Home Blog Page 4492

Samsung prezanton telefonin që palohet

0

Samsung ka patentuar një pajisje të palosshme me mentesha të dyfishta.

Është një pajisje e quajtur Samsung Galaxy Z Fold Tab me një ekran të palosshëm në tre pjesë dhe mentesha të dyfishta, e cila mbështet S Pen. Kur ekranet “e jashtme” janë mbledhur, ka hapësirë të mjaftueshme midis tyre për S Pen dhe tre kamera të rregulluara vertikalisht.

Pajisja mund të përdoret në tre konfigurime të mundshme, plotësisht të hapura, me njërën anë të palosur ose të palosur plotësisht. Ndërfaqja rregullon sa më shpejt që zbulohet një ndryshim i konfigurimit.

Samsung ka patentuar më parë pajisje multifunksionale të palosshme të ngjashme me këtë. Galaxy S-palosja e treguar muajin e kaluar është prova se Samsung po konsideron disa forma para se të vendosë se cila do të bëhet pjesë e familjes Z.

Prandaj, është e mundur që smartphone-i i treguar në prezantime të mos shohë kurrë dritën e diellit.

Sot moti i mirë, temperatura deri 27 gradë Celsius

0

Dita e diele do të filloj me diell, por në pjesën e dytë të ditës parashihen zhvillim të vranësirave të cilat vende-vende mund të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndër 25-27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit dhe juglindjes, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Hapet sezoni turistik edhe në Velipojë

0

Në Velipojë ka nisur sezoni turistik. Është menduar që hapja e këtij sezoni tu kushtohet fëmijëve dhe atraksionit që sjellin sportet ujore.

Ata e pëlqejnë shumë kanoen dhe Winsurfin dhe mjetet tjera lundruese sa kurioziteti ti mësojnë është shumë i madh.

Për profesor Ilir Ciko kjo formë e nisjes së sezonit është mjaft interesante dhe se fëmijëve tu mësosh sportet ujore është diçka e duhur.

Për kryetaren e Bashkisë Voltana Ademi, Velipoja dhe gjithë qarku Shkodër ofrojnë mundësi të jashtëzakonshme zhvillimi.

“Kemi dy javë që kemi filluar një promovim të Shkodrës. Dita e sotme është një ditë shenje për të filluar frekuentimin e rregullt të plazhit. Ka një angazhim të mirë të biznesit. Kemi pasur një komunikim me prefekturën dhe policinë. Kemi qenë të përfaqësuar dhe kemi diskutuar gjatë për nevojat që bashkia e Shkodrës ka për të mbështetur një sezon të mbar turistik.”“Në Velipojë nuk ka ndërtime pa leje. Edhe ato që do jenë janë struktura të lehta dhe hiqen. Shërbejnë për stacionet e plazhit.” tha Voltana Ademi.

14 km plazh ranor i Velipojës e bën këtë zonë mjaft atraktive dhe të kërkuar nga pushuesit gjatë verës. /abcnews.al/

Përfundon pa gola ndeshja mes Uellsit dhe Shqipërisë

0

Uellsi dhe Shqipëria e kanë mbyllur ndeshjen miqësore me barazim pa gola, në stadiumin e Cardiffit.

Ndeshja ishte tejet e zbehtë nga të dyja skuadrat sa i përket rasteve. Mjafton të kujtohet fakti që vetëm në minutën e 70-të erdhi goditja e parë në portë, kur Moore goditi topin me kokë e cila u prit nga portieri Gentjan Selmani.

Te Shqipëria, rastin më të mirë e pati Rei Manaj në minutën e 17-të.

Uellsi mban vendin e 17-të në ranglistën e FIFA-s, derisa do të jetë pjesë e Evropianit që fillon më 11 qershor. Shqipëria ndërkohë mban vendin e 66-të.

Kërkohet që nga java e ardhshme të fillojë mësimi i rregullt në shkolla

0

Përmirësimi i ndjeshëm i gjendjes epidemiologjike çoi në zbutjen e masave kufizuese në disa fusha, por jo edhe në arsim. Sindikata e Arsimit dhe Këshilli i Prindërve kërkojnë që mësimi i rregullt të fillojë në shkolla nga java e ardhshme.

Institucionet shkollore të cilat ishin identifikuar të pestat në listën e përhapjes së koronavirusit nuk janë përfshirë në masat lehtësuese të qeverisë që u zbatuan në gastronomi dhe në qendra tregtare që u zbatua prej 31 majit. Nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë vazhdojnë të mbajnë mësimin në dy grupe por jo më shumë se dy orë kurse klasat e tjera janë duke zhvilluar mësimin në mënyrë të koordinuar online dhe me prezencë në shkolla.

Për këtë arsye kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës Ymret Reshiti thotë se i kanë dërguar kërkesë Ministrisë së Arsimit për fillim të mësimit të rregullt nga java e ardhshme.

Që nga e hëna e ardhshme të nis mësimi i rregullt pret edhe kryetari i SBASHK’ut, Rrahman Jasharaj.

“Urojmë që nga e hëna që klasat e ndara të bëhen klasë siç kanë qenë dikur dhe orari mësimor të jetë ai 40 dhe 45 minuta. Ish dashur që i gjithë sistemi parauniversitar t’i kthehet normalitetit siç ka qenë para pandemisë”, tha ai për RTV21.

Nga ana tjetër në një përgjigje të Ministrisë së Arsimit thuhet se ka diskutime të vazhdueshme në lidhje me zhvillimin më të mirë të procesit mësimor dhe kjo çështje po diskutohet edhe në kuadër të task-forcave.

Sipas Ministrisë, në momentin që do të jepen rekomandime për ndonjë ndryshim sigurisht se do të bëhet e ditur me kohë.

Kapet jahti me 2.5 ton marihuanë në Spanjë, arrestohet një shqiptar

0

Rreth 2.5 ton marihuanë janë sekuestruar në Spanjë në një operacion të zhvilluar në portin e Santa Pola në Alicante.

Droga ishte fshehur brenda bidonëve të naftës.Mediat spanjolle raportojnë se nga operacioni u arrestuan gjashtë trafikantë, pesë spanjollë dhe një shqiptar të moshave midis 25 dhe 69 vjeç.

Hetimi filloi me dyshimet se brenda jahtit mund të kishte ngarkesë të dyshimtë dhe nga kontrolli u zbulua marihuana.

Nga hetimet rezultoi se pas jahtit qëndronte një rrjet kriminal trafiku droge i vendosur në provincat e Alicante dhe Murcia.

Putin: Amerika mund të shkatërrohet si Bashkimi Sovjetik

0

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duhet ta konsiderojnë veten si fuqi të padiskutueshme në botë, pasi, sipas tij, edhe perandori shumë më të mëdha se SHBA janë shkatërruar.

Për më tepër, ai ka thënë se Amerika po shkon drejt rënies, duke ndjekur kështu rrugën e “perandorisë” së dikurshme socialiste, Bashkimit Sovjetik.

“A e dini si është problemi? Ju flas si një ish qytetar i ish Bashkimit Sovjetik. Cili është problem i perandorive – ato mendojnë se janë aq të fuqishme saqë mund t’ia lejojnë vetes gabimet e vogla”, ka thënë Putin në një konference online me gazetarë, në prag të takimit me homologun e tij amerikan, Joe Biden. “Por, numri i problemeve po shtohet. Dikur vjen një kohë kur ato nuk mund të zgjidhen. Dhe, Shtetet e Bashkuara, sado që kanë vetëbesim të madh, do ta pasojnë rrugën e Bashkimit Sovjetik”.

Bashkimi Sovjetik, i njohur zyrtarisht si Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike ishte një shtet socialist që përfshiu një pjesë të madhe të Evropës dhe Azisë, gjatë ekzistencës së vetë, nga viti 1922 kur u themelua, deri më 1991, kur u shkatërrua. Në fakt, ishte një bashkim federativ i shumë republikave kombëtare, në krye me Rusinë aktuale. Praktikisht, qeveria dhe ekonomia e këtij shteti të madh ishin pothuajse krejtësisht të centralizuara deri në ditët përfunditmare të ekzistencës.

Sveçla për arrestimin e 20 personave: Të vendosur për të luftuar krimin e organizuar

0

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se Policia e Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, kanë realizuar sot një aksion të quajtur operacioni “Emigranti”.

Sveçla përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se ky aksion u zhvillua në dy rajone (Mitrovicë e Prizren) dhe rezultoi me arrestimin e 20 të dyshuarve për vepra penale “kontrabanda me emigrantë”.

Gjatë këtij aksioni Policia sekuestroi një mori provash materiale dhe të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ndërksa Sveçla ka thënë se shteti ynë është i determinuar që të ndërpret të gjitha rrugët e krimit dhe rrjeteve kriminale, rajonale e ndërkombëtare, që cenojnë jetën dhe lirinë e qytetarëve tanë dhe të huaj.

Ky është statusi i ministrit Sveçla:

Të vendosur si kurrë më parë për të luftuar të gjitha format e krimit të organizuar në vendin tonë!

Policia e Kosovës dhe institucionet e drejtësisë realizuan aksionin e radhës me sukses dhe profesionalizëm të lartë. Operacioni “Emigranti” i zhvilluar sot në dy rajone (Mitrovicë e Prizren) rezultoi me arrestimin e 20 të dyshuarve për vepra penale ‘kontrabanda me emigrantë’. Policia sekuestroi një mori provash materiale dhe të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Shteti ynë është i determinuar që të ndërpret të gjitha rrugët e krimit dhe rrjeteve kriminale, rajonale e ndërkombëtare, që cenojnë jetën dhe lirinë e qytetarëve tanë dhe të huaj.

16 vjeçarja shqiptare, një nga personat me inteligjencën më të lartë në Gjermani

0

Gerta Miftari është është mërgimtarja shqiptare, e cila jeton dhe vepron në Gjermani.

Ajo është shpallur nga Ministria e Arsimit në Gjermani si një nga personat me inteligjencën më të lartë në shtetin ku jeton.

Veçohet se një tregues i intelektit të saj është edhe fakti se ajo që prej moshës 12-vjeçare ka dhënë mësim. Për këtë pozicion ajo është rekomanduar nga mësuesit e saj, të cilët intelektin e saj e dalluan që në atë moshë.

“Ende nuk e kam realizuar të jem personi me inteligjencën më të lartë, por shkolla dhe ministria më ka cilësuar si të tillë dhe jam shumë e lumtur. Unë nisa të jap mësim falë një programi për njerëz që mësojnë gjuhën gjermane dhe unë u bëra pjesë. Unë e kam dashur shumë lëndën e gjuhës dhe mësuesit e kanë parë interesin tim dhe kështu më rekomanduan të jap mësim për personat që nuk e kuptojnë shumë mirë gjuhën gjermane. Shqiptarët më kanë përkrahur gjithmonë dhe e dua shumë Shqipërinë dhe Kosovën. Këtë vit do doja shumë të kaloja pushimet në Kosovë dhe Shqipëri”, tregon Miftari për ATV.

Gerta Miftari, ndonëse është vetëm 16 vjeçe, ka botuar librin e saj të parë, i cili është rreth 400 faqe. Ky libër titullohet “Coldhearted mafía boss” dhe është një përzierje e zhanreve të krimit dhe romancës.

Gertës i duhet edhe një vit për të përfunduar shkollën e mesme dhe më pas synon të vazhdojë studimet për drejtësi.

Haradinaj: Vetëm bashkë mund ta përmirësojmë jetesën në vendin tonë

0

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Dita Botërore e Mjedisit është ditë reflektimi dhe vetëdijësimi për ruajtjen e ambientit ku jetoni.

“Ky obligim që e kemi si shoqëri e shtet, nuk është i njëditshëm por i vazhdueshëm dhe kërkon vetëdijësim e mobilizim të secilit prej nesh”.

“Vetëm bashkë mund ta përmirësojmë jetesën në vendin tonë!”, ka shkruar Haradina në rrjetin social Facebook.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort