Home Blog Page 4617

LDK: KOSTT është aset i Kosovës, pagesa bëhet nga xhepat e qytetarëve

0

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët dhanë votën pro në Komisionin për Ekonomi të Kuvendit që KOSTT t’i mbulojë shpenzimet e energjisë elektrike për konsumatorët në veri të vendit në vlerë prej 11 milionë eurosh tregon qartë që Qeveria Kurti po ndërmerr të gjitha veprimet që i kishte kundërshtuar në të kaluarën.

Në reagimin e LDK-së thuhet se KOSTT është institucion i Kosovës dhe energjia elektrike në veri prej 11 milionë eurosh do të paguhet nga xhepi i qytetarëve.

“Pagesa prej 11 milionë eurove do të bëhet nga KOSTT. KOSTT është aset i qytetarëve të Kosovës; prandaj e njëjta bëhet nga xhepat e qytetarëve të Kosovës. Për më tepër, brenda këtyre gjashtë muajve Qeveria Kurti do të obligohet që përmes rishikimit buxhetor të ia kthej këto mjete KOSTT-it. Pra, pavarësisht nëse sot paguan KOSTT e pas gjashtë muajsh paguan Qeveria, paratë dalin nga pasuria e qytetarëve të Kosovës”.

Reagimi i plotë:

Reagim i LDK-së ndaj propozimit mbi pagesën e energjisë elektrike në veri të vendit

Propozimi i sotëm i deputetëve të Vetëvendosjes në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti që KOSTT të mbulojë shpenzimet e energjisë elektrike për konsumatorët në veri të vendit tregon qartë që Qeveria Kurti po ndërmerr të gjitha veprimet që i kishte kundërshtuar në të kaluarën.

Lëvizja Vetëvendosje, sa ishte parti opozitare, për disa vite rresht e me plot ngulm kishte kundërshtuar një veprim të tillë. Madje, në kohën tonë të përbashkët opozitare, kishim bashkëorganizuar interpelancë ndaj qeverisë së PAN-it; e cila kishte nisur këtë praktikë.

Tani që është në pushtet, veprimet kundërshtuese – të opozitës së dikurshme tani me pushtet absolut – duket se janë tjetërsuar në tërësi. Sërish, edhe një herë e për të satën herë në këtë fillim, premtimet e kauzat opozitare të tyre dalin të jenë mashtrim.

Pagesa prej 11 milionë eurove do të bëhet nga KOSTT. KOSTT është aset i qytetarëve të Kosovës; prandaj e njëjta bëhet nga xhepat e qytetarëve të Kosovës. Për më tepër, brenda këtyre gjashtë muajve Qeveria Kurti do të obligohet që përmes rishikimit buxhetor të ia kthej këto mjete KOSTT-it. Pra, pavarësisht nëse sot paguan KOSTT e pas gjashtë muajsh paguan Qeveria, paratë dalin nga pasuria e qytetarëve të Kosovës.

Ky vazhdim pagese tregon poashtu se Qeveria nuk ka plan të qartë për dalje nga kjo situatë. Deklarata e shumicës se Qeveria dorëzohet para ligjshmërisë në Veri e frika e kthimit të “policëve në arkivol” është sa skandaloze aq edhe dorëzuese; mbi të gjitha është deklaratë ofenduese për të gjitha forcat në detyrë.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të vëzhgojë nga afër zotimet e deputetëve të Vetëvendosjes se brenda gjashtë muajsh Qeveria Kurti do të shtrijë autoritetin dhe kontrollin në katër komunat veriore duke siguruar që qytetarët atje do të paguajnë faturat e tyre të energjisë.

LDK poashtu përkujton të gjithë qytetarët e Kosovës se pavarësia energjetike e Kosovës është mbyllur tashmë dhe se qeveria e re duhet me profesionalizëm të mirëmbaj këtë pavarësi.

Lutfi Haziri: Refuzimi i dialogut nuk është mjet i Kosovës

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë sot nga Brukseli se nuk do të marrë pjesë në takimin 11 majit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciq, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, të paralajmëruar nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Për këtë qëndrim të tij ka pasur reagime të shumta nga disa politikanë, organizata të ndryshme dhe persona të shoqërisë civile në vendin tonë.

Një reagim të shkurt për këtë e ka dhënë nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri.

“Nuk kam koment. Refuzimi i dialogut nuk është mjet i Kosovës”, tha Haziri për Reporteri.net.

Ndryshe, Albin Kurti ka nisur të mërkurën takimet zyrtare në Bruksel, në udhëtimin e tij të parë prej kur mori mandatin në krye të Qeverisë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Kurti, ka thënë sot para mediave në Bruksel se nuk do të marrë pjesë në takimin 11 majit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, të paralajmëruar nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

“Unë nuk mund të marr pjesë në takim për të cilin nuk e kam konfirmuar paraprakisht pjesëmarrjen, ajo që mund të ju konfirmoj është që do të vij në Bruksel për një drekë ose darkë pune të organizuar nga Komisionari Borrell, nga mesi i muajit maj, ku do të bëjnë pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor”, ka deklaruar Kurti.

Sali Berisha: Zgjedhje jo demokratike, janë blerë më së paku 10-12 mandate

0

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, e ka konsideruar një ditë të zezë në historinë e demokracisë shqiptare 25 prillin.

Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, Berisha rendit disa nga arsyet që, sipas tij, çuan në tjetërsimin e votës shqiptare.

Sipas ish-kreut të demokratëve gjatë këtyre zgjedhjeve janë hedhur sasi të mëdha parash të drogës, si dhe janë lëvruar fonde të mëdha nga thesari për rindërtimin pas 25 marsit me qëllimin e vetëm për fushatë.

Kjo gjë, sipas Berishës, çoi në “blerjen” e të paktën 10-12 mandateve.

“Vota e lirë e shqiptarëve u dhunua para se të hidhej ne kuti për arsyet që vijojnë.

1- Nga droga.

Viti 2020, pra viti para zgjedhor ishte viti në të cilën me ftesë të kreut të narkoshtetit Shqipëria u mbulua me kanabis “de juro” medicinalis kurse de facto ‘electoralis’.

Në këto zgjedhje më shumë se në të gjitha të tjerat vetëm droga medicinale u kthye te paktën ne 12 mandate dhe mandatet në një rreth vicioz do kthehen në drogë.

2- Narkoshteti.

Në këto zgjedhje më shumë se në çdo fushatë tjetër narkoshteti u shndërrua në makineri elektorale të Kreut të Meduzës.

Vetëm bashkia e Durrësit ka lëvruar pas datës 25 Mars transferta nga Thesari për individin (të dëmtuarit nga tërmeti) 83 here me shume se sa ka lëvruar nga 1 dhjetori i vitit 2019 deri me 25 Mars te vitit 2021.

3-Blerja e votës ne zgjedhjet e 25 Prillit ishte më masive se kurrë më parë.

Ajo u shndërrua ne një mega treg pothuaj publik.

Partia Doshi është vetëm një shembull i “industrializimit” të blerjes së votës për llogari te Edi Ramës sepse makineria me e madhe e blerjes se votës e këtij megakrimi elektoral qëndron në Partinë Socialiste.

Kështu nga klanet Gjici, Frroku, Beqaj, Sterkaj, Ndreu, Ndreca, Malaj, Rraja, Ahmeti, Manstirliu, Balluku, Koka, Çyrbja, Balla, Gjiknuri, Brace, Peleshi, Klosi, Çuçi, etj jane shpenzuar per blerje votash me euro, ushqime, dhe favore te tjera se paku dhjetfishi i shumave te shpenzuara nga Doshi per kete qellim.

Me këto shuma janë blerë më së paku 10-12 mandate”, shkruan mes të tjerash Berisha./ A2 CNN

Njësiti më special i Policisë (FIT) lihet jashtë Pakos Emergjente!

0

Njëri prej njësiteve më profesionale të Policisë së Kosovës nuk është futur në Pakon Emergjente të Qeverisë Kurti 2.

Ekzekutivi ka lënë jashtë pakos Njësinë Speciale Intervenuese (NJSI) apo e njohur si FIT.

Ky njësi i specializuar njihet si ekipi që kryen intervenime të shpeshta dhe të cilat kanë rrezikshmëri të lartë.

Kësisoj, nga afro 10 mijë pjesëtarë që ka Policia e Kosovës, vetëm 4 mijë e 500 do të përfitojnë shtesa nga Qeveria.

Po ashtu, nuk do të përfitojnë edhe mbi 2 mijë punonjës hetues të PK-së.

Vlen të theksohet se Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 21 prillit ka ndarë 8,5 milionë euro për skemat sociale dhe pensionale për muajt prill, maj dhe qershor.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve kishte deklaruar se përfituesit e skemave të ndihmës sociale do të përfitojnë një pagesë shtesë prej 30 për qind mbi shumën e rregullt që marrin ndërkaq për përfituesit e skemës pensionale do të aplikohet një shtesë mujore në mënyrë që pensioni bazë dhe shtesa të arrijnë shumën prej 100 euro në muaj për këta tre muaj.

Qeveria Kurti kishte ndarë edhe 6 milionë euro për subvencionimin e pagave dhe qirave të bizneseve të cilat me vendim të Qeverisë u mbyllën për dy javë, nga 7 deri më 18 prill.

Kurse, 5 milionë euro për shtesa në paga për punëtorët shëndetësorë dhe zyrtarët policorë.

AAK: 11 milionë euro për rrymën në veri, zhvillim i tmerrshëm

0

KOST-i është autorizuar të mbulojë devijimet e energjisë elektrike në katër komunat veriore të vendit që nuk paguajnë rrymë.

Për këtë ka reaguar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që po thotë se do të shpenzohen miliona euro nga buxheti i Kosovës për t’ia paguar rrymën qytetarëve në këtë pjesë të vendit dhe akuzuan deputetët e Vetëvendosjes që e kaluan këtë propozim në Komisionin për Ekonomi.

“11 milionë euro është shuma të cilën duhet ta paguajnë shumica e qytetarëve të Republikës së Kosovës, për një pakicë e cila vet dhe në bashkëpunim me Serbinë, sfidon institucionet tona. Ky është propozimi, i cili kaloi sot nga deputetët e VV-së në Komisionin përkatës”.

AAK thotë se është e habitshme që pas arritjes së pavarësimit energjetik, Qeveria e Kosovës të bie në shantazh të serbëve të veriut.

“Përpos dëmit financiar në buxhetin e vendit, i cili ndërtohet me djersën dhe kontributin e shumicës prej nesh, nga ky veprim, kemi një zinxhir të dëmeve të tjera. Me këtë, Kuvendi pajtohet që Republika e Kosovës, nuk ka potencial të jetë vend jo diskriminues e shtet i së drejtës dhe është shtet që inkurajon shkelësit e ligjit, ta keqpërdorin rrymën, duke e shfrytëzuar jo racionalisht dhe madje duke e shfrytëzuar me qëllime të dëmtimit të kapacitetit energjetik të vendit”.

Si pasojë, AAK përmend edhe blerjen e energjisë kur ajo nuk mjafton, duke ndikuar në rritjen e kostos.

“Në momentin kur kemi procesin e Brukselit, kjo dëshmon që Qeveria nuk ka kapacitet të zbatojë ligjin efektivisht në tërë territorin e Kosovës, e as të vazhdojë integrimin e pjesës veriore të saj. Ky është zhvillim i tmerrshëm, në një kohë pandemie, kur buxheti dhe ekonomia familjare e njerëzve që e duan Kosovën po sfidohen”.

Shala (PDK): Pushteti i VV-së ndau 11 milionë euro për rrymën e serbëve në veri kurse hoqi 30 eurot e pensionistëve

0

Partia Demokratike e Kosovës ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se në kundërshtim me zotimet e saj sot i hapi rrugë me vota që të ndahen para nga buxheti i Kosovës për të paguar rrymën e serbëve në veri të vendit.

Anëtari i kryesisë së PDK-së, njëherësh Kryetar i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Ferat Shala, ka thënë se “me këtë vendim të pushtetit të ri po dëmtohet direkt buxheti i shtetit dhe i cili shkon në kurriz të qytetarëve të Kosovës”.

Sipas tij, nuk mundet që e njëjta qeveri e cila para 1 jave i anuloi shtesat prej 30 eurove për pensionistët në mungesë të parave, t’i ndaj sot 11 milionë euro për pagesën e rrymës së serbëve në veri të Kosovës. PDK do ta ftoj në interpelancë parlamentare ministren e Ekonomisë.

Haradinaj viziton shokun e luftës në spital, i ndan medalje

0

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar shokun e tij të luftës, Xhavit Ukaj, i cili është duke u trajtuar në SHSKUK pas lëndimit.

Në këtë vizitë, Haradinaj i ndau bashkëluftëtarit të tij edhe medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” në shenjë mirënjohje për kontributin e tij për çështjen kombëtare shqiptare.

“Isha dëshmitar kur mori plagët e luftës dhe shumë i lumtur që shpëtoi, e shpresoj se shpejt do e kalojë edhe këtë sfidë. Xhaviti ishte një prej luftëtarëve më të zot të Zonës Operative të Dukagjinit, i angazhuar në Ushtrinë Çlirimtare me tërë familjen e tij dhe me një kontribut të çmuar në mbrojtjen dhe kultivimin e vlerave të luftës”, ka thënë Haradinaj.

Ai gjithashtu ka vizituar edhe Driton Ajvazin, i cili u lëndua sot në vendin e tij të punës.

“Duke ju uruar shërim të shpejtë Xhavitit e Dritonit, falënderoj përzemërsisht stafin mjekësor dhe teknik për përkujdesje ekselente ndaj pacientëve”.

Kusari-Lila: Më mirë mjete prej KOSTT-it për rrymën në veri se të kthehen policët në arkivolë

0

Edhe sot është zhvilluar debat parlamentar për rrymën e shpenzuar nga serbët në katër komunat veriore.

Dy propozim rekomandime sot ka paraqitur Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me pagimin e rrymës për serbët në katër komunat veriore.

Propozimi i deputetes nga Lëvizja Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila, i cili mori mbështetjen e Komisionit me 6 vota për dhe 3 kundër, ishte që KOSTT-i të marrë përgjegjësinë për pagesën e rrymës edhe për gjashtë muajt e ardhshëm dhe të mos obligohet Qeveria për këtë.

Sipas saj, obligim i Qeverisë mbetet që të zgjidhë këtë çështje për shtrimin e autoritetit në fushën e energjisë brenda gjashtë muajve në veri.

Ndërsa, kundër kësaj ishte kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala, i cili theksoi se nuk duhet legalizuar kjo çështje për qytetarët serb në veri.

Propozimi i dytë i tij ishte që Qeveria tek e fundit të paguaj edhe gjashtë muaj, jo KOSTT.

“Konsideroj se ne duhet ta ruajmë pavarësinë financiare deri në pikën e fundit të njësisë KOSTT dhe barra e përgjegjësisë edhe financiare dhe politike duhet t’i takojë Qeverisë. Në këtë relacion unë i kam shkruar rekomandimet e mia, duke thënë që Qeveria është autoritet i vetëm që mund dhe merr përgjegjësinë për implementim apo mos implementimin e këtyre situatave të krijuara në këtë zonë të ndjeshme”, tha Shala.

Ndërsa, deputetja Kusari Lila theksoi se më mirë është të ndahen mjete prej KOSTT-it për veriun, se sa, siç tha ajo, të dërgohen forca policore dhe të kthehen në arkivol, sikur rasti i policit, tashmë hero, Enver Zymberi.

Ajo tha se Qeveria obligohet që brenda afatit 6 mujor të sigurojë të gjithë procesin e futjes në sistemin e faturimit sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi në bashkëpunim me palët përgjegjëse për konsumatorët në katër komunat e Kosovës.

“Jemi duke bërë zgjidhje për shtet të Kosovës, për atë çka nuk është bërë deri tash, sepse më mirë është të bëhet zgjidhje sot me mjete që ndahen prej KOSTT-it, se sa, pasi po doni politikë, të dërgohen forca policore e të na kthehen në arkivol, qysh na është kthyer Enver Zymberi. Kjo implikohet. Tërë dita na ka shkuar duke përmend të vdekur në seancë, por ju tregoj edhe këtu ka mundësi. Kjo është çështje e sigurisë”, tha Kusari Lila.

Ndërsa, deputeti nga radhët e AAK-së Pal Lekaj tha se ngarkesa e KOSTT me 11 milionë euro është e pa tolerueshme, sipas të cilit asnjë zgjidhje nuk do të mund të bëj Qeveria për 6 muaj. Lekaj ngriti edhe rrezikun e shkeljes ligjore për këtë veprim të sotëm.

“Në diçka e kam bazuar se KOSTT-i nuk bën me qenë ai që paguan. E kemi një vendim të 2017 ku KOSTT-i ka pranuar nga ZRRE-ja shkresë për njoftimin e zbatimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë përmes të cilës ZRRE-ja i pezullon të hyrat KOSTT-it për mbulimin e humbjeve në veri të Kosovës, të nxjerrë në bazë të raportit të Avokatit të Popullit. Dhe tash ne çka po bëjmë? Nuk është shfuqizuar ky vendim”, thotë Lekaj.

Dje ka raportuar Ministrja e Ekonomisë në këtë Komision e cila ka theksuar ende nuk kanë gjetur mjete për kërkesën financiare të KOSTT.

Ndërsa, drejtues të KOSTT kanë thënë se kanë mjete të mjaftueshme nga të hyrat e tyre për pagesë vetëm e vetëm që të ruajnë anëtarësimin me ENTS-E.

Me 6 vota pro dhe 3 kundër, Komisioni votoi propozimin e deputetes Mimoza Kusari.

Gjithashtu Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti sot ka shqyrtuar edhe ankesën e ndërmarrjes “Kosova Thëngjilli”, për mos zbatimin e Ligjit të Rimëkëmbjes Ekonomike, përkatësisht për lirimin nga renta minerare.

Për këtë çështje kanë raportuar në komisionin drejtues të kësaj kompanie dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Rizvanolli theksoi se nuk ka logjikë ekonomike që renta minerare të faturohet nga KEK-u ndaj “Kosova Thëngjilli”, por sipas saj ky është interpretim i Zyrës Ligjore që të ndodhë një gjë e tillë. Ajo konsideron se që është padrejtësi, por siç tha ajo janë interpretime ligjore se nuk ka shkelje ligjore për këtë veprim.

“Unë nuk jam eksperte ligjore. Unë e kam mendimin e Zyrës ligjore brenda Ministrisë, i cili thotë se nuk po shkelet ligji. Unë për këtë thash që nuk ka logjikë ekonomike, por që nëse duhet të bëhet ndryshim në vendim, duhet të bëhet ndryshim në vendim. Janë ekspertët ligjorë të tregojnë rrugën si të shkohet në mënyrë që t’i mundësohet “Kosova Thëngjilli” që të mos faturohet prej KEK-ut për këtë çështje”, tha Rizvanolli.

Isuf Mehmeti, drejtor menaxhues i “Kosova Thëngjill”, duke arsyetuar ankesën, tha se për mos zbatimin e rentës është e vërtetë se ndërmarrja nga 1 janari kur ka dal ky ligj, nuk është respektuar Ligji për Rimëkëmbjes Ekonomike.

Kryetari i Komisionit, Ferat Shala tha se Ligji është i qartë, dhe lejon të gjitha këto njësi, ndërsa “Kosova Thëngjill” vazhdon të mos përfitojë nga lirimi i rentës. Shala tha se ligji nuk favorizon, siç tha ai vetëm ‘bosët’ e sektorit minerar.

Deputetët e pozitës dhe opozitës ngrenë dyshimin e shkeljeve ligjore në raport të diskriminimit të kompanisë në fjalë.

Sazan Ibrahimi: Po të mos ishin komunat QKUK do të kishte kolapsu nga Covid-19

0

Ka kaluar tashmë një vit që kur pandemia Covid-19 ka pushtuar tërë botën, duke shkaktuar numër të madh të viktimave të prekurve me virusin korona.

E menaxhimi i këtij virusi dhe situatës në vendin tonë në një pjesë të madhe po bëhet nga komunat.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, në një prononcim për IndeksOnline ka thënë se komunat janë duke menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme situatën me pandemi.

Sipas tij po të mos ishte angazhimi i kryetarëve të komunave, i qendrave të mjekësisë familjare QKUK do të kolapsonte nga numri i pacientëve.

“Komunat janë duke menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme pandeminë. Po të mos ishte angazhimi i kryetarëve, Qendrave të Mjekësisë Familjare, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar do të kollapsonte. Kjo pasi që 85 përiqnd e rasteve menaxhohen nga komunat, dhe vetëm 15 përqind dërgohen për trajtim në QKUK”, tha Ibrahimi për IndeksOnline.

Një shqetësim që aktualisht kanë kryetarët e komunave, siç ka thënë Ibrahimi ka të bëj me mungesën e barnave nga lista esenciale.

E kjo nuk është ankesa e vetme që aktualisht kanë kryetarët e komunave. Siç ka thënë Ibrahimi edhe numri i inspektorëve komunal është i limituar, ndërsa tani me heqjen e shtesave të rrezikshmërisë, tashmë ata janë demotivuar.

“Ka numër të limituar të Inspektorëve Komunal, shtesat e rrezikshmërisë iu kanë hequr inspektorëve. Në shtesat e fundit nuk hyn ata. Ndërsa ditë më parë kolegjiumi i drejtorëve të inspektorëve dolën me qëndrim që edhe ata janë frontin e parë dhe duhet të paguhen”, theksoi Ibrahimi.

Në anën tjetër Ibrahimi ka theksuar se shtabet brenda komunave kanë takime të shpeshta, duke vizituar kështu familjarët e të infektuarve

“ Shtabet komunale kanë takime të shpeshta, i takojnë familjarët, të infektuarit në mënyrë që të mos shpërndahet infeksioni diku tjetër, shkojnë t’i monitorojnë, komunat këtë po e bëjnë në baza ditore”, nënvizoj Ibrahimi.

Lajm i mirë, hapet aplikimi për subvencione në gastronomi

0

Nga sot është hapur aplikimi për të përgatitur kërkesën për sektorin e Gastronomisë, për subvencionimin e pagës së punëtorëve dhe qirasë.

Kështu ka njoftuar Shoqata e Gastronomëve të Kosovës.

Postimi i plotë:

Të dashur gastronomë,

Urojmë që jeni mirë me shëndet dhe po ju shkojnë punët mbarë.

Nga sot është hapur aplikimi për të përgaditur Kërkesën rreth subvencionimit të sektorit dhe nën-sektorit të gastronomisë, në bazë të vendimit Nr. 08/08 të dt. 21.04.2021. Përkatësisht për subvencionimin e pagës së punëtorëve dhe/ose subvencionimin e pagesës së qirasë, që të dyja deri në 50% të lartësisë së cmimit, dhe jo më shumë se 500€ për punëtorët, dhe/ose 2500€ për qiradhënësit.

Më poshtë gjeni të bashkangjitur linqet për:

1. Udhëzuesin për Aplikimin lidhur me subvencionimin e pagave dhe qirasë, në sistemin EDI të ATK-së. – https://bit.ly/32Szcc3

2. Vendimin Nr. 08/08 të dt. 21.04.2021 i cili lidhet me kategoritë përfituese lidhur me subvencionimin në fjalë, dhe kriteret e subvencionimit që kanë të bëjnë me këtë Masë. –

“Afati për dërgimin e kërkesës përmes sistemit elektronik EDI për këto masa është deri më 11 Maj 2021. Deri atëherë, sigurohuni që të dhënat tuaja janë të sakta me kontratat bruto të punëtorëve dhe kontratat bruto të qirave.”

Me respekt,

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës

Adresa: “Sylejman Vokshi” nr. 5/1

10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Mob: +383 (0)49 592 521

Email: [email protected]

Të dashur gastronomë,

Urojmë që jeni mirë me shëndet dhe po ju shkojnë punët mbarë.

Nga sot është hapur aplikimi për…

Posted by Shoqata e Gastronomëve të Kosovës on E mërkurë, 28 April 2021

 

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort