimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në të mirë të përmirësimit të jetës së qytetarëve të Kosovës dhe afrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian, si dhe për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Kryeministri Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Bislimi dhe zëvendëskryeministrja Gërvalla, e falënderoi kryeministrin De Croo për letrën e urimit me rastin e marrjes së detyrës, për mikpritjen, angazhimin dhe mbështetjen e dhënë Kosovës nga ai dhe shteti belg në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit evropian dhe transatlantik.

Ai e njoftoi kryeministrin De Croo për përkushtimin dhe prioritetet e qeverisë për forcimin e shtetit të së drejtës, zhvillimin ekonomik, dhe menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19”, thuhet në komunikatë.
“Në takim, kryeministri Kurti dhe kryeministri De Croo, diskutuan rreth mundësive dhe formave të rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar midis dy vendeve, me vëmendje të veçantë te përfshirja e mërgatës sonë, e cila është integruar mirë dhe kontribuon në Belgjikë.

U bisedua për vaksinat kundër COVID-19, angazhimin e Qeverisë së Kosovës për sigurimin e tyre dhe mundësitë e mbështetjes së Belgjikës në këtë synim. Në këtë takim morën pjesë edhe i ngarkuari me punë i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bruksel, Astrit Zemaj dhe ministrja këshilltare, Gjeneza Budima”, thuhet tutje.

Mytaher Haskuka pret në takim zëvendësministrin e Kulturës, Sejnur Veshall dhe deputetin Erxhan Galushi

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka pritur në takim zëvendësministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sejnur Veshall dhe deputetin Erxhan Galushi, me të cilët biseduam për projektet që jemi duke i realizuar së bashku me MKRS-në, si dhe projektet e përbashkëta që kemi me komunitetin rom.

“Sot kam pritur në takim zëvendësministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sejnur Veshall dhe deputetin Erxhan Galushi, me të cilët biseduam për projektet që jemi duke i realizuar së bashku me MKRS-në, si dhe projektet e përbashkëta që kemi me komunitetin rom.

Komuniteti rom ka qenë dhe është pjesë e rëndësishme e komunës së Prizrenit dhe ne, në qeverisjen tonë, jemi munduar që t’i intregojmë dhe ta fuqizojmë sa më shumë këtë komunitet, i cili me angazhimin e qytetarëve por edhe të shoqërisë civile, është përkushtuar për zhvillimin e qytetit tonë.
Me këtë rast zv/ministrit Veshall dhe deputetit Galushi i kam uruar suksese në punën e tyre, duke shpresuar që së bashku do të kemi edhe më shumë bashkëpunime!
Mytaher Haskuka

Sot kam pritur në takim zëvendësministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sejnur Veshall dhe deputetin…

Posted by Mytaher Haskuka on Wednesday, April 28, 2021

 

Gjendet një arushë e ngordhur në fshatin Korishë

0

Drejtori i Inspektorateve në komunën e Prizrenit, Edon Muçaj, ka njoftuar se mbrëmë disa banorë të fshatit Korishë e kishin njoftuar për një arushë të ngordhur në këtë fshat. Sipas tij  inspektorët e veterinarisë menjëherë kishin dalur në vendngjarje për të shikuar rastin.

Sipas dyshimeve të para bëhet fjalë se ngordhja e arushës ka ardhur si rrjedhojë e moshës së shtyer apo ndonjë sëmundje. Për këtë rast janë njoftuar menjëherë edhe organet e tjera përgjegjëse!
Ngordhja e këtyre kafshëve është humbje e madhe për natyrën dhe bjeshkët tona!

Mbrëmë nga disa qytetarë jemi njoftuar se është hasur një arushë e ngordhur në fshatin Korishë me ç’rast inspektorët e…

Posted by Edon Muçaj on Wednesday, April 28, 2021

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort