Home Blog Page 4618

Kurti nesër takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nesër pritet të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të NATO-s.

“Të enjten, 29 Prill 2021, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Z. Jens Stoltenberg, do të takohet me Z. Albin Kurti nga Kosova në Selinë e NATO-s” thuhet në njoftim.

Kujtojmë që Kurti mbrëmë ka udhëtuar drejt Brukselit ndërsa sot është duke zhvilluar disa takime me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian.

12 zyrtarë të Qeverisë se deklaruan pasurinë, kaq mund të dënohen

0

Agjencia Kundër Korrupsionit ka njoftuar se 12 zyrtarë të Qeverisë së Kosovës nuk e kanë deklaruar pasurinë. Përveç zyrtarëve të Qeverisë, pasurinë se kanë deklaruar as 13 zyrtarë të komunave të Kosovës. Por, sa mund të dënohen këta zyrtarë për mosdeklarim të pasurisë?

Bazuar në Ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollonin e Pasurisë së Zyrtarëve të Lartë Publik, zyrtarët që se deklarojnë pasurinë mund të dënohen me gjobë prej 1 mijë deri në 2500 euro.

Krahas dënimeve me gjobë, zyrtarëve mund t’iu ndalohet ushtrimi i funksionit deri në një vit.

Lista e publikuar nga AKK’ja

Ndryshe, zyrtarët kanë pasur afat që ta deklarojnë pasurinë deri më 31 mars.

Procesi i deklarimit të pasurisë, është realizuar nëpërmjet pranimit të formularëve të deklarimit të pasurisë në mënyrë elektronike.

Nga 4 mijë e 892 zyrtarë të lartë publik, deklarimin e kanë bërë 4 mijë e 783.

“Nga numri i përgjithshëm prej 4892 të zyrtarëve të lartë publik që kanë pasur për obligim ta deklarojnë pasurinë, 4783 zyrtarë të lartë publikë kanë bërë deklarimin e pasurisë brenda afatit të rregullt ligjor, 56 zyrtarë të lartë publikë kanë deklaruar pasurinë pas afatit të rregullt ligjor, 28 nga zyrtarët nuk e kanë deklaruar pasurinë me arsye, ose kanë deklaruar pas afatit, me arsyet e cekura ndërsa 25 prej tyre nuk e kanë deklaruar pasurinë deri më tani”, thuhet në njoftimin e AKK’së.

AKK’ja ka bërë me dije se përveç deklarimit të rregullt vjetor, ka pranuar një numër të konsiderueshëm të formularëve të deklarimit të pasurisë me rastin e marrjes së detyrës zyrtare si dhe me rastin e përfundimit të detyrës zyrtareve.

“Përveç deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë, me ndryshimet që kanë ndodhur në institucionet publike, këtë vit, Agjencia kundër Korrupsionit, ka pranuar një numër të konsiderueshëm të formularëve të deklarimit të pasurisë me rastin e marrjes së detyrës zyrtare si dhe me rastin e përfundimit të detyrës zyrtareve”, thuhet tutje në njoftimin e AKK’së.

Siguria dhe shëndeti i punëtorëve vazhdon të mbetet në nivel jo të kënaqshëm në Kosovë

0

Siguria dhe shëndeti i punëtorëve po vazhdon të jetë jo i kënaqshëm në Kosovë. Kjo po vlerësohet se ka dalë në pah edhe në periudhën e pandemisë, ku shumë punëtorë kanë humbur jetën si pasojë e mos sigurimit adekuat të masave antiCOVID-19 nga punëdhënësit dhe institucionet.

Në Ditën botërore të sigurisë dhe shëndetin në punë, në tryezën e Fondacionit “Freidrich Ebert Stiftung”, u kritikua edhe mos koordinimi ndër-institucional për implementimin e Ligjit për siguri dhe shëndet në punë.

Organizatorja e kësaj tryeze, Besa Luzha tha se vëmendja e institucioneve duhet të jetë më e madhe në sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.

“Pandemia COVID-19 ka ndikuar që punëtorët shëndetësorë, punëtorët në organizata të ndryshme kanë humbur (jetën), pikërisht për shkak nuk janë siguruar masat e duhura anticOVID ose nuk janë respektuar kufizimet e ndryshme që janë bërë. Përkundër masave, kanë humbur jetën punëtorë shëndetësorë, shumë punëtorë nga policia, mësimdhënës dhe nga institucione tjera. Kështu sot t’i kujtojmë të gjitha ata që sot nuk janë me ne, për shkak që vendet e tyre të punës nuk kanë qenë të sigurta, për shkak që punëdhënësit dhe institucionet nuk e kanë kryer punën mirë detyrën e tyre. Thjesht, kanë ndikuar që këto jetë të mos jenë më… Kemi arritur që Ligji për siguri të punë dhe shëndet në punë të miratohet në Kuvend, por gjatë procesit të implementimit është vërejtur për pengesën e mjaftueshme të inspektorëve të punës, mangësi në legjislacion në aspektin praktik. Është parë që nuk ka qenë e mundshme zbatimi i masave apo ndëshkimet ndaj sektorëve, bizneseve apo institucioneve që nuk i kanë respektuar rregullat dhe punëtorët të pësojnë”, tha ajo.

Përmirësim të gjendjes së punëtorëve nuk po sheh Avni Hajdini nga BSPK.

“Përmirësim nuk ka, derisa me 40 inspektorë tentojmë të inspektojmë mbi 80 mijë biznese. Edhe këta janë në hall të madh, si mund të inspektohen aq shumë biznese me kaq pak inspektorë. Për atë arsye, themi që nuk është puna e kënaqshme me sigurinë dhe shëndetin në punë”, tha ai.

Përkundër numrit të vogël të inspektorëve, Agim Millaku nga Inspektorati i Punës tha se ka mungesë të bashkëpunimit me përfaqësues sindikal për realizimin e inspektimeve.

“Kemi probleme. Ne shkojmë në inspektime, por nevojitet një bashkëpunim dhe përcjellje e përfaqësuesve sindikalë gjatë inspektimit. S’kanë fare këta organizim në subjekte të caktuara. Përfaqësuesi i tyre mungon, punëtori si i vetëm nuk e merr guximin t’i prezantojë shkeljet e dispozitave ligjore të punëdhënësit në kurriz të tyre pasi që e ndjen vetën të rrezikuar në mungesë të organizimit sindikal që dikush të flasë në emër të tij. Ashtu ai mbetet i pambrojtur”, u shpreh ai.

Dita Botërore për sigurinë dhe shëndetin në punë është një pjesë integrale e Strategjisë Globale mbi Sigurinë dhe Shëndetin në Punë e drejtuar nga ILO, e cila promovon krijimin e një sigurie globale parandaluese dhe të një kulture shëndetësore me përfshirjen e të gjithë aktorëve.

Afër dialogut dhe larg marrëveshjes

0
Arrivi info

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ende nuk ka marrë një ftesë dhe as njoftim zyrtar nga Bashkimi Evropian për një takim ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, më 26 prill ka deklaruar se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pritet të vazhdojë më 11 maj.

Njohësit e zhvillimeve politike, në Prishtinë dhe në Beograd, Jehona Lushaku-Sadriu dhe Dushan Janjiq, kanë pikëpamje të ndryshme lidhur me vazhdimin eventual të dialogut dhe nëse do të ketë qasje serioze të të gjitha palëve dhe faktorëve të përfshirë në këtë proces.

Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se pavarësisht deklaratave nga zyrtarë të Bashkimit Evropian se më 11 maj do të vazhdojë dialogu Kosovë-Serbi, Zyra e kryeministrit të Kosovës nuk ka marrë një ftesë dhe as njoftim zyrtar për një takim të tillë.

Sipas tij, datat, vendet dhe agjendat e takimeve “kanë kuptim vetëm kur merren vesh të gjitha palët dhe jo kur ato imponohen njëanshëm”.

“Për aq kohë sa nuk ka një ftesë zyrtare dhe as njoftim zyrtar për një takim të mundshëm, atëherë nuk mund të flasim për mbarëvajtjen e atij takimi. Pra, nuk ka ftesë, nuk ka njoftim për një takim në të ardhmen dhe aq më pak nuk ka ftesë për një takim për datën 11 maj”, tha Kryeziu.

Kërkesat për dialog dhe dy “non-paper” të hedhur poshtë

Më 20 prill, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në letrën që i ka dërguar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mbështetjen për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, e cila “do të përqendrohej në njohjen reciproke”, por që “për arritjen e këtij qëllimi, kërkohet fleksibilitet dhe kompromise të vështira”.

Edhe ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, i cili më 22 prill ka vizituar Prishtinën, ndërkaq një ditë më vonë edhe Beogradin, ka theksuar që Gjermania ofron mbështetje për dialogun Kosovë-Serbi dhe se një nga elementet e marrëveshjes do të jetë njohja e shtetësisë së Kosovës. Megjithatë, ai ka kërkuar që “të ketë gatishmëri nga të dyja palët që të gjejnë rrugë për kompromise”.

Që nga mesi i muajit prill e deri më tash, në media janë publikuar dy të ashtuquajtur “non-paper”, si dokumente të pretenduara, në të cilat flitet për qasje të ndryshme për zgjidhjen e kontestit Kosovë-Serbi. “Non-paperi” i parë, i publikuar më 15 prill, pretendohet të jetë i kryeministrit të Sllovenisë, Janez Jansha, i dërguar për Këshillin e Evropës. Ai përmban propozimin e supozuar për ricaktimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor, si një mënyrë për të zgjidhur problemin kronik ndërmjet gjashtë vendeve në rajon.

Këto pretendime janë hedhur poshtë nga Jansha, por edhe nga zyrtarë të Bashkimit Evropian.

Më 27 prill, në disa media në Kosovë është publikuar një “non-paper” tjetër, i cili është pretenduar të jetë hartuar nga Gjermania dhe Franca dhe i cili flet për themelimin e të ashtuquajturit “distriktit autonom të Kosovës së Veriut” dhe për njohjen e integritetit dhe sovranitetit territorial mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjermania e ka hedhur poshtë vërtetësinë e “non-paperit” që u tha se është hartuar nga ajo dhe Franca.

Edhe zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Peter Stano, ka mohuar të martën se blloku evropian ndan qëndrimet e përmendura “non-paperin” e botuar nga mediat në Kosovë.

Lushaku-Sadriu: Nuk mund të ketë ikje nga dialogu

Jehona Lushaku-Sadriu, profesoreshë në Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë se zhvillimet e muajit prill, tregojnë se bashkësia ndërkombëtare, në krye me BE-në dhe SHBA-në, është duke kërkuar në mënyrë të qartë nga Kosova dhe Serbia që të vazhdojnë dialogun dhe që ai të thellohet në kuptimin politik.

“Mesazhi është i qartë, ikje nuk mund të ketë. Mund të ketë vetëm përgatitje nga të dyja palët për këtë dialog, që të adresojnë kërkesat e tyre se çka të diskutohet dhe cilat janë versionet më të pranueshme. Në anën tjetër, ajo çka po qarkullon si ‘non-paper’ është një lloj hapjeje e mundësive të diskutimit përtej asaj që është diskutuar deri më tani, me qëllim që të krijohet një atmosferë për atë se cila do të jetë zgjidhja finale dhe të jetë pak a shumë e pranueshme për qytetarët”, theksoi Lushaku-Sadriu.

Janjiq: Brukseli dhe Uashingtoni, pa zë të përbashkët

Por, Dushan Janjiq nga Forumi për marrëdhënie etnike në Beograd, e sheh ndryshe situatën.

Siç thotë ai për Radion Evropa e Lirë, pas vitit 2014, dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është zhvilluar me ritëm të çuditshëm, ku ka pasur ndërprerje dhe rinisje të vazhdueshme.

Sipas tij, është mjaft legjitime të shtrohet pyetja se a duhet ringjallur dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve apo duhet nisur një proces të një forme tjetër. Por, zgjidhja e dytë sipas tij do të paraqiste humbje për Bashkimin Evropian. Aktualisht, siç thotë ai, ekziston faza kur po krijohet një lloj iluzioni se po punohet diçka lidhur me dialogun dhe një marrëveshje përfundimtare. Në funksion të kësaj, siç thekson Janjiq, janë edhe të dy dokumentet e pretenduara si “non-paper”, të cilat, siç vlerëson ai, vijnë nga qarqe tepër të kontrolluara dhe fundja, të ndërlidhura me njëra-tjetrën dhe që shërbejnë që të tregohet se kinse po punohet diçka. Por, sipas tij, dialog serioz nuk pritet të ketë së shpejti.

“Bindjen që ma forcojnë lidhur me këtë vlerësim, janë pikërisht çështjet më të rëndësishme, statusi dhe kufijtë, të cilat janë sforcuar përmes ‘non-paperave’ dhe ofertohen dy zgjidhje të ndryshme, por me bazë nga qarqet e ndërlidhura. Kështu që kjo është propagandë. ‘Non-paperi’ i dytë është i orientuar më afër idesë së normalizimit. Ndërkaq, ‘non-paperi’ i parë, i ashtuquajtur i Janshës, oferton braktisjen e kornizës për normalizimin e marrëdhënieve. Nga kjo ne vijmë në përfundim se ende nuk ekziston pajtimi as në Bashkimin Evropian dhe gjithashtu nuk ekziston një zë i përbashkët i Uashingtonit dhe Brukselit. Pa këtë, nuk ka dialog të suksesshëm”, theksoi Janjiq.

Ai ka shtuar se, aktualisht, është herët të shihet nëse Qeveria e Kosovës është e qëndrueshme dhe këtë do ta verifikojnë zgjedhjet lokale në Kosovë, në vjeshtën e këtij viti.

Ndërkaq, sipas tij, tashmë ekzistojnë sinjale që Beogradi është në përgatitje e sipër për referendumin për ndryshimin e Kushtetutës, si dhe për zgjedhje parlamentare. Në këtë situatë, sipas Janjiq, vështirë se mund të ketë dialog serioz ndërmjet palëve, para majit të vitit të ardhshëm.

Përpjekjet për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë janë intensifikuar. Të hënën, më 26 prill, në Bruksel ka qëndruar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me dy zëvendëskryeministrat e tij, Besnik Bislimi dhe Donika Gërvalla, tashmë kanë udhëtuar për në Bruksel për të zhvilluar takime bilaterale me krerët e institucioneve të BE-së.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka deklaruar se pret që sa më shpejt të arrihet një marrëveshje për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës e Serbisë, sado e vështirë që të duket arritja e saj.

Më në fund, fillon rregullimi i rrugës për në Brezovicë

0

Pas më shumë se dy vitesh, tanimë ka filluar rregullimi i rrugës drejt vendit turistik, në Brezovicë.

Gjatë ditës së sotme janë parë makineri të mëdha duke punuar në këtë aks rrugor.

Siç duket, tanimë qytetarët e Kosovës të cilët zgjedhin të kalojnë kohën e lirë në ajrin e freskët të Brezovicës, nuk do të hasin në pengesa gjatë rrugëtimit të tyre.

Kujtojmë se ankesa të shumta për mosasfaltimin e rrugës në Brezovicë pati gjatë stinës së dimrit, ku qytetarët pohuan se u është prishur edhe vetura si pasojë e gropave të mëdha.

Vuçiq: Nëse Kurti nuk vjen në takim, edhe më mirë

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se ai personalisht kurrë nuk besonte në efektin e presionit dhe se ai është i interesuar të flasë për një zgjidhje dhe të gjejë një kompromis në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Me rastin e vizitës së Kurtit në Bruksel, e cila pasoi atë të Vuçiqit dhe pyetjen nëse ai pret që dialogu të vazhdojë, disa minuta para se të vinte lajmi nga Brukseli ku Kurti tha se nuk do të marrë pjesë në dialog më 11 maj, presidenti serb tha se do të bëjë diçka tjetër atë ditë, nëse takimi anulohet, raporton Tanjug.

“Unë isha i ftuar për 11 maj. Unë do të shkoj në dialog më 11 maj nëse ka një të tillë. Nëse ata thonë se ai nuk është atje, madje edhe më mirë, unë do të bëj diçka të mirë diku tjetër dhe do të kem më pak probleme atë ditë. Unë do ta kalojë të paktën atë ditë më mirë”, u shpreh Vuçiq.

Ai theksoi kurrë nuk besoi në presion, si proces për zgjidhjen e problemeve.

“Nëse mund të krijojmë një lloj besimi politik, flasim për zgjidhje, kompromise. Dhe fakti që dikush do ta kërcënojë Serbinë ose serbët, se dikush do të ndërtojë disa baza ushtarake. Unë e di që njerëzit nuk janë të kënaqur, por thjesht buzëqeshin me këtë, sepse çdo koment i mëtutjeshëm nga unë do të ishte i tepërt”, tha Vuçiq.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë para mediave në Bruksel se nuk do të marrë pjesë në takimin 11 majit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, të paralajmëruar nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Kurti për “non-papers”: U përgjigjem me “No comment”, nuk lejojmë bosnjëzimin e Kosovës

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se të gjithë “non-papers” duhet t’u përgjigjen me “No comment”, kjo pasi sipas tij përmes përgjigjeve janë duke u përpjekur të marrin jetë, ndërkohë që nuk dihen autorët dhe e as synimet.

“Unë besoj që të gjithë këtyre “non-papers” më së miri është t’u përgjigjemi me “No Comment”, përshkak se sepse përmes përgjigjeve po përpiqen të marrin jetë, ndërkohë që nuk dihet autori dhe e as synimet. Por pasojat nuk mund të jenë të mira, nuk mund të lejojmë as ringjalljen e projekteve të dështuara për shkëmbim territorial e as të atyre për bosnjëzimin e Kosovës”.

Ai në një konferencë para media, jashtë selisë së Komisionit Evropian në Bruksel, ka deklaruar se Kosova nuk ka dilema ku BE-ja dhe NATO-ja janë vlera dhe destinim për të.

“Kosova nuk e ka shpallur pavarësinë vitin e kaluar, por para 13 vjetëve. Katër vitet e para pas shpalljes së pavarësisë, Kosova ka qenë pavarësi e mbikëqyrur ndërkombëtarisht, duhet të shkojmë drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike. Kosova nuk ka dilema, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja janë edhe vlera, edhe destinimi ynë. Por në të njëjtën kohë raportet në Ballkan do të mund t’i rregullojmë vetëm me dialog parimor e të përgatitur mirë, ku Kosova është palë e jo thjesht temë dhe gjithashtu me barazi qysh në pikënisje”, ka thënë Kurti.

Kurti refuzon takimin me Vuçiqin më 11 maj

0

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk do të marrë pjesë në takimin me Serbinë më 11 maj i cili u paralajmërua nga përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrelli.

Ai ka shtuar se nuk mund të marrë pjesë në një takim në të cilin nuk e ka konfirmuar paraprakisht pjesëmarrjen.

Kurti ka bërë të ditur se në Bruksel do të shkojë përsëri për ndonjë drekë ose darkë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor.

“Unë nuk marr pjesë në atë takim për të cilin nuk e kam konfirmuar paraprakisht pjesëmarrjen. Ajo çka mund të konfirmoj është se do të vi në Bruksel për ndonjë drekë ose darkë punë të konfirmuar nga Borrell ku bëjnë pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor. Vizita që e kemi këtu dy ditë është në kuadër të marrëdhënieve tona bilaterale, që na nevojiten edhe më shumë marrëdhëniet e tilla të forcuara dhe takimet e tilla të rajonit para se të fillojmë kapitullin e ri të dialogut që duhet të jetë i përgatitur mirë edhe me parime pasi nuk e kemi komoditetin për dështime të reja”, ka thënë Kurti.

Ai tutje ka folur edhe për vaksinat duke bërë me dije që në takimet që ka pasur ka kërkuar bashkëpunim lidhur me këtë çështje.

“Tashmë e dimë që do e kemi ardhjen e 95 mijë vaksinave të reja në maj dhe neve na nevojiten më shumë se kaq, dhe me partnerët po diskutojmë se si ti marrim më shpejtë vaksinat që të mund t’i kthejmë më vonë ato për shkak se jo vetëm për shëndetin publik të vendit tonë por edhe për ekonominë private është e domosdoshme ardhja e mërgatës gjatë verës, meqenëse jemi aq shumë të varur nga ta. Pra edhe për shëndetin e dhe për ekonominë. Këtë e kam diskutuar edhe me kryeministrin belg dhe zyrtarët tjerë”, ka thënë ai.

Partia Socialiste nis procesin për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta

0

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaron se askush s’ka pritur të mbajë fjalën për dorëheqjen e Presidentit Ilir Meta.

Përmes një postimi në Twitter numri dy i PS, Balla thekson se me Baba Dridhe Liken çuditen vetëm ata që s’e kuptojnë akoma që i ka lëshuar pëllumbat përfundimisht!Gjithashtu Balla deklaron se pasi të mbarojë procesi i numërimit të votave, mazhoranca do t’ia bëjë gati letrat e pensionit, të pijë raki me çifteli me Saliun ke azili Lalzit!

Postimi i plotë i Taulant Ballës:Me Baba Dridhe Liken çuditen vetëm ata që s’e kuptojnë akoma që i ka lëshuar pëllumbat përfundimisht! Askush s’ka pritur të mbajë fjalën për dorëheqje! Po ja të mbarojë procesi i numërimit dhe t’ia bëjmë gati letrat e pensionit, të pijë raki me çifteli me Saliun ke azili Lalzit!/Top Channel/

327 raste të reja me koronavirus në Kosovë, 15 në Prizren

0
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.104 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 327 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 1 rast (63 vjeç), Malishevë 1 rast (57 vjeç), Mitrovicë 1 rast (76 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç), Vushtrri 1 rast (82 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 104.717 raste nga 527.692 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.153 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 508 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 93.079 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.485.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 62 raste, Podujevë 32 raste, Mitrovicë 31 raste, Pejë 21 raste, Gjilan 18 raste, Gjakovë 16 raste, Fushë-Kosovë 15 raste, Prizren 15 raste, Ferizaj 14 raste, Drenas 13 raste, Klinë 13 raste, Vushtrri 12 raste, Skenderaj 8 raste, Leposaviq 7 raste, Deçan 6 raste, Malishevë 6 raste, Istog 5 raste, Kamenicë 5 raste, Viti 5 raste, Graçanicë 4 raste, Lipjan 4 raste, Obiliq 4 raste, Kaçanik 3 raste, Rahovec 3 raste, Suharekë 2 raste, Zubin-Potok 2 raste dhe komuna Dragash 1 rast.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort